Observatori për të Drejtat e Fëmijëve Relacion situativ bazuar në të dhëna për fëmijët për Bashkinë Mallakastër

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është një entitet jo-fitimprurës Shqiptar i themeluar në vitin 2009 si pjesë e rrjetit të shoqërisë civile që monitoron situatën e fëmijëve në vend.

Nëpërmjet përfaqësuesve të saj në çdo Qark të Shqipërisë, dhe nga marrëveshjet e

bashkëpunimit me njësitë vendore në bashki dhe komuna, si edhe nga institucionet lokale, Observatori mbledh informacion mbi të dhënat nga rekordet administrative të shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale dhe autoriteteve të tjera lokale. Në qarkun Fier zyra e Observatorit ushtron veprimtarinë e saj prej Shtator 2011. Më shumë informacion gjeni në fq tonë të Web: http://www.observator.org.al

Nga analiza e të dhënave periodike të mbledhura nga Observatori për të Drejtat e fëmijëve në Bashkinë Mallakastër sipas ndarjes së re administrative (Bashkia + 8 njësitë vendore), rezulton se popullsia përllogaritet 42989 banorë. Duke e përllogaritur me numrin total të popullsisë në nivel kombëtar (4214808 banorë), rezulton se 1.02 % e popullsisë ndodhet në Bashkinë Mallakastër. Në Bashkinë Mallakastër sipas ndarjes së re administrative (Bashkia Ballsh + 8 njësitë vendore), numri i familjeve përllogaritet 11440 familje. Duke e përllogaritur me numrin total të familjeve në nivel kombëtar (1215064 familje), rezulton se 0.94% e familjeve shqiptare ndodhet në Bashkinë Mallakastër, sipas ndarjes së re administrative. Fëmijët (grupmosha 0-18 vjeç) përbëjnë një kategori të rëndësishme në Bashkinë Mallakastër. Numri i fëmijëve 0-18 vjeç për Bashkinë Mallakastër sipas ndarjes së re administrative është 12109 fëmijë në vitin 2014. Ndërkohë përqindja e fëmijëve të Bashkisë Mallakastër në raport me popullatën rezulton 28.17 % në vitin 2014, sipas ndarjes së re administrative. Numri i fëmijëve në Bashkinë Mallakastër sipas ndarjes së re administrative ka ardhur në ulje nga 13111 fëmijë në vitin 2010 në 12109 fëmijë në vitin 2014. Ndërkohë përqindja e fëmijëve në raport me popullatën ka ardhur në ulje nga 30.61% në vitin 2010 në 28.17 % në vitin 2014.

Fëmijët janë brezi i së ardhmes dhe një kategori e rëndësishme në të cilën duhet të fokusohen ndërhyrjet dhe programet e politikave sociale. Fëmijët në Bashkinë Mallakastër përbëjnë mbi ¼ e popullsisë, ndaj duhet të përfitojnë nga shërbimet që garantojnë mirëqënien sociale të tyre në fushat e edukimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale. Përqindja e fëmijëve në raport me popullsinë në zonat e ndryshme paraqitet mbi vlerën 27% (në vlerat e mëposhtme Selita është bashkuar me dhe Ngraçan me ).

1

Edukimi është një ndër të drejtat themelore të njeriut. Ndjekja e niveleve të ndryshme të edukimit paraqitet e ndryshme në zonat e ndryshme. Shkalla e rregjistrimit në nivelin arsimor parashkollor dhe arsimin e detyruar 9- vjeçar paraqitet:

Në Bashkinë Mallakastër shkalla e rregjistrimit në arsimin e mesëm paraqitet mbi vlerën 100% për shkak të rregjistrimit në shkollat e bashkive të mëdha të fëmijëve nga zonat përreth. Ndërsa në Ngraçan, Qendër, Aranitas, Greshicë, Selitë dhe Kutë nuk ka shkollë të mesme. Shkalla e rregjistrimit në nivelin arsimor të mesëm, paraqitet:

Shëndetësia është një fushë prioritare e mirëqënies së fëmijëve. Numri i banorëve që mbulon një mjek dhe një infermierë është i ndryshëm në zonat e mëposhtme:

2

Sistemi i mbrojtjes sociale ka për qëllim shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare në favor të shtresave me nivel më të ulët të ardhurash, duke ndikuar në drejtësinë sociale dhe zbutjen e kontradiktave ndërmjet shtresave të ndryshme. Përqindja e fëmijëve 6-15 vjeç, që jetojnë në familje që mbështeten me ndihmë ekonomike në Bashkinë Mallakastër ka ardhur në rritje nga 2.02% në vitin 2010, në 2.58% në vitin 2013.

Aftësia e kufizuar është një fushë e gjerë që prek një numër të madh fëmijësh në Bashkinë Ballsh Mallakastër. Përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuar ka ardhur në rritje nga 1.6% në vitin 2010 në 1.7% në vitin 2013 në Bashkinë Ballsh Mallakastër. Vlerat më të larta ndeshen në Qendër 2.8%, Ballsh 1.7%, Greshicë 1.2%, Aranitas 1.1%. Vlerat më të ulëta paraqiten në: Ngraçan 0%, Selitë 0%, dhe Fratar me 0.6%, Kutë 0.2%.

Menaxhimi i rasteve të fëmijëve në rrezik dhe me problematika të ndryshme, në nivel lokal Observatori në qarkun Fier ka implementuar projektet: “Forcimi i shërbimeve të mirëqënies sociale të fëmijëve- RIDE” dhe “Çdo fëmijë Rom në kopsht” . Observatori në bashkëpunim me NJDF-KQ Fier, në kuadër të dy projekteve ka ndjekur 56 raste të fëmijëve, prej të cilëve 39 raste janë zgjidhur dhe 17 raste janë në proçes. Numri i rasteve: • Fier: 2 fëmijë të parregjistruar në gjendjen civile (1 i zgjidhur), 4 fëmijë Rom të parregjistruar në kopsht (4 të zgjidhur). • Qendër Fier: 12 fëmijë të parregjistruar në gjendjen civile (8 të zgjidhur), 3 fëmijë në situatë lypje (3 të zgjidhur), 3 mosvaksinim (3 të zgjidhur), 10 fëmijë Rom të parregjistruar në kopsht (10 të zgjidhur). • Topojë Fier: 2 fëmijë të parregjistruar në gjendjen civile, 3 fëmijë me probleme dhune në familje (3 të zgjidhur) • Dërmenas Fier: 1 fëmijë në situatë rruge (1 i zgjidhur), 4 fëmijë Rom të parregjistruar në kopsht (4 të zgjidhur). • Fier: 1 fëmijë i parregjistruar në gjendjen civile • Lushnje: 1 fëmijë i dhunuar seksualisht (1 i zgjidhur) • Lushnje: 1 fëmijë me problem ekonomik/ alkoolizëm (1 i zgjidhur)

3

• Qendër Mallakastër: 2 fëmijë të parregjistruar në gjendjen civile • Fratar Mallakastër: 6 fëmijë të parregjistruar në gjendjen civile • Ballsh Mallakastër: 1 fëmijë me sjellje problematike si pasojë e divorcimit të prindërve

Kufizime të Relacionit situativ

Secili prej 12 qarqeve të Shqipërisë duhet të sigurojë të dhëna për numrin e banorëve rezidentë, të kategorizuar sipas gjinisë dhe moshës në nivel lokal, e dhenë që ende mungon edhe pse Observatori ka lobuar fort për mbledhjen dhe raportimin e këtij treguesi i cili është mjaft i domosdoshëm për të nxjerrë më pas raporte dhe përqindje. Një informacion i tillë do të lehtësoj proçesin e përllogaritjes së treguesve dhe analizimit të situatës aktuale për secilin qark. Aktualisht Observatori operon ende me të dhënat e Gjendjes Civile në lidhje me treguesit demografikë, një e dhënë e cila na ndihmon në përllogaritje edhe pse mund të ketë mangësi në nxjerrjen reale të vlerës, por që mund të masi trendin e ndryshimeve në vite.

Gjatë mbledhjes së të dhënave, zyrat rajonale të Observatorit kanë identifikuar më tepër vështirësi në mbledhjen e të dhënave në sektorin e arsimit. Për rrjedhojë, përfaqësuesit e stafit qendor dhe rajonal kanë intensifikuar komunikimet dhe perpjekjet për të advokuar me institucionet rajonale dhe lokale të arsimit për mbledhjen e këtyre treguesve.

Gjithashtu vështirësi në raportimin e të dhënave paraqesin edhe institucionet rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në drejtim të institucionit qendror. Për vitin 2014, zyrat rajonale të SHSSH kanë raportuar vlerën 0 për databazën e treguesve. Niveli i përgjigjshmërisë së këtyre aktorëve ka qenë i ulët. Një problem i tillë me mbledhjen dhe raportimin e të dhënave mund të lidhet edhe me ndryshimin e strukturave për shkak të zbatimit të reformës administrative- territoriale në Shqipëri.

Treguesit e mbledhur për Bashkinë Divjakë mund t’i gjeni në adresën zyrtare: www.observator.org.al

Migena Vallja

Lagja Kastriot, Brigada e XI-të Sulmuese, Këshilli i Qarkut Fier [email protected] 00355 6744967459 www.observator.org.al

4