Dokumenti I Strategjisë Së Zhvillimit Të Territorit

Dokumenti I Strategjisë Së Zhvillimit Të Territorit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA KORÇË DREJTORIA E PLANIFIKIMIT DHE KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT Adresa: Rr. “Dhimitraq Robo”, Tel.: ++355 (0) 82 245 755/243 382, ++355 (0) 822 43353, e-mail:[email protected], vveb:http://www.bashkiakorce.gov.al/ DOKUMENTI I STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT MIRATOHET KRYETARI I K.K.T Z. EDI RAMA MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN Znj. EGLANTINA GJERMENI KRYETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË Z. ILIR BAJLOS KRYETARI I BASHKISË Z. SOTIRAQ FILO Miratuar me Vendim të Këshillit të Bashkisë Korçë Nr. ___Datë____________ Hartuar nga Bashkia KORÇË BOLLES & WILSON GMBH & CO dhe Mbështetur nga IDRA sh.p.k 1 Pasqyra e Lëndës 2 Autorësia dhe grupi i punës Ky dokument u përgatit në kuadër të .....nga Bashkia Korçë me mbështetjen teknike të.... Grupi i punës: 3 Shënim 4 Fjala e kryetarit 5 Parathënie 6 I. Gjendja ekzistuese dhe problematikat e territorit 1. Vështrim i përgjithshëm Bashkia Korçë shtrihet në Rajonin Juglindor të Shqipërisë. Ajo ka një shtrirje veri – jug 32km dhe lindje – perëndim 40km, me një sipërfaqe territoriale prej 730 km² . Kjo pozitë gjeografike ka luajtur një rol përcaktues në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të saj. Nëpërmjet rrjetit rrugor, Korça lidhet me metropolin, Tiranën, në veri dhe qendrën e jugut, Gjirokastrën. Pozita gjeostrategjike në të cilën ndodhet Bashkia Korçë, në një zonë ndërkufitare me Greqinë dhe FYROM, ka bërë që në territorin e saj të kalojnë akse të rëndësishme të transportit, të cilët lidhin Shqipërinë me Ballkanin Juglindor e më gjerë. Rajoni i Korçës në kuadrin kombëtar1 Me miratimin e Ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrative- territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, Bashkia Korçë përbëhet nga tetë njësi administrative. Në 1 Politika e Planifikimit të Territorit të Bashkisë Korçë, miratuar me vendim të KKT, Nr. 13 datë 07.03.2014 7 territorin e saj tashmë përfshihet jo vetëm territori i qytetit të Korçës, por dhe territori i 63 fshatrave. Në mënyrë analitike, përbërja e Bashkisë Korçë jepet në figurën e mëposhtme: Territori i Bashkisë Korçë Ndarja administrative referuar relacionit të PPV Korçë Qyteti i Korçës është qendra e Qarkut të Korçës dhe Rajonit të Korçës. Rajoni i Korçës është fqinj me Rajonin e Elbasanit në Veriperëndim, Rajonin e Beratit në Perëndim, Rajonin e Gjirokastrës në Jugperëndim, ndërsa ai ka kufinj shtetërore me Maqedoninë në verilindje dhe Greqinë në juglindje. Rajoni i Korçës përfshin katër nënprefektura; Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën. Qyteti i Korçës është një qendër kryesore urbane e pjesës juglindore të Shqipërisë përsa i përket madhësisë, popullsisë, administrimit, aktiviteteve ekonomike dhe kulturore. Qyteti është vendi ku ofrohet një numër i madh shërbimesh, aktivitetesh dhe lehtësirash që janë të lidhura jo vetëm me qytetin por edhe në pjesë të tjera të rajonit. Këtu përfshihen: shërbimet publike dhe administrative (Universitet, Spitali Rajonal, Gjykata e Apelit, Zyrat e Qarkut, Zyrat e Shërbimeve Publike, etj), aktivitetet ekonomike (aktivitete industriale dhe të shitjes me shumicë, pazari, bankat, aktivitete biznesi të mesme dhe të vogla); institucione kulturore (si: muzeume, libraria); disa aktivitete dhe ekspozita rajonale (karnevalet, festivali i birrës, etj). Roli thelbësor i Korçës në zhvillimin rajonal bazohet në tri kolona kryesore: (1) si një qendër e zhvillimit ekonomik rajonal, (2) si një qendër e zhvillimit të turizmit, dhe (3) si një qendër administrative dhe arsimimi. Në nivelin ndër-rajonal, Korça është pjesë e një rrjeti më të gjerë të qyteteve Shqiptare me madhësi mesatare dhe të vogël si Pogradeci dhe Erseka (Kolonja), ndërsa në pikëpamje historike ajo ka qenë pjesë e një rrjeti ndër-rajonal të qendrave urbane në Maqedoni dhe Greqi, përfshirë këtu Ohrin, Manastirin, Kosturin, Follorinën, Shkupin dhe Selanikun. Prej vitit 1990, lidhjet ndër-rajonale janë rritur dukshëm dhe përbëjnë akse të rëndësishme potenciale për zhvillimin e ardhshëm të saj2. 1.1 Profili i njësive administrative të Bashkisë Korçë 2 Politika e Planifikimit të Territorit të Bashkisë Korçë, miratuar me vendim të KKT, Nr. 13 datë 07.03.2014, f. 16 8 1.2 Zhvillimi i territorit të bashkisë Korçë në vite Zonim sipas moshes se objekteve në qytetin e Korçës Në periudhën e Antikitetit territoret e trevave të Korçës përfshiheshin në mbretërinë e parë ilire të udhëhequr nga Bardhyli. Në periudhën e Mesjetës treva e Korçës ka qenë nën zotërimin e familjes së Muzakajve, ndërsa nga viti 1391 deri më Shpalljen e Pavarësisë 1912, gjithë krahinat e Korçës u vunë nën qeverisjen e perandorisë turke. Në këtë periudhë këto krahina u përfshinë në sanxhakun e Manastirit dhe të Ohrit. 9 Në vitin 1827 Korça u bë nënprefekturë dhe më 1870 prefekturë, në të cilën përfshiheshin nënprefektura e Kosturit, Bilishtit, Kolonjës dhe krahina e Oparit. Në vitet 1916-1920, Korça përmendet si kryeqytet i republikës me qeverisje shqiptare, nën kujdesin e ushtrisë franceze. Pas vitit 1920 Korça dhe trevat e saj, përfshihen brenda territorit të Shqipërisë, nën organizimin administrativ të prefekturës. Nga viti 1958 deri në vitin 1990 ndarja administrative në të gjithë Shqipërinë, përfaqësohej nga rrethe, qytete, fshatra të bashkuar dhe fshatra. Është e mundshme që zanafilla e qytetit mesjetar të Korçës të ketë qenë kalaja, për të cilën bëhet fjalë në regjistrin e vitit 1431-1432. Vendosja nga turqit e qendrës së krahinës nuk ishte e rastësishme. Këtu ata gjetën një qendër të formuar të rëndësishme ekonomike, në një pozitë të favorshme me kala e Pazar dhe me ekonomi të fuqishme pranë, siç ishin fshatrat e Mborjes e Peshkopisë. Këtu ishte gjithashtu dhe një qendër e rëndësishme shoqërore, si qendër peshkopate e krahinës. Fundi i shek. XV shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Korçës. Në vitin 1484, sulltan Bajaziti II i dhuron Mirahor Iliaz Beut për merita shërbimi, fshatrat Leshnjë dhe Vithkuq, ndërsa në vitin 1486 edhe fshatin Boboshticë. Këtyre iu shtuan fshatrat Trebickë, Treskë, Vodicë, Stratobërdhë dhe Panarit. Në vitin 1495, fshatrat Treskë e Panarit u shkëmbyen me fshatin Peshkopi. Në Peshkopi, u krijua një qendër e re tregtare e shoqërore, e pajisur me treg, faltore, imaret e shkollë, pra një qendër me frekuentim të shpeshtë. Territori i Peshkopisë ishte tepër i gjerë dhe nga dokumente historike mësojmë se ai kufizohej nga Mborja, Barçi e Bulgareci, pra shtrihej në një territor, i cili përkonte me atë që përfshin qytetin e sotëm. Me stabilizimin e pushtetit qendror dhe me zhvillimin e përgjithshëm të qyteteve shqiptare, edhe Korça do të ketë pasur një rritje të qëndrueshme dhe do të ketë përfshirë në përmbajtjen e sa edhe fshatin Peshkopi, i cili në dokumentacionin e mëvonshëm nuk përmendet më. Nga një dokument i viteve 1647-1648, mësojmë se tregtarët elbasanas për të shkuar në Venedik në kohën e luftës veneto-turke (1644-1669), kur siç duket porti i Durrësit ishte i mbyllur, ndiqnin rrugën shumë të gjatë Elbasan-Korçë-Sajadhë-Korfuz_Venedik. Gjatë rrugës, në tregun e Korçës ata blinin prodhime blegtorale, prodhime zejtarie dhe shisnin prodhime manifakture të sjella nga Venediku. Burim i rëndësishëm informacioni për jetë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të qytetit gjatë shek. XVIII-XIX është sidomos Kodiku i Mitropolisë së Korçës dhe Selasforit. Në fillim të shek. XIX, konsulli francez Pukëvil jep për Korçën këto të dhëna: ka pesë kisha, një xhami dhe 1300 familje, ndërsa anglezi Lik 10 e çmon Korçën me 450 shtëpi. Në rastin e dytë, pak më sipër njoftimit për numrin e shtëpive, autori bën fjalë për një epidemi murtaje që kishte rënë në qytet 8 muaj përpara arritjes së tij. Kjo do të thotë se është shkaktuar ndonjë braktisje e qytetit. Megjithatë, nuk është për t’u habitur për ritmet e ulta të shtimit të popullsisë në atë kohë. Përveç sëmundjeve, qyteti vuante ende nga dhuna e feudalëve, bejlerëve dhe derebejve, të cilët caktonin haraçe të rënda dhe plaçkitnin herë pas here. Nga sulmet e tyre u shkatërruan qytete të fuqishme si Voskopoja. Mesi i shek. XIX e gjeti Korçën në lulëzim e sipër, që tërhiqte gjithnjë e më tepër banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Në vitin 1859 Korça numëronte 10000 banorë, më 1879 qyteti kishte 1500 shtëpi e 13000 banorë. Në fillim të shek. XX popullsia e këtij qyteti kishte arritur në 15000 banorë, kurse më 1923 arriti në 25598 banorë dhe të jetë qyteti më i madh i Shqipërisë. Por ky numër kaq i madh ka përfshirë dhe shtesën e popullsisë së fshatrave të djegur gjatë luftrave ballkanike e botërore që gjeti strehë në Korçë, sepse më 1927 qyteti numëronte 19491 banorë, numër të cilin, me ndryshime të pakta e ruajti deri në prag të Çlirimit. Popullsia erdhi duke u rritur pas çlirimit të vendit dhe në vitin 1968 qyteti kishte 46 300 banorë. Aktualisht me një popullsi prej 86.739 banorë, qyteti i Korçës është qendra e qarkut dhe një ndër qytetet më të rëndësishme të vendit, i dalluar tradicionalisht për rolin e saj në zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor kombëtar. 11 VOSKOPOJA Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm, i cili daton që prej vitit 1330. Ajo ndodhet 21km larg qytetit të Korçës, e shtrirë mbi një pllajë 1160m mbi nivelin e detit. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka patur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në 30000 banorë. Në këtë periudhë ajo kishte 25 kisha me afreske të veçanta, prej të cilave kanë mbetur vetëm shtatë. Në të njëjtën periudhë, në këtë qytetërim është ngritur Akademia, Biblioteka dhe Shtypshkronja. Koha e themelimit të Voskopojës rezulton në vitin 1330, sipas arkivave të gjetura në Manastirin e Shën Prodhromit. Legjendat mbi themelimin e qytetit janë të ndryshme, por nuk ka ende të dhëna të sakta. Voskopoja kishte artizanat të zhvilluar dhe kjo shërbeu si urë lidhëse, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Shkatërrimi i parë i saj ndodhi në vitin 1769, i dyti në vitin 1789 dhe i treti në vitin 1916.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    212 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us