Integrimi I Shqiptarëve Në Evropë Dhe Vlerat Që Islami Përcjell Në Këtë Integrim”

Integrimi I Shqiptarëve Në Evropë Dhe Vlerat Që Islami Përcjell Në Këtë Integrim”

Forumi Musliman i Shqipërisë “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim” Kavajë shkurt 2008 1 Titulli: “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim” Parapërgatiti: Roald A. Hysa, Eduart Thartori Përkujdesja kompjuterike dhe ballina: rah & km design/layout Bordi botues: Nexhmi Haveriku, Fisnik Kruja, Eduart Thartori, Roald A. Hysa Boton: Forumi Musliman i Shqipërisë Sponsor: Vëllezërit Haveriku, Kavajë. © të gjitha të drejtat e këtij botimi janë të rezervuara. Tiranë gusht 2008 2 Reportazh nga simpoziumi kombëtar “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim” Forumi Musliman i Shqipërisë më datë 2.2.2008, ditë e shtunë, organizoi në Kavajë të Shqipërisë simpoziumin kombëtar me titull “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim”. Hapja e tubimit u bë me himnin kombëtar, pas të cilit u lexuan disa versete kuranore dhe më pas u bë hapja zyrtare të cilin e bëri Nexhmi Haveriku, nënkryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë. Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë në përshëndetjen e vet përmendi rëndësinë që ka “integrimi në Evropë për myslimanët shqiptarë”, në të njëjtën kohë ai theksoi që ky integrim është një sfidë e rëndësishme për popujt e Ballkanit dhe njëkohësisht edhe për myslimanët shqiptarë, si pjesëtar të komonuellthit ballkanik”. Në emër të Forumit Musliman të Kosovës simpoziumin e përshëndeti Fuad Ramiqi kryetar i këtij forumi, i cili tha se: “...simpoziumi kombëtar që po mbahet këtu në Kavajë është treguesi më i mirë i këtij qyteti të njohur për traditat kombëtare dhe fetare në Shqipëri”. Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës përshëndeti kryemami i Kosovës Sabri Bajgora, ndërsa në emër të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, myftiu Jusuf ef. Gjokaj. Në emër të pushtetit qendror simpoziumin e përshëndeti z. Rasim Hasanaj kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet. Simpoziumin e begatoi edhe prania e shkëlqesisë së tij, princit Leka II, i cili mori pjesë në vend të mbretit Leka I, i cili për shkak të sëmundjes së tij nuk qe në gjendje të marri pjesë. Ali Ohri, këshilltar i Oborrit Mbretëror në emër të mbretit Leka I e përshëndeti tubimin dhe i uroi sukses e punë të mbarë. Ali Ohri iu kërkoi pjesëmarrësve të luten për shkëlqesinë tij mbreti Leka I. Media të shkruara dhe elektronike ishin të pranishme, e sidomos kamerat e Televizionit Shqiptar, si dhe kamerat e televizionit lokal TV6 të Kavajës, e cila transmetoi “live” drejtpërdrejt në të tërë kohëzgjatjen e simpoziumit kombëtar. Nga 3 35 kumtesat e parapara për simpoziumin kombëtar u lexuan 22 kumtesa, ndërsa disa nuk morën pjesë për shkaqe objektive apo subjektive, ndërsa disa të tjerë për shkak të kohës së kufizuar vetëm i dorëzuan kumtesat, të gjitha këto kumtesa do të përmblidhen nga organizatori dhe do të botohen së shpejti në një edicion të veçantë për simpoziumin kombëtar të mbajtur në Kavajë. Kumtesa e parë e prezantuar ishte e Nexhat Ibrahimit, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mori pjesë. Kumtesën me titull “E ndryshueshmja dhe e pandryshueshmja në Islam përballë sfidave euro-perëndimore”, e lexoi Visar Korenica, i cili në mes tjerash përmendi “Islami nuk është traditë religjioze e vdekur, amorfe dhe anakronike, por e gjallë, me vlerë dhe me kontinuitet historik. Intelektualët myslimanë, që veprojnë në botën moderne duhet ta orientojnë angazhimin e tyre drejt botës moderne duke i prezantuar fenomenet dhe thesaret e brendisë islame, të cilat brezi i ri mysliman pothuajse ka harruar e herë- herë edhe i ka lënë pas dore. Kjo d.m.th. të përkthehen, të integrohen të vërtetat tradicionale myslimane ashtu siç janë në gjuhën moderne. Këtë mund të bëjnë ata intelektualë, të cilët nuk janë të magjepsur me modernizimin, ata të cilët kuptojnë modernizimin dhe të cilët e kuptojnë Islamin, duke mos i reformuar të vërtetat e shpallura nga Zoti. Këta intelektualë duhet të lirohen nga kompleksi i inferioritetit ndaj Perëndimit dhe ndaj modernizimit dhe të jenë krenar për traditën islame në të gjitha domethëniet e tij intelektuale dhe shpirtërore. Profili i intelektualit që na intereson duhet të njohë jo sipërfaqësisht dhe tërthorazi, por mirë, thellë dhe drejtpërdrejt botën perëndimore. Intelektuali i tillë duhet ta njohë forcën e brendshme të Perëndimit, që e vënë lëvizje dhe që e dinamizon Perëndimin dhe mendjen e tyre, duhet ta kuptojë jetën filozofike, religjioze, artistike dhe shoqërore të Perëndimit, që nga rrënjët e saj religjioze dhe historike dhe deri te paraqitjet e tyre moderne. Vetëm një intelektual i tillë do të mund të ketë një vështrim të plotë të jetës intelektuale të kohës dhe do të dijë të komunikojë me të tjerët, duke i njoftuar edhe myslimanët e brezit të ri, kërkon arsimi modern. Nga niveli i sendërtimit të këtyre parimeve do të varet edhe niveli i shoqërisë dhe i qytetërimit autentik islam”. Bashkim Aliu në kumtesën e tij me titull”Mësim besimi në procesin mësimor dhe roli i tij në integrim” përveç tjerash ceku” Çështja e integrimeve evropiane është një çështje shumë e rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore. Liria dhe e drejta e mësim besimit fetar në shkolla, akoma nuk është e inkorpuar në sistemin tonë shkollor, përveç shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Mësim 4 besimi në vitin 2008 do të inkorporohet edhe në shkolla në Maqedoni si proces eksperimental. Në shumë shtetet evropiane kjo me kohë është inkorporuar diku në formë të obliguar, diku në formë fakultative, si p.sh., në Austri, Gjermani, Angli, Spanjë, Greqi, Poloni, Kroaci e kështu me radhë. Mësimi fetar promovon vlera të larta morale, kulturore për një shoqëri në përgjithësi”. Kumtesa e Abdi Baletës, një diplomat me përvojë të gjatë politike, zgjoi kërshërinë e auditorit të gjerë, me titull “Trajtimi i problemeve të Islamit në literaturën perëndimore” ishte me të vërtetë një prezantim i shkëlqyer. Ai përveç të tjerash përmendi “Pas mbarimit të luftës së ftohtë në fund të shekullit XX dhe sidomos pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork e Uashington në fillim të shekullit XXI në Perëndim u rrit shumë botimi i librave studimorë e propagandistikë me përmbajtje politike, historike, teologjike, filozofike për Islamin e myslimanët veçanërisht me tematikën për fundamentalizëm e terrorizëm islamik, për Islamin politik ekstremist e radikal. Debatin e ndezi shumë buja që bëri teza e shpallur nga politologu amerikan Samuel P. Hantigton në vitet 1993-96 mbi “përplasjen e qytetërimeve”, si burim kryesor i konflikteve në botë pas përfundimit të përplasjes së madhe ideologjike midis kapitalizmit perëndimor dhe socializmit lindor sovjetik. Ballkani është i vetmi rajon evropian, ku jetojnë disa miliona myslimanë autoktonë, shumica shqiptarë. Ballkani përbën një rast dhe një shembull të veçantë kur vjen puna tek trajtimi i problemeve të Islamit, si për Perëndimin e krishterë dhe për botën myslimane lindore. Myslimanët në Ballkan nga pikëpamja historike, politike, shoqërore, kombëtare, madje edhe fetare nuk janë njësoj si myslimanët emigrantë në Evropë. Analistët vënë në dukje se pas shkatërrimit, disa shekuj më parë të myslimanizmit në Sicili e në Spanjë, si fushëbeteja kryesore e vazhdimit të rikonkuistës së krishterë u bë Ballkani, që vështrohet si e tillë edhe sot e kësaj dite nga forcat politiko- fetare fundamentaliste e revanshiste të krishtera në Perëndim. Por vitet e fundit janë shtuar shenjat se Perëndimi po e sheh pranimin e myslimanizmit në Shqipëri, si një vlerë evropiane, jo si fatkeqësi apo pengesë. Këto zhvillime pozitive janë pasqyruar më qartë se kurrë gjatë vitit 2007 në ligjërimin politik dhe atë akademik perëndimor. Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush para nisjes për vizitën e tij në Shqipëri në qershor 2007 deklaroi me kënaqësi, se po shkonte në një vend, ku përveç bukurive natyrore e trashëgimisë historike do të takohej me një popull me njerëz myslimanë që jetojnë në paqe dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer midis besimeve të ndryshme. Ishte një mesazh kuptimplotë se në Perëndim Shqipëria njihet dhe çmohet si vend me shumicë popullsie myslimane. Ishte edhe një mesazh miqësor i Perëndimit nëpërmjet Shqipërisë, për të gjithë botën myslimane. Meqenëse problem madhor për shqiptarët është bërë integrimi euro-atlantik duhet të mbajmë parasysh, se në ligjërimin evropian theksi vihet gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e lirive të individit për të marrë e lënë fenë që i pëlqen, në detyrimin e shtetit e të politikës të mos diskriminojë besimet e besimtarët për arsye fetare ose politike. Sipas kësaj dispozite Shqipëria perceptohet si një federatë bashkësish fetare. Nëse ecet me 5 këtë rrugë do të ketë marrëdhënie të diferencuara për njërën apo tjetrën bashkësi dhe kuptohet e dëmtuar do të dalë bashkësia myslimane e shumicës së popullsisë. Shqipëria do të jetë në të njëjtën kohë një vend Konkordati për fenë katolike dhe pazaret do t’i bëjë nga pozita servilizmi ndaj Vatikanit. Do të ketë marrëdhënie nënshtrimi me një Greqi kishtare brenda Shqipërisë, kishën ortodokse shqiptare të uzurpuar nga Janullatosi dhe mëkëmbësit e tij më vonë dhe me shtetin grek që e shpall veten haptazi si mbrojtës i ortodoksisë në Shqipëri, vetëm ndaj bashkësisë islame qeveritë shqiptare do të sillen me prepotencë, si deri tani, sepse nuk ka një qendër mbrojtëse ndërkombëtare për të. Zoti i ndihmoftë myslimanët edhe në Shqipëri!”. Sabri Bajgora prezantoi kumtesën e tij me titull “Universalizmi dhe globalizmi”, ku përveç të tjerash theksoi: “Bota Islame është e ndarë në shumë shtete, kombe, raca, ngjyra. Bota islame vuan nga varfëria jashtëzakonisht e skajshme, shoqëria myslimane është shoqëri konsumuese, udhëheqësit dhe intelektualët e botës myslimane nuk kanë një vizion të qartë si në fushën ekonomike, politike, kulturore etj.”. At Nikollë Marku para se të lexojë kumtesën e tij me titull “Mirëkuptimi fetar në Shqipëri”, u shpreh se “ky simpozium mund të quhet mbarëkombëtar shqiptar. Në krye të kishës ortodokse shqiptare kemi Janullatos, i cili nuk është shqiptar dhe është me identitet tjetër, grek.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    294 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us