Lexojmë Në Mëngjes

Lexojmë Në Mëngjes

Frano Kulli Kohë e përlyeme - Publicistikë - Frano Kulli Kohë e përlyeme - Publicistikë - Parathënia nga Agron Gjekmarkaj Përkujdesja gjuhësore: Tefë TOPALLI Kopertina: Paolo CURCI Paraqitja grafike: Rezarto KULLI Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2018 tel. +355 215 22342; fax: +355 215 22661 e-mail: [email protected] Ia kushtoj: Julias, mbesës e Samuelit, nipit. Falënderoj miqtë e bashkëpunëtorët e mij të vyer, studiuesin Tonin Çobani, shkrimtarin e studiuesin Stefan Çapaliku dhe shkrimtarin e gazetarin Lazer Stani, që e kanë inkurajuar më së pari daljen e këtij libri. Falënderoj publicistin e pedagogun Agron Gjekmarkaj për parathënien e bërë me dashuri dhe prof. Hamit Boriçin, me përkrahjen e hershme të të cilit zë fill përvoja ime modeste në rrugën e publicistikës. Robert Rakipllarin, kryeredaktorin e “Panorama” e falënderoj për bashkëpunimin e gjatë të mirëkuptuar. Kohë e përlyeme Pasqyra e lëndës Parathënie nga Agron Gjekmarkaj: Publicistika e Frano Kullit si shënjuese e dilemave të tranzicionit ....................................................................................11 I. “Kokëderrat” e kënaqun dhe… “Sokrati”i vuejtun “Kokëderrat” e kënaqun dhe… “Sokrati” i vuejtun ........ 17 Aty ku mbaron e drejta dhe... fillon e padrejta e dhunshme ................................................................................ 20 Katolikët, martirë ose…të përdorur ? ............................... 24 Ironia e shtetit që do të bëjmë... .......................................... 29 Guvernatorët e pafajshëm… ................................................ 32 Pse është kuqluar kaq shumë Shkodra? ........................... 36 “Mbetjet tekonologjike” si ofertë...? ................................... 39 “Njollat e murrme “të kryebashkiakëve ............................ 44 Punë plehnash... ..................................................................... 48 Kapela e Nastradinit dhe... fushata e burgimeve ............ 51 Skandalet e prijësve si dhunë pushteti ............................. 55 “Punë krajlash”… punë hajnash ........................................ 58 “Me mìh n’ujë” ....................................................................... 62 II. Fishta... dhe hijet përreth Fishta... dhe hijet përreth ..................................................... 67 Pse stisen flirte të Fishtës me fashizmin? ........................ 71 - 7 - Frano Kulli Fishta - analist dhe polemist ................................................ 77 Nga Kukli në Fishtë dhe hierarkia e dekoratave ............. 84 Mjedologu. Lamtumirë Mentor Quku ................................. 91 Në kohën që rindërtohen burgje a mund të ngrihen tempuj? ............................................................................... 93 Dritëroi, Pjetër Arbnori, Fishta ... (Rikthejeni Fishten në tekstet shkollore) .............................................................98 Ndërmjet “Mitit dhe antimitit” të Tonin Çobanit ..........103 “Posta e Shqypnis’ “ e Tefë Topallit .................................106 Fishta si dëshmi e idenditetit shqiptar ...........................110 Filozofia arsimore e Fishtës ..............................................115 III. Martirët dhe ndërgjegjja jonë e përlyeme Një lutje për Martirët në sheshin “Nënë Tereza”… ....121 Shenjta Nënë Tereze, lutu për ne... ! ................................125 Martirët dhe... ndërgjegja jonë e përlyeme ....................128 Moter Marija, dom Errnesti dhe refuzimi i diktatorit ...134 Mesha e parë në Shkoder… si fund dhe fillim ..............139 Papa Françesku, gjërat e vogla dhe…statusi .................144 Për dekorimet si punë… sekretarësh ..............................148 Harmonia fetare dhe lapsat e Kryeministrit si një gjest ....151 Lulet dhe... inflacioni i fjalës luftë.....................................155 Paç dritë, Imzot Luçjani! .....................................................158 IV. Tymnajë, Show dhe Kohë e çmendur Tymnaja e Sulltanit të madhërishëm në Lezhë. ............165 Show me “seksizëm” dhe... shoqja Lenka. ......................168 Debati për kulturën e feve. .................................................173 Kishë-xhamia në Rozafat dhe “ekstremizmi” imagjinar i prof. Xhufit ......................................................................176 Protesta në teatër dhe “teatri” i kryeministrit ...............181 Akti i fundit i dramës “Kur shembej teatri” ...................185 - 8 - Kohë e përlyeme “Se njerzit e shtetit s’janë Shqipnia...” ............................189 Pjetër Arbnori në oborrin e Kuvendit, një mea culpa për politiken ? ........................................................................192 Koha e çmendur... e Stefan Çapalikut ..............................195 Rrëfimet e dom Gjergj Metës në kishë e përtej .............201 “…Se sheklli asht prishë për kah morali” ......................206 Kumti i Atjon Zhitit, si porosi për sot e mot ...................212 Dom Ndoc Nikaj, 30 botime dhe… shtypshkronja “Nikaj”..............................................................................215 Trashëgimia muzikore e Gjon Kujxhisë dhe... qokat kulturore .........................................................................219 Humoristi i të qeshurës së mundimshme, Gjosho Vasia ......223 - 9 - Kohë e përlyeme Parathënie: Publicistika e Frano Kullit si shënjuese e dilemave të tranzicionit Gjatë diktaturës, në lulishten kryesore të qytetit të Lezhës gjindej një ndërtesë përdhese e shëmtuar për nga forma dhe ende më për nga qëllimi. Ajo ishte godina e hetuesisë. Ngrehina e zymtë u fliste qytetarëve sa me përzhitjen e saj në formë po aq nëpërmjet lajmeve ogurzeza që dilnin s’andejmi. Ndonjë vit pas rënies së komunizmit, si një shndërrim hipostazash, aty u vendos një shtypshkronjë dhe shtëpi botuese me një emër të dashur, rrethuar me keqkuptime të shumta ideologjike, me emrin e Poetit Kombëtar Gjergj Fishta. Kësaj sipërmarrje të guximshme, por edhe shpresëndjellëse i kishte dhënë jetë gazetari i njohur Frano Kulli. Asokohe student, fillova ta frekuentoj godinen e “mnershme” e cila mbetej aty si dëshmi e vullnetit të njeriut për të bërë keq apo mirë. Franoja qysh tek shenjimi i emrit të Fishtës kumtonte se ç’kishte ndërmend të botonte dhe të relaciononte me lexuesin dhe shoqërinë shqiptare. Fishten të parin e kësisoj të gjithë të ndaluarit e mëdhenj të kulturës kombëtare. Nëpërmjet miqsh të përbashkët, paçka se asokohe isha një student, fillova të shkoja aty - 11 - Frano Kulli shpesh e më shpesh, kureshtar për ata mekanizma të panjohur që shtypnin libra, por edhe përfitues pa pagesë i ndonjë libri të ri që pronari dhe botuesi i ri na i falte me bujari. Lezha e viteve ‘90-të kishte ende një bërthamë të rëndësishme shkrimtarësh, intelektualësh, të cilët e çmonin tej mase magjinë e librit dhe që shkonin me dëshirë në “magjen” ku gatuhej “brumi” i tij. Kam patur fatin të njoh disa prej tyre dhe t’i mbaj me nostalgji në kujtesë.Në këso rrethanash jam njohur me Frano Kullin një person tolerant me gjithkënd e për çfardo, por tejet qëndrestar paqësor në mbrojtjen e bindjeve të veta intelektuale e kulturore. Kulli ishte angazhuar qysh në fillim të viteve ‘80-të në shtypin e shkruar e shumë më tepër në kapërcyellin e viteve ‘90-të duke u rreshtuar në krahun e themeluesve të shtypit të lirë e opozitar në Shqipëri, në rang lokal po e po, por edhe kombëtar. Si botues do të shquhej për kolanen e plotë të veprës së Gjergj Fishtes dhe të tjerëve martirëve të Kishës Katolike, prelatë e shkrimtarë të papërsëritshem të këtij trualli. Veprimtaria librore e botuese e Frano Kullit i jep Lezhës një mistikë, që shumë qytete shqiptare e kanë humbur në rrugëtimin e tyre tranzitiv. Aty e ndien aromen e librit të sapo shtypur... gjithë atë mister që tekstet bartin, që kur njeriu i shkroi për të rrëfyer veten dhe të tjerët. Por Franoja, mardhënien me librin nuk e ka shndërruar thjeshtë në punë, e cila i siguron jetesen. Jo, do të ishte një këndvështrim shumë reduktiv. Ai ka jetuar kulturalisht me autorët, me librat dhe debatin rreth tyre duke shkruar - 12 - Kohë e përlyeme vetë për ta, duke i nxjerrë në dritë, duke i prezantuar dhe duke i mbrojtur shkrimtarët e tij të dashur pa ju munguar polemikave të forta, të cilat nuk e braktisin etiken publike. Po kaq, ditë pas dite e vit pas viti nuk i është shmangur përgjegjësisë së fjalës së shkruar dhe të thënë për çeshtjet themelore rreth të cilave shoqëria shqiptare ka patur pritshmëri, zhgënjime e shpresa, keqkuptime e trazime, dhimbje e gaz, duke mos i ikur profesionit të parë atij të gazetarit që vërtetë e ka “mik Platonin” por më mik ka të vërtetën. Në këtë libër që ai po i paraqet lexuesit shkartisen betejat e tij kryesore për të gjitha problemet kyçe të tranzicionit. Nga ato të së përditshmes të përmbledhuna në kapitullin “Kokëderrat” e kënaqun dhe “Sokrati i vuejtun” apo të tjera në kreun “Tymnajë, Show dhe Kohë e çmendun” duke i lënë gjysmës së librit atë që ka më për zemër, jo vetëm zgjedhjen krahinore origjinare nga Zadrima, por me gjasë koneksionin me Fishten, të cilit i ka kushtuar vitet më të rëndësishme të kohës së tij e pse jo edhe të kohës që ka përpara përmes bashkëlidhjes me titull “Fishta dhe hijet përreth”! Në këtë vazhdë shfaqet edhe nëntema e tij që e tërheq kudo e menjëherë pas autorit të Lahutes së Malcisë, ajo që mbase nuk e përlyen krejt ndërgjegjen e shoqërisë, por gjithnjë e më tepër të Franos së pa faj. Me pohimin “Martirët dhe ndergjegjia jonë e përlyeme” paraqiten një sërë shkrimesh që rrahin raportin e aktualitetit me kujtesen, me martirët, me krimet dhe plagët duke rrahur fort në kudhren e

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    233 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us