Mediat E Shkruara, Menaxhimi Kundër Krizës

Mediat E Shkruara, Menaxhimi Kundër Krizës

REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE Tel/Fax: +355 4 369 987/ www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Punim Doktorature Tema: Mediat e shkruara, menaxhimi kundër krizës Sami Nezaj Drejtues shkencor: Prof.Dr. Hamit Boriçi Tiranë, 2013 1 TABELA E LËNDËS HYRJE I PJESA I Kriza e medias së shkruar, tiparet dhe ambienti i krizës Kapitulli i parë Kriza e medias së shkruar 1.1.1 Shfaqja e krizës dhe tiparet e saj në Evropën Perëndimore dhe në SHBA 1.1.2 Shfaqja e krizës dhe tiparet e saj në vendet e rajonit 1.1.3 Shfaqja e krizës dhe tiparet e saj në Shqipëri. 1.1.3.1 Kriza në shtypin shqiptar, tiparet e krizës, 1.1.3.2 Kriza editoriale e gazetave, kryqëzimi mes lirisë së shtypit dhe krizës editoriale 1.1.3.3 Kriza për shkak të pronësisë 1.1.3.4 Censura, autocensura, cilësia e informacionit, kontributi në krizë 1.1.3.5 -Kriza e shtypit si krizë e menaxhimit. Kapitulli i dytë Mediat e tjera dhe teknologjia e komunikimit në Shqipëri, implikimet në krizën e shtypit të shkruar 1.2.1 Gazetaria elektronike si alternativë e shtypit të shkruar 1.2.2 Tregu audioviziv në vend, ndikimi në krizën e shtypit të shkruar 1.2.3 Interneti dhe telefonia celulare një tjetër konkurent në fushën e tregut të informacionit Kapitulli i tretë Analiza PEST, analiza konkuruese dhe analiza e stakeholders për industrinë e medias së shkruar 1.3.1 Analiza PEST për industrinë e medias së shkruar 1.3.1.1 Mjedisi politik 1.3.1.2 Mjedisi ekonomik ne Shqipëri për industrinë e medias së shkruar 1.3.1.3 Mjedisi social ne Shqipëri për industrinë e medias së shkruar. 2 1.3.1.4 Mjedisi teknologjik ne Shqipëri për industrinë e medias së shkruar 1.3.2 Gjendja e tregut të shtypit të shkruar, analiza konkurruese 1.3.3 Analiza e grupeve të interesit II PJESA II Gazetat e përditshme, kriza përmes analizës SWOT Kapitulli i parë Gazetaria e shkruar, ku gjenerohet kriza 2.1.1. Analiza SWOT për gazetarinë e shkruar përmes anketimit mbi rolin e reporterit në krizën e medias së shkruar 2.1.1.1 Struktura e përmbledhur e një gazete gjeneraliste në Shqipëri 2.1.1.2 Anketimi: “Roli i reporterit në krizën e medias së shkruar” 2.1.2 Analiza SWOT për gazetarinë e shkruar print Kapitulli dytë Gazetat Panorama, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Shqip përmes krizës 2.2.1 Panorama në këndvështrimin e analizës SWOT 2.2.1.1 Anketimi, reporterët dhe redaktorët, kontributi i tyre në krizën e medias së shkruar-rasti i Panorama 2.2.1.2 Analiza SWOT për gazetën Panorama: 2.2.2 Shekulli në këndvështrimin e analizës SWOT 2.2.2.1 Anketimi, reporterët dhe redaktorët, kontributi i tyre në krizën e medias së shkruar-rasti i Shekulli 2.2.2.2 Analiza SWOT për gazetën Shekulli 2.2.3 Gazeta Shqiptare në këndvështrimin e analizës SWOT 2.2.3.1 Anketimi, reporterët dhe redaktorët, kontributi i tyre në krizën e medias së shkruar-rasti i Gazeta Shqiptare 2.2.3.2 Analiza SWOT për gazetën Gazeta Shqiptare 2.2.4 Shqip në këndvështrimin e analizës SWOT 2.2.4.1 Anketimi, reporterët dhe redaktorët, kontributi i tyre në krizën e medias së shkruar-rasti i Shqip 2.2.4.2 Analiza SWOT për gazetën Shqip III PJESA III 3 Menaxhimi i krizës në shtyp, ndërhyrjet dhe modelet e tejkalimit të krizës Kapitulli i parë Menaxhimi i krizës në shtypin e shkruar, modelet 3.1.1 Menazhimi i krizës në shtypin ndërkombëtar 3.1.1.1 Modele të reja të produktit te gazetarisë së shkruar 3.1.1.2 Open Journalism (gazetaria e hapur), strategjia e katër ekraneve dhe artikujt me dy shpejtësi 3.1.1.3 Aplikimi i strategjisë SMART 3.1.1.4 Strukturimi i kostos; kosto editoriale; kosto e printimit, pagesa e përmbajtjes- freemium 3.1.1. 5 Edhe një print i së ardhmes 3.1.1.6 Multimedia dhe konvergjenca. Dilemat për konvergjencën e plotë Kapitulli i dytë Menaxhimi i krizës në shtypin e shkruar, ndërhyrjet për përballimin e krizës, përshtatja e ngadaltë me teknologjitë e reja të komunikimit 3.2.1 Ndërhyrjet në dizainin teknik dhe dizainin editorial. Përsosja e tradicionales 3.2.1.1 Reformimi i dhomës së lajmeve. 3.2.1.2 Diversifikimi i produkteve të shtypit të shkruar 3.2.2 Ndërhyrjet në ambientin e punës, koston financiare, marketingun 3.2.2.1 Ndërhyrjet në ambientin e punës 3.2.2.2 Ndërhyrjet në koston financiare 3.2.2.3 Ndërhyrjet në marketing 3.2.3 Publikimi online i shtypit të shkruar 3.2.3.1 Publikimi online i përmbajtjes së gazetave 3.2.3.2 Multimedia dhe konvergjenca, përpjekjet fillestare. Kanalet e reja te transmetimit IV. PËRFUNDIMET 4.1.Për një gazetë në print për të ardhmen dhe një “journ-analist” në vend të “journalist 4.2. Transfomimi i kanaleve të komunikimit 4.3. Strategjitë për sigurimin e të ardhurave nga përmbajtja në internet 4.4. Shndërrimi i përmbatjes, komunikimi me konsumatorin 4.5. Roli i shtetit në krizë, zgjatjen e krizës, tejkalimin e krizës. 4 V. FJALËT KYÇE VI. ANEKSET VII. BIBLIOGRAFIA 5 Falenderim Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan, mbështetën dhe inkurajuan në kryerjen e këtij kërkimi. Në rradhë të parë dua të falenderoj drejtuesin tim shkencor, profesorin e nderuar dhe gazetarin e njohur, prof. Dr. Hamit Boriçi, i cili përgjatë gjithë kohës së përgatitjes së kërkimit me këshilloi vazhdimisht për cështje të ndryshme për të cilat përvoja e tij ka material të bollshëm. Po ashtu falënderoj dhe çmoj ndihmën e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Histori Filologjisë në Universitetin e Tiranës që më dha mundësinë e kërkimit shkencor nën logon e tij si dhe për ndihmesën dhe inkurajimin për kërkim shkencor në media. Përvoja që fitova përgjatë shkollës doktorale si dhe në konferencat shkencore kanë qenë ndihmë e përditshme në punën time. Një falënderim të veçantë për shefin e katedrës, prof.dr. Artan Fuga, pa mbështetjen e të cilit do të kishte qenë shumë e vështirë përmbyllja e këtij procesi doktoral. Ai inkurajoi aktorët në media që të përfshihen në kërkimin në media dhe përmes këtij procesi, më dha mundësinë që të bëj analizën e mëposhtme për gazetat, këto libra të përditshëm ngjarjesh, mes të cilave punova më shumë se 20 vite rresht. Ka qenë një ndihmë e madhe për mua numri i madh i artikujve të kolegëve të mi për problematikat e medies dhe shtypit të shkruar. Ata kanë një pjesë të kontributit në punimin e doktoraturës. Po ashtu falënderoj të gjithë ata gazetarë që u përfshinë në këtë punim edhe si pjesëmarrës në anketim. Me këtë rast dua të falënderoj edhe familjen time, për mbështetjen që më dhanë dhe durimin që patën përgjatë një kohe të gjatë ku unë isha tërësisht i përfshirë në realizimin e punimit të doktoraturës. 6 HYRJE Prej disa vitesh mediet në përgjithësi e veçmas ajo e shkruar është zhytur në krizë pothuajse anembanë botës. Dalja e internetit, përdorimi i gjerë i teknikës dixhitale dhe telefonisë mobile nga njëra anë lehtëson komunikimin për informim por ul rolin e medieve print për informimin e qytetarëve. Tashmë konsumatorët e informacionit në përgjithësi dhe lajmit në vecanti nuk e marrin atë vetëm nëpërmjet një autoriteti mediatik por edhe në mënyrë horizontale nga një konsumator i informacionit tek tjetri, qoftë si individë, qoftë si grupe apo qoftë si platforma të ndryshme informacioni nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo ka çuar në mbylljen e shumë gazetave, falimentimin e televizioneve, shkurtimin e vendeve të punës në medie, rënien e të ardhurave nga reklamat dhe shitja dhe në përfundim edhe rënien e cilësisë së informacionit. Në Shqipëri kriza është edhe më e dukshme pasi alternon tërë problemet globale të medieve me ato specifike për Shqipërinë siç është ndërhyrja në politikat editoriale, preferencat dhe konflikti i interesave, mungesa e profesionalizmit dhe pavarësisë, ushqimi i medieve nga biznese të dyshimta, problemet e shpërndarjes, çmimi i ulët etj. Sot shtypi shqiptar numëron 18 tituj të përditshëm gazetash gjeneraliste. Afro 90% e tyre dominohen nga biznesi duke përkufizuar kështu edhe natyrën e pronësisë së mediave të shkruara në vend. Ato u shtuan dhe zunë tregun e tyre me futjen e bisnesit në industrinë e shtypit të shkruar. Ato mbahen atje dhe shumica prej tyre kanë të gjitha të dhënat për të falimentuar por nuk falimentojnë. Njësoj si ato që tashmë kanë dalë nga tregu një pjesë e tyre kanë tirazh të vogël, pak të ardhura nga shitja apo reklama, pothuajse aspak të ardhura nga publikimi online. Shpesh politikat editoriale nuk janë afatgjata dhe dominohen nga interesat e ditës së bizneseve që i mbajnë gjallë. Ose në rast se janë afatgjata në kuptimin e linjave ideologjike, brenda këtyre linjave operojnë me diversitete në terma kryesisht joprofesionale. Aktualisht tregu i mediave të shkruara është i mbingarkuar dhe mund të thuhet me siguri kjo edhe pse nuk ka një matje reale të këtij tregu për shkak se lojtarët në treg nuk sillen sipas rregullave të tij. Ka një mungesë totale të transparencës mbi financimin e produkteve të medies. Situata financiare është e paqartë dhe e panjohur. Dalëngadalë është krijuar një mbiinformim që furnizon krizën njësoj si do të rrënonte ekonominë një deflacion; tirazhi i 18 gazetave gjeneraliste (Panorama, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Shqip, Mapo, Standard, Metropol, Telegraf, Sot, 55, Republika, Koha Jonë, Ballkan, Albania, Dita, Shqiptarja.com, Korrieri, Albania Observer) në 2010 edhe më i vogël se tirazhi i shtatë gazetave të tilla më 1995 (Koha Jonë, Albania, Dita, Gazeta Shqiptare, Rilindja, Dardania, Zëri i Rinisë ); por ndërkaq nuk janë shtuar konsumatorët 7 e gazetave, por nuk është ulur apo ka qëndruar në vend numri i titujve të gazetave por gati është trefishuar, krahasuar me 15 vite më parë.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    343 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us