REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA DELVINË . Faqe 1 [email protected] REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA DELVINË PËR SISTEMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE NË BASHKINË E DELVINËS Në mbështetje të ligjit Nr. 139 dt 17.12.2015 . “Për Vetqeverisjen Vendore” , ligjit Nr. 9632 dt 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore” i ndryshuar, ligjit Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligjit Nr. 9975 dt 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare” i ndryshuar, Ligji Nr 106/2017 date 30.11.2017” Mbi taksen e pasurise” dhe VKM nr 132 date7.3.2018 “Mbi metodollogjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurise se palujteshme-Ndertesa”, ligjit Nr. 9723 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit” i ndryshuar, ligji Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “ i ndryshuar, ligji Nr. 10465 dt 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligji Nr. 8378 dt 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,Ligji Nr. 9385 dt 4.5.2005 i ndryshuar, “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor” i ndryshuar, Ligji Nr. 9693 dt 19.03.2007 “Per Fondin Kullosor” dhe VKM Nr. 632 dt. 11.6.2009 “Per miratimin e tarifave te përdorimin të kullotave dhe livadheve për kullotje e kositje bari”,Ligji Nr. 10120 dt 23.4.2009 “ Per mbrojtjen e fondit te bimeve eterovajore etanifere natyrore” , VKM Nr 391 dt 21.6.2006 “Per Percaktimin e tarifave te kullotave e pyjeve” i ndryshuar, VKM NR 1064 date 22.12.2010, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, aktet nënligjore të miratuara në bazë dhe për zbatim të ligjeve të sipërcituara, bazuar në relacionin e hartuar nga grupi i punës për pregatitjen e Paketës Fiskale, Kryetari i Bashkisë i propozon Këshillit Bashkiak, TË VENDOSI: 1. Miratimin e Paketës Fiskale të taksave dhe tarifave vendore për Bashkinë e Delvinës të ndara për ç’do njësi administrative si më poshtë: Faqe 2 [email protected] PERKUFIZIME: Paketa Fiskale përcakton nivelin e taksave dhe tarifave vendore, procedurat si dhe strukturat e ngarkuara të Bashkisë Delvinë për vjeljen e tyre. “Taksë” është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në buxhetin e shtetit apo në buxhetin e qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që paguhet nga çdo person që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik. “Tarifë” janë të ardhura që krijohen nga njësia e qeverisjes vendore për shërbimet publike që afron, të drejtën në përdorimin e pronave publike vendore, dhënien e liçensave, te lejeve, autorizimeve dhe të dokumentave të ndryshme, për të cilat ato kanë autoritet të plotë. A. TAKSAT VENDORE A.1. TATIM I THJESHTRUAR MBI FITIMIN PËR BIZNESIN E VOGËL Shkalla tatimore do të jetë: -Për subjektet me xhiro deri 5 milion lekë, 0 lekë / vit. -Për subjektet me xhiro 5 deri 8 milion lekë, 5% mbi fitimin. Për subjektet me xhiro 5-8 milion lekë pagesa do të kryhet në katër këste Brenda datave 20 prill, 20 korrik, 20 tetor dhe 20 dhjetor të çdo viti.Kestet e parapagimit te tatimit te thjeshtuar mbi fitimin, per vitin vijues, llogariten ne baze te te dhenave te deklarates tatimore te nje viti me pare.Forma dhe permbajtja e deklarates tatimore vjetore percaktohen me udhezim te Ministrit te Financave. Për administrimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël është ngarkuar Drejtoria Rajonale Tatimore.Të ardhurat e realizuara prej tij do të derdhen për llogari të Bashkisë çdo datë 10 te muajit pasardhes. Shpërblimi i Drejtorisë Rajonale Tatimore do të jetë 1% e shumës së derdhur për llogari të Bashkisë. A.2. TAKSA MBI PASURITË E PALUAJTSHME Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë vendas ose të huaj, pronarë apo perdorues të pasurive të mësipërme në territorin e Bashkisë Delvinë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të ketyre pasurive.Bejne perjashtim rastet kur me ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin per taksen mbi pasurine e ka, sipas rastit, pronari ose bashkepronari, sipas pjeses qe zoteron, apo perdoruesi i pasurise se palujteshme. Ne taksat mbi pasuritë e paluajtshme perfshihen: Taksa mbi ndërtesat Taksa mbi tokën bujqësore Taksa mbi truallin Faqe 3 [email protected] A.2.1. TAKSA MBI NDERTESAT Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e nderteses qe llogaritet ne perputhje me metodollogjine dhe procedurat e percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave. Siperfaqia në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi dhe në rastin e mungesës së dokumentacionit, perdoruesi i nderteses ben nje vetdeklarim te siperfaqes se nderteses, prane bashkise ku ndodhet ndertesa, inspektoret e takses se pasurise bejne verifikime ne teren. Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore njeh si dokumentacion një nga dokumentat e mëposhtme: Vërtetimin e pronësisë Vendimet e komisionit të kthimit të pronave Vendimet e privatizimit Vetdeklarimin Vendimet e komisionit të verifikimit të pasurive të paluajtshme Ndertesat qe jane ne proces legalizimi Shkalla e takses mbi ndertesat, e cila aplikohet si perqindje e bazes se takses eshte si me poshte: 1.Ndertesat qe perdoren e shfrytezohen per banim 0.05 %, 2.Ndertesat qe perdoren e shfrytezohen per veprimtarine ekonomike 0.2 % 3.Sperfaqet ndertimore ku zhvilluesi eshte paisur me leje ndertimi dhe nuk ka arritur ta perfundoje eshte 30 % e shkalles se takses. Duke ju referuar Aneksin nr.1 te VKM nr 132 date7.3.2018 “Mbi metodollogjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurise se palujteshme-Ndertesa”,çmimi mesatar referues se shitblerjes se ndertesave qe perdoren per qellime banimi, per bashkine e Delvines dhe zonave qe jane ne juridiksion eshte 26.750 leke/m2 siperfaqe shfrytezimi. Konkretishte sipas referimit te Aneksit nr 2 te VKM se mesiperme, per bashkine Delvine, kemi keto vlera te perllogaritura per ndertesa, shtepi banimi dhe per ato qe nuk sherbejne si te tilla: Per njesine administrative Delvine Nr Emertimet Çmimi lek/m2 1 Per ndertesa qe shfrytezohen per banim llogaritja 0.05 % * 26.750 13.375 leke/m2 2 Shfrytezohen per veprimtari ekonomike- tregeti e sherbime llogaritja ( 1.5 * 26.750) * .02 % 80.25 leke/m2 3 Parkim i mbuluar dhe bodrume (llogaritja (70 % * 26.750) * 02 % 37.45 leke/m2 4 Parkim i hapur llogaritja (30 % * 26.750) * 0.2 % 16.05 leke/m2 5 Objekte per veprimtari industriale, prodhim, perpunim, magazinim te mallrave industriale, duke perfshire fabrika, depo tj te ngjashme me to 26.75 leke/m2 llogaritja (50 % * 26.750) * 0.2 % 6 Objekte qe perdoren per bujqesi dhe blektori, ose veprimtari mbeshtetese si grumbullim, magazinim dhe ruajtje te produkteve bujqesore dhe blektorale, me perjashtim te 16.05 leke/m2 perpunimit ushqimor llogaritja (30 % * 26.750) * 0.2 % Faqe 4 [email protected] Per njesine administrative Vergo Sipas pikes ‘dh’ te Aneksit nr 2 te VKM nr 132 date 7.3.2018 , njesia administrative e Vergoit perfiton reduktim te cmimit te references deri 35% (tridhjete pese), perjashtuar zonat rezidenciale. Nr Emertimet Çmimi lek/m2 1 Ndertesa qe shfrytezohen per banim llogaritja 0.05 % * (26.750-26.750*35 % ) 8.69 leke/m2 2 Shfrytezohen per veprimtari ekonomike- tregeti e sherbime llogaritja 1.5 * ( 17.387.5 * .02 %) 52.16 leke/m2 3 Parkim i mbuluar dhe bodrume (llogaritja 70 % * 17.387.5 * 0.2 % 24.34 leke/m2 4 Parkim i hapur llogaritja 30 % * 17.387.5 * 0.2 % 10.43 leke/m2 5 Objekte per veprimtari industriale, prodhim, perpunim, magazinim te mallrave industriale, duke perfshire fabrika, depo tj te ngjashme me to 17.38 leke/m2 llogaritja 50 % * 17.387.5 * 0.2 % 6 Objekte qe perdoren per bujqesi dhe blektori, ose veprimtari mbeshtetese si grumbullim, magazinim dhe ruajtje te produkteve bujqesore dhe blektorale, me perjashtim te 10.43 leke/m2 perpunimit ushqimor llogaritja 30 % * 17.387.5 * 0.2 % Detyrimi për taksën mbi ndërtesën llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit. Pagesa e takses behet cdo muaj ose edhe me afate me te gjata, ne vartesi te kategorise se taksapaguesit. Kjo taksë vilet nëpërmjet Agjenti Tatimor të përzgjedhur, qe eshte “Ujesjelles Kanalizime” sha duke u votuar se bashku me Paketen Fiskale ne Keshillin Bashkiak. Duhet thene se nga agjenti tatimor vilet taksa e nderteses dhe tarifat e sherbimit public, vetem per familjaret qe kane kontrate me Ujesjellsin, ndersa te tjeret qe jane jashte kontratave me Ujesjellsin, jane object i punes se Sektorit te Taksave dhe Tarifave. Marrëdhëniet me Agjentin Tatimor rregullohen nëpërmjet kontratës së posaçme. Agjenti Tatimor shpërblehet në masën 5 % të shumës së arkëtuar, ne llogari te buxhetit te Bashkise. Përjashtohen nga taksa e ndërtesës: pronat e shtetit dhe te qeverisjes vendore, qe perdoren per qellime jo fitimprurese. ndertesat qe perdoren nga komunitetet fetare, familjet invalidët e punës, të luftës, të verbrit, invalidët paraplegjik e tetraplegjikë. banesat sociale ne pronesi te bashkise, ndertesat e banimit te kryefamiljareve, qe perfitojne pension pleqerie ose social, me banim ne fshat ose qytet, kur familja perbehet vetem nga pansionistet, ndertesat e banimit te kryefamiljareve qe trajtohen me ndihme ekonomike ndertesat kulturore e monumentet te trashegimise qe kane status mbrojtje me ligj. Struktura e ngarkuar për vjeljen e Taksës mbi ndërtesat, është sektori i Tatim-Taksave pranë Bashkisë Delvinë ose agjenti tatimor i caktuar nepermjet votimit ne keshillin Bashkiak.. Faqe 5 [email protected] A.2.2. TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE Për taksën e tokës është marrë parasysh klasifikimi i rrethit të Delvinës në kollonën ( 2 ) të ligjit Nr. 9632 dt. 30.10.2006 si dhe vlera e tokës sipas kategorisë
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages28 Page
-
File Size-