Andrea Llukani ka lindur në Tiranë, më 18 dhjetor 1966. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin ANDREA LLUKANI Kombëtar “Kapodistria” të Athinës. Gjithashtu ka studiuar në Institutin “Gëte” dhe është specializuar në “Pravoslavna Akademia”, të Çekisë. Gjatë viteve 1998- 2002, ka qenë pedagog në lëndën e Historisë së Krishtërimit, ndërsa më 2001-2002 ka qenë drejtor i radios “Ngjallja”. Prej vitit 2003 deri më 2013 ka qenë Përgjegjës i Personelit të Kompanisë “Global Petroleum Albania”. Aktualisht është Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve në “Muzeun Historik Kombëtar”. Prej vitit 2002 është anëtar në International Federation of Jurnalists dhe më 2006 anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Andrea Llukani ka botuar 50 libra, disa prej tyre i ka përmbledhur në 12 vepra. Gjithashtu ka shkruar artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit: LLUKANI ANDREA “Global Challenge”, “Diskutime”, “Studime ANDREA LLUKANI Muzeologjike”, “Dritëhije”, “Emanthia”, “Albanon”, “Pelegrin” etj. Andrea Llukani është anëtar i redaksisë së revistave shkencore “Studime Muzeologjike” dhe “Dritëhije”. Prej vitesh është kryeredaktor i gazetës dygjuhëshe shqip-italisht “Rrënjët”, “Le Radici”. Artikuj në revista shkencore 1-Llukani, Stamati, Konservimi i kapakut të ungjillit të kishës së Shën Mëhillit, Vithkuq, Studime Muzeologjike Nr. 9, Tiranë 2019, faqe 152-165. 2-Llukani, The monastery of Saint Naum and Irine Banushi, International Scientific Journal Diskutime No. 24-25, Novembre 1st, Tetovo 2019, page 140-147. 3-Llukani, Ikonografët fjonjatë, Pelegrin, nr. 31&32, Athinë 2019, faqe 263-266. 4-Llukani, Manastiri i Gjon Vladimirit qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe, Albanon, nr. 1, janar- mars 2019. 5-Llukani, Ndihmesa e Theofan Popës përmuzeologjinë shqiptare, Dritëhije, nr. 1, Tiranë 2018, faqe 66-87. 6-Llukani, Paralele motivesh biblike në mitologjinë Skënderbejane, Studime Muzeologjike nr. 8, Tiranë 2018, faqe 157-165. 7-Llukani, Diço Zograf icons in national Historical Muzeum, International Scientific Journal Diskutime No. February 1st, Tetovo 2018, page 64-73. 8-Llukani, Dosja e teologut Theofan Popa, Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, Botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Volumi VI, Numri 2, Tiranë, Maj 2017, faqe 92-99. 9-Llukani, Stamati, Restaurimi i mbulesës prej argjendi të ikonës së Shën Gjergjit, Studime Muzeologjike Nr. 7, Tiranë 2017, faqe 64-73. 10-Llukani, Ikonat e Diço Zografit në Muzeun historik Kombëtar, Studime Muzeologjike Nr. 7, Tiranë 2017, faqe 42-49. 11-Llukani, Kult Svetog Jovana Vladimira u Albaniji, Dukljanski Knez Sveti Vladimir 970-1016, 1000 MITROPOLIA E KORÇËS godina Crnogorske Drzavotornosti, Narodni muzej Crne Core, Podgorica 2016, page 135-145. 12-Llukani, Paraqitja e Shën Gjergjit të Janinës me fustanellë shqiptare, Studime Muzeologjike nr. 6, Tiranë 2016, faqe 70-75. 13-Llukani, Ikonat e Mihal Anagnostit në Muzeun Historik Kombëtar, Studime Muzeologjike nr. 5, Tiranë 2015, faqe 53-55. 14-Llukani, Peshkopata e Arbërit, Studime Muzeologjike nr. 4, Tiranë 2014, faqe 64-69. MITROPOLIA E KORÇËS MITROPOLIA Tiranë, 2020 ANDREA LLUKANI MITROPOLIA E KORÇËS Tiranë, 2020 1 © Të gjitha të drejtat janë të autorit Redaktor: Prof. Dr. Hajri Shehu Recensues: Dr. Moikom Zeqo 2 HYRJE Korça është një qytet relativisht i ri. Gjon Muzaka në dorëshkrimin “Historia dhe gjenealogjia e Derës së Muzakajve” e përmend Korçën1 si një kështjellë2, që ekzistonte aty nga fundi i shek. XIII. Pranë kështjellës ka qenë fshati Peshkëpi, i cili iu dha si feud Mirahorit3 nga sulltan Bajaziti II. Qyteti i Korçës4 u formua nga shkrirja e kështjellës me fshatin Peshkëpi5. Të dhëna për këtë periudhë gjejmë në Defterin e Regjistrimit të Përmetit dhe Korçës të vitit 1431. Dipas defterit në kohën e regjistrimit qyteti i Korçës kishte 36 shtëpi6. Në atë kohë ishte regjimi i 1-Korça përmendet në shek. XIII nën zotërimin e një princi shqiptar të quajtur Andrea Muzaka, i cili mbante titullin Sebastokrator. “E piu posedi (il sinjor Andrea Muzachi sebastocrator) e signoreggio la citta di Corizza per insiamo alla villa Sovoiana”. Në pjesën testamentale të kodikut Gjon Muzaka i lë trashëgim djalit të tij, Andrea Muzakës rajonin e Korçës dhe qytetin e Korçës. “Ty Zoti Andria po të le Tomorricën me gjithë katundet Serki, Midigu e Serezi, Duskari, Opari, Lavdari, marjani, Voskopoveci si kam thënë më për tej, shtetin Opari e Lavdari deri tek vendi Marjan i përmendur edhe po të lë krahinën e Devollit të Madh me qytetin Korça e vendin Soviana”. Historia Genealogia della Casa Musachia scrita da Giovani Musachia, Despoto d’Epiro, a suo figli nel 1510, nel Carles Hopt “Croniques Greco Romanes”, Berlin 1873, pagina 280; Muzaka. Memorje, përkthyer nga Dhori Qirjazi, Tiranë 1996, faqe 42; Arben Gjata, Të dhëna dokumentare për mesjetën e qytetit të Korçës, Tempulli, Nr. 2, Korçë 2000, faqe 46-52; Bashkim Jahollari, Ili Mitkë Qafzezi për qytetin e Korçës, Tempulli, Nr. 1, Korçë 2000, faqe 64. 2-Sipas Regjistrit të Përmetit dhe Korçës, kalaja kishte dizdarin (komandantin) dhe kadiun (gjykatësin) e saj. Nga këto të dhëna kuptohet se kalaja e Korçës ka qenë një qendër ushtarake administrative osmane. Kalaja e Korçës përmendet edhe në dekretin nr. 3 të vitit 1497 të sulltan Bajazitit II, me anën e të cilit përcaktonte kufijtë që do ti jepte Iljaz bej Mirahorit. Petrika Lera, Mbi ekzistencën e kalasë së Korçës, Tempulli, Nr. 2, Korçë 2000, faqe 34-37. 3-Mirahor Iliaz beu ka lindur në Panarit. Ai ka qenë bir prifti dhe quhej Ilia. Pasi u rrëmbye në vogëli nga sultan Murati II në një ekspeditë ushtarake ndëshkimore, kur u rrit, ai u bë një nga udhëheqësit ushtarakë të kohës së sultan Mehmetit II dhe të Sulltan Bajazitit II (1481-1512). Ky i fundit i dhuroi mirahor Iliaz beut një sërë fshatrash si Peshkëpinë, Boboshticën, Leshnjën, Vithkuqin, Panaritin, Treskën, Trebickën, Vodicën etj. Fermanët e Sulltan Bajazitit II i jepnin të drejtën Mirahor Iliaz beut të mblidhte taksën e haraçit, ispenxhës, badihavasë etj. Materiale Dokumentare për Shqipërinë Juglindore të shekullit XVIII- fillimi i shekullit XX, (Kodiku i Korcës dhe i Selasforit), Vëll. I, Akademia e Shkencave, Tiranë 1981, faqe 4-5; Materiale Dokumentare për Shqipërinë Juglindore të shekullit XVIII- fillimi i shekullit XX, (Kodiku i Korcës dhe i Selasforit), Vëll. II, Akademia e shkencave, Tiranë 1981, faqe 167. 4-Sipas studiuesit Arben Gjata qyteti i Korçës është ndërtuar rreth kryqëzimit të rrugëve, pranë ish-portës së manastirit të Shën Mërisë, pikërisht aty ku sot është Banka e Shtetit. Rreth sheshit në vendin ku është Banka e Shtetit ishte manastiri i Shën Mërisë. Përballë manastirit, atje ku është sot hotel Turizmi fillonte kalaja e Korçës me portën përballë me manastirin. Në krah të kalasë ishte kisha e Shën Gjergjit dhe përballë me Shën Gjergjin, në krahun perëndimor të kalasë gjendej pazari, hanet si edhe lagjia e vjetër e Korçës, Katovaroshi. Pranë Korçës në anën tjetër të lumit gjendej çifliku i Peshkopit bashkë me familjet e parikëve. Arben Gjata, Të dhëna dokumentare për mesjetën e qytetit të Korçës, Tempulli, Nr. 2, Korçë 2000, faqe 50-51. 5-Franklin Xega, Perikli Qiriazi, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2008, faqe 1280. 6-Në defter është shkruar: Të pafetë që banojnë brenda në kështjellë: shtëpi 36, vejusha 5, beqarë 3. Defteri i regjistrimit të Përmetit dhe Korçës i vitit 1431, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2018, faqe 46. 3 timarit7 dhe ndarja e tyre bëhej në bazë të kontributit që jepnin për shtetin. Me kalimin e kohës timaret janë tjetërsuar, duke iu dhënë atyre që përqafonin besimin islam, por kemi edhe mjaft raste që poseduesi i timarit ka mbetur i krishterë. Këta të fundit qenë kryesisht ruajtës kalaje8. Gjatë kohës së sundimit osman pronat që i përkisnin Mitropolisë janë lënë sërisht në administrimin e saj, duke respektuar besimin. Në Defterin e Përmetit dhe të Korçës hasim timarin e peshkopit9, i cili është poseduar gjithmonë prej peshkopëve, sepse ata kanë pasur berate lidhur me këtë të drejtë. Sulltan Sulejman Elkanuni (1520-1566) përcaktoi ligje për organizimin e komuniteteve ortodokse që qenë në administrimin e tij. Çdo komunitet ortodoks drejtohej nga dhimojerondia (këshilli i pleqve). Dhimojeronditë kishin rregullat dhe administratën e tyre. Duke u marrë me problemet e komunitetit ato qenë përgjegjëse ndaj autoriteteve osmane. Në aktet kishtare, Korça përmendet si Episkopatë e Mitropolisë së Selasforit dhe nga pikëpamja e juridiksionit kishtar deri në vitin 1767 varej nga Patriarkana e Ohrit. Zhvillimin e qytetit e ndihmoi pozicioni i favorshëm gjeografik, si qendër në rrugën tregtare që lidhte Maqedoninë me Epirin. Kështu në shek. XVII Korça u bë qendër e rëndësishme episkopale, mbasi patriku i Ohrit e ngriti atë në shkallën e Mitropolisë. Mitropolia e Korçës i ka fillimet në shekullin XVII. Kisha e "Fjetjes së Hyjlindëses" në lagjen Varosh i Poshtëm, që konsiderohej si kisha më e vjetër e Korçës ka qenë manastir për kallogjerët. Ajo kohë mbas kohe është djegur dhe bashkësia me shpenzimet e veta e ka rindërtuar. Patriku i Ohrit Joasaf në vitin 1752 i ka dhuruar kësaj kishe një shtëpi me oborr10. Kisha katedrale "Burimi Jetëdhënës" ka filluar të ndërtohet në vitin 1707. Për të ngritur këtë tempull ka punuar i gjithë populli i Varoshit. Ktitorët e saj ishin Marko Vasili, Haxhi Koçi dhe Shamo, të cilët, përveç ndihmave financiare dhe materiale, janë përpjekur për të nxjerrë fermanin nga Stambolli. Pranë kishës u ndërtua edhe mitropolia në ditët e kryepriftit Neofit nga 7-Timari ishte pjesë toke që u jepej personave të caktuar në shtetin osman në këmbim të shërbimit që ata jepnin ndaj shtetit. Timari kishte një sasi vjetore të ardhurash 3 mijë deri në 20 mijë akçe. Poseduesit e timareve përveç pashallarëve, spahinjve e rojeve të kalave qenë edhe kadilerët, imamët, priftërinjtë etj. 8-Rasti më tipik është Timari i Kushtës: në fillim këtë fshat e gëzonte një kështjellar, por fshati qe shpërndarë. Kushtës së larpërmendur Pashai i dha biti me kusht që ta gjallëronte dhe të bënte roje në postën kufitare të Korçës.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages292 Page
-
File Size-