Paketa Fiskale

Paketa Fiskale

BASHKIA SHKODËR Paketa Fiskale Paketa fiskale do të paraqitet për miratim pas bashkëpunimit, propozimeve dhe sugjerimeve te marra me të gjithë grupet e interesit të përfshira në kete proces. Ajo harmonizon dhe mundëson trajtimin e drejtë me taksa dhe tarifa për gjithë gamën e larmishme të bizneseve e familjeve, me aktivitete dhe vendodhje në zona me funksione të ndryshme, duke siguruar njëkohësisht të ardhurat për plotësimin e misioneve të bashkise ndaj qytetarëve të saj. Prioritetet e saj kryesore janë: nivele minimale taksash për bizneset dhe familjet, tarifa të ulëta dhe të referuara drejt kostos së shërbimit të dhënë, shpërndarje e drejtë e ngarkesës fiskale, pagesa të shpejta dhe sa më pranë taksapaguesit, fatura të thjeshta dhe të kuptueshme, transparencë dhe shërbim cilësor. Aprovimi i saj mundëson përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve që ofron bashkia ndaj qytetarëve të saj, si dhe realizimin e objektivave madhorë ne funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të gjithë zonës. Prioritete Bashkia Shkoder ka në fokus: Ruajtjen e klimes se mire te biznesit (konkurrences e ndershme, uljen e evazionit fiskal, shpërndarjes së drejtë të tarifave) Trajtimit te biznesit si partner Lehtesirave per bizneset prodhuese dhe me rendesi te veçante strategjike Shërbimit sa me prane te tatimpaguesit Lehtesimin dhe thjeshtimin e proçedurave dhe tarifave Shperndarjen sa më fair te taksave dhe tarifave Rritje e transparencës dhe bashkëpunimit me tatimpaguesit. Sqarim: Në këtë Paketë Fiskale: Njësi Administrative Shkodër quhet zona urbane qe zinte Bashkia Shkodër përpara ndarjes territoriale sipas Ligjit Nr. 115/2014 "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Njësi Administrative të tjera quhen zonat sipas tabelës së mëposhtme që ishin komuna përpara ndarjes territoriale sipas Ligjit Nr. 115/2014 "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Komuna Fshatrat Ana e Malit Oblikë, Babot, Muriqan, Shtuf, Dramosh, Oblikë e Sipërme, Obot, Vallas, Velinaj, Vidhgar Bërdicë Bërdice e Madhe, Bërdice e mesme, Bërdice e siperme, Trush, Beltoje, Mali Hebaj Dajç, Samrisht i Ri, Samrisht i Sipërm, Belaj, Mali i Gjymtit, Pentar, Rrushkull, Mushan, Darragjat, Dajç Suka-Dajç, Shirq Guri i Zi Guri i Zi, Juban, Ganjollë, Kuç, Rrencë, Vukatanë, Gajtan, Rragam, Sheldi, Mazrek, Shpor Postribë Mes, Dragoç, Boks, Kullaj, Myselim, Drisht, Ura e shtrenjtë, Domen, Shakotë, Prekal, Vilëz Pult Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj, Mgull Rrethinat Dobraç, Grudë e Re, Shtoj i Ri, Guci e Re, Shtoj i Vjetër, Zues, Golem, Hot i Ri, Bleran, Bardhaj Shalë Breg-Lumi, Abat, Nicaj-Shale, Lekaj, Vuksanaj, Pecaj, Theth, Nderlysaj, Gimaj, Nënmavriq, Lotaj Shosh Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Brashtë Velipojë Velipojë, Pulaj, Luarzë, Baks-Rrjoll, Gomsiqe, Baks i Ri, Pulaj, Reç i Ri, Ças, Mali Kolaj Mbështeja ligjore Ligji Nr.9632 , dt.30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar Ligji Nr.9920, dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Repub. e Shqiperise”, i ndryshuar Ligji Nr. 8652, dt. 31.07.2000 “Për Organizimin,funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar Ligji Nr 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” Ligji Nr. 9975, dt. 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare” i ndryshuar VKM Nr. 170, dt 25.04.2002 “Për përcaktimin e proçedurave, autorizimeve, tregtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre” i ndryshuar VKM nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” i ndryshuar Ligji Nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar Ligji Nr. 9385 datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar VKM Nr. 396, datë 21.6.2006 “Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore” Ligji Nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar Ligji Nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” Paketa Fiskale ndahen ne tre grupe: Grupi A: Te ardhura nga Taksat dhe Tatimet Grupi B: Te ardhura nga Tarifat Vendore Grupi C: Te ardhurat jo tatimore Grupi A: TAKSA DHE TATIME Biznes i vogël quhet subjekti fizik apo juridik, vendas apo i huaj, i cili realizon xhiro vjetore (qarkullim) më e vogël ose e barabartë me 8.000.000 lekë. Mbështeja ligjore: Ligji Nr.9632 , dt.30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore” i ndryshuar Ligji dhe nr.9920, dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kategoritë e bazës dhe nivelet e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël paraqiten si më poshtë: A.1. Tatim Thjeshtuar Mbi Fitimin Per Biznesin E Vogel 1 Tatim thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël Njësia Taksa Me xhiro vjetore nga 0 - 5.000.000 lekë lekë/vit 0 Me xhiro vjetore nga 5.000.001 – 8.000.000 lekë/vit 5 % e fitimit lekë TAKSA MBI PASURINE E PALUAJTSHME Mbi ndërtesat, mbi tokën bujqësore dhe mbi truallin. Baza ligjore : Ligji Nr.9632, dt.30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendorë” i ndryshuar Baza e taksës është sipas rastit sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat, siperfaqja e tokës bujqësore dhe sipërfaqja e truallit. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i pasurisë (ndërtesë, tokë bujqësore, truall) bën një vetëdeklarim të sipërfaqes, pranë bashkisë ku ndodhet pasuria. Bashkia nëpërmjet komisionit të ngritur mund të vlerësoje sipërfaqen e tatueshme. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie. Detyrimi për taksën e pasurisë është vjetor. Taksa per ndertesa e bizneseve Duke u krahasuar me referencen ligjore, taksa per ndertesat ka nje lehtesim qe shkon ne maksimumin e lejuar prej 30% per gjitha llojet e bizneseve si ne zonat urbane, ashtu edhe ne zonat rurale. Me taksën e ndërtesës së banimit dhe me tarifat familjare trajtohen të gjitha familjet në juridiksion të Bashkise Shkoder, bazuar në rregjistrin e gjendjes civile. Deri në paraqitjen e dokumentacionit të pronësisë ose vetëdeklarimit të sipërfaqes së ndërtesës sipas ligji Nr.9632, detyrimi vjetor referues i taksës së ndërtesës për efekt të llogaritjes fillestare për nje familje është 1200 (një mijë e dyqind) lek. Taksa e ndërtesave të tjera Niveli Min i Njsia Propozimi Lehtësia Zona urbane Qytet Ligjor lejuar Tregti-Shërbim Lekë/m²/vit 300 210 210 30% Për veprimtari prodhuese Lekë/m²/vit 150 105 105 30% Ndërtesa të tjera Lekë/m²/vit 60 42 42 30% Taksa e ndërtesave të tjera Niveli Min i Njësia Propozimi Lehtësia Zona Rurale (Nj.A.) Ligjor lejuar Tregti-Shërbim Lekë/m²/vit 150 105 105 30% Për veprimtari prodhuese Lekë/m²/vit 75 53 53 30% Ndërtesa të tjera Lekë/m²/vit 30 21 21 30% TAKSA PER BANESAT Duke u krahasuar me referencën ligjore, taksa për ndërtesat ka nje lehtësim që shkon në 25% për zonat urbane, dhe ne 17% për zonat rurale. Me taksën e ndërtesës së banimit dhe me tarifat familjare trajtohen të gjitha familjet në juridiksion të Bashkise Shkoder, bazuar në rregjistrin e gjendjes civile. Deri ndokumentacionit të pronësisë ose vetëdeklarimit të sipërfaqes së ndërtesës sipas ligji Nr.9632, detyrimi vjetor referues i taksës së ndërtesës për efekt të llogaritjes fillestare për nje familje është 1200 (një mijë e dyqind) lek. Taksa e nderteses se banimit Niveli Min i Njesia Propozimi Lehtesia Zona urbane Qytet Ligjor lejuar Ndertuar perpara 1993 Leke/m²/vit 10 7 9 10% Ndertuar gjate dhe pas 1993 Leke/m²/vit 12 8,4 9 25% Ndertesat e dyta te banimit Leke/m²/vit 24 16,8 18 25% Taksa e nderteses se banimit Niveli Min i Njesia Propozimi Lehtesia Zona Rurale (Nj.A.) Ligjor lejuar Ndertuar perpara 1993 Leke/m²/vit 5 3,5 5 0% Ndertuar gjate dhe pas 1993 Leke/m²/vit 6 4,2 5 17% Ndertesat e dyta te banimit Leke/m²/vit 12 8,4 10 17% TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE Llogaritet në bazë vjetore Shlyhet pranë çdo banke të nivelit të dytë. Përjashtohet nga taksa toka që mbillet me kultura dru frutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Kategoritë mesatare e tokës bujqësore Lekë/ha/vit Lekë / ha/ vit niveli sipas ligjit I 4200 2.940 II 3500 2.450 III 2800 1.960 IV 2300 1.610 V 1900 1.330 VI 1600 1.120 VII – X 1400 980 TAKSA MBI TRUALLIN “Truall”, quhet një sipërfaqe toke, jo tokë bujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, të miratuar për të ndërtuar mbi të. Pritet miratimi i ligjit, dhe udhëzimi përkatës Shlyhet në bazë mujore së bashku me faturën e shërbimit të furnizimit me ujë te Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime sh.a. Shkodër, në cilesinë e agjentit tatimor. Kategoritë Njësia Taksa Taksa mbi truallin për qëllime Vlera e taksës lekë/m²/vit 0,42 banimi nga individët Taksa mbi truallin për qëllime Vlera e taksës lekë/m²/vit 18 biznesi TAKSA E FJETJES NË HOTEL Kjo taksë përcaktohet me ligj. Hotel, kuptohet çdo veprimtari, që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë qëllim. Baza e taksës së fjetjes në hotel është numri i netëve të qëndruara në hotel për person. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet hoteli.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    44 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us