Fjala Hyrse Pr Raportin 2009

Fjala Hyrse Pr Raportin 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT R A P O R T Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar – 31 Dhjetor Viti 2009 Fjala e Avokatit të Popullit E nderuar Zj. Kryetare e Kuvendit Të nderuar Zj. dhe Z. Deputetë Kur unë u zgjodha për herë të parë Avokat i Popullit në 16 shkurt të vitit 2000, mora në dorë nga Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm një vendim në letër, por edhe mbështetjen politike konsensuale, maksimale për atë kohë, për ta ngritur këtë institucion mbi bazën e parimeve të njohura të punës për një ombudsman të mirë. Këto parime janë paanësia politike, konfidencialiteti, profesionalizmi dhe pavarësia nga 3 pushtetet, parime të cilat janë zbatuar gjatë ushtrimit të veprimtarisë tonë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë edhe qeverisjen e mirë. Eshtë e vërtetë se ne në Shqipëri kemi një institucion Ombudsmani, detyrat dhe të drejtat e të cilit për fat të mirë janë përcaktuar qartë në Kushtetutën tonë si dhe kemi një ligj organik për Avokatin e Popullit, i cili është cilësuar si një ligj nga më të mirët në Evropë për llojin e tij. Eshtë gjithashtu e vërtetë se ne patëm fatin e mirë që të kemi mbështetje të fortë morale dhe financiare nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Por dua të shtoj se të gjithë këta faktorë “objektivë” nuk do të jepnin rezultatin e kërkuar pa faktorin e brendshëm, pa Avokatin e Popullit dhe stafin e tij. Kështu që ne, me përkushtim të thellë për misionin tonë, nuk u lodhëm nga pengesat dhe vështirësitë e para, të cilat në të vërtetë kanë qenë të panumërta, duke filluar nga mungesa e njohjes si nga publiku, ashtu edhe nga zyrtarët shqiptarë për të drejtat dhe detyrat e Avokatit të Popullit, mungesa e stafit dhe e mjeteve të punës dhe deri tek mungesa e zyrave të mjaftueshme. Ne shpallëm vizionin tonë, të cilin vlerësoj se e kemi bërë realitet, se kontrata e Avokatit të Popullit është para së gjithash jo me partitë politike dhe pavarësisht rotacionit të tyre në pushtet, por kontrata jonë është me qytetarët shqiptarë, me ata që ju mohohen apo ju shkelen liritë dhe të drejtat e tyre themelore, si e drejta e jetës dhe pronës private, e drejta e informimit, e drejta e mirëadministrimit të punëve të shtetit etj. Duke punuar vetë me transparencë të thellë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Mediat, ne kemi synuar që me hetimet dhe rekomandimet tona jo vetëm të ndihmojmë qytetarët shqiptarë apo të huaj që na kanë kërkuar ndihmë, por të ndikojmë që administrata jonë publike, përfshirë edhe pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë, të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të bëhen të përgjegjshme për nevojën e qeverisjes së mirë, dhe kundër abuzimeve me pushtetin, kundër çdo akti 1 apo veprimi të padrejtë apo të paligjshëm ndaj qytetarëve që mund të ketë si nxitje apo të jetë rrjedhojë e paaftësisë, korrupsionit apo nepotizmit. Gjatë këtyre 10 viteve janë rreth 33 mijë ankesa të trajtuara nga Avokati i Popullit dhe 20-22 përqind e atyre që kanë qenë brenda juridiksionit tonë janë zgjidhur në favor të qytetarëve. Ndërhyrjet tona institucionale janë evidentuar në dy drejtime, së pari, në zgjidhjen e ankesës konkrete dhe së dyti, në rregullimin e kuadrit ligjor, në përputhje me standartet e kërkuara nga Kushtetuta dhe dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Si rrjedhojë janë bërë 168 rekomandime për përmirësimin e ligjeve dhe akteve nënligjore normative, nga të cilat 142 ose 84 përqind janë pranuar nga organet që i kanë nxjerrë ato. Nga 142, për 99 rekomandime ose 70% janë bërë edhe ndryshimet e propozuara. Të nderuar të pranishëm! Puna e Avokatit të Popullit në Shqipëri ka qenë e larmishme, pasi të larmishme janë edhe problematikat që kanë ngritur njerëzit pranë nesh, përmes ankesave të tyre. Megjithatë, ne e ndjejmë se duhet të punojmë për të përmirësuar performancën tonë. Ndjekja me këmbëngulje e problemeve të ngritura, deri në realizimin e plotë të tyre, do të ngelet një sfidë e përhershme për Avokatin e Popullit. Gjithashtu një marrëdhënie më e harmonizuar me Parlamentin, do të ishte më efikase për realizimin e asaj që ne, duke kopjuar miqtë tanë danezë, kemi theksuar se jemi, si “krah i zgjatur i Parlamentit për kontrollin e ekzekutivit”. Thelbin e filozofisë së funksionimit të Avokatit të Popullit në Shqipëri unë e kam thënë shpesh dhe ai ka qenë: “Avokati i Popullit nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë Opozitë kundër Qeverisë, pavarësisht se cilat forca politike do të kenë pushtetin, por do të jetë gjithmonë një Oponencë për Mirëqeverisje”. Por gjithashtu me kënaqësi duhet të deklaroj se për këtë filozofi jemi mirëkuptuar nga të gjithë palët që bëjnë politikën në Shqipëri dhe gjej rastin që për këtë mirëkuptim t’i falenderoj publikisht në emër të institucionit. Ne, veç parimeve të shpallura si paanësia, pavarësia, profesionalizmi dhe konfidencialiteti kemi patur parasysh 3 aksioma; 1) “një ombudsman i panjohur nga publiku dhe zyrtarët nuk mund të jetë ombudsman i vërtetë”; Për këtë veç një fushate Mediatike të mirëorganizuar, ne nuk kemi pritur që qytetarët gjithmonë të na vijnë në zyrë, por tashmë prej vitesh kemi organizuar edhe aktivitetet që i kemi quajtur “ditë të hapura”. Pra kur të paktën dy herë në vit, kemi shkuar në tërë territorin e Republikës, për t’i marrë ankesat apo kërkesat atje ku janë problemet e qytetarëve. 2) Ne kemi bërë tonën edhe aksiomën tjetër, sipas së cilës “nuk është ombudsman ai, që nuk e bën administratën të mbledhë buzët”, që thënë ndryshe, zyrtarët t’i ngacmojmë në qetësinë e tyre dhe t’i bëjmë më 2 të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm për faktin se ata ekzistojnë dhe janë përfitues pikërisht nga taksat e qytetarëve ankues. 3) Avokati i Popullit nuk ndryshon vetë vendimet e administratës publike, por bën vetëm rekomandime për ndryshimin e tyre. Por shpesh qytetarët nuk e kuptojnë këtë dhe ngelen të pakënaqur. Në letrat e tyre ata shpesh kërkojnë që Avokati i Popullit të japë apo të ndryshojë vendimet në favor të tyre ose edhe të marrë pjesë në gjykatë krahas tyre. Por Ombudsmani nuk është modeluar për të ndryshuar vendimin e një zyre apo të një administratori. Ne, si të gjithë ombudsmanët e tjerë nëpër botë, thjesht rekomandojmë për një vendim ndryshe, duke u bazuar mbi profesionalizimin, në drejtësinë dhe në integritetin e pikëpamjeve tona, për ta bindur administratorin të ndryshojë vetë qëndrimin apo vendimin e tij. Të nderuar të pranishëm! Avokati i Popullit festoi 10-vjetorin e krijimit të tij me një status të trefishtë. Së pari, ne funksionojmë si zyrë Ombudsmani, në kuptimin kushtetues dhe juridiko-administrativ, pra të investigatorit dhe të rekomanduesit për administratën publike shqiptare. Këtij atributi i përgjigjet një realitet, siç thamë prej rreth 33 mijë ankesash të shqyrtuara, pas të cilave qëndrojnë disa qindra mijëra të tjerë qytetarë, të cilët kanë përfituar nga zgjidhjet në favor të tyre. Së dyti, ne funksionojmë si Institucion Kombëtar për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut, madje të riakredituar me statusin “A”. Këtij atributi në përputhje me Parimet e Parisit, i përgjigjet një realitet gjithashtu i kënaqshëm, sepse përmes përgatitjes dhe dërgimit direkt të informacioneve tona apo të raporteve vjetore apo të veçanta tek strukturat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, mendojmë se kemi ndikuar sadopak edhe në përgjegjshmërinë dhe performancën e zyrtarëve shqiptarë në raport me të drejtat e njeriut. Por me punën tonë gjithashtu kemi ndikuar për mirë në ndryshimin pozitiv të Raporteve ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe si rrjedhojë, ne kemi ndikuar pozitivisht në procesin e pranimit në NATO dhe në atë të plotësimit të kushteve për në Bashkimin Evropian. Së treti, Avokati i Popullit, që nga viti 2008, funksionon edhe si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës, në kuadër të Konventës Evropiane Kundër Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor dhe Degradues, si dhe të Protokollit Opsional. Tashmë në Shqipëri kemi një realitet të kënaqshëm, jo thjesht për faktin e realizimit të rreth 150 inspektimeve nëpër burgje, dhoma paraburgimi, në spitalet psikiatrike, porte e aeroporte, në repartet ushtarake, në shtëpi pleqsh dhe fëmijësh. Përtej këtij fakti, kontrollet tona kanë pasur ndikimin e vet në përmirësimin e gjendjes në këto institucione. 3 Duke vlerësuar veprimtarinë 10-vjeçare të Avokatit të Popullit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me Dekretin Nr.6355 datë 07.12.2009 i dha Institucionit të Avokatit të Popullit, Urdhërin “Nënë Tereza” me këtë motivacion: “Për gatishmërinë, humanizmin dhe kurajon e treguar në përmbushjen e misionit Kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve në Republikën e Shqipërisë”. Të nderuar zonja dhe zotërinj Deputetë, Ju faleminderit për mundësinë që më dhatë që për 10 vite radhazi të punoj si Avokat i Popullit, që t’i shërbej Atdheut tim, që t’i tregojmë të gjithëve, shqiptarëve dhe të huajve se ne, shqiptarët dimë të ndërtojmë dhe të udhëheqim me sukses instituticione thellësisht demokratike që nga fillimi. Më lejoni të citoj, jo për të parën herë, një vlerësim të punës së Ombudsmanit, të bërë nga homologu im Danez, z. Hans Gammeltoft Hansen: “Puna e Ombudsmanit është art i mbajtjes së ekuilibrave. Nga njëra anë, Ombudsmani duhet të jetë rojtar i të drejtave të njeriut dhe i mirëqeverisjes, dhe natyrisht ai nuk duhet të trembet për të marrë dhe trajtuar çështje që mund të jenë, le të themi, kundërthënëse dhe problematike. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që Ombudsmani të sigurojë pranueshmërinë e organeve të administratës, të cilën ai kontrollon. Prandaj unë e quaj art të mbajtjes së ekuilibrave. Dhe kjo ka më tepër rëndësi për Ombudsmanin e parë, i cili duhet të shtrojë rrugën në drejtimin e duhur”.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    466 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us