Republika e Kosovës Republika - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 18, 19, 25 TETOR DHE 2 NËNTOR 2018

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 18, 19, 25. OKTOBRA I 2. NOVEMBRA 2018. GODINE

TETOR/NËNTOR - OKTOBAR/NOVEMBAR 2018

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, 5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, 6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, 7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e “Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”, 8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale, 15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për hetim parlamentar, 16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Punës, 17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, 18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, 19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, 20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik, 21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura, 22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publikë, 23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, 24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, 25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për kinematografinë,

2 26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, 27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat, 28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore, 29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L -090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, 30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 Ligji i sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport, 31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione, 32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, 33. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, 34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale, 35. Shqyrtimi i raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, 36. Shqyrtimi i raportit të auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” sh. a. për vitin 2017, 37. Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, 38. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017, 39. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 40. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, 41. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, 42. Shkarkimi i z. Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, 43. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Medie nga radha e komunitetit joshumicë, 44. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb, 45. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor, 46. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.

3 Dnevni red

1. Vreme za izjave van dnevnog reda, 2. Vreme za parlamentarna pitanja, 3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice, 4. Razmatanje Nacrta-zakona o ratifikaciji Sporazuma o Socijalnom osiguranju između Republike Kosovo i Švajcarske Konfederacije, 5. Razmatanje Nacrta-zakona o ratifikaciji Sporazuma o Socijalnom osiguranju između Republike Kosovo i Kraljevine Belgije, 6. Razmatranje Nacrta-zakona o ratifikaciji Ugovora o osnivanju transportne zajednice, 7. Razmatranje Nacrta-zakona br.06/L-078 o ratifikaciji Bilateralnog sporazuma između Vlade Republike Kosovo i Vlade Velikog Vojvodstva Luksemburga u vezi sa Projektom razvojne saradnje KSV/019: tehnička pomoć u kontekstu Evropskih Integracija, 8. Razmatranje Nacrt Zakona br.06/L-103 o ratifikaciji izmene i dopune br. 1 Finansijskog Sporazuma za IPA 2015 između Kosova i Evropske Unije, 9. Prvo razmatranje N/zakona o izmeni i dopuni Zakonika o krivičnom postupku Republike Kosova, 10. Prvo razmatranje N/zakona za Ministarstvo odbrane, 11. Prvo razmatranje N/zakona o Kosovske Snage Bezbednosti, 12. Prvo razmatranje N/zakona za Službu u Kosovskim Snagama Bezbednosti, 13. Prvo razmatranje N/zakona o porezu na prihode korporacija, 14. Prvo razmatranje N/zakona o porezu na lične dohotke, 15. Prvo razmatranje N/zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 03/L-176 o parlamentarnoj istrazi, 16. Prvo razmatranje N/zakona o Inspektoratu rada, 17. Prvo razmatranje N/zakona o zaštiti vazduha od zagađenja, 18. Prvo razmatranje N/zakona o izmeni i dopuni Zakona o regulisanju usluga vode, 19. Prvo razmatranje N/zakona o zaštiti vrednosti borbe OVK-a, 20. Prvo razmatranje N/zakona o platama u javnom sektoru, 21. Prvo razmatranje N/zakona o organizaciji i funkcionisanju Državne uprave i Nezavisnih agencija, 22. Prvo razmatranje N/zakona o javnim službenicima, 23. Prvo razmatranje N/zakona o javnom prenosniku Kosova, 24. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 05/L-075 o prevenciji i sankciji nasilja i negativnih pojava na sportskim događajima, 25. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 2004/22 o kinematografiji, 26. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 04/L-065 o autorskim pravima i srodnim pravima, 27. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 04/L-097 o bibliotekama, 28. Prvo razmatranje N/zakona za izmene i dopune zakona br.02/L-88 o kulturno nasleđe,

4 29. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 05/L-090 o sponzorstvu u oblasti kulture, omladine i sporta, 30. Prvo razmatranje N/zakona za izmenu i dopunu zakona br. 2003/24 o sportu i zakona br.04/L-075 izmenjenog i dopunjenog zakonom br. 2003/24 o sportu, 31. Prvo razmatranje N/zakona o peticijama, 32. Drugo razmatranje N/zakona br. 06/L-049 o naučnoj inovaciji i transferu znanja i tehnologije, 33. Drugo razmatranje N/zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 04/L-036 o zvaničnim statistikama Republike Kosova, 34. Drugo razmatranje Nacrta zakona o socijalnim preduzećima, 35. Razmatranje godišnjeg Izveštaja vlade o funkcionisanju sistema unutrašnje kontrole javnih finansija u javnom sektoru Kosova za 2017 godinu, 36. Razmatranje Izveštaja revizije regionalne kompanije vodovoda “Prishtina” sh. a. za 2017. godinu, 37. Razmatranje godišnjeg Izveštaja o stanju civilne službe Republike Kosova za 2017. godinu, 38. Razmatranje Godišnjeg izveštaja o radu Kosovske agencije za privatizaciju za 2017.godinu, 39. Imenovanje predsedavajučeg i članova Upravnog odbora Fonda za penzijske štednje Kosova, 40. Imenovanje predsednika Regulativne Komisije Javne Nabavke, 41. Imenovanje 7 (sedam) članova u Kosovskom savetu za kulturno nasleđe, 42. Razrešenje g. Shqiprim Pula sa funkcije člana Borda Regulatornog autoriteta elektronskih i poštanskih komuniciranja, 43. Formiranje ad hoc komisije za izbor kandidata za jednog(1) člana Nezavisne komisije za medije, iz redova ne većinske zajednice, 44. Formiranje ad hoc komisije za izbor kandidata za jednog (1) člana Borda RTK-a iz redova Srpske zajednice, 45. Predlog parlamentarnih grupa o zameni članova u parlamentarnim i anketnim komisijama, 46. Imenovanje jednog člana u parlamentarnoj anketnoj komisiji.

5 Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

KRYESUESI: Zonja dhe zotërinj deputetë, Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor 2018.

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

Rregullat i dini, do të fillojmë menjëherë. Fjalën e ka zoti Avdullah .

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Anëtarë të Qeverisë, Unë dola sot këtu në emër të...(ndërprerje e incizimit) pas konsultimit me disa prej grupeve parlamentare për një mocion procedural, duke qenë se sot është një ditë e rëndësishme, pasi në rend të dite janë ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ngritjen e mandatit të saj në Ushtri të Kosovës.

Ne kërkojmë që tri ligjet, pika 10, 11 dhe 12 të renditen të parat në këtë seancë dhe pas saj marrëveshjet ndërkombëtare, në mënyrë që t’u lejohet të gjithë deputetëve të marrin pjesë në diskutim dhe t’i votojmë këto ligje dhe këto marrëveshje të rëndësishme. Faleminderit!

KRYESUESI: S’kemi ardhur te rendi i ditës, Avdullah, ende.

Fjalën e ka zonja Ganimete Musliu, në emër të Grupit Parlamentar.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar ministra, Kolege dhe ju kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Ka kohë që politika në vendin tonë ka hyrë në një rreth vicioz dhe sikur në asnjë mënyrë nuk po gjen mundësi të dilet nga kjo situatë.

Megalomania politike dhe demagogjia na është bërë normë dhe kemi ardhur në atë pikë saqë edhe për tema të mëdha nacionale spektri politik shqiptar nuk mund të bëhet bashkë asnjëherë.

Shumë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kohë që e kanë humbur edhe arsyen e të qenët deputetë.

6 Disa parti politike janë verbuar nga egoja për të qenë në pushtet dhe mohojnë çdo gjë në këtë vend, mohojnë identitetin tonë, mohojnë lirinë tonë, mohojnë institucionet edhe historinë tonë, trashëgimin tonë, mohojnë ekzistencën tonë dhe nuk gjejnë arsye motiv për të ardhur në Kuvend edhe 20 vjet pas luftës të miratojnë ligje e vendime të rëndësishme nacionale, siç është edhe Ligji për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Secili nga ne mund ta duam shumë pushtetin dhe të bëjmë gjëra të ndryshme për të ardhur në pushtet, por vendit tonë nuk i duhen ata pushtetarë, të cilët nuk mund të dalin mbi vete dhe mbi partitë politike, ata pushtetarë që nuk mund ta mposhtin egon e tyre dhe politika ditore për të ardhur në Kuvend dhe për ta votuar një ligj, siç është Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” sot ose siç ka qenë pra katër vjetëve Ligji për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Ne asnjëherë nuk kishim besuar që një parti institucionaliste, siç është mësuar ta thërrasë veten Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund të rrinte jashtë sallës së Kuvendit javën që lamë pas dhe nuk do të vinte të votonte për një ligj, i cili është vetë bazamenti i institucioneve të këtij vendi.

Ne asnjëherë nuk mund të besonim se një parti që çdo ditë e ka gojën plot bashkim kombëtar dhe sikur në duar e ka fatin e të gjithë shqiptarëve, siç është Vetëvendosja, të mos vijë ta votojë Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për atë vend që e ka bashkuar jo vetëm Kosovën me Shqipërinë, por ka bashkuar shqiptarët në gjithë botën dhe ka ndryshuar përjetësisht fatin e tyre.

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk është hera e parë që iniciohet në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe në mandatin e kaluar. Ky ligj është shqyrtuar në komision, është shqyrtuar edhe në lexim të parë në Kuvend, po me shpërbërjen e Parlamentit ky ligj është kthyer në pikën zero dhe tani jemi në situatën në të cilën jemi dhe tani duke parë sjelljen të disa partive politike edhe atëherë, edhe tani, lë për të kuptuar se dikush është i interesuar që kullat e Jasharajve të rrënohen dhe historia jonë më e re dhe më e lavdishme të harrohet, sepse ligji në fjalë nuk përmban asgjë tjetër, përveç ruajtjen e trashëgimisë tonë historike dhe vlerave tona shpirtërore e kombëtare. Konservimin e kullave, të cilat e dini të gjithë tashmë, se janë në një gjendje të rëndë dhe nga dita në ditë rrezikojnë të shemben dhe të shkatërrohen.

Partia Demokratike e Kosovës sot me të drejtë pyet: kush po frikohet edhe 20 vjet pas luftës nga komandanti legjendar Adem Jashari? Sepse mosmiratimi i ligjit nuk mund të kuptohet ndryshe, aq më tepër kur qe 20 vjet janë po këto dy parti politike që i thanë jo ligjit, të cilat qeverisin me Prishtinën dhe, siç e dini kanë ndërtuar e sjellë përmendore e monumente të ndryshme në

7 Prishtinë, po në asnjë mënyrë nuk gjejnë mundësi për ta gjetur një vend të merituar në Prishtinë për komandantin legjendar Adem Jashari.

Partia Demokratike e Kosovës, edhe sot përmes kësaj foltore bën thirrje te të gjitha partitë politike shqiptare që të bashkohen dhe ta votojnë ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, sot, sepse nesër do të jetë vonë dhe deshëm apo s’deshëm gishti do t’i drejtohet dikujt dhe fajtori do të jetë përgjegjës për mohimin e ekzistencës tonë, lirisë tonë dhe jetës sonë në Kosovë.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Zonja dhe zotërinj, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Janë bërë një vit prej kur po jetojmë nën sundimin e kësaj Qeverie aktuale dhe në atë çast kur u bë e ditur që PAN-i do ta qeveriste Kosovën, nuk njoh asnjë person që ka pasur shpresën në Kosovë do të bëhet më mirë.

Bile mendoj që intimisht as vetë ata që erdhën në pushtet nuk kanë besuar që për Kosovën do të jetë më mirë.

Në këtë pushtet ka shumë ambicie, shumë lakmi, pangopësi, interesa të ngushta, keqpërdorime, zhvatje dhe gabime, ama fare pak, për të mos thënë aspak, interesa shtetërore dhe mbrojtje të të drejtave njerëzore.

Në Kosovë është bërë pothuajse e zakonshme të vdesësh në vendin e punës, është bërë po thuajse normale t’i japësh qindra miliona euro të shtetit për përfituesit privatë, herë për kompanitë e ujit, herë për Behtel&Enkën e tash edhe për pistën e gatshme të Limak&Çalik-ut.

Milionat e buxhetit tonë që mblidhen nga tatimet e qytetarëve po shkojnë për hesape të profitit personal.

Ndërkohë që shëndetësia jonë po vuan nga mungesat elementare të shërbimeve.

Jemi shteti i vetëm në Evropë që jemi ende pa sigurime shëndetësore.

Varfëria dhe papunësia e kanë pllakosur Kosovën.

Kosova në vitin 1981 ka pasur dy milionë banorë, kurse para pesë vjetësh kishte 1,7 milion banorë. Sot, në këtë vit, ka me siguri edhe më pak.

8 Jo për shkak të natalitetit, zonja dhe zotërinj, po për shkak që jeta më e mirë po kërkohet çdo kund tjetër, përveçse në atdheun tonë.

Kush ka mend në kokë që të mburret me këtë gjendje? Askush, përveç atyre që totalisht janë shkëputur nga jeta e qytetarit tonë tipik dhe në mënyrë të paskrupullt e projektojnë jetën e vet sikur të ishte jeta e të gjithëve.

Ata që po marrin vendime, nuk e kanë gjetur çelësin e zhvillimit ekonomik.

Drejtësia dhe gjyqësia janë shtrënguar pa mëshirë nga grushti i hekurt këtij regjimi dhe po shtrydhen deri në pikën e fundit.

Dhe a e dini kush po e bën këtë, zonja e zotërinj? Ata që rrahin gjoks dhe e përmendin për çdo ditë Adem Jasharin, bashkë këta na kanë sjellë në këtë gjendje.

Krejt në këtë sfond, sikur të mos mjaftonte kjo atmosferë e zymtë, doli edhe një herë në skenë presidenti Thaçi me idenë e pazareve territoriale. Ndonëse deri tash e kemi parë vetëm një betejë të deklaratave publike, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë konkrete që presidenti ta braktisë këtë projekt.

Në prapavijë të mospajtimit deklarativ të kryeministrit me presidentin e kemi parë një përpjekje të vazhdueshme të ekzekutivit për t’i zgjeruar ekipin negociator Hashim Thaçit.

Një ekip, në të cilin vetë ai do të ishte edhe prokurori, edhe gjyqtari.

Kushdo që thotë se për t’ia parë potencialin e mirë kësaj qeverie të dobët duhet të presim ende, qytetari e ka të qartë se dita e mirë shihet në mëngjes, por ky mëngjes pa dyshim që ishte një makth, prej të cilit puna më e mirë është që të zgjohesh sa më shpejt.

Prandaj, nga kjo krizë e thellë institucionale dhe shoqërore nuk mund të dalim përveçse t’ia ofrojmë edhe një herë mundësinë sovrani që të na e tregojë drejtimin.

Vitin e kaluar populli tregoi qartë që e ka ndarë mendjen për ndryshim të kursit politik, por pazaret e akshamit në çastet e fundit krijuan makinacione të paimagjinueshme që ky vullnet të bllokohej me çdo mjet.

Por këtë vit, ma merr mendja, që askush më nuk ka dilema se çfarë qeverisjeje duhet të ndodhë, ashtu që ndryshimet e vërteta të vërehen.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

9 DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Parimisht pajtohemi me mocionin procedural, i cili u shtrua në fillim. Kërkojmë që të kemi mundësi ose të shtrojmë edhe një mocion procedural, pra rezoluta për shtesat e fëmijëve, e cila nuk është votuar në seancën e fundit, të hidhet në votim, meqë kemi numër të mjaftueshëm të deputetëve dhe besoj që kjo çështje na takon të gjithëve përtej partive politike. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Është dashur të pritet kur të hyjmë te çështja e rendit të ditës.

Vazhdojmë! Zonja Albulena Balaj-Halimaj e ka fjalën.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Faleminderit, zoti kryesues! I nderuar kryeministër, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Unë desha të flas për një çështje, të cilën këto ditë e keni parë në mediat tona, është fjala për Çlirim Malokun, një 19-vjeçar, i cili u rrah brutalisht në Serbi dhe në një deklaratë të babait të tij për një televizion ai tha se më përpara reagoi Vuçiqi për të dhe e dënoi sulmin se sa autoritetet tona këtu në Kosovë.

Prandaj, po dua të them që ne duhet të jemi të kujdesshëm për qytetarët tanë kudo që janë dhe t’u dalim në mbrojtje, në mos paçim mundësi me diçka tjetër, të paktën me deklarata, e para kjo.

E dyta, kam pranuar një kërkesë nga zjarrfikësit, të cilët po punojnë sidomos gjatë sezonit veror, e që puna e tyre shpeshherë ose orët shtesë të tyre shpeshherë ose fare nuk u paguhen. Prandaj, ata kanë kërkuar që të ngre këtë çështje këtu në Kuvend dhe të shohim çka mund të bëjmë që t’i paguajmë orët shtesë të tyre. Dhe, e treta, për të cilën dua t’ jua tërheq juve, kolegë deputetë, vëmendjen, është që nëpër takimet tona, nëpër vende të ndryshme, nëpër konferenca të ndryshme, në Parlamentin Evropian të kemi një qasje pak më ndryshe për vendin tonë, pavarësisht asaj a jemi opozitë apo pozitë, sepse nesër mund të ndryshojnë këto, ne të mos flasim keq për vendin tonë, për t’u krijuar të tjerëve apo shteteve të tjera një imazh të keq vendit tonë. Pra, ne i krijojmë vetë vendit tonë një imazh të keq, pastaj habitemi pse dhe nga e marrin një mendim të tillë për neve në Kosovë deputetët evropianë, shtetet evropiane dhe secili nga vendet e Bashkimit Evropian.

Pra, të kemi një qasje tjetër, unë kam parë që shumë deputetë nëpër takime të ndryshme kanë folur ku është më e keqja për vendin e tyre, por kjo nuk është në rregull, kjo ka ndodhur edhe me deputetët shqiptarë të Maqedonisë, edhe me deputetët e tjerë shqiptarë të Shqipërisë, prandaj do të doja që nëpër takimet tona të kemi një qëndrim të përbashkët, sepse ne jashtë vendit tonë shkojmë ta prezantojmë me dinjitet Kosovën dhe asnjëherë partitë tona politike. Të jemi të

10 kujdesshëm se si e prezantojmë vendin tonë nëpër shtetet e tjera të Bashkimit Evropian dhe në parlamentet evropiane. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

FATON TOPALLI: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kryetar i Kuvendit, Deputetë dhe deputete, Sot për pikën e parë të rendit të ditës do të flas për vdekjen e punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit kanë humbur jetën 93 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa në të njëjtën periudhë kohore janë lënduar së paku 230 të tjerë, për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë. Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave ata nuk janë të regjistruar fare si kategori e veçantë, thjesht ata nuk ekzistojnë as si numra. Pika jashtë rendit të ditës shkon shumë mirë me temën që dua të shtroj, sepse 93 punëtorë të vdekur në vendet e tyre të punës janë jashtë rendit të ditës për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë jashtë rendit të ditës për inspektorët e punës, në Ligjin e punës dhe janë jashtë rendit të ditës në Ligjin për shëndetin dhe sigurinë në punë. Dhe, për të qenë shumë i sinqertë, më duhet të pranoj që kjo nuk më habit shumë, sepse jashtë rendit të ditës janë 1.7 milion qytetarë të Republikës së Kosovës. Mbrëmë, para se të vija këtu, takova një mik zviceran, përgjegjës për sigurinë në një ndërmarrje të madhe ndërtimi dhe fola me të për masat e sigurisë në punë. Ai më tha, mes të tjerash, që masat e sigurisë janë shumë të rëndësishme, sepse në rastin e lëndimeve në punë dhe fatkeqësive që për pasojë kanë vdekjen, shpenzimet e shërimit dhe pensionet për familje janë shumë të larta, prandaj dhe punëdhënësit dhe në përgjithësi të gjithë të tjerët në Zvicër angazhohen maksimalisht për sigurinë në punë. Kur më pyeti ai si është e rregulluar kjo çështje tek ne, i thashë: “Pak a shumë njësoj, edhe te ne ndiqet parimi i ekonomicitetit. Ne nuk investojmë për sigurinë në punë, sepse jeta e një qytetari është më e lirë se investimi për siguri”. Nuk e di nëse miku im zviceran e kuptoi ironinë, por mua më erdhi rëndë t’i them se tek ne jeta e një qytetari jo vetëm që është shumë e lirë, por në fakt, nuk ka asnjë vlerë.

Sado vulgar dhe ironik të jetë komenti im, ky supozim është realitet në Kosovë. Jam shumë i vetëdijshëm që ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen raste të vdekjes në punë, pavarësisht masave të sigurisë, pavarësisht në qoftë se ato janë optimale, megjithatë nuk do të vdesin 18.6 punëtorë në vit, siç ndodh tani. Arsyeja pse po e shtroj këtë temë nuk janë 93 punëtorë që kanë vdekur në punë, sepse jeta e tyre ka përfunduar, por është përgjegjësia për t’i shpëtuar ndoshta 100 të tjerë që mund të humbin jetën gjatë vjetëve të ardhshme. Problemi është që për mbrojtjen e tyre nuk po bën askush asgjë. Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, duhet të themelohet një Këshill nacional, i cili propozon, rekomandon dhe harton politika për përmirësimin e nivelit të sigurisë. Ky Këshill ka mbajtur vetëm një mbledhje në vitin 2017, pavarësisht rasteve të

11 vazhdueshme të vdekjes në punë. Besoj që ky fakt tregon shumë, flet shumë se sa është vlera, respektivisht sa pak vlerë ka jeta e njeriut në Kosovë. Unë nuk po flas për 50 mijë veteranë të pasluftës, por për 15 mijë heronj të punës që bukën e gojës e fitojnë duke sakrifikuar jetën e tyre. Kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale t’i kryejnë detyrat e përcaktuara nga Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Ky ligj, i cili gjithë barrën e sigurisë ua lë vetëm punëdhënësve, prandaj edhe nuk gjen zbatim në praktikë, ka nevojë për reforma, ashtu siç ka nevojë për reforma edhe Ligji i punës. Ligjet që ne i kemi për mbrojtjen e punëtorëve janë më shumë shpalosje vlerash, se sa përcaktime normash. Mbi të gjitha, punëtorët e Kosovës kanë nevojë për sigurimin e fatkeqësisë në punë, i cili do të ishte një fond i përbashkët i punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe do t’u siguronte punëtorët e Kosovës një trajtim me dinjitet. Ky fond nuk ekziston, ky sigurim nuk ekziston, prandaj duhet ta bëjmë, aq më shumë se sigurimi i fatkeqësisë në punë jo vetëm që do të mundësonte trajtim me dinjitet të të lënduarve, por na mundëson ta kursejmë Buxhetin e Kosovës...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar nënkryetar Xhavit Haliti! I nderuar kryeministër, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Pasi jemi në fazën e përgatitjes të projektbuxhetit për vitin 2019 dhe përbërja e Qeverisë, bashkë me kryeministrin, është këto, dua të parashtroj një kërkesë, e cila lidhet me investimet strategjike të Kosovës. Ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade të re, autostrada që po shkon përgjatë lumit Ibër, nga Leposaviqi për Mitrovicë dhe që do të lidhej me autostradën e Dukagjinit deri në Istog.

Është një propozim nga ana ime që të planifikohet në projektbuxhetin e vitit 2019 dhe në vitet pasuese, sepse është në interesin e veçantë, strategjik të Kosovës, për qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, por do të ndihmonte gjithsesi edhe në zvogëlimin e radhëve të gjata në dy pikat kufitare, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, të cilat janë të mbingarkuara, në veçanti në sezonin veror, kur vijnë bashkatdhetarët tanë dhe kjo autostradë, kjo autorrugë e re do të ndihmonte lëvizjen edhe në pikën tjetër kufitare te Leposaviqi, por do të ndihmonte gjithashtu edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Veriut, e në veçanti të qytetarëve shqiptarë, të cilët jetojnë në veriun e Kosovës, e të cilët janë heronjtë e Kosovës, sepse nuk braktisën tokat e tyre stërgjyshore dhe ne duhet të punojmë që ata vërtet të lëvizin lirë dhe lirshëm në autorrugët e Kosovës dhe të kenë një qasje më të mirë me të gjithë territorin e Republikës.

12 Autorruga nga Leposaviqi për Mitrovicë e deri në Istog do të ndihmonte edhe në aspektin e zhvillimi ekonomik edhe të kësaj zone dhe do bënte një lidhje më të mirë të gjitha autorrugëve në Republikën e Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Salih Salihu.

SALIH SALIHU: Të nderuar kolegë deputetë! Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Mbasi jemi në kohën e mbjelljeve vjeshtore, sot dua të diskutoj për rëndësinë e imputeve bujqësore, pra farës së grurit dhe plehut artificial që importohet nga vendet tjera në Kosovë për t’i mbjellë fushat e Kosovës.

Kosova çdo vit mbjell rreth 60-70 mijë hektarë me grurë dhe për këto sipërfaqe do të duhen rreth 20 mijë tonë farë gruri dhe përafërsisht 25 mijë tonë pleh artificial. E gjithë kjo sasi e imputeve thuajse tërësisht importohet nga vendet e tjera, kryesisht nga , duke përbërë një kosto prej rreth 20 milionë euro në vit, për shkak se Kosova nuk ka varietet të vetin të grurit në treg dhe se Kosova deri më tash nuk ka filluar të prodhojë pleh artificial brenda vendit. Përveç kësaj cilësia e farës së plehut të importuar shpesh ndodh të mos i përgjigjet etiketës apo deklaratës përcjellëse të mallit të importuar, duke i dëmtuar kështu fermerët e Kosovës, të cilët si pasojë e kësaj realizojnë rendimente të ulëta. Pra, ndodh që fara të mos jetë e certifikuar për mbjellje, ndërsa plehu artificial të mos e ketë përmbajtjen e duhur të materieve aktive, ashtu qysh shkruan në thes. Ne si komision javën e kaluar kemi biseduar për këto shqetësime të fermerëve dhe i kemi ftuar në komision edhe njerëzit përgjegjës të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për kontrollin e produkteve bujqësore të importuara dhe të prodhuara brenda vendit.

Nga raportimi i tyre u pa që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka ngecje në marrjen e mostrave të mjaftueshme për analiza në raport me sasitë e imputeve të importuara, pra Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk është në krye të detyrës konform obligimeve ligjore që ka. Prandaj, nga këtu dua të kërkoj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, si institucion përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve bujqësore, të importuara dhe të prodhuara brenda vendit, që të rritë kontrollin e imputeve bujqësore në pikat doganore, por edhe në stoqet e importuesve dhe barnatoreve bujqësore, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë fermerëve, gjegjësisht prodhuesve të grurit në Kosovë, duke siguruar farë dhe pleh cilësor, e këto janë dy faktorë kryesorë për rritje të rendimentit të grurit nëpër sipërfaqet bujqësore në Kosovë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Me kaq ka përfunduar kjo pikë e rendit të ditës, sipas Rregullores. Fjalën e ka kërkuar zoti kryeministër, Ramush Haradinaj.

13 KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: I nderuar kryesues, zoti Haliti! Të nderuar deputetë, Kolegë të Kabinetit qeveritar, Media, Për qartësim, Qeveria e Kosovës mirëpret shqyrtimin në lexim të parë të ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pra, e mirëpresim për shqyrtim në lexim të parë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fillojmë me pikën e dytë e të rendit të ditës:

2. Koha për pyetje parlamentare

Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit koha për pyetje parlamentare zgjat 60 minuta, e dini. I kemi 13 pyetje. Pyetja e parë është e zotit Avdullah Hoti për ministrin Valdrin Lluka. Zoti Hoti e keni fjalën!

AVDULLAH HOTI: Nuk kam pyetje, kryesues! Faleminderit!

KRYESUESI: Atëherë, nuk dëshiron ta bëjë pyetjen, hiqet nga rendi i ditës si pyetje. Deputeti Naser Rugova, pyetje për ministrin Shyqiri .

NASER RUGOVA: Gjithashtu, nuk do të procedoj me parashtrimin e pyetjes.

KRYESUESI: Hiqet nga rendi i ditës pyetja e zotit Naser Rugova. Deputeti Naser Rugova, pyetje për ministrin Abelard Tahiri.

NASER RUGOVA: Pasi edhe ministri nuk është këtu, edhe nuk dua t’i parashtroj pyetje, por i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë që më shumë se tetë muaj e kanë lënë Komunën e Istogut pa noter dhe një administrim i tillë dhe një ndarje, një shpërndarje e tillë e noterëve thjesht duhet të jetë brengë, sepse detyrohen rreth 50 mijë banorë të shkojnë në Pejë dhe të noterizojnë aktet më të thjeshta. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Shqipe Pantina, pyetje për ministren Dhurata Hoxha.

SHQIPE PANTINA: Ministrja nuk është këtu, unë edhe javën e kaluar, në fakt në seancën e kaluar e kam parashtruar pyetjen, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës, përkatësisht aplikimin për t’u anëtarësuar në ‘Open Government’, ose Iniciativën për Qeverisje të Hapur. Pyetja ka qenë se a ka aplikuar Qeveria jonë, sepse pa aplikuar Qeveria, nuk mund të aplikojë Kuvendi dhe Forumi për Transparencë, ku unë jam anëtare, e kemi vullnetin që Kuvendi të bëhet pjesë e kësaj iniciative, por fillimisht këtë duhet ta bëjë Qeveria.

14 Kështu që, a ka aplikuar Qeveria dhe nëse po, në çfarë faze jemi?

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Driton Çaushi, pyetje për kryeministrin Haradinaj.

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit, kryesues! Zoti Kryeministër, Për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ballafaqohet me një rrezik permanent dhe shumë serioz të shëndetit publik. Fjala është për mbetjet apo nënproduktet shtazore dhe ushqimore të patrajtuara, të cilat paraqesin një burim tepër të rrezikshëm të infeksioneve dhe intoksikimit, si dhe cenojnë në mënyrë të rëndë shëndetin publik dhe atë të kafshëve.

Aktualisht të gjitha këto mbetje që vijnë nga thertore të ndryshme, restorante dhe biznese të tjera, përfundojnë në deponi të rëndomta nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës, pa iu nënshtruar asnjë trajtimi apo asgjësimi të domosdoshëm, duke rrezikuar kështu në vazhdimësi shëndetin e banorëve përreth tyre, por edhe kontaminuar tokën dhe ujërat nëntokësore. Mungesa e një sistemi funksional për trajtimin dhe asgjësimin e nënprodukteve shtazore dhe ushqimore vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve tanë. Në vitin 2016 mediat patën raportuar për këtë çështje. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, një fabrikë e përpunimit të nënprodukteve të kafshëve është planifikuar të ndërtohej me një investim prej 7.7 milionë eurosh, ku 5.7 milionë ishin investim i Bashkimit Evropian.

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, aso kohe pati deklaruar se përfundimi i ndërtimit do të jetë më së largu në fillim të vitit 2017. Deri më sot kjo fabrikë nuk ka filluar funksionimin. Pyetja ime për ju, zoti Kryeministër, cilat janë arsyet që një projekt kaq i rëndësishëm dhe kaq i kushtueshëm vazhdon të mbetet ende i parealizuar, duke rrezikuar jetët e qytetarëve tanë në mënyrë të përditshme dhe të vazhdueshme.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti kryeministër, e keni fjalën.

KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: Faleminderit, i nderuar deputet Çaushi! Në përgjigje po ashtu kam disa të dhëna për koston e fabrikës, nuk po i lexoj se janë ashtu siç i thatë ju, pra është procedura e saktë, por pajtohem me ju se është parashikuar dhe është paralajmëruar që kjo fabrikë të përfundojë në pjesën e parë të vitit 2018, të paktën. Mirëpo, më lejoni t’ju them, se për shkak të vonesave në nisje, pra ashtu është shpjegimi zyrtar, në procedura, në nisje, është dashur të respektohen disa afate të caktuara të ofertimit, e të punëve, e ku di unë, të gjitha këto.

Mund t’ju them, pra, që tani objektiv është që në vitin që vjen, edhe atë nuk mund të them në pjesën e parë, por në vitin që vjen të përmbyllen të gjitha procedurat me këtë fabrikë.

15 Aktualisht, pra, nuk mund ta konfirmoj se a do të kryhet kjo në pjesën e parë të vitit 2019, por brenda vitit po. Pra, atëherë rezulton që fabrika do të jetë operuese, e tëra, diku në pjesën e dytë të vitit 2019.

KRYESUESI: Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Çaushi?

DRITON ÇAUSHI: Zoti kryeministër, Më duhet t’jua rikujtoj se nuk është hera e parë që ngre çështje që kanë të bëjnë me Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës, e kam përsëritur shumë herë që shpesh nga institucionet dhe nga politikëbërësit rëndësia e këtij institucioni, e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, neglizhohet.

Nëse i kemi 18 punëtorë që vdesin në vendet e punës në industrinë e ndërtimit, ju siguroj që humbjet dhe vdekjet që shkaktohen për shkak të neglizhencës, mosprofesionalizmit dhe papërgjegjësisë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës janë njëjtë serioze sikur në atë të ndërtimit. Problemi që këto janë të padukshme, mirëpo ju e keni një rezolutë të Kuvendit që duhet të merrni masa nga data 26 prill nga ky Kuvend dhe ende nuk e keni plotësuar asnjë nga parakushtet e kësaj rezolute.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti kryeministër!

KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: Faleminderit, Driton! E vërtetë është, pra këto janë ngecje serioze në afat kohor dhe rezulton që pjesa teknike, pra, është afër përfundimit këtë vit. Mirëpo, funksionalizimi i kësaj fabrike vetvetiu është e pamundur të ndodhë në këtë etapë. Shpjegimi është se lidhur me zbatimin e projektit, ka qenë me vonesë për shkak se është dashur të respektohen procedurat e shpronësimit të tokës, për shembull, në atë kohë në fillim, në nisje, pastaj pajisja me leje ndërtimi dhe dokumentacion tjetër. Ky është një projekt i përbashkët. Zakonisht kur ka dy partnerë, ju e dini, edhe më vështirë disa procedura shkojnë, pra është investim i përbashkët edhe me BE-në.

Bazuar në këtë, pra lajmi i vetëm i mirë që mund ta japim është se, po, vitin që vjen funksionalizohet, pra është në veprim. Jam i bindur që edhe Qeveria e Kosovës, po edhe të gjithë ata që janë në detyrë, besoj edhe e kuptojnë që edhe nga ky diskutim që një llogaridhënie duhet të ndodhë për ngecje, por vonesa, për... kur nuk janë të shpjegueshme, pra kur nuk kanë bazë ligjore. Ne do të interesohemi edhe më tutje pse vonohet funksionalizimi.

Tani nuk jam i sigurt se a është çështje menaxheriale e një stafi, që duhet t’i marrë përgjegjësitë e të fillojë ta operojë apo ku ka ngecur, mirëpo premtimi është që do të bëhet funksionale vitin që vjen. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Deputeti Haxhi Avdyli, pyetje për ministrin Kujtim .

16 Zoti Avdyli s’është këtu. Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, pyetje për ministrin Shyqiri Bytyqi. Zonja Bunjaku nuk është këtu. Deputetja Valentina Bunjaku, prapë pyetje. Deputetja s’është këtu. Deputeti Faton Topalli, pyetje për ministrin Uran Ismajli. S’është këtu as Fatoni. Deputetja Baftiu, pyetje për ministrin Uran Ismajli.

BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetar! I nderuar ministër, Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Në bazë të të dhënave në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës për vitin 2016 janë raportuar 24 092 lindje. Prej tyre, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë kryer gjithsej 10 139 lindje, apo 42.1%. Në spitalet e përgjithshme në nivel vendi janë kryer 12 810 lindje, apo 53.2% të lindjeve. Në maternitete janë kryer gjithsej 654 lindje, apo vetëm 2.7% e totalit të përgjithshëm të lindjeve.

Shqetësimi im që po e përcjell përmes kësaj pyetjeje, e që është shqetësim edhe i shumë grave dhe mamive në nivel vendi, ka të bëjë me pamundësinë e grave shtatzëna që të marrin shërbime dhe që të lindin në maternitetin më të afërm ku jetojnë. Një gjë e tillë po ndodh, sepse në disa maternitete nuk ka mjekë e gjinekologë, e disa edhe janë mbyllur. Pyetja ime, ministër, është: cili është plani i Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim? A do t’i funksionalizoni dhe fuqizoni maternitetet apo do të vazhdohet me mbylljen e tyre, siç po ndodh tani? Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti ministër, e keni fjalën.

MINISTRI URAN ISMAJLI: Faleminderit! Faleminderit, nënkryetar! Deputete Baftiu, Ashtu siç e thatë edhe ju, ka një diskrepancë të madhe mes lindjeve që ndodhin në spitalet tona dhe ato të cilat ndodhin në maternitet dhe kjo mungesë e këtij volumi të lindjeve ka shkaktuar që disa nga QKMF-të apo komunat i kanë mbyllur maternitetet.

Unë e pashë se në pyetjen tuaj ishte se a do të vazhdojë ministria mbylljen? Më lejoni të jap një informatë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka mbyllur asnjëherë maternitete, kjo është bërë zakonisht nga komunat, pra kanë marrë një vendim të tillë dhe shumica e arsyetimit të tyre është se nuk kanë, pra nuk është kosto efektive. Edhe pse ne si ministri kemi tentuar që të jemi më..., pra, se ato jo gjithmonë shfrytëzohen vetëm për lindje, por shfrytëzohen edhe si qendra këshillimore, prandaj jodoemos që vlera e tyre është vetëm në numrin e lindjeve.

17 Natyrisht, kjo është një çështje të cilën jemi duke tentuar ta adresojmë, edhe pse ata kanë obligim që para mbylljes së maternitetit të kërkojnë pëlqimin nga ministria, këtë s’e kanë bërë. Pra, kanë vazhduar komunat, i kanë mbyllur vetë maternitetet, kanë menduar që nuk u nevojiten. Natyrisht, një gjë që jemi duke u munduar ta bëjmë, është edhe nëpërmjet “Planit strategjik për nëna dhe fëmijë”, që ta trajtojmë çështjen e maternitetit jo vetëm me variabëlin e lindjeve, se në qoftë se tentojmë vetëm me atë se sa lindin, atëherë numri kurrë s’do të jetë i mjaftueshëm që t’i mbajmë ne ato hapur, pra t’i mbajnë komunat.

Prandaj, pra po mundohemi ta trajtojmë edhe në një mënyrë tjetër, mirëpo mendoj se duhet bërë një presion edhe te kryetarët e komunave, aty ku duhet të kenë, të ndajnë buxhet, në mënyrë që ta mbajnë maternitetin, edhe në qoftë se nuk ka lindje të mjaftueshme, prapëseprapë të qëndrojë aty dhe të mbetet si qendër këshillimore dhe mbështetëse për gratë shtatzëna. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Pyetje shtesë?

BESA BAFTIU: Ministër, Komunat janë përgjegjësie, e dimë, për mjekësinë familjare, gjegjësisht për shërbimet e nivelit primar në shëndetësi. Nëse në komunat thonë që kosto efektiviteti është më i lartë me hapjen e materniteteve apo në mbajtjen e këtyre materniteteve që janë, unë besoj se mjekësia familjare është ajo që e ka për bazë që maternitetet të jenë të hapura, duke pasur parasysh se kosto, efektiviteti është shumë më i ulët nëse ka këshillimore, bëhen kontrolle dhe eventualisht edhe lindjet në ato maternitete.

Prandaj, ju si ministri duhet të merrni masa në këtë drejtim, sepse siç e dini, materniteti në Dragash, duke pasur parasysh se është një komunë me shumë fshatra, dhe e dimë se largësia prej Dragashit deri në Prizren është diku 37 kilometra e çdo...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti ministër!

MINISTRI URAN ISMAJLI: Faleminderit, deputete! Besoj se në këtë aspekt jemi të mendimit të njëjtë. Edhe unë, po ashtu si ju, konsideroj që nuk kemi mundësi ta masim rezultatin e maternitetit vetëm me numrin e lindjeve. Mirëpo, këtu kemi pak një lloj kontradikte. Në njërën anë ne themi që mjekësia primare është çështje e komunave, e në anën tjetër, kur vjen puna te shtimi i investime për shërbimin primar, komunat e kanë një, ta themi, e kanë ndoshta një kërkesë buxhetore nga sektorët e tjerë dhe e lënë pak më shumë te Ministria e Shëndetësisë ose granti qeveritar për shëndetësi.

18 Andaj, mendoj që kërkon, edhe ju si deputetë, edhe ne si ministri, po edhe kryetarët e komunave, të cilët qoftë në Komunën e Dragashit apo cilëndo komunë tjetër, të bashkëpunojmë në mënyrë që ta krijojmë një hapësirë, qoftë financiare, po qoftë edhe juridike, që atë maternitete të mbahen. Unë jam për që të mbahen ato maternitete afër, për arsye sepse gratë, të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë për këshillime te gjinekologu, e kanë mundësinë të shkojnë në afërsi të tyre, të marrin shërbim për gjinekologji, po edhe për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Besa Baftiu, pyetje për ministrin Endrit .

BESA BAFTIU: I nderuar ministër, Në sesionin pranveror, në njërën nga seancat, nga deputetët e Kuvendit me plotë të drejtë është ngritur si shqetësim përmbajtja e lodrave të plastikës për fëmijë, që shiten në dyqanet tona. Ish- ministri Hasani pati premtuar se do të dërgojë mostra të lodrave të plastikës jashtë vendit dhe nëse rezulton se përmbajtja e materieve është e dëmshme, atëherë do të ndërmarrë masa. Me sa kemi dëgjuar përmes medieve, rezultatet janë shqetësuese, sepse nga 15 mostra të dërguara në Laboratorin SGS në Holandë, 12 prej këtyre mostrave kanë përmbajtje të materieve të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Pyetja është: cilat masa janë ndërmarrë dhe a janë konfiskuar lodrat me përbërje të dëmshme për shëndetin?

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti ministër Shala, e ke fjalën.

MINISTRI ENDRIT SHALA: Faleminderit! I nderuar kryesues, I nderuar kryeministër, Deputetë, Ministra, E nderuar deputete zonja Baftiu, Faleminderit shumë për pyetjen dhe interesimin e juaj. Në lidhje me çështjen, ose në lidhje me pyetjen të cilën ju e keni bërë për sigurinë e lodrave për fëmijë, të cilat qarkullojnë në tregun e brendshëm në Kosovë, unë mund t’ju njoftoj se Inspektorati i Tregut gjatë muajve prill dhe maj ka marrë 15 mostra të lodrave, të cilat janë dërguar në laborator në Holandë. Pas testimeve laboratorike të bëra në këtë laborator, ka rezultuar me sa vijon: nga 15 këto mostra, 10 mostra nga to kanë dalë që nuk janë konform kërkesave ligjore të cilat i përcaktojnë ligjet në fuqi për këtë çështje; 8 prej tyre nuk e kanë përmbushur standardin teknik, fizik dhe mekanik, kurse dy mostrat e tjera nuk e kanë përmbushur kriterin kimik, e me këtë nënkuptojnë se këto dy mostra ose përdorimi i tyre shkakton dëmtime serioze te fëmijët, ose te përdoruesit e tyre.

19 Tash sapo kanë arritur këto rezultate, Inspektorati i Tregut ka bërë konfiskimin e menjëhershëm të të gjitha këtyre lodrave dhe të njëjtat janë në procedurë për asgjësimin e tyre. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke e pritur një leje mjedisore nga Ministria e Ambientit dhe posa që ta marrim këtë leje këto lodra do të asgjësohen nga deponia ku janë duke u mbajtur të bllokuara. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Pyetje shtesë nga zonja?

BESA BAFTIU: Faleminderit për përgjigje. Ministër, 10 vjetët e fundit, Kosova ka importuar rreth 80 milionë euro me vlerë lodra apo 20 milionë kilogramë, lodra të cilat kanë qenë me prejardhje nga Kina. Ju thatë se vetëm dy mostra kanë rezultuar që përbërja e tyre kimike të jetë e dëmshme që është shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh se ndikojnë në shëndetin, qoftë edhe në paraqitjen e sëmundjeve të rënda, siç janë kanceri te fëmijët, apo edhe në shëndetin reproduktiv.

Sa është kjo sasi, po më duhet ta di sa keni konfiskuar që do të merrni masa? Sa është sasia që do të konfiskohet? Faleminderit!

KRYETARI: Zoti Shala e keni fjalën.

MINISTRI ENDRIT SHALA: E nderuar deputete, Unë tash sot nuk mund të përgjigjem saktë për sasinë sa ka qenë sasia e atyre lodrave të konfiskuara, por dy kategoritë e atyre lodrave, e që mund të nënkuptohet se ka pasur sasi të madhe, nuk i kanë plotësuar kushtet kimike dhe përdorimi i tyre është jashtëzakonisht i rrezikshëm për fëmijët.

Ato janë konfiskuar, do të asgjësohen sikur do të asgjësohen, sikur edhe lodrat e tjera të cilat nuk i kanë përmbushur edhe kriteret mekanike e teknike.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Dardan Sejdiu, pyetje për ministrin Endrit Shala.

DARDAN SEJDIU: Faleminderit, kryesues! Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Ministër, siç jeni në dijeni me datën 4 qershor të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në paragrafin 8, neni 16, thuhet qartë: Përveç kërkesave të përcaktuara me këtë nen dhe dispozitave të tjera të këtij ligji, shitësi detyrohet ta tregojë origjinën e produktit edhe nëpërmjet vendosjes së një tikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit. Flamuri duhet të vendoset afër çmimit të shitjes, apo çmimit për njësi. Por, kjo dispozitë e këtij ligji hyn në fuqi gjashtë muaj pas miratimit të këtij ligji dhe për këtë jam në dijeni.

20 Pra, pyetja ime zoti ministër është e thjeshtë: Deri ku ka arritur Ministria në përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nënligjore që kanë të bëjnë me këtë nen, e pra me detyrimin që duhet t’u bëhet shitësve që ta tregojnë origjinën e produktit me vendosjen e flamurit afër çmimit për njësi?

(Drejtimin e mbledhjes merr nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti.)

KRYESUESJA: Fjalën e ka ministri.

MINISTRI ENDRIT SHALA: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Deputetë, ministra. I nderuar deputet Sejdiu, Ashtu siç e cekët edhe ju, do të thotë neni 16, paragrafi 8 i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit e përcakton qartë do të thotë se secili produkt duhet ta ketë afër çmimit edhe etiketën e origjinës së produktit.

Besoj se jeni në njohuri, edhe deputetët janë në njohuri, se ky ligj ose kjo dispozitë e ligjit hyn në fuqi më 29 dhjetor 2018. E tash, ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë kemi filluar me hartimin e disa akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu, edhe me ardhjen time në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kam kërkuar që të fillohet edhe me hartimin e Udhëzimit Administrativ, i cili do të bëjë rregullimin e përdorimit të etiketës së produktit. Me këtë udhëzim do të rregullohet edhe forma, madhësia dhe mënyra e vendosjes së flamurit të shtetit të origjinës së produktit. Ky udhëzim administrativ do të nënshkruhet nga unë para datës 29 dhjetor dhe është me rëndësi të ceket se në këtë grup punues unë i kam ftuar të marrin pjesë edhe të gjithë aktorët ekonomikë që veprojnë në vend. Po flas për odat ekonomike, klubet e prodhuesve, shoqatat e tjera, Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, e kështu me radhë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputet, a keni pyetje shtesë?

DARDAN SEJDIU: Po, kryesuese! Faleminderit ministër për sqarimin! Besoj se ju e dini, por është tepër me rëndësi që këto udhëzime administrative dhe këto akte nënligjore të jenë në fuqi para festave të fundvitit.

Është tepër me rëndësi për prodhuesit vendorë, sidomos për prodhuesit vendorë që të jenë në një garë të mirëfilltë në kohën kur ndodhin edhe shpenzimet më të mëdha dhe kështu t’i vendosim në një konkurrencë të drejtpërdrejtë.

Pyetja ime e radhës është: A keni ndonjë datë të saktë se kur mund të nënshkruhen këto udhëzime administrative nga ju dhe këto akte nënligjore të hyjnë në fuqi. Pra data 29 nëntor

21 është datë e përcaktuar gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, por është me rëndësi të kuptohet nga ju nëse do të bëhet kjo më shpejt, në mënyrë që festat e fundvitit të jenë me flamuj të vendosur pranë çmimeve. Faleminderit!

MINISTRI ENDRIT SHALA: Faleminderit! I nderuar deputet, Udhëzimi administrativ i cili e rregullon këtë çështje do të jetë në fuqi para datës 29 dhjetor 2018. Me futjen në fuqi të këtij ligji, inspektorët e tregut do të jenë menjëherë të nesërmen për ta mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Frashër , pyetje për ministrin Abelard Tahiri.

FRASHËR KRASNIQI: Faleminderit, zonja kryesuese! Të nderuar deputetë, I nderuar ministër, Unë e kam parashtruar një pyetje lidhur me mbylljen apo shuarjen e Institutit të Krimeve të Luftës që është bërë, nëse nuk gaboj, në qershor të këtij viti. Kisha dashur nga ministri që të japë sqarime se pse u mbyll ky institut dhe cilat janë arsyet që të mbyllet një institut kaq i rëndësishëm siç është Instituti i Krimeve të Luftës, sepse nuk di që ka pasur ndonjë shpjegim publik, ose së paku unë nuk e kam parë.

KRYESUESJA: Fjalën e ka ministri.

MINISTRI ABELARD TAHIRI: E nderuara kryesuese, Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, I nderuar deputet Krasniqi, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës është themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 10/19, datë 15. 6. 2011, në kuadër të së cilit është përcaktuar edhe veprimtaria e këtij instituti, i cili ka qenë përgjegjës kryesisht për hulumtimin, grumbullimin dhe publikimin e të dhënave për krimet e luftës të kryera në Republikën e Kosovës.

Konsideroj se ky institut si i tillë ka kryer punë shumë të mirë, ka mbledhur dhe ka publikuar të dhëna shumë të rëndësishme për kohën sa ka funksionuar. Mirëpo, a konsiderohen të mjaftueshme vetëm hulumtimi, grumbullimi si dhe publikimi i këtyre të dhënave, apo këto të dhëna duhet të trajtohen edhe më tej dhe të përpunohen më tutje, me të vetmin qëllim zbardhjen e të vërtetës përkitazi me krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë vitit 1998-99? Për këtë qëllim, me të marrë Ministrinë e Drejtësisë, krahas shumë reformave që kam ndërmarrë, ka qenë edhe ristrukturimi i Ministrisë. Për këtë qëllim, me propozim timin, Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendim 06/59, datë 31. 7. 2018, e ka miratuar Rregulloren për ndryshimin dhe

22 plotësimin e Rregullores për organizim të brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të së cilës është paraparë themelimi i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetjen e Viktimave të Krimit.

Pra, Divizioni për Drejtësi Tranzicionale do të ketë këtë përgjegjësi: identifikon, propozon dhe analizon politikat për fushën e drejtësisë tranzicionale, asiston në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e drejtësisë tranzcionale, themelon dhe mirëmban bazën e të dhënave për dokumentin e krimeve dhe dëmeve të luftës, mbledh nga institucionet publike dhe qytetarët të dhënat për dëmet e luftës, koordinon procesin e vlerësimit financiar të dëmeve të luftës, në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe Avokaturën Shtetërore propozon politika dhe akte normative dhe mbështet veprimet ligjore lidhur me krimet dhe dëmet e luftës që nuk janë të natyrës penale.

Vlen të theksohet se Departamenti për Drejtësi Tranzicionale është trashëgimtar i Institutit dhe sipas neni 27 të Rregullores të cekur më lart parashihet që me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, dokumentacioni dhe asetet e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2011, barten në Departamentin për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetjen e Viktimave të Krimit, i cili e ushtron veprimtarinë në pajtim me dispozitat e kësaj rregulloreje.

Edhe një çështje, i nderuar zoti deputet, pra ky institut që është themeluar me vendim të Qeverisë, realisht nuk e ka pasur strukturën e një instituti, i cili do të duhej të themelohej me ligj, sepse institucionet e tilla themelohen me ligj. Në këtë rast, këtu kanë punuar vetëm gjashtë persona, të cilët nën ombrellën e asaj të quajtur institut e kanë kryer veprimtarinë për të cilën unë fola. Mirëpo, nuk ka qenë një institut i mirëfilltë siç e kemi Institutin e Mjekësisë Ligjore, apo të tjerë, siç i kemi në kuadër, sepse ato themelohen me ligj dhe jo me vendim të Qeverisë.

Pra, ka qenë një ekip i njerëzve që ka punuar nën ombrellën e këtij të ashtuquajturi institut, e që mendoj që ka qenë nevojë e kohës të riorganizohet dhe t’i jepet një drejtim i qartë punës së këtyre njerëzve. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes merr nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, znj. Xhavit Haliti.)

KRYESUESI: Pyetje shtesë?

FRASHËR KRASNIQI: Zoti ministër, Unë e kuptoj dhe mund të jem dakord me pjesën e parë që ky institut nuk ka kryer mbase punën ashtu siç është dashur ta kryejë në raport me evidentimin, raportimin etj. të krimeve të luftës, mirëpo nuk mund ta shuajmë një institucion vetëm pse nuk ka qenë efikas, pa e trajtuar mbase në mënyra të tjera për ta bërë më efikas, qoftë edhe duke bërë institut të themeluar me ligj.

23 Nëse nisemi prej kësaj logjike, ne duhet t’i mbyllim gati krejt institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat janë faktikisht jofunksionale, duke përfshirë edhe Qeverinë. Le ta shuajmë edhe atë ta bëjmë departament se nuk po funksionin. Është shumë e rëndësishme që niveli i hulumtimit dhe raportimit të krimeve të luftës të mbetet në nivel akademik, pra të bëhet Institut, e jo një departament i një ministrie. Kjo është përvojë që e kanë edhe shtetet e tjera. Bosnja ka institut për krime të luftës që 30 vjet dhe e ka shumë, e ne në vend se ta fuqizojmë atë institut, ne...

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti ministër, urdhëro!

MINISTRI ABELARD TAHIRI: Unë besoj se ky riorganizim dhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë shkon pikërisht në atë që e thatë ju, e besoj do ta fuqizojë punën e tij, sepse realisht ne nuk është se kemi pasur institut. Me vendim të Qeverisë nuk themelohen institutet. Ka qenë një ekip i njerëzve në emër të një instituti për krime lufte, mirëpo nuk ka qenë strukturë që do të duhej ta kishte një institut, një institucion i tillë, i themeluar me ligj. Pra, sot mendoj se pikërisht aty nuk ka pasur as njerëz me ‘back-ground’ akademik siç ju e kërkoni të jenë pjesë e atij instituti, prandaj unë mendoj se kjo është pikërisht mënyra më e mirë për ta adresuar një çështje të tillë kur tashmë i kanë edhe termat e referencave, e kanë edhe mandatin e tyre të qartë se cili ka për të qenë mandati i këtij Departamenti për Drejtësi Tranzicionale karshi krimeve të luftës, të kryera në Kosovë në vitet ‘98-‘99. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E kKemi një pyetje nga Rasim Selmanaj për ministrin Skënder Reçica. Zoti Selmanaj, mikrofoni si duket nuk po punon.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit! Pyetja ime për ministrin Skënder Reçica është kjo: Pse po ndodhin vonesat në kompensimin e mjeteve materiale ndaj ish të burgosurve politikë të cilët kishin vuajtur vite të tëra nëpër burgjet e Serbisë?

KRYETARI: Zoti ministër, e ke fjalën.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Kolegë ministra I nderuar deputet Selmanaj, Sa i përket pyetjes suaj lidhur me vonesat në kompensimin e mjeteve materiale ndaj ish të burgosurve politikë, ju njoftoj se kjo nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Për këtë çështje është përgjegjës komisioni qeveritar për ish të dënuarit politikë.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale në gjithë këtë proces bënë vetëm ekzekutimin e pagesave sipas listave që i sjell Komisioni qeveritar për kompensimin e të burgosurve politikë.

24 Sa i përket shumës sesa është shfrytëzuar buxheti për vitin 2018, i cili ka qenë i paraparë 10,5 milionë euro, ju njoftoj se nga janari deri në shtator të këtij viti nga kjo shumë për të burgosurit politikë janë kompensuar 6,4 milionë euro. Faleminderit!

KRYSUESI: Pyetje shtesë, zoti Selmanaj?

RASIM SELMANAJ: Pavarësisht përgjigjes që e mora nga ministri, unë mendoj se edhe ministria, edhe komisioni, por edhe Qeveria duhet të jenë përgjegjës që këto mjete të kompensohen ndaj këtyre njerëzve, sepse disa prej të burgosurve politikë pas lirimit kanë vdekur si pasojë e torturave nëpër burgjet e Serbisë. Një pjesë e tyre tani janë në moshë të shtyrë, ka invalidë, prandaj kjo shtyrje mendoj se është e paarsyeshme, dhe mendoj se ky kompensim që u takon duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundshme. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti ministër, urdhëro!

MINISTRI SKENDER REÇICA: Deputet Selmanaj, vetëm për korrektësi edhe njëherë: Ne si ministri jemi duke e ushtruar mandatin tonë konform përgjegjësive që kemi, dhe po e përsëris për të dytën herë; si ministri kemi mandat që t’i ekzekutojmë pagesat në bazë të listave që i marrim nga Komisioni qeveritar. Unë e shpreh keqardhjen ime për të gjitha ata të burgosur politikë të cilëve u është vonuar pagesa, por pa fajin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I bëjmë ftesë komisionit që t’i procedojë listat, ne do t’i procedojmë për pagesë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Edhe kjo pikë e rendit të ditës është shteruar. Pyetjet e deputetëve që nuk kanë marrë përgjigje në dy seanca plenare do të publikohen në revistën e Kuvendit dhe faqen zyrtare elektronike të Kuvendit. Se di a i lexon dikush aty apo jo, po!

Të nderuar deputetë, para se të fillojmë me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ju njoftoj se kemi edhe dy propozime për plotësimin e rendit të ditës:

Komisioni Funksional për Zhvillim Ekonomik në bazë të nenit 42 paragrafi 2 dhe të nenit 84 të rregullores së Kuvendit, ka propozuar që rendi i ditës i kësaj seance të plotësohet edhe me 1 pikë shtesë.

E ftoj kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, zonjën Sala -Shala që ta paraqesë propozimin. Zonja Berisha-Shala, e ka fjalën.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit nënkryetar i Kuvendit, zoti Haliti! Të nderuar kolegë dhe kolege deputetë dhe ju të pranishëm, Propozimi për plotësim e rendit të ditës të mbledhjes plenare të Kuvendit të datës 18 tetor 2018:

25 Në bazë të nenit 42.2 dhe nenit 84 të rregullores së Kuvendit, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal paraqet këtë propozim; të plotësohet rendi i ditës i mbledhjes plenare të sotme me pikën e re si vijon: Shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06L/079 për efiçiencë të energjisë.

A r s y e t i m

Komisioni, në mbledhjen e datës 16 tetor e shqyrtoi projektligjin për efiçiencë të energjisë dhe nxori përfundim se miratimi i tij është i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh obligimet ligjore dhe vonesat që ka Kosova në fushën e efiçiencës së energjisë në kuadër të komunitetit të energjisë, anëtare e së cilës është edhe Kosova.

Andaj, kërkoj të nderuar deputetë që sot ta futim në rend dite këtë projektligj në mënyrë që sa më parë të miratohet. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Siç e dini që për shqyrtimin e dytë të projektligjit për efiçencë të energjisë kërkohet shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit. Për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit nevojiten 2/3 e deputetëve që marrin pjesë. Regjia dhe deputetët përgatiten për votim. Do të votojmë me elektronikë. Po, zoti Hoti e ka kërkuar fjalën.

ENVER HOTI: Faleminderit, kryesues! Mendoj që e kam një propozim konkret, që në këtë seancë të futet edhe një pikë e re.

KRYESUESI: Zoti Hoti, ta kryejmë me radhë! Të lutem me radhë! E kemi mocionin e zonjës Berisha-Shala, jemi në votim. Lus regjinë dhe deputetët që të përgatiten për votim ose nëse duhet të deklarohen kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me kërkesën e zonjës Berisha-Shala. Zoti Hoti e ka fjalën. E kam parasysh propozimin tuaj edhe atë do ta futim. Kështu që rri pa merak!

AVDULLAH HOTI: Unë mendova që propozimi ynë duhet të dalë i pari në votim, duke qenë se ne e paraqitëm kërkesën në fillim të kësaj seance. Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Sala-Berisha është propozuese e rregullt e kësaj çështjeje dhe e ka bërë me shkrim me kohë, kështu që radha është që të votohet kjo çështje. Zoti Hoti, a keni për të thënë diçka lidhur me këtë? PDK-ja, a ka për të thënë diçka? Jo! Vetëvendosja, Socialdemokratja? Jo! Askush nuk është paraqitur për të diskutuar. Atëherë lus regjinë dhe deputet që të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Kanë votuar 35 deputetë, 35 janë për, në sallë janë 76 deputetë. Nuk merret parasysh për rend të ditës. Mbetet që të shkojë në procedurë të rregullt. Po, pse jo! Edhe njëherë e vendosim në votim

26 mocionin e zonjës Berisha-Shala. Ju lus, për shkak të ankesave që nuk kanë punuar kartelat. Zonja Berisha, po! Fjalën zonjës Sala-Berisha.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar! Dëshiroj që ta sqaroj seancën. Kolegë dhe kolege të mia deputete, nuk është propozimi imi personal! Unë po flas në emër të komisionit si kryetare e komisionit, të cilin e udhëheq.

Në mbledhjen e komisionit unanimisht është votuar që ky projektligj të futet në rend dite në seancën e sotme. Kështu që të jemi të qartë, nuk është fjala as i ndonjë subjekti politik, por është fjala që të gjithë deputetët që kanë qenë pjesëmarrës të mbledhjes në komision, janë pajtuar që të hyjë në rend të ditës Ligji për efiçiencën e energjisë, i cili i ka kaluar të gjitha procedurat dhe është kërkesë e komunitetit të energjisë që sa më parë të votohet ligji, meqë janë marrë parasysh të gjitha propozimet që kanë ardhur nga Zyra e BE-së në Kosovë. Kështu që kërkoj t’i mëshoni ziles dhe të vijnë deputetët të cilët nuk janë sallë, të vijnë deputetët dhe të votojnë që të futet në rend të ditës ky projektligj, i cili është punuar në një unanimitet të plotë të komisionit, pa asnjë vërejtje pas asnjë kundërshtim. Është në të mirën e qytetarëve ë Kosovës, sepse parashihet të formohet edhe fondi për efiçiencën e energjisë, fond ky që përfshin diku 10 milionë euro që janë donacion. Prandaj, unë kërkoj edhe njëherë nga kolegët deputetë që ta votojnë, që ky projektligj të futet në rend dite në lexim të dytë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Edhe njëherë, lus regjinë dhe deputetët, ziles i kemi rënë edhe më herët, kështu që nuk ka mbetur keq për zile, por nuk po duan që të votojnë. Edhe njëherë, lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

86 deputetë janë në sallë. Nuk kalon, kanë votuar 47 deputetë, 45 për 2 kundër! E kemi mocionin tjetër, i Komisionit Funksional për Arsim.

Në bazë të nenit 42 paragrafi 2 dhe nenit 84 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Arsim ka bërë propozim me shkrim për plotësimin e rendit të ditës së seancës plenare.

E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Arsim që ta paraqesë. Atëherë zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën, në emër të komisionit.

TEUTA HAXHIU: Me shumë komplekse jeni nënkryetar i Kuvendit! Po është fakt që komisioni e ka një propozim për rend dite për seancën e sotme.

Pra, në bazë të nenit 42 dhe 84 të rregullores së Kuvendit, Komisioni ynë për Arsim, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi paraqet këtë propozim:

27 Shqyrtimi i Projektligjit nr.06L-129 për ratifikim e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it gjerman, përkatësisht agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar për bashkëfinancimin e projektit CETEV.

Në bazë të nenit 42 dhe 60 të Rregullores së Kuvendit, komisioni mund të propozojë me shkrim, gjë që e ka bërë, dhe duke pasur faktin se propozimi i komisionit për plotësimin e rendit të ditës konsiderohet çështje e ngutshme, komisioni propozon amendament për plotësimin e rendit të ditës të datës 18 tetor 2018 me shqyrtimin e miratimit të këtij projektligji dhe njëkohësisht kërkojmë që te renditet në rendin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë, pra përkatësisht pika e nëntë pas marrëveshjeve të cilat janë renditur.

Njëkohësisht, jam shumë e sigurt që ashtu siç kanë qenë unikë në komision, edhe deputetët do ta votojnë këtë projektligj ose këtë marrëveshje ndërkombëtare, sepse është me interes për rininë, është me interes për bizneset në Kosovë dhe mbi të gjitha është me interes për gratë, të cilat udhëheqin me bizneset në Republikën e Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Edhe për këtë është e njëjta procedurë. Duhen 2/3 e deputetëve që janë në sallë. Në sallë janë 90 deputetë.

Lus regjinë dhe deputetët që të përgatitin për votim. Votojmë tash! Faleminderit!

Kanë votuar 65 deputetë. A janë 2/3? Në rregull, atëherë mendoj që ka kaluar mocioni i Komisionit për Arsim dhe e konsiderojmë të radhitur në pikën 9. E futim në pikën e 9-të rendit të ditës.

E kemi mocionin e zotit Hoti, propozimin. Unë jam dakord, por do t’ju kisha lutur që këto marrëveshjet ndërkombëtare ka qenë mirë që t’i votojmë para se të hyjmë në pikën për të cilën po flasim. Sidoqoftë, unë jam i detyruar që ta vendos në votim mocion tuaj, por në qoftë se ka mirëkuptim, janë marrëveshje ndërkombëtare që nuk e dëmtojnë as pozitën, as opozitën, në këtë rast është interes publik që të votohen ose të mos votohet.

Zoti Hoti, e keni fjalën.

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryesues! Seanca e sotme ka një simbolikë të veçantë, duke qenë se kemi këto tri projektligje të rëndësishme. Prandaj, kërkesa jonë është që të vazhdojmë me votimin e mocionit procedural, siç kërkova, që të renditen tri ligjet dhe mandej të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe pas kësaj të gjitha pikat e rendit të ditës siç e keni propozuar në Kryesi. Faleminderit!

28 KRYESUESI: Mirë, grupet parlamentare, a do të deklaroheni, apo doni t’ia lini votës.

Nuk është paraqitur askush për të deklaruar. E hedh në votim mocionin e zotit Hoti.

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Në sallë janë 97 deputetë. Nuk kalon mocioni.

(Reagim nga salla)

Jo, jo, s’e hedh më, a po bëni hajgare!

(Ndërhyrje)

KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: ...çka ka ndodhur me procedurat... qysh nuk kalon mocioni..

KRYESUESI: A jam në gjumë a zgjuat, e di unë, procedurën jam duke e ndjekur e ti këqyri punët tua! Ti e prezanton ligjin, unë i ndjek procedurat dhe ti s’mund të më kallëzosh a jam duke i ndjekur a jo, ti këqyri punët tua!

Ju i keni të gjithë kartelat, s’keni nevojë të bërtitni këtu! Jeni deputetë, as kryeministri s’ka nevojë të më mësojë mua, Qeveria i ka punët e veta, Parlamenti të vetat. Ky i prezanton ligjet, ne i votojmë ose nuk i votojmë. As nuk jam argat i Qeverisë, as i askujt hiç këtu. Përkundrazi, Qeveria duhet t’i respektojë procedurat në rregullat që i ka Parlamenti.

Edhe një herë e përsëris votimin. Votojmë tash!

Kalon mocioni, radhiten në pikën e radhës tri ligjet e propozuara nga Qeveria.

Donika Kadaj-Bujupi ka një mocion.

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, nënkryetar! Pas pikave për të cilat veçse votuam, unë kërkoj nga deputetët që të përkrahin propozimin për votimin e rezolutës.

Debati parlamentar i zhvilluar më 15 tetor 2018 për shtesat e fëmijëve ka përfunduar, tani kemi para vetes projektrezolutën, të cilën kërkoj ta fusim pikë të rendit të ditës pas Ligjit për ushtrinë. Faleminderit!

29 KRYESUESI: Kjo shkon me shmangie nga rendi i ditës, duhen 2/3 e votave. Atëherë e hedh në votim edhe mocionin e zonjës Bujupi. Votojmë tash!

Në sallë janë 99 deputetë. Nuk kalon.

Zoti Bekim Haxhiu, mocion a, çka ke, zoti Bekim Haxhiu e ka fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar kryesues! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Unë kërkoj vëmendjen tuaj, sepse do të diskutoj për një çështje, e cila ka qenë temë diskutimesh kohët e fundit, edhe sot në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Pasi ne votuam për pikat për ushtrinë që të jenë pika të para të rendit të ditës, mendoj që e udhës do të ishte që së pari Parlamenti i Republikës së Kosovës të procedonte Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kërkoj që të futet pika e shtatë e rendit të ditës, menjëherë pas ligjeve për ushtrinë.

Prandaj, kërkoj mbështetjen e të gjithë deputetëve prezentë, të të gjitha partive politike për një çështje shumë të rëndësishme, që ta kalojmë ligjin në leximin e parë që të kemi mundësi të punohen, sepse kullat, e thamë edhe më herët, janë duke u shkatërruar dhe do të na dënojë historia nëse ne vërtet nuk procedojmë sipas interesit të vendit dhe interesit të qytetarëve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! 2/3 e deputetëve duhet të votojnë, po mirë de, veç sa ta kryejmë, zoti Ismet, e keni fjalën, Ismet Beqiri.

ISMET BEQIRI: Faleminderit, nënkryetar! Dy kolegë deputetë po propozojnë diçka që nuk mund të futet mes pikave që ne i miratuam. Një mocion i dytë s’mund të rrëzojë mocionin e mëhershëm, çka do të thotë. Ne nuk e kundërshtojmë të futen pikat e rendit të ditës, as propozimi që u tha më herët nga zonja Kadaj-Bujupi, as nga zoti Bekim, por këto duhet të renditen pas ligjeve që ne veç i miratuam, që janë tri ligje të FSK- së dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Për këtë po dua ta sqaroj, nuk jemi kundër, po një mocion i ri nuk mund ta prishë rendin e ditës që sa e miratuam, le të futen pas pikave të marrëveshjeve ndërkombëtare, ne i përkrahim edhe dy pikat e propozuara, përkatësisht mocionet. Faleminderit!

30 KRYESUESI: Dakord, s’ka nevojë të kapërcejmë radhën tash, ne e kemi votuar në seancën e kaluar, Ismeti e ka mirë.

Zoti Haxhiu, e ka fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryesues! Mu për këtë e propozova pikën e shtatë, do të thotë, pas pikës për ushtrinë.

KRYESUESI: A e pate pas pikave të marrëveshjeve ndërkombëtare, jo të ushtrisë.

(Ndërprerje e incizimit)

...çështja e ligjit nëse kalon mocioni është pas pikave që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani: për propozimin e Bekim Haxhiut, për rikthimin e ligjit për ta votuar në lexim të dytë.

Kalon, janë 78 vota që kanë votuar, 77 janë për, një është kundër, 80 janë, dy me dorë. Zoti Enver Hoti e ka fjalën.

ENVER HOTI: Faleminderit, kryesues! Më fal që nuk e tërhoqa, unë kisha të njëjtin propozim që e dha zoti Haxhiu dhe jemi në rregull. Faleminderit!

KRYESUESI: Pikën e zonjës Donika Kadaj-Bujupi edhe një herë po kërkojnë ta hedhim në votim për punë të shtesave të fëmijëve. Edhe kjo të radhitet mbrapa pikave që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim...

(Ndërhyrje)

Zoti Glauk e ka fjalën.

GLAUK KONJUFCA: Për ta thjeshtuar këtë punë, Donika është deputete e mazhorancës që e qeveris Kosovën. Le të ngrihet kryeministri të dalë në foltore, ka qenë premtim i Qeverisë dhe le të tregojë që do ta bëjë këtë vendim, nuk ka fare nevojë për rezolutë, veç le të tregojë që e realizon premtimin. Është shumë e thjeshtë kjo, nuk ka nevojë për spektakle hiç. Veç

31 kryeministri le të dalë, e ka pasur premtim zgjedhor që Qeveria do ta bëjë, vetëm le të na tregojë a do të bëjë edhe kryhet kjo punë.

KRYESUESI: Kryeministri e ka thënë edhe para dy ditësh në konferencë për shtyp.

Edhe një herë e hedh në votim propozimin e zonjës Kadaj Bujupi, që të radhitet diku ku e ka vendin edhe rezoluta, votojmë tash: Nuk kalon.

Atëherë, po hyjmë në shqyrtimin e pikave sipas mocionit, që është pika e 10 e rendit të ditës, e 11 dhe 12:

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes

Komisioni Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj ministrin e Forcës së Sigurisë, zotin Berisha, që të paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.

MINISTRI RRUSTEM BERISHA: I nderuar kryesues! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Kosovës, Më lejoni që sot para jush ta paraqes Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Hartimi dhe procedimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese, ashtu që ky projektligj parasheh që të bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky projektligj parasheh që Ministria e Mbrojtjes të ketë strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja.

Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe do të zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj, në strategjinë e sigurisë së Republikës së Kosovës, strategjinë e mbrojtjes dhe me legjislacionin në fuqi.

32 Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civilë dhe nga personeli ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e ministrisë, kompetencat e ministrit të Mbrojtjes, e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Të gjitha ndryshimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform rekomandimeve që dalin nga rishikimi ose nga raporti final i rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, të cilat janë të precizuara dhe të detajuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Prandaj, të nderuar deputetë, Pres nga ju, pa dallime partiake, që ky projektligj të ketë votën dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti ministër! E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotin Haxhi Shala, për arsyetimin e raportit të komisionit.

HAXHI SHALA: Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 3.10.2018 shqyrtoi në parim Projektligjin numër 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet në parim Projektligji numër 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

A r s y e t i m

Në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhjen plenare e shqyrton projektligjin në parim dhe Kuvendit ia paraqet raportin me rekomandime të Komisionit Funksional, pas shqyrtimit në parim të Projektligjit numër 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Konstaton se projektligji i plotëson kushtet e parapara në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit për të proceduar për shqyrtim të parë në mbledhjen plenare dhe i rekomandon Kuvendit miratimin e tij në parim.

Njëkohësisht kërkon nga administrata e Kuvendit që ky ligj të rregullohet gjuhësisht në gjuhën serbe dhe anglisht, sepse kemi vërejtje nga komunitetet që i flasin këto dy gjuhë. Faleminderit!

33 KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e kryetarëve të grupeve parlamentare ose përfaqësuesve. Në emër të LDK-së, zoti Avdullah Hoti e ka kërkuar fjalën.

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryesues i seancës! Të nderuar deputetë, I nderuar kryeministër, Anëtarë të Qeverisë, Të nderuar qytetarë, Të nderuar miq dhe partnerë të Republikës së Kosovës,

Ne sot po diskutojmë çështjen më të rëndësishme për shtetin tonë. Po diskutojmë ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, në forcë paqësore.

Ky është momenti që duhet të na bëjë bashkë të gjithëve, sepse po marrim një vendim për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit.

Qytetarët e Kosovës, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në kohët më të vështira, kanë qenë të angazhuar tash e tri dekada që Republika e Kosovës ta ketë ushtrinë, që të sigurojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj.

Kur të tjerët kanë menduar se kjo ishte një utopi, janë ndërmarrë veprime konkrete nga burra të vendosur e trima, në ndërtimin e themeleve të ushtrisë së Kosovës.

Të nderuar deputetë, Të nderuar partnerë tanë ndërkombëtarë, Kur ne kërkojmë mandat të ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ta bërë ushtri të mirëfilltë, ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se as që kanë fqinjët tanë.

Shtetësia dhe pavarësia e Kosovës, integriteti dhe sovraniteti i saj, asnjëherë nuk mund të jenë të plota dhe funksionale pa një ushtri të mirëfilltë dhe moderne.

Dëgjojmë zëra nga fqinji verior se është kundër Ushtrisë së Kosovës. Është e qartë se vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri që duhet ta ketë Forca e Sigurisë së Kosovës.

Vetëm ata që janë kundër interesave euroatlantike në Kosovë dhe rajon, janë kundër që shteti i Kosovës të ketë ushtrinë.

Vetëm ata që promovojnë interesa të tjera në Ballkan, si ato të Federatës Ruse, apo të tjera të ngjashme, janë kundër Ushtrisë së Kosovës.

34 Populli i Kosovës ka traditë të gjatë të luftës për liri. Historikisht ka luftuar vetëm për ta mbrojtur veten.

Prandaj, tash që kemi shtetin e pavarur, duam ushtri moderne për ta promovuar paqen dhe për të qenë në krah të partnerëve tanë për të ruajtur paqen dhe sigurinë kudo në botë, ku ka njerëz që kanë nevojë për këtë mbështetje.

Këtë nevojë për të mbështetur njerëzit nuk e di askush më mirë se ne, sepse e kemi përjetuar këtë para dy dekadave.

Ashtu siç ka sjellë paqe dhe stabilitet krijimi i shtetit të Kosovës, për të cilën kundërshtarët e saj kanë kundërshtuar me dekada të tëra, ashtu edhe themelimi i Ushtrisë së Kosovës do ta forcojë paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës dhe botës, siç thoshte Presidenti Rugova, kur e arsyetonte nevojën për Kosovë të pavarur.

Është diskutuar shumë për Ushtrinë e Kosovë, shpesh me protagonizëm. Ka pasur dhe ka përpjekje për të akuzuar pa bazë apo për të nxjerrë përfitime pa meritë. Një qasje e tillë reflekton qartë qëllime klanore, partiake e personale që nuk shohin asgjë përtej zgjedhjeve të ardhshme, për të marrë disa vota më tepër nga qytetarë të painformuar.

Përpjekjet për të marrë meritat për themelimin e ushtrisë, kush ka kontribuar më shumë, apo në cilën kohë është bërë më shumë, janë përpjekje të atyre që mund të kenë kontribuar, por duan të përfitojnë të gjithë meritat mbi kurrizin e popullit të Kosovës që është meritori për këtë arritje.

Nuk mund të anashkaloj një të vërtetë të madhe se Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kohës sa e ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës, ka bërë përpjekje të pandalshme që Kosova të ketë një ushtri të mirëfilltë dhe që kjo ushtri të bëhet në koordinim me aleatët, e sidomos me SHBA-në. Ne sot jemi krenarë që koha na dha të drejtë.

Prandaj, mandati i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovë duhet të jetë dhe do të jetë mandat i fituar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët evropianë, me NATO-n dhe SHBA-në dhe, për rrjedhojë, do të prodhojë vetëm siguri, paqe e stabilitet në kuadër të Aleancës euroatlantike.

Themelimi i ushtrisë është një arritje edhe e SHBA-së, edhe vendeve të BE-së, të cilat e përkrahën Forcën e Sigurisë së Kosovës të transformohet drejt një force moderne dhe paqeruajtëse.

Të nderuar deputetë të të gjitha komuniteteve, Kjo forcë meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, sepse do të punojë për sigurinë e tyre. Ne sot i ftojmë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në

35 Kosovës, serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë, të bëhen pjesë e kësaj force. Unë i ftoj përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës të mbështesin themelimin e kësaj force.

Për shkak të standardeve që ka arritur tash e një kohë, kjo forcë meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe të gëzojë respektin e ushtrive më të avancuara të vendeve euroatlantike.

Për shkak të historisë tonë si popull, kjo forcë do të ketë vetëm një mandat: të ruajë dhe të promovojë paqen dhe të jetë në krah të partnerëve tanë në NATO në përmbushje të këtij misioni kudo që kërkohet. Prandaj, askush nuk duhet t’i druhet themelimit të kësaj force.

Prandaj, ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, i japim mbështetje të plotë themelimit të kësaj force. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Fatmir Xhelili e ka fjalën në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, kryesues! Përshëndetje për kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar, Përshëndetje për të nderuarit deputetë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e përkrah krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Kontributin e vet do ta japë edhe në komision.

Mirëpo njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës në etapa të ndryshme kohore kanë kontribuar prej formimit të UÇK-së e deri te transformime të tjera. Kështu që nuk ka nevojë për retorikë rrahagjokse, mirëpo ne do të japim kontributin tonë gjatë leximit të dytë të këtij ligji. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi e ka fjalën në emër të Vetëvendosjes.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, nënkryetar! Jo vetëm sot, por Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi ynë Parlamentar i kemi mbështetur, madje edhe shpeshherë, kemi kërkuar që të nisin ose të vijnë nisma ligjore, cilado, qoftë ndryshimet kushtetuese që e shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, qoftë edhe ndryshimet ligjore, të cilat e avancojnë misionin e FSK-së së sotme.

Duke i kuptuar edhe rrethanat që kanë të bëjnë me Kushtetutën, duke i kuptuar edhe rrethanat në këtë Parlament, ne e dimë çka për momentin mund të bëjmë dhe çka nuk mund të bëjmë.

Por, tani ne kemi në procedim tri ligje që kanë të bëjnë me FSK-në, është e kuptueshme që besoj të gjithë ju, e sidomos ne, do të donim që t’i kishim ligjet për ta themeluar qoftë Forcën e

36 Armatosur të Kosovës, qoftë ushtrinë edhe nominalisht, por sot kemi tri ligje që kanë të bëjnë me FSK-në.

Në momentin kur po flas kemi të bëjmë me Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, ligj të cilin do ta mbështesim në parim, siç edhe dy ligjet e tjera që do të vijnë pastaj dhe po ashtu për të cilin ligj ne angazhohemi maksimalisht që të bëjmë gjithçka që është e mundur me kontributin tonë në komisione për të amendamentuar gjithçka çka ne duhet ta amendamentojmë për ta bërë një ligj sa më funksional.

Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes po ashtu është një ligj që i kontribuon pakos ligjore për FSK-në. Ne si Grup Parlamentar e kemi trajtuar shumë seriozisht, madje kemi thirrur edhe ekspertë, të cilët na kanë ndihmuar, qoftë nga brenda, qoftë nga jashtë të subjektit tonë politik dhe kemi ardhur në përfundim që edhe duhet mbështetur, por gjithsesi edhe duhet amendamentuar në shumë nene e paragrafë të këtyre ligjeve në përgjithësi.

Edhe një herë deklarojmë që të tria ligjet për FSK-në ne i mbështetim dhe i kemi mbështetur gjithmonë, qoftë më 2014 ndryshimet kushtetuese, qoftë më 2017 nismat ligjore që kanë qenë nga Zyra e Presidencës, qoftë edhe sot të sponsorizuara nga Qeveria. Pra, unë dua të theksoj edhe një herë që nuk ka pasur asnjë moment, asnjë periudhë, asnjë seancë ku ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi vënë dyshime për ta mbështetur ose jo ligjin për avancimin e rolit të FSK-së në rol ushtarak. Edhe kësaj here do t’ju mbështesim, por do t’ju lutesha që në retorikën politike mos kërkoni kundërshtarë të Ushtrisë së Kosovës në partitë politike shqiptare në këtë Parlament, sepse nuk do t’i gjeni, nëse vërtet e keni seriozisht, atëherë le t’i kthehemi procedimit, le t’i kthehemi punës tonë në amendamente.

Është e kuptueshme që nga të tri këto ligje, Ligji për FSK-në do të jetë ligji krucial, i cili do të determinojë ndoshta edhe vetë debatin tonë dhe ne do të japim kontributin tonë me debat, sidomos në ligjin kurdo që të vijë, pra në radhë që do të vijë për FSK-në, duke e mbështetur edhe atë, duke deklaruar paraprakisht atë për ta mbështetur. Kur të vijë radha e Ligjit për FSK-në, ne do të japim kontributin tonë edhe më të detajuar sa u përket mundësive, nevojave dhe formave të amendamentimit të atij ligji, për shkak se aspekti profesional lë shumë për të dëshiruar. Prandaj, edhe një herë Lëvizja Vetëvendosje mbështet në parim edhe këtë ligj, siç edhe dy ligjet e tjera që do të pasojnë.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Aida Dërguti e ka fjalën në emër të PSD-së.

AIDA DËRGUTI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar qytetarë, Deputetë, Anëtarë të Kabinetit qeveritar,

37 Procesi i shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka pas vetes një varg përpjekjesh të dështuara.

Si gjithnjë, faktet e përbëjnë historinë, bërja e ushtrisë me ndryshime kushtetuese ishte një rast i humbur për shkak të inateve politike, ndërsa tani me ligj është një mundësi e dytë, edhe pse nuk mund t’i thuhet ushtri e mirëfilltë. Sidoqoftë, Forca e Sigurisë së Kosovës me legjislacionin e ri do të marrë rolin e ruajtjes së integritetit territorial të vendit, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës. Ministria e FSK-së shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes. Sot para nesh i kemi tri projektligje të nevojshme për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partia Socialdemokrate në parim do t’i votojë të tri projektligjet që i avancojnë kompetencat, detyrat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kontributin tonë do ta japim në mes të dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Ahmet Isufi e ka fjalën, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

AHMET ISUFI: Faleminderit, kryesues! Kabinet qeveritar, Kryeministër, Kolegë deputetë, Sot është meritor i gjithë populli i Kosovës që kemi tri projektligjet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe normalisht që kjo përkrahet nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në leximin e dytë do të japim kontributin tonë.

Po ashtu, Kosova në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare tregon vullnetin e vet për inkuadrim në NATO, në BE dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Në këtë drejtim, ne Kosovën e bëjmë shtet të kompletuar, të sigurt, duke krijuar po ashtu jo vetëm në territorin tonë, por edhe në rajon paqe dhe siguri. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Lista serbe, Igor Simiq e ka fjalën.

IGOR SIMIĆ: Poštovani! Srbima, Albancima ali i svim ostalim građanima na ovim prostorima pre svega trebaju ekonomski napredak i mir, a ne militarizacija, vojne formacije, i ne daj bože rat. Predlog zakona o kome danas govorimo je protivan svim pravnim aktima, pre svega onih međunarodnog karaktera, koji su na snazi u ovim prostorijama. Ovde je pre svega mislim na Rezoluciju Saveta Bezbednosti Ujedinjenih Nacija 1244, Kumanovski sporazum, ali kao što vi dobro znate, protivan je i pravnim aktima koji su na snazi u ovim prostorijama pa i Ustavu.

38 Čak i predstavnici najviših međunarodnih organizacija, to mislim na NATO, ali i zemalja poput Sjedinih Američkih Država više puta ponovili da ukoliko se krene u proces donošenja ovakvim zakona, on mora poštovati Ustav, odnosno tražiti podršku Srba.

Poštovani kolege, Uzeći sebi za pravo da kažem da ovaj zakon nije protiv interesima svih građana, ne samo Srba, već i Albanaca, jer najava ulaganje je više od 150 miliona evra svega narednih 3. godina u nekakvoj vojnoj formaciji nije u interesu ni Albanaca, koji odavde svakoga dana odlaze, i ne odlaze mladih ljudi za to što nema vojnih formacija, odlaze jer ne postoji ekonomski napredak, pravna sigurnost, jednom rečju, ne postoji perspektiva.

Umesto da se ovaj novac koga dobro znate mi nemamo u budžetu, investira u obrazovanje, zdravstvo, razvoj ekonomije, on će se potrošiti na simboliku koja neće nijednom građaninu doneti bolji život. Proračuni nekih eksperata govore da bi sa ovolikim novcem moglo otvoriti između pet i šest hiljada radnih mesta. Možda bi apel srpskih predstavnika i ovo što ja čitam danas, neki međunarodni predstavnici bolji čuli ukoliko bi mi ovde upotrebili suzavac, ali ispoštovana prema pre svega onim građanima koji su svoji glas dali Srpskoj Listi, mi to nećemo uraditi. Na suprot tome, mi ćemo sada napuštati današnju sednicu i raspravu u ovim zakonima, i još jednom, oni nisu interesu nikoga, a posebno ne Srba.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Zafir Berisha.

ZAFIR BERISHA: Faleminderit, kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës, Sot Kuvendi i Kosovës po bën edhe një hap përpara drejt forcimit të shtetit të Kosovës, duke i miratuar tri ligje që përbëjnë bërthamën e një shteti dhe bërthama e një shteti është siguria e vendit. Mendoj se duke e miratuar Ligjin për ministrinë dhe dy ligjet e tjera, ne po japim sinjale të qarta edhe për miqtë ndërkombëtarë, edhe për shtetet në rajon se Kosova po radhitet në vendet ku do të prodhojë siguri jo vetëm për vete, por edhe për rajonin. Prandaj, duke e krijuar Forcën e Sigurisë me kompetenca, ne sigurisht se do t’i bëjmë të ndjehen më mirë të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe Listën serbe dhe vetë ideja e kundërshtimit nga përfaqësuesi i Listës serbe mendoj se është shumë gabim, sepse nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një vend ku nuk ka siguri. Prandaj, Forca e Sigurisë së Kosovës është shumë më e rëndësishme për të mundur pastaj që zhvillimi ekonomik të jetë më i qëndrueshëm, natyrisht edhe investitorët në Kosovë të jenë më komodë.

Në emër të Nismës i mbështesim këto ligje dhe natyrisht do ta japim kontributin tonë brenda dy leximeve. Faleminderit!

39 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Albert Kinolli e ka fjalën.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar ministra, Kabinet qeveritar, I nderuar kryeministër, Kolegë deputetë, Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar 6+, si shef i Grupit Parlamentar 6+ kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju paraqes qëndrimin e Grupit Parlamentar 6+.

Në kuadër të Grupit Parlamentar 6+ të dy deputetëve nga radhët e komunitetit turk, boshnjak, ashkali dhe komuniteti rom, dëshiroj në veçanti të theksoj se pa rezervë i përkrahim këto tri projektligje të propozuara pas shumë peripecive dhe shumë pengesave, të cilat janë paraqitur në këtë rrugëtim dhe në veçanti dëshiroj të them apo të ndërlidhem më mirë të them me kolegun tim të nderuar, zotin Hoti, i cili edhe një herë na përkujtoi dhe na luti për votën tonë. Unë dëshiroj të them që ne gjithmonë kemi qenë pro të gjitha proceseve, të cilat kanë kaluar që nga paslufta e deri më sot. Kemi qenë konstruktivë, rol të tillë do të vazhdojmë të luajmë edhe në të ardhmen dhe për neve është nder dhe kënaqësi të japim kontributin tonë për themelimin e Ushtrisë të Republikës së Kosovës.

Ne gjithmonë kemi qenë pro, do të jemi pro dhe ashtu do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen. Mirëpo, kemi dëshirë që neve komunitetet joserbe të mos na ngatërrojnë dhe të mos na e hedhin fajin që ne kemi qenë pengesë deri tash për themelimin e ushtrisë. Ne kemi qenë gjithmonë pro, neve na nevojitet vetëm hapësirë më e madhe dhe të dëshmojmë në vepër që ne dëshirojmë të inkuadrohemi dhe integrohemi edhe më tepër me një numër edhe më të madh të pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Ndërsa, sa i përket projektligjit në fjalë, ne kemi bërë përpjekje që gjatë leximit dhe analizimit të projektligjeve t’i qasemi në aspektin e respektimit dhe zbatimit të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, ju lutemi që t’i pranoni me mirëkuptim sugjerimet tona sa i përket projektligjit në fjalë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka ndarë një kapitull, kapitullin 3, të tërë për liritë dhe të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë, duke u thirrur në këtë mendojmë se me projektligjet në fjalë ka nevojë për disa ndërhyrje që duhen të përmirësohen. Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, neni 5, paragrafi 3, parasheh organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, ku ne kërkojmë që po ashtu me këtë ligj në nenin e lartcekur në paragrafin 3 të përcaktohet se sistematizimi dhe organizimi i vendeve të punës duhet të respektohet dhe të rregullohet me akt të veçantë, duke pasur parasysh respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë. Edhe një herë, ju faleminderit dhe përgëzoj Qeverinë për ardhjen e këtyre tri projektligjeve, ndërsa ne kontributin tonë do ta japim në mes të dy leximeve.

40 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti kryeministër, a e deshe fjalën? Fjalën e ka kryeministri Haradinaj.

KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: I nderuar kryesues, zoti Haliti! Të nderuar deputetë, Të nderuar kolegë të Kabinetit qeveritar, Dëshiroj t’ju falënderoj, pra të gjitha partive parlamentare, grupeve parlamentare prezentë, edhe jam mjaft i vetëdijshëm, të gjithë jemi të vetëdijshëm për punën që po kryejmë sot. Unë nuk dëshiroj të marr pjesë me diskutime në debat, mirëpo ju siguroj që një Kosovë të sigurt të gjithë kanë arsye me u ndje të sigurt, edhe të gjitha komunitetet, pra kjo është vërtet një punë që bëhet për të gjithë qytetarët e vendit.

Sa u përket funksioneve të Forcës së Sigurisë, të tri ligjet e kanë një detyrë, pra një funksion: është mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, pra edhe e komuniteteve, mbrojtja ushtarake që vijnë edhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare. Bazuar në këto që thashë, ju faleminderit dhe jemi bashkë gjatë ditës.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Emilija Rexhepi. Regjia zonjës Rexhepi fjalën!

EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se gospodine predsedavajući! Uvaženi premijeru, Poslanici u sali, Poštovani ministri, Poštovani građani,

Danas je na dnevnom redu prvo razmatranje Nacrta zakona za Ministarstvo odbrane. Ovaj zakon predviđa reorganizaciju i prelazak Ministarstva snage i bezbednosti Kosova u Ministarstvo odbrane, u okviru Vlade Republike Kosova, sa ciljem civilnog demokratskog nadzora i kontrole snaga bezbednosti Kosova te kreira i sprovodi u opštu državnu politiku odbranu naše zemlje. Pored mnogi nadležnosti od strane ovog ministarstva, poput razvoja, koordinacije kreiranje politike za integraciju i članstvo međunarodnim strukturama, zatim, modernizaciju i standardizaciju kosovskih bezbednosnih snaga, širenje i unapređivanje regionalnih i međunarodnih odnosa u oblasti bezbednosti i odbrane.

Mene kao poslanika iz redova ostalih zajednica, konkretne Bošnjačke zajednice iako zanima tačka 4,8 koja predviđa izradu politike, sistema, planova i strategije za upravljanje ljudskih resursa, vojnog i civilnog osoblja Ministarstvo odbrane i oružanih snaga Kosova, a posebno tačka 4,19 odnosno razvoj politike za ljudska prava, ravnopravnost polova i pitanje zaposlenosti zajednica u okviru Ministarstvo odbrane gde ću lično vršiti monitoring i zloupotrebe naših radnih

41 mesta koje su nam po Ustavu Republike Kosova dozvoljene. A do sada su na ta mesta zapošljavanje pripadnici nekih drugih zajednica, postojećim institucijama i ministarstvima na lokalnom i centralnom nivou. Podržavam ovaj nacrt zakona gospođo o ministarstvu odbrane naše države koji nam je više nego potreban za to što država bez svoje vojske nije u stanju da brani svoj suverenitet, svoje granice sa susedima, svoj mir, i unutrašnju stabilnost i kao predstavnik Bošnjaka koji su treći ustavni narod u Republici Kosova, odmah posle Albanske i Srpske nacionalne zajednice, glasaću za ovaj Zakon smatrajući Kosovsku Vojsku multietničku i podjednaku za sve narode koji žive na ovim prostorijama.

Kolege poslanici, Molim Vas, ostavite sve vaše partijske i nacionalne podele danas, svi pokažimo političku zrelost i našim građanima koji nas prate, ali i međunarodnoj zajednici da je naš današnji nacionalni interes formiranje Armije i glasajmo svi solidarno i jedinstveno. Zahvaljujem se!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Armend Zemaj e ka fjalën.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, i nderuar kryesues! Kolegë deputetë, Është rast i veçantë që sot, pas shumë viteve angazhim, qoftë edhe, ta quaj mobilizim, mbi të gjitha vullnet i popullit të Republikës së Kosovës që në plotësimin e kuadrit kushtetues edhe të brendshëm, por edhe në partneritet me ata që kanë mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për liri dhe pavarësi që të debatojmë, po ashtu edhe njëherësh u japim përkrahje ligjeve shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pavarësisht përparimeve që bëhen në riorganizimin e Ministrisë së FSK-së, kalimi në emërtim dhe krijim të Ministrisë së Mbrojtjes, mendoj në mungesë të plotë të ndryshimeve kushtetuese për t’i dhënë mandat përgjegjës në ushtrimin e funksionit dhe kompetencave që ngërthejnë në vete, politikën e mbrojtjes, strategjinë ushtarake dhe varësinë ligjore kushtetuese të Ministrisë së Mbrojtjes. Andaj, përkufizimi i vetëm në strategjinë e sigurisë kufizon zhvillimin ushtarak të Forcave të Armatosura dhe integrimin e plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Ministria e Mbrojtjes si përgjegjëse përpara Parlamentit, Qeverisë, e cila ushtron kontroll civil, demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës, domosdoshmërisht kërkon harmonizim dhe saktësim ligjor edhe me dy ligje të tjera. Pjesa profesionale është e domosdoshme në qartësimin e dispozitave ligjore, duke filluar nga fushëveprimi, misioni, kompetencat, organizimi dhe deri në kalimin e plotë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, e cila do të përmbushte objektivin themelor që është sigurimi i integritetit, jetës, dinjitetit dhe mbrojtjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ndërsa këto objektiva përmbushen me njerëz të aftë, angazhim të plotë dhe me partneritet me NATO-në dhe vendet e tjera demokratike.

42 Kolegë deputetë, Nuk do të përmbledh pjesë të tjera diskutuese e historike të krijimit të Ministrisë së Mbrojtjes, sepse është evidente që ka një konsensus nacional dhe pa një qartësim edhe të synimeve tona të përbashkëta, mbi të gjitha pa një definim të aftësive dhe kompetencave profesionale, nuk do të kemi mundësi të jemi edhe seriozë, por nuk do të kemi edhe mundësi që këto ligje të jenë sa më shpejt pjesë e implementimit të kuadrit kushtetues atë që po e kërkojmë me ngulm. Për fund, dy këshilla profesionale, parimore, jo të gjithë i kuptojnë shkurtesat që janë të përcaktuara në ligj, të cilat mendoj që duhet të harmonizohen dhe jo të gjithë mund të bëjmë dallimin mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura apo Forcës së Sigurisë së Kosovës. Andaj, ky qartësim nënkupton, po e parafrazoj, për shembull, te pjesa e shkurtuar që po me FSK, e cila nuk është e qartësuar në ligjin e parë, por nënkupton në ligjin e dytë dhe pjesa tjetër që ndërlidhet me inspektimin gjeneral, i cili nuk përkufizohet as në ligjin e parë dhe as në ligjin e dytë. Domethënë, këto janë disa çështje, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, por sigurisht janë shkëputur gjatë hartimit të legjislacionit dhe të cilat kanë mundësi të përmirësimit gjatë dy leximeve.

Personalisht, do të angazhohem që në 2-3 elemente që kanë të bëjnë me pjesën që ndërlidhet me kompetencën dhe organizimin, por mbi të gjitha me një qartësim të plotë deri në kalimin e asaj që ne e kërkojmë, kategorisë kushtetuese në kalim të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, do të jap kontributin tim aq sa kam mundësi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Xhelili e ka fjalën prapë, në emrin e vet.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, kryesues! Më vjen keq që pjesëtarët e Listës serbe u larguan prej sallës para votimit të këtij projektligji, mirëpo për shkak të korrektësisë Lista serbe nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët e komunitetit serbë të Kosovës, se edhe shumë qytetarë të komunitetit serb të Kosovës e përkrahin Forcën e Sigurisë, janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë dhe ka shumë kërkesa që ata edhe në të ardhmen të jenë në numër më të madh pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mirëpo fatkeqësisht janë disa prej tyre shumë edhe të kërcënuar dhe ata me padurim e presin mundësinë që shteti ynë t’u krijojë kushte dhe mundësi t’i evitojnë ato kërcënime që ata të bëhen edhe në numër më të madh pjesëtarë të Forcës së Sigurisë, për të cilën kanë respekt dhe të cilën e përjetojnë si Forcë të Sigurisë, që normalisht do të gjenerojë stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Unë personalisht kam pasur kërkesë prej disa prej tyre që të shpreh qëndrimin dhe mendimin e tyre dhe njëkohësisht kërkojnë edhe mbrojtje prej shtetit për t’i evituar kërcënimet të cilat i kanë, qoftë që ta lëshojnë Forcën e Sigurisë, qoftë të mos inkuadrohen në Forcë të Sigurisë. Andaj, ky është edhe një motiv shtesë për mua që Forca e Sigurisë ka punuar drejt, është zhvilluar në mënyrë të drejtë, është forcë vullnetare, është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës. Faleminderit!

43 KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Vjosa Osmani.

VJOSA OSMANI: Zonja dhe zotërinj deputetë, Të nderuar qytetarë të Kosovës, Fotografia më e dashur për qytetarët e Kosovës në 10-vjetorin e pavarësisë ka qenë ajo e vajzave dhe djemve të Forcës së Sigurisë së Kosovës teksa arrinin sukseset e tyre të jashtëzakonshme në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Anglisë.

Ka ardhur koha që këtyre vajzave dhe djemve të ushtrisë sonë t’u japim përfundimisht motivin që ata e kërkojnë dhe e meritojnë. Sukseset e tyre tani e tutje nuk duhet të shihen vetëm në Akademi Ushtarake jashtë vendit, por sukseset e tyre shpresoj shumë me votimin e sotëm dhe me motivin që ata do ta marrin, do të shihen si pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës në partneritetin për paqe dhe në NATO. Këta djem dhe vajza po presin që kur u përmbush 5-vjeçari i paraparë në pakon e Ahtisarit për të shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri. Seanca e sotme prandaj do ta kryejë një punë, e cila është e vonuar fatkeqësisht që sa vjet me radhë për shkak të një bllokimi politik të Listës serbe. Në fillim të vitit 2016 kam qëndruar në këtë foltore, duke bërë thirrje që të procedohet me Planin B, pra që të procedohet me ndryshime ligjore, për shkak se më nuk kishte hapësirë dhe ishin shterur të gjitha mundësitë që përfaqësues që ndikohen nga Beogradi dhe jo nga interesat e komuniteteve që ata përfaqësojnë, të bindeshin që të procedojmë me ndryshime kushtetuese. Edhe Ahtisari, në fakt, në pakon e vet kishte paraparë pikërisht mundësinë që mund të bëhen bllokada të tilla, prandaj edhe Kushtetuta e vendit kishte paraparë që funksioni, kompetencat, numri, armatimi dhe të gjitha të tjerat që e bëjnë një ushtri, një ushtri të vërtetë, të rregullohen me ligj. E vetmja, pra, që kishte mbetur në Kushtetutë ishte emri Forcë e Sigurisë së Kosovës.

Tani kur vërtet janë bërë përpjekje të shumta, që pjesëtarët e komunitetit serb të binden që t’i votojnë amendamentet kushtetuese dhe për shkak të ndikimit dashakeq dhe destabilizues të Serbisë, nuk janë bindur, e vetmja mundësi mbetet kjo. Pra, ndryshimi i pakos së tri ligjeve, të cilat do ta mundësojnë shndërrimin në praktikë të FSK-së në ushtri. Por, kjo natyrisht se do të mund të bëhet në praktikë vetëm e vetëm në qoftë se kemi përkrahjen politike dhe ushtarake, por edhe profesionale të Shteteve të Bashkuara dhe të shteteve të tjera në NATO.

Në fund, duhet të themi që vullneti nëpërmjet ndikimeve i dhjetë deputetëve nuk mund të shkelë vullnetin e 110 deputetëve të tjerë. Dua t’i përgëzoj komunitetet e tjera, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, boshnjakët, turqit, goranët dhe të tjerët për gjithë kontributin që ata e kanë dhënë që këto ligje të kalojnë, për gjithë kontributin që ata e kanë dhënë në çdo takim me shtetet e tjera, ku kanë bërë thirrje si ne të tjerët që këto ligje të kalojnë dhe FSK-ja të shndërrohet në ushtri dhe shpresoj shumë që do të shoh sa më shumë pjesëtarë të komuniteteve që ata përfaqësojnë dhe pjesëtarë të komunitetit serb si pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë shpresoj

44 shumë që do të shohim sa më shumë gra dhe sa më shumë gra gjenerale si anëtare të Ushtrisë së Kosovës, duke dhënë kontributin në sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë.

Mesazhi ynë për komunitetin serb sot duhet të jetë ky:

Ju nuk rrezikoheni nga Ushtria e Kosovës. Ju dhe të tjerët, pra ne që jetojmë në Kosovë rrezikohemi vetëm nga bandat kriminale që funksionojnë në veri e që financohen e mbështeten nga Vuçiqi dhe shteti serb. Por, ushtria do t’ ju mbrojë nga ta. Edhe pse ju dolët nga salla, edhe pse ju nuk e votuat këtë ushtri, është pikërisht kjo ushtri që do t’ju mbrojë juve nga ata kriminelë. Është pikërisht kjo ushtri në fakt, që në kundërshtim me atë që e tha zoti Simiq, do ta arrijë paqen dhe sigurinë. Ai tha që financimi i ushtrisë nuk e arrin as zhvillimin ekonomik, e as paqen, për është pikërisht e kundërta, sepse pikërisht numri i rritur i anëtarëve të FSK-së do t’u mundësojë edhe djemve e vajzave serbe që të kenë një vend pune, që të kontribuojnë në shtetin e tyre, kurse të kundërtën do ta arrijë atë që po e bën Serbia, duke arrestuar, duke frikësuar, duke shantazhuar dhe duke u detyruar që të tërhiqen anëtarët serbë të FSK-së nga vendet e tyre të punës dhe nga kontributi i tyre.

Është po ashtu totalisht i gabuar interpretimi i Rezolutës 1244 i bërë nga përfaqësuesi serb. Kushdo që e merr mundin ta lexojë mendimin e GJND-së për Kosovën, aty thuhet një fakt i pamohueshëm dhe një interpretim i pamohueshëm juridik. GJND-ja ka thënë qartë në momentin e përcaktimit të statusit final të Kosovës ka përfunduar regjimi juridik i Rezolutës 1244. Pse për arsye politike Rusia e bllokon shfuqizimin e kësaj rezolute, kjo s’ka asgjë të bëjë me ndonjë interpretim juridik.

GJND-ja i ka dhënë fund kësaj rezolute. Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i ka dhënë fund kësaj rezolute.

Pra, zhvillimin ekonomik dhe paqen e sigurinë e sigurojnë pikërisht votimi i ligjeve sikur këto që i kemi sot. Shpresoj shumë, që në fund, një ditë kur të kemi përfaqësues serbë që vërtet e dëgjojnë zërin e komunitetit të tyre, që ta ndryshojmë edhe dispozitën kushtetuese, pra emrin e Ushtrisë së Kosovës në atë që duhet ta ketë, pra në emrin e saj meritor, duke respektuar karakterin kushtetues të Republikës së Kosovës, pra në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës, të cilat shpresoj shumë që me kontributin e të gjithëve, jo vetëm 110 deputetëve që sot janë pro, por edhe të atyre serbë, do të jenë një ditë krenaria jonë në NATO. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje, të nderuara kolege deputetë dhe ju kolegë deputetë, Ministër,

45 Qeveri në përgjithësi, Por mbi të gjitha ministri, i cili e ka sjellë këtë paketë të projektligjeve.

Normalisht se u deshën pesë vjet të pritet nga koha kur Pakoja e Ahtisarit ka paraparë që Republika e Kosovës të ketë ushtri. Në këtë vullnet të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës normalisht që e përshëndesin mbi të gjitha qytetarët e Republikës së Kosovës, por në maratonë ka shumë garues, e vetëm një është fitues. Në këtë rast fiton qytetari i Republikës së Kosovës, e mbi të gjitha përgëzime për Qeverinë Haradinaj që solli këtë pako të ligjeve dhe FSK-ja po bëhet ushtri. Prandaj, duhet ta kemi guximin dhe, mbi të gjitha, të flasim atëherë kur duhet dhe të vendosim atëherë ku duhet. Të mos presim nga të tjerët të vendosin për ne, por nganjëherë dikush e humb rrugën. Tanimë vërtet e vlerësoj qëndrimin e secilit prej deputetëve dhe ka një fitore, ka fitore që në këtë rast jemi fitues të gjithë, por edhe një herë thashë që Qeveria Haradinaj është ajo e cila mbas gjithë asaj sakrifice të kamotshme e solli këtë pako të ligjeve. Është mirë që shumë herë të jemi bashkë dhe të ecim tutje në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Adem Mikullovci e ka fjalën.

ADEM MIKULLOVCI: Ju përshëndes të gjithëve! Unë e kam vetëm një vërejtje, pak laike, po ndoshta të çuditshme. Më befason fakti që janë paraparë 5 000 ushtarë të rregullt e 3 mijë rezervistë! Unë kisha pritur që rezervistë të ketë të paktën dy herë më shumë se sa të rregullt. Ata janë një ushtri gatishmërie dhe s’po shoh kuptim. Ku është kuptimi të ketë më pak rezervistë se sa ushtarë të rregullt? Kaq!

KRYESUESI: Mos ardhtë dita të përdorim më kurrgjë! Zoti Enver Hoti e ka fjalën.

ENVER HOTI: Faleminderit, kryesues! Dua të përshëndes Qeverinë dhe ministrin e FSK-së që e ka propozuar këtë pako të masave për ndryshim, projektligjeve për ndryshim që janë dhe e mbështesim plotësisht.

Dëgjuam nga shumë kolegë deputetë këtu se ka një histori dhe ka ndoshta një tentativë, por unë e mora fjalën të falënderoj të gjithë ata pjesëtarë të Trupës Mbrojtëse të Kosovës, të UÇK-së dhe të FSK-së, të cilat deri më tani kanë kryer të gjitha detyrat ligjore dhe obliguese që i kanë pasur dhe mendoj se kanë pasur një rol të veçantë dhe të rëndësishëm, duke krijuar një partneritet dhe një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in që ka qenë qe sa vite këtu dhe tani neve na e mundësojnë që në mënyrë ligjore të avancojmë statusin e tyre dhe të shohim se ata janë të përgatitur edhe në aspektin operacional. Ky është vendimi ose hapi i fundit që ne po e marrim për të ndërtuar kapacitetet dhe për t’i shtuar.

46 Edhe një herë e them, i falënderoj të gjithë ata djem dhe vajza që kanë shërbyer për sa vjet aty, ndoshta me kufizime ligjore e ndoshta edhe me kufizime financiare, por ata kanë qëndruar, kanë punuar shumë dhe na e kanë bërë të mundur që ne të avancojmë edhe më tutje ushtrinë tonë, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të vendit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Lumir Abdixhiku e ka fjalën.

LUMIR ABDIXHIKU: Faleminderit, kryesues! Nuk ka dyshim që kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të kësaj legjislature, jo vetëm për faktin që komuniteti shqiptar është në tërësi në përkrahje, por edhe për faktin se edhe një pjesë e madhe e komunitetit pakicë e mbështet këtë iniciativë.

Unë, në fakt, do të doja të bëj një koment të shkurtër në këtë nismë të pakos, më tepër për profesionin tim, meqenëse transformimi ushtarak do të duhej të përcillej edhe me transformim thelbësor financiar, diçka që nuk shihet në asnjërën prej pakove. Në pjesën e relacionit militar dhe financiar ka një tregues standard nëpër botë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në mesatare në botë diku rreth 2.2% e bruto produktit të secilit vend shkon për mbrojtje. Kjo mesatare në BE është 1.5%, ndërsa në rajon është 1.5%. Kosova momentalisht, sipas parashikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe në bazë të informacionit financiar që i bashkëngjitet këtyre ligjeve, ka jo më tepër se 0.8% të bruto produktit vendor.

Nuk do të ishte hera e parë që me ligj e rregullojmë pragun minimal të shpenzimeve për mbrojtje dhe nëse asgjë tjetër, ta bënim këtë prag në nivel me vendet e rajonit dhe me vendet e Bashkimit Evropian, jo më pak se 1.5% të bruto produktit vendor.

Gjithashtu, sa për çështje teknike, kam marrë disa komente nga komuniteti jopakicë për shkak të përkthimeve të dobëta në gjuhët e tjera. Ju kisha lutur që administrata të ketë kujdes në terminologjinë, edhe në gjuhën angleze, edhe në gjuhët joshqipe. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj e ka fjalën.

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryesues! Meqenëse shumica që është prezent këtu e ka dhënë vlerësimin se sa të rëndësishme janë këto ligje, e kisha pasur një propozim edhe për kolegët e mi deputetë, edhe për ju, kryesues, që t’i hedhim në votim dhe ta mbarojmë këtë proces, s’ka nevojë të diskutojmë dhe të kallëzojmë sa të rëndësishme janë. Të gjithë jemi dakord, vetë prezenca jonë e dëshmon. Kështu që, të shkojmë në votim, ta mbyllim këtë histori.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Islam Pacolli e ka fjalën.

47 ISLAM PACOLLI: Faleminderit, kryesues! Përshëndetje, kolegë të nderuar! Përshëndetje qytetarë të Republikës së Kosovës! Sot është një ditë e rëndësishme e veçantë për Republikën e Kosovës. Të gjitha këto vështirësi që kanë kaluar deri më tani, po vjen koha kur i bëhet edhe një kurorë, të bëhemi të barabartë me shtetet e rajonit, që edhe ne ta kemi ushtrinë tonë, forcat tona dhe ta mbrojmë vendin tonë. Prandaj, sot i përgëzoj të gjithë deputetët që janë unikë, me një përkrahje të pakontestueshme dhe ne ta dëshmojmë me votim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Labinot Tahiri e ka fjalën.

LABINOT TAHIRI: Përshëndetje për të gjithë! Për të mos e zgjatur shumë, edhe unë pajtohem me deputetin Daut Haradinaj që të shkojmë në votim. Kini durim, veç ta lexoj këtë letër e pastaj shkojmë në votim.

Sot Qeveria e Kosovës po dëshmon se po angazhohet për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim, që ata të ndihen të sigurt në shtëpitë tona të përbashkëta. Tri ligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë dëshmi se Ushtria e Kosovës nuk është një kërcënim për askënd, por është mekanizëm për shumë mbrojtje për pakicat etnike në vendin tonë, sepse në këtë forcë të modelit të NATO-s nuk ka vend për diskriminim në çfarëdo baze dhe në të cilën do të shërbejnë të mbështetur në ligj vajza dhe djem të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Qeveria Haradinaj ka pasur guxim dhe e ka identifikuar momentumin për bërjen e Kosovës me ushtri profesionale, të rreshtuar me ushtritë aleate, që e kanë në doktrinën e tyre mbrojtjen e territorit kushtetues, jetën e njeriut dhe pronën, pa asnjë dallim etnik, fetar apo ideologjik.

Këta zotërinjtë prapa nesh që rrinë, Lista serbe, e lëshuan sallën, mirëpo unë i ftoj që të vijnë këtu për arsye se çfarëdo katastrofe nëse ka në vendin tonë, Kosovën, gjithsesi ne si shqiptarë shumicë dhe ushtria jonë do t’i përgjigjet etnisë serbe në gjendje për t’i ndihmuar në krahasim me atë se ushtria e Serbisë është shumë larg. Domethënë, Beogradi është shumë larg me Prishtinën. Lista serbe e ka Prishtinën më afër.

Urime, Kosovë, për ushtrinë tonë!

KRYESUESI: Faleminderit! Edhe ty urime! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Tani regjia, bjerini ziles, në qoftë se është dikush jashtë sallës për ta votuar. Sa deputetë janë në sallë? Në sallë janë 91 deputetë. Lus regjinë dhe juve deputetë, të përgatitemi të gjithë për votim!

Në sallë kemi 102 deputetë. Ju lus që të përgatiteni për votim! Votojmë tash!

48 (Duartrokitje)

101 deputetë kanë votuar. 101 deputetë janë për. Konstatoj që Kuvendi miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me rekomandime.

Pika e radhës që ka qenë e 11-ta, tani cila ka dalë me radhë, s’po di.

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj ministrin e Forcës së Sigurisë, zotin Berisha, që të paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti ministër, e keni fjalën.

MINISTRI RRUSTEM BERISHA: Fillimisht dëshiroj t’ju falënderoj për votën unanime. Edhe ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

I nderuar kryesues, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot para jush paraqes propozimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Hartimi dhe procedimi i këtij projektligji është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, ashtu që ky projektligj parasheh që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca të reja, organizim dhe funksionim të ri, si mekanizëm i sektorit të sigurisë me detyra të mbrojtjes së integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, përkatësisht Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe këtë ligj, në mbrojtje të integritetit territorial të qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës dhe e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik.

49 Të nderuar deputetë, Është me rëndësi të theksohet se në momentin kur të krijohen kushtet e favorshme politike, vendimmarrëse, ne do të vazhdojmë së proceduari ndryshimet kushtetuese që të ndryshohet edhe emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të LDK-së, zoti Ismet Beqiri është paraqitur. Më fal!

Ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, zotin Haxhi Shala, që ta arsyetojë raportin e komisionit.

HAXHI SHALA: Faleminderit, kryesues! Para se t’i jap rekomandimet për këtë projektligj, duhet t’i falënderoj të gjitha grupet parlamentare. Njëkohësisht, kërkoj nga deputetët që gjithë çfarë kanë për të futur në këto tri ligje, të na i dërgojnë me shkrim, edhe ne si komision do t’i fusim në projektligje, që të mos zgjatemi me debate, përveç grupeve parlamentare.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në nenin 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 3.10.2018 shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë dhe vendos që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

R e k o m a n d i m

- Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

A r s y e t i m

Në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhjen plenare e shqyrtoi projektligjin në parim dhe Kuvendit ia paraqet raportin me rekomandime.

Komisioni Funksional për shqyrtim në parim të Projektligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës konstaton se projektligji i plotëson kushtet e parapara në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit për t’u proceduar për shqyrtim të parë në mbledhjen plenare dhe i rekomandon Kuvendit që të miratojë në parim këtë ligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Zoti Beqiri e ka fjalën në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së.

50 ISMET BEQIRI: Faleminderit, zoti nënkryetar! Pa dyshim se edhe nga parafolësit, disa prej tyre që e thanë, është emocion i veçantë për të gjithë ne që sot kemi tri projektligje të rëndësisë së veçantë për shtetin e Kosovës dhe me këtë rast Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të gjithë do të dëshironim që fillimisht edhe të quhej Projektligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, por ja që të gjithë e dimë se kjo nuk mund të bëhet për arsye që janë të njohura.

Sidoqoftë, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, me prezencën tonë dëshmojmë edhe një herë se LDK-ja ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e këtij procesi dhe se jemi shumë të vetëdijshëm ne edhe qytetarët e Kosovës që themelet e kësaj ushtrie tonë datojnë që nga vitet e ‘90-ta, që nga koha kur me ushtrinë e Kosovës udhëhiqte Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr nga kolonel Krasniqi, e që njihte komandant suprem presidentin Rugova. Themelet e ushtrisë janë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në ushtrinë e komandantit Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, e shumë njerëzve të tjerë meritorë.

Ne, të dashur qytetarë, jemi të vetëdijshëm që kjo ushtri e Kosovës është ushtri e Kosovës dhe nuk është ushtri e asnjë partie politike dhe është e të gjithë neve dhe do të duhej të ishte dhe synojmë të jetë edhe e të gjitha komuniteteve. Pra, prezenca jonë, edhe një herë e them, që është edhe demantim ose demant ndaj të gjithë atyre dashakëqijve, edhe nga njerëz të caktuar, bartës të institucioneve që kanë tentuar ta paraqesin LDK-në si pengesë dhe nuk mund ta gjeni një njeri normal që do të dilte e të bëhej pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që ka qenë dhe është gjakim dhe synim i të gjithë neve.

Prandaj, ne jemi shumë të vetëdijshëm që Kosovës i duhet një ushtri që e ka përkrahjen e të gjithë deputetëve, veçmas përkrahjen edhe të NATO-s dhe të SHBA-së, sepse pa ta nuk mund të kemi një ushtri funksionale dhe kredibile. Unë uroj dhe dëshiroj, sikur edhe të gjithë të tjerët besoj që kjo përkrahje të jetë siguruar nga sponsori i këtij projektligji, gjegjësisht këtyre projektligjeve. Në të kundërtën, është problem, sepse është e qartë se do të marrin edhe përgjegjësi nëse kjo nuk ndodh.

Pse s’ka ndodhur. Sidoqoftë, ne jemi dhe e përkrahim dhe jemi për një ushtri profesionale, multilaterale, kredibile, me NATO-n si pëkrahëse dhe garante e saj, ushtri, përkatësisht forcë që i respekton konventat ndërkombëtare, ligjet dhe zakonet e luftës, ushtri me disiplinë të brendshme dhe etikë të lartë, ushtri që do të jetë operacionale në tërë territorin e Kosovës dhe mobile për zbatim, përkatësisht zbarkim edhe jashtë vendit, ushtri që do të prezantojë vlerat e të gjitha etapave të luftës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ne si grup parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta japim edhe kontributin tonë ndërmjet dy leximesh dhe ne e mbështesim dhe do ta votojmë Projektligjin për Forcën e Sigurisë të Kosovës e të shpresojmë së shpejti edhe me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës. Faleminderit!

51 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Fatmir Xhelili e ka fjalën në emër të Gruçit Parlamentar të PDK-së.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, nënkryetar! Partia Demokratike e Kosovës e përkrah Projektligjin i cili e përcakton kompetencën, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do të votojmë për.

KRYESUESI: Zoti Rexhep Selimi, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

REXHEP SELIMI: Faleminderit! Përshëndetje edhe një herë për të gjithë kolegët! Është shumë e rëndësishme sot të dihet rruga jonë drejt Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. E dimë dhe e kuptojmë në cilën fazë jemi, s’kemi çka i themi njëri-tjetrit, i dimë se cilat janë vështirësitë, cilat kanë qenë dhe cilat mund të jenë në të ardhmen, por ne sot po bëjmë një detyrë brenda së mundshmes, pra po i procedojmë tri ligjet që kanë të bëjnë me rolin dhe mandatin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Është e kuptueshme që ne, të gjithë së paku që jemi sot në këtë sallë, do të donim që sot ta procedonim Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe po ashtu urojmë dhe presim që një ditë ta bëjmë edhe këtë. Ka një historik këtë ditë që jemi sot, sepse sot nuk kemi pikur në këtë ditë, por ka një historik. Siç e përmendën edhe kolegët e tjerë, historiku i saj fillon qysh me kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, për të mos u futur në histori, duke e nënkuptuar që të gjithë e dimë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka pasur një historik që kemi ardhur deri te kjo ditë.

Do të ishte mirë në fakt dhe nëse flasim ndonjëherë për shanset e humbura nuk është 2014-ta shans i humbur, por ndoshta pikërisht 2008-ta është shans i humbur se nuk e shpallëm edhe ushtrinë bashkë me pavarësinë e Kosovës në atë kohë.

Pas kësaj, ju e dini që ka pasuar shuarja e TMK-së dhe pas shuarjes së TMK-së janë formuar Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ka pasur edhe një afat pesëvjeçar në Planin e Ahtisarit, afat i cili ka përfunduar në vitin 2013, më saktësisht në qershor 2013, kur është bërë edhe në atëkohë rishikimi i strategjisë së sektorit të sigurisë.

Por, te 2014-ta kemi një sqarim. Asnjëherë nuk ka ardhur para deputetëve të Parlamentit të Kosovës diçka që të votohet, sepse kurdo që do të kishte ardhur këto vota do t’ i kishim. Pra, ta kemi parasysh që asnjëherë, e theksoj asnjëherë nuk u ka ardhur shansi deputetëve të Parlamentit të Kosovës të asaj legjislature dhe të legjislaturave të tjera që ta japin mendimin, verdiktin e vet siç e dhanë sot. Sa herë që do të kishte ardhur, këto vota do t’i kishte, qoftë për ndryshime

52 kushtetuese, qoftë për ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prandaj, të jemi të qartë këtu, nuk duhet të vihet gishti mbi asnjë lloj a cilëndo parti politike, që të thuhet se dikush e ka humbur apo e ka sjellë shansin. Se kush ka humbur shanse, kush ka sjellë shanse, janë pikërisht ata të cilët në vitin 2014 kanë dashur që këtë çështje ta futin në pazare me Serbinë dhe kemi bërë shumë mirë që nuk e kemi futur këtë çështje në pazare të tilla.

Sot po ashtu keni në procedim, jo për herë të parë, ose në tentim jo për herë të parë për t’i proceduar këto ligje, ka pasur edhe një tentativë vitin e kaluar nga Zyra e Presidencës së Kosovës, tentativë e cila është pasuar me tërheqjen e sponsorizuesit në atë kohë. Dhe sot i kemi pra tri projektligje të cilat deklaroj në emër të grupit tim parlamentar edhe një herë, siç kemi qenë pro ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, siç kemi qenë pro paraprakisht edhe cilëndo fazë, në cilëndo situatë, në cilëndo legjislaturë për avancimin edhe të misionit të FSK-së në ushtarak dhe mbrojtës, po ashtu jemi edhe sot. Pra, për avancimin e rolit qoftë me ligj në këtë rast të misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pra, ne e mbështetim edhe një herë dhe deklarojmë mbështetjen tonë për këto në parim, por kemi çfarë të punojmë ndërmjet dy leximeve. Mos e kuptoni mbështetjen tonë si një mbështetje qorre, të shtyrë nga retorika e ditës dhe të shtyrë nga entuziazmi. Po ekziston entuziazmi, ekziston edhe gëzimi ynë që po e bëjmë një hap më tutje, jo atje ku duhet, por të mos kuptohet se mbështetja jonë është një mbështetje qorre dhe të mos diskutojmë edhe për shumë çështje që kanë të bëjnë edhe me strukturën e ligjit. Sepse, siç thashë edhe në deklarimin tim në ligjin paraprak, ne e kemi analizuar me kujdes gjithë projektligjin që ka ardhur nga Qeveria i sponsorizuar në rastin e caktuar. Dhe, kemi qenë të fokusuar në disa nene të caktuara. Bëhet fjalë për nenin 4, kemi qenë shumë të fokusuar.

Theksojmë edhe një herë, gjatë punimeve, gjatë dy leximeve do ta japim kontributin tonë, por këtij nenit 4 i mungon edhe një fjali që besoj se do t’ia shtojmë gjatë rrugës, fjali që do t’i japë kuptim të plotë këtij neni.

Po ashtu, e kemi qëndrimin tonë edhe për nenin 7, të cilin e mbështetim dhe mendojmë se është nen shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me armatimin. Po ashtu, edhe neni 9, me përdorimin e forcës, ka çka të punohet atje dhe ka çka të thuhet. Po ashtu edhe për nenin 23, po i përmendi kështu me nene se kolegët e mi që e kanë trajtuar e dinë shumë mirë, nuk duhet t’i kemi kufizimet që i kemi atje dhe ofrojmë mbështetjen tonë për t’i hequr këto kufizime, sepse pikërisht kufizimet janë pengesë për këtë ligj.

Por, problematik për ne, besoj edhe për ju, do të jetë neni 28, që ka të bëjë me dispozitat kalimtare. Theksoj neni 28 që ka të bëjë me dispozitat kalimtare, nëse nuk rregullohet ndryshe,

53 do të jetë problematik. Do të jetë një nen i cili ndoshta neve pastaj na mban në kornizat e deklarimeve dhe dëshirave dhe jo në atë çfarë në të vërtetë ka nevojë Forca e Sigurisë së Kosovës.

Nëse dikush ka kontribuar më shumë deri më tash, është e kuptueshme që nuk është as vetëm një person, as vetëm një forcë politike, as vetëm ne, as vetëm ju, as vetëm ata. Por, nëse dikush do të duhej që tash të falënderohej që Kosova ka mundësi dhe mund të bëhet me ushtrinë e saj, janë pikërisht ushtarët, oficerët, nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë bërë të mundur që ne sot të diskutojmë për avancimin e këtij misioni, të cilët kanë arritur standarde të larta edhe profesioniste ushtarake dhe sot ne sot mund të themi që së paku resurset dhe kapacitetet njerëzore, pra kapacitetet humane brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kosova i ka të gatshme për ta bërë ushtrinë e saj.

Qeveria pra duhet t’i falënderojë ata paraprakisht para se ta lavdërojë veten.

Deklaroj edhe një herë, kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ndryshimet kushtetuese. E theksoj këtë, sepse po dëgjoj zëra që nganjëherë duan të kërkojnë fajtorë. Nuk i keni kundërshtarët e Ushtrisë së Kosovës në këtë sallë. Nuk i kemi kundërshtarët e ushtrisë së Kosovës në asnjërën prej këtyre subjekteve politike. Madje, kundërshtar i ushtrisë së Kosovës doli vetë njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës dhe pikërisht kundërshtari kryesor i themelimit të ushtrisë së Kosovës është arsyeja kryesore pse Kosova duhet të ketë forcë të përgatitur ushtarake për mbrojtje. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Aida Dërguti e ka fjalën.

AIDA DËRGUTI: Faleminderit, kryesues! Partia Socialdemokrate e përkrah në parim këtë projektligj dhe ndërkohë ndërmjet dy leximesh do ta japim kontributin tonë.

KRYESUESI: Blerim Kuçi, urdhëro!

BLERIM KUÇI: Faleminderit, kryesues! Ne si grup parlamentar do ta votojmë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por na ka bërë përshtypje ajo modestia e Kryeministrit të Republikës së Kosovës sot gjatë fjalimit për këto tri ligje.

Edhe ne do ta përcjellim këtë modesti me kënaqësi. Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti Zafir Berisha, urdhëro!

54 ZAFIR BERISHA: Faleminderit kryesues! Edhe Nisma Socialdemokrate e mbështet Projektligjin për Forcën e Sigurisë dhe ne shpresojmë se me këtë ligj do t’i shpërblejmë djemtë dhe vajzat të cilat u kanë rezistuar shumë sfidave duke qenë pjesë e fillimisht e TMK-së pastaj FSK-së, me shumë sakrificë, të cilët janë më meritorët që sot ne do ta shtojmë misionin e forcave të sigurisë në ushtri dhe natyrisht do ta vazhdojmë partneritetin me forcat e NATO-s siç kemi pasur partneritet edhe në kohët më të vështira, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës për lirinë e Kosovës e ka pasur partner në çlirimin e Kosovës.

Jam shumë i bindur se këta djem e vajza oficerë, nënoficerë dhe ushtarë do ta vazhdojnë partneritetin me NATO-n që e ka pasur UÇK-ja dhe do t’i shërbejnë sigurisë së Kosovës dhe rajonit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Albert Kinolli, urdhëro!

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar zonja e zotërinj, Kolegë deputetë, Edhe një herë në emër të Grupit Parlamentar 6+ dëshiroj ta japim tonë që ne e përkrahim këtë Projektligj për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kontributin tonë do ta japim ndërmjet dy leximeve dhe kemi një kërkesë që do ta japim si amendament, me të cilin kërkojmë që pjesëtarëve të komuniteteve t’u jepet një hapësirë pak më e madhe, në mënyrë që për shkak se jemi të gatshëm t’i pranojmë përgjegjësitë dhe të kontribuojmë në Forcat e Sigurisë së Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon. Mendoj se ka nevojë për ulje të kritereve, kur janë në pyetje komunitetet pakicë dhe për një diskriminim pozitiv. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Albin Kurti.

ALBIN KURTI: Të nderuar qytetarë të Republikës, Deputetë të Kuvendit, Kabinet i Qeverisë,

KFOR-i sot ka rreth 4 000 trupa, të cilat nuk janë as 8% e asaj që kishte pas luftës. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët dikur i kishin afro 20 000 trupa në Kosovë, sot nuk i kanë as 700. Është e rëndësishme që të kemi forca tona të armatosura të cilat na mbrojnë si shtet.

55 Janë dy faktorë përkufizues, besoj unë, për krijimin dhe ndërtimin e forcave të armatosura të Republikës së Kosovës. Faktori i parë është i aspektit diferencial, ndërkaq faktori i dytë është i aspektit referencial.

Aspekti diferencial konsiston në atë që ta dimë raportin e forcave tona të armatosura me forcat e fqinjëve. Posaçërisht me fqinjin verior, i cili nuk e njeh shtetin tonë të pavarur. Në kontrast me Shqipërinë, e cila e pat njohur edhe Republikën e parë të Kosovës në vitin 1991, por edhe për dallim prej Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbia nuk na njeh, nuk e pranon pavarësinë e shtetit tonë.

Shpresoj që dikush nga Qeveria e ka shikuar se çfarë ushtrie ka Serbia, përmasën dhe përbërjen, strukturën dhe armatimin, doktrinën dhe aftësitë e saj. Forcat tona të armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës. Ndaj kujt duhet të na mbrojnë ato? Ndaj atij që mund të na sulmojë, apo jo? E kjo është para se gjithash, Serbia. Prandaj, pyetja ime është: para se të na i sjellin këto tri projektligje, të cilët ne do t’i votojmë në parim, a kishte studim e analizë paraprake Qeveria e Kosovës për kundërvënie efikase, për mbrojtje të suksesshme, karshi Serbisë? Kjo nuk do të thotë që ti bën ushtri më të fuqishme se kundërshtari, por e bën sulmin e kundërshtarit të palevërdishëm. Përndryshe, numrat si 5 000 e 3 000 nuk thonë asgjë vetvetiu.

Dhe, aspekti i dytë është referencial. Kosova ka territor e kufij të caktuar, popullsi e gjeografi të caktuar, reliev specifik dhe shtigje të caktuara komunikacioni e transporti. Forcat e armatosura të shtetit tonë duhet të ju referohen këtyre. Sërish numrat 5 000 dhe 3 000 nuk thonë asgjë vetvetiu. Duhet përshtatur zonat e njësitë, kapacitetet dhe njohuritë, organizimin dhe strategjitë, karakteristikave të shtetit, popullit dhe vendit tonë. Në këtë pikë, duhet shqyrtuar e shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të qenë komplementar, pra përplotësues, me Republikën e Shqipërisë, që të kursejmë duke mos u dyfishuar pa nevojë.

Kohëzgjatja e zhvillimit të kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së thuhet se do të jetë 10 vjet. Për bindjen time, nuk është serioze një qasje që parasheh një periudhë kaq të gjatë.

Meqenëse Forca e Sigurisë së Kosovës sërish nuk do të jetë tamam ushtri as forcë e armatosur siç duhet, është e nevojshme që ne të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të ndërsjellë e mbrojtje të përbashkët. Largqoftë nëse kemi një situatë të tillë të rrezikshme siç është lufta, mbrojtja e përbashkët ndodh menjëherë e spontanisht nga populli, por është mirë që shteti dhe institucionet e mekanizmat e tij të jenë në nivel të detyrës dhe përgjegjësisë ndaj popullit. Për shembull, një marrëveshje të këtillë për mbrojtje e ka Islanda me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Islanda është vend i NATO-s, ajo nuk ka ushtri fare, mirëpo ka marrëveshje për t’u mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

56 Në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të avancuar, është mirë që pjesëtarët të kenë edhe një shkollim profesional, ashtu që pas mbarimit të shërbimit, të dalin edhe me një zanat. Praktikohet edhe gjetiu kjo.

Duhet të kemi oficerë të shkolluar, dhe këtu mendoj se i kemi humbur gati 20 vjet e së paku 10 vjet. Asnjë qeveri nuk ka pasur program që vajza e djem të përzgjedhur nga Kosova t’i dërgoj për studime le të themi në Akademitë e famshme siç janë Citadel dhe West Point.

Dhe, në fund krejt, por jo për nga rëndësia, duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik e politik do të kenë pjesëtarët e FSK-së. Ata janë njerëz, jo robotë që shërbejnë për të mbajtur armët. Shkollimi brenda i pjesëtarëve të FSK-së është edhe më i rëndësishëm sesa arma që do ta mbajnë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Veton Berisha e ka fjalën.

VETON BERISHA: I nderuar kryesues! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Është e padiskutueshme se ushtria është një nga shtyllat kyçe të shtetndërtimit të një shteti. Jo vetëm se dëshiron forcën e atij shteti ndaj vendeve të tjera të rajonit dhe më gjer, por është edhe një ndër shërbimet që dëshmon unitetin dhe forcën e brendshme të një shoqërie.

Ushtria është faktor unifikues i një shoqërie. Fatkeqësisht në Kosovë, çështja e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ka qenë një faktor fragmentues në shoqëri, e kjo është vërejtur edhe në Kuvend.

Komuniteti egjiptian dhe unë si përfaqësues i tyre kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi për një shoqëri gjithëpërfshirëse në Kosovë, një bashkëjetese fqinjësore në shoqëri që duhet të reflektohet edhe në Kuvend dhe në institucionet e tjera të Kosovës. Andaj, sikur kemi qenë konstruktivë dhe mbështetës deri më tani, do të vazhdojmë të jemi mbështetës të të gjitha proceseve shtetndërtuese që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, por që mbi të gjitha e rritin mirëqenien qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Sot numri i shteteve në botë që nuk kanë forca të armatosura është pothuajse minimalist. Kosova është e rrethuar me shtetet që jo vetëm që kanë forca të armatosura të strukturuara, por se këto janë në standarde të larta, gjë që dëshmohet edhe nga anëtarësimi në NATO i shumicës së shteteve të rajonit.

57 Kosova e ka pasur fatin që ka gëzuar mbështetjen e NATO-s dhe forcave të KFOR-it përgjatë këtyre viteve në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga kërcënimet e jashtme dhe të sigurisë.

Sidoqoftë, krijimi i ushtrisë, përkatësisht i Forcave të Armatosura është proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën. Krijimi i Forcave të Armatosura do të hapë rrugë jo vetëm për shtetndërtim të brendshëm, por kam bindjen e plotë edhe të proceseve të shumta në arenën ndërkombëtare. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në trupa ndërkombëtare, unë shpresoj dhe besoj se ne jemi në rrugë të duhur që Kosova, përkatësisht Kuvendi i Kosovës do të gjejë konsensusin për miratimin jo vetëm të ligjeve që po diskutojmë sot këtu, por edhe të ndryshimeve kushtetuese të kërkuara.

Unë si përfaqësues i komunitetit egjiptian them se do të vazhdojmë t’i mbështetim projektligjet e një rëndësie vitale për Kosovën. Po ashtu, do të përkujdesemi që këto projektligje të garantojnë dhe të zbatohen të drejtat e komuniteteve siç janë të garantuara me Kushtetutë. Sa i përket Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duhet përmend faktin që në nenin 4, Projektligji thekson se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake, multietnike, profesionale, e armatosur.

E ngjashëm theksohet edhe në nenin 5 të Projektligjit, ku përmendet se Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Kosovës. Po e vë theksin se ligji në parim garanton se Forca e Armatosur e Kosovës duhet ta reflektojë përbërjen etnike dhe të ketë pjesëtarë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë këtu edhe komunitetin egjiptian.

Sidoqoftë, dy nenet e përmendura më lart janë shumë të përgjithshme dhe abstrakte dhe ne dimë se në të kaluarën kemi pasur probleme të shumta në moszbatimin e kuotave të të punësuarve në institucionet publike në Kosovë. Edhe në rast kur ekzistojnë përqindje të caktuara se sa nga pozitat duhet të plotësohen me pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, në praktikën e ligjeve të tjera përcaktohen saktësisht përqindjet e kuotave për pjesëtarët nga komunitetet joshumicë.

Ligji në fjalë, përkatësisht në nenin 17 përcakton se Kryeministri do të përcaktojë minimumin e përfaqësimit të të gjitha komuniteteve brenda Forcës së Sigurisë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. Konsideroj se ky nen mund të krijojë pasiguri në mes të pjesëtarëve të komuniteteve, andaj Kuvendi mund të konsideroj që si organ ligjvënës ta përcaktojë këtë minimum.

Dëshiroj të theksoj se Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili i rregullon kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, nuk i reflekton të njëjtat parime sikurse ligji paraprak. Do të thotë nuk përmend fare detyrimin që FSK të reflektojë shumëllojshmërinë etnike të popullsisë në Kosovë. Andaj ndoshta do të ishte e rrugës që dispozita për

58 domosdoshmërinë e përfshirjes së komuniteteve, përfshirë edhe përqindjen minimale, duhet të përcaktohet mu në këtë ligj.

Përfundimisht, dua të theksoj sërish se forcat e armatosura të një shteti është dhe duhet të jetë faktor uniteti i një shoqërie dhe si e tillë konsideroj se rritja e numrit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë është vlerë e shtuar e Kosovës. Unë shpresoj se këto ligje do ta gjejnë zbatimin e duhur në praktikë, në përputhje me obligimet dhe garancitë kushtetuese. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti Berisha! Fjalën e ka zoti Andin Hoti.

ANDIN HOTI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Meqenëse jemi në një ditë kaq të rëndësishme sot në formimin e ushtrisë së Kosovës, më lejoni që të citoj një fjalim të Ukshin Hotit, të mbajtur më 17 korrik 1991, sepse mendoj se sot po realizohet një amanet i tij.

Duke qenë i vetëdijshëm plotësisht për rrethanat politike në të cilat ndodhemi, ftoj të formojmë politikë të qartë mbi atë se duhet dhe duhet të mendojmë në mënyrë urgjente të formohen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

Prandaj, urime kolegë deputetë! Urime Kosovë! Urime babë!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Kolegë të nderuar! Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot nuk është me rëndësi që vetëm ta japim votën për këto projektligje dhe që të ketë një avancim të statusit të forcave tona të sigurisë, por është moment shumë i rëndësishëm dhe unë e kam pritur shumë vite këtë moment që të qartësohet edhe një mjegull, të cilën ka pas filluar ta shpërndajë Kryeministri i dikurshëm, tash është President ai, në vitet 2012 dhe 2014.

E momenti më i rëndësishëm për t’iu përgjigjur është sot, sepse pas asaj që bëri Lista serbe këtu, pas koordinimit të saj me Serbinë, kombinim që fillon që prej sabotimit të 51 anëtarëve të FSK- së deri te koordinimi këtu që të dalë nga salla e Kuvendit i Listës serbe. Këto janë veprime krejtësisht të koordinuara nga Vuçiqi dhe nga Beogradi.

Në vitin 2014, Hashim Thaçi e akuzonte opozitën e atëhershme që ishte; LDK-ja, Vetëvendosja, edhe AAK-ja bile, edhe atëherë në opozitë. Kryeministri thoshte atëherë: Ju nuk po doni që të bëhet Ushtria e Kosovës!

59 Unë mendoj që na kanë hyrë në hak dhe është mirë të sqarohet sot. Se sot diskutimet tona dhe vota jonë tregon që ai ato ditë mashtronte, dhe këto mashtrime nuk janë ndalur deri dje. Domethënë për katër vjet me radhë na keni hyrë në hak, keni gënjyer, keni mashtruar, e i fundit që e lëshoi një mashtrim ishte dje, kur edhe ish-komandanti i FSK-së, ky Kadri që e kishte marrë librezën e partisë nga Kadri Veselit! E doli dhe tha se opozita e atëhershme në vitin 2014 e ka penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Unë po ju them diçka: Po të kishte ardhur FSK-ja kështu siç erdhi sot, vota jonë edhe diskutimet tona do të ishin pa asnjë ndryshim po të njëjtat, por kryeministri i atëhershëm nuk e sillte FSK-në për ta bërë ushtri. Dhe, e dini pse? Se donte t’i pranonte kushtet e Listës serbe, ulëset e tyre të rezervuara e ta përjetësojë këtu fuqinë e Vuçiqit gjithmonë në Parlamentin e Kosovës. Kështu ka qenë.

Duhet edhe njëherë t’i risjellim në mendje këto që kanë ndodhur, sepse po doni që këto çështje të bëhen shumë kollaj, e opozita t’i gëlltisë akuzat tuaja. Nuk shkon kështu! Ne votën do ta japim është shumë mirë për Kosovën, vetëm edhe ato mashtrime duhet të denoncohen dhe duhet të tregohen deri në fund. Kjo ishte për çka e mora fjalën fillimisht.

E dyta ka të bëjë me këto deklaratat e NATO-s edhe të zyrtarëve të NATO-s që nuk janë qartësuar mirë nga Qeveria e Kosovës, po as prej zyrtarëve të NATO-s për shkak që nuk ka pasur siç duket një koordinim të mirë ndërmjet tyre. Këto deklaratat e zyrtarëve të NATO-s kur po thonë që nëse bëhet kjo çështje, nëse Kosova i voton këto ligje, atëherë NATO-ja do ta rishqyrtojë edhe një herë strategjinë e saj të angazhimit në Kosovë, siç po thonë ata. Këtu është krijuar një huti, një huti e panevojshme, e cila prej Qeverisë së Kosovës duhet të sqarohet më mirë.

Është krijuar një lloj mendimi që ky është ndonjë shantazh nga NATO-ja, ose njëfarë lloj konflikti i NATO-s me Qeverinë e Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe, kjo huti po lihet pa u sqaruar. Do të ishte mirë të sqarohet që këtu nuk ka kurrfarë konflikti të interesave të Kosovës me NATO-n, e as të FSK-së me NATO-n. Këtu ka një koordinim dhe për NATO-n është plotësisht e arsyeshme që kur të shtohen forcat e FSK-së, kur FSK-ja ta ndërrojë edhe statusin e vet, ta bëjë status ushtarak, është krejtësisht normale, krejtësisht racionale që të fillojë një proces i bashkëpunimit me ta, të institucioneve tona që NATO-ja dalëngadalë mund edhe ta reduktojë numrin e trupave, por edhe nëse nuk e redukton, edhe këtë prani që e ka NATO-ja do të ketë bashkëpunim të plotë të institucioneve të Kosovës, dhe bashkëpunimi do të shkojë për mrekulli siç ka qenë deri më tani.

Domethënë deklaratat e tilla të ditëve të fundit, një e dëgjova edhe sot bile, ishte në portalet kryesore të Kosovës, kjo që NATO-ja do ta rishqyrtojë. Po krijohet njëfarë përshtypje pa nevojë, nuk e di kush po i publikon këto lajme, edhe po krijon pasiguri te qytetarët e Kosovës thuajse ne

60 tani e kemi një lloj mospajtimi me NATO-n. Këto janë të pavërteta dhe është mirë që Qeveria e Kosovës të dalë sa më shpesh dhe të tregojë që këto nuk janë të vërteta.

Edhe dy çështje për fund dhe po e mbyll. Ministër, a ka mundësi të na tregosh, nuk e pash askund në ligj, nëse jemi ushtri, a keni menduar ndonjëherë edhe gjykatë ushtarake? Veç si pyetje e thjeshtë kështu! Dhe, e dyta, a do të merrni edhe ndonjë nëndetëse se Presidenti ynë kur po del nëpër ujëra me motoskafë shumë të pasigurt, mos duhet t’i krijohet edhe atij një siguri më të lartë, ndonjë nëndetëse më të madhe? A e keni menduar edhe në këtë aspekt? Se nëpër jahte nëpër Mal të Zi me Pacollin po tutem se mos po rrëzohen! A e keni menduar edhe ndonjë nëndetëse për Presidentin tonë?

KRYESUESI: Glauk, nuk desha të të ndërpres, se jemi në një situatë, jemi me ligje të rëndësishme, prandaj nuk është mirë sot të debatohet derisa t’i përfundojmë këto tri pika, pastaj kemi kohë që t’i shohim pozicionet e secilit. Të gjithë kemi ankesa në njëri-tjetrin, debatet janë debate, qëndrimet janë qëndrime. Secili deklarohet nga këndvështrimi i vet. Ju kuptoj juve, nuk ka ndonjë problem, por është mirë të mos nxisim debat në seancë për çështje që nuk janë në rend të ditës.

Zoti Bekim Haxhiu e ka fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Isha pothuajse i bindur që vërtet nuk ka nevojë të diskutojmë sot, sepse më shumë se fjalët tona flet puna. Pra, po e bëjmë një punë të cilën qytetarët e kanë pritur, e kanë pritur me vite. Po sa për sqarim, në vitin 2014 nuk kishte Listë serbe në Kuvendin e Kosovës. Kishte parti parlamentare të qytetarëve serbë që përfaqësonin këtu. Ata atëherë ishin të gatshëm ta votonin Ushtrinë e Kosovës bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, po nuk do të hyjmë në atë. Nuk do të hyjmë në atë, sepse mendoj se sot më shumë se çdo gjë na nevojitet reflektimi. Ky reflektim ekziston sot i të gjithë deputetëve, i të gjitha grupeve parlamentare dhe kujt ka mundur që t’i ketë mbetur merak mund të vajtojë pse është vonuar katër vjet, por me rëndësi që sot po e bëjmë.

Prandaj, unë mendoj që debatet tona, sado që ne ndoshta edhe mund ta shfrytëzojmë për ndonjë gjuajtje politike ndërmjet njëri-tjetrit, mendoj që nuk ia vlen sot. Qytetarët prej neve sot kërkojnë unitet, këtë reflektim që e kemi sot. Ushtrinë ta bëjmë, prandaj vetëm urime për këtë dhe vërtet mendoj që këtë frymë për çështje nacionale të ditës së sotme ta përcjellim edhe në ditët në vijim, për çështje të interesit nacional. Për çështje të tjera politike, dikush e ka merak Hashimin, dikush e lakmon, dikush nuk e pëlqen, por është çështje krejt personale e pikëpamjeve dhe qëndrimeve individuale politike. Faleminderit!

61 KRYESUESI: Jo! Është kryer tashmë, mos na ngatërroni në këto gjëra. Si të duash, unë ta jap fjalën, por mos na ngatërroni në këto... Hajt, Glauk!

GLAUK KONJUFCA: Unë mendoj që nëse ekziston ndonjë vonesë në Kuvendin e Kosovës lidhur me krijimin e ushtrisë, vonesa është vetëm në anën e atyre që nuk e kanë sjellë. Sa i përket votës këtu, unë mendoj që gjithnjë ka qenë njëjtë.

KRYESUESI: Faleminderit! Lufta politike bëhet... Atëherë nuk ka më të paraqitur për diskutim. Po e marrim numrin e deputetëve që janë në sallë. Janë 87 deputetë, besoj disa janë jashtë. Regjia duhet t’i bjerë ziles që të futën në sallë për të votuar. Po i presim, Zini vendet tuaja, ju lutem! Në sallë janë 100 deputetë. Ju lus që të përgatitemi për votim. Votojmë tani!

A ka të tillë që nuk kanë kartelë? Kanë votuar 98 deputetë, 98 janë për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojmë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komisioni Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

E ftoj ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotin Rrustem Berisha, që të paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Berisha, e keni fjalën.

MINISTRI RRUSTEM BERISHA: I nderuar kryesues, Të nderuar deputetë, Kabinet qeveritar, Qytetarë të Kosovës, Sot para jush paraqes propozimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Hartimi dhe procedimi i këtij projektligji është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

62 Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me dispozitat e tij rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jodiskriminimit dhe mundësisë së barabartë, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Andaj, ju ftoj që në parim ta përkrahni këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme dhe Forcën e Sigurisë, zotin Haxhi Shala, për arsyetimin e raportit me rekomandime.

HAXHI SHALA: Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 8. 10. 2018, e shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

A r s y e t i m

Në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhjen plenare e shqyrtoi projektligjin në parim dhe Kuvendit ia paraqet raportin me rekomandime. Komisioni Funksional, pas shqyrtimit në parim të Projektligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, konstatoi se projektligji i plotëson kushtet e parapara në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit për të proceduar për shqyrtim të parë në mbledhjen plenare dhe i rekomandon Kuvendit miratimin e tij në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, fjalën e ka zoti Anton Quni.

ANTON QUNI: Faleminderit, zoti kryesues! Zoti kryeministër, Të nderuar ministra,

63 Deputetë, Qytetarë, Sot është ditë e veçantë, do të thosha ditë solemne për qytetarët, ushtarët dhe oficerët, por edhe për ne deputetët që me unitetin tonë po e tregojmë përkushtimin që edhe Kosova po e trason rrugën për forcën e vet ushtarake.

Me këtë rast, unë, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të shpreh vetëm urimet më të mira me dëshirën dhe lutjen që kjo forcë së bashku me NATO-n të jetë garantuese e paqes në Kosovë, si dhe t’i shërbejë paqes kudo që ajo angazhohet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s. Uroj që djemtë dhe vajzat t’u shërbejnë me nder të gjithë qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim. T’i arrijnë standardet më të larta profesionale dhe të jenë shembulli më i mirë i punës së përbashkët kudo nëpër misionet e përbashkëta paqësore, sado që të jenë larg Kosovës dhe familjeve.

Krahas aleatëve dhe miqve tanë, gjithnjë t’i prezantojnë vlera tona si popull paqësor dhe liridashës. E për ata që ëndërrojnë kthimin me forcë në Kosovë, apo në një pjesë të saj, nga sot le të kuptohet se po ia mësynë ta bëjnë këtë, këtu do t’i presë një forcë e përgatitur mirë e pakalueshme dhe me të cilën nuk ia vlen që të kryqëzohen armët.

Kjo forcë tani e gëzon mbështetjen e plotë nga qytetarët dhe si e tillë do të njohë vetëm fitore. Urime dhe suksese! Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Fatmir Xhelili.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, nënkryetar. Partia Demokratike e mbështet Ligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të tentojë që gjatë punës t’i amandamentojë disa propozime të cilat besoj se do ta rritin kualitetin dhe cilësinë e jetës në shërbimin e sigurisë së Kosovës.

KYESUESI: Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi e ka fjalën.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti nënkryetar! Ashtu siç deklaruam edhe për dy ligjet e mëhershme, po ashtu Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mbështet në parim edhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kontributin tonë do ta japim gjatë procedimit ndërmjet dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Aida Dërguti e ka fjalën, në emër të PSD-së.

AIDA DËRGUTI: Faleminderit, kryesues!

64 Partia Socialdemokrate në parim do ta mbështesë në parim edhe këtë projektligj ashtu si dy projektligjet e tjera që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe kontributin tonë do ta japim ndërmjet dy leximeve.

KRYESUESI: Zoti Daut Haradinaj e ka fjalën, në emër të AAK-së.

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryesues! Edhe AAK-ja do ta përkrahë këtë projektligj edhe i përgëzojë deputetët të cilët sot unanimisht e dhanë për.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Zafir Berisha, në emër të Nismës.

ZAFIR BERISHA: Nisma Socialdemokrate e mbështet projektligjin. Natyrisht se Ligji për shërbim në FSK është i rëndësishëm. Po besoj se sponsorizuesi, në këtë rast ministri ka menduar që së paku në buxhetin për vitin e ardhshëm të parashihet buxhet shtesë, për arsye se në të kaluarën e dimë që për shumë lëvizje brenda FSK-së ka pasur thirrje në atë se nuk kemi buxhet të mjaftueshëm.

Besoj se tash me këto tri ligje edhe ministri e ka parasysh se çfarë fuqie financiare i duhet Forcës së Sigurisë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Kinolli, në emër të 6+.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Edhe ne si Grup Parlamentar 6+ në parim e përkrahim Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë dhe mendojmë se nenin 4 të këtij projektligji - parimet për shërbim mendojmë se duhet të riformulohen fjalët dhe të përmendet që FSK-ja është e ndërtuar mbi bazën e ligjshmërisë dhe jo diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, fesë, përkatësisë etnike etj.

Kështu besojmë se do të ishte më mirë dhe më e kompletuar dhe do të kishte proklamuar respektim ndaj të gjithëve. Në nenin 5 paragrafi 4 i të njëjtit projektligj ceket mosha se mosha më e lartë për rekrutim është 30 vjeç. Besojmë se pasi që FSK-ja do të jetë forcë e re dhe do të ketë nevojë edhe për ekspertë të fushave të caktuara, dhe në nenin e lartcekur është e udhës të shtohet një paragraf në të cilin thuhet se nëse ka zbrazëti në kuadër të FSK-së, mosha e përcaktuar mund të mos jetë kriter për rekrutim.

Në të njëjtin nen, paragrafi vijues 6, parasheh që sipas nevojave mund të kërkohet verifikimi i sigurisë, të riformulohet të bëhet si në vijim: Përzgjedhja bazohet në gjendjen shëndetësore fizike dhe pas verifikimit të kontrollit të sigurisë etj. Dhe, neni 14, ku flitet për pushimet, të shtohet një

65 paragraf te paragrafi 1, të parashihet e drejta për pushim të pjesëtarëve të komuniteteve kur e kanë ditën kombëtare. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Po hyjmë në votim. Le të kthehen, unë nuk jam çoban këtu. Le të kthehen deputetët në sallë. Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të projektligjit. Ziles regjia që të futen deputetët në sallë. I lutem regjisë dhe deputetëve që të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Kanë votuar 96 deputetë, 96 vota janë për.

Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me rekomandime. Faleminderit!

Po vazhdojmë me votimet në qoftë se jeni dakord, që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare. Atëherë, besoj që diskutimet janë shterur. Fillojmë me pikën e rendit të ditës:

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës

Komisioni Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj ministrin e Mirëqenies Sociale, zotin Skënder Reçica, të paraqesë dhe të arsyetojë projektligjin.

MINISTRI SKËNDER REÇICA: Faleminderit, zoti nënkryetar! Të nderuar deputetë, Kolegë ministra, Sot para jush e prezantoj për ratifikim Marrëveshjen për sigurimet sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës helvetike Zvicrës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është pritur me padurim nga qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga ndërprerja në vitin 2010, dhe si pasojë qytetarët tanë nuk kanë mundur të përfitojnë nga djersa e derdhur për punën e tyre shumëvjeçare.

66 Konkretisht që nga ajo datë pensionet dhe shtesat familjare nuk eksportoheshin më për në Kosovë dhe ndërprerja e kësaj marrëveshjeje krijoi pasoja të kushtueshme për punonjësit e Kosovës, të cilët kanë kontribuar me vite të tera me sigurimet sociale në Zvicër.

Këto përfitime u takonin vetëm personave të cilët vazhdonin të jetonin në Zvicër, përkatësisht një shtetasi të Kosovës i duhej të kishte vendbanim në Zvicër për ta marrë pensionin mujor të tij dhe ai nuk mund të përfitonte pensione në qoftë se dëshironte të kthehej në Kosovë.

Të nderuar deputetë, Gjatë periudhës prej se e kam marrë mandatin si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, çështjen e marrëveshjeve për sigurimet sociale, e në veçanti me Zvicrën, e kam në prioritetet e mia dhe falënderoj stafin e ministrisë për angazhimin e tyre dhe punën e shkëlqyer që kanë bërë për të arritur deri te kjo marrëveshje, grupet e ekspertëve zviceranë dhe kosovarë, një falënderim i shkon diasporës, të cilët kanë drejtuar peticione te qeveritë tona, po edhe në Zvicër për të arritur te kjo marrëveshje.

Një falënderim të veçantë dua t’ia bëj ambasadorit të Zvicrës në Kosovës, zotit Lebet, i cili që nga dita e parë kur kam marrë mandatin kam qenë në kontakt pothuajse ditor për të ardhur te nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, e cila është nënshkruar në qershor të këtij viti.

Marrëveshja për sigurime sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës është marrëveshja e parë në fushën e sigurimeve sociale dhe e para në historinë e Kosovës që nga pavarësia, për të cilin Kosova e ka negociuar dhe nënshkruar në muajin qershor të këtij viti.

Kjo marrëveshje krijon një bazë të re ligjore në fushën e koordinimit të sigurimeve sociale dhe e cila detyron shtetin e Kosovës të hyjë e barabartë në obligime ndërkombëtare dhe kjo marrëveshje është negociuar në bazë të parimeve ndërkombëtare dhe rregullave evropiane për koordinimin e sistemeve të sigurimeve sociale.

Marrëveshja vlen për shtetasit e shteteve kontraktuese, të cilët i nënshtrohen ose janë nënshtruar legjislacionit të njërit shtet kontraktues dhe anëtarët e familjes, për refugjatët dhe personat pa shtetësi si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Të drejtat dhe përfitimet. Sipas marrëveshjes, shtetasve e dy shteteve do t’u mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre siç janë: pensionet kontributpagues, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe pensioni bazik i moshës.

Me këtë marrëveshje qytetarëve kosovarë, të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën zvicerane do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që këtë

67 pension ta marrin në Kosovë, por gjithashtu mund t’i bashkojnë periudhat kontributive, stazhin e punës, në mënyrë që të realizojnë pensionin, në raste kur nuk është e mundur t’i plotësojnë kushtet ligjore për pension, qoftë në Kosovë apo edhe në Zvicër.

Të nderuar deputetë, Meqë kemi të bëjmë me një marrëveshje jetike për qytetarët tanë, kërkoj nga ju të gjithë që sot të votojmë pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, sepse qytetarët tanë presin me padurim që të fillojë procesi i marrjes së pensioneve për kontributin e dhënë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti Reçica! E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, zonjën Besa Baftiu, për arsyetimin e raportit të Komisionit.

BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetar! Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të nenit 60 dhe 62 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 24.9.2018 në cilësi të Komisionit Funksional shqyrtoi Projektligjin numër 06/L 108 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

R e k o m a n d i m

Të miratohet Projektligjit numër 06/L 108 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

A r s y e t i m

Komisioni vlerësoi se projektligji ka për qëllim ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Konfederatës së Zvicrës, e përfaqësuar nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, e nënshkruar më 08.08.2018 në Prishtinë.

Andaj, duke pasur parasysh rëndësinë e projektligjit, i rekomandon Kuvendit miratimin e tij. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së është paraqitur Naser Rugova.

NASER RUGOVA: Faleminderit, zoti kryesues! Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe

68 Konfederatës së Zvicrës. Konsiderojmë që është një marrëveshje e rëndësishme që në një farë forme u është bërë e padrejtë me vite të tëra mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Andaj, ne e mbështesim pa rezervë dhe e kemi mbështetur edhe në Komisionin Funksional gjatë shqyrtimit të kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Flora Brovina, në emër të PDK-së.

FLORA BROVINA: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Kolegë dhe kolege, Partia Demokratike gjithashtu do të votojë për këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për qytetarët tanë që jetojnë në Zvicër dhe që deri tani, pas shkëputjes së marrëveshjes me ish- Jugosllavinë, nuk e gëzuan këtë të drejtë si subjekt politik. Ne kemi qenë të involvuar shumë dhe kemi bashkëpunuar me sindikatën UNIA, të cilën e përgëzoj në këtë moment, besoj që kjo marrëveshje do të shkojë unanimisht e votuar nga Kuvendi i Kosovës.

I falënderoj shumë deputetët zviceranë, të cilët ishin lobistë dhe e çuan çështjen deri këtu që të realizohet, natyrisht ambasadorin zviceran që gjithnjë e ka mbajtur me interes këtë çështje, që unë e kam quajtur edhe shkelje të të drejtave të njeriut, sepse derisa tatimpaguesit ose kontribuuesit në fondin e sigurimeve sociale dhe pensionale ishin edhe shqiptarët e Kosovës, ata nuk mund ta gëzonin këtë të drejtë me vite të tëra, pasi që u shkëput kjo marrëveshje.

Ndërkaq që, në mes të subjekteve të tjera politike në ish-Jugosllavi, konkretisht me Maqedoninë dhe me Serbinë, ekzistonte një konsensus që ata ta vazhdojnë edhe më tutje deri te marrëveshjet ndërshtetërore kjo e drejtë.

Në këtë moment i falënderoj për durimin të gjithë qytetarët dhe u uroj shëndet dhe ta gëzojnë këtë pension. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Sami Kurteshi, në emër të LVV-së.

SAMI KURTESHI: Faleminderit, zoti kryesues! Që në fillim dua të deklaroj se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e përkrah këtë marrëveshje, ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe projektligjin që është sjellë.

Megjithatë, unë dua t’i them në emër të Grupit Parlamentar disa çështje.

1. Është histori e dhimbshme e krejt kësaj marrëveshjeje. Qeveria e atëhershme, do të thotë e viteve 2009, 2010, 2011, e ka neglizhuar, thjesht e ka mospërfillur kërkesën e Qeverisë zvicerane

69 për vazhdimin e marrëveshjes së hershme midis ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës për sigurimet sociale në përgjithësi dhe për pensionet, kjo ishte marrëveshje e viteve ’60-ta.

Prandaj, kemi këtu një shkëputje rreth 9-vjeçare jo me fajin e dikujt tjetër, po thjesht me fajin e Qeverisë së Kosovës, atëherë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat e kanë futur në kasafortë kërkesën e Qeverisë zvicerane për vazhdimin e marrëveshjes për pensionet, këtu është fjala, qofshin ato invalidore, të pleqërisë apo të invaliditetit.

Ky ka qenë ai problemi kryesor dhe më 1 prill, pas një pritjeje mbi njëvjeçare, më 1 prill 2010 Qeveria zvicerane e ka ndërprerë marrëveshjen, po e them në mënyrë të ngutshme dhe të njëanshme dhe viktimat e vetme të të gjitha këtyre veprimeve vërtet kanë qenë bashkatdhetarët tanë që i kanë paguar kontributet e tyre me rregull dhe në mënyrë të ligjshme në Zvicër dhe pastaj nuk kanë mund t’i tërheqin ato në territorin e Republikës së Kosovës pas ndërprerjes së marrëveshjes.

Përpjekja e përfaqësuesve të mërgatës sonë shqiptare, sidomos e përfaqësuesve të sindikatës UNIA, duke angazhuar edhe personalisht, po edhe me ekspertë, edhe me protesta, po edhe me angazhime të tjera politike në Zvicër ka arritur qa ta motivojë dhe ta detyrojë Qeverinë zvicerane që t’i hyjë edhe një herë trajtimit të kësaj marrëveshjeje që është ndërprerë në mënyrë të njëanshme dhe që ka qenë krejtësisht diskriminuese.

Natyrisht, e dëshirueshme do të ishte që Qeveria e Kosovës t’i kishte integruar këta ekspertë që janë ekspertë në kuptimin e plotë të fjalës për marrëveshje të tilla, deri në fundin e lidhjes së kësaj marrëveshjeje që e kemi përpara këtu.

Marrëveshja si e tillë natyrisht ka përmbajtjen e vet dhe për të do të flasim në një moment tjetër.

Mirëpo, ajo çka ka ngjarë në këto 9 vjet, ose 8 vjet, është se gjatë kësaj periudhe është bërë një diskriminim jashtëzakonisht i madh i njerëzve, i bashkatdhetarëve tanë, në format më të ndryshme. Forma më brutale ka qenë ndalja e padrejtë, e kundërligjshme që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut, e pensioneve të ligjshme që atyre u kanë takuar, po krejt kjo me fajin e Qeverisë së atëhershme të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nuk e ka përfillur kërkesën e Qeverisë zvicerane, këtë duhet ta theksojmë.

Nga e tërë kjo lojë deri para tre vjetësh kanë qenë të prekur nja 518 persona nga Kosova, ky numër është rritur mbi 1000 persona tani dhe kjo përfshin disa dhjetëra milionë euro apo franga që nuk u janë paguar bashkatdhetarëve tanë që janë shpërngulur në Kosovë, ose edhe shtesa të tjera fëmijërore apo edhe mjete të tjera që janë cunguar në formë drastike.

70 Ky është problemi kryesor, të cilin nuk e ka zgjidhur as kjo marrëveshje, duke qenë kështu, unë kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe nga ministri kompetent që ta kenë parasysh gjendjen e njerëzve që i kanë humbur këto mjete për shkak të kësaj neglizhence dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet që pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje të hyjë në bisedime me Qeverinë zvicerane për kthimin apo pagimin e atyre mjeteve në mënyrë retroaktive që nga 1 prilli 2010.

Natyrisht, ashtu siç e ceka, Lëvizja Vetëvendosje e përkrah këtë marrëveshje me të gjitha mangësitë që i ka, për të cilat do të flasim më vonë, unë do të flas në emrin tim personal.

Kjo kërkesë që kam për Qeverinë e Kosovës duhet të vlejë menjëherë, sepse në tekstin e marrëveshjes askund nuk ceken njerëzit që janë dëmtuar drejtpërdrejt me shërbimet dhe me përfitimet materiale në këtë rast.

Natyrisht ka ngjarë edhe diçka në ndërkohë. Qeveria zvicerane, në ndikimin e disa sigurimeve apo sigurimeve të ndryshme, ka bërë edhe një diskriminim që edhe nga vetë Qeveria zvicerane edhe Parlamenti zviceran është konsideruar si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Në ndërkohë, nga viti 2010 e më vonë në Kosovë janë përcjellë dhe janë observuar qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë bërë kërkesa për tërheqjen e pensioneve invalidore dhe pensioneve të tjera. Natyrisht kjo ka qenë mënyrë krejt e ndaluar ligjore, krejt diskriminuese, mirëpo është bërë nga Qeveria ose me insistimin e personave të caktuar, që kjo përcjellje, ky observim, të marrë përmasa të mëdha, krejtësisht kundërligjore.

Unë po them se ne kemi një marrëveshje para vetes, një marrëveshje të cilën po e quaj një tekst, i cili nuk është realisht marrëveshje, realisht është një tekst i hartuar nga zyrtarët zviceranë dhe i është ofruar Qeverisë së Kosovës që ta nënshkruajë për arsyet që ka ngjarë ndërprerja e kësaj marrëveshjeje, ne tash kemi marrëveshjen më të detajuar dhe më të komplikuar që Zvicra ka lidhur me ndonjë shtet tjetër në lidhje me ofrimin e shërbimeve për pensionet invalidore, pensionet e pleqërisë a pensione të tjera, po edhe me shërbime të tjera që ofrohen për qytetarët e Kosovës.

Unë fatkeqësisht e kam parë deri para një dite vetëm tekstin në gjuhën shqipe të marrëveshjes, teksti në gjuhën gjermane nuk është ofruar dhe kam pasur shumë pak kohë që të bëj krahasimin e dy teksteve, sepse Qeveria e Kosovës vërtet ka nënshkruar tri tekste të ndryshme: një është marrëveshja bazë, e dyta është marrëveshja administrative që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes bazë.

Pikërisht për shkak të jokompetencës së njerëzve që shkojnë në bisedime, e kjo nuk është hera e parë në bisedime ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve, ne kemi edhe një protokoll shtesë përfundimtar në marrëveshjen administrative që e shton edhe një çështje, për të cilën lirisht

71 mund të konstatohet se është nxjerrë pas diskutimeve të gjata mes zyrtarëve të dy vendeve dhe zyrtarët zviceranë kanë konsideruar dhe kanë konstatuar se zyrtarët kosovarë që kanë qenë në bisedime për lidhjen e marrëveshjes në të vërtetë nuk e kanë pasur të qartë çka ofron Ligji i Kosovës për skemat pensionale.

Unë këtu po e ndërpres këtë çështje dhe mandej do të flas për përmbajtjen e marrëveshjes, duke i krahasuar dy tekstet në fjalën që do ta marr si deputet. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti.)

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Partia Socialdemokrate, fjalën e ka Besa Baftiu.

BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetare! Ratifikimi i Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës është një hap i pritur, por i vonuar, sepse më 1 prill të këtij viti u bënë tetë vjet që kur qytetarët e Kosovës, të cilët punuan dhe derdhën kontributet në arkat e pensioneve të Zvicrës, iu mohua një e drejtë elementare për pensione dhe gëzimin e këtij pensioni me rastin e largimit nga Zvicra.

Më në fund po merr fund një fazë e pritjes për përfitimet nga sigurimet sociale për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë punuar dhe kontribuar në Zvicër.

Me këtë marrëveshje arrihet mundësia e eksportimit të përfitimeve të një shtetasi të Kosovës që ka ushtruar aktivitet ekonomik në Zvicër më shumë se një vit dhe mund të marrë pensionin dhe të vazhdojë të jetojë në Kosovë, e njëjta vlen edhe për shtetasit zviceranë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është trajtimi i barabartë i dy shtetasve, si i atyre të Kosovës, po ashtu edhe atyre të Zvicrës.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë kategoria e njerëzve të mbijetuar, trashëgimtarët, pastaj përfitojnë gratë apo burrat që u kanë vdekur bashkëshorti apo bashkëshortja.

Data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje pritet prej momentit të ratifikimit të marrëveshjes nga ana e dy shteteve, e jo në mënyrë retroaktive të merren kontributet.

Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh këtë padrejtësi, diskriminim që u është bërë qytetarëve të vendit tonë. Prandaj, Qeveria jonë, në këtë rast Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet të angazhohet për një aneks marrëveshje për këtë periudhë prej tetë vjetësh që qytetarët tanë nuk kanë pasur mundësi t’i marrin pensionet dhe këto mjete duhet t’u kthehen, sepse është kontribut i djersës së tyre.

72 Në fund më lejoni që të falënderoj përfaqësuesit e mërgatës tonë, sidomos përfaqësuesit në sindikatën UNIA, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila siç u cek edhe nga kolegët e tjerë deputetë, nuk është më e mira e mundshme, mirëpo siç e dimë në kontaktet që i kemi pasur edhe ne si komision, qoftë në Zvicër me përfaqësuesit e sindikatës UNIA, po ashtu kemi pasur kontakte edhe në takim në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, edhe deputetë nga Parlamenti zviceran, gjegjësisht zonjën Barbara Gysi, që është anëtare e Partisë Socialdemokrate në Zvicër, e cila ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh rreth arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Krejt në fund Grupi ynë Parlamentar e mbështet, e përkrah dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputetja Time Kadrijaj. Regjia, ju lutem, ia jepni fjalën Time Kadrijajt!

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Të nderuar deputetë, Çështja e sigurimeve sociale me Zvicrën ka qenë një temë, edhe ne këtu në Kuvendin e Kosovës e kemi pasur një debat, ku është nxjerrë edhe një rezolutë në mënyrë që të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë punuar në Zvicër t’u ndihmohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila është prolonguar mjaft. Një punë të mirë e ka bërë edhe komisioni parlamentar duke shkuar edhe në Zvicër, por duke pasur edhe përfaqësues të sindikatave, të cilat janë marrë me këtë çështje, sindikata UNIA, andaj meqenëse kemi ardhur në një vendim të tillë, unë e përgëzoj edhe ministrin për punën e bërë në këtë drejtim.

Andaj, ne si grup parlamentar e përkrahim këtë marrëveshje dhe këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, zoti Enver Hoti.

ENVER HOTI: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Nisma Socialdemokrate e mbështet plotësisht këtë marrëveshje të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës dhe kujtojmë se pas 8 vjetëve po kthehet një drejtësi që qytetarët tanë në mënyrë të pafajshme dhe ndoshta nga neglizhencat e Qeverisë së kaluar e kanë humbur dhe u janë nënshtruar shumë humbjeve në aspektin financiar.

Inkurajojmë ministrin dhe Qeverinë që të vazhdojë me kërkesën e tyre, nëse do të kishte mundësi të gjejnë një bashkëpunim për kthimin e atyre mjeteve të humbura për qytetarët, po ashtu falënderojmë përfaqësuesit e sindikatës UNIA dhe angazhimin e Qeverisë dhe të ministrit, i cili ka qenë shumë këmbëngulës për të arritur deri te një marrëveshje e tillë. Urime të gjithë qytetarëve, të cilët i janë nënshtruar një humbjeje të tillë dhe besojmë se në të ardhmen nuk duhet

73 të përsëriten defektet e tilla, ku pësojnë qytetarët për shkak të neglizhencave qeveritare. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Islam Pacolli.

ISLAM PACOLLI: Faleminderit, kryesuese! Sigurisht që sot po vazhdon aprovimi i disa marrëveshjeve që janë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, e në veçanti edhe kjo e tanishmja që marrëveshja me shtetin zviceran, një shtet demokratik dhe sigurisht që ka qenë gjithmonë në përkrahje të qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj, e përshëndes Qeverinë e shtetit zviceran, deputetët që kanë dhënë kontributin, shoqatën UNIA që ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh, por sigurisht edhe komisionin parlamentar të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe ministrin me ekipin e vet që kanë bërë një punë të madhe.

Sigurisht që në këtë marrëveshje ne të gjithë jemi dakord që nuk është maksimumi i arritur, megjithatë është një lëvizje në dobi të qytetarit të Republikës së Kosovës që ka dhënë kontributin në shtetin zviceran. Prandaj, sot ne e përkrahim fuqishëm si AKR, e falënderojmë shtetin zviceran dhe i falënderojmë të gjithë aktorët, të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim. Prandaj, kërkoj edhe nga ministri që të vazhdojë këtë punë më tutje me ekspertë të lëmit të caktuar që ne të trajtojmë çdo pikë apo vërejtje ku e kemi ne. Ne si AKR do ta përkrahim fuqishëm. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Sami Kurteshi.

SAMI KURTESHI: Faleminderit, zonja kryesuese! Tash unë do të koncentrohem vetëm në tekstin e marrëveshjes, në të vërtetë që në fillim neve na është dorëzuar vetëm teksti i marrëveshjes në gjuhën shqipe, nuk e di për çfarë arsye, por jo edhe varianti në gjuhën gjermane. Kjo marrëveshje ndërkombëtare është nënshkruar në dy gjuhët dhe nuk ka pasur mundësi krahasimi të teksteve, një.

Pastaj, na është dorëzuar, unë nuk e di me fajin e kujt, vetëm një pjesë e marrëveshjes, kjo është vetëm marrëveshja bazë, por nuk është dorëzuar edhe marrëveshja administrative që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes bazë, ku ka edhe gjëra të tjera. Kjo është çështja e parë dhe unë mendoj që ky lëshim do të përmirësohet, vërtet unë e kam marrë shumë vonë qysh tash, një ditë me insistim, një ditë para kësaj tekstin. Mirëpo tash po e them, po i drejtohem edhe ministrit, edhe Qeverisë, zoti ministër, meqenëse është marrëveshja e nënshkruar nga ju, unë e di që ju nuk keni qenë hartues i marrëveshjes, e keni marrë marrëveshjen, unë i kam krahasuar të dy tekstet në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe dhe po ju them krejt hapur dhe qartë: ju lutem, merrini përkthyesit që e njohin edhe terminologjinë juridike, edhe terminologjinë politike, edhe terminologjinë diplomatike kur të përkthejnë, mos pyetni sa kushton një përkthyes i mirë.

74 Unë po ju them që në marrëveshje ka lëshime që humbin krejt kuptimin e tekstit në gjuhën gjermane. Me këtë dua të them se teksti në të vërtetë është hartuar në gjuhën gjermane, me këtë dua të them se në lidhjen e marrëveshjes në të vërtetë janë dërguar njerëz, persona që nuk kanë pasur aspak kompetencë për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo dëshmon, përkthimi i tillë në gjuhën shqipe, sepse nuk është gjuhë e drejtpërdrejtë shqipe, dëshmon domethënë se kjo marrëveshje është ofruar për lëshim. E keni në nenin 8, shiheni domethënë titulli i nenit është i përkthyer gabimisht. Kemi të bëjmë me ndërmarrjet ndërkombëtare të transportit ajror, jo veç të transportit, kjo është një çështje. Kemi në nenin 7 po ashtu, domethënë krejt gabimisht përdoret fjala “përkushtimisht”, në gjuhën shqipe s’ka, “me kush që” ose “nëse”, ose “kështu”. Unë po shkoj me radhë, ju shënoni, ju lutem, këto ndryshime që t’i keni parasysh,.

Në nenin 10 e keni paragrafin 6, që në të vërtetë është përkthyer krejt gabimisht. Në gjuhën gjermane thuhet: “honorar mid glider”, kjo do të thotë personat që për ndonjë shërbim të mirë caktohen si konsuj nderi, ‘honoror’. E kjo është përkthyer në gjuhën shqipe këtu sikur kur punon me honorar, punon në një vend të punës dhe shkon diku tjetër e punon me honorar, nuk e ka këtë kuptim. Domethënë, “honoror mit gliter konzularicher for tretungen und dirangechtel”, domethënë: “Anëtarët e konsullatave të nderit”, si e përfaqësive konsullore të nderit dhe anëtarët e tyre, ata nuk paguhen, ata janë konsuj nderi që kanë përfaqësuesit e vet. Shiheni në gjuhën shqipe si është përkthyer dhe e shihni që është gabim, domethënë krejt ia ka humbur kuptimin, flitet për diçka tjetër.

Në nenin 11, titulli është gabimisht i përkthyer, thuhet “shërbyes civil”. Kosova nuk çon në Zvicër shërbyes civil, Kosova çon në Zvicër zyrtarë dhe zyrtare. Se si i trajton ti në Kosovë, ajo është krejt çështje e Qeverisë së Kosovës, në Zvicër ata janë zyrtarë të Republikës së Kosovës, edhe si të tillë trajtohen. Kemi pastaj në nenin 14, po ashtu gabimisht janë përkthyer fjalët, sidomos në paragrafin 2, kemi një fjali të tërë që është përkthyer krejt gabimisht dhe e humb kuptimin e paragrafit. Po ashtu, në paragrafin 4 të të njëjtit nen. Unë këtu kam nxjerrë një varg gabimesh jo drejtshkrimore, jo teknike, por gabime gjatë përkthimit që dëshmojnë, një: se marrëveshja nuk është lidhur në gjuhën shqipe dhe, e dyta, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një përkthyes që nuk e njeh as terminologjinë juridike, as terminologjinë politike dhe as atë diplomatike.

Unë këto do t’jua dërgoj nëse jeni të interesuar edhe me shkrim që t’i shihni, ose për shembull, janë shtuar fjalë edhe emra që nuk gjenden në tekstin në gjuhën gjermane. Unë, zoti ministër, kisha kërkuar që t’i shpjegohet edhe opinionit, po e lëmë anash ratifikimin, kjo marrëveshje do të ratifikohet, ne do ta votojmë, por t’u shpjegohet njerëzve që janë jashtëzakonisht të shqetësuar çka domethënë çështja e marrëveshjes administrative, pse për herë të parë detyrohet një shtet të lidhet me një shtet tjetër përveç marrëveshjes bazë, edhe një marrëveshje administrative për zbatim. Unë e di që ju s’keni qenë pjesë e bisedimeve tërë kohën, por unë mund ta marr me mend se ka pasur pengesa të jashtëzakonshme, sidomos të kompetencës, të bashkëbiseduesve

75 nga Qeveria e Republikës së Kosovës që, në të vërtetë, nuk e kanë njohur as legjislacionin kosovar gjatë bisedimeve për këtë marrëveshje.

Unë jam i bindur që edhe çështja e retroaktivitetit të pagesave të shërbimeve dhe përfitimeve për qytetarët e Kosovës nuk do të kishte ardhur në këtë marrëveshje po të kishte pasur bashkëbisedues kompetentë, sepse ajo është një e drejtë ligjore, edhe kushtetuese, nga e cila nuk mund të ikë Qeveria zvicerane, jo për shkak të kosovarëve, jo për shkak të Kosovës, po Zvicra është e detyruar të lidhë marrëveshje ndërkombëtare që nuk guxojnë ta shkelin Kushtetutën e vet, ligjet e veta. Prandaj, kësaj marrëveshjeje ne duhet t’i besojmë, duhet ta ratifikojmë, po ju kisha lutur menjëherë të ndërmerrni veprimet e duhura që të bisedoni me Qeverinë zvicerane që të zgjidhet sidomos çështja e retroaktivitetit, të pagesave dhe të ofrimit të shërbimeve për të gjithë ata bashkëqytetarë tanë që i kanë humbur gjatë këtyre tetë vjetëve. Unë tekstin me vërejtjet e shumta edhe gjuhësore, juridike e politike do t’jua ofroj personalisht ose ndonjë bashkëpunëtori tuaj. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë, ju e dini që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon një gjë, të votohen për ose kundër. Nuk kemi mundësi të amendamentimit të asnjërës prej këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, diskutimi përtej qëndrimit të grupit është diskutim joproduktiv, sepse nuk mund të ndikojmë në diçka që tashmë është nënshkruar.

Fjalën e ka kërkuar edhe Faton Topalli, po mendoj që fakti që kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta amendamentojmë, po e mbyllim këtu diskutimin dhe po ia kalojmë fjalën ministrit.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Të nderuar deputetë, Dëshiroj t’i falënderoj të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen e kësaj marrëveshjeje kaq jetike për qytetarët tanë. Po në bazë të diskutimeve që u ngritën këtu, po e ndjej të nevojshme të bëj disa sqarime dhe t’ju them atë që po e ndjej nga brenda.

Krahas gëzimit që kjo marrëveshje më në fund po merr edhe miratimin e këtij Parlamenti, me respektin e pafund për ju dhe në nderim të të gjithë atyre qytetarëve që kanë dhënë djersë dhe kontribut jo vetëm për familjet e tyre, më në fund kjo e drejtë e tyre po afrohet krejt fare realizimit. Kjo marrëveshje, siç u cek në diskutim edhe më herët, e ka një histori. Marrëveshja e vitit 1962 e lidhur mes Federatës Jugosllave në atë kohë dhe Konfederatës së Zvicrës është ndërprerë në vitin 2010 dhe kanë filluar negociatat pas tre vjetëve, gjegjësisht në vitin 2013. Janë dashur plot pesë vjet të vihet te ky moment ku jemi sot. Dhe, një nga arsyet që janë dashur pesë vjet për të ardhur te ky moment sot kanë qenë mangësitë në legjislacionin e Kosovës dhe është dashur të kryhen një mal punësh në aspektin legjislativ që të vijmë te ky moment. Kjo marrëveshje për të gjithë qytetarët bëhet e qartë se është marrëveshje e cila nuk prodhon efekt

76 retroaktiv. Mbetet shqetësim yni për të gjithë ata qytetarë për këtë periudhën nga 2010 e deri sot, deri në momentin kur ratifikohet kjo marrëveshje, që nuk kanë mundur të realizojnë të drejtat e tyre. Do të mbetet përkushtim yni të shikojmë të gjitha mundësitë, por ajo që dua t’ju siguroj nuk e kemi nënshkruar këtë marrëveshje para se të shteren të gjitha mundësitë për të parë se çka mund të bëjmë për ata qytetarë që për një periudhë kohore nga 2010 nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre.

Sa i përket kualitetit të kësaj marrëveshjeje, mund të ketë hamendësime nga ajo që nuk ka qenë në nivel ekipi negociator i Kosovës, por dua t’ju them, unë jam shumë i bindur që ekspertët që e kanë negociuar këtë marrëveshje, ekspertë nga delegacioni i Kosovës janë nga ekspertët më të mirë që ne i kemi në këtë fushë, unë kam respekt pafundësisht për ta dhe i falënderoj për punën e tyre. Hamendësimi ynë në grupin e ekspertëve nga Kosova, dua ta falënderoj shtetin zviceran, ekipin e tyre dhe ju them një gjë, ne si shtet kemi komunikuar me autoritetet zvicerane dhe nga marrja e detyrës, unë e përsërita, e thashë në fjalimin tim hyrës, po e përsëris edhe tash, kam qenë në kontakt pothuajse ditor me autoritetet zvicerane për këtë çështje dhe vetëm një gjë dua t’ju siguroj, u ngrit çështja e përkthimit.

Me javë të tëra pas përkthimit nga një kompani e kualifikuar që nuk e di saktë emrin e kompanisë se kush e ka përkthyer, u është dashur autoriteteve zvicerane për të verifikuar tekstin në gjuhën shqipe dhe të jeni të bindur që fjalë për fjalë është verifikuar si në gjuhën gjermane, si në gjuhën shqipe dhe ka ardhur momenti i nënshkrimit. Unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët që ekspertët e gjuhës mund të gjejnë gabime, unë nuk jam ekspert i gjuhës që mund të gjej gabime, po ju siguroj një gjë që para nënshkrimit është harmonizuar me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sikur që e ka harmonizuar delegacioni zviceran. Unë i përgëzoj të gjithë ata qytetarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje, ju falënderoj juve, deputetë, për miratimin dhe procedimin e kësaj marrëveshjeje që sot po ua ofrojmë qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti ministër! Përgatitemi për votim. Në sallë janë prezentë 83 deputetë. Ftoj regjinë që të përgatitemi për votim dhe votojmë tash!

Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-108 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurimet sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Gjithsej kanë votuar 83 deputetë, 83 vota janë për. Po ashtu, janë edhe dy vota me dorë, atëherë gjithsej janë 85, në fakt 86, sepse është edhe një votë më shumë.

Ne e kemi kuorumin e nevojshëm dhe nëse kalojmë te pika tjetër, po ashtu kemi diskutimin. Ju kisha lutur të procedojmë me pikën e radhës dhe pas kësaj shkojmë në pauzë.

77 Atëherë, meqë ka kërkesa për pauzë, i lus përfaqësuesit e komisioneve që me deklarim të tyre të dimë nëse po shkojmë në pauzë ose po vazhdojmë.

Atëherë, le të deklarohen shefat e grupeve parlamentare nëse duan të shkojmë në pauzë.

AVDULLAH HOTI: Ne propozojmë që t’i kryejmë të gjitha marrëveshjet që kërkojnë 80 vota dhe mandej të shkojmë në pauzë.

KRYESUESJA: PDK?

MEMLI KRASNIQI: Edhe ne mendojmë që duhet të vazhdojë puna dhe të përfundohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe leximi i dytë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ashtu siç edhe u dakorduam në fillim përmes mocioneve procedurale. Faleminderit!

KRYESUESJA: Lëvizja Vetëvendosje!

GLAUK KONJUFCA: Ashtu qysh ka ndodhur pajtueshmëria për rendin e ditës në fillim të seancës, ne mendojmë që të gjitha këto pika të kryhen, pastaj të shkojmë në pauzë.

KRYESUESJA: Nga artia Socialdemokrate, Shqipe Pantina.

SHQIPE PANTINA: Edhe ne jemi dakord që të procedojmë me marrëveshjet ndërkombëtare dhe pastaj të shkojmë në pushim.

KRYESUESJA: AAK-ja, Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Edhe ne si grup parlamentar jemi që të përfundojnë marrëveshjet. Është mirë që me diskutime të mos hapemi shumë pa përmbajtje, megjithatë pas marrëveshjeve është mirë që edhe Projektligji për Kompleksin Memorial Adem Jashari, si dhe rezoluta për shtesat e fëmijëve.

KRYESUESJA: Në emër të Nismës, zoti Bilall Sherifi.

BILALL SHERIFI: Gjithsesi që i bashkëngjitëm propozimit të shefave të grupeve parlamentare, por do të kisha pasur një shtesë. Ju lutem, që ta ndalim në nivel të shefave të grupeve kur të vijmë tek pikat e rendit të ditës, nëse ka mundësi, jo për tjetër por gjithsesi nuk mund të ndërhyjmë, siç thatë edhe ju, në marrëveshjet ndërkombëtare dhe t’i kalojmë më shpejtë. Pastaj të shfrytëzojmë mundësinë që ta kalojmë, siç u tha nga përfaqësuesi i PDK-së, edhe Ligjin për Kompleksin Memorial po edhe rezolutën e deputetes Donikë. Faleminderit!

78 KRYESUESJA: Vazhdojmë me pikën e radhës së rendit të ditës, e cila është:

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-107 për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës

Komisioni Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, zotin Skender Reçica, që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit! Të nderuar deputetë, Kolegë ministra, Sot para jush prezantoj edhe një marrëveshje tjetër për sigurimet sociale, atë në mes të republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Marrëveshja aktuale me Mbretërinë e Belgjikës daton nga viti 1954, kur është lidhur në mes të Mbretërisë së Belgjikës dhe Federatës Jugosllave të asaj kohe. Kjo marrëveshje sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës është në fuqi. Iniciativa për rinegocimin e një marrëveshjeje të re për sigurime sociale ka filluar para dy vitesh me kërkesë të Qeverisë Belge dhe Qeverisë së Kosovës në bazë të kërkesave të qytetarëve tanë.

Pas përfundimit të negociatave nga ana e ekspertëve në shkurt të këtij viti është nënshkruar marrëveshja e re për sigurime sociale, gjithashtu sipas parimeve ndërkombëtare dhe rregullave evropiane për koordinimin e sistemeve të sigurimeve sociale. Marrëveshja vlen për shtetasit e shteteve kontraktuese, të cilët i nënshtrohen ose i janë nënshtruar legjislacionit të njërit shtet kontraktues, si dhe anëtarët e familjes të tyre. Shtetasit e njërit shtet kontraktues, si dhe familjarët e tyre dhe trashëgimtarët do të trajtohen në mënyrë të barabartë me të drejtat dhe detyrimet nga legjislacioni i shtetit tjetër kontraktues me shtetasit e atij shteti kontraktues.

Përfitimet monetare të cilat mund të pretendojnë personat që i nënshtrohen legjislacionit të ndonjërit shtet do të marrin këto përfitime në masë të plotë dhe pa asnjë kufizim, për aq kohë sa ata banojnë në territoret e njërit nga shtetet kontraktuese.

Sipas marrëveshjes shtetasve të dy shteteve do t’u mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet kontributpaguese, pensionet familjare, pensionet invalidor të punës. Me këtë marrëveshje qytetarëve kosovarë, që kanë punuar dhe punojnë në Mbretërinë Belge do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që

79 këtë pension ta marrin në Kosovë. Qytetarëve kosovarë do t’u mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat kontributeve, stazhin e punës, në mënyrë që të realizojnë pensionin në rastet ku nuk është e mundur të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim, qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.

Marrëveshja ka përcaktuar rastet e parandalimit të pranimit të përfitimeve të paligjshme, autoritetet përgjegjëse të të dyja shteteve kontraktuese do të detyrohen të parandalojnë dhe luftojnë mashtrime dhe keqpërdorime në fushën e përfitimeve të pensioneve të pleqërisë, familjare dhe invalidor, veçanërisht në lidhje me vendbanimin faktik, gjendjen civile, numrin e pasardhësve, e tjerë. Me qëllim që të mos ndodh ndërprerja e marrëveshjes, si ajo me Zvicrën, kërkojmë nga ju që të ratifikoni edhe këtë marrëveshje, sepse këto marrëveshje prekin drejtpërdrejtë qytetarët tanë andaj edhe janë jetike për ta. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, zonjën Besa Baftiu, për arsyetimin e raportit të komisionit.

BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetare! Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në bazë të nenit 60 dhe 62 të rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 24.09.2018 me cilësi të komisionit funksional, shqyrtoi projektligjin me numër 06/L-107 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

R e k o m a n d i m

1. Të miratohet Projektligji nr. 06/L-107 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

A r s y e t i m

Komisioni vlerësoi se projektligji ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Mbretërisë së Belgjikës e përfaqësuar nga ministrja e Punës Sociale dhe Shëndetit Publik, e nënshkruar me datë 20.02.2018 në Bruksel.

Andaj, duke pasur parasysh rëndësinë e Projektligjit i rekomandon Kuvendit miratimin e tij.

Po qe se më lejohet, do të flisja edhe në emër të grupit tonë parlamentar.

Grupi ynë parlamentar e përkrah këtë marrëveshje, ndonëse edhe kjo marrëveshje si ajo paraprakja nuk është më e mira e duhur, mirëpo me përpjekjet që janë bërë në vazhdimësi

80 prapëseprapë është arritur një marrëveshje, që qytetarëve tanë që kanë punuar në Mbretërinë e Belgjikës t’u mundësohet që pensionet e tyre t’i gëzojnë në vendin e tyre.

Prandaj, grupi ynë e përkrah dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i LDK-së, zoti Naser Rugova.

NASER RUGOVA: Faleminderit, zonja kryesuese! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Konsiderojmë që është arritur ajo që ka qenë më optimalja dhe dua të besoj që kjo marrëveshje ua lehtëson një numri të konsiderueshëm të qytetarëve tanë, që t’i shfrytëzojnë të drejtat e veta konform legjislacionit të shtetit, me të cilin është nënshkruar marrëveshja. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PDK-së, kush e do fjalën? Deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, e nderuara nënkryetare! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar marrëveshjen në fjalë dhe i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj marrëveshjeje, sepse është në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Lëvizja Vetëvendosje, fjalën e ka deputetja Fatmire Kollçaku.

FATMIRE KOLLÇAKU: Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zonja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetare! Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë kontribut edhe në Komisionin Parlamentar. E përkrahim dhe do ta votojmë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, zoti Enver Hoti.

ENVER HOTI: Faleminderit, kryesuese! Edhe Nisma Socialdemokrate do të votojë për. Faleminderit!

81 KRYESUESJA: Ftojmë deputetët që të hyjnë në sallë dhe të përgatiten për votim. Në sallë janë prezentë 82 deputetë. Ftoj regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Kuvendi miratoi Ligjin nr. 06/L-107 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Në mënyrë elektronike kanë votuar 81 deputetë, ndërkohë që kemi edhe dy vota me dorë. Gjithsej janë 83 vota.

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit

Komisioni Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij.

Ftoj ministrin e Infrastrukturës, zotin Palë Lekaj, që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRI PALË LEKAJ: E nderuara kryesuese e Kuvendit, Deputetë, Të gjithë ju të pranishëm, Më lejoni që të prezantoj për ratifikim Traktatin e komunitetit të transportit në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Evropës Juglindore, që synohet hyrja në fuqi e këtij traktati që është nënshkruar nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës më 12 korrik 2017.

Qëllimi i këtij traktati është krijimi i një komuniteti transporti në fushën e transportit rrugor, hekurudhor, ujor të brendshëm dhe detar, si dhe zhvillimi i rrjetit të transportit të Bashkimit Evropian dhe palëve të Evropës Juglindore. Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë marrëveshje të Traktatit të transportit. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, zonjën Sala Berisha-Shala, për arsyetimin e raportit të Komisionit.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetare Aida Dërguti! Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në bazë të nenit 60 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më datë 2 tetor 2018 shqyrtoi Projektligjin nr. 06/L-109 për ratifikimin që themelon komunitetin e transportit dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

82 R e k o m a n d i m

1. Të miratohet Projektligji nr. 06/L-109 për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit.

Andaj, në pajtim me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10 të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe nenin 60 të Rregullores së Kuvendit, komisioni rekomandon Kuvendit që ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërkombëtare me procedurë të veçantë, që është e paraparë me votat e 2/3-ve të të gjithë deputetëve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani ftoj kryetarët, ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së flet deputeti Lutfi Zharku.

LUTFI ZHARKU: Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e përkrah Projektligjin mbi ratifikimin e Traktatit të komunitetit të transportit.

Siç e dini, traktati është nënshkruar vitin e kaluar në Samitin e Triestes dhe besoj se është një rast i mirë për ekonominë e Kosovës dhe për vendin tonë për integrim në Bashkimin Evropian. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Partisë Demokratike, kush e do fjalën? Kryetarja e komisionit.

SALA BERISHA-SHALA: Edhe Partia Demokratike e Kosovës e mbështet këtë marrëveshje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka deputeti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Kjo marrëveshje, siç dihet, është me fusnotë edhe këtu në Kuvend të Kosovës ka ndodhur një problem teknik, që ne nuk mund ta përkrahim këtë marrëveshje. Pra, Kuvendi i Kosovës nuk i ka respektuar procedurat për të cilat ne jemi pajtuar para ca kohësh, që çdo dokumenti të Kuvendit dhe marrëveshjeje, të cilat vijnë me fusnotë në Kuvendin e Kosovës t’i bashkëngjitet një letër ku Kuvendi distancohet prej fusnotës dhe e njeh Republikën e Kosovës vetëm me emrin e vet origjinal dhe të plotë.

83 Pra, këto procedura duhet të respektohen, sepse ne e kemi votuar me shumicë të votave atë praktikë të Kuvendit të Kosovës dhe kjo kësaj radhe nuk është respektuar.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PSD-së fjalën e ka Shqipe Pantina.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesuese e seancës! Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate mbështet marrëveshjen dhe ne do ta votojmë.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të AAK-së, fjalën e ka deputeti Muharrem Nitaj.

MUHARREM NITAJ: Zonja nënkryetare, Aleanca voton pro.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma fjalën e ka deputeti Veton Berisha.

VETON BERISHA: Faleminderit, e nderuara kryesuese! Edhe grupi ynë parlamentar kontributin e vet e ka dhënë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe të njëjtën kohë e përkrah ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, projektligjin në fakt. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Ndërkohë, deputeti pa grup, Islam Pacolli, ka kërkuar fjalën.

ISLAM PACOLLI: Faleminderit, nënkryetare. Me grup e pa grup, këtu njihen gishtat. Kështu që, ne jemi deputetë që kemi të drejtën dhe sigurisht se shpeshherë grupet e keqpërdorin, se në emër të grupit flasin të gjithë deputetët edhe atyre që nuk e kanë grupin u mohohet e drejta. Prandaj, me grup e pa grup është pak me rëndësi, është me rëndësi personi në fjalë. Ne si AKR e përkrahim këtë marrëveshje dhe e votojmë për.

Prandaj, këto marrëveshje ndërkombëtare për ne janë të mirëseardhura dhe i përkrahim pa asnjë hezitim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar deputetja Vjosa Osmani-Sadriu.

VJOSA OSMANI-SADRIU: Faleminderit! Një sqarim është i nevojshëm lidhur me këtë marrëveshje.

Siç e dini, kjo marrëveshje është pjesë e Procesit të Berlinit. E ka rëndësinë e vet si çdo traktat tjetër, që ka dalë nga ai proces dhe natyrisht që meriton përkrahjen tonë shkaku i benefiteve që do të kemi, jo vetëm si shtet, por edhe si qytetarë, dhe bashkëpunimit rajonal në këtë fushë që e mundëson. Mirëpo, siç e dini, edhe ish-ministri Zharku dhe besoj se zoti Lekaj është i informuar,

84 në kohën kur është nënshkruar traktati Republika e Kosovës ka pasur dy vërejtje. E para, ka pasur vërejtje lidhur me denominimin me të cilin është përfaqësuar në marrëveshje dhe e dyta, që mendoj se është më e rëndësishme, janë hartat që i janë bashkëngjitur këtij dokumenti, ku vija ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraqitur si vijë administrative e jo si kufi.

Qysh në atë kohë, unë e kam ngritur këtë çështje në Komision për Integrim Evropian dhe na është rekomanduar edhe neve në Kuvend, por edhe Qeverisë, që Kosova të deponojë një deklaratë në traktat, mjet ligjor që njihet ndërkombëtarisht, në mënyrë që të tregojë se cili është qëndrimi i saj edhe lidhur me hartat, pra që ne kemi kufi e jo vijë administrative me Serbinë, por edhe rreth mënyrës se si përfaqësohet në këtë dokument. Republika e Kosovës në atë kohë e ka deponuar këtë deklaratë, është e nënshkruar nga atëherë ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Infrastrukturës, zoti Zharku, ku e sqaron këtë punë që Kosova veten apo karakterin e saj shtetëror e njeh si Republikë e Kosovës, por të njëjtën kohë edhe hartat janë të tilla që mund të pranohen, në qoftë se kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kufi dhe jo vijë administrative.

Tash, në mënyrë që ky vullnet juridik dhe politik i Republikës së Kosovë të jetë i plotë në Kuvendin e Kosovës, traktati të cilin ne sot e ratifikojmë duhet t’i ketë dy dokumente shtesë. E para është kjo deklaratë e deponuar nga Republika e Kosovës së bashku me traktatin në Trieste dhe e dyta është deklarata që e përmendi Glauku, të cilën Kuvendi i Kosovës ka vendosur një herë e mirë që çdo dokument që vjen me fusnotë, ne ia bashkëngjitim atë deklaratë. Por, sidomos kjo e para, kjo është e domosdoshme, sepse së bashku me traktatin është deponuar kjo në emër të Kosovës dhe duhet patjetër sot të ratifikohet bashkë me të. Kështu që ju kërkoj që proceduralisht ta gjeni mënyrën që bashkë me këto dokumente, ratifikimi ynë të hyjë në fuqi, pra jo vetëm për marrëveshjen bazë, por edhe këto dy deklarata të tjera.

Përndryshe, më falni do të ratifikohej marrëveshja me vijë administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në qoftë se e votojmë edhe deklaratën, atëherë kjo krijon efekt juridik që të korrektohet një gjë e tillë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Zoti ministër, e doni fjalën?

MINISTRI PAL LEKAJ: Unë plotësisht pajtohem që kjo marrëveshje të ratifikohet me dy deklaratat dhe kështu që ne e informojmë pas ratifikimit në Kuvend menjëherë Brukselin që Kosova i njeh kufijtë e vet administrativë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë! Atëherë me plotësimin që e bëri edhe ministri, shkojmë në votim. Ftoj deputetët që të përgatiten, me dy deklaratat pra, me shtojcën që u përmend dhe që ministri e miratoi.

85 Aktualisht brenda në sallë janë 84 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të bëhen gati për votim. Votojmë tash!

Po e vazhdojmë pikën e radhës të rendit të ditës, derisa ndërkohë të përgatiten shtojcat të cilat u përmendën dhe u propozuan këtu në Kuvend.

Kalojmë te pika e radhës e rendit të ditës:

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”

Komisioni Funksional për Integrime Evropiane e ka shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-078 për ratifikimin e “Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian” dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj ministren e Integrimeve Evropiane, zonjën Dhurata Hoxha, që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRJA DHURATA HOXHA: E nderuar kryesuese! Të nderuar deputetë, Më lejoni që t’ju njoftoj për qëllimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim zhvillimor në kontekst të integrimit evropian me Qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut që sot është në rend dite për shqyrtim përmes Projektligjit nr. 6/L-078 për ratifikim të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja i mbështet nëntë fusha prioritare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe mbështetja e Luksemburgut është në formë të një granti në vlerë prej 2 milionë euro për katër vite dhe përfshin programe trajnimi, asistencë me ekspertizë të jashtme, analizë të politikave dhe shkëmbim të përvojave.

Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj ta votoni këtë marrëveshje të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Faleminderit!

KRYSUESJA: Faleminderit! E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Integrime Evropiane, zonjën Blerta Deliu-Kodra për arsyetimin e raportit të Komisionit.

86 BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, zonja Dërguti! Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e mbajtur më 2. 10. 2018, e ka shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-078 për ratifikimin e “Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”.

Komision vlerësoi se kjo asistencë e ofruar nga Dukati i Madh i Luksemburgut paraqet një kontribut të veçantë të fuqizimit të procesit integrues të Republikës së Kosovës, posaçërisht në ndihmesën në arritjen e obligimeve të cilat dalin edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, andaj i rekomandon Kuvendit të Kosovës ratifikimin e kësaj marrëveshje bashkë me amendamentet që janë propozuar nga Komisioni. Amendamentet e propozuara nga Komisioni për Integrime kanë të bëjnë kryesisht me teknikën e hartimit të legjislacionit dhe jo me përmbajtjen e tekstit të projektligjit, prandaj si të tilla kërkojmë që të miratohen.

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë i ftoj për deklarim përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, fjalën e ka deputeti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Po, e përkrahim dhe njëherësh urojmë në shfrytëzimin e kësaj asistence teknike. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PDK-së, kush flet në emër të PDK-së? Fjalën e ka deputeti Zenun Pajaziti.

ZENUN PAJAZITI: Faleminderit! Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës e mbështet këtë marrëveshje dhe shpresojmë që sa më shpejt të fillojë implementimi i saj.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka deputetja Fatmire Kollçaku.

FATMIR KOLLÇAKU: Faleminderit! Para se të them mendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është e mundur ta jap mendimin para se të cek dështimin për shembull në sistemin informativ shëndetësor, ku e njëjta qeveri ka dhënë aq shumë ndihmë dhe ku jemi sot, pa sistemin informativ shëndetësor, pa sigurime shëndetësore si pasojë.

Po ashtu, u tha këtu se këto fonde do të shfrytëzohen për trajnime, vizita studimore, shkëmbim përvojash, ekspertiza. Sa zyrtarë të Republikës së Kosovës janë trajnuar deri më sot dhe sot shumë prej tyre janë në shtëpi. Çdo ditë e shohim se njerëz që trajnohen, trajnimet e tyre në fakt nuk i shërbejnë askujt, por vetëm për përvojat e tyre personale, prandaj besoni se shpesh vijmë

87 në dilemë se edhe kur na ofrohet ndihma, për shkak të keqpërdorimeve enorme që janë bërë në vend në periudhën e pasluftës, të vijmë në një dilemë a ta përkrahim apo jo, mirëpo megjithatë, sepse këto shtete po na ofrojnë kaq zemërgjerë ndihmë, edhe për shkak të mjeteve të keqpërdorura që i kanë dhënë paraprakisht, jemi të detyruar megjithatë ta japim votën edhe për këtë marrëveshje, si Lëvizje Vetëvendosje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PSD-së, fjalën e ka deputeti Visar Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit, nënkryetare! Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate e përkrah këtë dhe do ta votojë këtë marrëveshje e cila është marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, kryesisht e përqendruar në asistencë teknike. Më duhet ta them gjithsesi që kjo asistenca teknike në përgjithësi efektet i ka pasur të limitura. Jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën, besoj jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera, prandaj kisha sugjeruar një entuziazëm të moderuar karshi kësaj marrëveshje. Pra marrëveshja është e mirë, por të mos e ngremë në qiell. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputeti Muharrem Nitaj.

MUHARREM NITAJ: Shkurt! Aleanca, po!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, fjalën e ka deputeti Bilall Sherifi.

BILALL SHERIFI: Do ta votojmë ligjin.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në këtë projektligj janë propozuar tri amendamente të cilat janë kryesisht të natyrës teknike dhe këto propozime vijnë nga komisioni funksional. Për votimin e këtyre amendamenteve nevojiten së paku 80 vota për.

A doni që të shkojmë me votim një nga një të këtyre amendamenteve apo shkojmë në pako?

Atëherë shkojmë në pako.

Në sallë janë prezent 86 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e pakos së amendamenteve. Votojmë tash!

Janë edhe tri vota me dorë që janë për. Po ashtu, në mënyrë elektronike kanë votuar 83 deputetë dhe 82 vota janë për.

88 Pra, këto tri amendamente u votuan, kaluan.

Vazhdojmë me votimin e Projektligjit në tërësi. Lus regjinë dha deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Në votim kanë marrë pjesë 84 në mënyrë elektronike. Gjithsej janë 84 vota për në mënyrë elektronike. Kemi edhe disa votime me dorë. Sa vota me dorë janë? Janë 3 votime me dorë. Pra, gjithsej janë 87 vota për.

Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-078 për ratifikimin e “Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”.

Vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës:

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian

Komisioni Funksional për Integrime Evropiane ka shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj ministren e Integrimeve Evropiane, znj. Dhurata Hoxha, që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRJA DHURATA HOXHA: E nderuar kryesuese! Të nderuar deputetë, Në lidhje me çështjen e miratimit të Projektligjit nr. 06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, marrëveshje kjo e cila duhet të ratifikohet pra sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju njoftoj se kjo është një plotësim-ndryshim për shkak se marrëveshja e kaluar, pra është ndryshuar dhe ka kaluar në grant, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast të gjitha përgatitjet dhe procedurat e kaluara janë përcjellë dhe të nderuar deputetë ju kërkoj miratimin e kësaj marrëveshjeje.

KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional për Integrime Evropian, zonjën Blerta Deliu-Kodra, për arsyetimin e raportit të Komisionit.

89 BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit! Komisioni për Integrime në mbledhjen e mbajtur më 2. 10. 2018 e ka shqyrtuar Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke pasur parasysh se ndryshimi aktual ka të bëjë me objektivin 1, veprimi 4: mbështetje e mëtejshme për çështjet e brendshme në Kosovë, më saktësisht ka të bëjë me ndryshimin e modalitetit të zbatimit nga kontrata e binjakëzimit siç parashihet në vendimin për financim 2015, për grant në një departament qeveritar, organ publik ose organ përkatës të autorizuar.

Komisioni ka rekomanduar miratimin e këtij projektligji me amendamentet e propozuara.

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani deklarimet në emër të grupeve, kryetarët ose përfaqësuesit. Në emër të LDK-së, kush e do fjalën? Prapë deputeti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit! Edhe ne e përkrahim ndryshim-plotësimin e marrëveshjes së parë, që nënkupton marrëveshjes financiare për IPA, programi 2015. Faleminderit!

KRYESUESJA: Në emër të PDK-së, zonja Blerta Deliu apo deputeti Zenun Pajaziti?

ZENUN PAJAZITI: Partia Demokratike e mbështet këtë marrëveshje.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, zonja Fatmire Kollçaku.

FATMIRE KOLLÇAKU: Edhe Lëvizja Vetëvendosje e mbështet këtë ndryshim-plotësim të marrëveshjes.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PSD-së, deputeti Visar Ymeri.

VISAR YMERI: Faleminderit! Edhe Partia Socialdemokrate është dakord me plotësim- ndryshimin dhe do ta votojmë atë.

KRYESUESJA: Faleminderit. Në emër të AAK-së, zoti Ahmet Isufi.

AHMET ISUFI: Për!

KRYESESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, zoti Haxhi Shala.

HAXHI SHALA: Nisma Socialdemokrate është për. Do ta mbështesë.

90 KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë në sallë janë. Në emër të Grupit Parlamentar 6+, zonja Mufera Shinik.

MÜFERA SRBİCA-ŞİNİK: Teşekkür ederim. Aynı şekilde 6+ Parlamenter Gurubu da desteklemektedir.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në këtë projektligj është propozuar një amendament nga Komisioni funksional. Për miratimin e tij kërkohen së paku 80 vota për.

Aktualisht në sallë janë 87 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e këtij amendamenti. Votojmë tash!

Votime me dorë, sa janë? Votime me dorë. Atëherë në votimin elektronik i kemi 86 vota gjithsej dhe 86 janë për, derisa kemi edhe një votë me dorë. Pra gjithsej në votim morën pjesë 87 deputetë dhe janë 87 vota për.

Kuvendi e miratoi Ligjin nr.06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Më falni se ishte votimi i amendamentit. Tani përgatitemi për votimin e ligjit në tërësi. E ftoj regjinë dhe deputetët që të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Gjithsej kanë votuar 87 deputetë në mënyrë elektronike dhe janë 87 vota për. Ndërkohë që kemi edhe një votë për me dorë, pra gjithsej kanë marrë pjesë në votim 88 deputetë.

Kuvendi e miratoi Ligjin nr.06/L-103 për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kalojmë në pikën e rendit të ditës:

- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-129 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancimin e projektit CETEV

Të nderuar deputetë, Komisioni Funksional për Arsim ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

E ftoj ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, zotin Besim Beqaj që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

91 MINISTRI BESIM BEQAJ: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Më lejoni të prezantojë para jush projektligjin për ratifikim e marrëveshjes mes Qeverisë së Republikë së Kosovës dhe Ministrisë së Inovacionit dhe GIZ-it që është agjenci gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, në projektin krijimi i punësimit përmes eksportit apo në gjuhë angleze CETEV.

Marrëveshja në fjalë i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe i ka plotësuar të gjitha procedurat. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet realizimi i bashkëpunimit me GIZ-in, me mjetet financiare të cilat jepen si grande nga ana e GIZ-it. Bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me Qeverinë e Kosovës është një me një. Pra, ne kemi akorduar diku 1,2 milion, ndërsa GIZ-i i ka akorduar diku 1,2 milion. Shkon në katër fusha financimi. Janë ndërmarrjet e vogla, të mesme, inovacioni. Bizneset e reja në tre sektorë; tik-prodhim dhe bujqësi. Promovimi i sektorëve që kanë potencial për eksport, si dhe asociacionet e bizneseve të cilat udhëhiqen nga gratë.

Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj që ta aprovoni këtë marrëveshje e cila mundëson një angazhim financiar në fushën e inovacionit dhe të trajtimit të të rinjve dhe bizneseve të grave me shumë prej 2.4 milionë euro. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj kryetarin e Komisionin Funksional për Arsim, zotin Ismajl Kurteshi, për arsyetimin e raportit të komisionit.

ISMAJL KURTESI: Faleminderit! Komisioni për Arsim në bazë të nenit 60 dhe 62 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 17 tetor 2018 në cilësinë e komisionit funksional shqyrtoi projektligjin nr.06/L-129 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it nga Gjermania. Dhe i rekomandon Kuvendit që ta miratojë projektligjin nr. 06/L-129 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe GIZ-it, me arsyetimin se përmes këtij projektligji do të ndihmohet rritja e eksportit dhe rritja e punësimit të të rinjve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë me deklarimet e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të Grupi Parlamentar të LDK-së, fjalën e ka zonja Valentina Bunjaku- Rexhepi.

VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: E nderuar kryesuese, Të nderuar deputetë, Edhe grupi ynë përkrah këtë marrëveshje ndërkombëtare se të gjithë kemi votuar edhe në Komisionin për Arsim.

92 KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, fjalën e ka zoti Abdyl Salihu.

ABDYL SALIHU: Faleminderit, kryesuese! Të nderuar deputetë. Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e mbështetë dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kush e ka fjalën? Zoti Ismajl Kurteshi.

ISMAJL KURTESHI: Faleminderit! Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes vetëvendosje do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PSD-së, deputeti Driton Çaushi.

DRITON ÇAUSHI: Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate do ta mbështesë këtë marrëveshje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zonja Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Në këtë ditë efektive të punës së Kuvendit, Aleanca është pro kësaj marrëveshjeje.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, fjalën e ka deputetja Albulena Balaj-Halimaj.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Edhe Nisma Socialdemokrate është pro.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar 6+, fjalën e ka zonja Müfera Sirbica-Şinik.

MÜFERA SERBICA-ŞINIK: Tesekkur ederim sayin Meclis baskan vekili. Azni sekilde 6+ PG da bu anlasmayi desteklemektedir. Ozellikle grubumuzdaki 5 milletvekili Prizrenli olmasiyla birlikte Prizrene gelecek olan bu katkidan dolayi ben bakanin da calismalarina tesekkur ediyorum ve destekleyecegimizi bildiriyorum. Tesekkur ederim.

KRYESUESJA: Faleminderit! Para se të vazhdojë me votimin e projektligjit, konstatojmë se në sallë janë të pranishëm 81 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

93 Në mënyrë elektronike kanë votuar 80 deputetë dhe 80 vota janë për. Sa vota janë me dorë? Janë edhe 2 vota me dorë. Pra, gjithsej kanë votuar 82 deputetë.

Kuvendi e miratoi Ligjin nr.06/L-129 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancim të projektit CETEV.

Vazhdojmë edhe me një pikë tjetër të rendit të ditës.

- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-058 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Tash e hedhim vetëm në votim. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash! Në mënyrë elektronike kanë votuar 83 deputetë dhe janë 83 vota për. Sa vota janë me dorë? Pra, është edhe 1 votë më shumë. Gjithsej kanë votuar 84.

Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Të nderuar kolegë deputetë, Ndërkohë ka ardhur materiali shtesë për pikën 6 të rendit të ditës. Pra, Projektligji për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit. A dëshironi që ta hedhim në votim? Fjalën e ka kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: Po i thyej vetëm pak rregullat, për shkak që deputetet; Ganimete Musliu, Albulena Belaja dhe Muharrem Nitaj pas votimit tonë për Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” duhet që çohen dhe të kërkojnë falje për krahasimin tonë me Listën serbe! Kjo ka qenë një shpifje e padurueshme që të krahasohemi me Listën Sserbe për Adem Jasharin.

Është një politikë aq e ulët saqë deklaratat e tyre nuk mbijetojnë as disa orë, se këtu e thanë paradite ndërsa tani u demantua. Kurse sa i përket kësaj tjetrës që i keni sjellë këto dokumente. Ka ndodhur një keqkuptim i panevojshëm. Këto dokumente është dashur t’i bashkohen ligjit. Unë kështu thashë. Dokumentet duhet të shkojnë në një pjesë të përbashkët me ligjin. Neve nuk na nevojitet kjo, e di që ne e kemi votuar këtë dokument. Ky dokument, kjo deklaratë për fusnotën edhe kjo që Enver Hoxhaj ia paska dërguar këtij traktati që ne do ta miratojmë këtu, duhet të jenë pjesë përbërëse të ligjit. Atëherë ne e ngremë dorën edhe votojmë.

(nuk dëgjohet për transkriptim)

Vetëm kjo duhet të ndodhë dhe kryhet ky votim. Po pjesë e ligjit ministër duhet të jetë, jo të na i sillni dokumentet copa-copa.

94 KRYESUESJA: E kanë kërkuar fjalën shumë deputetë! Po ma merr mendja që duan të replikojnë, po megjithatë ministri... Atëherë fjalën e ka deputetja Ganimete Muslilu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit shumë e nderuara nënkryetare, dhe kur të jetë e drejta e replikës mos hezitoni që të na e jepni fjalën. Nëse e keni shkelur rregulloren njëherë, vazhdoni që ta shkelini sepse jeni mësuar ta shkelini këtë rregullore.

E para, zotëri Konjufca, asnjëherë nuk i bie pishman për atë se çfarë kam folur. Prapë them se ka qenë turp edhe është turp që javën e kaluar nuk keni ardhur që të votoni Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

E përsëris prapë; turp është që ju keni qenë në korridor të Kuvendit, keni qenë në zyrat e juaja dhe nuk ardhur që ta votoni një ligj dhe është dashur që të votohet sot me mocion. Ligji për Memorialin “Adem Jashari”, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” nuk duhet të trajtohet sipas tekeve tuaja personale, sipas inateve tuaja personal. Thjesht, Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” duhet të trajtohet me dinjitet, me seriozitet sepse ai është bazament i gjithë asaj çfarë kemi sot për të gjithë neve që jetojmë në këtë vend.

Edhe njëherë po e them, është turp për juve që nuk keni ardhur dhe është dashur që me mocion të veçantë që të futet ky ligj, e para. E dyta, prapë vazhdoj të them që është turp që edhe 20 vjet pas luftës, dy parti të cilat sot po bëjnë zhurmë këtu, qeverisin me Prishtinën dhe nuk kanë mundur që ta gjejnë një vend të dinjitetshëm për shtatoren e komandantit legjendar “Adem Jashari” në Prishtinë.

KRYESUESJA: Kundër-replikë, deputeti Glauk Konjufca.

GLAUK KONJUFCA: E para Gane, kur të flasësh nuk ke nevojë të ‘sarrakuqesh’, flisni me argumente. E dyta, mendoj që mund të bëhet politikë me gjithçka dhe mund ta godasim njëri- tjetrin me gjithçka përpos me Adem Jasharin. Kjo është e patolerueshme. Ata të cilët janë kundër Adem Jasharit, ata e lëshuan seancën kur u bë ushtria e Kosovës. Këtu është kufiri ku ne mund të debatojmë.

Nëse e keqpërdorni edhe Adem Jasharin për ta goditur opozitën kjo është e pacipë. Shkurt e shqip po them kjo është e pacipë, sepse pikërisht e keni futur ligjin kur e keni ditur që është bojkoti i opozitë, me qëllim e keni futur ligjin. Tash po bindem që nuk e keni për Adem Jasharin, e keni sa për ta krijuar një situatë ku e godisni opozitën. Ky është misioni juaj, këtu fillon edhe përfundon kjo.

KRYESUESJA: Unë do t’ju japë fjalën vetëm atyre që iu janë përmendur emrat dhe në bazë të renditjes fjalën e ka deputeti Muharrem Nitaj.

95 MUHARREM NITAJ: Faleminderit, nënkryetare! Unë i kërkoj Glaukut që Glauku të kërkojë publikisht. Nuk e kam krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe. Nuk e kam krahasuar LDK-në me askënd. Realisht unë kam kërkuar që të shtyhet votimi për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, sepse projektligji nuk do të kalonte. Edhe Glauku le të çohet e le të thotë se ku e ka gjetur një fjali që unë e kam krahasuar me Listën Serbe.

Glauk, ju duhet ta dini se unë nuk jam redaktor i portaleve online dhe nuk kam asnjë përgjegjësi për titujt që i nxjerrin portalet në gazetat e tyre. Faleminderit!

KRYESUESJA: Fjalën e ka deputetja Albulena Balaj-Halimaj.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Po meqë Glauk, me qëllim e paskan bërë pse nuk erdhe që të votosh, rendin e ditës e keni parë. E keni parë se çka do të votohet atë ditë, keni mundur të vini dhe të votoni. Ajo që unë e kam thënë, e kam thënë kështu edhe po e citoj vetveten; “Pra, Lista Serbe është e qartë që nuk do ta votojë memorialin në Prekaz. Atëherë unë po them se në të njëjtën linjë është VV dhe LDK, por duket se janë”, pra në bazë të asaj që nuk keni votuar. Njëjtë sikurse Lista Serbe sikurse ju.

KRYESUESJA: Para se të shkojmë në pauzë e kemi miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme. Pyes nëse keni vërejtje në procesverbalin e seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 20 shtator 2018?

Atëherë nëse nuk ka vërejtje, konstatoj se Kuvendi e miratoi procesverbalin e seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 20...

Në sallë janë të pranishëm 77 deputetë, pra nuk kemi kuorum për ta hedhur në votim. Tash janë 75. Atëherë shkojmë në pauzë deri në orën 16:30.

* * *

96 Vazhdim i mbledhjes, pas pauzës. Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

KRYESUESI: E vazhdojmë seancën:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Komisioni Funksional për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin, zonja Albulena Haxhiu.

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit! Të nderuar deputetë të Kuvendit, Të nderuar qytetarë të Republikës Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërmarrë nismën legjislative për ndryshim të Kodit të Procedurës Penale dhe projektligji që keni para vetes është plotësim-ndryshim i Kodit të Procedurës Penale dhe ka të bëjë me lejimin e hetimit, akuzimit dhe gjykimit të pandehurve në mungesë. Duke respektuar standardet e së drejtës për gjykim të drejtë dhe parimeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Gjykimi në mungesë, sipas këtij projektligji, bëhet vetëm për krimet e luftës.

Jemi dy dekada pas luftës dhe ende nuk ka pasur drejtësi për vrasjet, masakrat e kryera nga regjimi i Milosheviqit.

Drejtësia në Kosovë ka qenë në shpërputhje me të vërtetën, së pari nga misioni i UNMIK-ut, e pastaj nga misioni EULEX-it, por po ashtu as institucionet vendore nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen dhe vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës.

Projektligji që keni para vetes në rrethanat përjashtuese parasheh derogimin e 19 neneve të Kodit të Procedurës Penale, deputetët e Kuvendit e kanë para vetes domethënë përpara se cilat janë nenet e Kodit të Procedurës Penale, të cilat derogohen në rastet përjashtuese.

Mirëpo, së pari më lejoni që të theksoj faktin që në këtë Kuvend, me nismën e dy deputetëve, Saranda Bogujevcit dhe Andin Hotit, ka pasur një debat parlamentar për të pagjeturit, ku në pikën 11 të rezolutës që ka dalë pas debatit, me mbi 70 vota deputetët e Kuvendit kanë votuar për draftimin e legjislacionit për gjykimin në mungesë.

97 Prandaj, kjo është në vazhdën e atij debati. Pra ky ligj lejon hetimin, akuzimin dhe gjykimin në mungesë të atyre që dyshojnë që kanë kryer vepra kundër të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe kundër të drejtës ndërkombëtare penale në situatat kur ata nuk mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të Republikës së Kosovës sipas parimeve të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Që nga paslufta, sidomos pas shpalljes së pavarësisë ka pasur pengesa të mëdha për hartimin e këtij ligji, me arsyetimin se gjykimi në mungesë është shkelje e të drejtave të njeriut dhe për të mos ndodhur kjo, pra, për të siguruar që është në përputhje me standardet ndërkombëtare, ne paraprakisht kemi analizuar shumë vende, në të cilat lejohet gjykimi në mungesë dhe rregullimi aktual si në projektligj mund të bëhet vetëm pas që janë shterur këto mjete.

Në vazhdim do të mundohem t’ju them edhe se cilat nga vendet e kanë të lejuar gjykimin në mungesë, madje jo vetëm për krime të luftës, por edhe për krime ordinere, për shembull, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, e të tjera, e të tjera. Pra është raport i Këshillit të Evropës, ku i kemi marrë të gjitha shembujt siç i kanë të rregulluara edhe këto vende të cilat i përmenda dhe jo vetëm, sepse ka shumë.

Dhe, siç e thashë, rregullimi aktual si në projektligj mund të bëhet vetëm pas të janë shterur këto mjete.

Personi në hetim të jetë kërkuar në shtetin apo shtetet ku supozohet të jetë sipas parimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, së paku pesë herë dhe vetëm pasi që një kërkesë e tillë të jetë refuzuar apo në qoftë se një kërkesë e tillë është neglizhuar tërësisht nga organet e shtetit pranues.

Të jetë dhënë në shfrytëzim çdo kanal i bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe një kanal i tillë të ketë dështuar për ta vënë në ndalesë personin në hetim.

Pas dështimit të arritjes së qëllimit në pikën a dhe b, personi në hetim të jetë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në mjetet e informimit publik të Republikës së Kosovës, përfshirë Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Personi në gjykim në mungesë”, quhet pas ngritjes së aktakuzës.

Ky projektligj parasheh të drejtën për angazhim të avokatit nga pala apo sipas detyrës zyrtare.

Personi i gjykuar në mungesë përmes avokatit i lejohet të ofrojë informacione, prova, me qëllim të mbrojtjes së tij.

98 Po ashtu, në rast të dënimit i lejohet mundësia e ankimimit në Gjykatën e Apelit, por edhe i lejohet mundësia e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

Në rastin kur personi i gjykuar në mungesë shpallet fajtor me një vendim të formës së prerë, ai vendoset në kërkim në çdo sistem juridik ndërkombëtar për t’u sjellë për vuajtjet e dënimit në Republikën e Kosovës.

Vuajtja e dënimit në një shtet të tretë mund të lejohet vetëm nëse për një gjë të tillë ka marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës, pra marrëveshje bilaterale me shtetin përkatës.

Të nderuar deputetë, Institucionet e drejtësisë kanë me qindra-mijëra dosje e dëshmi për kriminelët e luftës, dihen emrat, dihen mbiemrat, ne duhet t’u krijojmë atyre mundësinë e gjykimit në mungesë, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës, pra ata vazhdojnë që të enden të lirshëm.

Dhe, unë dua të shpreh shqetësimin e grupit tonë parlamentar që sot në Prokurorinë Speciale është vetëm një prokurore që merret me rastet e krimeve të luftës, zonja Hajdari. Pra kjo gjë, me një prokurore të luftohen apo të hetohen e të gjykohen krimet e luftës është goxha problematike dhe është e pamundshme.

Prandaj, kërkoj angazhimin e institucioneve në këtë drejtim.

Ne para disa viteve patëm propozuar edhe Projektligjin për njohjen e statusit të grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndonëse me disa vite vonesë që nga viti 2013 tash së voni ka nisur të zbatohet, pra ka hyrë në fuqi.

Sot kërkojmë mbështetjen tuaj për këtë iniciativë, pra për këtë plotësim-ndryshim që lejon hetimin, akuzimin dhe gjykimin në mungesë për krimet e luftës dhe natyrisht që ne do të vazhdojmë me iniciativa të tjera, që ka të bëjë edhe me Projektligjin për dokumentimin e krimeve të luftës. Sot ende nuk kemi të dhëna zyrtare, nuk po flas për organizatat e shoqërisë civile, as për Fondin për të Drejtën Humanitare, as për të tjera që janë marrë me këto, por institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë të dhëna zyrtare të dokumentuara për krime që i ka bërë Serbia në Kosovë.

Madje tash së fundi është mbyllur edhe Instituti për krime të luftës gjatë këtij viti, nga Ministria e Drejtësisë, hyni sot në faqet zyrtare të ministrisë, e shihni vetëm emërtimin, por s’ka asnjë të dhënë nga ky institut.

Neve na është thënë nga profesorët që kanë qenë pjesë e këtij instituti, në një tryezë që e ka organizuar Vetëvendosja që ky institut është mbyllur dhe kjo natyrisht është e padrejtë dhe ne do

99 të angazhohemi edhe për Projektligjin për dokumentimin e krimeve të luftës, edhe për monumentin e krimeve të luftës, për shkak se është fatkeqësi dhe është turp që ne ende nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.

Pra, po flasim për 20 vjet pas luftës, institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asgjë në drejtim të zbardhjes së gjithë asaj që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në fund, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes unë kërkoj mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për këtë plotësim-ndryshim, sepse konsideroj që është tepër i rëndësishëm. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E do fjalën edhe në emër të komisionit, zonja Haxhiu në emër të komisionit.

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit! Sepse nuk kishim marrë vesh përpara se kush do të flasë dhe natyrisht po e marr fjalën, pavarësisht që është nismë jona.

Në emër të Komisionit për Legjislacion ne e kemi shqyrtuar këtë projektligj në Komision për Legjislacion dhe Komisioni për Legjislacion i ka rekomanduar seancës që ta përkrahë në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Ne sot po e shqyrtojmë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Konsideroj që si ide është shumë e mirë, e sponsoruesit në këtë rast, të Lëvizjes Vetëvendosja. Ne e kemi diskutuar edhe në Komision për Legjislacion, ku shumica e anëtarëve të komisionit e kanë votuar për procesim në parim, por konsideroj që duke pasur parasysh edhe informatën që e kemi marrë edhe zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, se është në agjendë edhe të Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka punuar shumë, me shumë ekspertë për Kodin Penal dhe janë me qindra ndryshime që janë bërë në këtë Kodin e Procedurës Penale, plotësim-ndryshime, ku kjo çështje është më mirë e rregulluar se sa tash që e ka bërë sponsoruesi.

100 Mendoj që është mirë ta presim javën e parë të nëntorit është zotuar Qeveria që do të bjerë përmes Ministrisë së Drejtësisë Kodin e Procedurës Penale, edhe ne si Komision për Legjislacion ta bëjmë mes dy leximeve një grup punues, të ftojë edhe ekspertë të fushave të procedurës penale që ta kemi një Kod sa më të mirë të Procedurës Penale.

Ne edhe ashtu jemi duke punuar në Kodin Penal, mendoj se këto dy dokumente janë të rëndësishëm shumë për sistemin e drejtësisë në vend.

Pasi që ideja edhe propozimet, konkretisht te dënimi në mungesë, që e tha edhe kryetarja e komisionit në emër të Vetëvendosjes, janë përfshirë të gjitha në Kodin e Procedurës Penale që vjen si draft nga sponsoruesi, mendoj që sot nuk duhet të përkrahim, po t’i bashkojmë forcat dhe propozimin e Vetëvendosjes dhe të Qeverisë edhe t’i harmonizojmë me një grup të vetëm, në këtë rast punues që ta kemi një Kod të Procedurës Penale sa më të mirë.

Unë i ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot të mos e përkrahim, kurse të njëjtën kohë e ftoj ministrin e Drejtësisë që ta mbajnë zotimin si Qeveri që javën e parë të nëntorit ta sjellin Kodin e Procedurës Penale dhe ne si Komision për Legjislacion të punojmë me një agjendë më dinamike. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Shqipe Pantina e ka fjalën.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate ne e mbështesim projektligjin në parim dhe do të japim votën tonë pro.

Natyrisht se gjatë diskutimeve për amendamentimin e tyre do të japim kontributin tonë, po në parim mendojmë se është iniciativë e mirë dhe meriton mbështetjen e deputetëve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Shkumbin Demaliaj.

SHKUMBIN DEMALIAJ: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Kemi shqyrtuar këtë iniciativë për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës edhe në komision.

Personalisht kam qenë kundër, është aktivitet i duplifikuar, përkundër asaj që zoti Beqa e tha që do të vijë nga Ministria e Drejtësisë Kodi i Procedurës Penale për plotësim-ndryshim në fillim të nëntorit. Ne e kemi pritur në gjashtëmujorin e parë në kuadër të strategjisë legjislative për të na ardhur ai plotësim-ndryshim, është vonua nga Qeveria dhe nga ministri i Drejtësisë. Mirëpo nga praktika e përgjithshme për këtë çka është duke u kërkuar në këtë moment, unë besoj se ne do t’i legjitimojmë ata kriminelë edhe do t’u japim hapësirë më të madhe të lirisë, për shkak se Kodi

101 ynë i Procedurës Penale parasheh se me kalimin e kohës së dyfishtë të kriminelëve të dënuar, çfarëdo vepre penale, mund t’i ikin drejtësisë, të mos kapen, të jenë të dënuar dhe t’u shqiptohen vitet në burg, po të kalojë kohën e dyfishtë jashtë burgut, ata pastaj mund të dalin, edhe legalisht e kanë përfunduar masën e dënimit.

Kështu që në këtë rast kam qenë kundër lidhur me këtë aspekt, është duplifikim i veprimit brenda kodit dhe ligjeve tona, sepse kur po flasim për krime lufte, pavarësisht a janë kriminelë civilë, a janë paramilitarë, militarë apo çka kanë qenë të periudhës së Milosheviqit, ne po e trajtojmë me Kod Penal në baza etnike, kështu që për shqiptarët ky Kuvend ka ngritur një Gjykatë Speciale, ndërkaq për serbët dëshiron t’i dënojë në mungesë.

Unë e shoh e panevojshme këtë ndërhyrje, personalisht do ta votoj kundër, pavarësisht se si do të votojnë deputetët e AAK-së lidhur me këtë plotësim-ndryshim.

Përderisa është e kësaj natyre, unë mendoj se ne do t’u japim mundësi që ata kriminelë të jenë të lirë në mandatin, edhe nëse dënohen nga gjykatat e Kosovës, për shkak se ne ndërkombëtarisht nuk jemi të njohur nga shumë shtete, edhe nëse Serbia tenton t’i kapë dhe t’i trajtojë si kriminelë ose t’i ofrojë drejtësisë së Kosovës, ata mund të largohen në vende të ndryshme, të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe veprojnë kundër shtetit të Kosovës, si Rusia dhe shumë shtete të tjera që janë kundër shtetit tonë edhe i mbrojnë ata kriminelë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Milaim Zeka, në emrin personal.

MILAIM ZEKA: Unë, kryesues, në emrin tim personal flas kështu, si zakonisht. Në radhë të parë, si deputet e mbështes iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosja dhe mendoj që është një ligj jashtëzakonisht i mirë, një propozim jashtëzakonisht i mirë dhe si deputet që i takoj shumicës mund të them që Ministria e Drejtësisë duhet të turpërohet para Lëvizjes dhe para të gjithë deputetëve, edhe para Parlamentit që t’ia lërë një partie politike ta bëjë një ligj, faktikisht ishte dashur që Ministria e Drejtësisë ta kryejë punën e vet edhe s nuk ishte marrë as Vetëvendosja me këtë punë, as ne si deputetë s’ishim marrë me këtë punë. Unë kam vetëm një propozim ose, si të them, plotësim që brenda këtij ligji duhet të përfshihen të gjithë kriminelët, pa marrë parasysh se çfarë përkatësie kanë. Domethënë, në rregull, po ndërlidhem te fjala e Shkumbinit, më fal, Albulenë, në qoftë se po bëj ndonjë citim të gabueshëm.

(Ndërhyrje)

Në qoftë se është ashtu, atëherë është në rregull, por sidoqoftë domethënë ligji besoj që i përfshin të gjithë kriminelët, ata që kanë bërë vepra dhe pa marrë parasysh për krimet e luftës, unë do të propozoja që të zgjerohet ajo që edhe dikush në qoftë se e vret dikë dhe ik diku, ai duhet të ndiqet dhe të dënohet në mungesë.

102 Sa për fund desha të them për Institutin për Krimet e Luftës, mendoj që ky institut do të meritonte një hetim parlamentar, pasi që ky institut është bërë veç sa për folklor dhe sa për sy e faqe. E, një milion herë më punë ka bërë Sonja Biserko, serbe e Beogradit, me atë shoqatën e vet, se sa Instituti për Krimet e luftës. Vetë në fillim kur e kanë bërë Ministria e Drejtësisë, në kohën e Hajredin Kuçit ministër, atëherë e kam thënë që ai e ka krijuar këtë institut dhe Ministria e Drejtësisë vetëm sa për t’i punësuar disa njerëz, disa miq e jaranë të vet. Përpos punësimit, ata njerëz kanë marrë rrogë badihava, kurrgjë në atë punë nuk është bërë. Ka ardhur ministri i ri, tash e ka fut Institutin nën sqetullën e vet, edhe më keq. Në vend se të shpallë konkurs dhe Instituti të jetë i pavarur dhe në atë institut të punësohen djem dhe vajza që me të vërtetë kanë punuar dhe janë të interesuar t’i zbulojnë krimet e luftës, këta veç e kanë bërë një rokadë, ka qenë gjoja i pavarur, e kanë bërë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Kështu që, vota ime edhe thirrja ime për deputetët është që të votojmë për.

KRYESUESI: Në emër të Nismës, zoti Sherifi e ka fjalën.

BILALL SHERIFI: Faleminderit, zoti kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Propozimit që ka ardhur sot në seancë, Nisma në komision i ka dhënë mbështetje, jo të kushtëzuar në kuptimin përmbajtjesor të këtij neni, por neve na është thënë që edhe Qeveria e ka në plan që së shpejti ta sjellë të njëjtën gjë në kuadër të ligjit në fjalë.

Dhe, ne i kemi dhënë mbështetje dhe vazhdoj edhe këtu në seancë t’i jap mbështetje derisa Qeveria ta sjellë. Nëse Qeveria inkorporon gjatë grupit punues, gjatë procesit të mëtejmë këtë çështje, e sjell ligjin, atëherë sigurisht që e njëjta vetëm do të bartet te Ligji i sponsorizuar nga Qeveria. Nëse Qeveria derisa Parlamenti i Kosovës nuk e përfundon këtë ligj, nuk e sjell, atëherë ne edhe në lexim të dytë do ta votojmë pro, për arsye se krimet e luftës, sidomos krimet e luftës vërtet nuk vjetrohen, është krim i cili kurdo që kapen autorët, ata sillen para drejtësisë, por po vjetrohen dëshmitarët, besa edhe po vdesin njerëzit, të cilët kanë qenë të atakuar gjatë luftës nga këto krime, siç janë rastet e shumta të grave të dhunuara, sidomos tash meqë ajo doli publikisht me emër dhe mbiemër dhe denoncoi krimin, zonja Vasfije Krasniqi Goodman, duke pasur parasysh faktin që dëshmitarët, siç e thashë dhe njerëzit, të cilët kanë qenë të atakuar, kanë qenë objekt i dhunës së ndryshme gjatë luftës, atëherë ne mendojmë se kjo çështje urgjentisht duhet të trajtohet nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës.

Ju e patë shqetësimin e djeshëm të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk e ka hallin që Kosova po hyn në Interpol si shtet, por e ka hallin që duke hyrë në Interpol, ajo do të kërkojë arrestimin dhe ekstradimin e atyre që janë të dyshuar për krime. Pra, ai dje u vu në mbrojtje të gjithë atyre, të cilët kanë kryer krime në Kosovë, madje ai vetë e përcaktoi një shifër që janë rreth 5 000, të cilët tha Kosova do t’i kërkojë, që i bie se po aq së paku kanë qenë në strukturë komanduese në ushtri, në polici dhe në struktura të tjera, të cilat është e diskutueshme a mund t’i

103 quajmë paramilitare, sepse paramilitar nuk të bën fakti që ti je strukturë e armatosur që vepron jashtë Qeverisë, por a ke plane të ndryshme nga Qeveria, nga shteti dhe planet e paramilitarëve të Serbisë me ushtrinë dhe Policinë e Serbisë nuk kanë qenë të ndryshme, përkundrazi ata kanë qenë të subordinuara ndaj njëra-tjetrës.

Duke pasur parasysh të gjitha këto arsye, të cilat u thanë edhe nga sponsorizuesi, por edhe nga kjo që unë i theksova këtu, mendoj që është vonuar kjo çështje dhe duhet të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Pra, për fund, derisa ne këtu shtyhemi se kush po e sjell ligjin, kriminelët e luftës, të dyshuarit për krime, viktimat ose vdesin, ose plaken dhe bëhet e pamundur të ndriçohen në tërësi, pastaj krimet që kanë ndodhur, krimi e gjenocidi që është kryer në Kosovë. Derisa pra Qeveria të vendosë ta sjellë, Nisma do të mbështesë këtë nismë, këtë iniciativë dhe edhe në fazat e mëtejme do të kontribuojë që në grupet punuese dhe në lexim të dytë do të kontribuojë që kjo çështje sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet e ligjshme, se nëse nuk arrijmë t’i kapim, sepse ata nuk janë në territorin e Kosovës, së paku do të mund të shqiptojmë dënimin konform provave, fakteve, përmes proceseve të rregullta gjyqësore, që pastaj kudo që ata të kapen jashtë Serbisë, sepse Serbia jemi të vetëdijshëm që as nuk i arreston, as nuk u bën gjyq, as nuk i dorëzon, po kudo që të zihen, të kapen nëpër vendet e botës perëndimore, demokratike, ata pastaj do të mund të ballafaqohen me drejtësinë qoftë të vendit ku ata do të ndalen, qoftë të drejtësisë së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Fatmir Xhelili e ka fjalën.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, nënkryetar! E përgëzoj Lëvizjen Vetëvendosje për iniciativën e këtij plotësim-ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale. Megjithëse, përkrahja ime është e pjesërishme në këtë drejtim, i përgëzoj që e kanë gjetur një zbrazëtirë në Kodin e Procedurës Penale që faktikisht i lë komod ata që kryejnë krime dhe qëndrojnë jashtë shtetit tonë për të mos i arritur dora e ligjit për t’i ndëshkuar për krimet e realizuara. Mirëpo, unë ndaj mendimin që e drejta për mbrojtje është e drejtë themelore që bazohet edhe në Kushtetutën tonë, kështu që propozoj që të mos e ketë edhe pjesën e dënimit në mungesë, mirëpo besoj që kjo iniciativë është e mjaftueshme për faktet dhe argumentet e prezantuara para gjykatës për t’u ngritur aktakuza në gjykatë dhe me aktakuzë të ngritur prej gjykatës, atëherë do të ishte indikator i mjaftueshëm për ngritjen e fletarrestimit edhe për obligimin e shteteve, të cilat qëndrojnë apo qëndron personi në fjalë, për t’u deportuar në Kosovë edhe për të vazhduar seanca gjyqësore, në të cilën edhe ai do të ketë, apo ata do të kenë të drejtën e ndëshkimit.

Paksa shumë po flitet njëanshëm në drejtimin etnik, po besoj se qëndron që Kodi i Procedurës Penale vlen për të gjithë. Andaj, e përkrahim pjesën e parë, ku të plotësohet Kodi i Procedurës Penale me mundësinë e ngritjes të aktakuzës në mungesë, kurse për fazën finale të gjykimit duhet personi të jetë vetë prezent dhe me mbrojtjen ai duhet të mund të dëshmojë pafajësinë, apo

104 organet e hetuesisë bashkë me Prokurorinë të dëshmojnë fajësinë e personit apo personave në fjalë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Albin Kurti e ka fjalën.

ALBIN KURTI: Deputetë të Kuvendit, Ministra të Qeverisë, Në Kosovë para dy dekadave kanë ndodhur krime të luftës, krime kundër njerëzimit, krime të agresionit dhe të gjenocidit. Por, mbi të gjitha kanë ndodhur krime të shtetit. Ato krime janë kryer nga shteti i Serbisë. Krime serioze dhe të vazhdueshme, me ç’ rast vetëm në luftën e fundit janë vrarë më shumë se 13 000 njerëz dhe më se 860 mijë persona janë deportuar në vitet ‘98 e ‘99.

Shumica e bartësve të dëmit në Kosovë janë civilë. Në lidhje me adresimin e këtyre krimeve është formuar Tribunali i Hagës, i cili ka mbajtur 10 800 ditë gjykimi, ka dëgjuar më se 4 650 dëshmitarë dhe ka akuzuar 161 individë. Në fund Tribunali nuk ka arritur të ofrojë rehabilitim as për viktimat, po as për qytetarët. Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi ka vepruar për më shumë se çerekshekulli dhe ai e ka mbyllur punën e vet më 31 dhjetor 2017. Ky Tribunal i dënoi 72 serbë me gjithsej 1 140 vjet burgim, 6 serbë të Bosnjës janë dënuar me burgim të përjetshëm, 20 kroatë janë dënuar me 284 vjet burgim, 5 boshnjakë janë dënuar me gjithsej 42 vjet burgim, një shqiptar është dënuar me 13 vjet burgim dhe një maqedonas me 12 vjet burgim.

Mirëpo, në njërën anë nuk janë dënuar ata dhjetëra-mijëra ekzekutorë të drejtpërdrejtë të qindra- mijëra viktimave të krimeve, jo vetëm të vrasjeve, kurse në anën tjetër nuk u dënuan kurrë Milosheviqi dhe Stanishiqi. Ky i pari vdiq në burg ironikisht pa u dhënë verdikti, kurse ky i dyti përherë evitoi dënimin, paçka se ishte krijuesi i eskadronëve paramilitare dhe i Partisë së Sheshelit, ku u ngrit Vuçiqi. Gjykatat në Kosovë kanë bërë punë shumë të dobët në lidhje me adresimin e krimeve të luftës. Prokuroria vendore ka ngritur një aktakuzë kundër një shqiptari menjëherë pas përfundimit të luftës, rasti i Lulzim Ademit, katër aktakuza kundër serbëve, 3 prej të cilëve janë arratisur dhe një aktakuzë kundër një malazezi, Milosh Jokiq, i cili më vonë është liruar. Po flasim për raste të ndërmarra në periudhën gati 20-vjeçare. Deri para dy vjetëve, ishin 106 të akuzuar për krime të luftës në gjykatat në Kosovë, me ç’rast çdo i katërti prej tyre është dënuar, çdo i treti është liruar, çdo i katërti është në arrati dhe çdo i gjashti në proces. Pra, prej më shumë se 100 të akuzuarve në gjykatat e Kosovës të dënuar, janë veçse çdo i katërti, ashtu çdo i katërti është edhe në arrati, çdo i treti është liruar dhe veç çdo i gjashti është në proces e sipër edhe sot e kësaj dite.

Në kohën e UNMIK-ut, prej vitit 2000 deri në 2008, janë ngritur gjithsej 15 aktakuza kundër 33 serbëve, prej tyre 9 janë liruar, 1 është dënuar dhe 23 persona të akuzuar janë arratisur nga

105 burgjet e Mitrovicës, duke e bërë kështu absurde dhe qesharake punën e UNMIK-ut. Kurse EULEX-i nga viti 2009 deri në qershor 2016 ka ngritur 7 aktakuza kundër 10 serbëve, prej tyre 6 janë liruar dhe 3 janë dënuar. Në anën tjetër, në Serbi kanë vazhduar gjykimet e shqiptarëve, ku prej vitit 1999 e deri në qershor 2016 në Serbi janë ngritur gjithsej 4 aktakuza kundër shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë. Në këto 4 raste, gjithsej janë akuzuar 20 persona: njëri prej tyre është dënuar me 13 vjet burgim. Gjykata Speciale në Serbi për krime të luftës dhe krim të organizuar, e cila është themeluar më 1 korrik të vitit 2003, pra pak muaj pas vrasjes së kryeministrit të atëhershëm Zoran Gjingjiq, i cili u pati vrarë më 12 mars 2003 dhe sot, 15 vjet më vonë, i ka dërguar prapa grilave gjithsej rreth 160 serbë për krime lufte, për katër luftërat e shkaktuara në ish-Jugosllavi: në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, me ç’ rast janë vrarë diku rreth 160 mijë joserbë, janë veçse 160 serbë në burg, thuajse secili prej tyre i ka vrarë nga 1 mijë veta, pa përfshirë këtu krimet e tjera, siç janë ato për tortura, përdhunime, shkatërrime e të tjera. E dimë që viktimat nuk mund t’i reduktojmë në statistika, por duhet t’i shikojmë edhe statistikat për kriminelët e dënuar që ta kuptojmë sa drejtësinë, po ashtu edhe padrejtësinë që është shumë më e madhe në këtë rast.

Qasja retributive ka qenë jashtëzakonisht e dobët në Kosovë, krimet nuk janë adresuar dhe kriminelët nuk janë sjellë para drejtësisë. Bartësit e dëmit në komuna të ndryshme, si , Peja, Rahoveci, jo vetëm që i njohin kriminelët që u kanë vrarë familjarët me emër e mbiemër, por kanë edhe fotografi të tyre dhe prapë shteti nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete që të adresojë këto krime përmes qoftë padive individuale apo kolektive. Megjithatë, është esenciale të bëhet dallimi në mes të qasjes retributive për adresimin e krimeve të luftës dhe qasjes reparative. Shumë prej bartësve të dëmit në Kosovë kanë nevoja që shkojnë përtej atyre retributive dhe, si të tilla, duhet të merren parasysh. Bartësit e dëmit kanë nevojë për reparacione që tejkalojnë kompensimin monetar, për shembull: rehabilitim, restitucion, satisfaksion, garanci për mospërsëritje.

Bartësit e dëmit kanë nevojë të dëgjohen, të pyeten për nevojat e tyre, të merren parasysh. Është momenti që qasja lart-poshtë të ndryshojë dhe të nisin reformat bazuar në qasjen poshtë-lart. Bartësit e dëmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes e të ekuacionit dhe nuk guxojmë që të vazhdojmë t’i injorojmë. Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin në tërësi do të jenë të pafalshme dhe të pakthyeshme nëse nuk e ndryshojmë këtë qasje. Gjeneratat po shkojnë dhe njerëzit po vdesin. Kësisoj rrezikojmë të mbesim me një gjeneratë të dytë që kujton çka ka ndodhur gjatë luftës në bazë të asaj që u është treguar, në vend se të asaj që e kanë parë dhe e kanë përjetuar vetë. Kur një shtet arrin në moment të tillë dhe nuk ka adresuar të kaluarën, rreziku për adresim “sa për sy e faqe” është evident. Bartësit e dëmit i kanë akoma plagët e hapura dhe janë duke i shëruar përditë me forcat e tyre. Po nuk u ndihmoi shteti këtyre njerëzve të shërojnë plagët e hapura, e të ballafaqohen me të kaluarën, nuk ka shanse që të ecim përpara e të shikojmë të ardhmen. Shkrimtari i famshëm amerikan, William Faulkner, me një rast ka thënë

106 që “e kaluara nuk shkon”. Pra, e kaluara nuk kalon, ajo është përherë me neve e në neve. Nuk mund të shohim përpara pa u siguruar që kemi adresuar si duhet të kaluarën.

Urgjentisht duhet të bëhet një dokumentim i detajuar i krejt asaj që ka ndodhur, njësoj sikur regjistrimi i popullsisë, duke pasur në qendër dëmin e krimeve, përfshirë këtu dëmet materiale, ato emocionale e psikologjike. Të krijohet një hartë e detajuar çka ka ndodhur dhe ku, cili është dëmi që është shkaktuar, bazuar në nevojat e bartësve të dëmit të shihet se cilat janë kërkesat, kompensim monetar, gjykime, reparacione dhe të formulohen qartë kërkesat për kompensim, të cilat duhet t’i adresohen Serbisë, dhe kërkesat e tjera t’u adresohen institucioneve relevante në Kosovë për t’i trajtuar. Është e vërtetë që Serbia i ka shkaktuar këto dëme, dhe si të tilla duhet t’i kompensojë ato. Por, shteti i Kosovës duhet të kërkojë këtë dhe shteti i Kosovës duhet të sigurohet që t’u ofrojë bartësve të dëmit një ambient që do t’u ndihmojë atyre të kenë një jetë normale e të qetë, pas riparimit të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës.

E gjithë kjo është e nevojshme, porse fillimi duhet të jetë pikërisht ky ndryshim që propozojmë ne në ligj, përkatësisht mundësia për të dënuar në mungesë të dyshuarit për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Sami Kurteshi e ka fjalën.

SAMI KURTESHI: Faleminderit, zoti kryesues! Natyrisht që unë e përkrah këtë iniciativë të zonjës Albulena Haxhiu dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me plotësimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me një çështje që qartë shihet se mungon në atë kod. Kjo është çështja e parë, unë i dëgjova me kujdes edhe kolegët, s’është për të polemizuar, as diçka, mirëpo edhe shqetësimet e tyre duhet të merren shumë seriozisht dhe parasysh.

Një shqetësim që lidhet edhe me punën e Qeverisë ishte në të vërtetë që Qeveria e ka në programin e punës për vitin 2018 plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në të vërtetë ajo ka qenë e paraparë të përfundojë, të dorëzohet një tekst i tillë apo një plotësim i tillë në fund të qershorit, nuk është bërë. Tash sigurisht ne edhe kemi një asimetri informatash, unë nuk kam ndonjë informatë nga Qeveria, por kjo është edhe e qartë, arsyeja pse? Se nëse bëhet plotësim-ndryshimi, edhe kjo pjesë do të jetë e integruar në tekstin apo në propozimin e Qeverisë. Kjo nuk është e sigurt, prandaj edhe propozimi. Çështja tjetër është edhe shqetësimi rreth asaj se mos po i amnistojmë disi kriminelët. Në të vërtetë, ne kemi të bëjmë këtu, ky propozim ka të bëjë me të gjithë personat e pandehur që të kenë kryer vepra penale kundër të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të së drejtës ndërkombëtare penale në periudhën janar ’90 – qershor ’99. Këto janë vepra që nuk parashkruhen, këtu nuk ka amnisti, qoftë për akuzën, qoftë për dënimin e shqiptuar. Ata mund të ikin, siç po i ikin drejtësisë, natyrisht, mirëpo nuk ka ndonjë vjetërsim apo ndonjë parashkrim të çfarëdo natyre në këtë drejtim.

107 Tash, u dëgjuan edhe rezerva të tjera që duhet marrë vërtet seriozisht dhe natyrisht që në një lexim të dytë secili nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, po edhe ekspertë jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës do të thirren që të plotësojnë ose të mënjanojnë ndonjë mangësi apo ndonjë shprehje problematike apo normë problematike, që do të mund të dëmtonte normën apo Kodin e Procedurës Penale si të tillë, sepse në të vërtet kjo nuk ka të bëjë mandej as me një parti. Kjo është vetëm një vrimë, një mangësi, që është parë dhe ka qenë në Kodin e Procedurës Penale.

Natyrisht, që ne duhet të jemi të hapur për çdo ndryshim dhe unë jam i bindur, ne kemi diskutuar edhe me zotin Beqaj dhe me zotin Shkumbin Demalijaj dhe ata i kanë paraqitur rezervat dhe shqetësimet e tyre që duhet të merren seriozisht dhe në atë drejtim duhet të punohet. Por, unë mendoj se nuk duhet pritur Qeveria e Kosovës deri sa ta sjellë këtë projekt ose ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Në rastin më të mirë, nëse e sjell, ajo nuk e pengon në asnjë formë këtë plotësim-ndryshim që po e kërkojmë tani për Kodin e Procedurës Penale, përkundrazi ajo varet prej periudhës, prej kohës kur e sjell Qeveria atë tekst, atë plotësim-ndryshim, por ky plotësim-ndryshim në të vërtet do të plotësonte një mangësi që është përmbajtjesore, që ka ndikim të madh dhe që e vë një gur në një vend shumë të duhur.

Ne kemi edhe një problem, u përmend disa herë, por nuk e teproj, nëse e përmend. Instituti për Krimet e Luftës në Republikën e Kosovës, në vend se, dhe ka vend, sigurisht se ka vend edhe të hetohet, të bëhet edhe hetim parlamentar, por në vend se të shikohet se cilat kanë qenë problemet në atë institucion, sa është përkrahur ai institucion, sa mjete janë dhënë, sa njerëz janë dhënë dhe cili ka qenë qëllimi kryesor, e qëllimi kryesor ka qenë mbledhja e fakteve dhe dëshmive për krimet e luftës nga forcat serbe militare, paramilitare, policore, ushtarake e çfarëdo qofshin ato, dhe ato të dokumentohen. Kjo nuk është bërë. Ne nuk kemi, sigurisht se dikush ka informacion dhe nëse ka informacion, është mirë ta japë, por ne nuk kemi asnjë informacion nga Ministria e Drejtësisë se çka do të bëhet me gjithë punën, sado e paktë që të ketë qenë, e Institutit për Krime të Luftës. Kjo vetëm na është thënë se do të shndërrohet në një departament në kuadër të ministrisë. Hiç nuk ka rëndësi a ka qenë instituti i pavarur apo i varur, me rëndësi ka qenë a e ka arritur qëllimin dhe a është përkrahur instituti për qëllimin për të cilin është krijuar.

Edhe unë e kam përshtypjen se perceptimi i përgjithshëm është, jo vetëm yni, jo vetëm imi, se as ai nuk e ka arritur qëllimin, po edhe përkrahja institucionale për atë institut nuk ka qenë e mjaftueshme. Prandaj, unë konsideroj se dy veprimet mund të shkojnë krahas njëri-tjetrit, e edhe forcimi i atij instituti, jo zhdukja, jo shuarja, po forcimi i një grupi të njerëzve institucionalë që i heton krimet e luftës, njëkohësisht edhe të plotësohet Kodi i Procedurës Penale me këtë plotësim-ndryshim që është propozuar dhe kriminelëve, së paku aspekti i ndjekjes ligjore në një vend që është i pranuar ndërkombëtarisht, e që do të thotë mandej me hyrjen në Interpol të Kosovës, që shpresojmë ndonjëherë të hyjmë, atyre njerëzve do t’u ndalohet lëvizja e lirë në gjithë botën, sepse ata do të kërkohen dhe një ditë, sado e vonshme të jetë ajo, që ata kriminelë të

108 sillen para drejtësisë, para cilësdo drejtësi, qoftë asaj kosovare, apo ndërkombëtare. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, nënkryetar! Vetëm edhe një herë për sqarim. E thashë se ideja është shumë e mirë. Është ide e vonuar për plotësim-ndryshim të Kodit të Procedurës Penale, në veçanti te pikat përkatëse, te dënimi në mungesë. Edhe pse e thashë të pritet, nuk po them ne të votojmë kundër, po të presim derisa Qeveria e ka në legjislacion, do të thotë në agjendën legjislative dhe është zotuar që gjatë muajit nëntor do të bjerë Kodin e Procedurës Penale të ri, me rreth 570 nene, ku 300 nene ndryshojnë nga Kodi aktual, të cilin tash po duam ta bëjmë plotësim-ndryshimin, po edhe i cili Kod është i harmonizuar mirë dhe në koordinim të plotë me direktivat e BE-së, me ekspertë të brendshëm që i kemi, me ekspertë të jashtëm, me Zyrën amerikane, me Zyrën e BE-së, me të gjithë aktorët që kanë dhënë kontribut.

Do të thotë, ideja ime ishte që në emër të Partisë Demokratike vetëm të presim që të mos ngutemi e ta bëjmë shkel e shko. Për shembull, unë i kam dy çështje që bien në Kodin që e bie Lëvizja Vetëvendosje, janë shumë antikushtetuese. Për shembull, kjo... në rregull, dënohet në mungesë një kriminel, kjo s’ka të bëjë vetëm me një komunitet, kjo është për të gjithë ata që kanë bërë krime. Themi, për shembull, u dënua edhe me këtë ligj pas dy vjetësh nëse nxihet nëse ai që është dënuar edhe e zë shteti, për shembull, në vitin e tretë, nuk ka të drejtë të kërkohet rigjykim, nuk ka të drejtë të ankohet. Kjo është antikushtetuese. Ne edhe pas dhjetë vjetëve, nëse një kriminel është dënuar në Republikë të Kosovës në mungesë, ai ka të drejtë të kërkojë rigjykim dhe të ankohet. Unë krejt çka po them, edhe ashtu sot nuk paskemi kuorum për ta votuar këtë ligj.

Të mos e politizojmë, qe 18 vjet pas luftës po flasim e nuk kemi sot aktualisht kuorum për të votuar. Unë po kërkoj mirëkuptim nga Lëvizja Vetëvendosje, po kërkoj që të presim ta sjellë Qeveria në nëntor, ta udhëheqë grupin punues në komision Vetëvendosja dhe t’i harmonizojmë dhe ta bëjmë një Kod më të mirë që është në interes të sistemit të drejtësisë në Republikë të Kosovës. Kjo ishte ideja jonë. Ne po flasim, sot jemi më 18 tetor, deri në muajin tjetër të presim dhe t’i harmonizojmë dijet në këtë rast, çka po sjell Qeveria, ndoshta edhe ajo ka gabime, çka ka sjellë Vetëvendosja, edhe këtu po shihet që ka lëshime procedurale dhe ta kemi një Kod, pasi që është Kod i ri, nuk është plotësim-ndryshim, po Kodi i Qeverisë i sponsoruar është Kod i ri i Procedurës Penale dhe ta bëjmë një legjislaturë që na bie tamam për Republikën e Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Saranda Bogujevci e ka fjalën.

109 SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar deputetë, Ministra, Të dashur qytetarë, Së pari, sa i përket këtij projektligji, e para dua të përmend është që kjo ka qenë edhe pjesë e rezolutës që e kemi votuar gjatë seancës që e kemi pasur për persona të pagjetur, kështu që kemi qenë pothuajse të gjithë, 70 kanë votuar, kemi qenë për që të bëhet ky projektligj.

Është shumë me rëndësi të përqendrohemi te aspekti i drejtësisë së dënimit, se sa a do ta vuajë dënimin apo jo një person i dënuar gjatë gjykimit në mungesë. Këtë po e them duke u nisur edhe prej përvojës sime, ku një person është dënuar me 20 vjet burg dhe lirohet më shumë se 3 vjet e gjysmë para përfundimit të vuajtjes së dënimit. Kështu që, për mua edhe për familjen time ka qenë me rëndësi që personi është dënuar, është dëshmuar për krimet që i ka bërë, është dokumentuar krimi, edhe kjo është pjesë tepër me rëndësi për të ardhme të vendit, për ballafaqimin me të kaluarën, duhet ta mendojmë edhe këtë aspekt.

Në shumicën e rasteve, sa u përket të mbijetuarve të krimeve të luftës, është me rëndësi njohja e vuajtjes së tyre, është njohja e statutit të viktimës, e përmes këtyre gjykimeve mund të arrijnë atë njohje. Aspekti tjetër është që nëse do të kishte ekzistuar një ligj më herët sikur ky në gjykim në mungesë, atëherë unë si 18-vjeçare nuk do ta kisha të nevojshme të kaloj nëpër një torturë tjetër për të shkuar në Serbi për të dëshmuar kundër të akuzuarve për krimin që e kanë bërë ndaj familjes sime. Domethënë, ata persona do të mund të gjykoheshin këtu në Kosovë dhe përvoja ime gjatë këtij procesi do të ishte më pak traumatike, se sa ajo që ka qenë kur është dashur të udhëtojmë për në Serbi.

Aspekt tjetër që dua ta përmend është që kur e kishim ekspozitën në Beograd dhe kur flitej për rastin e familjes, flitej aspekti se po qe se do të ndodhte e njëjta në Kosovë, nuk do ta kishim lejuar, por në asnjë moment nuk e kishin mundësinë ta mohonin faktin se janë kryer krime, për shkak të dënimit. A kanë qenë personat aty apo jo, nuk është me rëndësi, sa është me rëndësi që ka pasur persona të dënuar për këtë rast.

Tjetra, sa u përket pastaj procedurave të reparacioneve, në momentin që ka të dënuar, atëherë hap rrugë edhe në këtë drejtim, që tani për tani këtë nuk e mundëson.

Është hapur tash edhe muhabeti, edhe pse është diskutuar edhe më herët, po tani me rrëfimin e zonjës Vasvije Krasniqi-Godman është edhe një arsye më e madhe që ky projektligj të votohet, të ecë përpara, që t’u japim drejtësi këtyre grave, po edhe të gjitha viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

110 U përqendrova te përvoja personale vetëm që ta shohin të gjithë sa janë të rëndësishme këto gjykime dhe sa është me rëndësi kur t’u jepet dënimi për viktimat, për familjarët, po sidomos për vendin, mandej kjo jep mundësi edhe për hapjen e padive kundër Serbisë, kur veç ke njerëz të dënuar dhe procese gjyqësore që kanë pasur sukses.

Tjetra është, beso që edhe nëse personat e dënuar janë në vende të tjera dhe bëhet e ditur në këtë vend, askush nuk do të mbajë kriminelë të luftës në shoqërinë e tyre, me marrëveshje, pa marrëveshje. Kështu që, kjo nuk vlen, në fakt, që këta persona mund të mos e vuajnë dënimin po qe se ndodhen në një vend tjetër. Kjo është çka desha të them. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka fjalën e fundit. S’ka të tjerë të paraqitur.

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit! Meqë jemi propozuesit, në fund të fjalimeve po dua t’i përmend edhe disa çështje, të cilat u ngritën pas diskutimeve.

Së pari, i falënderoj deputetët për kontributin dhe ata që e mbështetën këtë nismë legjislative. Unë e kuptoj që secila nismë legjislative që vjen në Kuvend ka nevojë për ndryshime dhe plotësime, prandaj unë besoj që edhe nisma e Vetëvendosjes ka hapësirë për të tilla, sepse natyrisht do të mund të adresoheshin edhe çështje të tjera që ne s’i kemi adresuar.

Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë, ne e kemi pasur ministrin në Komision për Legjislacion. Ai në atë kohë nuk e ka përmendur këtë çështje, por ka thënë se Kodi i Procedurës Penale do të vijë në Kuvend më 31 qershor. Sot jemi në muajin tetor dhe Kodi i Procedurës Penale ende nuk është në Kuvend dhe disa drafte që kanë qarkulluar, të cilat i kam parë, ato as për së afërmi nuk e rregullojnë këtë çështje.

Nuk e di cila do të jetë finalja dhe nuk e di a do ta përfshijë përnjëmend Ministria e Drejtësisë, por pavarësisht kësaj, kjo nismë e Vetëvendosjes është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, andaj ne kërkojmë që ky projektligj të hedhet në votim, në kohën kur edhe ka kuorum, për shkak se tani po shihet se nuk ka. Mirëpo, dua të them që për vite radhazi Ministria e Drejtësisë është drejtuar nga Partia Demokratike, ku ka qenë ministri Hajredin Kuçi, ku ka qenë ministrja Dhurata Hoxha, ku është tash Abelard Tahiri. Pra, ne jemi detyruar që ta ndërmarrim pikërisht këtë nismë, dy dekada pas luftës, pikërisht për shkak se asnjëherë kësaj partie dhe asnjë partie tjetër nuk i ka rënë ndërmend për veprime të tilla, as për persona të dhunuar gjatë luftës, që po ashtu ka qenë nismë e Vetëvendosjes, as për të tilla projektligje, sikurse kjo që keni para vetes.

Tjetra, zoti Xhelili i ngriti disa shqetësime, unë po mundohem që t’i sqaroj dhe në projektligj specifikohet që në momentin kur personi i dënuar në mungesë ekstradohet në Republikën e

111 Kosovës, atëherë i njëjti kur paraqet fakte, sigurisht se rasti në fjalë mund të rigjykohet. Është e vërtetë që një kërkesë e tillë duhet të jetë kërkuar në kohëzgjatje prej dy vjetësh, por nuk është e shkruar rastësisht kjo “2 vjet”, për shkak se kjo edhe do t’i shtynte të gjykuarit në mungesë, gjegjësisht të dënuarit në mungesë që të vepronin më herët nëse kanë prova, por edhe është e bazuar në shembujt e mëhershëm që i mora nga vendet edhe që janë në Bashkimin Evropian, që janë në harmoni të plotë edhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Më lejoni që, sepse kemi marrë shumë shembuj dhe kemi bërë shumë analiza edhe si e kanë vendet e tjera, por unë po dua të ndalem vetëm te Gjykata e Strasburgut, në rastin Medenic kundër Zvicrës, ka hedhur poshtë ankesën kundër vendimit gjyqësor të Gjykatës së Zvicrës për shkak të refuzimit të paarsyeshëm për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me vullnetin e tij. Pra, personi në fjalë është dënuar në mungesë dhe pastaj është ushtruar ankesë dhe Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Zvicrës, për shkak se personi në fjalë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për ta siguruar prezencën e tij në seanca gjyqësore.

Kështu ndodh edhe në Kosovë, ata s’mund të dalin para drejtësisë, sepse Prokuroria thotë që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës dhe sigurisht, e kemi pastaj edhe rastin e Sanader kundër Kroacisë. Për shembull, Kodi i Procedurës Penale të Kroacisë përcakton se i akuzuari mund të gjykohet në mungesë të tij vetëm me kusht që të ekzistojë arsye veçanërisht e rëndësishme për të provuar atë dhe nëse gjykimi nuk është i mundur në një vend të huaj, ose ekstradimi nuk është i mundur, ose i akuzuari është në arrati, ose i paarritshëm për autoritetet shtetërore.

Pra, ka argumente të shumta. Unë s’i kam marrë tash të gjitha këtu, për shkak se besoj se edhe vet do t’i shihni pastaj në kohën e grupeve punuese, por dua të them që edhe sa i përket Institutit për krime lufte, që u diskutua nga zoti Zeka, kemi pasur takime edhe me këtë institut, edhe me profesorët që kanë qenë pjesë e këtij instituti dhe ka ndodhur që ai institut është krijuar ashtu vetëm sa për të thënë, për shkak se nuk i është dhënë buxhet për të vepruar pastaj. Merreni me mend, s’kanë pasur as ekip për terren.

Po, ministër, kështu na është thënë. Pra, as nuk kanë pasur pjesë të ekipit ku do të dilte në terren, do të mblidhte informacione, pastaj do të dokumentohej kështu e kaluara apo gjenocidi që Serbia e ka bërë në Kosovë, mirëpo e kanë lënë pa buxhet. Dhe, kështu ka qenë situata. Tash e kanë mbyllur krejt. Pra, unë po them se nuk ka pasur vullnet për të adresuar këtë çështje deri më tani, prandaj edhe besoj që nisma jonë është nismë e duhur, mund të jetë e vonshme, për shkak se nuk ka pasur askush nga qeveritë e kaluara për të adresuar këtë dhe, edhe një herë në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes kërkoj që kjo nismë të votohet në parim, pastaj në grupe punuese do të mund t’i adresojmë shqetësimet e deputetëve...

Po ashtu e ftojmë edhe Grupin Parlamentar të LDK-së, kurdo që kjo pikë të shqyrtohet në seancë plenare, të jenë të pranishëm dhe ta votojnë këtë. Faleminderit!

112 KRYESUESI: Faleminderit! Ne po kërkojmë dikë dhe ne jemi për t’u dënuar disa. Kemi këtu boll që janë për t’u dënuar. Ligji ynë nuk e lejon kthimin e shtetasve të Kosovës në vendin ku e kanë bërë veprat penale. Ne kemi me qindra qytetarë të Kosovës që kërkohen nga drejtësia nëpër vendet evropiane dhe ata janë të lirë.

Në qoftë se duam shtet ligjor, ne duhet paraparë të gjitha dhe jo vetëm këto ligjet që dënojnë krimet e luftës dhe asgjë tjetër. Kemi mjaft çështje që duhet t’i vendosim në rend si shtet i së drejtës. Duhet nënshkruar marrëveshjet qysh i kanë vendet e tjera me njëri-tjetrin për këto çështje, edhe ne t’i kemi ato të njëjta, sepse standardet e së drejtës në Evropë duhet të jenë të njëjta. Nuk kemi punë vetëm me çështje të krimeve të luftës dhe u krye puna. Na kanë vrarë, na kanë vrarë. Po dihet ajo punë. Na kanë vrarë, edhe e kemi fituar lirinë. U krye hesapi.

Atëherë, a kemi kuorum për të votuar? Bjeri ziles dikush. Sa janë? Nuk ka kuorum për votim. Bjeri sa të duash, 45 veta i ke krejt. Ku i ke ti ata?

Nuk ka kuorum. Kalojmë në pikën e radhës të rendit të ditës:

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

Kuorum kemi për t’i shqyrtuar në lexim të parë. Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Financave, zotin Bedri Hamza ta paraqes dhe arsyetojë Projektligjin. Zoti ministër, e ke fjalën.

MINISTRI BEDRI HAMZA: Faleminderit, zoti nënkryetar! I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, zoti Haliti! Të nderuar deputetë, Draftligji për tatim në të ardhura të korporatave, i cili është sot para jush, është pjesë e objektivit tonë për reforma fiskale me qëllim të zhvillimit të sektorit privat, gjatë analizave tona, ne kemi konstatuar se zbatimi i legjislacionit të aplikueshëm për tatim në të ardhura të korporatave ka nevojë për draftim të ri të ligjit në përputhje me zhvillimet e fundit, si në pikëpamje të direktivave të BE-së, po ashtu edhe duke iu përshtatur nevojave të zhvillimit ekonomik, social dhe politik të vendit tonë.

Për këto arsye, Ministria e Financave ka draftuar Projektligjin për tatim në të ardhura të korporatave në përputhje me objektivat e Ministrisë së Financave. Ky projektligj ka për qëllim të nxisë dhe të mbajë një sistem tatimor të thjeshtë dhe efektiv.

Arsyeshmëria e hartimit të këtij projektligji i referohet avancimit të mëtejmë të kornizës ligjore, si edhe eliminimin e zbrazëtirave aktuale ligjore. Ligji aktual në fuqi rezulton të jetë joadekuat për implementimin e tatimit në të ardhura të korporatave, duke filluar nga kundërshtimi midis

113 dispozitave të tij që janë jo të qarta dhe joefektive dhe që në këtë mënyrë lë hapësirë të ndryshme për interpretime jo të drejta, duke paraqitur jo rrallë herë edhe si pengesë e theksuar gjatë administrimit të procesit të tatimit në të ardhura të korporatave.

Në këtë mënyrë, ky ligj jo gjithmonë ka nxitur përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore. Me Projektligjin për tatim në të ardhura të korporatave, ndër të tjera kemi rregulluar edhe çështjet e mëposhtme: periudha e bartjes së shumës së humbjes është zbritur nga gjjshtë periudha tatimore në katër periudha tatimore të njëpasnjëshme, e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite. Fermerët, grumbulluesit e materialeve të riciklueshme frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to, më parë kanë qenë të obliguar të mbajnë tatimin në burim në shkallë prej 3 për qind, ndërsa kjo tani është ulur në një për qind. Ky është nj favorizim shumë i madh për këtë kategori. Është rregulluar që kompanitë e sigurimeve të trajtohen njëjtë, sikurse edhe çdo person tjetër juridik dhe jo të tatohen me 5 për qind e bruto të panjohura si shpenzime. Janë rregulluar nenet, provizionimet për humbjet e pritura nga kreditë dhe provizionimet teknike dhe matematike. Të njëjtat janë shtuar edhe si përkufizime në mënyrë që të jenë më të qarta për tatimpaguesit.

Kjo është bërë në mënyrë që kompanitë e sigurimeve dhe bankat të tatohen në mënyrë të drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Te kërkesa për mbajtjen e librave dhe regjistrimeve, është bërë harmonizimi me limitin për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 50 mijë euro në 30 mijë euro dhe kjo paraqet një lehtësi shumë të madhe për bizneset. Gjithashtu, është ridraftuar paragrafi lidhur me pushimet tatimore, për t’iu dhënë të drejtë të përfitojnë të gjitha bizneset pavarësisht a janë të reja apo jo. Neni zbritje të posaçme për pasuritë e reja është rregulluar komplet, duke saktësuar se zbritjet lehtësohen vetëm nëse pasuria është e re ose vetëm që është vënë për herë të parë në përdorim në Kosovë. Transferi i çmimit, shmangia e tatimit të dyfishtë po ashtu është ridraftuar në tërësi me qëllim që të jetë më i qartë dhe të jetë në harmoni me parimet e OECD-së. Janë thjeshtëzuar shumë procedura të deklarimit të tatimit në të ardhura të korporatave, me qëllim që të jetë sa më e lehtë për tatimpaguesin dhe pa asnjë kosto shtesë.

Gjatë hartimit të këtij projektligji, Ministria e Financave ka marrë parasysh dokumentet relevante të Këshillit të Evropës siç janë direktivat dhe rregulloret që e rregullojnë këtë fushë si dhe praktikat më të mira evropiane dhe rajonale. Vlen të theksohet se të gjitha institucionet për zbatimin e këtij projektligji kanë qenë të përfshira gjatë hartimit të projektligjit. Në procesin e hartimit të këtij projektligji, Ministria e Financave është konsultuar me të gjithë aktorët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe ka përfshirë komentet relevante të tyre në këtë projektligj.

Bazuar në këto vlerësime dhe nevojën për të miratuar këtë projektligj, në të mirë të përkrahjes së biznesit, por edhe në të mirë të ambientit për biznes në Kosovë, kërkoj që Kuvendi ta miratojë këtë projektligj për të ardhurat në tatim në fitim të korporatave. Faleminderit!

114 (Drejtimin e mbledhjes merr nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti.)

KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj nënkryetaren Safete Hadërgjonaj, pra në emër të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Në kuadër të reformave të politikës fiskale, me qëllim të krijimit të lehtësirave tatimore për përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit privat, është propozuar projektligji i ri për tatimin në të ardhura të korporatave.

Për dallim nga ligji në fuqi, ndryshimet kryesore të propozuara janë shtuar përkufizimet e reja dhe janë përditësuar me qëllim që të eliminohen dykuptimësitë dhe janë harmonizuar me legjislacionin përkatës tatimor dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.

Projektligji përcakton të ardhurat e liruara ku ndër të tjera në këtë është paraparë që pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe investime të reja të përcaktohen me aktet nënligjore të cilat i nxjerr ministri.

Po ashtu, me këtë ligj shqyrtohet transferimi i çmimeve dhe shmangia e tatimit të dyfishtë, ku transferimi i çmimeve si dhe përcaktimi i njësisë së përbashkët janë riformuluar dhe harmonizuar.

Në pjesën e shpenzimeve, përveç që janë qartësuar pjesët me dykuptimësi, është eliminuar pjesa e fondit rezervë dhe është shtuar neni i ri që trajton provizionet dhe humbjet e pritura nga kreditë dhe provizionet teknike dhe matematike.

Po ashtu janë propozuar ndryshimet sa i përket mbajtjes së tatimit në burim në paga, pensioni, interesi dhe të drejtat pronësore, qiratë, fitoret në lotari dhe lojëra të fatit si dhe limiti për mbajtjen e librave dhe regjistrimeve në harmoni me Ligjin për tatimin në vlerën e shtuar.

Komisioni për Buxhet e Financa, në mbledhjen e mbajtur me datën 19. 9. 2018, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për tatim në të ardhura të korporatave dhe ka vlerësuar se projektligji i plotëson kushtet formalo-juridike të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit dhe i ka rekomanduar Kuvendit të miratojë në lexim të parë. Vërejtjet dhe rekomandimet që do të bëhen sot gjatë këtij leximi të parë, ne do t’i analizojmë me kujdes në Komision gjatë shqyrtimit dhe amendamenimit të këtij projektligji. Prandaj rekomandojmë që të votohet Projektligji për tatim në të ardhura të korporatave. Faleminderit!

115 KRYESUESJA: Faleminderit! Tani radhën e kanë kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Shkojmë me radhë!

Përfaqësuesi i PDK-së, deputeti Mërgim Lushtakue ka fjalën.

MËRGIM LUSHTAKU: Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar ministër, Ne si Grup Parlamentar i PDK-së kemi shqyrtuar Projektligjin për tatim në të ardhura të korporatave dhe pas këtij shqyrtimi kemi thënë se do mbështesim në parim në lexim dhe do të japim komentet në mes të dy leximeve dhe ju përgëzojmë për lehtësirat që po mundoheni t’i bëni te të bërit biznes në Kosovë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Partisë Socialdemokrate, fjalën kush e do? Shqipe Pantina.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesuese! Gjithë kontributin tonë në këtë projektligj ne do ta japim mes dy leximeve. Kështu që ne e mbështesim projektligjin.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të AAK-së, Blerim Kuçi.

BLERIM KUÇI: Faleminderit kryesuese! Po ashtu e falënderojmë edhe ministrin dhe zonjën Hadërgjonaj, veç i paraqitën përmbajtjen e këtij ligji dhe rëndësinë e këtij ligji. Ne si grup parlamentar, për ne ky ligj veç është i njohur dhe kemi bashkëbiseduar dhe kemi pasur debat për komplet ligjin dhe për dhjetë kapitujt e këtij ligji.

Ne kemi vërejtjet e tona sidomos në përkufizim dhe në çështjen e përkufizimeve që janë brenda këtij ligji dhe disa vërejtje të tjera, por do t’i japim përmes komisionit të kësaj fushe, pra Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Pra, ne do ta votojmë në parim, pastaj do të japim kontributin tonë në komision. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, fjalën e ka deputeti Bilall Sherifi.

BILALL SHERIFI: Faleminderit kryesuese! Edhe unë në emër të Nismës i jap mbështetje këtij ligji. Faleminderit!

116 KRYESUESJA: Faleminderit! Tani vazhdojmë me deputetët sipas radhës ashtu siç e kanë kërkuar fjalën. Fjalën e ka deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit e nderuara nënkryetare! Të nderuar ministra, I nderuar ministër Hamza, Të nderuar kolegë deputetë, Dua të falënderoj fillimisht ministrin Hamza për fillimin reformës të pakos fiskale. Në veçanti dua të falënderoj se na ka sjellë një mundësi që ligjin për tatimin në të ardhura të korporatave të harmonizojmë me Ligjin për sponsorizime, sepse në mandatin e kaluar kemi bërë një punë bukur të mirë në Komisionin Parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini e Shkencë, duke miratuar një pako ligjore që do të mbështeste sportin, por nuk ka filluar as zbatimi i Ligjit për sponsorizime, sepse nuk ishte i harmonizuar me Ligjin për të Tatimin në të Ardhura në Korporata.

Sot përmes këtij projektligji na është dhënë një mundësi e mirë që të bëjmë këtë harmonizim. Prandaj shfrytëzoj rastin që të propozoj një amendament në nenin 11 te ‘zbritjet e lejuara për aktivitetet me interes publik’ dhe amendamenti është si në vijim, në nenin 11, pas pikës 1, të shtohet pika 1.2, ku propozoj amendamentin: zbritjet e lejuara në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit bëhen sipas Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizimet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Kjo definitivisht do të përfundonte atë amullinë që është krijuar nga Administrata Tatimore ose pamundësinë që Ligjin për sponzorizime të funksionalizohet.

Për këtë do të dorëzoj edhe amendamentin me shkrim, por e shfrytëzova rastin që të njëjtin amendament ta paraqes edhe në seancë.

Duke falënderuar ministrin Hamza për këtë mundësi që po i jep edhe zhvillimit të biznesit, por edhe me këtë amendament do t’i jepet edhe një mundësi zhvillimit të sportit dhe të kulturës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Muharrem Nitaj.

MUHARREM NITAJ: Faleminderit nënkryetare! Të nderuar ministra, kolegë deputetë, Debati për këtë projektligj në fakt u shterua, u shpenzua, por kemi mbetur 20 veta në sallë, na ka rënë rezonanca. Nuk po më duket aspak serioze që të vazhdojmë seancën me 20 deputetë, aq më tepër kur po trajtojmë projektligje shumë të rëndësishme.

Ju propozoj që ta ndërpresim mbledhjen dhe ta vazhdojmë sipas agjendës, ose nesër, ose javën që vjen.

117 KRYESUESJA: Faleminderit! Të nderuar kolegë, Meqë nuk kemi kuorum për ta votuar këtë ligj, por ndërkohë kemi edhe një pikë tjetër të rendit të ditës, të cilën është e rëndësishme për ministrin që ta prezantojë, ndërkohë që e ka të pamundur nesër në mëngjes në ora 10 këtu për shkak të takimit me FMN-në.

Ju lus për mirëkuptim që ta shterim debati rreh kësaj pike të radhës, pastaj po e ndërpresim për sonte vazhdojmë nesër në orën 10:00.

Pra, pika e radhës është:

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale

Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. E ftoj ministrin e Financave, zotin Bedri Hamza që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRI BEDRI HAMZA: E nderuar kryesuese! Të nderuar deputetë! Si Ministri e Financave që nga dita e parë e marrjes së këtij mandati, kemi marrë veprime konkrete në fushën e politikave fiskale për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë në avancimin dhe zhvillimin e prodhuesve vendorë.

Deri më tani kemi liruar nga tatimi doganor të gjithë lëndën e parë për prodhim, gjysmëproduktet, linjat e prodhimit, pjesët rezervë të linjave të prodhimit dhe pajisjet e IT-së. Gjithashtu kemi marrë vendim për lirimin nga tatimi i akcizës për gjithë lëndët ndihmëse që marrin pjesë në procesin e prodhimit.

Duke parë efektet pozitive që kanë pasur këto lirime për prodhuesit, Ministria e Financave është duke vazhduar me reformat e tjera ligjore në përputhje me Planin e Qeverisë, i cili ka objektiv parësor zhvillimin e sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit.

Në kuadër të planit për reforma, këtë vit kemi paraparë në strategjinë legjislative ndryshimin e të gjithë legjislacionit tatimor duke përfshirë edhe Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe Ligjin për tatimin në të ardhura personale. Andaj në kuadër të legjislacionit tatimor, Ministria e Financave sipas strategjisë legjislative 2018 ka për objektiv që përmes draftimit të Ligjit për tatim në të ardhura personale.

Harmonizimin e mëtutjeshëm të këtij ligji me dispozitat e tjera ligjore në fuqi. Harmonizimin e legjislacionit të tatimit të të ardhurave personale me rekomandimet e institucioneve kombëtare

118 dhe ndërkombëtare. Thjeshtësimin e mëtejshëm të procedurave në zbatimin e legjislacionit tatimor në përgjithësi.

Gjatë hartimit të projektligjit, Ministria e Financave ka marrë parasysh dokumentet relevante që rregullojnë këtë fushë dhe praktikat më të mira evropiane dhe rajonale. Vlen të theksohet se të gjitha institucionet për zbatimin e këtij projektligji kanë qenë të përfshira në hartimin e tij. Në procesin e hartimit të këtij projektligji, Ministria e Financave është konsultuar edhe me të gjithë aktorët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe ka përfshirë komentet relevante të tyre në këtë projektligj.

Falë këtyre konsultimeve dhe rekomandimeve të vlefshme me këtë projektligj kemi rregulluar ndër të tjera edhe këto sfera: Zbritje të posaçme për pasuritë e reja, periudhën e bartjes së shumës së humbjes, mbajtjen në burim të tatimit në paga dhe mbajtjen në urim të kontributeve. Është liruar mbajtja e tatimit në burim te pjesa e sigurimeve shëndetësore. Është rregullua tatimi i mbajtur në burim në interes në të drejta pronësore dhe në qira. Janë qartësuar dispozitat ligjore, po ashtu edhe për mbajtjen në burim të tatimit për tarifat e udhëtimit jashtë vendit dhe që është shumë e rëndësishme janë thjeshtëzuar shumë procedura të deklarimit të tatimin në të ardhura personale.

Bazuar në këto vlerësime dhe në nevojën për të miratuar këtë projektligj në përputhje me afat kohore, kërkoj që të aprovohet Projektligji për tatimin në të ardhurat personale. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj nënkryetaren e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, zonjën Safete Hadërgjonaj, për arsyetimin e raportit të komisionit.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar ministra, kolegë deputetë, Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar Projektligjin për tatim në të ardhurat personale dhe ka vlerësuar punën e mirë që është bërë nga Ministria e Financave në këtë projektligj, ku janë bërë një numër i madh i ndryshimeve në krahasim me ligjin tjetër në mënyrë që ky legjislacion të jetë më i thjeshtëzuar dhe të jetë në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat dhe lehtësimeve të tjera tatimore.

Komisioni për Buxhet dhe Financa të gjitha shqetësimet të cilat i ka pasur në lidhje me këtë ligj i ka diskutuar në mbledhjen e Komisionit për Buxhet me datën 19. 9. 2108 kur e kemi pasur në shqyrtim projektligjin, dhe ka votuar pro këtij ligji. Prandaj, ne si komision i ftojmë deputetët që ta votojnë Projektligjin për tatim në të ardhurat personale, kurse çdo shqetësimin të cilin e kanë deputetët le t’ia drejtojnë Komisionit për Buxhet në mënyrë që ne të punojmë më tutje në përmirësim në plotësim-ndryshim të këtij projektligji në mënyrë që projektligji në momentin që

119 të votohet këtu të jetë i zbatueshëm për ë gjithë dhe të jetë përfitues nga bizneset, por edhe nga të gjithë ata të cilët paguaj tatim në të ardhurat personale. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Në emër të PDK-së, deputeti Bekim Haxhiu. Pra, deputetja Safete Hadërgjonaj.

SAFETE HADËRGJONAJ: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për tatim në të ardhurat personalë dhe ne do ta votojmë këtë projektligj. Ne si grup parlamentar e vlerësojmë punën e bërë nga Ministria e Financave në përmbushjen e objektivave të saja për të rishikuar pakon fiskale, ku për herë të parë janë ofruar stimuj konkret tatimor me qëllim të mbështetjes së sektorit privat dhe pemës lehtësimeve tatimore, të cilat janë paraparë në këtë projektligj.

Projektligji përmban memorandumin shpjegues për objektivat që synon t’i realizojë ligji. Po ashtu projektligji përmban edhe opinionin për ndikimet buxhetore që vlerësohet se projektligji nuk do të ketë kosto shtesë buxhetore. Po ashtu projektligjit i është bashkëngjitur edhe deklarata për harmonizimin e këtij projektligji me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Prandaj, ne si grup parlamentar do ta përkrahim dhe do votojmë këtë projektligj dhe kontributin tonë do ta japim në Komisionin për Buxhet dhe Financa gjatë shqyrtimit të mëtutjeshëm në lexim të dytë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PSD-së, fjalën e ka deputetja Shqipe Pantina.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesuese! Në parim ne e mbështesim projektligjin dhe u jemi mirënjohës se disa nga kategoritë janë liruar plotësisht ose pjesërisht nga tatimi, por më vjen mirë është edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe do të kërkoja edhe vëmendjen e tij, sepse propozimi që ne kemi e prekë edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kështu që shpresoj se dy ministrat jo vetëm na dëgjojnë me vëmendje, por edhe do ta japin mbështetjen.

Në nenin këtij projektligji që flet për të ardhurat që përjashtohen, besojmë se duhet të përfshihen edhe dy kategori të tjera. Kategoria e parë janë prindërit vetushqyes. Në shumicën e vendeve, jo vetëm të BE-së, por edhe në shtete tjera, prindërit vetushqyes ose lirohen plotësisht ose pjesërisht nga tatimi në të hyra. Unë mendoj se lirimi nga tatimi qoftë pjesërisht qoftë plotësisht i këtyre kategorive, varësisht nga niveli i të ardhurave që ata kanë, nuk ka ndonjë ndikim pa asnjë relevancë në buxhetin e shtetit, por në të njëjtën kohë do të jetë një insentiv, por edhe një mbështetje e madhe për këto familje, gjegjësisht për këta prindër të cilët e bartin të vetëm barrën e përgjegjësisë për familjen.

120 Natyrisht ne në Kosovë kemi shumë familje, ndonëse i kanë të dy prindërit është vetëm njëri nga prindërit i punësuar, por është ndryshe kur ata kanë mundësinë që të sigurojnë të ardhura e janë ndryshe familjet barrën e të cilave e mbanë vetëm njëri prind për arsye të ndryshme. Dhe kategoria tjetër e cila po ashtu duhet të shqyrtohet që të lirohet nga tatimi, dhe këtu jemi të vetëdijshëm që duhet të shqyrtohet po ashtu edhe ligji për fondin gjegjësisht për trustin pensional. Janë ata që tashmë e kanë arritur moshën 65-vjeçare dhe gëzojnë trustin. Edhe këtu nuk është ndonjë shumë e madhe, por për pensionistët të cilët ta zëmë marrin 150-200 nga kursimet që kursimet që ata kanë bërë shpeshherë ju ndalen 5 deri në 10 euro, e për ta mund të jetë një shumë e madhe përderisa për buxhetin nuk është ndonjë shumë.

Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk tatohet në fillim kur mbahet, por mendoj që do të jetë një mbështetje ndoshta më shumë moralë sesa financiare për këta pensionit e për të cilët është shumë dekurajuese ose zhgënjyese kur të shkojnë për të marrë pensionin e tyre, gjegjësisht kursimin e tyre dhe ju është ndalur një pjesë si tatim në të hyra personale.

Unë mendoj që të dyja ministritë mund të bashkëpunojnë, por edhe ne do japim kontributin tonë te Komisioni për Buxhet dhe Financa që edhe këto dy kategori të përfshihen tek neni 9 i cili i liron nga të ardhurat personale disa kategori të caktuara. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputeti Blerim Kuçi.

BLERIM KUÇI: Faleminderit, kryesuese! Projektligji për tatim në të ardhurat personale që tani e kemi në shqyrtim dhe Projektligji për tatime në ta ardhurat e korporatave që posa e parishqyrtuam, paraqet një ndër mekanizmat më të rëndësishme në përmbushjen e objektivave të Qeverisë Haradinaj.

Unë me sa e di ky është ligji 117 që Qeveria ka dërguar drejt Kuvendit, pra është një punë e madhe ku duhen kapacitete të një qeverie për të dërguar drejt Kuvendit brenda një viti rreth 117 ligje. Po këto dy ligje janë të posaçme, sidomos në çështjen që ka të bëjë me Ministrinë e Financave. Ne do ta votojmë këtë ligj dhe do ta japim kontributin tonë gjatë procesit deri në lexim të dytë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Nisma, fjalën e ka deputeti Bilall Sherifi.

BILALL SHERIFI: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Edhe unë në emër të Nismës në këtë fazë do t’i japim mbështetje ligjit dhe do të japim kontributin tonë mes dy lexime. Faleminderit!

121 KRYESUESJA: Faleminderit! Tani kalojmë te diskutimet e deputetëve. Fjalën e ka deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit e nderuara kryesuese! Do të jem shumë i shkurtër. Dua të propozoj te neni 29 që lidhet drejtpërdrejt edhe prapë me çështjen e njëjtë me atë që u propozua më herët. Pra, edhe këtu te neni 29 pas pikës 1 të shtohet pika 1.2, pra për zbritjet e lejuara për aktivitet me interes publik. Atëherë të shtohet amendamenti i cili propozon që përjashtimisht nga pika 1, të bëhet zbritje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit të cilat llogariten apo zbritjet lejohen sipas nr.05/L-090 për sponsorizimet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe kështu ne do harmonizonim këto dy lidhe dhe ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe më nuk do t’i kishim ato vështirësi të cilat i kishim në zbatimin e këtyre ligjeve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Meqë nuk ka të tjerë të lajmëruar për diskutim dhe kemi mungesë të kuorumit, me kërkesën e grupeve parlamentare po e ndërpresim seancën këtu për të vazhduar nesër në orën 10:00.

* * *

122 E premte, 19 tetor 2018 Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 18 shtator 2018 Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

KRYESUESI: Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë, Po vazhdojmë me rendin e ditës, respektivisht me pikën 16 të rendit të ditës, që është...

Po, Zonja Albulena Haxhiu e ka kërkuar fjalën.

ALBULENA HAXHIU: Faleminderit! Atëherë ne kemi një kërkesë, dje kishim një debat lidhur me Projektligjin për plotësim- ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, pas përfundimit të debatit nuk kishte kuorum në sallë për ta votuar, andaj ne jemi këtu për të kërkuar që ky projektligj të hedhet në votim, në qoftë se ekziston kuorumi, sepse nuk u njoftuam se sa deputetë janë në sallë, sepse kjo është arsyeja pse ne sot jemi në sallë.

KRYESUESI: Ne po presim të bëhet kuorumi, unë e kam parasysh këtë. 48 deputetë jemi aktualisht.

Po vijnë, si të vijnë, e hedhim në votim. Zonja Aida, urdhëro!

AIDA DËRGUTI: Faleminderit, kryesues! Dje kemi mbetur te pika 15, respektivisht Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 03/L-176 për hetim parlamentar.

KRYESUESI: Po, a e ka dhënë kjo referencën. Unë këtë pikë isha duke e thirrur, po këtu po shkruan 15, si e keni interpretuar dje pasi kam shkuar, nuk e di. Atëherë po fillojmë me pikën e radhës:

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 03/L-176 për hetimin parlamentar

Ftoj zonjën Aida Dërguti, që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.

AIDA DËRGUTI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar qytetarë të Republikës, Të nderuar deputetë, Kosova është Republikë parlamentare formalisht, por jo edhe përmbajtjesisht.

123 Kuvendi i Kosovës ka për detyrë që ta plotësojë dhe ta avancojë përmbajtjesisht Republikën parlamentare.

Këtë fuqi e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Kuvendi ynë, përveç miratimit të ligjeve, ndër detyrat kryesore ka edhe mbikëqyrjen demokratike të Qeverisë dhe të një varg institucionesh të tjera.

Instrumentet për të realizuar kontrollin parlamentar ndaj institucioneve qeveritare si dhe agjencive që burojnë nga Kuvendi janë komisionet hetimore.

Përvoja e deritanishme na dëshmon se ky mekanizëm ka të meta që e pamundësojnë hetimin e mirëfilltë parlamentar.

Përgjatë gjashtë legjislaturave, vetëm dy komisione hetimore kanë përfunduar punën e tyre me sukses.

Për këtë arsye, ligjit aktual, i cili është në fuqi, i nevojiten plotësime dhe ndryshime.

Nisma për ndryshimin e ligjit bazik synon që të eliminojë disa pengesa procedurale, me të cilat Kuvendi është përballur qe një kohë të gjatë, e të cilat e kanë penguar e pamundësuar hetimin e mirëfilltë parlamentar.

Projektligji i propozuar synon të rregullojë çështjet në vijim:

Grupeve parlamentare u caktohet afat i shkurtër për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisionit.

Në këtë kuptim, kemi konsideruar se afati prej shtatë ditësh është i mjaftueshëm që grupet parlamentare të dërgojnë nominimet.

Në të kaluarën, komisionet hetimore nuk kanë arritur të themelohen, sepse numri i anëtarëve në raport pozitë-opozitë ka qenë një më shumë në favor të pozitës.

Ndërsa me projektligjin e ri synohet që kjo praktikë të ndryshojë.

Projektligji i ri e përmbysë këtë diferencë, duke vendosur një anëtar më shumë nga opozita. Kështu, në asnjë mënyrë, grupet parlamentare që janë në qeverisje nuk do të mund t’i bllokonin komisionet hetimore me mosdërgimin e deputetit përkatës.

124 Ndryshim tjetër do të jetë edhe emërimi i kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të komisionit.

Konsideroj që kryesuesi duhet të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciator i komisionit parlamentar.

Ndërsa zëvendëskryesuesi duhet të emërohet nga Kuvendi, me propozim të grupit parlamentar që është bashkiniciator i themelimit të komisionit dhe pjesë e nënshkrimeve në listën e iniciatorit.

Ndryshim pozitiv do të jetë edhe raporti përfundimtar. Me ligjin bazik, pas miratimit të raportit, ky i fundit mbetej në sirtarët e Kuvendit. Ndërsa me ligjin e ri raporti me rekomandime i miratuar në Kuvend i dërgohet për njoftim Qeverisë së Kosovës, ministrive përkatëse, presidentit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti i miratuar në Kuvend, në raste të veçanta, së bashku me rekomandime të cilat nuk janë detyruese, i dërgohen prokurorit të shtetit për marrjen e masave të mëtejshme. Prokuroi i shtetit e informon Kuvendin për ecurinë e hetimit mbi çështjet e rekomanduara në hetim.

Si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji, nëse kalon në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zonja Dërguti! E ftoj kryetaren e Komisionit për Legjislacion, zonjën Haxhiu, nuk është këtu. A ka dikush që dëshiron fjalën, zoti Hajdar Beqa, në emër të komisionit.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, zoti nënkryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Të nderuar qytetarë, Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar ligjin apo nismën që ka bërë për plotësim ndryshim të Ligjit për hetim parlamentar nga Partia Socialdemokrate, ku e ka marrë mbështetjen e anëtarëve të komisionit.

Komisioni u ka rekomanduar deputetëve për votim.

KRYESUESI: Faleminderit! Grupet parlamentar, PSD, Frashëri, Shqipja, apo, fjalën e ka zonja Pantina.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues i seancës! Natyrisht që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate ne e mbështesim propozimin e deputetes tonë, gjegjësisht nënkryetares së Kuvendit.

125 Unë ftoj deputetët që pa marrë parasysh se sado janë në rolin e koalicionit qeverisës, pra nëse subjekti i tyre është në pozitë apo janë në opozitë, ta mbështesin projektligjin, sepse rolet mund të ndryshojnë në të ardhmen, por projektligji ka për synim që të fuqizojë rolin e opozitës, sidomos në rolin që Kuvendi ka në kontrollin e Qeverisë.

Prandaj, ne e mbështesim, por njëkohësisht kërkojmë dhe ftojmë deputetët që ta votojnë atë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të AAK-së, zonja Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar ministra, Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i jepi përkrahje Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hetimin parlamentar.

Kërkesat e vazhdueshme edhe nga Avokati i Popullit, edhe nga shumë institucione që monitorojnë Kuvendin janë që kemi një përqindje shumë të ulët të vazhdueshme, vite me radhë, që Kuvendi nuk ka arritur një përqindje të cilin e konsiderojmë që do të duhej të ishte reale për ta monitoruar Qeverinë. Prandaj, një përvojë jo e mirë e qeverive të kaluara ka bërë që të arrihet deri në një përqindje rreth 6% që Kuvendi ka arritur të monitorojë Qeverinë.

Prandaj, kjo është një nismë e mbarë dhe ne i japim përkrahje dhe njëkohësisht do të japim kontributin tonë në emër të grupit, me interes të veçantë që të rregullohet një herë e përgjithmonë një çështje që është shumë me interes për Kuvendin dhe e përshëndes shumë nënkryetaren, e cila mbi të gjitha edhe seancat po i drejton me një korrektësi shumë të madhe, kështu që është shumë e nevojshme që shumë herë t’i udhëheqë seancat. Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti Bilall Sherifi, në emër të Grupit Parlamentar Nisma.

BILALL SHERIFI: Përshëndetje, i nderuar kryesues, Të nderuar kolegë, Në komision i kemi dhënë mbështetje në parim kësaj nisme të deputetes Aida dhe besoj që edhe në të ardhmen, mes dy leximeve, do të japim kontributin tonë, në mënyrë që ky ligj të bëhet ashtu siç të gjitha grupet parlamentare të bien dakord. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Bahri Shabani, në emër të 6+.

126 BAHRIM ŠABANI: Zahvaljujem se predsedavajući! I Parlamentarna grupa 6+ je razmatralo ovaj Nacrt zakona i izmeni i dopuni ovoj Zakona u parlamentarnoj istrazi.

I mi smo takođe i u Komisiji dali podršku ovom Zakonu i takođe dobiće podršku i Parlamentarne grupe 6+ i tokom ovog čitanja i naravno da ćemo svoj doprinos dati tokom izrade ovog Zakona. Zahvaljujem!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Frashër Krasniqi.

FRASHËR KRASNIQI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar deputetë, Unë sot e kërkova fjalën të flas për këtë ligj, vetëm për ta ripotencuar atë çka thanë edhe kolegët e mi nga Partia Socialdemokrate.

Është e rëndësishme të kuptohet nga opinioni publik që ky ligj, këto ndryshime janë duke u propozuar në mënyrë që të fuqizohen komisionet hetimore parlamentare, të cilat përgjithësisht nxiten nga opozita, prej praktikës që e kemi deri tash.

Dhe mendoj që është një mekanizëm shumë i rëndësishëm që do ta fuqizonte Kuvendin dhe llogaridhënien e Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Është ligj shumë i rëndësishëm për ta forcuar demokracinë në vend, prandaj është absurde, mendoj unë, që të bojkotohet dhe të mos votohet qoftë nga partitë opozitare, qoftë nga partitë e pozitës.

Ne vazhdimisht jemi duke pretenduar qysh qoftë presidenti, qoftë kryeministri, qoftë ministrat e caktuar, institucione të caktuara, po marrin vendime që janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe të cilat nuk po i japin llogari Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa tash, kur po vjen një ndryshim i një projektligji, i cili i fuqizon opozitën ose Kuvendin e Kosovës, opozita dhe deputetët e tjerë nuk janë këtu për ta mbrojtur atë ligj. Pse, vetëm pse e ka iniciuar PSD-ja, vetëm pse nuk e ka iniciuar një subjekt tjetër, sepse tash ne po shohim subjektet, qoftë të pozitës, qoftë të opozitës që po vijnë në Kuvend për t’i miratuar ligjet e tyre, ligjet që i kanë propozuar vetë, kjo nuk është në rregull. Duhet ardhur në Kuvend të votohen ligjet, të cilat mendon se janë të drejta ose të mos votohen ligjet që mendon se janë të padrejta, e jo në bazë të asaj se kush i ka iniciuar këto ligje.

Prandaj po them, edhe një herë po e përsëris, ky ligj është shumë i rëndësishëm për fuqizimin e opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është sabotim ndaj vetvetes nëse opozita nuk vjen ta miratojë këtë ligj dhe jo vetëm opozita, dorën në zemër, edhe deputetët e tjerë, por

127 opozita ka shumë interes prej këtij ligji, sepse ky i fuqizon hetimet parlamentare që bëhen për çfarëdo çështjeje. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, nënkryetar! Më herët fola në emër të komisionit, i cili e ka shqyrtuar me vëmendje dhe ka debatuar për këtë ligj, por në fund, siç thanë edhe kolegët, në parim i kemi dhënë përkrahje nismës për plotësim- ndryshim të Projektligjit për hetim parlamentar.

Realisht ky gjithsej i ka 5 nene ndryshim, kurse neni 6 është kur hyn në fuqi.

Për disa pjesë jemi pajtuar, për disa propozime, siç është që kryesuesi të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciuar apo për disa çështje të tjera.

Konsideroj që kemi diskutuar edhe atëherë te neni katër, kur raporti me rekomandime i miratuar në Kuvendi i dërgohet për njoftim Qeverisë së Kosovës, ministrive përkatëse, presidentit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, është pika 7, e nenit 4, është në rregull.

Po pika 8 dhe 9 konsideroj që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, apo interferojnë në sistemin e drejtësisë, në këtë rast te prokurori i shtetit.

Për shembull, pika 8 e nenit 4, thotë: “Raporti i miratuar në Kuvend së bashku me rekomandim i dërgohet prokurorit të shtetit për marrjen e masave të mëtutjeshme”.

Pika 9, thotë: “Prokurori i shtetit e informon Kuvendin për ecurinë e hetimit mbi çështjen e rekomanduar për hetim”.

Unë konsideroj që kjo nuk është në harmonizim me Kushtetutën, është njëfarë lloj që po thuhet ‘kapje e sistemit të drejtësisë’, unë mendoj është kapje e sistemit prokurorial se prokuroria ka të drejtë dhe ka obligim në bazë të detyrës zyrtare ndoshta edhe për një shkrim të një portali të iniciojë hetime.

Edhe konsideroj që nëse ne e obligojmë prokurorin e shtetit të na informojë deri ku ka shkuar me hetime, mendoj që është një shkelje absolute apo ndërhyrje direkt në sistemin e drejtësisë.

Ne si Parti Demokratike e përkrahim këtë plotësim-ndryshim, po jo te kjo pjesa ku ka të bëjë te interferimi në prokurorin e shtetit. Faleminderit1

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Milaim Zeka e ka fjalën.

128 MILAIM ZEKA: Faleminderit, kryesues! Unë dola për t’i dhënë mbështetje absolute iniciativës së zonjës Aida Dërguti dhe Partisë Socialdemokrate për një iniciativë dhe propozim të këtij ligji.

Në asnjë vend të botës demokratike nuk ndodh që shumica parlamentare t’i kryesojë komisionet hetimore.

Nuk ka askund në botë që njeriu e heton veten dhe mbi bazën e kësaj grupet hetuese parlamentare, komisionet hetuese parlamentare sipas këtij ligji në mënyrë absolute duhet t’i udhëheqë opozita, e para.

E dyta, pikërisht për shkak të mungesës së këtyre komisioneve parlamentare në Kosovë prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot, prej themelimit të këtij Kuvendi kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme, trishtuese dhe shkelje të të gjitha ligjeve, sidomos nga komisionarët e zgjedhjeve. Në radhë të parë, po të kishim ne komision hetues për t’i hetuar komisionarët e zgjedhjeve që në radhë të parë qoftë se dikush vjen në Parlament me vota të vjedhura, atëherë kuptohet se çfarë përgjegjësia ka ai deputet ose ajo deputete përpara qytetarëve të Kosovës.

E dyta, ne jemi dëshmitarë të gjithë se çfarë pune skandaloze bëjnë shumica nga hetuesit e Policisë, të cilët pasi që i hapin hetimet ndaj personave të ndryshëm ose ndaj ndërmarrjeve, ndaj firmave të ndryshme, pastaj fillon lufta e shantazhit.

I kemi pastaj zyrtarët e prokurimit, që po ashtu janë shkelësit më të mëdhenj të demokracisë të këtij vendi dhe në fund vijnë te Prokuroria.

Ne si deputetë, këtu gjysma prej neve jemi nën akuza, ka deputetë të cilët janë të dënuar nga Gjykata e Kosovës.

Dhe, unë nuk e kam kuptuar dhe nuk arrij të kuptoj a ju vjen keq juve si deputetë të Parlamentit të Kosovës kur i prezantoheni dikujt si deputet.

Qysh mund t’i thuash dikujt jam deputet i Parlamentit të Kosovës kur ti nuk ke imunitet.

Kur një polic, hajn e kriminel, kur një prokuror hajn e kriminel, i cili ka 100 vepra penale e është në 100 skandale, e arreston një deputet pse ka guximin të japë një deklaratë në një emision televiziv.

Unë ende nuk kam kuptuar diçka, heqjen e imunitetit.

129 Të gjithë e dini se me çfarë procedure është hequr imuniteti i Fatmir Limajt, kush e ka propozuar një gjë të atillë, kush e ka hequr imunitetin dhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, edhe konsultim me kryesuesin Xhavit Haliti, që e falënderoj që më ka ndihmuar kur kam kërkuar sqarim, e ka thënë tekstualisht që kurrë ai opinion nuk është votuar në Parlamentin e Kosovës, nuk i ka marrë 2/3 e votave të deputetëve të Parlamentit të Kosovës propozimi ose opinioni i Gjykatës Kushtetuese.

Në qoftë se ne e kemi ndërruar Kushtetutën e Kosovës, në qoftë se është futur një nen, sipas të cilit deputeti i Parlamentit të Kosovës është zhveshur nga imuniteti, atëherë në rregull.

Unë habitem se si ka mundësi që kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, të mos kërkojë sqarim me shkrim mbi ç’bazë mund të arrestohet një deputet, mbi bazën e cilës akuzë është arrestuar Shkumbini, është arrestuar Milaim Zeka, janë arrestuar deputetët e Vetëvendosjes, të Partisë Socialdemokrate, e plot deputetë të tjerë.

Kjo është në detyrën dhe në përgjegjësinë e kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Në qoftë se ata na arrestojnë neve sot, do t’ju arrestojnë edhe juve nesër, se në fund të fundit, neve na kanë arrestuar për liri të fjalës, pse kemi dhënë një deklaratë, e cila mund t’i pëlqejë dhe mund të mos i pëlqejë dikujt.

Ju lutem, të nderuar deputetë, A më kanosje, a më thyerje, a më poshtërim ka bërë një prokuror që e ka fyer babën e vdekur të Shkumbinit, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo fjala e Shkumbinit në një studio televizive?

Çfarë kanosje, çfarë fyerje, çfarë poshtërimi, çfarë rrezikimi tjetër s’ju kanë prokurorët e Kosovës në krye me Aleksandër Lumezin, krejt atyre luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë qenë në luftë dhe i kanë nxjerrë në lista si ushtarë të rrejshëm, e kemi këtu, për shembull, Time Kadrijaj, e plot deputetë që kanë qenë pjesëtarë të luftës e tash e thirr ai e i thotë Shkumbinit qysh more s’të ka ardhur marre të thuash që ti ke qenë në luftë, e babai yt ka qenë në luftë, vëllezërit e tu kanë qenë në luftë? Me këtë fare nuk u mor prokurori i shtetit. Pse?

Sepse prokurori i Shtetit, kur kam deklaruar atë natë në studion televizive që ka dëshmitarë, ka dëshmi, që Aleksandër Lumezi, ka paguar njerëz për ta vrarë prokurorin e Prizrenit, Nazmi Mustafin, unë kam menduar që për atë deklaratë do ta marrin në përgjegjësi...

KRYESUESI: Të lutem, nuk është debat për Prokurorinë...

MILAIM ZEKA: Prandaj, mbi bazën e kësaj, po të kishim ne fuqi të hapim hetime ndaj prokurorit, ndaj ndërmarrjeve publike, kam pesë muaj që kam kërkuar hetim parlamentar për

130 Postë Telekomin e Kosovës dhe ende kërkesa ime nuk është aprovuar nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, edhe një herë po e them që, Aida, kjo është një iniciativë, të cilën unë do ta mbështes. Ju bëj thirrje ta mbështetni, është shumë e çuditshme qysh opozita dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sa herë kemi dashur të hetojmë ndërmarrjet publike, krimin e organizuar, asnjëherë nuk na kanë mbështetur.

Nga ana ime e keni mbështetjen absolute dhe në qoftë se ne si Parlament, si deputetë e ushtrojmë detyrën tonë për t’i kontrolluar ata, qoftë Qeverinë, qoftë gjyqësinë, qoftë prokurorinë... Unë nuk pajtoj me zotin Beqa, i cili tha që ne nuk duam të ndërhyjmë në punët e drejtësisë, por ne si Parlament kemi të drejtë absolute të kërkojmë, sipas mendimit tim gjithmonë, llogari për punën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit. Prokurori i Shtetit nuk mund të bëjë çka të dojë pa e vënë askush në përgjegjësi.

Prandaj, mbi bazën e kësaj, mbështetja ime në mënyrë absolute për këtë ndryshim të ligjit është.

Dhe unë propozoj gjithashtu që të gjitha komisionet parlamentare për hetimin e çfarëdo lloj propozimi që vjen në këtë Parlament të udhëhiqen në radhë të parë nga opozita. Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Unë qëndroj prapa saj çka thashë, ne e përkrahim nismën e Partisë Socialdemokrate, respektivisht të deputetes Aida.

Por, unë thashë pika 8 dhe pika 9 e nenit 4 janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse interferohet në sistemin e drejtësisë. Në këtë vend pushtetet janë të ndara, e kemi pushtetin legjislativ, ekzekutiv edhe gjyqësor.

Ne problemin kryesor apo që u bë kjo situata me atë prokurorin që shkoi në Amerikë është që u kërkua raport me shkrim prej kryeministrit, domethënë e vetmja ndërhyrje që është në sistem të drejtësisë thotë pse ke kërkuar raport.

Ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë në sistem të drejtësisë raporte, por kemi të drejtë t’i bëjmë ligjet e mira që i bien tamam Republikës së Kosovës.

Unë prapë rri në qëndrim tim dhe këto dy pika nuk mund të përkrahen, vetëm nëse ndryshojmë Kushtetutën dhe e ndërrojmë sistemin qeverisës në këtë vend, atëherë mund të përkrahen, me këtë Kushtetutë nuk mund t’i përkrahim. Faleminderit!

131 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj e ka fjalën.

DAUT HARADINAJ: Zoti Beqa ndoshta u keqkuptua ose keqinformuar. Prokuroria e shtetit, kur e ka kërkuar dosjen e veteranëve me shkrim, e ka kërkuar në të gjitha deri në detaj dhe i është dhënë afati, janë montuar kamerat, ka pasur policë vëzhgues dhe kur është miratuar kërkesa e prokurorit, është thënë që këto materiale të na kthehen, sepse janë materiale të ndjeshme, sensitive, e për të cilat ka dyshime edhe sot e kësaj dite, të cilat kanë shkuar kopjet edhe në Serbi. Kjo ka qenë ajo arsyeja edhe nuk është ndërhyrë në drejtësi në rast se ti materialet sensitive, të cilat i posedoni, i thua: “Merri këto, shikoj, gjeji provat çka ka shkelje dhe kthej e na informon deri ku ke shkuar”.

Do të thotë, të mos keqkuptohemi, të mos keqinformohemi se nuk është krejt e saktë se si e the. Do të thotë, janë dhënë materialet, janë siguruar kamerat vëzhguese mbikëqyrëse 24 orë, i është kërkuar prokurorisë që t’i dërgojë policët hetues në vendin e ngjarjes dhe t’i kthejë materialet mbrapa. Këtu nuk mendoj që ka ndërhyrje në drejtësi, ndërhyrje në drejtësi është kur një prokuror ik, e lë rastin në gjysmë, ajo është shkelje ligjore. Ai e ka dhënë betimin dhe nuk e ka kryer detyrën.

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa, prapë replikë!

HAJDAR BEQA: Sqarim më shumë se replikë, unë asgjë çka ka potencuar apo ka deklaruar prokurori tash në ekzil, zoti Blakaj, nuk janë të besueshme apo nuk janë informata kredibile për mua. Për mua kanë qenë kredibile sikur ai të kishte qëndruar dhe të ishte ballafaquar me realitetin deri në fund, por jo të bëjë një deklaratë të tillë dhe të ikë atje për interesa personale të veta, por s’është sot temë ai.

Unë e thashë se ai atë që e ka konsideruar shkelje, unë nuk thashë që i kam besuar çka ka thënë ai, por ka thënë që ka kërkuar raport, në këtë rast nga Zyra e Kryeministrit ka kërkuar raport me shkrim. Edhe unë po them që ne me këtë ligj edhe me këtë Kushtetutë nuk kemi të drejtë, por thjesht me Kushtetutë të Republikës së Kosovës nuk kemi të drejtë të kërkojmë raport për lëndët e të paktën kur është në fazën e parë të hetimeve. Ne as nuk kemi të drejtë të dalim as për opinion publik, zakonisht hetimet në Republikë të Kosovës dëmtohen në fazën e farë, sepse bëhen publike prej vetë atyre që nuk duan t’i çojnë deri në fund hetimet, sikur në këtë rast me zotin Blakaj. Ndoshta u keqkuptuam, deputet, zoti Haradinaj, por në këtë rast jemi në të njëjtën frymë me atë çka thatë edhe ju, po thashë çka ka potencuar prokurori, i cili sot ka ikur për interesa të veta. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Fatmir Xhelili e ka fjalën.

132 FATMIR XHELILI: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje për ministrat, Deputetë të nderuar, Unë e përkrah ligjin në fjalë, por pak si duket janë përzier çështjet për të cilat po diskutohet.

Kur komisioni hetimor e angazhon Prokurorinë për t’u marrë me rastin në drejtim hetimor, atëherë normalisht që ka të drejtë të kërkohet edhe llogaridhënie, pa hyrë në detajet operative të hetuesisë dhe informacionet, të cilat e lëndojnë hetimin, mirëpo ata kanë të drejtë të informohen për nivelin e hetimit, të cilin e ka arritur prokurori në drejtim të lëndës, të cilën e ka ngritur komisioni hetimor për t’u hetuar një çështje, një dukuri, fenomen, individ apo grup i organizuar që punon në mënyrë joligjore, kështu që plotësisht e përkrah këtë propozime dhe dy ato nenet, të cilat e përcaktojnë detyrimin e prokurorit për të informuar komisionin deri në cilin nivel ka arritur hetuesia.

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur, përfaqësuesi i Qeverisë, nëse dëshiron fjalën ndonjëri nga ju, nuk dëshironi! Propozuesi, zonja Dërguti, a dëshironi fjalën? Nuk e dëshiron fjalën!

Atëherë, konsideroj që debati për këtë ligj është shterur dhe në momentin që të krijohen kushtet për votim, unë do ta nxjerr në votim.

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Punës

Komisioni Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, zotin Skender Reçica, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti Reçica, e keni fjalën.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, I nderuar kolegë ministër, Sot para jush prezantoj Projektligjin për Inspektoratin e Punës, hartimi i të cilit është paraparë në të gjitha dokumentet strategjike të Qeverisë së Kosovës për vitin 2018, si dhe në strategjinë sektoriale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 2018-2022, Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe programin legjislativ.

Ne e dimë se çdo ditë jemi duke u ballafaquar me problemet e shumta në fushën e marrëdhënies së punës dhe sigurisë, si dhe shëndetit në punë, mungesën e inspektorëve të punës, kornizës ligjore të mangët, e cila rregullon qartë obligimet dhe detyrimet e Organit të Inspektoratit të Punës. Andaj, hartimi i këtij projektligji ka për qëllim reformimin e Inspektoratit të Punës sipas standardeve ndërkombëtare të ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe praktikave më të

133 mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Përmes këtij projektligji synohet fuqizimi dhe reformimi i Inspektoratit të Punës, ngritja e kapaciteteve profesionale të inspektorëve, mbikëqyrja më e mirë e tyre dhe rritja e llogaridhënies. Inspektorati i Punës mandat kryesor ka mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së legjislacionit dhe akteve të tjera, të cilat e rregullojnë fushën e marrëdhënies së punës, sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky organ do të ketë si prioritet luftimin e punësimit informal, duke monitoruar dhe inspektuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe private, bizneset e mëdha dhe të vogla, të cilat veprojnë në Kosovë. Por, gjithashtu ka për qëllim krijimin e një kulture të re të punës për vendin tonë.

Projektligji për Inspektoratin e Punës përmban gjithsej 34 nene, qëllimi i tij është rregullimi i statusit të mandatit, organizimit, procedurave të inspektimit, si dhe detyrave dhe përgjegjësive të Inspektoratit të Punës. Çështjet kryesore të trajtuara në këtë projektligj janë: mandati i Inspektoratit të Punës, struktura organizative, statusi i të punësuarve, duke përfshirë kushtet dhe kriteret profesionale, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm, kompetencat e Inspektoratit të Punës, nënshtrimin e provimit profesional për inspektorët, i cili propozohet për herë të parë në këtë ligj. Procedurën e inspektimeve, duke përfshirë edhe llojet e inspektimeve, parandalimin e konfliktit të interesit, të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit gjatë inspektimit, hetimet e aksidenteve në punë, gjobat, procedurat administrative dhe ato kundërvajtëse, buxhetin e Inspektoratit të Punës, ndërlidhjen ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Punës, si dhe dispozita të tjera kalimtare dhe përfundimtare.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij institucioni dhe synimin tonë për të pasur një institucion kredibil, ju propozoj që ta miratoni Projektligjin për Inspektoratin e Punës, sepse me këtë do të rritet efikasiteti i punës në Inspektoratin dhe nën mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit nga marrëdhënia e punës. Me rritjen e efikasitetit të punës ndikohet drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në veçanti në sundimin e ligjit, duke mbikëqyrur në tërësi të gjithë punëdhënësit në realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe kryerjen e obligimeve ligjore ndaj shtetit. Do të ulet informaliteti, e si rrjedhojë do të rritet dukshëm shkalla e punësimit në vend. Me fuqizimin e mekanizmave mbikëqyrës, buxhetit të shtetit do t’i shtohen të hyra nga taksat dhe tatimet e punëtorëve në legalizimin e vendeve të tyre të punës, por gjithashtu duke mos toleruar bizneset ndaj moszbatimit të ligjit apo shkeljeve të mundshme ligjore.

Të nderuar deputetë, Meqenëse sot e kemi në lexim të parë këtë projektligj, ne do të jemi në dispozicion tuajin gjatë leximit, amendamentimit, plotësimeve që mund të vijnë nga ana juaj, na keni në dispozicion si ministri. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E ftoj kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, zonjën Besa Baftiu, për arsyetimin e raportit të komisionit. Zonja Besa e keni fjalën!

134 BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar ministra, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 19 shtator 2018 shqyrtoi në parim Projektligjin për Inspektoratin e Punës dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet në parim Projektligji për Inspektoratin e Punës.

Arsyetim:

Në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhje plenare shqyrton projektligjin në parim dhe Kuvendit i paraqet raportin me rekomandime. Komisioni pas shqyrtimit në parim të projektligjit, vlerësoi se projektligji plotëson kushtet e parapara në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të PDK-së, kush e ka fjalën? Zonja Brovina!

FLORA BROVINA: Faleminderit, zëvendëskryetar! Përshëndetje, ministër, Në emër të Partisë Demokratike e shprehi kënaqësinë për ardhjen e këtij ligji dhe e falënderojmë ministrinë që e plotësoi një kërkesë të kahershme që t’i përkushtohet një vëmendje e veçantë këtij sektori, domethënë Inspektoratit, dhe të rregullohen disa çështje, të cilat kanë qenë edhe vërejtjet e Komisionit për Shëndetësi dhe Çështje Sociale. Së fundi, para disa ditësh ne kishim në takim edhe kryeinspektorin dhe ia shprehëm këto, e dëgjuam për të gjitha problemet që ka Inspektorati në Kosovë dhe nevojën që të plotësohen kushtet dhe rrethanat, sidomos shtimi i kuadrit për shkak se kontrolli në punë ka shumë mangësi, në mungesë të Inspektoratit dhe kushteve që ata i kanë në terren.

Besoj që kontributin tonë do ta japim domosdo në kuadër të punës në komision dhe vërejtjet tona do të bazohen. Faleminderit edhe për ofrimin e mundësisë që të kontaktojmë dhe së bashku ta përmirësojmë dhe amendamentojmë këtë ligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zonja Brovina! Fjalën e ka në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së zonja Baftiu, prapë.

135 BESA BAFTIU: Faleminderit, nënkryetar! Që të kemi një ligj të ri për Inspektorat të Punës ka qenë e domosdoshme, duke pasur parasysh se ligji aktual është ndër ligjet e para, siç e dimë të votuara në Kuvend në vitin 2002, më pastaj në vitin 2008 është bërë plotësim-ndryshim i këtij ligji, por këto ndryshime ishin minimale dhe si të tilla nuk plotësonin standardet ndërkombëtare.

Për rregullimin dhe funksionimin më të mirë të inspektorateve, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale para se ta hartojë këtë projektligj është dashur të bëjë hulumtime, analiza më të hollësishme për funksionimin e inspektorateve në tërësi. Të shikojë edhe vendet e rajonit si e kanë të rregulluar organizimin e inspektorateve në nivel vendi. Në vendet e rajonit, si për shembull, Shqipëria, e ka Ligjin për inspektim në Republikën e Shqipërisë, ku është themeluar Inspektorati Qendror, i cili është organizëm i veçantë buxhetor dhe në varësi të drejtpërdrejtë nga kryeministri, organizimin e ngjashëm për inspektorate e ka edhe Kroacia. Në Kosovë nuk ka ndonjë akt juridik, unik të veçantë që përcakton numrin dhe llojet e inspektorateve, kështu që inspektoratet janë të krijuara me akte të veçante juridike dhe sipas nevojës. Secili inspektorat e ka mënyrën e vet të organizimit, po ashtu nuk ka ndonjë mekanizëm të posaçëm që mbikëqyrë punën e tyre, gjë që nuk e precizon as ky projektligj. Mbikëqyrja e inspektorateve bëhet vetëm në nivel hierarkik të institucioneve në kuadër të të cilit funksionojnë.

Në Kosovë ekzistojnë mbi 20 inspektorate të shpërndara në institucione të ndryshme, në praktikë është i nevojshëm bashkëpunimi i tyre, por meqë nuk ka ndonjë akt juridik obligues, bashkëpunimi varet nga vullneti i udhëheqësve të inspektorateve. Po ashtu, ka dallime të mëdha në paga derisa ka inspektorë që paguhen me koeficient 6, por ka dhe që paguhen me koeficient 20. Në memorandumin shpjegues të këtij projektligji thuhet se synimi kryesor është fuqizimi dhe reformimi i Inspektoratit të Punës, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknike. Në anën tjetër, te opinioni i Departamentit të Buxhetit nga Ministria e Financave për vlerësimin buxhetor konstaton se ky projektligji nuk do të ketë kosto shtesë buxhetore. Shtrohet pyetja: si do të rritet numri i inspektorëve pa buxhet? Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është arsyetuar se do të rrisë numrin e inspektorëve përmes riorganizimit të brendshëm, si dhe kostot shtesë financiare në kategoritë e tjera të shpenzimeve.

Kjo mbetet të shihet në të ardhmen, sepse deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë, nuk kemi pasur numrin e rritjes së inspektorëve. Sot në Kosovë më shumë kemi zëvendësministra se sa inspektorë të punës. E në mungesë të tyre, është e pamundur të inspektohen veprimtaritë punuese. Sot në vendin e punës jo vetëm që shkelen të drejtat e punëtorëve të përcaktuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare, por shumë herë kushtet e punës janë edhe shkaktarë të humbjes së jetës së punëtorëve. Krejt në fund më duhet të them se në këtë projektligj përveç ndryshimeve në emërtim dhe i vetmi ndryshim që është esencial dhe që e mbështesim dhe e përkrahim, siç e potencoi edhe ministri është provimi profesional për inspektorët, gjë që është në të mirë të

136 inspektorëve, të cilën gjë deri më tani nuk e kemi hasur. Prandaj, ndryshim tjetër esencial nuk kemi parë përveç në emërtim, ku te neni 8, më parë e dimë se kemi pas kryeinspektorin e punës, tani kemi drejtorin e Inspektoratit të Punës.

Grupi ynë parlamentar do ta mbështesë, do të votojë për dhe kontributin tonë do ta japim në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar, zonja Xhevahire Izmaku, kush është paraqitur?

Më falni, gabim, atëherë me radhë, në emër të Grupit e ka fjalën Ahmet Isufi.

AHMET ISUFI: Faleminderit, kryesues! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Ne e përshëndesim iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për sjelljen e Projektligjit për Inspektoratin e Punës dhe konsiderojmë se duhet të bëhet një reformim brenda inspektoratit, për arsye se ka nevojë për kuadër profesional, i cili vërtet mund ta kryejë inspektimin në bazë ligjore dhe ta ndryshojë gjendjen sidomos në realizimin e të drejtave të punëtorëve që sot shkelen drastikisht, sidomos në pjesën e ekonomisë informale dhe po ashtu kemi edhe raste drastike të vdekjeve, lëndimeve të punëtorëve dhe pa ndonjë llogaridhënie të drejtpërdrejtë, e që ky inspektorat me punën e vet do të pamundësonte ose do të korrigjonte veprimet, të cilat vërtet e dëmtojnë shëndetin e punëtorëve dhe jetën e tyre.

Raste të shumta të shkeljeve kemi sidomos në ato ndërmarrje, të cilat mbajnë punëtorët të padeklaruar, në të cilin rast dëmtohet edhe buxheti, po ashtu kemi raste edhe deri në vdekje të punëtorëve. Prandaj, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah këtë projektligj dhe do të punojmë në amendamentimin deri në leximin e dytë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Enver Hoti e ka fjalën.

ENVER HOTI: Faleminderit, kryesues! Përshëndetje, të nderuar deputetë, Ministra, Është shumë e qëlluar iniciativa e ministrit të Punës dhe Qeverisë për të projektuar dhe proceduar ndryshimet në Ligjin e Inspektoratit të Punës, por mendoj që, e tha edhe kolegia, disa çështje duhet të preken pak më thellë. Sigurisht që ne do të japim kontributin tonë si Nismë Socialdemokrate dhe si deputetë, dhe i ftoj të gjithë deputetët që të japin kontributin që ndryshimet, të cilat duhet të bëhen në këtë ligj të jenë esenciale dhe të jenë në funksion të

137 ndryshimit të gjendjes dhe të funksionimit edhe të vetë Inspektoratit, por edhe të ndryshimit të gjendjes së mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në punë.

Është e evidente se inspektoratet në të gjithë sektorët nuk janë funksionalë dhe për pasojë kanë degraduar thjesht në besueshmëri, e ndoshta kjo pabesueshmëri si rezultat i punës së tyre apo i mospunës së tyre po përcillet si çështje e pabesueshme edhe në institucionet tjera të Qeverisë. Mbrojta dhe siguria në punë vetëm mund ta themi se fare nuk ekziston dhe kjo është si rezultat i një mosangazhimi dhe moszbatimit edhe të Ligjit të punës, edhe te kriteret, të cilat duhet t’i ndërmarrë sidomos në sektorin privat. Ne nuk mund të flasim fare për iniciativa apo për mbrojtje të punëtorëve nga sëmundjet profesionale, nga siguria, të cilët ata ballafaqohen për çdo ditë në vendet e punës së tyre. Edhe një herë po them, sidomos në sektorin privat, e veçmas në industrinë e ndërtimit. Jemi dëshmitarë të ditëve të fundit që shumë punëtorë po e humbin jetën, po lëndohen dhe po punojnë në kushte të vështira, qoftë në orar të gjatë, qoftë në kushtet dhe kriteret, të cilët duhet të ndodhin në kantieret e ndërtimit, e deri te ndoshta, pagesa, e cila mund të jetë ose te shpërblimi i tyre i punës mund të jetë ndoshta një pasojë të cilën ata e bartin tërë ditën edhe vjen deri te një gjendje ku punëtori e humb jetën. Ne kemi thënë shumë gjatë se duhet të ndodhë një reformë në administratë.

Të nderuar deputetë, As kjo Qeveri dhe asnjë qeveri deri më tani nuk e ka pasur as qasjen dhe as guximin t’i qaset reformës në administratë, mund të themi që me dhjetëra zyrtarë, njerëz, sillen në administratën tonë, qoftë në nivelin qendror, qoftë në nivelin lokal, ndërsa inspektoratet janë me një numër shumë të kufizuar, të cilët fare nuk mundën ta kryejnë punën e vet dhe ndoshta kanë edhe ndikimet e tjera qoftë nga niveli i politikës, i ndërmarrësve apo fusha e afaristëve, të cilët e kanë lëshuar do të thosha një gjendje krejtësisht të pakontrolluar dhe fare në interes të detyrave dhe përgjegjësive ligjore që i kanë. Ne do të japim kontributin tonë, urojmë që ky projektligj të jetë i proceduar dhe i miratuar në afatet që duhet t’i kemi ligjore, mirëpo edhe nga këtu i bëj thirrje ministrit që të zgjerojë pak aktivitetin e vet dhe të futen më shumë njerëz, të cilët do të jepnin një kontribut në mënyrë profesionale dhe ekspertë të ndryshëm, të cilët do të ishin në funksion që ky ligj ta kryejë detyrën e vet dhe të mos vijmë në një situatë të tillë çfarë jemi tani. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! 6+ zoti Fikrim Damka e ka fjalën.

FIKRIM DAMKA: Sayın Bakanlar, Değerli Milletvekillerim

6+ Parlamenter Gurubu olarak İş Müfettişlik Yasa Tasarısının ilk okunuşunu desteklemekteyiz. Çünkü bu yasa taslağı ile son zamanlarda, özellikle iş sahalarında meydana gelen ölümcül kazaların önüne geçebileceğini bu yasa taslağı ile İş Yasasıyla, İş Yasasındaki güvenliğin de temini açısından müfettşlerin daha fazla denetiminin sağlanması gerçekleşecektir. Ben inanıyorum ki İş Müfettişlik Yasası ile daha fazla müfettişlerin işe alınması, yeniden

138 organizasyonun sağlanmasıyla bunun önüne geçmiş olacağız ve bizler de komisyona gerekli önerilerimizi ve desteğimizi vererek en iyi bir şekilde bu Yasa Tasarısının çıkmasını sağlayacağız. Teşekkür ederim!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Shqipe Pantina e ka fjalën.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Vërejtjet tona në përmbajtjen e projektligjit, i cili aktualisht po shqyrtohet, i dha doktoresha Besa Baftiu, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi, mirëpo çështja e sigurisë në punë, në veçanti, është bërë shumë problem dhe nuk mendoj se kjo do të rregullohet vetëm me ndryshim-plotësimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës, sepse problemet me të cilat po ballafaqohen në veçanti punëtorët e sektorit të ndërtimit nuk janë pse ligji është i keq, por se ligji nuk po zbatohet.

Ministri ndoshta mund të na ofrojë të paktën informata se çfarë po bën Qeveria, gjegjësisht Ministria e Punës që të parandalohen rastet e tilla, sepse ata që kanë humbur jetën, ne nuk mund t’i kthejmë prapë në jetë, por ne mund të bëjmë diçka më shumë që rastet e tilla, e që po shpeshtohen në vazhdimësi, të parandalohen. Sa nga punëdhënësit, punëtorët e të cilëve kanë humbur jetën e tyre në vendin e punës, janë dënuar për këtë ose janë marrë masa konform ligjeve për këtë, sepse Ligji për mbrojtje dhe shëndet në punë parasheh që punëdhënësi, i cili nuk siguron jetën, gjegjësisht nuk ofron kushte të sigurta për punëtorë, të gjobitet.

Dhe, nëse kjo nuk ka ndodhur paraprakisht, të paktën pas rasteve të tilla, është dashur që ministria të alarmohet dhe të bëjë diçka më shumë. Vetëm këtë verë, vetëm gjatë këtij sezoni kemi pasur disa humbje të jetës së punëtorëve kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me këta punëdhënës. Natyrisht, ligji nuk ka për qëllim vetëm të dënojë, ka për qëllim të parandalojë, por mënyra më e mirë për të parandaluar diçka të keqe është kur ajo ndëshkohet. Nëse ne vazhdojmë vetëm të bëjmë ligje të mira e që tingëllojnë bukur dhe na japin edhe ndonjë poen para Bashkimit Evropian, por nuk bëjmë asgjë në zbatimin e tyre dhe nuk marrim masa për t’i ndëshkuar ata që nuk i zbatojnë këto ligje, atëherë nuk mund të themi se ne po i përmirësojmë kushtet e punëtorëve, veçanërisht punëtorëve të sektorit privat.

Prandaj, ministër, iniciativë e mirë. Ju përgëzojmë! Do e votojmë Ligjin për Inspektoratin e Punës, por kjo nuk mjafton dhe unë mendoj që ju duhet të angazhoheni më shumë që ky ligj të gjejë zbatim dhe mbi të gjitha, të dënohen ata që nuk kanë krijuar kushte për punëtorë e të cilët sot kanë humbur edhe jetën e tyre. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Milaim Zeka, urdhëro!

139 MILAIM ZEKJA: Faleminderit, kryetar! Tash po flas në mënyrë të qetë, se parëz isha i mllefosur. Ku mos me qenë i mllefosur në këtë vend, po realisht ne si deputetë me kënaqësi diskutojmë për tema të tilla, për ligje të tilla, që prekin drejtpërdrejtë qytetarin e Republikës së Kosovës.

Zoti ministër, për ta betonuar mendimin e Shqipe Pantinës unë do ju sugjeroja, si ministri, që krahas këtij ligji ta rrisni kapacitetin e numrit të inspektorëve të punës për arsye se ajo është në dobi të shtetit të Kosovës. Unë mund të deklaroj me përgjegjësi se mund të flas për disa kategori të punëtorëve që janë të diskriminuar në mënyrën më të tmerrshme në vendin që ne jetojmë. Për shembull, i ke të gjithë punëtorët që punojnë nëpër pompa të benzinës në Kosovë, të të gjitha kompanive, pa i përmendur këtu me emër, në kontratat e tyre dhe në orarin e punës, në orët e punës që ata punojnë paguhen vetëm për 8 orë, por çdonjëri prej tyre punon rrafsh 12 orë, minimumi 12 orë, e para. E dyta, kamerierët që punojnë në çdo restorant, në çdo kafene, jo që punojnë 12 orë, po prej mëngjesit kur e fillojnë punën, deri në orën 24:00, deri kur e mbyllin dhe paguhen vetëm për 8 orë. Kemi punëtorët shëndetësor, motrat medicinale, qe ku është doktor Fadili këtu, e di që kur ka raste kur punojnë 24 orë dhe puna shtesë nuk u është paguar. Të njëjtin problem e kemi edhe me policinë e Kosovës, që të shkretit deri sa të shkojnë në shtëpi i bëjnë 2-3 orë, plus që punojnë jashtë orarit, plus që nuk u është paguar puna jashtë orarit dhe orët e punës të gjithë këtyre njerëzve u shkruhen vetëm 8 orë.

Një gjendje akoma më alarmante e ke te taksistët. Taksistët punojnë nga 14 orë, punojnë pa kontrata të punës, pa sigurime, madje-madje kompanitë e taksistëve në qoftë se një taksist e shkakton një aksident ka me e pagua prej xhepit të vet dëmtimin e makinës. Krejt këto janë punë të Inspektoratit të Punës. I ke 90% të gazetarëve në Republikën e Kosovës që punojnë pa kontrata të punës, që punojnë me orare të stërzgjatura, që nuk u paguhen fare rrogat për të cilat janë marrë vesh me pronarët e medieve, qoftë me gojë, qoftë me shkrim, e tjera, e tjera...

Është një gjendje shumë e rëndë e kushteve të punës. Për shembull, i ke kuzhinierët, po ashtu që punojnë nëpër restorante. Lëre që punojnë jashtë orarit, unë habitem qysh Inspektorati akoma nuk kam dëgjuar që ia ka ngjitur drynin ndonjë restoranti në Kosovë. Ose, i marrim punëtorët, gazetarët e Radiotelevizionit të Kosovës, që punojnë në kushte të tmerrshme që është po ashtu punë e këtij inspektorati, që të shkojë në vendin e punës, t’i intervistojë njerëzit dhe t’i pyesë në çfarë kushtesh të rënda zhvillojnë aktivitetin e vet, qoftë gazetarët, qoftë punëtorët.

Për përfundim po dua të them edhe diçka. Meqenëse, në Kosovë nuk kemi akoma sindikata të punëtorëve, që i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, po kemi sindikata politike, të krijuara nga grupacione të ndryshme politike, atëherë krejt barra e mbrojtjes së të drejtave të klasës punëtore në këtë vend bie faktikisht mbi Inspektoratin e Punës.

140 Dhe krejt për fund, forcojeni mekanizmin e ndëshkimit. Nuk ecën ky vend përpara, në qoftë se një kompani, në qoftë se një punëdhënës, nuk ndëshkohet nga ky inspektorat. Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Xhevahire Izmaku, urdhëro!

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të respektuar qytetarë, Përshëndes ardhjen e Projektligjit për Inspektoratin e Punës. Po ashtu, shfrytëzoj rastin, ministër, të uroj për marrëveshjet ndërkombëtare të arritura, që dje arritëm bashkë me kolegët t’i votojmë këtu në Parlament.

Është një ndër projektligjeve që i gëzohem në këtë moment ardhjes së tij edhe për një arsye, kur ne do të flasim menjëherë pas këtij ligji për Pakon e reformës së Administratës Publike. Është krijuar një përshtypje që krejt vëmendjen e kemi te ngritja e pagave të personave dhe qytetarëve, zyrtarëve, të cilët janë të punësuar në sektorin publik dhe vëmendja jonë si politikëbërës nuk është te pjesa tjetër, që është një numër jashtëzakonisht i madh, te pjesa e punëtorëve që funksionojnë, punojnë, jetojnë prej pagës në sektorin privat.

Një përqindje që e nxjerr Agjencia e Statistikave në vendin tonë është se mbi 80% e të punësuarve në sektorin privat nuk janë që punojnë me dokumente, mirëpo punojnë, siç themi ne në mënyrë popullore, “në të zezën”. Ka afër 500 mijë persona, qytetarë tanë që e jetojnë këtë realitet, pra jetojnë dhe funksionojnë në sektorin privat. Meqenëse sot e kemi një projektligj të kësaj natyre shumë të rëndësishëm, ne do të mundohemi që në vazhdimësi ta forcojmë inspektoratin, sepse s’po flasim sot sikur e kemi edhe një raport të Inspektoratit të Punës. Pra, secili prej nesh ka marrë pjesë në një debat, ku është diskutuar çështja e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Shihet se ka jashtëzakonisht nevojë që ka nevojë me e forcua këtë mbikëqyrje dhe ky ligj e forcon këtë, sepse Inspektorati i Punës merret edhe me mbikëqyrjen e Ligjit të punës, që detyrimisht i përcakton rregullat dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

Inspektorati i Punës, e kemi parë edhe në komisione kur raporton, ka një justifikim sepse numri është i vogël, nuk arrihet që në krejt vendin as 100 punëtorë inspektorë të mbikëqyrin këtë fushë që është shumë e gjerë dhe nevojitet një përkushtim, jo tetë orë, por 24 orë në punë, pra është një punë voluminoze, nuk është lehtë me e mbrojt gjithë këtë komunitet edhe me shikua ligjshmërinë deri ku është zbatueshmëria. Por, nuk është justifikim. Ne do të bëjmë përpjekje që me këtë ligj të ri ta forcojmë këtë infrastrukturë, po t’i forcojmë edhe mekanizmat e kontrollit. Pra, duke qenë falënderues ndaj këtyre njerëzve, ndërmarrësve të rinj, që me të vërtet mbajnë mijëra familje me punën që ofrojnë si punëdhënës, por në anën tjetër, sigurisht se përballë këtij falënderimi është

141 edhe përgjegjësia, sepse ata po fitojnë në kurriz të këtyre punëtorëve dhe të ardhurave që vijnë nga qytetarët e vendit.

Shpesh prej tyre e dimë që ka në njëfarë mënyrë një ikje nga përgjegjësitë në taksat ndaj shtetit dhe në këtë drejtim ka vërejtje te Inspektorati, pra vijnë nga ndërmarrje të mëdha në vend. Ne shkojmë si deputetë, sikur të gjithë qytetarët, shpeshherë punëtorët na adresohen me këto problematika, pra vetë shefat e tyre u tregojnë kur vjen inspektorati në vizitë, që nuk duhet të ndodh, sepse kjo është një parim kryesor në punën e tyre, diskrecioni. Nëse ata i përgatit punëdhënësi punëtorët, që do të fshehën në kabina, mos me e ditë që ekzistojnë fare aty, sepse nuk janë të regjistruar me letra, atëherë ne e dimë se çfarë e drejte është. Gjysmës prej tyre i shkruan një pagë tjetër e i jepet një tjetër. Të gjitha këto përfshihen në të drejtën e tyre të punës për të cilën duhet me e realizua dhe me e mbikëqyr Inspektorati.

Do të ndalem tek ligji vetëm te kriteret e të punësuarve në këtë fushë. Inspektorati i Punës nuk mund të ketë ndonjë interes personal me punëdhënësin në kuadër të kompetencave të inspektimit. Është i obliguar të ruajë sekretin zyrtar, pra mos t’i kallëzojë punëdhënësit kur të shkojë me e vizitua. Normalisht, që unë nuk e di kur ai shkon, ne nuk e dimë, por dikush po u tregon atyre, sepse ata po përgatiten dhe normalisht që pastaj nuk ka qysh e gjen arsyetimin për me e bë një penalizim.

Pjesa tjetër, është i detyruar që të ruajë në konfidencë të plotë burimin e ndonjë parashtrese, kur atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Nëse ata ankohen, e dimë shumë mirë, të nesërmen ai nuk është në punë hiq. Pra, mbetet edhe pa atë pagë dhe nuk ka si të mbijetojë në familje.

Një inspektorat i punës, një inspektor, ka për detyrë të ushtrojë funksionin e tij zyrtar e të vendosë sipas bindjes së lirë në pajtim me ligjin. Pra, ne e dimë që këta kanë kualifikime profesionale. Kam një propozim, meqenëse ka të bëjë edhe me integritet personal, pra janë persona të cilët kanë autoritet shumë të madh, sepse ata vendosin vet, pa një urdhëresë të veçantë këta mund të jenë në mbikëqyrje 24 orë, kur ata mendojnë që është arsyeshme.

Të kenë pjesën bashkë me përvojën 3-vjeçare, domethënë që është edhe provimi profesional shtetëror kriterin e verifikimit, siç e kanë edhe policët, sepse mendoj se kanë një detyrë, për mua është heroike në këtë moment me e mbrojt të drejtën e punëtorit duke e ditur në sa raste kemi shkeljen e të drejtave. Vdekjet e tyre në vende të punës, pra në sektorin e punës, janë mbi 70% e punëtorëve që punojnë dhe e dimë shumë mirë se sa janë të regjistruar. Nëse këta verifikohen paraprakisht, siç bëjmë me policët, siç bëjmë me agjencitë tjera, që janë të ndjeshme për vendin, atëherë paraprakisht e dimë se në vend do të shkojnë njerëz me kredibilitet që nuk blihen lehtë dhe nuk koketojnë lehtë me punëdhënës të papërgjegjshëm.

142 Ne, i nderuar ministër, e shohim përkushtimin tënd dhe do ta kesh përkrahjen tonë si deputet, por të lutem sinqerisht, merre një përgjegjësi shumë më të madhe në raport me mbikëqyrjen e të drejtave në punë në sektorin privat, sepse me të vërtet është alarmante. Faleminderit për vëmendjen time. Do ta keni mbështetjen time në parim.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje kolegë dhe kolege deputete! Përshëndetje ministër! Secili prej nesh si deputetë e kemi pritur një projektligj të tillë, sepse vazhdimisht kemi kërkuar, në bazë të debateve që kemi mbajtur në Kuvend për të drejtat e punëtorëve, që të rritet numri i inspektorëve. Mirë është që ka ardhur një projektligj dhe është mirë, që secili subjekt politik, ama bash të gjitha subjektet politike, konsideroj se duhet të bëhemi bashkë dhe vërtet të punojmë në këtë projektligj në mënyrë që të eliminojmë shumë paqartësi të cilat ne, qoftë si anëtarë nëpër komisione, edhe në thirrjet që i kemi bërë, qoftë inspektoratit apo edhe vet ministrit, që shumë herë e kemi ftuar në takime rreth të drejtave të punëtorëve, sidomos në sektorin privat, dhe shqetësimet e vazhdueshme që ne i kemi pasur me ato që po ndodhin, fatkeqësitë më të mëdha, vdekjet e punëtorëve në sektorin privat.

Unë po ndalem vetëm te disa rekomandime që kemi pasur, që kanë dalë nga debati i organizuar vitin e kaluar, për mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat. Janë disa rekomandime që ne si deputetë ndonjëherë ndalemi dhe i analizojmë dhe kërkojmë përgjegjësi më shumë e ndonjëherë i bëjmë si të pavlefshme vetë vendimet, ose rekomandimet që dalin nga Kuvendi. Në një prej rekomandimeve, po i përmend disa, që si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ne i kemi pasur edhe ministrin, kemi pasur edhe inspektorin, kryeinspektorin në takime, mirëpo shumë herë nuk kemi marrë informata të mjaftueshme. Personalisht mendoj që rritjes së numrit të inspektorëve duhet t’i themi po. Mbi të gjitha, jo vetëm rritjes së numrit, por krahas rritjes së numrit të përgjegjësisë njëkohësisht edhe inspektorët nuk guxojnë të jenë me paga që nuk janë të dinjitetshme, por krahas përgjegjësisë të rritet edhe pagesa e tyre. Por, në këtë rast duhet të jenë transparente edhe dokumentet që ata i kryejnë gjatë detyrave të tyre.

Po i përmend disa prej rekomandimeve:

- Obligohet Inspektorati i Punës që të kryejë inspektime në të gjithë sektorët; - të bëjë monitorimin e respektimit të të drejtave të punëtorëve në të gjitha ndërmarrjet publike dhe private dhe të gjitha raportet e inspektimeve dhe masat e shqiptuara t’i publikojë në ueb- faqen e Inspektoratit të Punës.

143 Unë e hap ueb-faqen e Inspektoratit të Punës dhe i shoh raportet. Tani para vetes e kam një raport të periudhës janar-prill/2018. Dhe, çfarë ka në këto raporte? Janë shifra. Po flas për qytetarët që mund të mos kenë njohuri, por edhe për ne si deputetë, shohim sa inspektime janë bërë në këtë muaj, në atë muaj, e kështu me radhë... Por, në fakt, në rekomandime kërkohet diçka tjetër, të publikohen edhe emrat e kompanive që mund të kenë bërë shkelje. Është një transparencë dhe një llogaridhënie, që unë konsideroj se do të ndikonte shumë mirë edhe në ndërgjegjësimin e shumë kompanive të tjera.

Janë disa rekomandime, s’po i hy për secilin, por po shkoj te dy rekomandimet e fundit. Konsideroj se ministria ka bërë një hap shumë të mirë dhe nuk e di se ku është me strategjinë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, nuk është se kam informata shumë, për shkak se është më kompetent edhe Komisioni i Shëndetësisë, mirëpo është një rekomandim tjetër që thotë: obligohet që të rrisë kapacitetet e Inspektoratit të Punës dhe transparencën dhe llogaridhënien. Pra, është kërkesë e vazhdueshme e jona që në një formë kemi kërkuar vetë që të rritet numri i inspektorëve, por transparenca dhe llogaridhënia.

Rekomandimi i fundit, Inspektorati i Punës obligohet që çdo tre muaj të raportojë në Komisionin Parlamentar për gjetjet nga inspektimet për nivelin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Shumë herë po organizojmë debate, mirëpo çka më tutje? Pas rekomandimeve, pas debateve, pas kërkesës, pra është mundësia që vërtet të punojmë në këtë ligj, mirëpo prapë a është e mjaftueshme vetëm bërja e ligjeve, që shumë herë ne themi dhe është realitet që ligjet i kemi të mira, mirëpo zbatimi i tyre po është problem.

Edhe një herë, është një transparencë, mirëpo mbi të gjitha po ndalem edhe një herë tek raportimi që e kam thënë edhe në Komision për të Drejtat e Njeriut, raportimi në ueb-faqe, ose raportet publike të bëhen jo vetëm sa inspektime kanë ndodhur, por të bëhen publike edhe emrat e ndërmarrjeve apo kompanive, në të cilat inspektorati ka parë që ka shkelje dhe të jenë publike. Kjo i ndihmon jo vetëm transparencës, por një ndërgjegjësimi të vet kompanive.

Dritë jeshile, po. Por, të ndalemi si deputetë të të gjitha subjekteve politike vërtetë të punojmë dhe mos të vijmë deri te vetëm thirrjet, ose debatet e organizuara, nganjëherë papërgjegjësia për të mbajtur të përgjegjshëm secilin mekanizëm, në mënyrë që mos të na ndodhin, ose të ndikojmë që të eliminojmë në numër minimal rastet me humbje të jetës së punëtorëve, që për secilin prej nesh janë shqetësime të vazhdueshme. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Musliu e ka fjalën.

144 GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar ministra, Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, E përshëndes shumë shqyrtimin, ose ardhjen në shqyrtim të parë të Projektligjit për Inspektoratin e Punës dhe e përgëzoj ministrin, që e ka prezantuar sot para Parlamentit dhe deputetëve. Gjithashtu, pajtohem plotësisht me shumë gjëra që i tha kolegia ime, Xhevahire Izmaku, se i tha në një mënyrë shumë të detajuar dhe decidive.

Sa i përket këtij ligji unë mendoj që përveç se është një ligj i domosdoshëm dhe ndoshta i një rëndësie shumë të veçantë për shtetin e Kosovës, mendoj se duhet të bëhet më tepër edhe një sensibilizim i punëtorëve në sektorin privat. Duke pasur parasysh që shpeshherë na rastis të diskutojmë me punëtorë në sektorin privat, që aspak nuk janë të njoftuar me Ligjin e punës. Shpeshherë na thonë, pse s’po e nxirrni një ligj për neve sektorin privat, ndërsa Ligji i punës parasheh të drejtat e punëtorëve, si në sektorin privat, si në atë publik.

E di shumë mirë dhe pajtohem me atë që e tha kolegia Izmaku, që shumë punëtorë hezitojnë të bëjnë ankesa për shkeljen e të drejtave të punëtorëve nëpër kompani të ndryshme, sepse kjo vjen në përfundim se ata përveç se do ta humbnin vendin e punës edhe ashtu do të mbeteshin edhe pa ato shumë paga, sepse ne e dimë shumë mirë se punëtorët në sektorin privat edhe nuk paguhen me rregull, ata nuk do të vijnë kurrë para një drejtësie. Këtu do të bëja një kërkesë të veçantë, ndoshta edhe për gjykatat e Republikës së Kosovës, që të nxjerrin një rregullore, ose ta nxjerrin një plan pune që ankesat e punëtorëve të shqyrtohen me prioritet, ose ankesat për shkeljen e të drejtave të punëtorëve të shqyrtohen me prioritet, sepse secili punëtor në sektorin privat, me një pagë minimale, me borxhet që ia ka kompania, me mundësitë shumë të vogla për të fituar të drejtën, do të përtonte, ose do të hezitonte të ankohej për shkeljen e të drejtave të tij, duke pasur parasysh se do të shkojnë tri-katër vjet dhe ai nuk do të marrë asnjë përgjigje nga gjykata.

Mendoj që si shtet i ri që jemi, ose si politikanë që çdoherë në fushata zgjedhore e kemi gojën plotë vende të punës, zhvillim ekonomik, ky ligj i Inspektoratit është një ndër ligjet më të rëndësishme sa i përket kësaj legjislature, duke pasur parasysh që çdo ditë kemi lajme shumë të këqija nga anekënd Kosovës. E kuptoj shumë mirë që është numri i vogël i inspektorëve, por si deputetë nuk duhet të hezitojmë që ta rrisim këtë numër të inspektorëve dhe kërkoj, edhe nga Inspektorati i Punës, edhe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të kërkojë nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, nga Qeveria, mbështetje për rritjen e numrit të këtyre inspektorëve. Mirëpo, nuk mundem assesi të pajtohem se për shkak të numrit të vogël të inspektorëve të ndodhin tragjedi nëpër punishte të Kosovës.

Pajtohem plotësisht që një inspektor nuk mund të arrijë në kohë rekorde në një vend rural, ose në një vend, që është mbi 20, ose 30 km prej Prishtinës, por tani nëse dalim ne nëpër Prishtinë, vetë

145 jemi dëshmitarë të ngjarjeve, dhe kalojmë pranë punishteve mund të shohim edhe vet dhe të konstatojmë se aty nuk respektohet ligji, të drejtat e punëtorëve shkelen, punëtorët në sektorin privat e sidomos, punëtorët e ndërtimtarisë abuzohen dhe trajtohen pothuajse si skllevër nga kompanitë e ndërtimit. Ata fillojnë punën para orës 7 dhe e lënë dikur në mbrëmje pas orës 17:00, nuk paguhen për orët shtesë asnjëherë, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime në punë, nuk u paguhet trusti pensional. Do të thotë, krejt këto janë elemente të cilat ne duhet t’i trajtojmë çdo ditë. Si Kuvend i Republikës së Kosovës ka kohë që jemi marrë vetëm me tema të mëdha, të cilat tema na kanë mbajtur në një vend dhe nuk na kanë lënë të ecim përpara.

Më vjen shumë keq sot edhe nga opozita që nuk është në Kuvend, sepse temat si kjo duhet të na bashkojnë. Vetëm duke rregulluar çështjen e punëtorëve në sektorin privat ne mund të flasim për zhvillim ekonomik. Asnjëherë nuk do të kemi zhvillim ekonomik duke parë që të rinjtë dhe të rejat tona synim kanë vetëm punësimin në Qeverinë e Kosovës, ose në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ose diku në zyrat e shtetit. Ne duhet ta motivojmë sektorin privat që të ofrojë kushte për punëtorët në sektorin privat, sepse përndryshe rinia jonë do të shtegtojë në vendet tjera dhe do të kemi krizë edhe për fuqi punëtore. Tani për tani njihemi si shteti i cili e ka fuqinë më të madhe punëtore dhe tregun më të lirë të punës, por në një të ardhme të afërt unë shpresoj, besoj shumë dhe kam frikë, se ne do të jemi në rrezik potencial për fuqinë punëtore në vend.

Kështu që, zoti ministër, edhe një herë ju bëj thirrje juve, po edhe të gjithë deputetëve, që bashkërisht të bashkëpunojmë shumë ngushtë që ta mbrojmë punëtorin në sektorin privat. Nuk jam për të abuzuar me kompani të cilat ofrojnë punë, sepse edhe ato kërkojnë motivim dhe mbështetje nga shteti, por megjithatë nuk mundem në emër të motivimit të kompanisë dhe hapjeve të bizneseve private të abuzojmë me punëtorët në të gjithë sektorët, sepse thjeshtë në shumicën e vendeve të punës punëtorët në sektorit privat, thash edhe një herë, nuk kanë as të drejtë ankese dhe trajtohen më keq se skllevër. Kështu që, bashkërisht mund të bëjmë diçka më shumë. Edhe debatet e këtilla, dikush mund të thotë që nuk sjellin ndonjë të mirë, por nëse asgjë tjetër, mund ta sensibilizojnë opinionin dhe t’i njoftojnë punëtorët privatë për të drejtat e tyre në punë dhe për të drejtat e tyre me ligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Frashër Krasniqi e ka fjalën.

FRASHËR KRASNIQI: I nderuar kryesues, Të nderuar deputetë, Mendimet e Partisë Socialdemokrate në lidhje me këtë projektligj i thanë bashkë-kolegët e mi më herët. Kurse, unë e mora fjalën sepse kur po i dëgjoj këta të PDK-së duke folur për të drejtat e punëtorëve edhe që shkelen të drejtat e punëtorëve, por të krijohet përshtypja që në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë nuk paska pasur punëtorë privatë. Gjatë kohës së qeverisjes së këtyre nuk paska ekzistuar sfera private ku ka pasur punëtorë dhe të drejtat e të cilëve janë shkelur. Kjo paska filluar tash, në kohën kur PDK-ja prapë megjithatë është pjesë e Qeverisë, por me një

146 rëndësi më të vogël se në këto dhjetë vjetët e fundit për t’i avancuar të drejtat e punëtorëve? 50 inspektorë kanë qenë prej kur ju jeni në pushtet e deri sot.

Asnjë gjë nuk ka ndërruar deri sot. Problemi pse s’shkelen të drejtat e punëtorëve për të cilët ju sot po qani me lot krokodili, po që dhjetë vjet nuk i keni përmirësuar, qëndron në faktin se shteti i Republikës së Kosovës është lidhur me biznesin privat dhe nuk i ka interesuar çështja e të drejtave të punëtorëve, sepse paraja e madhe është te pronari e jo te punëtorët e juve ju kanë interesuar paratë, nuk ju kanë interesuar të drejtat e punëtorëve. Nuk keni dashur t’i ngucni bizneset private. Sidomos këtu kur po flas, po flas për bizneset e mëdha, se të drejtat e punëtorëve shkelen shumë edhe te bizneset e mëdha, të cilat ju i dini mirë dhe nuk keni bërë asgjë për ta ndryshuar këtë fakt. Unë nuk e di a jemi të vetëdijshëm, kur udhëtojmë me taksi nëpër qytet, ai taksist punon pa kontratë, i merr 200 apo 300 euro në muaj dhe e ka vetëm një të diel pushim në dy javë. Kjo nuk na ka interesuar kurrë. Kamerieri që na shërben neve i merr 200-300 euro në muaj, me përjashtim, e ka një ditë në javë pushim, punon 8 deri 10 orë, faktikisht deri 12 orë shpeshherë. Kjo kurrë nuk na intereson neve. Pra, mos përdorni hipokrizi në këtë rast, se ne e dimë kush ka qenë në pushtet 10 vjetët e fundit, kur flasim për të drejtat e punëtorëve.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Musliu e ka fjalën.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit nënkryetar! Sinqerisht më vjen shumë keq që edhe në këtë debat duhet të bëjmë politika ditore mes vete, sepse unë e thash edhe në fjalën time që debatet e tilla për ligjet e tilla, projektet e tilla duhet të na bashkojnë pozitë e opozitë.

Frashër kam shumë sende për të treguar se çka ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, jo vetëm këto dhjetë vjetët e fundit, por më shumë se 21 vjet ekzistencë, prej parathemelimit këta njerëz që e udhëheqin Partinë Demokratike e pas themelimit të PDK-së deri më sot kemi bërë mjaft dhe më duhen orë të tëra për të treguar se çka ka bërë PDK-ja gjatë kësaj periudhe, por duke vlerësuar shumë lart edhe një herë debatin për të cilin sot jemi mbledhur dhe nevojën e domosdoshme, ta kemi një projektligj të tillë.

Ju kisha lutur shumë mos abuzoni në kurriz të askujt, mos abuzoni me punëtorët, mos abuzoni me nevojtarët. Hajde të bashkohemi bashkë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për ata punëtorë. Hajde të bëhemi bashkë që në Kosovë njëherë e përgjithmonë ta mbrojmë punëtorin, qoftë ai në sektorin privat, qoftë ai në sektorin publik. Nuk guxojmë ne të lejojmë që dikush të jetë babai i atij ligji ose babai i atij projekti. Ligjet janë të Kosovës, ligjet janë në shërbimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë hisedarë në ato ligje. Edhe tjetra, unë kisha dashur që edhe pse ju kushtua komplet ky debat sektorit privat, as punëtorët së sektorin publik nuk i kemi në gjendje të mirë. Edhe atyre u shkelen të drejtat çdo ditë dhe abuzohen nga shefat e

147 tyre dhe nga hierarkia menaxheriale. Prandaj, mos të ndalemi tani të merremi me njëri-tjetrin, por ta nxjerrim ligjin më të mirë të mundshëm, që punëtorët në Republikën e Kosovës, qofshin ata në sektorin privat ose publik, të trajtohen me dinjitet dhe të shkojnë me vullnet në vendin e punës.

KRYESUESI: Kundër-replikë, z. Krasniqi!

FRASHËR KRASNIQI: Akuzoni për abuzim, ndërkohë që unë po e flas vetëm një realitet që PDK-ja ka qenë tash e dhjetë vjet në pushtet.

E tash të tregoj cili ka qenë abuzimi i vërtetë. Abuzimi i vërtetë është se 93 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, 18 prej tyre veç këtë vit. Abuzimi i vërtetë është qindra mijëra punëtorë punojnë nga 12-13 orë në ditë, pa kontrata pune, me pagë 200-300 euro. Abuzimi i vërtetë është se paga minimale për punëtorët e sektorit privat është 120-130 euro, që është hajgare. Abuzimi i vërtetë është se Qeveria sot nuk guxon ta rrisë atë pagë mimimale për shkak të presionit prej bizneseve private. Abuzimi i vërtetë është se i ke 50 inspektorë për të inspektuar 50 mijë biznese. Ky është abuzimi i vërtetë që njerëzit lëndohen e vdesin në vend të punës, shteti i Kosovës nuk është në gjendje t’i mbrojë. Ky është abuzim. Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Izmaku e ka fjalën, por mos diskutoni nga dy herë.

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, nënkryetar! Meqenëse ju referua fjalës sime, unë desha shumë shkurt, më vjen keq që ligji në fuqi e që nuk e paske lexuar asnjë fjalë, por që të dhamë shkas për të treguar se je në sallë këtu, por mos harro faktin se shumica e këtyre punëtorëve që kanë vdekur në sektorin e ndërtimtarisë i ke në komunën e Prishtinës, pra je pjesë e kësaj përgjegjësie.

KRYESUESI: Zoti Krasniqi, kundër-replikë!

FRASHËR KRASNIQI: Thashë edhe më herët se për çështjen e projektligjit folën kolegët e mi, ne do ta mbështesim. Për çështjen a është përgjegjësi komunale zbatimi i Ligjit të Punës, inspektorët a i përgjigjen Komunës, nuk i përgjigjen Komunës. Komuna nuk ka inspektorë për të monitoruar zbatimin e Ligjit të punës.

Mos manipuloni. Po flas plus për dhjetë vjetët e fundit, po flas për të gjithë Kosovën. Prishtina është hapësira ku ndërtohet më së shumti mbase, mirëpo nuk është në përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës të monitorojë Ligjin e punës. Shumë mirë. Bëjeni një ligj, i cili ia lejon Komunë së Prishtinë të monitorojë Ligjin e punës, ia jep Komunës së Prishtinës të drejtën të punësojë mjaftueshëm inspektorë dhe do ta shihni se sa do të shkelen të drejtat e punëtorëve. Nuk do të

148 shkeleshin fare. Komuna e Prishtinës ua ka bërë obligim kompanive private të rrisin pagën mimimale më shumë sesa e ka me ligj.

KRYESUESI: Faleminderit! Unë vetëm desha t’ju them se këto çështje më shumë rregullohen përmes sindikatave të punëtorëve. Është e vërtetë se ka abuzime, por abuzimet janë nga ndërmarrësit e mëdhenj, të cilët bëjnë paga të dyfishta duke u zbatuar në Ligjin e Kosovës për Pagat Minimale dhe ata e dinë se asnjë punëtor nuk punon për 170 euro, por ua japin pagën e dyfishtë duke u ikur sigurimeve të tjera, duke përfshirë edhe ato që i ngritët më herët.

Në qoftë se nuk ka organizim sindikal, unë besoj se asnjë shtet në botë, me asnjë lloj inspektorati nuk mundet të realizojë rregullat, qoftë në ndërtim, qoftë në të gjitha këto, janë me ligj. Problemi është se duhet të zbatohet ligji. Në qoftë se nuk zbatohet ligji, është problem për secilin prej nesh. Në qoftë se ne tolerojmë ose Inspektorati, qoftë i Komunës, qoftë i shtetit, nuk është me rëndësi shumë, por me rëndësi është që të kenë punëtorët mbrojtje në punë. Atëherë është shkelje e ligjit jo nga ndërmarrësi, por nga vetë institucioni që i ka dhënë leje. Së pari, nëse lejen e ndërtimit e jep, duhet dhënë edhe kushtet për mbrojtjen e punëtorëve në punë.

Mendoj se nuk është në pyetje a ka bërë gabime Komuna a Qeveria, por ne duhet të mësohemi ta zbatojmë ligjin dhe në qoftë se nuk e zbatojmë, ata që nuk e zbatojnë të japin llogari. Toleranca në zbatimin e ligjit ka pasojat e veta në çdo shoqëri e veçanërisht te ne që akoma merremi me atë shprehjen tonë ‘është gjynah, le të punojnë se s’kanë mundësi’, e tolerojmë shkeljen e ligjit. Kjo është problem i madh.

Atëherë nuk ka të tjerë të paraqitur për diskutim. Në qoftë se përfaqësuesi i Qeverisë kërkon fjalën. Zoti Reçica, e keni fjalën.

MINISTRI SKËNDER REÇICA: Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Unë ju falënderoj për të gjitha sugjerimet, vërejtjet, komentet që u thanë nga ju. Ajo çka unë dua të them këtu është se shqetësimet të cilat u ngritën sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve, sa i përket respektimit të kritereve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në vendet e tyre të punës. Sa i përket kontratave, orarit, pagesave të tyre, janë shqetësime me vend. Janë shqetësime të cilat ne po na e preokupojnë që nga dita e parë që e kemi marrë mandatin. Por dua të them edhe dy fjalë.

Gjendja e respektimit të të drejtave të punëtorëve në vend nuk është në pozicionin ku do të donim. Ky është konstatim edhe i juaji, edhe i joni dhe i të gjithë qytetarëve të vendit.

Ne si Qeveri, përkatësisht si Ministri, nuk jemi duke qëndruar duarkryq dhe të shikojmë duke u shkelur të drejtat e punëtorëve, duke u abuzuar punëtori atje, prej kontratës, orarit e pagesës e

149 deri te informalitetet e gjëra të tjera. Për këtë arsye, unë e kam përsërit shumë herë dhe po e përsëris prapë, kam bërë që ne si Ministri t’i hyjmë një reforme që ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve, marrëdhënien e punës, çështje të tjera sociale, që në një mënyrë ndërlidhen njëra me tjetrën.

Jo rastësisht sot e kemi këtu Ligjin për Inspektoratin ku qëllimi kryesor i këtij ligji është fuqizimi i këtij institucioni, i rolit të këtij institucioni, që është gardiani i monitorimit të zbatimit të Ligjit të Punës, ligj i cili garanton të drejtat e punonjësve, që është gardian i zbatimit të ligjit që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë, e që inspektorati duhet të jetë garant i monitorimit të zbatimit të kritereve që burojnë nga ky ligj.

Ku e kemi situatën në vend? Të gjithë e dimë që nuk e kemi mirë. Ku e kemi situatën me Inspektoratin e Punës? Ne kemi marrë mandatin në fund të vitit të kaluar, në kohën kur të gjitha projeksionet buxhetore, të gjitha planifikimet për këtë vit tanimë veç ishin të përfunduara. Ne kemi marrë drejtimin e Qeverisë në një kohë kur projeksionet kanë qenë të përfunduara komplet. E kemi trashëguar institucionin e Inspektoratit në gjendjen çfarë është dhe mbi bazën çfarë ne e kemi gjetur Inspektoratin, jemi përpjekur të bëjmë më të mirën me ta. Kemi rritur angazhimin e tyre. Për të njëjtën periudhë kohore, në krahasim me vitin e kaluar, me këtë numër të inspektorëve që e kemi në terren, i kemi 42 inspektorë, është numër që duhet ta dini, kemi 42 inspektorë të cilët ushtrojnë veprimtarinë inspektuese në terren. Për periudhën janar-tetor të këtij viti, janë mbi një mijë inspektime më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nuk jemi prapë të kënaqur me të. Nuk është që Inspektorati nuk shqipton gjoba. Nuk është qëllimi i Inspektoratit të shqiptojë gjoba. Ne për këtë arsye, këtë vit kemi ndërmarrë fushata vetëdijesuese, kampanja për ngritjen e vetëdijesimit, sepse nuk ka mundësi që të çohen inspektorë në secilën vendpunishte. Po nuk e arritëm shkallën e vetëdijesimit nga ana e punëdhënësve që të respektohet e drejta e punëtorit, mos të abuzohet punëtori, të rritet niveli i sigurisë së tyre në punë, nuk ka mundësi të çojmë inspektorë së secilën vendpunishte. Me 42 inspektorë kemi rritur mbi një mijë inspektime më shumë. Duke parë që sektori i ndërtimtarisë ka potencialin më të lartë të shkaktimit të aksidenteve dhe lëndimeve, qoftë me fatalitet, qoftë të lëndimeve të tjera, ne si Ministri bashkërisht me Inspektoratin, kemi marrë një plan operativ para dy javësh dhe kemi filluar të bëjmë zhvendosjen e inspektorëve në Prishtinë dhe pas Prishtinës do të vazhdojmë me një komunë tjetër ku shkalla e ndërtimit është më e lartë.

Për një periudhë kohore vetëm në Prishtinë janë bërë mbi 160 inspektime, janë shqiptuar gjoba nga më të ndryshmet, deri te pezullimi i përkohshëm i vendpunimeve. Ju informoj se mbi tetë vendime për pezullime janë marrë brenda dy javësh. Janë shqiptuar disa gjoba, me qëllim që punëdhënësit, ndërtuesit t’i respektojnë kriteret që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve. Të gjitha këto të nderuar deputetë, edhe Ligji i Inspektoratit, edhe Ligji për marrëdhënien e punës që shumë shpejt do ta kemi në Parlament, janë përpjekje tona me qëllim

150 që të drejtat e punëtorëve, siguria e tyre në vendin e punës, të rritet në nivelin çfarë ne dëshirojmë bashkërisht ta kemi.

Unë besoj shumë që ky ligj të cilin ne sot e kemi sjellë në Kuvend për lexim të parë dhe që natyrisht pres që deri në leximin e dytë të pasurohet me sugjerime dhe komente shtesë është bazuar në praktikat më të mira të vendeve jo vetëm të rajonit, por edhe vendeve anëtare të BE-së, praktika të cilat kanë mundur të zbatohen lehtësisht në praktikë.

Kemi marrë praktika nga Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve, kemi marrë praktika të vendeve të cilat kanë kaluar pothuajse në një situatë të ngjashme me ne.

Unë besoj se kemi arritur që në këtë projektligj të nxjerrim propozimin më të mirë. Natyrisht që sugjerimet, komentet e juaja në këtë fazë do të jenë shumë të rëndësishme.

Unë po e përsëris atë që e thash në fillim, ne si Ministri do të jemi në dispozicion që ky ligj të pasurohet akoma më shumë. Do të jemi në dispozicion të secilit prej jush që bashkërisht të punojmë që ta rrisim vetëdijesimin te të gjithë punëdhënësit që të respektohen të drejtat e punëtorëve, të respektohen siguria dhe shëndeti i tyre në punë. Njëkohësisht bëj apel te punëtorët, ta heqin frikën, sepse kemi shtet dhe t’i adresohen për çdo padrejtësi, për çdo shkelje që ju bëhet, t’u adresohen institucioneve. Unë mund t’ju garantoj të gjithë atyre punonjësve, të cilët e kanë frikën që po e adresuan një shkelje, një abuzim që bëhet nga punëdhënësit, do të përpiqemi maksimalisht mbi bazën e ligjeve që i kemi në fuqi ta ruajmë identitetin e tyre, por njëkohësisht t’i adresojmë problemet e tyre. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Mbetet për votim ligji. Diskutimet kanë përfunduar. Vazhdojmë me pikën 17:

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Ministri nuk është këtu. Kryeministri nuk ka autorizuar askënd për këtë ligj. Ligjin e kthejmë mbrapshtë dhe kur t’i vijë radha, Kryesia e shqyrton dhe mund ta sjellë prapë në shqyrtim.

Pika 18 e rendit të ditës:

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit

Komisioni profesional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

151 E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor, që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Nitaj e keni fjalën.

MUHARREM NITAJ: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Siç e thatë edhe ju, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor, në bazë të nenit 56, paragrafit 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur me 2 tetor 2018 ka shqyrtuar në parim Projektligjin 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit dhe ka vendosur që Kuvendit të Kosovës t’ia paraqesë këtë

Rekomandim

Të miratohet në parim Projektligji 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit.

Arsyetim

Në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Komisionit funksional para shqyrtimit të parë të Projektligjit për mbledhjen plenare, ka shqyrtuar në parim projektligjin.

Komisioni, pas shqyrtimit në parim të Projektligjit 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, vlerësoi se Projektligji i plotëson kushtet e parapara me nenin 54 të Rregullores së Kuvendit dhe të njëjtin ia rekomandon për votim në parim.

Zoti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe të nderuar kolegë deputetë, Po e shfrytëzoj rastin njëkohësisht të flas edhe në emër të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të them se kemi vlerësuar se ky Projektligj plotëson parakushtet për t’u votuar në parim dhe kurdo të vjen në seancë do ta japim votën pro. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit. Radha është e grupeve parlamentare. Zonja Ganimete Musliu në emër të PDK-së.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar! Edhe Grupi Parlamentar i PDK-së ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. I jep mbështetje në parim, ndërsa gjatë amendamentimit do të japim kontributin tonë përmes Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Zhvillim Rural. Kështu që ftoj të gjithë deputetët që ta përkrahin këtë ligj, sepse i plotëson kushtet që të kalojë në leximin e parë. Faleminderit!

152 KRYESUESI: Faleminderit! Salih Salihu, në emër të PSD-së.

SALIH SALIHU: Edhe Grupi Parlamentar i PSD-së e ka shqyrtuar këtë projektligj, i cili i ka objektivat të nxjerrë akte nënligjore në lidhje me zgjidhjen e ankesave dhe trajtimin e tyre nga komisioni profesional i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit. Pastaj ka si objektiv përcaktimin e rregullave për investitorë në lidhje me investimet në sektorin e shërbimeve të ujit si dhe përcaktimin e gjobave në lidhje me kundërvajtjet për ofruesit e shërbimeve dhe personin përgjegjës të ofruesit të shërbimit të cilët mund të dënohen për kundërvajtje në pajtim me dispozitat e Ligjit për kundërvajtje.

Pra Grupi Parlamentar i PSD-së e ka shqyrtuar këtë ligj dhe do ta japë kontributin brenda dy leximeve dhe tash për tash jemi dakord që të votohet në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti Veton, Berisha në emër të Grupit Nisma.

VETON BERISHA: Faleminderit, i nderuar kryesues! Edhe Grupi Parlamentar Nisma Socialdemokrate e ka shqyrtuar Projektligjin. E përkrahim në parim dhe kontributin tonë do ta japim ndërmjet dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Zoti Fikrim Damka, në emër të 6+.

FIKRIM DAMKA: Faleminderit, i nderuar kryesues! Edhe Grupi Parlamentar 6+ e përkrah plotësim-ndryshimin në këtë ligji, vetëm me një përjashtim dhe që do të bëjmë një rekomandim edhe si amendament te Komisioni funksional lidhur me nenin 20 në ligjin bazik ose në plotësim-ndryshim te neni 4. Te neni 2 ku flitet për objektet e kultit. Se e dini para 4 vitesh ne e kemi rregulluar këtë çështje, do me thënë e kemi rregulluar këtë padrejtësi të cilën e kanë bërë për objektet e kultit prej vitesh kur janë obliguar të paguajnë edhe rrymën, edhe ujin në një tarifë biznesore. Kështu që para 4 vjetësh e kemi rregulluar, por që tash prapë paraqitet si plotësim-ndryshim kjo çështje.

Unë besoj se nuk ka vend që edhe objektet e kultit të paguajnë për ujin. Kështu ne si grup parlamentar 6+ do të bëjmë një amendament ku do të cekim se objektet e kultit nuk do të jenë pjesë e pagesës së ujit, por objektet përcjellëse administrative faturohen me kategorinë e konsumatorëve shtëpiakë, ndërsa objektet përcjellëse fitimprurëse faturohen sipas tarifës për konsumatorë komercialë industrialë. Kështu që ky do të mbetet, por t’i largojmë objektet e kultit se nuk janë, një numër janë afër një mijë në tërë Kosovën, nuk janë më shumë. Por, nëse nxirret nga hidroregjionet sa paguajnë për dreka dhe darka, besoj se më shumë dalin se kjo shumë që faturohet për objekte të kultit. Faleminderit!

153 KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur për diskutim. Përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë diçka për të thënë. Edhe për këtë projektligj konsideroj që debati është kryer.

Vazhdojmë me pikën 19 të rendit të ditës:.

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. E ftoj zotin Fadil Beka që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe arsyetojë Projektligjin. Zoti Beka e keni fjalën.

FADIL BEKA: I nderuar nënkryetar i Kuvendit, zoti Haliti! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Në bazë të nenit 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 53 të Rregullores së Punës së Kuvendit, neni 5, paragrafi 1, pika 2 dhe neni 8 të Ligjit nr. 04/L-025 për Nisma Legjislative, jam i nderuar që në emër të deputetëve nënshkrues të kësaj nisme legjislative të paraqes para jush Projektligjin nr. 06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së për shqyrtim dhe miratim.

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së përmban 12 nene dhe shtojcën. Në përmbajtjen e vet shtjellon qëllimin, fushëveprimin, përkufizimet se çka është vlerë e luftës, obligimin dhe respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së me fletëarrestet ndërkombëtare me motive politike të lëshuara nga Serbia. Qëllimi i këtij projektligji është mbrojtja e vlerave të luftës që me sakrificën e UÇK- së, që me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e çmuar në luftën çlirimtare ishte faktor vendimtar për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Në nenin 3 të këtij projektligji përcaktohet çka është vlerë e mbrojtur e luftës si në vijim: Lufta e armatosur e popullit të Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja me qëllim çlirimin e Kosovës. Ushtria çlirimtare, formacioni ushtarak i armatosur i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative me zinxhirë komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm nën kontrollin civil të udhëheqjes politike me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat okupuese ushtarake policore dhe të administratës së Serbisë në Kosovë.

Veterani i UÇK-së, flamuri i UÇK-së, teksti i betimit të ushtarit të UÇK-së, stema e UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm, drejtoria politike, shtabet e zonave operative, arkiva e UÇK-se, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera. Po ashtu, me këtë projektligj në nenin

154 7 parashihet themelimi i muzeut të luftës me seli në Prishtinë, ku obligohet Qeveria e Kosovës që ta themelojë dhe ta funksionalizojë këtë muze brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Gjithashtu, me këtë projektligj caktohet 5 Marsi data e përkujtimit të luftës për çlirim, si dhe ndërtimi i monumentit qendror për përkujtimin e luftës për çlirim të popullit të Kosovës. Gjithashtu, me këtë projektligj parashihen masa ndëshkimore nëse shkelen dispozitat e këtij ligji dhe sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

Zbatimi i këtij ligji pritet të ketë implikime financiare. Detajet e kësaj kostoje janë të përcaktuara në formularin për vlerësimin preliminar të ndikimit financiar. Sa i përket përputhshmërisë së këtij projektligji me ligjet e Bashkimit Evropian, duhet theksuar se mbrojtja e vlerave të luftës nuk është rregulluar me legjislacionin e BE-së, por mbetet që secili shtet është i lirë që vlerat kombëtare t’i mbrojë me legjislacionin e vet.

Mbrojtja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga sfidat më të mëdha për shtetin e Kosovës, pasi me këtë mbrohet një nga vlerat më të rëndësishme kombëtare të të gjitha kohërave.

Të nderuar kolegë deputetë, Ju ftoj që ta miratojmë këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! E ftoj zonjën Teuta Haxhiu që në emër të komisionit ta japë arsyetimin e ligjit.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar ministra, Kolegë deputet, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në bazë të nenit 56 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018, e shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Arsyetim

Në bazë të nenit 56 të paragrafit 2 të Rregullores së Kuvendit, kemi shqyrtuar dhe vlerësojmë se projektligji në fjalë për Mbrojtjen e Vlerave të luftës së UÇK-së i plotëson kushtet e parapara

155 sipas nenit 54 të rregullores dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim. Njëkohësisht po e shfrytëzoj rastin që edhe në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim mbështetje të plotë këtij projektligji dhe njëkohësisht është shumë e rëndësishme që ky projektligj ka ardhur në këtë kohë kur shumëkush po tenton t’i degradojë vlerat më sublime të shtetësisë së Kosovës. Por, duhet që bashkërisht të punojmë në mënyrë që ky projektligj të ketë mbi të gjitha masat ndëshkuese më të detajuara në mënyrë që të shkojnë me rëndësinë që ka vet ligji.

Është shumë e rëndësishme të përmendet edhe njëherë që neni 7 që parasheh themelimin e muzeut për vlerat e luftës të bëhet sa më parë dhe të planifikohet buxheti për këtë projektligj. Pra, edhe njëherë i japim mbështetje të plotë dhe njëkohësisht do të punojmë si grup parlamentar që të japim edhe kontributin tonë që ta pasurojmë sa më shumë këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Abdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

ABDYL SALIHU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar me kujdes Projektligjin nr. 06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Qëllimi i tij është përcaktimi i masave lidhur me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në luftën çlirimtare të Kosovës ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Po ashtu projektligji e përcakton obligimin institucional dhe qytetarë për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë për miratimin në parim të këtij projektligji dhe do të japim kontributin tonë mes dy leximeve që ky projektligj të jetë jo vetëm i zbatueshëm, por të jetë edhe cilësor. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Driton Çaushi, në emër të PSD-së.

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kolegë deputetë, Në të njëjtën vij që ka mbajtur në mbledhjen e Komisionit për Arsim dua që prapë të shpreh qëndrimin tonë. Natyrisht si grup parlamentar ne e mbështesim me ligj, mirëpo unë do të doja që të merrja disa sqarime të paktën nëse është e mundur. Për qëllimin dhe idenë prapa këtij ligji. Pra, unë nuk e kam të qartë nëse kemi ardhur në një situatë të tillë, ku për të njohur dhe respektuar një vlerë sublime dhe të pakontestueshme na nevojitet një përpjekje e tillë që të

156 propozojmë të miratojmë një projektligj për t’u siguruar që këto vlera do të njihen dhe do të respektohen.

A i bie që deri më tani kemi dështuar dhe mbështetjen ose shpëtimin po e kërkojmë te një projektligj dhe kjo do të jetë siguria për njohjen e këtyre vlerave? Mendoj që është e qartë që ata që e kanë propozuar këtë projektligj janë pikërisht ata që kanë dështuar në njohjen dhe respektimin e këtyre vlerave. Përndryshe një veprim i tillë nuk do të ishte i nevojshëm. Nuk besoj që ka qytetar në Republikën e Kosovës, e sidomos deputetë në Kuvendin e Kosovës, të paktën duke përjashtuar Listën serbe, që e konteston njohjen e këtyre vlerave. Dhe, prandaj më duket ofendim pikërisht për këto vlera që duhet të ndërmarrim një veprim të tillë ligjor, absolutisht absurd. Po them prapë për vlera që do duhet të ishin të nënkuptueshme.

Unë, gjithashtu nuk e kam të qartë se cilat janë mekanizmat sesi do të mbrohen këto vlera. Pra, e kemi parë që pikërisht nga partitë në pushtet e sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës është dhënë kontributi më i madh që këto vlera të degradohen përgjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës.

Është një nen aty që i përcakton veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rast të arrestimeve të anëtarëve, pra veteranëve të luftës. Nuk përshkruhet se cili është mekanizmi ose cilat janë veprimet që kjo Qeveri ose këto institucione do të marrin në rast të këtyre arrestimeve. Mirëpo ne e kemi një përvojë të dështimit të plotë të institucioneve në të kaluarën kur këto arrestime kanë ndodhur. Pra, një impotencë të plotë dhe dorëzim para autoriteteve serbe, pas asnjë masë qoftë reciprociteti ose qoftë një masë të arsyeshme të reagimit, dhe vetëm duke u mbështetur në përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare.

Po them këto janë shqetësimet e mia dhe mendoj që është tragjike që kemi ardhur në një kohë të tillë dhe në gjendje të tillë që këto vlera të kenë nevojë për një projektligj për të marrë respektin dhe njohjen që e meritojnë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, zoti Rexhep Selimi.

REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti nënkryetar! Duke e ditur se në cilat rrethana po funksionin Parlamenti i Kosovës, kur opozita ka tashmë një qëndrim të vetin karshi rrjedhjes së seancave. Kur opozitës i është mohuar diskutimi për çështjet e kërkuara edhe në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme. Kur opozita ka paraqitur edhe mocione për gjëra të tilla, po në rrethanat kur edhe mazhoranca nuk ka më shumë sesa 20 deputetë me sa po shoh këtu në seancë, e në anën duke e vlerësuar se ky ligj është një ligj që ka një seriozitet të vetin brenda tij, nuk do duhej të radhitej sot në agjendën e punës së Kuvendit.

157 Edhe për seancën e kaluar pati fjalë dhe llafe sa i përket ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Nuk do duheshin që as ai ligj e as ky ligj, nëse vlerësohen deri në këtë shkallë, të vinin në seancë në këto rrethana krejt të pazakonshme për Kuvendin e Kosovës. Konstatoj që Kuvendi i Kosovës nuk është në rrethana të zakonshme, kur opozita sot nuk është sallë, kur opozita sot ka probleme me qeverisjen dhe me mazhorancën. Pra, nëse e shihni kaq serioze këtë temë dhe nëse doni që edhe opozita të jetë pjesë e këtyre ligjve të rëndësishme, atëherë nga sponsorizuesi që këtë debat ta rendit për një seancë tjetër ose ta rendiste për një seancë tjetër, dhe ne do të jepnim kontributin tonë.

Mosprezenca jonë sot, nuk ka të bëjë me këtë projektligj. Ju e dini pse sot opozita nuk është në sallë. As mosprania në seancën e kaluar ku ishte projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk kishte të bënte me të, prandaj mendoj që këto ligje të rëndësisë së veçantë, këto ligje që na bashkojnë siç ishte edhe projektligji për FSK-në dje, nuk do duhej thjesht të përdoreshin për ta sjellë opozitën në seancë.

Normalisht që këtë projektligj dhe projektligjet e ngjashme ne edhe do ta jepnim kontributin tonë dhe do t’i mbështetnim me kontributin tonë edhe me votë këto ligje, por krijoj nga ju dhe nga sponsorizuesit në këtë rast që këtë projektligj ta tërheqë dhe ta sjellë në Kuvend në rrethana të zakonshme që ne të japim kontributin tonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, Rexhë! Ne jemi në seancë, po ju presim që të vini. Do t’ju presim sot, nesër kurdo që do të dëshironi të jeni të gjithë deputetët. Keni qëndrimin tuaj politik. Është e drejtë e sponsorizuesit që ta tërheqë në qoftë se e mendon kështu siç po thua ti. Po ne po vazhdojmë me seancën, me debatin.

E drejta e juaj është që të kërkoni prapë që të ri-debatohet për të gjitha çështjet mund të kërkoni, dhe unë besoj që mund të trajtohen. Kjo çështja e rezolutave dhe këtyre problemeve që në dukje janë si të qëllimshme dhe politike nga shumë palë. Mendoj që po ndikojnë pikërisht për ta bllokuar Parlamentin. Rregullat në të gjitha parlamentet e botës janë; në qoftë se nuk kalon me një votim, në votim e parë, asnjë çështje, cilado qoftë ajo nuk mund të risillet në Parlament brenda gjashtë muaj ditësh.

Ne votojmë nga pesë herë një çështje në Parlament deri sa i gjejmë disa numra edhe e kalojmë. Pra, përgjegjshmëria jonë si deputetë, lidhet edhe me rregullat që i kemi të vendosura në Parlament. Unë shpresoj që në të ardhmen nuk do të jetë kjo situatë, do të ndryshojë dhe vet fakti që çështjet që mund t’i kthehen sponsorizuesit për arsyet që nuk i ka votat në Parlament do të ndikojë që të mos na vijnë sa rezoluta të cilat shkruhen pas darkës edhe sponsorizohen nga individë dhe jo përmes komisioneve parlamentare se ç’është e vërteta edhe rezolutat do duhej të kalonin përmes komisioneve përkatëse parlamentare dhe pastaj të vinin në Parlament.

158 Duke i shqyrtuar edhe problemet që kanë të bëjnë me çështjet që ngritën, raportet me të drejtën kushtetuese dhe me ligjet. E kemi një Parlament shumë liberal do të thosha, më shumë se që do duhej me funksioni, sepse nganjëherë po bëhet edhe joserioz nga propozimet dhe mospasja e mundësisë që të votohet, dhe siç e thatë edhe ju ose dikush tjetër më herët, që për inat të njërës palë nuk voton pala tjetër.

Unë mendoj që deputetët kanë parasysh që çdo propozim që bëhet të bëhet në interes të përgjithshëm, në interes të qytetarëve dhe të interesave të veçanta sikurse është edhe ky ligj për të cilin po diskutojmë sot. Kështu që unë e respektoj mendim tuaj, po nuk mund ta tërheq sepse nuk kam as kompetenca që ta tërheqë. Faleminderit që e dhatë mendim tuaj. Replikë zoti Selimi.

REXHEP SELIMI: Kushdo që e kupton si maltretim fjalën kur unë kam të drejtë replike mund të dalë vetë, e jo t’u kërkojë të tjerëve të dalin. Ne dalim kur duam ne, ju kur të doni ju!. Dhe, pastaj... Faleminderit, ju thatë që po ju presim të ktheheni në sallë. Faleminderit që po na prisni zoti Haliti, por edhe ne po presim diçka. Presim që ju të reflektoni në një kërkesë bazike të opozitës për të diskutuar.

Pra, ne po presim që mazhoranca ta respektojë të drejtën e opozitës për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme dhe ne këtë e kemi kërkuar dhe jemi në pritje të saj. Sot pse unë jam këtu prezent jam edhe njëherë që të shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në ligje të veçanta siç dhamë edhe dje për FSK-në, edhe siç e dhamë kontributin edhe dje duke i tejkaluar edhe qëndrimet tona për marrëveshjen ndërkombëtare.

Ju e keni sjellë këtë ligj në këtë rend të ditës, vetëm mos na thoni nesër se ne jemi kundër UÇK- së dhe kundër Mbrojtjes së Vlerave të UÇK-së pse s’jemi sot këtu, siç na thatë dje, që ne nuk ishim në një mbledhje të caktuar të Kuvendit dhe na thoshit se ne jemi kundër Kompleksit “Adem Jashari”. Mos i përdorni pastaj këto që kush nuk është sot prezent është kundër Mbrojtjes së Vlerave të UÇK-së, sepse pastaj do të del që edhe 60% ose më shumë të mazhorancës janë kundër këtyre vlerave. Sepse, edhe njëherë po e theksoj, janë vetëm 20 deputetë të mazhorancës në Parlamentin e Kosovës.

Prandaj, kërkoj edhe njëherë që t’i shfrytëzoni mundësitë siç i shfrytëzuat që në një seancë tjetër të japim kontributin tonë kur ka rrethana të zakonshme. Konstatoj edhe njëherë që në Kuvendin e Kosovës këto nuk janë rrethana të zakonshme kur opozita mungon në seanca. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Mirë, unë jam duke replikuar me të. A replikave ti me mua apo me atë. Mirë, mirë tash ta jap fjalën veç mos u ndezë pash Zotin! E ke fjalën Teutë! Vetëm desha t’ia kthejë edhe unë Rexhës!

159 Unë e kuptoj shumë mirë dhe unë e di që asnjë Parlament në botë nuk është i plotë pa opozitën brenda, edhe në kushtet kur mund t’i ketë edhe 2/3 e votave. Po shpresoj dhe po besoj që edhe ju që e keni kërkuar debatin do ta përsërisni nëse është anuluar debati, se unë nuk e kam të qartë tamam se çfarë kërkesën tuaj. Përsëriteni edhe njëherë kërkesën, qoftë përmes përfaqësuesit tuaj në Kryesi qoftë me shkrim, dhe unë po besoj që Kryesia do ta rishqyrtojë dhe do ta shohë se kur mund të vijë në Parlament.

Askujt për çështje që nuk janë antikushtetuese që nuk janë në kundërshtim me ligjet nuk mund t’i ndalohet debati në Parlamentin e Kosovës për çështje që janë me interes publik. Nuk ka kaluar me votim apo çfarë ka ndodhur nuk e di. Dy javë kanë kaluar me kësi kërkesa për debat. Mekanizmat për t’i zgjidhur këto probleme ekzistojnë. Të metat janë në sistem. Të metat janë edhe në rregulla që i kemi, por sidoqoftë, unë nuk e thash sa për ta lagur gojën që po ju presim. Ndoshta dikush mund të hatërohet nga kjo, por vërtetë mendoj që edhe opozita mbetet keq nëse nuk është e pranishme për të debatuar dhe për ta kundërshtuar pozitën.

Në votim mund të mos marrë pjesë, mund të votojë kundër, por edhe interesi publik për juve edhe elektoral është që ju të jeni dhe ta thoni fjalën tuaj këtu në Parlament, dhe jo të flasim pastaj të gjuhemi përmes mediumeve.

Është më mirë për juve, mendoj edhe si opozitë, por edhe për neve të gjithëve që të debatojmë dhe të reflektojmë në qoftë se edhe ne gabojmë në ndonjë ligj ose ndonjë çështje që ka të bëjë me interesin publik.

Zonja Haxhiu e ke fjalën që të replikosh me zotin Selimi.

TEUTA HAXHIU: Rexhës i humb rruga në oborr, edhe VV-së, se vjen këtu pa shokë që ta mbrojë një ligj për vlerat e luftës. Kur VV-ja vjen në Kuvend vetëm për t’i mbrojtur ligjet të cilat i ka 100% plagjiaturë. Pra, këtyre vërtetë ju ka humbur rruga në oborr, sepse nuk kanë participuar dhe nuk kanë kontribuar as në rezolutat që kanë dalë prej një subjekti që kanë rrugëtuar bashkë, prej PSD-së, dhe pikërisht aty ku nuk kanë dhënë kontribut, atëherë herë kanë ardhur sot në këtë situatë e nuk po e dinë as vet ku janë.

Pra, normal që po them që mos na maltretoni, dilni në bufe e bëni dialog, mirëpo nëse sot do duhej të ishte kompetent dikush, është Rexha me shokë që do duhej të jepte kontributin për këtë ligj, por pe shihni se ka mbetur vetëm ngase vërtetë e kanë humbur rrugën në oborr. Prandaj edhe njëherë; vendi është këtu në Kuvend, e jo në rrugë e as nëpër ekrane ku shumë herë janë kritikuar edhe qeveritarët pse po na shikojnë prej ekranit.

Deputetët e kanë këtu vendin. Kurse sa për monologë mund lirisht të dilni në bufe atje që të bëni edhe ju nënkryetar, edhe Rexha!

160 KRYESUESI: Zoti, Rexhep Selimi. Unë nuk dua të bie në nivelin tënd të diskutimit. Nuk e kam ndërmend të bie në nivelin tënd! Rexhë, e ke fjalën nëse dëshiron.

REXHEP SELIMI: Tash unë vërtet nuk kam ardhur edhe të flas me këtë nivel kaq të ulët mes kolegëve, edhe nuk kam ardhur në fakt të flas me Aleancën as me deputetët e mazhorancës. Sot kam ardhur të kërkoj nga ju si kryesues edhe si udhëheqës i kësaj seance. Meritoni vërtetë një përgjigje, po s’mundem që ta kthej sepse më duhet të bie në nivel shumë të ulët për ta kthyer përgjigjen.

KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Zafir Berisha në emër të Nismës.

ZAFIR BERISHA: Faleminderit, kryesues! Faleminderit edhe juve Rexhë për kontributin e madh që dhatë. Vërtet në këtë moment vjen në shprehja ajo thënia popullore: “Më mirë vonë sesa hiç”. Qëndron ndoshta edhe mendimi se diçka që është vlerë e pakontestueshme e të gjithë qytetarëve nuk ka nevojë të ketë ligj, sepse vlera është vlerë, por kur dimë rrjedhat që nga ‘99 atëherë detyrimisht duhet të merremi edhe me këtë çështje, dhe unë po mendoj që për vet faktin që rrjedhat rreth vlerës së UÇK-së nuk kanë shkuar si duhet, atëherë mendoj se ligji është në rregull, dhe ne si Nismë Socialdemokrate do ta japim kontributin tonë veçanërisht në nenin 3, por edhe nenin 9 të këtij ligji, ku sponsoruesi i ligjit mendoj se është dashur të ishte më i qartë, veçanërisht te masat ndëshkimore, sepse vetë ligji, inicimi i ligjit është një përgjigje e keqpërdorimit të vlerës së UÇK-së, përderisa e ka këtë qëllim, unë po mendoj që masat ndëshkimore duhet të jenë më të ashpra. Se janë keqpërdorur vlerat e mirëfillta të këtij vendi, vlerat e UÇK-së, unë mendoj se s’ka koment, të gjithë e dinë, lloj-lloj njeriu është thirrur në emër të UÇK-së, lloj-lloj njeriu është prezantuar komandat, ushtar e çka di unë dhe në mënyrë më jonjerëzore, diçka që vërtet është për t’u vlerësuar dhe diçka që ia ka sjellë edhe dritën, edhe diellin, edhe shpresën këtij populli është UÇK-ja.

Ju e dini që ekziston Ligji për UÇK-në, për veteranët, për invalidët. Siç e dini, edhe ai ligj është keqpërdorur dhe janë shfrytëzuar nga matrapazët zbrazëtirat ligjore që thjesht njerëzit e pandërgjegjshëm edhe në emër të luftës së UÇK-së kanë përfituar.

Prandaj, po mendoj se ligji si iniciativë është e mirë, duhet mishëruar, t’i jepet përgjigje gjithë asaj që ka ndodhur dhe, në fakt, mund ta parashihet se mund të ndodhë rreth vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Kinolli, në emër të Grupit Parlamentar 6+.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar ministra, Kolegë dhe kolege deputetë,

161 Edhe ne si Grup Parlamentar 6+ e kemi shqyrtuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Mendoj se paksa është i vonuar, mirëpo më mirë vonë se fare dhe ne do të japim kontributin tonë mes dy leximeve dhe do të japim votën pro, do ta përkrahim këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Dragusha.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Iniciativa e kryetarit Veseli për sjelljen e Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së është një nga iniciativat më të qëlluara që kanë ardhur ndonjëherë në këtë Kuvend, edhe pse pajtohem me parafolësit e mi se, pak e vonshme, por më mirë vonë se kurrë.

Me këtë projektligj mbrohen vlerat themelore mbi të cilat qëndron ky shtet, siç janë lufta e armatosur e popullit e Kosovës e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak, veterani i UÇK-së, flamuri i UÇK-së, teksti i betimit të ushtarit të UÇK-së, stema, Shtabi i Përgjithshëm, drejtoria politike, shtabet e zonave operative, arkivat e UÇK-së dhe komplekset memoriale.

Unë po ashtu pajtohem me parafolësit, të cilët thanë se ky projektligj duhet të harmonizohet me legjislacionin në fuqi, në mënyrë që të fuqizohet dhe të bëhet i zbatueshëm, ndryshe nuk mund të sjellim ligje të kësaj rëndësie që nuk do të mund të implementoheshin, pra gjithë këto vlera të mos mund të mbroheshin.

Nga ana tjetër, dëshiroj t’i them kolegut tonë nga Vetëvendosja se agjendën e Kuvendit nuk mund të na e bëjnë këta, Kuvendi është një institucion shtetëror dhe jo një seksion i Vetëvendosjes, këta thonë që kemi qëndrime të qarta, mirëpo këto qëndrime ne, në fakt, nuk i kemi edhe aq të qarta, se herë vinë e herë nuk vijnë.

Kur i kanë projektligjet e veta, të cilat janë kundërkushtetuese, shpeshherë kundër të drejtave të njeriut, këta vijnë, kur i kanë propozimet e tyre për bashkëshortë, për borde, të cilat i votojnë, vijnë, pastaj dalin, prandaj qëndrimet nuk i keni edhe aq të qarta, ne prapë qëndrojmë të hapur për të çuar agjendën e Kuvendit përpara. Faleminderit!

KRYESUESI: Rexhep Selimi, replikë!

REXHEP SELIMI: Para se të shkoj, e ju mos ma përmendni emrin, që pastaj të ma mohoni të drejtën.

162 Dëgjo, zoti Haliti, Kur po shoh që zonja Thaçi është në mbrojtje të UÇK-së, edhe zoti Kinolli, në mbrojtje të UÇK- së, neve na kundërshtoni ose na konsideroni që jemi kundërshtarë të UÇK-së, se s’marrim pjesë në një seancë të caktuar, siç ndodhi edhe herën tjetër, dje e pardje. Atëherë unë po mendoj që ju mund ta vlerësoni vetë se sa seriozisht jeni duke e trajtuar këtë temë.

Nëse doni ta trajtoni seriozisht këtë ligj, nëse doni ta trajtoni seriozisht këtë temë, atëherë, të lutem, të jeni më serioz edhe ju dhe t’i krijoni mundësi edhe Kuvendit në total që të japë kontributin. Është e kuptueshme që ne kemi çfarë të themi, është e kuptueshme që ne kemi çfarë të kontribuojmë, është e kuptueshme që edhe ne kemi vërejtjet tona. Nëse doni ta ndani këtë ligj me gjithë Kuvendin e Kosovës, sot nuk e ka vendin në këtë agjendë, kaq kisha unë, kjo ishte kërkesa ime, ju edhe mund të vazhdoni, ju mund të aprovoni nëse keni numra, po mendimi im është që ju të bëni të mundshmen që në një seancë më normale ta konsideroni këtë ligj dhe nëse ju vlerësoni që është serioz, ta konsideroni më seriozisht.

Unë nuk kam çka të shtoj në këtë mes dhe sot nuk kam ardhur këtu të debatoj me kolegët e mi. Sido që të jetë, kërkesa ime ishte në emër të Grupit tim Parlamentar dhe sot këtë kërkesë e bëra në emër të gjithë atyre që mendojnë që mund të kontribuojnë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë, të cilët sot nuk janë prezentë këtu.

Kaq kisha, ju vazhdoni tash me debatet, ju vazhdoni me polemikat, ju vazhdoni mbroni luftën e UÇK-së, vazhdon vlerat e mbrojtjes së UÇK-së, ne po vazhdojmë në kursin tonë politik ashtu siç kemi thënë.

KRYESUESI: Faleminderit, Rexhë! Shpresoj që në seancën e ardhshme do të ndryshoni qëndrim e do të vini në seancë.

Zonja Dragusha, kundër-replikë, ke të drejtë, nëse je paraqitur.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: I nderuar Rexhep Selimi, Është hera e parë që po ta përmend emrin në këtë legjislaturë, ne njihemi edhe përpara, po këtu është hera e parë që po të përmend.

Megjithatë, kjo është vazhdimi i seancës së djeshme, kur Vetëvendosja kishte deklaruar që do të vijë në këtë seancë dhe e ka ditur çka kemi në agjendë.

E dyta, ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë vlerat e UÇK-së, po zoti Selimi ka marrë barë të rëndë ta mbrojë Vetëvendosjen vetë, më mirë ta mbrosh UÇK-në se Vetëvendosjen. Faleminderit!

KRYESUESI: Në rregull! Zoti Kinolli, urdhëro!

163 ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Megjithëse nuk është këtu zoti Selimi, mirëpo unë në fjalimin tim as nuk e përmenda emrin e zotit Rexhep Selimi, as të Vetëvendosjes, ne po mundohemi, si zakonisht dhe tradicionalisht, të japim kontributin tonë në të gjitha projektligjet, e sidomos kur janë vlerat e luftës së UÇK-së.

Ne gjithmonë kemi pasur qëndrim të qartë dhe kemi qenë dhe kemi qëndruar gjithmonë pro këtyre vlerave, kështu jemi munduar të sillemi gjithmonë edhe në vepër, po edhe gjatë fjalimeve tona dhe deklarimeve tona në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mirëpo, nëse për kontributin tonë dikush nuk është i njoftuar, nuk e di, me rëndësi që e di populli dhe e dinë ata që dinë të vlerësojnë dhe që është dashur të dinë dhe që duhet të dinë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Ganimete Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar! Më vjen keq që nga kjo foltore duhet t’i drejtohem karrigeve të zbrazëta të Lëvizjes Vetëvendosjes, po shpresoj që janë duke na parë përmes televizorit.

Dhe dua t’i falënderoj shumë edhe t’i përgëzoj për përkushtimin e tyre që kanë qenë dje dhe i kanë votuar ligjet që i kanë pasur të bëjnë me ushtrinë, që janë ligje të nivelit nacional, gjithashtu edhe Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, por unë besoj shumë që në kuadër të rendit të ditës që ata e kanë marrë qysh herët dhe e kanë pasur edhe dje para vetes kur kanë qenë këtu në seancë, e kanë parë që sot në rend të ditës është edhe ky ligj. Unë konsideroj që ndoshta busulla ose gjeneza e rëndësisë së veçantë e të gjitha atyre ligjeve që i kemi votuar dje dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i kemi ratifikuar dje edhe me përkrahjen e Vetëvendosjes, do të duhej të ishte ky ligj, sepse falë këtij institucioni si ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, falë vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne jemi sot këtu.

Ju referua Rexhep Selimi paraprakisht, sepse e paralajmërova që do t’u përgjigjem edhe fjalimeve tona edhe dje që i kemi mbajtur, edhe sot.

Nuk është mirë të dezinformohet opinioni edhe të viktimizohemi, duke thënë se po na thoni kështu a po na thoni ashtu.

Unë as dje, në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk e kam krahasuar Vetëvendosjen me Listën serbe, i keni incizimet, ka qenë transmetimi live, e keni transkriptin e Kuvendit, në asnjë moment nuk e kam përmendur, edhe sot askush në këtë sallë nuk tha që Lëvizja Vetëvendosje është kundër UÇK-së. Ajo çka ne po kërkojmë sot është që Lëvizja Vetëvendosje sidomos është dashur që sot të jetë këtu në sallë dhe thjesht të debatojë dhe të kontribuojë në miratimin e këtij ligji që ky ligj të jetë sa më i mirë, ky ligj të jetë vërtet një ligj i dinjitetshëm për të mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

164 Prandaj, të mos dezinformohet opinioni, sepse thjesht askush në këtë sallë nuk tha që Lëvizja Vetëvendosje është kundër UÇK-së, po Lëvizja Vetëvendosje është duke u munduar çdo herë që agjendën e vet personale t’ia imponojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e ditur që është e pamundur, në asnjë rrethanë nuk mundet Kuvendi i Republikës së Kosovës t’u nënshtrohet agjendave partiake, politike, aq më tepër një partie politike në miniaturë siç është Vetëvendosja.

KRYESUESI: Zoti Demaliaj e ka fjalën.

SHKUMBIN DEMALIAJ: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Nuk jemi në rrethanën më të mira as vetë ne si pozitë, në rastin e sotëm, për të debatuar shumë gjatë dhe t’i ekzagjerojmë problemet, për shkak se edhe ne si mazhorancë nuk po jemi në përgjegjësinë e duhur me pjesëmarrjen tonë, kur po i votojmë ligjet ose kur debatojmë për ligjet.

Dihet angazhimi i shumë deputetëve, edhe kryetarin e Kuvendit sot nuk e kemi këtu për shkak të angazhimeve që është jashtë vendit.

Mirëpo eskalimi i debateve të natyrës të rikthimit të shumë problemeve që kanë ndodh kohën e fundit në Kuvend s’po na pëlqen.

E kemi një projektligj që ka kaluar nëpër komisione parlamentare, ka hyrë në agjendën e Kryesisë së Kuvendit, sot është para deputetëve, deputetët e kanë ditur, të gjitha partitë politike, të gjitha grupet parlamentare e kanë ditur çka ka në rend të ditës, dje e kemi votuar rendin e ditës.

Forma e debatit që po zhvillohet në Kuvend është për keqardhje nga grupet opozitare në këtë rast, që po nxitin edhe deputetë të pozitës për të reflektuar, kundërshtuar, edhe të replikojnë ndoshta nganjëherë më ashpër se duhet.

Nuk është temë e domosdoshme, zoti nënkryetar, për të na treguar qysh ta kthejmë edhe një herë rezolutën në Kuvend, kryetari i Kuvendit, zoti Veseli, i ka pritur në këtë sallë pa pozitën, i keni thënë nuk keni mundësi për të diskutua për një rezolutë për shkak se nuk i keni numrat. Dihet ajo çështja e inateve, tash ne jemi duke folur për diçka që ka ndodhur 20 vjet më herët dhe nuk kemi mundur të mbrojmë me ligj, edhe pse ligji ka, ky projektligj që është në lexim të parë ka shumë mangësi, që do të thotë nuk dihet as kush e mbikëqyr projektligjin, as cilat janë masat nëse shkelen këto dispozita ligjore, mirëpo hyrja dhe dalja e deputetëve të opozitës vetëm për të ardhur dhe të ngacmojnë një proces se gjoja nuk jemi kundër, po ne nuk marrim pjesë, kur nuk merr pjesë, je kundër. Nëse ka diçka që ata duhet t’i drejtohen Kryesisë së Kuvendit, mund t’i drejtohen, munden edhe me shkrim, por besoj se një formë e tillë e qasjes së opozitës ndaj gjithçka që është vlerë nuk mund të kontestohet me kusht.

165 Vetëm e vetëm për shkak se nuk ka pasur numra sot në mëngjes, kur i keni hapur punimet e seancës, vazhdimin e seancës, dhe ju keni thënë pritni vetëm le të bëhen numrat, po e hedh në votim, të trajtohet një temë që ata e kanë hapur në lidhje me plotësim-ndrysim në Kodin Penal, vetëm pse ju ke thënë të presin, e kanë lëshuar seancën. Ne nuk duhet të jemi subjekt i kërkesave dhe kushteve të tyre.

Ne e kemi pasur edhe një seancë para kësaj që e kemi mbajtur dhe e kanë parë se ne mund të funksionojmë edhe pa ta. Kanë kaluar më së pakti vetëm në lexim të dytë 7 apo 8 ligje dhe të gjitha raportet që kanë ardhur në Kuvend. Ata e dinë se Kuvendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. Kuvendi është duke i vazhduar punimet e tij të zakonshme, është gjithçka në rrjedha, mirëpo për teket apo qejfet e dikujt nuk funksionojnë.

Besoj se edhe dua t’ia them edhe opozitës dhe të gjithë atyre që e donë vendin e vet, UÇK-ja nuk është pronë private e askujt, UÇK-ja është e popullit, ne duhet të rregullojmë me ligje gjithçka çka është vlerë jona dhe është e domosdoshme, për shkak se jo gjithkush duhet ta baltosë këtë emër të madh që e ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur t’i teket dikujt vjen në minutën kur ka rendin dhe të dalin.

E dimë, më vjen keq se nuk është këtu zoti Selimi, po zoti Selimi ka çuar dorë prej UÇK-së me rastin e aplikimit të tij për veteran, ai nuk ka aplikua hiç, nuk ka aplikuar për statusin e veteranit. Ka thënë nuk kam aplikuar se ka qenë ligji i keq. Aplikimi ka ndodhur 6 apo 7 muaj pa u bërë ligji, të gjithë e dimë, ai s’ka aplikuar hiç, ka çuar dorë prej atij statusi, fatkeqësisht ndoshta ka bërë dikush shkelje, po shokët e tij nga Shtabi i Përgjithshëm nuk e kanë lënë atë po e nxjerr në publik për statusin e veteranit, po jo çdo herë dikush duhet kthyer ndonjë vlerë në pronësi, pavarësisht kontributit të madh që e ka dhënë.

Besoj se ne duhet të vazhdojmë, e bimë deri te leximi i dytë, në leximin e dytë, nëse ka rekomandime ndërmjet dy leximeve dhe ato amendamente, zotit Selimi me postë nëse ia çon Kuvendit dhe janë të domosdoshme, edhe ai e di se ne si mazhorancë dhe ne si shokë të tij do t’i fusim dhe do t’i sjellim në Kuvend si amendamente, po jo të trajtohet politikisht. Ka të drejtë ta trajtojë politikisht, por jo në kuptimin e injorancës dhe të kushtëzimit, për shkak se nuk iu ka pritur kur iu ke drejtuar, zoti nënkryetar sot, pritni derisa të bëhet kuorumi se po e kthej në votim atë çështje për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal, pse nuk po u pritet, le të na shikojnë, Kuvendi le t’i zhvillojë punimet, ne nuk guxojmë të ndalemi lidhur me çështjen.

Unë kërkoj falje se ndërhyra, edhe pse nuk doja, por po shoh ndonjëherë se po na nxitin, po na nxitin, edhe deputetët e mazhorancës po nxiten ndonjëherë pa nevojë, për shkak se ne e dimë trajtimin e temave qysh e bën opozita, respektivisht Vetëvendosja.

Të mos dalim jashtë nivelit të përgjegjësive tona. Faleminderit!

166 KRYESUESI: Faleminderit! Sidoqoftë, ne duhet ta respektojmë mendimin e kundërt dhe s’duhet të reagojmë për mendimin e kundërt, ne jem Parlament dhe për atë është pluralizëm.

Janë disa njerëz që nuk është mirë t’u tregohet diçka për UÇK-në, këtë duhet pasur parasysh të gjithë, mos u futni në këto gjëra, t’ia lëmë kohës.

Fjalën e ka Nait Hasani.

NAIT HASANI: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje për ministrat, Në Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës është mjaft interesant, pas kaq vjetësh të kërkohet mbrojtja.

Mendoj që një vlerë që është krijuar, janë qytetarët, populli ata që e mbrojnë.

Historia na ka mësuar që sa herë janë nxjerrë ligje dhe akte të ndryshme të mbrojtjes të personaliteteve të ndryshme, kemi pasur reaksione shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme të shkeljes së këtyre vlerave.

Mendoj që të gjithë ata që flasin për një mbrojtje të vlerës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çfarëdo forme, askush s’mund ta shkelë, askush s’mund ta nënçmojë as ta denigrojë.

Me asnjë ligj s’mund ta mbrojmë vlerën e luftës, përveç se ajo do ta mbrojë veten e vet, me punën e vet dhe me lirinë që i ka sjellë vendit.

Të gjithë të tjerat janë kode, të cilat do të sanksionohen dhe do të shkaktojnë pasoja.

Akti për nxjerrjen e një ligji duhet të marrë parasysh edhe pasojat e atij ligji. Asnjë këtu nuk i ka vlerësuar pasojat e këtij ligji që do të vijnë më tutje, e a do të mund të përballohen ato. Po megjithatë, një ligj i tillë a do t’i bëjë nder, a do të jetë i respektueshëm, a do të ketë një gatishmëri të qytetarëve të respektojnë dhe institucionet po ashtu të bëjnë ndëshkimin.

Ata që po flasin që UÇK është e këtij grupi a e atij grupi, është e popullit, buron nga populli, ka dalë në mbrojtje të popullit, kështu që vlerën e saj s’mund ta marrë asnjë grup politik, asnjë pari, askush, kështu që ta lëmë në mbrojtje të popullit vlerën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KRYESUESI: Zoti Milaim Zeka e ka fjalën.

167 MILAIM ZEKA: Faleminderit, nënkryetar! Unë mendoj që vetëm ligji, i cili do të aprovohej nga deputetët e Parlamentit të Kosovës me iniciativën e Nait Hasanit, Ligji për antishpifje, do t’i mbronte vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më së pari kisha dëshiruar të ndjekin shumë deputetë logjikën e kryesuesit të seancës, i cili në mënyrë të sinqertë i bëri thirrje Rexhep Selimit edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në qoftë se rezonojmë politikisht, po pa inate, pa inate politike, kurrë pozita nuk ka qenë në pozitë më të keqe, më të rëndë e më të vështirë. Nuk e kemi komoditetin të konfrontohemi me opozitën, sepse nuk jemi mazhorancë. Fati ynë është se më ‘zibidi’ se ne janë opozita, ne jemi të rrëzuar, ata janë krejt të vdekur, xhenazja nuk mundet të rrëzuar të të mëshojë shkelm e të na gjuajë në llagëm. Diferenca mes pozitës dhe opozitës është kjo: ne të rrëzuar për toke, ata xhenaze, ne po mendojmë që do të ringjallemi, ata nuk janë duke menduar për vete.

Ne e dimë që me fytyrë deri sot është duke na shpëtuar veç Partia Socialdemokrate që po rri me neve në sallë, Po bëri vaki e hidhërohen ata, po dola unë e i shava, e ata bëhen nervozë e dalin prej sallës, ne tani nuk kemi këtu çka rrimë, se nuk i kemi numrat.

Shumica e deputetëve të pozitës janë shumë joseriozë që nuk vinë të marrin pjesë as në seanca, as në ligje, janë statistika, e tjera, e tjera.

Jo rastësisht Nait Hasani me mbështetjen time edhe të disa anëtarëve të komisionit e kanë marrë iniciativën për nxjerrjen e një ligji për media.

Në 25 vende të Bashkimit Evropian shpifja dënohet me Kod Penal. Janë mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë, 80% që e kanë sharë, e kanë fyer, e kanë poshtëruar në mënyrën më banale dhe më ekstreme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vlerat e luftës, veteranët dhe sponsorisimin më të madh për krejt këto marri e poshtërsi e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës. Katër milionë euro ua keni dhënë ju prej Valës këtyre farë portaleve të faqes së zezës, nëntokës e mediave, që kanë bërë dokumentar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrafsh katër milionë, katër milionë i ka dhënë Vala. Ky tha m’i keni dhënë, se tash çka jepet, jep AAK-ja, se këta e kanë çuar drejtorin në Vala tash, i kemi ndarë senet, ju e keni marrë KEK-un, këta e kanë marrë Valën, çka të sponsorizojë tash media e nëntokës ruse-serbe që janë të përkthyera në gjuhën shqipe në Kosovë, përgjegjësinë e mban Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. A e di kush u tutët portaleve, gazetarëve faqezinj, jo gazetarëve të vërtetë, se gazetarëve të vërtetë duhet t’u tutet gjithkush.

Vetëm ata që kanë bërë 1 milion të zeza thonë: “Qe para, veç mos shkruaj për mua zi e terr”. Nuk ka, nuk po dua ta keqpërdor foltoren, besoj që kryesuesi i seancës dakordohet me mua, është

168 një gazetë, e cila prej vitit 2000 e deri sot, edhe gjatë luftës nuk ka faqe të zezë që s’ka shkruar për njerëzit e luftës. Merreni, shikoni aktakuzat e Gjykatës Speciale, mund të bëhen vetëm duke u bazuar në artikujt e asaj gazete. Është Televizioni T7, i Berat Buzhalës, që thirr kriminelë të gazetarisë e të nëntokës ruso-serbe, siç është Vehbi Kajtazi, e ai miciculi e piciculi Parim Olluri, që hanë m... në studio të televizionit, Kërkoj falje!

(Ndërhyrje)

Shqipe, ulu ti, unë jam duke folur, unë e marr përgjegjësinë, që dalin e fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që i fyen personalitetet, që e fyejnë AKI-në dhe thonë që AKI-ja ka dezinformuar për vrasje dhe i kanë çuar dezinformata Gjykatës Speciale se gjoja këta qenkan ekspertë. Atëherë, ju lutem, qysh do t’i mbrojmë ne vlerat e luftës kur ne i sponsorizojmë njerëzit e tillë dhe u japim para t’i shajnë vlerat e luftës.

Fadil Beka, të kam pasur shok klase, që kam respekt, që je njëri prej emblemave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, je njeriu nga më meritorët për atë ushtri, nuk mbrohen vlerat kur ish- shokët e tu dhe shokët e mi u dhënë para edhe në konto, edhe nëpër gjepa këtyre faqezinjve që ta shajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe me Adem Jasharin janë tallur këta njerëz dhe janë thirrur në lirinë e fjalës. Prandaj, të bëj thirrje zoti Hasani që ta ndiqni shembullin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të mos i dëgjosh ata emisarë që kanë ardhur në Kosovë të bëjnë luftë speciale dhe luftë vëllavrasëse duke u thirrur në emrin e mbrojtjes së lirisë së fjalëve dhe të gazetave, të portaleve e të gazetarëve. Nuk është liri e fjalës t’i thuash njeriut “kriminel, vrasës, hajdut, spekulant”, ta akuzosh. Unë mund ta lejoj një gazetar të thotë që Milaim Zeka kur ka lindur, ka lindur me gjashtë gishta, sepse është e vërtetë që i kam pasur gjashtë gishta, por jo të të bëhet gazetari prokuror. Jo prokurori të ngre aktakuzë ndaj njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e një shkrimi në një portal, i cili investohet e financohet nga nëntoka serbo- ruse.

Ore, po çfarë vlerash duam t’i mbrojmë ne kur Shkumbini, Agim Çeku, zoti Buja, njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot janë nën akuzë! Çfarë vlerash do të mbrojmë ne të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur bijtë e UDB-ashëve, gazetarë e spiunëve të Serbisë, bëjnë hajgare me veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? E, shikoni, ky nuk ka qenë ushtar, qe po figuron në listë, a po e sheh mashtruesin! Ne i kemi lejuar këto gjëra. Ne i kemi nxitur këta njerëz të bëjnë hajgare me neve, ne, sepse unë edhe Nait Hasani për problemet tona personale, kemi kaluar në luftën e rrafshit politik dhe i kemi thënë gazetarit: “Mshoj ti pak Naitit, se mirë je duke ia bërë!” Prandaj, unë edhe një herë, ligji është brilant, situata nuk është e mirë, situata nuk është serioze, ju lus, i nderuar Fadil Beka, unë po të them shpirtërisht, me sinqeritetin më të madh, bëje tërheqjen deri të bëhet normalizimi i jetës parlamentare në Parlamentin e Kosovës. Jam i bindur që edhe opozita do ta mbështesë këtë ligj. Faleminderit!

169 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Fadil Beka ka replikë.

FADIL BEKA: Faleminderit, nënkryetar! Unë vetëm desha në emër timin si deputet, në nenin 3 të këtij projektligji, ku përcaktohen vlerat e luftës, që si vlerë e luftës të futen edhe ambulantet dhe spitalet ushtarake. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Pantina e ka fjalën.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Po flasim për Ligjin për vlerat e UÇK-së, po ka edhe shumë vlera të tjera, për të cilat ne duhet të diskutojmë fillimisht, e jo të bëjmë ligje, sepse gjithçka nuk mund të sanksionohet me ligj, por megjithatë janë disa rregulla edhe brenda seancës edhe për gjuhën.

Unë e kam koleg edhe në komision zotin Zeka dhe shpesh kemi diskutuar edhe për gjuhën e tij dhe dua të shpreh vërejtjen time për disa fjalë që i përdori këtu, por edhe për diskutimin që ishte krejt jashtë temës. E një nga çështjet që ai e ngriti në diskutimin e tij tha që PSD-ja është këtu dhe po na e bën kuorumin. Unë dua ta sqaroj edhe për zotin Zeka, edhe për të gjithë deputetët këtu, por edhe për qytetarët, ne jemi këtu sepse e kemi obligim kushtetues, nuk jemi këtu t’ia bëjmë kuorumin as pozitës, por nuk jemi këtu as për inat të opozitës. Secili prej nesh e ka obligim të jetë në Kuvend, jo vetëm për ligjet që na pëlqejnë, jo vetëm për ligjet që ne i sponsorizojmë, por për të gjitha ligjet që vijnë këtu. Ne i votojmë ligjet jo pse janë ligje të Qeverisë, jo pse janë ligje të AAK-së apo të PDK-së, por sepse janë ligje që e përmirësojnë jetën e qytetarëve të këtij vendi. Kur ne pajtohemi me përmbajtjen e atyre ligjeve, e japim votën tonë pro, kur ne nuk pajtohemi dhe i kemi vërejtjet tona për ato ligje, ne i votojmë kundër ose kur janë tejet të dëmshme mundohemi t’i ndalojmë dhe të mos votohen hiç, por prezenca jonë këtu është sepse e ndjejmë dhe besojmë se e kemi obligim, e nuk jemi as për hatër të partive që janë në Qeveri, e as për inat të partive të tjera që janë në opozitë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Muharrem Nitaj e ka fjalën.

MUHARREM NITAJ: Faleminderit, nënkryetar! Kolegu Zeka për çka ka folur në televizor ka shkuar në burg, kolegu Zeka akoma është në masë të arrestit shtëpiak. Unë e kam mbrojtur në momentin që u dha lajmi që Zeka për ato që i ka transmetuar në televizion është arrestuar, kam qenë kundër që një deputet i Kuvendit të Kosovës të arrestohet për çfarë deklaron në publik, por e ndjej për obligim që të distancohem nga një pjesë e fjalimit të zotit Zeka sot në Kuvendin e Kosovës, nga diskursi i tij publik.

Ai, në fakt, po i akuzon disa njerëz, në të njëjtën formë po e kthen përgjigjen e tij. Unë besoj që zoti Zeka duhet të jetë më i kujdesshëm në diskursin e tij publik, mendoj që nuk duhet që edhe vetë Zeka ta përdorë të njëjtën armë ose të njëjtën formë komunikimi për çfarë po i akuzon të

170 tjerët. Unë kam përshtypjen që Milaim është mirë që për disa fjalë që i fole në foltoren e Kuvendit të Kosovës të kërkosh falje publike, ndoshta je rrëmbyer. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Zeka, kundër-replikë!

MILAIM ZEKA: Unë kërkoj falje publike për atë llafin që më shpëtoi, ani se ishte shumë me vend, por kërkoj falje publike për hir të opinionit edhe të kolegëve. Sa i përket replikës time me Shqipen, dëshiroj të them që nuk ka kurrfarë marrje pse janë në Kuvend të Kosovës, por ju kisha këshilluar si parti politike mos u mundoni të luani rolin e LSI-së në Shqipëri mirë me të gjithë.

Unë mendoj që reagimi juaj është i mirë që qëndroni këtu dhe nuk e pata me kurrfarë qëllimi të keq që thashë po na bëni kuorum. Jo që e bëni kuorumin për ne, kuorumin e bëni për qytetarët e Kosovës, jo për asnjë parti politike, asnjë grup politik. Ligjet nuk mund të shkojnë përpara në qoftë se s’ka kuorum dhe në qoftë se deputetët nuk janë në sallë. Ky ishte qëllimi i asaj çka unë ju parafrazova juve edhe ju lavdërova, edhe ju respektova. Edhe unë në Parlament të Kosovës jam deputet i pavarur, edhe unë kur mendoj që është në interes të qytetarëve të Kosovës e bëj kuorumin, kur mendoj që një iniciativë është në interes të qytetarëve të Kosovës, qoftë prej Vetëvendosjes, qoftë prej juve, qoftë prej Lidhjes Demokratike të Kosovës, unë e përkrah atë iniciativë dhe e kam bërë prej fillimit që jam deputet. Sa i përket Muharremit, Muharrem ke shumë të drejtë dhe të kërkoj falje edhe ty edhe kolegëve të tjerë.

KRYESUESI: Nuk ka tjerë të paraqitur. Zoti Beka, e dëshironi prapë fjalën? Urdhëro, si sponsorizues i ligjit ke të drejtë!

FADIL BEKA: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Unë u bëj ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të kontribuojnë për këtë projektligj mes dy leximeve. Kontributi i secilit është i çmuar, në mënyrë që ta bëjmë një ligj sa më të mirë, njëherësh ftoj që ta votojmë dhe ta miratojmë këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Po e shqyrtojmë edhe pikën e 20 të rendit të ditës dhe pastaj po shkojmë në pauzë, meqenëse ministri ka një obligim si institucion.

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik

Komisioni Funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Administratës Publike, zotin Mahir Jagxhillar, që të paraqesë dhe të arsyetojë projektligjin. Zoti ministër, e ke fjalën.

MINISTRI MAHIR YAĞCILAR: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit! I nderuar ministër,

171 Të nderuar deputetë, Më lejoni që në hyrje të bëj një vlerësim të përgjithshëm sa u përket edhe tri ligjeve, të cilat janë në pako në fushën e Administratës Publike.

Ministria e Administratës Publike, duke u bazuar në Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2018, i ka përfunduar të gjitha procedurat për hartimin dhe shqyrtimin e projektligjeve për pagat, për zyrtarët publikë, për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura. Këto tri projektligje vendosin shtyllat për organizimin dhe funksionimin e shtetit. Këto tri projektligje janë thelbësore për të adresuar situatën jo të mirë aktual në sistemin e pagave, rregullimin e brendshëm të institucioneve publike, rregullimin dhe kontrollimin e zgjerimit të administratës shtetërore, si dhe rekrutimin dhe performansën e të punësuarve në sektorin publik. Këto tri projektligje vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut te shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të Administratës Publike për t’u përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Ligjet mbrojnë Administratën Publike nga politizimet dhe krijojnë hapësira për rritje profesionale të saj.

Këto projektligje përfaqësojnë iniciativën më gjithëpërfshirëse legjislative për reformimin dhe rregullimin e Administratës Publike dhe shërbimit civil në nivelin qendror dhe komunal që është edhe një hap qenësor për qeverisje të mirë, funksionimit demokratik të institucioneve, fuqizimin e profesionalizimit dhe integritetit, rritje të transparencës dhe llogaridhënies dhe, mbi të gjitha, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Pakoja ligjore për reformimin e Administratës Publike rregullon krijimin, organizimin, udhëheqjen, mirëfunksionimin, përgjegjshmërinë dhe performansën e institucioneve të Administratës Publike. Rregullon: marrëdhënien e punës në sektorin publik, përfshirë rekrutimin, avancimin, lëvizshmërinë dhe performansën, si dhe sistemin e pagave në sektorin publik në nivelin qendror dhe komunal. Projektligjet janë hartuar në përputhje me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës, projektligjet kanë forma dhe strukturën standarde në pajtim me Udhëzimin Administrativ për standardet e hartimit të akteve normative, për këto projektligje janë konsultuar të gjitha organet, të cilat janë përcaktuara në nenin 7 të Rregullores së Punës së Qeverisë dhe duke pasur parasysh që këto projektligje kanë shtrirje të gjerë dhe i atakojnë institucionet si të nivelit qendror, ashtu edhe të nivelit lokal. Ministria e Administratës Publike ka mbajtur takime publike me përfaqësuesit e nivelit lokal, me përfaqësuesit e nivelit qendror dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Përveç takimeve publike, Ministria e Administratës Publike ka mbajtur edhe takime të veçanta me çdo institucion si të nivelit qendror, ashtu edhe të nivelit lokal. Ministria e Administratës Publike ka bërë publikimin e tri projektligjeve në platformën elektronike, ashtu siç parasheh edhe me dispozitat ligjore. Projektligjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe nuk cenojnë ndonjë nga parimet e përgjithshme të ‘acquis communautaire’ që dëshmon edhe opinioni ligjor. Sa i përket

172 Ligjit për pagat në sektorin publik, më lejoni t’ju informoj se gjendja aktuale në lëmin e pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë të pavolitshme për pozitat e barasvlershme, sepse në institucione të ndryshme për pozita të njëjta apo të krahasueshme janë të vlerësuara me nivele të ndryshme të pagave dhe kompensimeve. Kjo gjendje është krijuar për arsye se ekzistojnë shumë akte të veçanta ligjore dhe nënligjore, vendime të veçanta me të cilat janë rregulluar, gjegjësisht janë përcaktuar nivelet e ndryshme të pagave dhe kompensimeve të tjera për të punësuarit që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe, në këtë mënyrë, i paefektshëm, nuk siguron pagë të barabartë për punën e barabartë në gjithë sektorin publik ku pagat aktuale nuk bazohen në parimin “paga e njëjtë për punën e njëjtë”.

Duke u nisur nga kjo situatë ka qenë e domosdoshme dhe e rëndësishme që të hartohet ligji i përgjithshëm që përcakton parime dhe vendos standarde të përgjithshme të një regjimi homogjen juridik në lëmin e pagave të Administratës Publike të Kosovës. Në këtë aspekt, Projektligji për pagat në sektorin publik ka për qëllim përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që janë përfitues të pagave nga buxheti i shtetit, zyrtarët publikë dhe funksionarët publikë, si dhe përcaktimin e rregullave minimale për rregullimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike. Ky projektligj përcakton rregullat për përcaktimin e pagës bazë, të cilat sigurojnë barazi dhe transparencë dhe të cilat bazohen në parimin “paga të njëjta për punën e njëjtë”. Rregulla, të cilat marrin parasysh rrethana personale të nëpunësve civilë gjatë ushtrimit të detyrave, të cilat nuk janë marrë ose nuk kanë mundur të merren parasysh gjatë përcaktimit të pagës bazë, rregulla për përcaktimin e shtesave dhe llojet e tyre.

Rregullat, të cilat sigurojnë kompensim në raste të udhëtimeve dhe kur janë shkaktuar shpenzime gjatë ushtrimit të detyrave. Rregulla për llogaritjen dhe realizimin e pagës bazë dhe elementeve të tjera të pagës. Rregulla minimale për rregullimin e pagave të të punësuarve në ndërmarrje publike. Rregulla, të cilat sigurojnë zbatim të drejtë dhe efikas të pagës dhe përbërëse të saj. Me qëllim të lehtësimit të zbatimit të dispozitave të këtij projektligji janë vendosur edhe përkufizime, në mënyrë që të lehtësohet kuptimi dhe zbatimi i tij. Objektivi kryesor i këtij projektligji është krijimi i një sistemi homogjen për pagat dhe përbërësit e saj, për të gjithë të punësuarit që përfitojnë paga nga buxheti i shtetit. Sa i përket qartësisë dhe sigurisë juridike për përfituesit dhe zbatuesit e këtij projektligji, kuptimet dhe konceptet për organet e Administratës Publike dhe për kategoritë e të punësuarve do të përdoren ashtu siç janë vendosur në Projektligjin për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura.

Projektligji përmban parimet në bazë të të cilave do të përcaktohet paga dhe elementet e saj, siç janë: parimi i ligjshmërisë, parimi i drejtësisë, parimi i “pagës së barabartë”, i cili bazohet në parimin e përgjithshëm, parimi i transparencës. Sipas këtij procedurat për përcaktimin e pagës niveli i saj dhe administrimi i sistemit të pagave duhet të jetë transparent dhe i hapur për

173 publikun, pa rënë në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi. Parimi i mosdiskriminimit që nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe parimi para shikueshmërisë, që nënkupton që përfituesit e pagave sipas këtij ligji duhet të ketë pritshmëri të ligjshme që niveli i pagës i përcaktuar sipas këtij ligji nuk mund të ulet përveç një situate të jashtëzakonshme të vështirësive financiare dhe vetëm në bazë të ligjit.

Gjithashtu, projektligji përmban edhe dispozitat që rregullojnë shpërblimin e funksionarëve, të cilët janë angazhuar me kohë të pjesshme në organet drejtuese të institucioneve kushtetuese, të agjencive të pavarura dhe të institucioneve të sistemit të drejtësisë të krijuara me ligj. Përmes këtij projektligji, Qeverisë i jepet autorizim i shprehur që përmes akteve nënligjore të përmbajtura në këtë ligj, të përcaktojë kushtet, masat, vlerat dhe procedurat për shtesat, për kushte tregu, shtesat e performansës, shtesat e posaçme, si dhe shtesat apo kompensimi për punë jashtë orarit të rregullt të punës, si dhe përcaktimi i pagave për të punësuarit në ndërmarrje publike. Projektligji për paga përmban gjithsej 15 kapituj me 32 nene, dhe 2 shtojca të cilat bashkëngjiten dhe janë pjesë përbërëse të projektligjit, përmes të cilave rregullohet sistemi i pagave dhe shërbimeve për zyrtarët dhe funksionet publike, të cilat përfitojnë paga nga buxheti i shtetit dhe rregullohet kompetenca, si dhe niveli i pagës për të punësuarit në ndërmarrje publike.

Pagat janë rregulluar sipas kategorive të përfituesve të përcaktuar në Ligjin e zyrtarëve publikë. Në këtë projektligj është bërë kufizimi i përgjithshëm i fondit për shtesa 8% të buxhetit të përgjithshëm të pagës bazë të përcaktuar sipas Ligjit për ndarje buxhetore. Në këtë aspekt më lejoni që duke u bazuar edhe në shtojcën, pastaj analizës së shtojcës 1 dhe shtojcës 2, që së bashku në projektligjin dhe në punën së bashku, komisionit të cilat do të zhvillojnë pas leximit, unë besoj që pas leximit të parë dhe të përmirësojmë situatën sa i përket edhe ligjore, edhe gjendjes në sistemin e pagave.

Në këtë aspekt, të nderuar anëtarë të Kuvendit, Të nderuar deputetë, Ju propozoj që ta aprovoni Projektligjin për pagat në sektorin publik në leximin e parë që pastaj të vazhdojmë punën së bashku, pra midis dy leximeve dhe të krijojmë për herë të parë Ligjin e unifikuar sa u përket pagave në sektorin publik ose personat, të cilët përfitojnë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti ministër! Për aq sa kam parë unë në Ligjin për pagat, ju si propozues keni bërë shkelje, do të thosha që Ligji për pagat nuk e përcakton hierarkinë kushtetuese të institucioneve të Kosovës, por është bërë një mish-mash sa u përket pagave në institucionet shtetërore, veçanërisht në hierarkinë shtetërore.

174 Andaj, në çdo vend të botës është e përcaktuar paga sipas hierarkisë shtetërore dhe jo sipas dëshirës së njërit apo tjetrit institucion. Shpresoj që në leximin ose gjatë shqyrtimit në komisione këto të meta nuk do të figurojnë në ligjin, të cilin gjatë rrugëtimit të tij nëpër institucione e keni prishur. Keni paraqitur tri ligje për shqyrtim, unë nuk po besoj që ne jemi në gjendje që me tri ligje të merremi përnjëherë tani, pa shkuar, pa marrë pauzën për drekë. Në qoftë se dëshironi nga një përfaqësues i grupit parlamentar sa për të hyrë në shqyrtim të këtyre ligjeve dhe pastaj të shohim pas pauzës t’i diskutojmë ligjet.

(Ndërhyrje)

Atëherë e lëmë pas orës 15:00.

(Ndërhyrje)

Ani, vazhdojmë pra, po e kryejmë këtë. Zoti Nait Hasani e ka fjalën në emër të komisionit.

NAIT HASANI: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje edhe për ministrat, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka marrë projektligjin dhe ka rekomanduar që ky projektligj t’i përcillet seancës për lexim më 8.10.2018, kur në Kuvendin e Kosovës ka ardhur ky projektligj më 12.09.2018 dhe i rekomandon që Ligji për pagat në sektorin publik të kalojnë në parim që ta japë mundësim për plotësim-ndryshimin, amendamentimin e mëtutjeshëm.

Në komisionin tonë dhe te unë personalisht si kryetar komisioni kanë mbërritur ankesa, kërkesa, reagime për pakon ligjore. Kanë ardhur me vërejtje të arsyeshme nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka edhe komente për pagat në sektorin e tyre. Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, Policia e Kosovës, Sindikata e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Pavarur e Doganave të Kosovës, Sindikata e të të Punësuarve në Komunën Mitrovicës, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, e të tjerë... gjithë këto kanë sjellë komente, vërejtje në projektligjin për paga.

Projektligji për pagat në sektorin publik si qëllim dhe fushëveprim të vetin kanë sistemuar sistemi i pagave paga e njëjtë për punën e barabartë, pagë e barabartë për punën e njëjtë. Kemi mjaftë dallime nëpër sektorë të ndryshëm te çështjet e pagave dhe për këtë është kërkuar që të paktën të kemi një mundësi të arrijmë një harmonizim me këtë. Për mua është neni 3 parimet e sistemit të pagave është nga parimi i pagës së barabartë nënkupton secili përfitues i pagës të marrë pagën e barabartë për punën, funksionin, pozitën, gradën e njëjtë apo të krahasueshme.

175 Kemi edhe vërejtjet që kanë ardhur edhe nga komisioni evropian, ato vërejtje janë mjaft të arsyeshme, po te neni 8 kemi edhe te zyrtarët policorë që janë disa vërejtje që kanë kërkuar të plotësohen dhe të ndryshohen. Për mua janë me rëndësi që një tabelë që është dhënë dhe ajo tabelë ka ndikuar thuajse në gjithë sektorët tjerë të reagojnë dhe secili institucion apo e ka lyp ku e ka edhe koeficientin e vet. Janë ndarë koeficientet në mënyrë të drejtë apo jo të drejtë, janë 29 koeficiente në pikën a dhe janë po ashtu tani janë koeficientet në pikën b, pikën d, të cilët i përcaktojnë te zyrtarët publikë, te shërbyesit civilë, të gjitha janë... diku ka një harmonizim, diku nuk ka, por megjithatë është kërkuar nga të gjitha këto sindikata reagime që secili ta ketë një koeficient më të madh, ndoshta edhe janë në atë specifikën. Të njëjtën e kanë kërkuar edhe punëtorët e arsimit në koeficientet e tyre.

Mendoj që nëse ky projektligj është dakord Qeveria, është dakord pozita, që duhet të rregullojë këtë çështje, atëherë ka mundësi të bëhet. Mendoj se nuk jemi para zgjedhjeve që mund ta rregullojë, nëse do të ishim para zgjedhjeve unë besoj se nuk do të kishte me u rregullua, po kishte me qenë pjesë politike, ndërsa për të arritur realizimin e këtij projektligji, miratimin e tij në Kuvend dhe të paktën më mirë një ligj se pa ligj hiç, ta kemi në nivel të pagave për punën që e bëjnë shërbyesit civilë, zyrtarët publikë, atëherë mendoj që kjo është një mundësi e mirë.

Ministri sigurisht që i di ato pjesët e Qeverisë, po ne që jemi këtu dhe që i shohim këtë gjendje, e shohim pak më ndryshe, i shohim ndikimet që kanë ardhur dhe po vijnë nga institucione të ndryshme dhe këto institucione nëse neve na i lënë duart e lira ta rregullojmë këtë çështje, kuptohet me miratimin e Qeverisë, nëse nuk e tërheqin, ne mund ta rregullojmë. Prandaj, për ta rregulluar këtë komisioni duhet të ketë një pavarësi më shumë, jo interferime të ndikimeve nga institucione të ndryshme. Përndryshe, secili ka një koeficient, gjysmë koeficienti me e ngrit, ose kërkesë, ndërsa nuk llogaritet buxheti.

Te pika 28, paragrafi 4 dhe 5, interferimet e shtesave atje janë po ashtu një rritje shumë e madhe, që është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian të rregullohet ajo çështje. Edhe ne kërkojmë që ta rregullojmë edhe atë çështje më mirë, andaj unë besoj që edhe anëtarët e komisionit kanë çfarë të thonë, kanë qenë pjesë e debatit, e debatit edhe në komision, pjesë e dëgjimit që e kemi pasur me ministrinë dhe me zyrtarët, pjesë e gjithë kësaj kohe që është diskutuar ky projektligj. Reagimet e ndryshme janë ato që kanë reflektuar dhe po reflektojnë edhe sot. Faleminderit!

KRYESUESI: Kush e do fjalën në emër të Grupit Parlamentar? Zonja Izmaku e ka fjalën.

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Qytetarë që na përcillni sot,

176 Kur ne po diskutojmë një pako shumë të rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja e viteve të fundit që hyn në Kuvend, sigurisht se është për keqardhje edhe mungesa e dy subjekteve të mëdha politike këtu në Kuvend, përfaqësuesit e të cilëve në Komision kanë votuar për ta pru ligjin. Pra duhet bërë të ditur për 80 mijë zyrtarë publikë që marrin pagë, ata të cilët i kanë vlerësuar dhe i kanë votuar nuk i kanë përfaqësuesit e tyre dhe kjo është e vetmja mundësi për të diskutuar në parim, pra veç tash e kemi shansin për të diskutuar. Herët tjera do të jenë vetëm amendamentimet, që ta bëhet e qartë, sepse nuk është një pako politike por është një pako që zgjidhë problemin e dekadave por pozicionin dhe statusin e zyrtarëve publikë.

Grupi Parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar dhe analizuar me shumë seriozitet, është një pako e ligjeve për të cilën unë përshëndes ministrin për angazhimin shumë serioz, bashkë me ekipin i cili është dashur të punojë me muaj të tërë edhe me diskutimet publike, por sidoqoftë muajve të fundit. Është një punë voluminoze që edhe në komision, siç e tha kryetari, domethënë ka pasur një ngarkesë shumë të madhe, sepse kuptohet që në këtë rast komunitetet e ndryshme, grupet e interesit mundohen të shtrijnë ndikimin dhe kjo është plotësisht e arsyeshme, sepse ambiciet janë shumë njerëzore për të pasur një jetë më të mirë për secilin.

Meqenëse, për nene të veçanta ne si deputetë do të kemi në fazat e mëtutjeshme mundësi për të diskutuar, më lejoni që koncentrimin si grup parlamentar do ta kemi në kategoritë për të cilat është konsideruar që në të kaluarën ka pasur një diskriminim duke i ruajtur parimet e përgjithshme të ligjit. Meqenëse, i kemi në pako tri ligje nuk kam frikë që nuk do ta plotësojnë njëra tjetrën, pra do të kemi mundësi nëse e lëmë një boshllëk te njëra hapësirë, atëherë ka mundësi me... sepse këto janë në lidhje me njëra tjetrën, bile unë më herët kisha propozimin që të shkojmë në diskutime të përbashkëta, por atëherë do të na duhej një kohë shumë më e madhe.

Grupi Parlamentar i PDK-së do të shohë shumë me kujdes fazën e amendamentimit për të mos lejuar në asnjë sektor diskriminimin, duke i shikuar me shumë kujdes kërkesat nga sindikatat, siç janë e arsimit, e shëndetësisë, për të rishikuar pozitën e pagave të mësimdhënëse, në arsimin parauniversitar e gjithë stafin sekondar të mjekësisë, pra stafin e infermierëve, ku janë disa klasifikime, për të cilat ka vërejtje, sepse ne kemi infermierë në shkalla të ndryshme dhe kjo është parë me kujdes. Kemi këtu persona që janë të specializuar në këtë drejtim brenda Grupit Parlamentar të PDK-së dhe nuk do të bëjmë gabime në këtë drejtim.

Me rëndësi dhe me kujdes të veçantë do të shikohen të gjitha kategoritë e zyrtarëve me statuse të veçanta, me pozita të veçanta, ku te shtesa në pagë do të kemi kujdes edhe tek çështja e zjarrfikësve, sepse viteve të fundit kemi pasur shumë problem edhe me statusin e tyre në raport me shërbyesin civil, ku ata i kemi gjuajtur herë në nivel qendror, herë në lokal, dhe nuk janë pozicionuar asnjëherë në mënyrë të merituar. Po ashtu, theksojmë që shërbyesit civilë në vend, shërbyesit civilë në nivel lokal, kanë pasur jashtëzakonisht probleme me pozicionin dhe me mënyrën si janë trajtuar edhe si janë graduar. Pra, dihet që kemi nëpër shumë komuna pozicione

177 të njëjta që paguhen me paga të ndryshme. Ministri bashkë me stafin dhe me punën që është bërë ka arritur ta stabilizojë deri diku gjendjen, por ne do të kemi edhe probleme të cilat janë shtuar ditëve të fundit, për shembull detyrohem ta përmend një rast ku gjatë rritjes së pagave, sigurisht edhe të kryeministrit me stafin, bash në zyrën e kryeministrit, për shembull, ka departamente ku ngritën pagat dhe ka një ndryshim në mes të pozitave të zyrtarëve që kanë pozitë të njëjtë, pra brenda një zyre kemi një drejtor që e ka një pagë shumë më të madhe dhe një drejtor që paguhet sa një asistente e departamentit tjetër. Komisioni Parlament, plus që ka një obligim që të shikojë shumë mirë amendamentin e ligjit, do të shikojmë edhe implementimin, sepse nuk do të lejojmë të ketë diskriminim, ose të krijohen avancime edhe favore në bazë të raporteve dikujt më të mira, ose më të këqija, me njërin prej zyrtarëve më të lartë.

Pra, jo vetëm këto, po të gjitha devijimet që kanë mundur të ndodhin gjatë amendamentimit do t’i shikojmë me shumë kujdes si anëtarë të komisionit. PDK do të shikojë shumë mirë fazën e amendamentimit edhe tek pozitat ku me ligj ka mundësi dikujt që ta shohë që mundet ndonjë individ ose zyrtar, ka përfituar një pagë më të plotë, ose paga bazë ka qenë më e madhe në të kaluarën, ndërsa tash me ligjin e ri shihet që e ka një pagë më të vogël, atëherë kjo është parë shumë mirë nga ana e ministrisë dhe të gjithë hartuesve, sepse individi apo zyrtari i funksionarit publik në pajtim me paragrafin 1 të këtij ligji do të përfitojë pagën e re në bazë të kësaj, pra në vitin e parë 100% të shtesës transitore të posaçme, sepse ne e kuptojmë shumë mirë se shumica e shërbyesve civilë janë në kredi, domethënë janë në obligime kreditore ndaj bankave dhe këtë e ka menduar shumë mirë ekipi që ka punuar. Nuk do të lëndohen materialisht në këtë drejtim. Në pjesën e dytë, në vitin e dytë, do të ketë 75% të shtesës transitore të posaçme sipas paragrafit të njëjtë të këtij ligji gjatë vitit të dytë të hyrjes në fuqi dhe 50% të shtesës transitore, pra gjatë vitit të tretë, deri në momentin kur këto paga balancohen dhe është ruajtur pozicioni dhe statusi social i shërbyesve.

Unë nuk kam një ide se do të kemi një ligj të shkëlqyeshëm edhe do të jetë ideal në këtë drejtim, ka mundësi të kemi vërejtje shumë. të shpresojmë që s’do të dalë mbi 50%, që ka me u kërkua të ndërrohet komplet ligji, por jemi të gatshëm edhe për këtë. Domethënë, si anëtarë të komisionit kemi punuar në mënyrë shumë profesionale dhe i kemi tejkaluar ngarkesat partiake. Fatkeqësisht, të dyja palët nuk janë edhe sigurisht se kanë për të munguar ato opinione.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe do ta keni mbështetjen në parim po edhe në vazhdimësi do të kemi shumë kujdes, sepse është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbi 80 mijë zyrtarë publikë në vendin tonë.

KRYESUESI: Mos u lavdëroni ju që keni punuar në komision, se nuk është ashtu. PSD-ja, kush e do fjalën? Zonja Pantina.

178 SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Në fakt, është për t’u përshëndetur që më në fund kanë ardhur këto tri projektligje. Janë projektligje në fakt, por edhe mendoj se si të tilla duhet t’i shqyrtojmë ani pse renditja që është bërë këtu është paksa e mbrapshtë, sepse fillimisht ne do të duhej ta diskutonim ligjin se kështu e do rendi. Është Ligji për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura, e cila vë bazën e administratës, pastaj është Ligji për zyrtarët publikë e krejt në fund duhet të vendosim se si do t’i paguajmë këta zyrtarë. Fillimisht duhet të flasim se çfarë administrate po duam, nëse po flasim për reformim të administratës publike.

Pasi të vendosim se çfarë administrate po duam, duhet të flasim për kriteret, për njerëzit që do të punojnë në këtë administratë dhe krejt në fund të vendosim se si do t’i paguajmë ata. Sidoqoftë, edhe kjo renditje në njëfarë mënyre tregon se ku ka qenë e gjithë vëmendja kur është hartuar ky projektligj. Kështu që, ndonëse ne po flasim për një reformim të administratës publike dhe ne e përshëndesim si iniciativë, megjithatë nuk kemi parë një reformim të guximshëm e i cili do të siguronte edhe qëndrueshmëri të institucioneve të administratës shtetërore, por në të njëjtën kohë do të garantonte edhe cilësi të shërbimeve për qytetarët që ofrojnë këto institucione.

Për dy ligjet e para besoj që do të diskutojmë edhe më vonë, por në fakt janë më të mira dhe ka mundësi më lehtë të korrigjohen gabimet eventuale që janë lëshuar, po ashtu edhe qëndrimet e ndryshme që ne mund t’i kemi se si duhet të rregullohet administrata shtetërore. Për mua problem mbetet vërtet Ligji i pagave dhe jo aq shumë përmbajtja e ligjit, sa janë shtojcat e këtij ligji, gjegjësisht tabelat që i përcaktojnë koeficientet.

E para, ka një disproporcion tejet të thellë sa i përket nivelit më të ulët të pagës në raport me nivelin më të lartë, pra 1:12, pozita më e ulët që vlerësohet me 1 dhe ajo e presidentit, që vlerësohet me 12, sepse ky proporcion është akoma më i thellë në raport me sektorin privat. Përderisa, paga minimale në Kosovë është 170 e ka raste kur është 130 për moshën nën 30 vjet, paga më e lartë në sektorin publik, pra paga e presidentit që është 2868 euro i bie të jetë 17 herë më e lartë se paga minimale. Kjo do të shkaktojë një pabarazi shumë të madhe në shoqëri. Koeficienti më i lartë në sektorin publik, pra paga e presidentit duhet të jetë 10 e jo 12, e pastaj të tjerat të renditen më poshtë.

Me këtë ligj për paga në fakt shteti më shumë është kujdesur që të forcojë sektorët që janë në shërbim të tij, sesa sektorët që janë në shërbim të qytetarëve. Arsimi dhe shëndetësia që janë sektorë që ofrojnë shërbime për qytetarët, por edhe sektorët tjerë, janë më pak të vlerësuara sesa pozitat politika. Pra paga e një shoferi të një zyrtari shtetëror, shoferit të kryeministrit, kryeparlamentarit, presidentit e të tjerë e i cili mund të jetë edhe me shkollim të mesëm, barazohet, pra ka të njëjtin koeficient me pagën e një mësimdhënësi dhe është më e lartë se paga e një polici apo edhe një zjarrfikësi. Ligji po ashtu nuk respekton parimin për punë të barabartë = pagë të barabartë, për të cilin është njëri nga parimet që është dashur dhe në fakt ka filluar krejt

179 ligji të hartohet, sepse një zyrtar profesionist që duhet të ketë shkollim universitar e që angazhohet në cilëndo ministri është më pak i vlerësuar se një asistent në kabinetin e ministrit e i cili po ashtu, nuk e ka obligim... und të ketë edhe shkollim të mesëm, ndonëse punojnë në të njëjtën ministri pagat e tyre nuk janë të njëjta.

Edhe sektori i drejtësisë ndonëse ne jemi për forcim të sundimit të ligjit, por në raport me sektorët tjerë të administratës publike është i mbivlerësuar. Një gjyqtar apo edhe një prokuror në Gjykatën Themelore është më i vlerësuar se një mjek specialist. As përgatitja akademike e as pesha e përgjegjësisë së një gjyqtari nuk është më e lartë, se pesha e një mjeku i cili për çdo ditë ballafaqohet, gati në baza ditore, me jetën dhe vdekjen e pacientëve. Por, edhe vetë brenda sektorit të drejtësisë ka pabarazi. Në të njëjtin nivel të gjykatave, qoftë në Gjykatën Themelore, të Apelit, e kështu me radhë, prokurori paguhet më shumë se gjykatësi. Pra, prokurori i një gjykate është më i paguar se gjykatësi i të njëjtit nivel të gjykatës, kjo po ashtu është një pabarazi. Nëse duam ta forcojmë sistemin gjyqësor ne brenda këtij sektori fillimisht duhet të sigurojmë një barazi.

E përmendi edhe zoti Haliti dhe dua ta theksoj, se nuk është respektuar Ligji për protokollin e shtetit, pra edhe tek pozitat e larta renditja nuk është konform, ta zëmë nenit 41 të Ligjit për protokollin e i cili përcakton rangun e pozitave shtetërore. Kjo duhet të shqyrtohet edhe një herë. Po gjithë kjo pabarazi dhe mbivlerësim i pozitave politike karshi pozitave profesionale tregon se ne, shteti, çdoherë do të jetë i varur nga politika e jo i bazuar dhe i ndërtuar mbi shtylla profesionale.

Këtu i përmenda vetëm disa prej shembujve për të treguar se ka pabarazi, por edhe anomali, brenda ligjit dhe kjo në fakt dëshmon se nuk janë hartuar fillimisht kriteret dhe standardet, por vetëm janë përcaktuar koeficientet në bazë të presionit që është bërë nga grupe të ndryshme të interesit apo edhe numrit të votave që mund të sjellë një sektor i caktuar e kryesisht për partitë që janë në pushtet. Për më tepër, është problem numri dhe lloji i shtesave të parapara me projektligj, sepse kjo vetëm sa e komplikon akoma më shumë sistemin e pagave. Edhe arsyeja tjetër e të pasurit këtë ligj është që të vihet një rregull për pagat në sektorin publik dhe ato të jenë edhe të drejta, por edhe transparente.

Në këtë projektligj, sidomos me mënyrën se si janë paraparë shtesat, ka hapësirë dhe ky kaosi ekzistues në shumë raste vetëm sa legjitimohet. Ai as nuk garanton drejtësi, por as nuk garanton transparencë.

Çështje tjetër është se si është përllogaritur vlera e koeficientit. Me projektligjin aktual vlera aktuale e koeficientit do të jetë 239 euro, por nuk e dimë se si erdhi deri te kjo shumë? Çfarë është marrë për bazë? A është marrë për bazë GDP-ja? A është marrë për bazë kostoja e shportës familjare apo çka? Për më tepër, ndryshimi i vlerës së koeficientit thuhet se do të bëhet me Ligjin

180 për Buxhet. Kjo do të thotë se kurdo që kemi zgjedhje, Qeveria në vitin e fundit të mandatit të saj, natyrisht për efekte elektorale do të rrisë vlerën e koeficientit dhe siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ku pjesa më e madhe e buxhetit ka shkuar për paga e mëditje, duke zvogëluar tej mase kështu pjesët për investime kapitale apo edhe për shpenzimet që janë për shërbime.

Ndonëse ne në parim do e mbështesim këtë projektligj, konsiderojmë se sidomos shtojca 1, pra tabela, duhet ndryshuar dhe ajo duhet ndryshuar rrënjësisht. Duhet rritur nivelin e pagave, sidomos për nivelin shëndetësor dhe arsimor e të cilat janë shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë. Pa vlerësimin si duhet të punonjësve të këtyre dy sektorëve, pra të shëndetësisë dhe të arsimit, nuk mund të ketë rritje të cilësisë në këto dy sektorë dhe natyrisht, se pa rritjen e cilësisë në këto sektorë, pa rritjen e cilësisë në arsim dhe po ashtu edhe në shëndetësi, nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as nuk do të ketë shtet të së drejtës.

Kështu që, në parim ne e mbështesim projektligjin. Do ta votojmë në leximin e parë, por votimi ynë në leximin e dytë do të varet se sa ne do të mund ta rregullojmë gjatë procesit të amendamentimit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Rasim Selmanaj e ka fjalën, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit, i nderuar kryesues! Të nderuar kolegë deputetë, Pas një procesi të stërzgjatur, të nisur në vitin 2012, Kuvendi sot duhet ta miratojë në lexim të parë pakon e ligjeve të Administratës Publike.

Pavarësisht vështirësive ky proces hapë një kapitull të ri për administratën shtetërore, duke vendosur qartë hierarkinë, strukturën dhe organizimin e administratës. Përkundër sfidave procesi është detyrë e përmbushur në agjendën e reformave evropiane, që i ka Kosova karshi integrimit. Është e qartë, se pas pothuajse 20 vjet të rregullimit të pjesshëm në këtë fushë, në proces të jenë shfaqur mangësi. Megjithatë, ka qenë e pakuptueshme që korpusi i administratës publike të funksionojë pa ligjet e saj bazike.

Deri në këtë fazë Administrata Publike pothuajse është ndërtuar dhe ka funksionuar në mënyrë ad-hoc, me mungesë qartësie për llogaridhënie dhe mbikëqyrje. Tashmë, kur ky proces ka marrë drejtim, pas mbështetjes së ekspertëve nga Bashkimi Evropian dhe pas një procesi të gjerë konsultues mund të konstatohet se Kosova ka vendosur themele të qëndrueshme të funksionimit të Administratës Publike. Duke theksuar se sikurse në çdo proces reformues edhe ky në Administratën Publike mund të ketë mangësitë e veta dhe themi se i ka, por e rëndësishme është të vendosen korniza që në vazhdimësi i japin mundësi për përmirësim.

181 Procesi është bërë edhe më sfidues, duke pasur parasysh se kjo pako ka pasur shtrirje të gjerë. Përgjatë gjithë procesit është dashur të synohet funksionaliteti i administratës, por njëkohësisht të kihet kujdes me korniza buxhetore. Jam i vetëdijshëm se jo të gjitha kategoritë është arritur të akomodohen më së miri, me theks të veçantë korpusi i profesionistëve dhe shërbyesve që kanë detyra specifike e përgjegjësi horizontale. Megjithatë, mbetet detyrë që në konsultim dhe debat konstruktiv të adresohen disa nga këto mangësi.

Ja disa shembuj të të metave në këtë ligj. Bazuar në analizën e shtojcës 1 të këtij projektligji shihet se të punësuarit në arsim nuk janë trajtuar njëjtë si të punësuarit në sektorët tjerë. Po përmendim, për të dëshmuar, vetëm dy shembuj nga ky tabelorë i shtojcës 1. Për shembull, psikologu i shkollës e ka koeficientin 2, ose shprehur në vlerë monetare 478 euro, kurse psikologu klinik ka koeficienti 3,4, ose shprehur në vlerë monetare 813 euro. Nuk kemi kundër psikologut klinik, por duhet të ketë trajtim të barabartë. Ose një shembull tjetër, drejtori i shkollës fillore dhe shkollës speciale, që mesatarisht udhëheqin rreth 100 të punësuar apo menaxhojnë brenda ditës me mbi njëmijë nxënës, e ka koeficientin 2,5, ose shprehur në vlerë monetare 598 euro, ndërsa drejtori i shëndetësisë, pra drejtori i klinikave apo mjekësisë familjare dhe i mjekësisë së punës e ka koeficientin 4,7, ose shprehur në vlerë monetare 1 123 euro. Ne e vlerësojmë këtë avancim të këtyre njerëzve që menaxhojnë në shëndetësi, por mendoj se e njëjta duhet të ndodh edhe tek arsimi.

Pavarësisht eliminimit të mangësive mbetet ende për t’u bërë në këtë proces. Miratimi i kornizës ligjore është vetëm pjesa e parë e vështirë e procesit të reformës. Pjesa tjetër ndërlidhet drejtpërsëdrejti me funksionalitetin e plotë të administratës për ta kthyer atë në shërbim të qytetarit, zhvillimit dhe synimeve të përbashkëta integruese. Pres që debati pas leximit të parë t’i ndihmojë këtij procesi, duke treguar kujdes për detyrat si vend dhe si shoqëri. Njëherësh, respekt për punën e të gjithë atyre profesionistëve.

Pres nga Kuvendi, që diskursin partiak ta orientojnë në debat profesional, duke dhënë kontribut që procesi të përmbyllet me një reformë të thellë dhe serioze në këtë fushë.

Administrata Publike është motori i procese, pavarësisht platformave politike apo qeveritë që do të qeverisin me këtë vend në të ardhmen. Procesi i reformës nuk do të mund të bëhet i plotë pa transparencë, llogaridhënie dhe kontroll. Ndërkaq, mund të vlerësohet së është arritur synimi vetëm atëherë kur plotësisht t’ia kemi kthyer meritokracinë konkursit publik dhe besimin e qytetarëve në administratë. Mendoj se në mes të dy leximeve me kujdes duhet t’i trajtojmë, edhe një herë po e përmend, arsimin dhe shërbimin korrektues.

Dhe krejt në fund, dëshiroj të them se që nga viti 2012 kjo reformë ka qenë në agjendën e Parlamentit të Republikës së Kosovës, por sikur kjo agjendë është matur më shumë me aspekte elektorale dhe nuk e kanë pasur guximin që ta bien në Parlament. Me këtë rast e përgëzoj

182 Qeverinë Haradinaj që megjithatë e ka sjellë në Kuvend dhe ne të gjithë jemi këtu për t’i dhënë drejtim kësaj reforme. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Shpresoj që pak më shkurt i bini, se kemi... u bë vonë. Po, Shqipe!

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Ne do të propozonim që ta ndërpresim këtu seancën sot dhe mund të vazhdojmë diskutimet pas një pushimi, sepse mendoj që bukur gjatë ishte seanca dhe deputetët po largohen, ngaqë kanë nevojë edhe për pushim. Le të vazhdojë edhe diskutimi pas pushimit, qoftë sot, qoftë të hënën.

KRYESUESI: Të shprehen edhe dy grupet parlamentare rreth kësaj, besoj shkurtë e kanë. Në emër të Nismës? Milaim, e ke në emër të Nismës a në tëndin personal? OK. Atëherë, Zoti Kinolli e ka fjalën në emër të 6+-it.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuari nënkryetar! Ministra, Kolegë deputetë, Pas kërkesës së kryesuesit, që të mos e zgjasim shumë, unë në emër të Grupit Parlamentar 6+ dua të theksoj dhe ta falënderoj ministrin dhe kabinetin e stafin e tij, e në veçanti desha të falënderoj kolegët e mi deputetë, të cilët kanë dalë nga “këmisha partiake” dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë punës në komision dhe të gjitha grupet e interesit.

Mendoj se projektligj apo ligj perfekt nuk ekziston, mirëpo ne me punën dhe me kontributin tonë të të gjithë deputetëve mund të bëjmë një projektligj a ligj të mirë. Ne në parim si Grup Parlamentar 6+ e përkrahim, ndërsa kontributin tonë do ta japim në mes dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Atëherë, po marrim pauzë deri në orën 16:00 dhe e vazhdojmë seancën.

* * *

183 Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, z. Aida Dërguti.

Të nderuar deputetë, Tani vazhdojmë me diskutimet e deputetëve për Projektligjin për paga në sektorin publik. Fjalën e ka deputetja Safete Hadërgjonaj. Urdhëroni.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit kryesuese! I nderuar ministër, Të nderuar kolgë deputetë, Më vjen mirë që kemi sot në shqyrtim pakon e ligjeve që ka të bëjë me statusin e të punësuarve publikë e në veçanti më vjen mirë që kemi në shqyrtim Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që rregullon një problematikë të ndjeshme të të gjithë atyre që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Unë dua ta falënderoj edhe Ministrinë e Administratës Publike për punën të cilën e kanë bërë në këtë Projektligj dhe njëkohësisht uroj që kësaj radhe këtë ligj të mos e përcjell fati i dy ligjeve të tjera që kanë ardhur në Kuvend e pastaj janë tërhequr ose nuk janë votuar. Ky Projektligj që po shqyrtohet sot nuk është më i miri i mundshëm edhe pse ka kaluar nëpër procedura të shumta në Qeveri, janë bërë dëgjime publike, janë diskutuar nga aktorët e shumtë çështjet të cilat kanë të bëjnë me këtë ligj, por unë i ftoj të gjithë deputetët që bashkë të bëjmë punën më të mirë. Ta votojmë sot këtë ligj dhe të vazhdojmë të punojmë me seriozitet dhe profesionalizëm për ta bërë një ligj të mirë dhe të implementueshëm, por edhe pagat të jenë të arsyeshme dhe meritore, sipas përgatitjes profesionale dhe punës e përgjegjësisë që e kanë të punësuarit publikë.

Disa herë e kam ngritur çështjen e këtij ligji në Kuvend, sidomos të pagave të funksionarëve të lartë publikë, qoftë përmes pyetjeve parlamentare apo përmes debateve në Kuvend. Kam ngritur shqetësimin për mosvullnetin politik për të pasur një ligj të tillë. E kam ngritur këtë çështje sepse me vite të tëra në Komisionin për Buxhet e Financa jemi përpallur me problemin e pagave e sidomos të pagave të funksionarëve të lartë, kryesuesve të bordeve, komisionarëve, komisioneve ekzekutive mbikëqyrëse të cilët i janë drejtuar Komisionit për t’ua caktuar pagat.

Në raportet financiare kemi vërejtur se institucione të ndryshme, me vendime e pa vendime, kanë marrë shtesa të ndryshme që kanë dëmtuar buxhetin, por njëkohësisht kanë favorizuar një kategori të të punësuarve dhe kanë diskriminuar kategorinë tjetër të të punësuarve. Edhe ne këtu në Kuvend jemi detyruar, në mungesë të këtij ligji, të japim propozime për pagat e institucioneve të caktuara dhe të votohen në Kuvend, që nuk ka qenë procedurë e mirë, por në mungesë të këtij ligji, jemi detyruar të kryejmë, të përcaktojmë paga, duke bërë votim në Kuvend.

184 Në Projektligj duhet të respektohet hierarkia kushtetuese institucionale, sepse ligjet të cilat miratohen këtu duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën, prandaj na pret një punë gjatë shqyrtimit të dytë, d.m.th. gjatë procedurave të mëtutjeshme të shqyrtimit të këtij projektligji.

Në këtë projektligj disa herë ceket paga të njëjta për punën e njëjtë. Në nenin 3, paragrafi 1.5 është paraparë parimi i mosdiskriminimit. Mendoj se ne duhet të shikojmë me kujdes këtë projektligj dhe të mos lejojmë që me këtë Projektligj të zyrtarizojmë që në start diskriminimin e të punësuarve, sepse ka paragrafë të këtij ligji që lejojnë një gjë të tillë, sidomos te neni 27 i këtij Projektligji.

Në administratën e shtetit tonë, një numër i të punësuarve janë diskriminuar në punën e tyre, për punën e njëjtë, me përgatitje të njëjtë, të punësuarit janë paguar me koeficientë të ndryshëm. Shpesh pagesa e të punësuarve ka mbetur në vullnetin e përgjegjësve të tyre, që në fakt kanë diskriminuar të punësuarit brenda institucionit. Dua ta përmend Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një numër i konsiderueshëm i të punësuarve aty që kanë punë me shumë përgjegjësi për të njëjtën punë që bëjnë paguhen me paga të ndryshme, me koeficientë të ndryshëm, që niveli i lartë i papunësisë i ka bërë këta të punësuar që të pranojnë diskriminimin vetëm e vetëm që ta ruajnë vendin e tyre të punës.

Ne duhet me ligj ta rregullojmë që të punësuarit të kenë trajtim që e meritojnë për punën që e bëjnë. Në nenin 5, paragrafi 3, po ashtu duhet të rregullohet, të qartësohen rregullat e vlerësimit dhe të klasifikimit të pozitave të punës, sepse edhe me këto rregulla të klasifikimit në administratën publike, ka pasur diskriminim të të punësuarve.

Projektligji për pagat që kemi në shqyrtim paraqet standarde të dyfishta në nivelin e pagesave të nëpunësve civilë. Neni 27, paragrafi 4, nënparagrafi 17 bën diskriminimin e të punësuarve. Nëse në një zyrë, në një institucion, ka nëntë zyra që funksionojnë, në kuadër të këtyre nëntë zyrave janë të favorizuara tri zyre, kurse pesë zyra të tjera janë të diskriminuara për punën e njëjtë dhe paguhen shumë me paga shumë më të ulëta sesa të punësuarit në këto tri zyra të cilat në fakt pagat e tyre janë të përfshira tash edhe përmes këtij neni që në njëfarë mënyre i diskriminon të punësuarit e tjerë.

Një shqetësim i tillë është ngritur edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil në raportin të cilin e ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku thuhet se në mënyrë selektive janë rritur pagat vetëm për një pjesë të stafit, duke u diskriminuar pjesa tjetër e stafit në institucione të caktuara. Prandaj një gjë të tillë ne nuk duhet ta zyrtarizojmë me ligj, por duhet dhe shpresoj shumë që do ta bëjmë punën më të mirë të mundshme dhe do ta rregullojmë këtë çështje gjatë punës në komisione parlamentare dhe do ta votojmë në lexim të dytë me përmirësime të duhura.

185 Nëse shikojmë shtojcën një të këtij projektligji, shohim se ka nevojë edhe aty të analizojmë me kujdes renditjen e kuadrove sipas koeficientëve të caktuara. Nëse e shikojmë pak më me kujdes pagat e mësimdhënësve në shkollën e mesme dhe fillore. Duhet të shikojmë këtë kategori të të punësuarve sepse niveli i pagave të tyre nuk është nivel i dinjitetshëm për të punësuarit sidomos në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme si dhe duhet të shikojmë me kujdes pagat e mjekëve dhe sidomos të infermiereve të cilët duhet të marrin pagën të cilën e meritojnë.

Ne duhet t’i ruajmë kuadrot tona në të cilat ne si shtet kemi investuar në ta në shkollim, në specializim dhe që i duhen vendit tonë.

Ne jemi dëshmitarë që po na ikin kuadrot tona sidomos në shëndetësi. Ne duhet të bëjmë punën tonë më të mirë, që të paguhen në mënyrë të dinjitetshme, sipas përgatitjes së tyre profesionale dhe sipas punës, sipas të cilës ata e bëjnë nëpër institucionet shëndetësore.

Meqenëse sipas Rregullores, ky projektligj duhet të shqyrtohet nga Komisioni për Administratë Publike dhe Media, unë kisha dashur të ngre këtu edhe një shqetësim tjetër që ndoshta është mirë që të punojnë bashkërisht të dy komisionet, pra Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe Komisioni për Administratë Publike, që ta analizojnë secilin nen të këtij ligji dhe secilin rangim në shtojcën 1, që vërtet të kemi një ligj të mirë, të zbatueshëm dhe të punësuarit të trajtohen ashtu siç e meritojnë për punën të cilën ata e vënë.

Nëse ne do të kishim mundësi përmes grupeve punuese të punojmë bashkërisht, meqenëse këta të punësuar paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, e kishim kryer një punë të mirë pa e përfunduar punën në tërësi Komisioni për Administratë Publike, ishte involvuar edhe Komisioni për Buxhet në punën e këtij komisioni dhe kishim ardhur në përfundime më të mira, në mënyrë që ligji të jetë sa më i zbatueshëm në të ardhmen.

Nga deklarata financiare që i është bashkangjitur këtij Projektligji, shohim se ka kosto shtesë buxhetore prej 90 milionë eurosh që nuk është paraparë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021. Kështu thuhet në deklaratën financiare të bashkëngjitur këtij projektligji të hartuar nga Ministria e Financave. Sipas kësaj deklarate, nuk është paraparë kjo kosto buxhetore në vitin 2019 në buxhet. Kështu, është mirë që kostoja buxhetore të akomodohet në buxhet, meqenëse buxheti ende nuk është miratuar nga ana e Qeverisë, të miratohet në buxhetin e vitit 2019. Dhe, njëkohësisht, ka mundësi që të përfshihet edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019- 2021, meqenëse ka mundësi të përmirësohet kjo kornizë afatmesme e shpenzimeve, sepse kjo kornizë afatmesme e shpenzimeve votohet në të njëjtën kohë me votimin e buxhetit që vjen në Kuvendin e Kosovës.

186 Kam mirëpritur ardhjen e këtij ligji në Kuvend sepse në përvojën time në Komisionin për Buxhet e Financa, në mungesë të këtij ligji jemi përballur me kërkesa të shumta të cilave është dashur t’u gjendet zgjidhje në mungesë të këtij ligji.

Unë do t’i jap votën pro këtij Projektligji, duke besuar se do të punojmë me përgjegjësi në plotësimin dhe ndryshimin e tij që ligji të jetë i zbatueshëm dhe të respektohet parimi i të drejtës, i pavarësisë, i transparencës dhe i mosdiskriminimit të të punësuarve.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Safete! Fjalën e ka Besa Baftiu.

BESA BAFTIU: Faleminderit kryesuese! Të nderuar deputetë, I nderuar ministër, Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, Kolegia ime Shqipe Pantina e dha qëndrimin në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së lidhur me Projektligjin për pagat për sektorin publik e shpresojmë që vërejtjet dhe sugjerimet që i dhamë do të përkrahen edhe nga Komisioni ku do të shqyrtohet ky Projektligj, ku Shqipja është edhe pjesë e tij, mirëpo është edhe nënkryetare e Komisionit. Unë do të fokusohem në sektorin e shëndetësisë. Partia Socialdemokrate vlerëson se sado që ka përmirësime në ngritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, ne besojmë se profesionistët shëndetësorë të të gjitha profileve dhe kategorive meritojnë më shumë.

Për PSD-në shëndetësia është prioritet dhe si e tillë duhet trajtuar dhe në këtë mënyrë ne sigurohemi që të kemi të drejtë si qytetarë që të kërkojmë shërbime më të mira dhe efikase.

Partia Socialdemokrate po kërkon që profesionistët shëndetësorë të kenë një pagë që ju mundëson të bëjnë një jetë të dinjitetshme, sepse siç e dimë, pamundësia që të bëjnë një jetë më të sigurt këtu në Kosovë, ka bërë që një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve të lëshojnë Kosovën dhe të shkojnë në vendet e BE-së. Vetëm prej muajit shkurt deri në korrik, 90 mjekë specialistë kanë kërkuar një dokument në Odën e Mjekëve që iu nevojitet të punojnë në vendet e BE-së. E sa e sa mjekë e kanë lëshuar Kosovën edhe në vitet paraprake. Prandaj është momenti i fundit që Qeveria të reflektojë dhe të ketë për bazë kërkesat e profesionistëve shëndetësorë të të gjitha kategorive.

Partia Socialdemokrate pajtohet plotësisht me të gjitha kërkesat duke filluar prej atyre të mjekëve specialistë, mjekëve specialistë të mjekësisë familjare, mjekëve të përgjithshëm, të stomatologëve, të farmacistëve, psikologëve, klinikët, fizioterapeutëve dhe të infermierëve.

Dallimi në koeficient i mjekëve specialistë të profileve të ndryshme nga mjekë specialistë të mjekësisë familjare është jo i drejtë. Duke e ditur rëndësinë e mjekësisë familjare në

187 parandalimin, në trajtimin e sëmundjeve dhe në kosto-efektivitetin shumë të ulët sesa trajtimi i sëmundjeve në klinikë dhe në spitale. Andaj, nëse jeni pro konceptit të mjekësisë familjare atëherë edhe duhet dhënë prioritet mjekësisë familjare, gjegjësisht mjekëve të mjekësisë familjare. Argument tjetër është se Kosova nuk ka mjekë të mjaftueshëm familjarë për kokë banori.

Tani kemi gjithsej 552 mjekë familjarë, e mosha mesatare e tyre është 55 vjeç. Për t’i përmbushur nevojat e Kosovës i duhen edhe 402 mjekë specialistë të mjekësisë familjare. Prandaj Qeveria duhet të ketë për bazë këto, do të motivojë mjekët e mjekësisë familjare që së paku të trajtohen të barabartë edhe me mjekë specialistë të lëmive të tjera. Unë siç e thash në fillim, ne si subjekt do ta japim kontributin tonë edhe në Komisionin ku trajtohet ky projektligj, mirëpo edhe përmes Komisionit për Shëndetësi ku jam kryetare e Komisionit, do t’i përcjellë të gjitha shqetësimet e Komisionit, të gjitha kritikat, vërejtjet që janë rreth këtij projektligji. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Milaim Zeka. Nuk është i pranishëm. Vazhdojmë. Deputetja Evgjeni Thaçi.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit e nderuar nënkryetare! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar ministër, Reforma më administratën publike është mjaft e rëndësishme dhe ky ligj është një kontribut i madh në këtë proces. Edhe pse jemi të vetëdijshëm se ky ligj do të ketë kosto shtesë në buxhetin e Kosovës, e gjithë substanca që do të trajtohet do ta arsyetojë këtë. Këtë e ka thënë edhe ministri i Financave, z. Bedri Hamza, dhe unë jam e prirë t’i besoj në atë që e ka thënë. Ne po ashtu jemi të vetëdijshëm se përkundër punës së madhe që është bërë në këtë projektligj dhe vullnetit të mirë për të rregulluar çështjen e pagave në sektorin publik, ekzistojnë të metat të cilat ne duhet t’i identifikojmë dhe t’i rregullojmë në mënyrë që të parandalohen problemet që mund të na dalin në të ardhmen.

Besoj se ky duhet të jetë njëri prej projektligjeve më të analizuara nga ne dhe kjo është një gjë e mirë, sepse kështu do të kontribuojmë në nxjerrjen e ligjit që do ta rregullojë këtë materie për një kohë të gjatë, duke iu përshtatur rrethanave tona socio-ekonomike.

Në radhë të parë dua të theksoj faktin se është mjaft pozitive që me këtë Projektligj askujt nuk do t’i zvogëlohet paga. Në rastin më të keq, do t’i mbetet e njëjtë. Por, shumicës së të punësuarve në sektorin publik do t’u rritet paga. Kjo do të thotë se buxheti i shtetit vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe mund ta përballojë këtë. Ky është një fakt shumë inkurajues.

188 Nga ana tjetër, mendoj se duhet të merren parasysh vërejtjet të cilat janë dhënë gjatë dëgjimeve publike, sidomos nga Ministria e Financave, si dhe vërejtjet që jepen gjatë periudhës mes dy leximeve të Projektligjit. Sepse, si duket, duhet të bëhen disa ndryshime të cilat nuk besoj se do ta prekin thelbin e ligjit.

Të nderuar kolegë deputetë, Për ne që nuk kemi punuar ndonjëherë në fushën e buxhetit dhe draftimit të tij, është pak e vështirë të gjendemi me kodet dhe koeficientet e paraqitura në këtë Projektligj. Kjo na vështirëson analizimin dhe krahasimin e pozitave të ndryshme. Pra është e vështirë që në disa raste të dihet se një pozitë e caktuar cilës klasë apo koeficient i përket. Për shembull, unë jam e interesuar të dijë për koeficientin e pagës së infermierëve të njësisë së kujdesit intensiv të neonatologjisë, intensivës qendrore dhe intensivës në emergjencën e SHSKUK-së.

Në Projektligj ekzistojnë tri kategori të infermierëve, mamive dhe teknikëve me klasë të ndryshme, por nuk tregohet më shumë. Pra, mendoj se duhet të detajohen këto gjëra, në mënyrë që Projektligji të jetë më u kuptueshëm.

Dua të theksoj se respektoj secilën pozitë dhe secilën kategori që është paraqitur në këtë listë, mirëpo gjithashtu mendoj se duhet të bëhet një diferencim për kategoritë për të cilat për nga natyra dhe kompleksiteti i punës duhet të dallohen nga të tjerët. Raste të tilla mund të ketë shumë, mirëpo në këtë kontekst mendoj se ata që i përmendëm më sipër, pra infermierët e neonatologjisë, intensivës qendrore dhe të emergjecës në SHSKUK-së janë një rast tipik i punonjësve që duhet të dallohen nga punonjësit e tjerë me të njëjtin titull. Këtu kemi të bëjmë me një pjesë të stafit infermierik të cilët përballen me një presion dhe intensitet shumë të madh të punës. Sa për ilustrim, Klinika e Neonatologjisë, e cila është e vetmja në Kosovë që trajton foshnje nga gjithë Kosova, merret me trajtimin e foshnjave të porsalindura e të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo klinikë ka 90 infermiere, 50 nga të cilat, të gjitha punojnë në kushte jo të mira, me ndërrime 12-orëshe. 50 prej tyre punojnë në njësinë e neonatologjisë, secila me nga gjashtë foshnje. Ndërkohë që, ato që janë të shpërndara në njësi të tjera punojnë me nga 15 deri 20 foshnja. Standardet e OBSH-së thonë që ato duhet të merren maksimalisht dy foshnje në të njëjtën kohë.

Kjo është një punë madhështore që ato bëjnë, është një punë që unë do ta quaja heroike, të cilën dinë vetëm ato nëna që kanë pasur rastin të kalojnë në atë klinikë si shoqëruese të fëmijëve të tyre.

Sipas statistikave, gjatë vitit, infermieret në këtë klinikë të gjitha së bashku kujdesen për trajtimin e mbi 1 900 foshnjave. Prandaj këto infermiere së bashku me stafin tjetër mjekësor, të cilat na i shpëtojnë foshnjat tona çdo minutë, e ulin vdekshmërinë e fëmijëve të porsalindur, me trajnim të shkëlqyeshëm dhe me një përvojë të tillë, të cilat do të mund të josheshin edhe të punonin në

189 shtetet më të zhvilluara të botës, ne duhet t’i trajtojmë në mënyrë të veçantë brenda sistemit të pagave.

I njëjti argument vlen edhe për stafin e infermierëve në njësitë e kujdesit intensiv, në atë qendror dhe emergjencë, të cilët ofrojnë kujdes 24-orësh për pacientët në gjendje kritike pas operacioneve kirurgjike invazive, aksidenteve, traumave e të tjera. Ata janë të trajnuar specifikisht për këtë punë e cila është shumë e lodhshme dhe kërkon përkushtim maksimal, prandaj edhe këta duhet të trajtohen me më shumë kujdes nga ne.

Unë do të propozoj pas sqarimit me koeficientët, do të thotë pas sqarimit në ligj, që ata të kenë koeficientin më të lartë në kategorinë e infermierëve ose të ketë një kod të veçantë në këtë projektligj.

Ndoshta dikujt mund t’i duket se edhe po kërkoj shumë, mirëpo mos të harrojmë se këtu nuk kemi të bëjmë me një numër të madh të tyre, dhe si pasojë nuk do të ketë ndikim të madh në koston buxhetore. Nga ana tjetër, ne motivojmë një pjesë shumë të vyer të shoqërisë sonë dhe respektojmë kontributin dhe sakrificën që ata bëjnë në baza ditore. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit deputete! Fjalën e ka deputeti Fadil Beka. Urdhëroni!

FADIL BEKA: Faleminderit nënkryetare e Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar zoti ministër, Edhe unë i bashkëngjitem konstatimit të kolegëve deputetë që ky është një projektligj shumë i rëndësishëm që rregullon pagat në sektorin publik.

Nëse e analizojmë Projektligjin vërejmë se kriteret, gjegjësisht parametrat, që janë përdorur për përcaktimin e koeficientëve për punonjësit në sektorin publik i mungon një parametër shumë i rëndësishëm, gjegjësisht që është një parametër i matshëm në përcaktimin e pagës në sektorin publik. Kjo ka bërë që secili profesion ta konsiderojë vetën më të rëndësishëm Për shembull, mësuesi konsideron që është më i rëndësishmi, mjeku, prokurori, gjykatësi etj.

E kam parasysh çdo profesion është i rëndësishëm dhe shteti ka nevojë për secilin prej këtyre profesioneve, por konsideroj që parametri bazë për përcaktimin e koeficientit të pagës duhet të jetë përgatitja shkollore profesionale superiore. Pra, e çmoj çdo profesion, por unë do të ndalem më tepër të komuniteti i mantelbardhëve prej nga vij edhe vet, që me këtë projektligj nuk janë rangu dinjitetshëm.

Tashmë të gjithë në Kosovë e dimë dhe jemi dëshmitarë që çdo vit mesatarisht nga Kosova largohen mbi 100 mjekë dhe shumë infermierë, ngase vendet perëndimore po i kërkojnë pikërisht

190 këto profesione. Pra, ne si Kosovë shumë shpejt do të mbetemi pa staf mjekësor kryesisht pa mjekë. Prandaj, kërkoj që kjo të merret shumë seriozisht dhe të kihet parasysh nga Qeveria gjatë amendamentimit të këtij projektligji para se të bëhet vonë.

Mund ta marrim si shembull rastin e Rumanisë, ku edhe atje kanë migruar një numër i madh i mjekëve dhe Qeveria duke qenë e shqetësuar ka kërkuar që të kthehen duke iu rritur pagat nga 5 mijë në 8 mijë euro, por ata megjithatë nuk janë kthyer ngase janë sistemuar në vende të tjera të BE-së.

Gjithashtu, propozoj që gjatë amendamentimit të merret për bazë, pra kriteri i shkollimit dhe propozimet që kanë ardhur nga Federata Sindikale e shëndetësisë dhe nga e mjekëve që propozojnë koeficientin për infermierë nga 2.2 deri në 2.7 dhe për mjekët specialistë deri në 7.5. Faleminderit!

KRYESUSJA: Faleminderit, deputet! Sipas radhës së paraqitur, fjalën e ka Fatmir Xhelili.

FATMIR XHELILI: Faleminderit, kryesuese! Përshëndetje për ministrat, Me respekt të veçantë për punën e ministrit dhe grupit punues të cilët kanë punuar në projektligjin për paga në sektorin publik dhe në dy ligjet tjera.

Mund të them se ligji ka tentuar që t’i bëjë kategorizimet e punonjësve dhe zyrtarëve në institucionet tona duke u bazuar në edukimin, arsimimin dhe pozitat dhe përgjegjësitë të cilat i bartin institucionet tona. Ligji ka edhe vërejtje edhe mangësi që besojmë që gjatë punë në grupin e komision do të plotësohet dhe do të arrijë kualitetin që të jetë ligj i zbatueshëm dhe t’i plotësojë kërkesat, nevojat edhe dëshira e të gjitha atyre që janë përgatitur dhe kualifikuar për të punuar në institucionet tona karshi përgjegjësisë që e kanë në vendet e punës. Me theks të veçantë do të theksoj se duhet të shikohet niveli i hierarkisë të institucioneve të shtetit tonë, që pagat të jenë në bazë të përgjegjësisë edhe peshës, bazuar edhe në ligjet e protokollit të shtetit.

Kjo është vërejtja ime e parë në cilën do të jap kontribut në grupin punues me propozime konkrete. Që të mos e zgjasë më shumë do të kthehem edhe në dy sektorë të rëndësishëm të institucioneve tona; te zjarrfikësit të kategorizohen në vendin të cilin e meritojnë për shkak të përgjegjësisë së punës edhe rreziqeve të detyrave të cilat i ushtrojnë gjatë punës së tyre profesionale. Besoj se zjarrfikësit tonë një kohë të gjatë kanë vuajtur për shkak të mos seriozitetit të kategorizimit të tyre po edhe të kualifikimi të tyre si edhe pagës karshi përgjegjësisë dhe obligimeve të cilat ata i ushtrojnë gjatë detyrave të tyre.

Nuk mund të mos kaloj edhe te sektori i shëndetësisë. Sektori i shëndetësisë besoj që është trajtuar në mënyrë serioze prej grupi punues të ministrisë, mirëpo duhet të merren parasysh edhe

191 disa argumente shtesë te shëndetësia dhe punëtorët shëndetësor. E para është kualiteti i punës edhe kohëzgjatja e edukimit dhe arsimimit të tyre që të arrijnë mundësinë që të ushtrojnë detyrat në profesionin adekuat. E kam fjalën tash për specialistët. Specialistëve u nevojite 6 vjet fakultet, 1 vit stazhi i praktikantit, 4 specializimi.

Domethënë shkojnë 11 vjet që ta arrijnë kualifikimin e duhur për ta ushtruar profesionin e tyre dhe dihet se çfarë peripecish dhe sakrificash kanë për ta arritur këtë kohëzgjatje të edukimit në mënyrë që ta arrijnë titullin e arsyetuar që ta ushtrojnë detyrën profesionale të specialistit. Kështu që pagesa për kompensim të punës së tyre më të vërtetë është e ulët. Pra, edhe njëherësh duhet që të kategorizohen të gjithë specialistët e shëndetësisë në një nivel e pastaj diferencat e tyre karshi përgjegjësisë dhe obligimeve që kryejnë specialistët të përcaktohen me një rregullore të brendshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ngase nuk është njëjtë si të jesh specialist i kirurgjisë si të jesh specialit i infektives, pediatrisë apo i mjekësisë familjare.

Argument tjetër është edhe procesi i migrimit në këtë fazë. Fakulteti ynë i mjekësisë faktikisht po prodhon kuadro për Bashkimin Evropian edhe për shtete të Bashkimit Evropian. Me pagat ekzistuese, faktikisht ne do biem në pozicion që do të kemi nevojë për mjekë, për infermierë, mami edhe stafin e mesëm teknik të të gjitha llojeve të mjekësisë. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm që të mos vijmë në pozicion që t’i kërkojmë këta profesionistë prej shteteve të tjera. Andaj duhet të stimulohen me koeficientet që duhet të radhiten në bazë të përgjegjësive edhe pozicioneve të cilat ata i ushtrojnë, dhe detyrave të cilat i realizojnë.

Unë e përkrah propozimin e Federatë Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës e cila ka bërë një analizë të mirëfilltë të këtij ligji për paga, dhe e kanë propozuar radhitjen, rangimin dhe kategorizimin e kuadrit të mesëm shëndetësor nëpër institucionet tona shëndetësore, edhe specialistëve të lëmenjve të ndryshme. Kështu që i kisha bashkëngjitur këtë propozim dhe njëherësh do të jetë edhe propozim imi dhe do t’ia dorëzoj Administratës që mos t’ju marrë kohë që t’i lexoni tani. Nëse i radhitim janë diku 25-26 pozicione, të cilat ata i kanë propozuar dhe pajtohem plotësisht me propozimin e tyre dhe do të përkrah edhe propozimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës që do të jetë njëkohësisht edhe propozimi im.

Pjesë e diskutimit, e dorëzuar me shkrim 1. Për mjekë 1.1. Mjek specialist i të gjitha lëmenjve - koeficienti 6,00, ndërsa klasifikimi tjetër të bëhet me akt të brendshëm nga Ministria e Shëndetësisë. 2. Mjek në specializim - koeficienti 4,5 3. Mjek i përgjithshëm / stomatolog i përgjithshëm/ farmacist klinik - koeficienti 4,00 4. Inermier bachelor - koeficienti 2,7 4.1. Bachelor i Infermierisë 4.2. Bachelor i Mamisë

192 4.3. Bachelor i Fizioterapisë 4.4. Bachelor i Biokimisë Laboratorike 4.5. Bachelor në Teknik i lartë laboratori 4.6. Bachelor në Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri 4.7. Bachelor i Radiologjisë Diagnostike 4.8. Bachelor i Radiologjisë 4.9. Infermiere e Lartë e Përgjithshme 4.10. Teknike e Lartë e Laboratorit 4.11. Teknike e Lartë e Radiologjisë 4.12. Laborant i Lartë - Dentar 4 sipas ISCED 4.13. Laborant i Lartë Mjekësor

5. Infermier të përgjithshëm - koeficienti 2,2 5.1. Infermier i Përgjithshëm 5.2. Mami 5.3. Teknik i fizioterapisë 5.4. Teknik i Farmacisë 5.5. Teknik Laborant 5.6. Motër Pediatrike 5.7. Asistente e stomatologjisë 5.8. Teknik i Fizioterapisë 5.9. Motër akusherike 5.10. Teknik i Pediatrisë 5.11. Teknik i Radiologjisë 5.12. Teknik i Dhëmbëve 5.13. Teknik i Gjinekologjisë 5.14. Teknik i Anestezisë 5.15. Teknik i Optikës 5.16. Teknik Fitnesi dhe Nutricionit 5.17. Teknik Sanitar 5.18. Infermier Familjar 5.19. Ndihmës Infermier - Mami 5.20. Ndihmës Kërkimtari në Biologji - Kimi 5.21. Laborant i Kimisë 5.22. Lab. Hemato-Histologjik 5.23. Laborant i Mikrobiologjisë 5.24. Laborant Mjekësor 5.25. Asistent i Kujdesit Social Shëndetësor 5.26. Audiometrist 5.27. Motër Medicinale - Pediatri

193 5.28. Anestezist - Pavarur 5.29. Teknik laborant i Bio-Kimisë 5 5.30. Tek. Laborant i biologjisë-kimisë

6. Psikologët klinikë - koeficienti të caktohet në bazë të specifikave të punës Gjithashtu këtij propozimi i bashkëngjitet edhe arsyetimi në lidhje me kategorinë e stafit të mesëm, të cilët nuk kanë mundur t’i kryejnë studimet Bachelor, pasi që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar institucionet edukativo-arsimore (po ju rikujtojmë që Fakulteti për Infermier dhe drejtime të tjera është hapur në vitin 2003) të barasvlerësohen me koeficientin 2,7 dhe shkrirja e shtesës në pagë prej 44 euro. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zotëri Fatmir! Fjalën e ka deputeti Bekim Haxhiu.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, e nderuar kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Një ligj më se i mirëpritur për të gjitha kategoritë. Jo pse të gjitha kategoritë janë të kënaqura me trajtimin me këtë ligji. Disa edhe janë harruar fare, s’janë përfshirë në projektligj, por me rëndësi që ka ardhur.

Ka ardhur në Parlamentin e Kosovës edhe ne bashkë mund të punojmë në të, ta draftojmë ta përgatisim mirë edhe të jetë në bazë të interesave të të gjithë atyre që punojnë në sektorin publik, me qëllim që qytetarët tanë të marrin shërbime më të mira në të gjitha sferat, edhe në arsim, edhe në shëndetësi edhe në sektorët e sigurisë.

Fillimisht kur e kam marr ligjin që ta shikoj, kërkoja disa prej koeficienteve për ta parë mënyrën sesi janë trajtuar tek profesionistët shëndetësor dhe pash që në projektligj mungonin disa kategori. Janë trajtuar mjekët, por s’janë trajtuar stomatologët. Nuk janë trajtuar as kategoritë tjera, as fizioterapeutët, dhe një pjesë e madhe e profesionistëve shëndetësorë nuk janë trajtuar me ligj.

Pas disa debateve dhe diskutimeve publike që kemi pasur edhe me sindikatën edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, sindikata ka arritur që të dorëzojë disa propozime, por të cilat nuk kanë gjetur mbështetjen e të gjithë profesionistëve shëndetësor.

Diferenca mes mjekëve dhe infermierëve në botë në rajon maksimum shkon në 40% paga e lartë e mjekut se e infermierit. Pse? Po mjeku është profesionist në shëndetësi, po pasqyrën e shëndetësisë e japin infermierët, dhe ata nuk janë trajtuar dinjitetshëm as prej federatës sindikale e as me këtë projektligj.

194 Diferenca në pagë mes infermierëve dhe mjekëve është 60%, dhe derisa e shohim interesimin e Ministritë të Shëndetësisë së Gjermanisë për infermierët në Kosovë dhe lehtësirat të cilat i kërkon Ministri i Shëndetësi në Gjermani që infermierët, fizeterapeutët, laborantët e Kosovës të kenë lehtësira në aplikim për vizë dhe të kenë gjashtë muaj punë provuese dhe lehtësira për këtë në Gjermani, atëherë ne duhet të bëjmë më shumë për ta që ata t’i ruajmë në Kosovë.

Siç dihet vetëm në katër muajt e fundit nga Kosova kanë ikur mbi 90 mjekë dhe numri i infermierëve është dyfish më i madh. Po, njëkohësisht duhet të punojmë më shumë që edhe këta specialistë të mjekësisë të cilët aktualisht janë pa punë t’i integrojmë në sistemin tonë shëndetësor. Njëkohësisht po ankohemi se po na ikin mjekët tanë jashtë dhe në të njëjtën kohë ne kemi mjekë specialistë pa punë. Një absurd i llojit të vet. Këtu nuk mjafton vetëm një subjekt politik, nuk mjafton vetëm Ministria e Shëndetësisë. Na nevojitet angazhimi i të gjithëve, e në veçanti i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Një, të vihet sistemi shëndetësor në binarë dhe funksional. Investimet të cilat po bëhen janë shumë të mira, por unë jam për funksionalizim të sistemit shëndetësor. Nuk mundet Qendra Klinike Universitare t’i përpijë dhe t’i akceptojë të gjitha kërkesat e të gjithë qytetarëve në të gjithë Republikën e Kosovës. Nëse pacientët vijnë nga Mitrovica, nga Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaj për të marrë shërbim elementar shëndetësor në QKUK, kur të njëjtin ne udhët tua ofrojmë në spitalet regjionale atje. Dhe për këtë duhet funksionalizim i sistemit dhe mbështetje financiare për mjekët të cilët punojnë në spitalet regjionale.

Qendra Klinike Universitare me këtë ligj (unë do ta bëjë edhe amandament) duhet të trajtohet si qendër e vërtetë terciare dhe universitare. Viteve të fundit koncepti universitar në QKUK është duke u shkatërruar! Tani ka edhe iniciativë që edhe zyrat e katedrave nëpër klinika të mbyllen. Qendra Klinike Universitare kështu merr statusin e spitalit regjional të Prishtinës, por jo Qendër Klinike Universitare.

Bashkëdyzimi mes Qendrës Klinike Universitare dhe Fakultetit të Mjekësisë duhet të vjen në shprehje. Mësimdhënësit e Fakultetit të Mjekësisë të cilët punojnë edhe në QKUK janë afërisht 290 deri në 300. Këta duhet ta kenë një pagë të cilën e marrin në Qendrën Klinike Universitare me koeficient ku llogaritet ngritja e tyre akademike dhe shkencore, specializimi i kryer, ndërsa avancimet e tyre i bëjnë sipas statutit të UP-së dhe Ligjit për arsimin e lartë.

Njëkohësisht këta edhe ashtu sot marrin një pagë si profesorë universitar dhe e marrin një pagë sekondare si specialistë të fushës së mjekësisë. Në të njëjtin orar e bëjnë të njëjtën punë, por në njërën anë marrin pagë primare ndërsa në anën tjetër me pagë sekondare. Por, nëse ne ua bëjmë një pagë për të njëjtën punë që e bëjnë, sepse ata bëjnë edhe shkencë dhe bëjnë edhe trajtim shëndetësor për pacientët dhe në të njëjtin vend e ushtrojnë edhe profesionin e specialistit të mjekësisë edhe të profesorit apo të asistentit, dhe ato do t’i tregojë në klinikë, do t’i shpjegojë

195 studentëve dhe do ta bëjë trajtimin e pacientëve. Prandaj, ne duhet t’i trajtojmë me një pagë të dinjitetshme nëse dëshirojmë që trurin e shëndetësisë ta ruajmë në Kosovë.

Diferenca mes kësaj që po e propozoj sot është 149 euro. Mes asaj që një profesor e merr njërën pagë në universitet dhe pagën sekondare që e merr në Qendrën Klinike Universitare. Prandaj, kërkoj që në shtojcën 1 të paraparë këtu të bëhet një kategorizim i veçantë për Qendrën Klinike Universitare dhe për spitalet regjionale të cilin, unë me disa prej bashkëpunëtorëve profesionistë shëndetësor e kemi përgatitu, e të cilën do tua dorëzoj si amendament të shkruar, por kërkoj mbështetjen e plotë për këtë, duke kërkuar edhe mbështetjen më të mirë për infermierët dhe kategoritë tjera, vërtetë që të kemi një trajtim të dinjitetshëm dhe që t’i ruajmë kuadrot tona në Kosovë.

Nuk ka çmim të cilin ne mund ta paguajmë më vonë me humbjen e kuadrove këtu, sepse edhe sot kemi humbje të kuadrove, ikje të kuadrove, ndërsa pacientët tanë edhe ish-ushtarë të UÇK-së detyrohen që t’i dërgojnë fëmijët për t’u shëruar në Beograd! Këtë nuk guxojmë që t’ia lejojmë vetes që të ndodh në vitet e ardhshme e as sot, sepse edhe dje kemi tërhequr vërejtjen për këto dukuri e në veçanti për masat të cilat ne duhet t’i marrim në mënyrë që t’i ruajmë kuadrot tona këtu.

Çdo specializim që Ministria e Shëndetësisë e mbështet financiarisht duhet ta ketë edhe mbështetjen tjetër ose obligim tjetër për përfituesin e specializimit. E cila është ajo? Çdokush që përfiton specializim nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë i obligueshëm që të paktën prej pesë deri në dhjetë vite të punojë në institucionin publik. Specializimet nuk duhet të jepen sipas dëshirave dhe tekeve individuale, por duke analizuar nevojat dhe mangësitë të cilat i kemi në sektorin e shëndetësisë, dhe për këto të krijojmë mbështetje duke bërë një studim të mirë të kuadrove aktuale që posedojmë, atyre që janë specializim dhe atyre të cilët duhet t’i dërgojmë ndoshta edhe jashtë vendit për specializim.

Ju kujtohet që vite më parë ne kemi hapur kardiokirurgjinë, por nuk kishim kardiokirurg. Ajo ishte sikur ta blesh autobusin dhe mos të kesh vozitës për autobus. Pra, ne duhet t’i planifikojmë gjërat më herët, sepse ta rregullojmë këtë sektor. Gjithashtu edhe tek kategoria e arsimtarëve, sepse nëse dëshirojmë ngritje të cilësisë në arsim, atëherë sigurisht që edhe mbështetja financiare apo paga për ta duhet të jetë e dinjitetshme.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendi, z. Xhavit Haliti.)

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Sali Salihu e ka fjalën.

196 SALI SALIHU: Faleminderit, kryesues! Pra, në përgjithësi nëse e shikon tabelën e ranglistës domethënë kategorizimit të pagave në këtë projektligj, mund të konludohet se me këtë propozim apo me këtë tabelë shihet qartë që nuk është marrë për bazë niveli i përgatitjeve profesionale të njerëzve apo të kategorive punuese, por është marrë për bazë niveli i përgjegjësisë funksionale, ku shihet qartë se për shembull janë përkrahur sektorët e shtetit që lidhen pak a shumë me logjikën e një qeverie e cila pretendon gjithnjë që sektorët t’i kënaqë me rroga dhe pastaj t’i kontrollojë edhe më lehtë.

Për shembull, në qoftë se e shikoni se cilat kategori apo cilët sektorë janë përkrahur më shumë, mund të shihni se më shumti në këtë ranglistë është përkrahur prokuroria. Është përkrahur gjykata. Është përkrahur Presidenca, Kryeministria. Janë përkrahur ministritë. Është përkrahur Kuvendi edhe doganat. Ndërkaq, në anën tjetër i kemi sektorët të cilët në njëfarë mënyre janë më pak të përkrahur, e kemi; arsimin e ulët, arsimin e mesëm edhe arsimin e lartë. E kemi po ashtu shëndetësinë. E kemi administratën e cila është shumë ulët me koeficient edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal. Dhe e kemi edhe sektorin e kulturës. Pra, shihet qartë se të gjithë sektorët kyç që lidhen ngushtë me shtetin, që mund ta kontrollojnë shtetin iu është dhënë koeficienti më lartë. Ndërkaq në sektorët tjerë kanë koeficient shumë më të ulët.

Për mua është e papranueshme, për shembull që administrata në nivel lokal, në nivel qendror, por edhe nëpër institucione të tjera publike ta ketë koeficientin 1,92 është një koeficient shumë i ulët. Për shembull, administrata e Universitetit të Prishtinës sa punë kryen dhe ta ketë një koeficient tepër të ulët. Po ashtu e kemi rastin edhe për administratën në nivelin komunal, domethënë në komunë, por edhe nëpër shërbimet tjera për shembull që bëjnë në institucionet qendrore.

Për shembull është e papranueshme që një profesor universiteti që duhet ta bëjë gradën shkencore doktor shkence dhe pastaj duhet të avancohet të krahasohet me koeficient të një njeriu i cili është në gjykatë, por që e ka nivelin e shkollimit bachelor ose master. Po themi gjykatës mbikëqyrës në degën e Gjykatës Themelore, këshilltar i lartë politik dhe zëvendësministër e kanë koeficientin 6 që e kanë nivelin të themi në rastin më të mirë master, ndërkaq profesor-doktori domethënë e ka koeficientin 6,2.

Edhe një rast tjetër. E kemi gjyqtari për kundërvajtje i cili shqipton gjoba në komunikacion e ka koeficientin 5, ndërkaq profesor-asistenti i cili duhet ta ketë gradën shkencore doktor shkence e ka koeficientin 5,2. Pra, shihet qartë që këtu është bërë njëfarë lloj diskriminimi edhe që të bëhet një avancim për shembull i një profesori universitar, ai së pari duhet ta kryej bachelor, master madje duhet ta kryej doktoratën tre vjet, pastaj duhet ta marrë titullin e parë profesor-asistent pas katër viteve me punimet shkencore që duhet t’i zhvillojë për katër vite ai duhet të kalojë në titullin profesor i asociuar, pastaj pas katër viteve përsëri i del konkursi. Duhet të bëjë punime shkencore shtesë, një varg punimesh shkencore për t’u avancuar në profesor-doktor apo profesor i rregullt.

197 Paramendojeni një profesori të rregullt universitar i duhen diku 10 vite pas doktoratës punë, angazhim në shkencë dhe ai e ka koeficientin vetëm 6.2, dhe nëse e merrni presidentin e Kosovës e ka koeficientin 12. Paramendojeni 50% koeficientin më të lartë Presidenti i Kosovës në krahasim me një profesor, doktor universitar nga i cili varet zhvillimi i shkencës dhe i dijes në Universitetin e Prishtinës. Pra, të gjitha këto kuadro edhe juristët, edhe ekonomistët, edhe inxhinierët dalin nga Universiteti i Prishtinës, dalin nga këta njerëz dhe kur e shikoni në aspektin e përgjegjësisë që kemi për shoqëri, pra me koeficient janë shumë më ulët.

Mirëpo, ajo që po kërkoj unë këtu është që të merren parasysh kryesisht kërkesat e SBASHK-ut për ngritjen e koeficientit duke filluar nga niveli, domethënë e arsimimit të ulët, të mesëm dhe të lartë, që ata kanë kërkuar të ketë ngritje për rreth 30% të koeficientit e që mua më duket paksa i tepërt 30%, sepse është shumë, por së paku të merret parasysh kjo kërkesë e tyre dhe diku rreth 15% të bëhet ngritja e koeficientit të mësimdhënësve në të gjitha nivelet. Dhe gjithashtu të bëhet ngritja e koeficientit për kulturën për njerëzit e kulturës, sepse kulturën nuk e kemi kurrkah sa i përket pagesa dhe për administratën e cila është zinxhiri i punës sa i përket ngarkesës me punë, ndërkaq sa i përket pagesës është shumë ulët. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Zoti ministër, e dëshironi fjalën?

MINISTRI MAHIR YAĞCILAR: Faleminderit! Faleminderit të gjithëve për sugjerime dhe propozime, të cilat prapë së bashku duhet të parashikojmë edhe t’i përpunojmë në komisionet e ndryshme parlamentare.

Ka nevojë shumë në komisione këto çështje të shqyrtohen, sepse ligji përfshin të gjithë përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës, afër 80 mijë persona, si funksionarët publikë apo si të shërbimit publik apo shërbyesit civilë ose stafi tjetër administrativo-teknik.

Për këtë ligj është punuar një kohë të gjatë, janë bërë analiza edhe përmes përkrahjes së NDP-së, GIZ-it, pastaj Komisionit Evropian edhe në kohët e fundit gjithashtu punuam që këto çështje t’i shikojmë, të krijojmë një ligj, i cili do të jetë i unifikuar, se në këtë moment ligji bazik ose ligji i unifikuar nuk ekziston. Ekzistojnë ligje edhe vendime të ndryshme, të cilat janë thirrur në çështje të cilat nuk ekzistojnë.

Dhe, në këtë aspekt, në qoftë se dëshirojmë së pari duhet ta bëjmë ligjin dhe ligji nga aspekti i theksuar, unë besoj që duke pasur edhe në diskutime nuk ka aq probleme sa është pjesa e tabelës, vërtet pjesa e tabelës është diçka tjetër, ku të gjithë duhet të punojmë.

Çka është e rëndësishme, për pjesën e tabelës ne i kemi të gjitha të dhënat, me emër, mbiemër 80 mijë persona, duke u bazuar në të dhënat e janarit të këtij viti, gjithashtu prapë janë analizuar edhe me të dhënat e ngushtit të vitit 2018, i kemi përpunuar shumë çështje dhe një farë mënyre

198 kemi krijua simulimin, e kemi nxjerrë një vlerë të koeficientit fillestar, i cili pastaj do të bëhet me Ligjin e buxhetit, jo me vendimin e Qeverisë, por me Ligjin e buxhetit, i cili do të aprovohet këtu, po për herë të parë nevojitet një koeficient dhe koeficienti është caktuar 239 euro, duke u bazuar që paga në janar më e ulët në sektorin publik ose në Buxhetin e Republikës së Kosovës ka qenë 232,38, ndërkohë ka ndodhur rritja 4%, kështu që ka dalë koeficienti i parë, koeficienti më i ulët, i cili është 239 euro.

Në bazë të asaj janë bërë 12 koeficiente edhe faktikisht raporti të jetë 1 me 12, duke u bazuar në situatën edhe të tanishme.

Gjithashtu ligji është bazuar, siç kam cekur edhe për raporte, po edhe duke u bazuar në përvojat 20-vjeçare, pa marrë parasysh që nuk ekziston ligji, ka ekzistuar sistemi i pagesave ose ‘pejrolli’, i cili ka qenë i unifikuar dhe, në një farë mënyre deri para dy vjetëve përmes Ministrisë së Administratës Publike është realizuar, ndërsa tash sistemi i pagave është në Ministrinë e Financave dhe realizohet përmes sistemit të unifikua, sistemit ‘pejroll’ ose pagesave, kështu që e kemi një kontroll, por kjo çështje duhet të jetë e bazuar edhe në ligj.

Ka qenë një element për përcaktimin e kornizës tabelore ose çështjeve të koeficienteve. Pastaj, janë trajtuar edhe përvojat nga shtetet e ndryshme, përvojat e Kosovës, por gjithashtu pagat janë trajtuar edhe sipas pozitës, duke u bazuar në protokollin, përgjegjësinë në vendin e punës, pastaj sipas shkollimit, sipas vendit të punës dhe angazhimeve ose përgjegjësisë, dhe është krijuar një tabelë duke u bazuar në këtë koeficient të situatës reale, i cili prodhon një kosto buxhetore 45 milionë, pa disa pagesa shtesë.

Ndërsa kostoja 90-milionëshe është dallimi midis kalkulimeve të Ministrisë së Financave dhe Administratës Publike, për afro 4 700 persona ose vende të punës të cilat nuk janë të punësuar, janë të zbrazëta, po në Ligjin e buxhetit ato vende ekzistojnë, edhe plus një mijë persona, të cilët janë në listën e pagave, por nuk marrin, janë me paga zero. Ministria e Financave sipas standardeve të veta ka kalkuluar dhe kostoja ka dalë, e cila është një kosto 90-milionëshe, por në realitet është gjysma e saj kosto, të cilin e kemi propozuar me vlerën e koeficientit, 45 milionë.

Sa u përket parametrit të matshëm edhe çështjeve të tjera, unë u mundova të shpjegoj që disa analiza i kemi bërë edhe në njëfarë mënyre e kemi krijuar këtë sistem.

Është biseduar edhe për fusha të ndryshme, sipas koeficientit ekzistues edhe propozimit, sepse ky ligj të mos kuptohet që është ligj për rritjen e pagave, më së pari është ligj, të krijohet sistemi edhe të krijohet funksionimi i administratës shtetërore, ku duhet të bëhet edhe puna, por edhe duhet të paguhet.

199 Por, me këtë koeficient dhe me këtë propozim ose simulim, fusha e shëndetësisë merr pjesën më të madhe, afro 15 milionë prej 45 milionëve.

Pastaj është fusha e sigurisë, faktikisht Policia e Kosovës, afro 13 milionë.

Vazhdohet me funksionarët publikë, ku janë të përfshirë sistemi i prokurorisë, sistemi i gjyqësisë, deputetët, ministrat, këshilltarët dhe shumë fusha të tjera, të cilat trajtohen sipas Ligjit për zyrtarët publikë si funksionarët publikë, afro 7 milionë.

Pastaj arsimi ka një ndikim afro 4-5 milionë.

Shërbimi civil ose punonjësit nëpër administrata të ndryshme, ku ndikimi më i madh ndoshta në nivelin komunal, sepse koeficientet nuk janë barazuar me nivelin qendror dhe ku duhet të barazohen të gjitha koeficientet dhe ka një ndikim ndoshta tre milionësh dhe fushat e tjera afro dy milionë.

Por këto janë kufizime buxhetore, të cilat duhet së bashku të ulemi të shikojmë, në qoftë se dëshirojmë të realizojmë të gjitha planet ose propozimet sipas koeficienteve, të cilat edhe ne i kemi biseduar me sindikata të ndryshme, edhe me sindikatën e shëndetësisë, edhe me sindikatën e arsimit edhe me sindikata të tjera, është ndoshta një tejkalim, i cili mund të bëhet i papërballueshëm, po sidoqoftë do të ulemi së bashku të shikojmë edhe me përkrahjen e Ministrisë së Financave.

Sa i përket shëndetësisë, sepse është përmendur, situata te mjekët është rritur vlera e koeficientit, ndërsa në kategori të tjera ndoshta nuk është bërë rritje sipas rritjes së mjekëve.

Edhe një çështje tjetër, të cilën dëshiroj ta përmend, edhe në qoftë se është bërë ndonjë gabim tabelar, është përfshirë a nuk është përfshirë, sepse në bazë të tabelës pastaj çdo institucion e bën klasifikimin e vendeve të punës në kuadër të institucionit.

Këto janë pozita të përgjithshme, të cilat ekzistojnë edhe funksionojnë institucionet, duke u bazuar edhe në sistemin e pagave të tanishme, por çdo pozitë dhe çdo person është trajtuar në këtë ligj, e në qoftë se ka ndodhur gabimi në periudhën e hartimit të projektligjit, atëherë ekziston mundësia prapë të përmirësohet gjatë amendamentimeve, sepse të gjitha të dhënat, siç kam cekur për çdo pozitë dhe çdo person, i cili është në listën e pagave, është bërë një kalkulim.

Kështu që edhe një herë ftoj Kuvendin e Kosovës, ju të nderuar deputetët, të votoni, bashkë me dy ligjet, të cilat do t’i prezantoj tash, do të jetë shumë i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, administratës shtetërore, institucioneve publike, në këtë aspekt unë paraprakisht ju falënderoj, po

200 do të jem i gatshëm të bashkëpunoj edhe me Komisionin Funksional, por edhe me komisione të tjera që të bëjmë një ligj sa më efikas dhe sa më funksional. Faleminderit!

KRYESUESI: Diskutimet kanë përfunduar.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik, në kushtet kur kemi mundësi për votim dhe kuorum, do të votojmë. Është kryer debati.

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura

Komisioni Funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe për Media e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. E ftoj ministrin e Administratës Publike, zotin Mahir Jagxhillar, që të paraqesë dhe të arsyetojë projektligjin. Zoti Jagxhillar, e keni fjalën!

(Ndërhyrje)

Ka përfunduar, kur e merr ministri fjalën, s’ka më debat.

A, ashtu po, për një çështje tjetër po, mos u nervozo, ngadalë. Fjalën e ka zonja Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetar! Unë sinqerisht në këtë gjendje në të cilën jemi duke i diskutuar këto ligje, nuk janë ligje, por kjo është mjerim. Jemi 20 deputetë duke i trajtuar ligjet që janë shumë të rëndësishme për vendin dhe e kanë humbur çdo vlerë, për mua është e pakuptimtë, nuk është asnjë shef i grupit parlamentar të partive të pozitës, në këtë rast, më fal, Ahmetit i kërkoj falje që është këtu.

Ne kemi marrë shumë herë kritika prej partisë Nisma që ka munguar dikush, sot nuk është kurrkush në sallë, as edhe një deputet. Nënkryetar, unë kërkoj që të ndërpritet kjo seancë, të mos bëjmë hajgare as me vetveten dhe as me qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk janë këto ligje, këto janë veç sa t’i kalojmë pa u ndalur e t’i trajtojmë seriozisht, kërkoj të ndërpritet seanca dhe të vazhdojmë një herë tjetër se jemi duke bërë hajgare.

KRYESUESI: Ne nuk jemi duke bërë hajgare, jemi deputetë të përgjegjshëm të këtij Kuvendi, jemi duke i shqyrtuar ligjet që janë të rëndësishme për vendin. Atyre që s’u intereson miratimi i ligjeve, po i pushtetit, ata s’janë këtu. Ne nuk jemi Parlamenti i vetëm që funksionojmë kështu. Ne kemi të drejtë t’i shqyrtojmë ligjet dhe unë po mendoj që, nejse është bërë edhe vonë, edhe jemi lodhur, edhe nervoz. Në qoftë se ju mendoni që është mirë ta ndërpremë, ne e ndërpremë, por jo pse nuk janë ata.

201 E miratojmë edhe një projektligj, edhe këto dy ligjet pako ia miratojmë ministrit dhe pastaj e ndërpremë, kështu që mos e akuzoni vetveten, por ata që s’janë këtu është tjetër gjë. Zoti ministër e keni fjalën!

MINISTRI MAHIR YAĞCILAR: I nderuar nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura ka për qëllim rregullimin e organizimit dhe funksionimin e institucioneve të Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Duke pasur parasysh laramanin e shkaktuar në praktikë mes organeve të Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura sa i përket funksionimit dhe strukturës organizative, ky projektligj i eviton këto parregullsi dhe krijon një kuadër koherent ligjor për krijimin, drejtimin, mirëfunksionimin, përgjegjshmërinë dhe performansën e institucioneve të Administratës Shtetërore. Përveç këtyre që cekëm më lart, ky projektligj parashikon edhe organizimin homogjen të agjencive ekzekutive brenda sistemit ministror, agjencitë ekzekutive në kuadër të ministrive, praktikisht veprojnë si paralele të ministrisë dhe u raportojnë ministrave përkatës. Ndërsa me këtë projektligj agjencitë do të funksionojnë në kuadër të sistemit ministror, mirëpo do të ruajnë specializimin e funksionimit të tyre për aq sa është e nevojshme. Po ashtu, me këtë projektligj përjashtohet çdo mundësi që agjencia ekzekutive të themelohet me akt tjetër, pos me ligj dhe përcakton përmbajtjen e ligjit themelues të agjencive.

Si risi dhe në aspekt të funksionimit më të mirë brenda sistemit ministror, ky ligj parasheh që krerët e agjencive ekzekutive ose drejtorë të përgjithshëm do t’i përgjigjen sekretarit të përgjithshëm, i cili është përgjegjës për gjithë sistemin ministror. Pastaj, ky projektligj bën dallimin e qartë në mes agjencisë rregullatore dhe ekzekutive, duke parashikuar pavarësinë më të madh për agjencitë rregullatore. Me këtë ligj gjithashtu janë disa çështje të tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin e Administratës Shtetërore. Në këtë projektligj përcaktohet edhe krijimi i bashkimit dhe shuarja e agjencive, pavarësisht nëse agjencia është rregullatore apo ekzekutive. Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura përmban gjashtë kapituj, me gjithsej 59 nene. Unë në këtë aspekt edhe një herë kërkoj nga ju, të nderuar deputetë, që të shqyrtohet dhe të aprovohet në leximin e parë, pastaj në procedurat parlamentare të shikojmë së bashku, të plotësojmë këtë ligj, i cili është shumë i rëndësishëm për funksionimin e aparaturës shtetërore, Administratës Shtetërore edhe agjencitë e pavarura në kuadër të Kuvendit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti ministër! Po vazhdojmë debatin, fjala është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të Komisionit Funksional zoti Nait Hasani e ka fjalën.

202 NAIT HASANI: Faleminderit, nënkryetar! Përshëndetje për ministrin, Kolegët deputetë, Komisioni e ka shqyrtuar Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura më 8. 10. 2018 dhe i ka rekomanduar Kuvendit që ta kalojë në parim, që të ketë mundësi ta plotësojmë dhe ta ndryshojmë.

Qëllimi dhe ndërlidhja e këtyre është një prioritet mjaft i rëndësishëm, sepse administrata mjaft ka vështirësi në funksionimin e saj dhe me anë të këtij projektligji ka mundësi për një riorganizim të mirë, po të njëjtën kohë ka mundësi edhe të një organizimi të agjencive të pavarura që në Kosovë janë thuajse 65 në përgjithësi, ka mundësi të funksionalizohen. Kështu që një prioritet ka qenë edhe është një strategji që është bërë më 2015 për moderinizimin e Administratës Publike, prandaj po kërkojmë që në tri pikat, në të cilat është përcaktuar zhvillimi i administratës, shërbimi civil, ofrimi i shërbimeve publike dhe administrative, dhe riorganizimi dhe llogaridhënia në Administratën Publike. Të gjitha këto kanë mundësi me plotësim-ndryshime të këtij projektligji, të cilët duhet të japin vërejtje dhe do t’i presim vërejtjet nga administrata dhe nga institucionet e tjera, si komisione dhe duhet t’i shqyrtojmë dhe do t’i amendamentojmë në komision dhe do t’i bimë për seancën e radhës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, kush e ka fjalën? Zonja Izmaku, urdhëro!

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, nënkryetar! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Në vazhdim po shqyrtojmë Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura. Një prej projektligjeve po ashtu të rëndësishme për të përmbushur këtë pako të reformës së Administratës Publike, ne me synimin që të kemi një racionalizim në mënyrën se si funksionojmë me agjenci, pra kemi marrë modele të mira, duke e ruajtur edhe pozicionin e punëtorëve tonë, sepse ka ndodhur në shtetet e tjera që në këtë fazë kanë pasur domethënë devijime goxha të mëdha në raport me humbjen e vendeve të punës së punëtorëve.

Të gjitha këto neve nuk na justifikojnë që me lëvizjen e agjencive, me humbjen e statusit të tyre, domethënë të humbim edhe ekuilibrin në raport me përgjegjësitë që kanë agjencitë e pavarura ekzekutive dhe rregullatore. Pra, në këtë projektligj i kemi të ndara përgjegjësitë e të tri këtyre agjencive dhe unë do të kaloj drejtpërdrejt në propozimin direkt. Tek agjencitë ekzekutive përjashtimisht prej formës se si janë paraqitur, numrit dhe renditjes, kemi edhe propozimin e në neni, ku kryeministrit i lejohet me nen që të krijojë edhe agjenci të reja. Kjo po mendoj që ndoshta është mirë të shikohet, sepse ne e kemi qëllimin e racionalitetit, e jo të shtojmë ende të

203 tjera, pra mendoj që nëse jepet si përgjegjësi, atëherë duhet kaluar një vend tjetër dhe jo të jetë pozicion autoritativ.

E dyta, te pozicioni i agjencive rregullatore, kemi rregullatorë për të cilët realisht nuk ka nevojë që të jenë, të përfshihen domethënë si agjenci të pavarura, sepse kemi disa shërbime për të cilat nuk ka prioritet ende vendi ynë. E kemi te hekurudhat, për shembull, mirëpo çka është shumë e rëndësishme shihet që këtu agjencitë e pavarura, të cilat aktualisht qëndrojnë në kuadër të Kuvendit ka propozime që të kalojë në kuadër të ministrive. Fjala është pikërisht për Agjencinë e Privatizimit, pra e kemi një lloj propozimi interesant që të vendoset në kuadër të një ministrie. Mendoj se është një precedent, sepse asetet kombëtare mendoj se nuk duhet t’i ketë në përgjegjësi një ministër, sepse një ministër i një ministrie i takon një subjekti politik, pra më së paku ishte dashur që asetet kombëtare t’i ketë në menaxhim vetëm një ministri. Mendoj që Agjencia e Privatizimit duhet të qëndrojë në kuadër të Kuvendit dhe të qëndrojë si agjenci e pavarur, joekzekutive. Meqenëse, është themeluar me nenin 142 të Kushtetutës ne kemi votuar për anëtarë që do të kenë mandat edhe për katër vite dhe parashihet që për katër vitet e ardhshme edhe të shuhet. Mendoj që është gabim që e kemi lënë, është e tillë në projektligj.

KRYESUESI: Ato që janë të amendamenteve, lëri për amendamente. Mos e zgjat...!

XHEVAHIRE IZMAKU: U bë, nënkryetar, se e kam edhe një propozim dhe po e mbyll, se jemi lodhur.

Tek çështja sekretarit, i nderuar ministër, ju e dini më së mirë se jeni në pozicion të ministrit, po ne e dimë si deputetë. Pozita e sekretarit, që aktualisht është pozita si shërbyesi më i lartë civil në vend, zakonisht ne i kemi pozita politike dhe në momentin kur po bëhet ndërrimi i mandateve politike sekretarët ashtu e kështu po i ndërrojnë ministrat edhe po ndodhin devijime pastaj në buxhet, sepse një po e emërojmë dhe tjetrin po duhet paguar me pagat për të cilat ata Këshilli i Pavarur me të drejtë i kthen. Andaj, propozimi im është, që sekretarët e përgjithshëm të jenë pozita politike, sepse është ura lidhëse ndërmjetë shërbimit civil dhe stafit politik. Për të tjerat, pasi që nënkryetari po thotë “kam shumë”, atëherë po e lë me amendamente, por megjithatë propozimet do të mbeten propozime. Faleminderit!

KRYESUESI: Zonja Shqipe Pantina, urdhëro!

SHQIPE PANTINA: Unë me kolegen Ganimete Musliu rrallëherë pajtohemi, por sot çuditërisht po pajtohemi. Për mua, sinqerisht kam pritur, bile në komision e kemi pas diskutuar që ne të kërkojmë seancë të veçantë për t’i diskutuar këto tri projektligje, sepse janë ndër projektligjet që ndoshta pas Kushtetutës e cila mbulon në tërësi sistemin legjislativ dhe pas Kodit Civil dhe Penal që mbulojnë fushën e drejtësisë, sa i përket funksionimit të shtetit, të Administratës, këto janë tri ligjet më të rëndësishme dhe sot me qenë një numër kaq i vogël i deputetëve, sepse ne që jemi

204 pjesë e komisionit, unë mund t’i shpalos këtu tash qëndrimet e Partisë Socialdemokrate por këtë do e bëj edhe në komision, se jam pjesë e komisionit, por kemi qenë shumë të interesuar që t’i dëgjojmë edhe qëndrimet e deputetëve të tjerë, sepse mendoj se reformimi i administratës është përtej ose diskutimi do të duhej të ishte përtej një komisioni të vetëm të Kuvendit dhe ne sot më shumë të dëgjonim vërejtjet e deputetëve tjera, të cilët jo të gjitha mund të vijnë në formë të amendamenteve.

Kështu që, ka humbur edhe interesimi për të diskutuar përderisa ministri tashmë është i njoftuar me vërejtjet tona edhe në këtë projektligj, unë dua të theksoj vetëm dy çështje që do i diskutojmë shumë në detaje në komision. E para, çështjen e agjencive, numri i tyre është tejet i madh me kompetenca shumë të përziera. Ta zëmë, ne vetëm sot, në fakt dje e miratuam një ligj që është për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe unë mendoj se edhe një nga arsyet, domethënë një arsye shtesë, pse ka mbetur ashtu është sepse janë dy tri institucione që e kanë përgjegjësi çështjen e memorialëve: është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe, në anën tjetër, e kemi një agjenci të veçantë. Dhe, prapë vijmë në një situatë kur ato mbeten pa përkujdesje sepse janë shumë institucione dhe ti s’di kujt me i kërkua përgjegjësi. Ky është vetëm një shembull ilustrues, por ka edhe disa agjenci tjera, të cilat janë kot, janë themeluar thjesht sa për t’i rehatuar disa militantë politikë.

Kështu që, në këtë çështje ne duhet t’i shqyrtojmë mirë edhe duhet ta shohim mundësinë me i mbyll, thjesht me i mbyll një numër të madh të agjencive, të cilat jo vetëm që i kushtojnë Buxhetit, por mandej po e bëjnë më jofunksionale funksionimin e administratës shtetërore në përgjithësi. Çështja tjetër që nuk është përmendur fare në projektligj është çështja e komunave. Natyrisht, se ato qeverisen në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, megjithatë janë njësi të e administratës shtetërore dhe ne duhet t’i trajtojmë në këtë projektligj, të paktën pjesën që i përket Administratës. Janë këto dy çështje që neve do të na marrin shumë më shumë diskutim.

Kolegëve tjerë që nuk janë anëtarë të këtij komisioni do të ju kërkonim që të na sillnin neve sugjerimet, vërejtjet e tyre... Sot nuk e di a e kanë atë mundësi, por të paktën të na i dërgojnë në formë amendamentesh në komision, që vërtet ose po bëjmë një reformim përnjëmend të Administratës, ose po e vazhdojmë kaosin, siç ka qenë deri më tash. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Rasim Selmanaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit, kryesues! Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah në parim Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura.

Meqenëse, edhe ky projektligj është në kuadër të pakos së reformës së administratës, ne e përkrahim në parim dhe kontributin tonë do ta japim në mes të dy leximeve. Faleminderit!

205 KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Sala Berisha-Shala e ka fjalën.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar zoti Haliti! Përshëndetje ministra prezentë! Të nderuar kolegë dhe kolege deputetë prezentë, Dhe qytetarë që na përcillni në këtë kohë, Në fillim, zoti nënkryetar, ju thatë që të mos shkojmë në formë të amendamenteve, po meqë ne disa prej deputetëve nuk jemi pjesë të atij komisioni, që të kemi mundësi me dhënë direkt kontributin tonë, po shpresoj që kjo pako ligjore do të jepet mundësi që të shqyrtohet dhe diskutohet më shumë se që është e paraparë me Rregulloren e Kuvendit, dy muaj ditë pas leximit të parë në Kuvend.

Sidoqoftë, unë do të përpiqem ta përmbledh diskutimin tim dhe ta shkurtoj, sepse e kam analizuar shumë me vëmendje, nen për nen, paragraf për paragraf. Që në fillim dëshiroj të them se e mbështes këtë projektligj, që ka të bëjë me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura. Ministri në ekspozenë e tij e përmendi se është punuar gjatë kohë në këto drafte dhe janë konsultuar Komisioni Evropian, GIZ-i, ekspertë, e kështu me radhë, pastaj e përmendi se janë trajtuar dhe janë marrë parasysh edhe përvojat e vendeve tjera, për çka unë mendoj se kjo është një gjë jashtëzakonisht e mirë që i ka pasuruar këto draft-ligje, por ajo që është më e mira është se duhet të kalojë edhe nëpër filtrin e Kuvendit dhe deputetëve në fjalë dhe uroj që të jetë eksperimenti i fundit në Kosovë lidhur me rregullimin e kësaj çështjeje, për të cilën po flasim, për reformë administrative dhe për agjencitë e pavarura.

Natyrisht që organizimi i duhur i administratës shtetërore ndikon edhe në funksionimin e saj e që kjo është një pasqyrë e mirë e funksionimit të shtetit ligjor. Sigurisht se me hartimin e këtij projektligji Qeveria ka pasur për qëllim një gjë të tillë. Sa ka arritur të projektojë mbetet të shohim dhe natyrisht, gjatë shqyrtimit nga ana e deputetëve do të dalin propozime dhe shpresoj që Komisioni Funksional t’i analizojë me vëmendje dhe të ketë kujdesin e duhur.

Para se të hyj të analizoj, do të dëshiroja që në materialin që e kemi përpara, që i është bashkëngjitur projektligjit, është edhe përmbajtja e akteve të BE-s që rregullojnë fushën e projektligjit. Në kuadër të Bashkimit Evropian thuhet: “Parimisht fusha e organizimit të administratës publike në shtetet anëtare nuk është e rregulluar specifikisht me legjislacionin e BE-së”. Kosova nuk është pjesë e BE-së, por nuk do të thotë që ne nuk duhet ta rregullojmë administratën për mirëfunksionim. Rrjedhimisht, as organizimi dhe funksionimi i administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, pra në shtetet e BE-së nuk janë të rregulluara. Në nivel të BE-së nuk ka rregulla specifike lidhur me këtë fushë, sepse konsiderohet se rregullimi i hollësishëm i saj është në kompetencë të brendshme të shteteve anëtare të BE-së.

206 Andaj, të nderuar kolegë deputetë, unë mendoj që kjo është një çështje shumë me rëndësi për që ta dimë, sepse jo gjithmonë ato që na ofrohen edhe nga ekspertët edhe nga dashamirët, po dua të mendoj, i bien tamam shtetit të Kosovës dhe ne duhet t’i koordinojmë këto këshilla me specifikat e vendit tonë. Megjithatë brenda kornizës së dispozitave të nenit 120 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, përcaktohet në nenin 120 se duhet të bëhen reforma në administratë, edhe pse shtetet e BE-së nuk janë të obliguara t’i bëjnë këto reforma.

Unë kam analizuar në detaje këtë draft dhe do të mundohem pra t’i përmbledh. Neni 1 i këtij drafti përfshihet qëllimi i këtij ligji.

Neni 2 është i mangët, ku paraqiten përkufizimet, që ne kemi shprehje gjatë neneve të ndryshme dhe dispozitave të ndryshme ligjore, hasim në disa shprehje të cilat nuk janë të përfshira në nenin 2 të përkufizimit.

Bie fjala, që mendoj se duhet të përfshihen këto shprehje ku përdoren në ligj që do ta sqaronin përkufizimin se çka janë degët lokale që përmenden në shumë nene, te neni 11, te neni 12, paragrafi 3, te neni 27 e kështu me radhë. Çka janë degët territoriale? Kemi edhe shprehje të tjera, kur jemi këtu te këto dispozita, si degët lokale dhe territoriale duhet pasur kujdes çka në thelb është tentuar të rregullohet me këto shprehje. Kosova dihet që i ka dy nivele të pushtetit, niveli lokal dhe ai qendror.

Neni 9.3, e përmendi edhe kolegia ime Xhevahire Izmaku, që nuk po dua ta përsëris, i jep mundësi Kryeministrit të themelojë edhe agjenci ekzekutive, që i bie që ky ligj nuk e stabilizon administratën.

Neni 11, paragrafi 2, thotë Ministria është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative në fushën përkatëse të përgjegjësisë përveç nëse nuk u janë deleguar institucioneve të tjera të administratës shtetërore sipas ligjit. Mendoj, në qoftë se respektohet kjo dispozitë, që bie ndesh me aneksin apo shtojcat që janë në fund të këtij drafti, ku kemi disa agjenci që kanë lëvizur nga pozicionet e tyre e që janë të rregulluara, janë edhe kategori kushtetuese, por janë të rregulluara edhe me ligje të veçanta. Do ta marrë si shembull ilustrues Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Neni 22, shprehje ‘agjencive të mëdha’, ndërkohë që askund nuk sqarohet se çka do të thotë agjenci të mëdha, a varet nga numri i punëtorëve a nga specifikat e kështu me radhë.

Neni 27 është në frymën e pushtetit trishkallësh, përmenden pra degët lokale, territoriale, degët e përbashkëta lokale e të tjera që mendoj se Komisioni mendoj se duhet ta ketë vëmendjen se çka duhet të rregullohet me këto dispozita.

207 Në këtë draft hasim edhe një shprehje ‘dialog institucional’, ‘dialog mbi performasën’ e të tjera. Kjo ta jep përshtypjen sikur një përkthim jo i duhur.

Vlen në këtë ligj të përshëndeten edhe kushtet e delegimit të detyrave që është në nenin 34, që nuk përfshihet transferimi i përgjegjësive për detyrat e deleguara.

Mandej është neni 52 që parasheh bashkimin e agjencive ekzistuese, që sigurisht që në të ardhmen do të mendohet, edhe pse në shtojcën në fund i kemi disa agjenci, por unë mendoj se në të ardhmen duhet të shfrytëzohet ky nen që të bashkohen agjencitë, siç është KRPP-ja dhe OSHP-ja, që mendoj se duhet të jenë me një vend dhe jo të jenë ndaras edhe për nga statusi edhe për nga përgjegjësia.

Do të ndalem te agjencitë, të cilat kryesisht bien në fushën e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, të cilin komision e udhëheq. Do t’i marr disa shembuj ilustrues për dy agjenci që i përgjigjen Komisionit, veçse i përmendi kolegia ime Xhevahire Izmaku, që ka të bëjë me Autoritetin e Hekurudhave dhe me AKP-në. Edhe unë mendoj se për mua është e pakuptueshme si është menduar nga hartuesi i këtij draft igji që Autoriteti i Hekurudhave të jetë një agjenci rregullative, ndërkohë që ne dimë se sa kilometra hekurudhë ka Kosova dhe prej themelimit të këtij Autoriteti e deri sot janë lëshuar vetëm tri licenca, edhe ato dy licenca për shoferë të trenit dhe një licencë tjetër për diçka tjetër. Ndërkohë që një agjenci shumë i rëndësishëm, është rregullator ekonomik dhe rregullon një fushë të rëndësishme, siç është Komisioni për Miniera dhe Minerale parashihet që të kthehet jo në pikën zero, por në minus, të kthehet të jetë pjesë e ndonjë dikasteri qeveritar, ndërkohë që e rregullon sektorin minerar. Ne kemi mjaft shembuj ilustrues që nuk duhet të jetë Komisioni për Miniera dhe Minerale pjesë e ndonjë dikasteri qeveritar kudo qoftë, qoftë në Zyrën e Kryeministrit apo t’i bashkohet ndonjë ministrie.

Jo dua të vazhdoj, Nait! Bie fjala i rrezikohet funksionimi këtij institucioni. Jemi dëshmitarë të asaj se sektori minerar dhe ai i gjeoshkencave nuk e kanë pasur vëmendjen e duhur të asnjë qeverie deri më tash. Po e filloj me këtë të fundit.

Të nderuar kolegë deputetë, Jemi dëshmitarë bashkërisht, dy vjet më parë, fiks dy vjet, në këtë Kuvend është miratuar me procedurë të shpejtë Ligji për Trepçën, i cili ligj nuk ka filluar as miminalisht të zbatohet. Çka do të thotë kjo? Kompetencat që i mbeten Qeverisë vendnumërojnë dhe tjetrin rast Shërbimi Gjeologjik i Kosovës që është pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përballet me kushtet elementare edhe për hapësira të punës dhe nuk i ofrohet mundësi të zhvillohet, ndërkohë ne e kemi bie fjala Ndërmarrja Publike KEK nuk e shfrytëzon Shërbimin Gjeologjik për hulumtime, mirëpo e merr një kompani krejt të huaj, po më duket edhe në Serbi atje diku.

208 Mandej zonat me interes të veçantë, që është pjesë e sektorit minerar, në vitin 2008 janë shpallur nga Qeveria si zona me interes dhe nuk është zhvilluar asnjëra prej tyre. Qëllimi ka qenë që në procedurë më të shpejtë nga ana e Qeverisë të zhvillohen këto zona, të cilat...

KRYESUESI: Përfundoje edhe një minutë!

SALA BERISHA-SHALA: Janë me rëndësi. Përndryshe, unë po e përfundoj dhe kërkoj nga Komisioni përkatës funksional që do t’i shqyrtojë këto ligje, të bashkëpunojë me komisionet e tjera të cilat prekin agjencitë e tyre dhe të organizojë një dëgjim publik me këto agjenci që preken direkt me këtë ligj.

KRYESUESI: Jam plotësisht dakord. Edhe ato që të kanë mbetur pa i thënë mundesh t’i dorëzosh, po. Faleminderit se je përgatitur mirë. Nuk ka të tjerë të paraqitur. Vazhdojmë me pikën. Konsideroj se për pikën 21 kanë përfunduar diskutimet.

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publikë

Komisioni funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin zotin Jagxhilar që ta paraqes dhe arsyetojë Projektligjin.

MINISTRI MAHIR YAĞCILAR: Të nderuar deputetë, I nderuar nënkryetar i Kuvendit, Të nderuar ministra, Më lejoni të prezantojë Projektligjin për zyrtarët publikë. Ky Projektligj ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për punësimin e zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe komunat, të bazuar në meritë, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri. Kjo përfshin fushëveprimtarinë e ligjit i cili rregullon marrëdhënien e punës për zyrtarët publikë si nëpunësit civilë, nëpunësit e shërbimeve publike, nëpunësit e kabineteve dhe nëpunësit tekniko-administrativë dhe mbështetësit në nivel qendror dhe komunal, duke përjashtuar funksionarët publikë dhe funksionarët publikë me status të veçantë, zyrtarët policorë dhe doganorë.

Në kuptim të këtij ligji, stafi profesional dhe udhëheqësit e sektorëve dhe zyrave komunale të punësuar në administratën komunale janë nëpunësit civilë dhe marrëdhënia e tyre e punës rregullohet vetëm me këtë ligj. Të punësuarit në institucionet lokale të arsimit, shëndetësisë dhe kulturës janë nëpunës të shërbimeve publike dhe marrëdhënia e tyre e punës përveç sa përcaktohet ndryshe me këtë ligj, rregullohet me Ligjin e punës, marrëdhënia e punës e zyrtarëve të kabinetit të kryetarit dhe stafit administrativo-teknik dhe mbështetës në të gjithë Administratën publike.

209 Si çështje tjetër është zhvendosja e një sistemi të rekrutimit në grup të bazuar në procedurë të rekrutimit në meritë dhe menaxhimin profesional të procedurave rekrutuese. Sipas këtij Projektligji, komunat do ta bëjnë vetë pranimin e stafit të tyre, të cilat do të bëhen përmes rekrutimit në grup, e organizuar nga njësia komunale e burimeve njerëzore. Ndërsa në nivelin qendror do të bëhet përmes departamentit të shërbimit civil. Pastaj, forcimi i rolit të njësisë qendrore, përgjegjëse për zhvillimin e rekrutimit në grup si dhe komisioneve përgjegjëse me mandat 1-vjeçar. Gjithashtu me ligj bëhet edhe rregullimi i rolit të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe njësive të burimeve njerëzore për një menaxhim më efikas të burimeve njerëzore. Planifikim dhe menaxhim modern i burimeve njerëzore duke shfrytëzuar zgjidhjet që ofron teknologjia informative. Kompletim të kornizës ligjore për disiplinën në shërbimin civil me qëllim të forcimit të përgjegjshmërisë brenda shërbimit civil si një instrument për t’i sanksionuar shkeljet.

Projektligji për zyrtarët publik është ndarë në tetë pjesë dhe dhjetë kapituj të cilët përmbajnë gjithsej 86 nene. Zyrtarët publikë sipas këtij projektligji janë nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i shërbimit publik, nëpunësi i kabinetit dhe nëpunësi administrativo-teknik dhe mbështetës.

Gjithashtu, dëshiroj të ritheksoj se në hartimin e këtyre tri ligjeve, pakoja e ligjeve nga reforma e administratës publike, Bashkimi Evropian ka qenë nga fillimi dhe vazhdon të jetë përkrahësi më i fuqishëm i procesit të reformave. Gjithashtu, dëshiroj ta shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe projektin SIGMA nga OECD, ku kemi punuar së bashku në këtë ligj edhe besojmë që do të vazhdojmë edhe me komision parlamentar.

Gjithashtu, me aprovimin e këtyre tri ligjeve, ligje të cilat janë edhe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe agjendës evropiane do të realizojmë edhe hapa të rëndësishëm në realizimin edhe të përkrahjes sektoriale buxhetore në shumën e 25 milionë eurove prej të cilave buxheti i Kosovës mund të përfitojë drejtpërdrejt deri në 22 milionë, ndërsa përkrahje për zhvillim të kapaciteteve do të jetë 3 milionë.

Duke falënderuar prapë për sugjerime dhe propozime të cilat do të jenë shumë të dobishme për pasurimin e ligjit, ftoj që të votoni në parim, që pastaj të vazhdojmë punën në komisionet parlamentare edhe këto tri ligje t’i kalojmë vërtetë në reforma të cilat janë të shumëpritura edhe në fushën e administratës publike. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit zoti ministër Jagxhillar! I ftoj tani përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Zoti Nait Hasani e ka fjalën.

210 NAIT HASANI: Faleminderit, nënkryetar! Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Zyrtarët Publik më datën 8. 10. 2018 dhe kërkon nga seanca që ta miratojë në parim dhe të japë mundësinë e amandamentimit të mëtejshëm.

Ligji është mjaft i rëndësishëm, me këtë ligj rregullohet një kornizë ligjore për punësimin e zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri. Prandaj, po kërkojnë nga kolegët deputetë t’i miratojnë në parim këtë pako ligjore e cila do të jetë një mundësi e mirë për administratën edhe për ligjin e pagave. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Shqipe Pantina e ka fjalën, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Natyrisht nuk do zgjasim shumë diskutimin sepse debatet e vërteta tashmë po duket se do të bëhen brenda komisionit. Por, në veçanti janë dy çështje që ne përfundimisht shpresojmë se me këtë ligj, dy probleme të mëdha që janë hasur në sektorin publik e në shërbimin civil në shërbimin civil në veçanti e që shpresojmë që do të eliminohen dhe këto janë kontratat mbi vepër edhe ushtrues të detyrës.

Natyrisht se ligji i ka edhe disa mangësi të tjera për të cilat ne do t’i japim propozimet tona gjatë procesit të amendamentimit në komision. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit zonja Pantina. Fjalën e ka zoti Rasim Selmanaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit, kryesues! Meqenëse edhe projektligji për Zyrtarët Publik është në kuadër të pakos ligjore të reformës për Administratën Publike, në parim si Grup Parlamentar i Aleancës e përkrahim dhe natyrshëm që kontributin do ta japim ndërmjet dy leximeve.

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Konsideroj që debati edhe për këtë projektligj është kryer. Pika e fundit e rendit të ditës për sonte është:

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

Atëherë e mbyllim seancën. Për vazhdimin e seancës deputetët do të informoheni nëpërmjet Administratës së Kuvendit. Mirupafshim!

* * *

211 E enjte, 25 tetor 2018 Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 18 shtator 2018 Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

KRYETARI: Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar kryeministër, Po vazhdojmë seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 18 tetor 2018.

Të nderuar deputetë, Diskutimet për pikat e rendit të ditës 6, 9, 13, 14, 15, 16, 18, 19, 20, 21, 22 kanë përfunduar më 18 dhe 19 tetor 2018, po nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje. Në momentin kur ka kuorum do të shkojmë në votim.

Vazhdojmë me pikën e radhës:

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

Komisioni Funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

E ftoj kryetarin e Komisionit për Administratë Publike, zotin Nait Hasani, që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.

NAIT HASANI: Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për kolegët deputetë, Komisioni për Administratë Publike ka disa muaj që ka punuar në këtë projektligj për transmetuesin publik, ka bërë plotësim-ndryshimet e ligjit të kaluar, ka marrë modelet e ligjeve dhe ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për të pasur një transmetues publik të pavarur në Kosovë.

Janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e organizatave të ndryshme, janë marrë vërejtjet edhe nga transmetuesi publik, janë marrë vërejtjet edhe nga deputetët, po është marrë një vërejtje edhe nga opozita që ka kërkuar të kemi një transmetues të pavarur publik.

Të gjitha këto kanë ndikuar që ta kemi një qasje më ndryshe dhe t’i ndërrojmë edhe format e buxhetit dhe të financimit, që ka qenë ndoshta edhe kërkesë e shumë të tjerëve, edhe e njerëzve të cilët e kanë shqyrtuar.

Mendoj se ajo që është arritur përmes kolegëve deputetë është një punë shumë e rëndësishme, një punë shumë e përkushtuar e deputetëve të komisionit dhe të gjitha ato që janë bërë, janë çështje të rëndësishme që kemi mundur të arrijmë.

212 Vërejtje ka përsëri, sepse nuk kanë ndoshta ligj të përsosur, po megjithatë kolegët tanë bashkë në komision kanë bërë të pamundurën që të arrijmë një mundësi të mirë.

Vërejtjen janë prapë te çështja e financimit, ka ndarje në çështjen e financimit. Është kërkuar që financimi të jetë drejtpërdrejt nga qytetarët dhe ata si publik ta marrin përgjegjësinë, po vërejtjet e opozitës kanë qenë që prapë ta lëmë në këtë gjendje dhe prapë në Kuvendin e Kosovës të na thërrasin për pavarësi dhe jopavarësi të transmetuesit.

Modeli që ne kemi zgjedhur ka qenë modeli slloven, i adaptuar dhe i përshtatur me rrethana tona. Kemi pasur edhe një debat në Prishtinë, një konferencë, ku kanë marrë pjesë të gjithë, aty janë parë se cilat janë mënyrat e financimit, sepse financimet e transmetuesit publik janë të ndryshme nëpër të gjitha vendet e ndryshme të Evropës dhe të botës. Pavarësia e tyre është po ashtu e madhe, po megjithatë te ne pagesa e cila është për transmetuesin publik edhe për qytetarët e Kosovës është 2 centë brenda ditës për qytetarë.

Ndërsa një mesatare e Bashkimit Evropian është 8 deri në 13 euro, kështu do të thotë që vetëm 2 cent një qytetarit të Kosovës i takon pagesa për transmetuesin publik, me rrethana që kemi dhe me gjendjen që e kemi.

Kemi kërkuar që transmetuesi publik të ketë mundësi edhe të hyrjes në kredi me mbështetje të ministrisë, kemi kërkuar po ashtu që transmetuesit publik t’i mundësohet ose t’i ndihmohet nga Qeveria për komunitetet dhe për ngjarjet e rëndësishme që janë të Kosovës, janë pjesë të cilët duhet të mbështeten. Komisioni e ka kaluar këtë projektligj me shumicën e votave, pa pjesëmarrjen e opozitës. Kjo do të thotë që ky projektligj është kundërshtuar nga opozita, po megjithatë ata e kanë çështjen vetëm te lojërat politike, e jo te çështja e zhvillimit, transmetimit apo pavarësisë së editorialit dhe transmetuesit publik të Kosovës.

Për neve dhe për mua është me rëndësi që ta kemi një projektligj që do t’u shërbejë qytetarëve, do të ketë mundësi të ngritjes së cilësisë së mediumit dhe transmetuesit tonë, do të ketë mundësi të rritë kriterin e edukimin, transmetimit të emisioneve për shkencë, fëmijë, të rinj dhe për ngjarjet e këtushme. Megjithatë unë kërkoj nga kolegët nëse kanë vërejtje ta kalojmë këtë projektligj në parim, t’ia japim mundësinë për plotësim ndryshime me vërejtje që mund të vijnë nga seanca dhe të kemi mundësinë ta harmonizojmë këtë projektligj.

Prandaj, kërkoj nga deputetët ta mbështesin në parim projektligjin dhe të na japë mundësinë e plotësimit dhe ndryshimit më tutje. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tani është radha e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahire Izmaku, fjala për ju!

213 Vetëm pak Xhevahire, se të thirra, Avdullah, nuk pati lajmërim. Avdullah Hoti, le ta marrë fjalën, me rregulla, u lajmërua me vonesë, për hir të publikut, nuk e pati emrin kur e vazhdova. Urdhëro!

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetar! Grupi ynë Parlamentar sot është në seancë për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare, që është pika e parë që nuk u votua në seancën e fundit.

Ne jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare, unë ju ftoj që të vazhdojmë sipas rendit të ditës që na keni dërguar, ftoni deputetët që të vijnë në sallë, të kryhen votimet sipas rendit të ditës dhe mandej le të vazhdojë seanca nëse keni kuorum. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit, zoti Hoti! Thirri deputetët, se dolën tash disa kolegë tonë, ndoshta vijnë. Në momentin që të bëhet kuorumi, futem në votim, ta keni parasysh.

Atëherë ne po vazhdojmë, në momentin që kemi kuorum, edhe në fillim paralajmërova, futemi në votim, të gjitha pikat të cilat janë paraprakisht të përfunduara në seancat e kaluara.

Urdhëro, zonja Xhevahire!

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit për fjalën, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Pra, ne në seancën që u ndërpre e patëm në rend dite, edhe sot po fillojmë diskutimin për Projektligjin e transmetuesit publik.

Është bërë një punë gati njëvjeçare e komisionit, kur kemi qenë së bashku të gjithë anëtarët, përfaqësuesit e krejt subjekteve politike.

Unë besoj që sot, secili prej këtyre që kanë qenë prezentë gjatë hartimit të këtij projektligji do të japë edhe opinionet për një ligj të mirë, për të cilin kemi marrë shembuj, kemi marrë praktikat më të mira në rajon edhe më gjerë.

Pra, këto praktika se si funksionojnë transmetuesit publikë në rajon dhe në Evropë i kemi marrë së bashku, të gjithë anëtarët e komisionit dhe besoj që në këtë projektligj ka pasur mundësi të arrihet një ndërthurje shumë e mirë e të gjitha këtyre praktikave që ka mundësi të vendosen edhe në Projektligjin për transmetuesin publik.

214 Ne e dimë faktin që nga viti 2015 nuk kemi formë të caktuar ligjore për financimin e transmetuesit publik dhe në momentin kur ne do të arrijmë që të kalojmë në miratim, kemi mundësi të hapet edhe një rrugë, ku mund të diskutojmë edhe për amendamentet, për të cilat nuk kemi pasur pajtueshmëri në komision.

Mirëpo, kryesisht diskutimet kanë qenë vetëm në alternativat e mbledhjes së taksave, sepse në një mënyrë apo tjetër, të gjithë kemi marrë opinione dhe kundërshti nga publiku për mënyrën e financimit.

Nëse do të largojmë këtë version të financimit, atëherë sigurisht që do të kemi mundësi të kemi një transmetues publik që ka pavarësi editoriale dhe u ngjason transmetuesve publikë në mbarë vendin. Pra, në parim PDK-ja do të mbështesë Projektligjin për transmetuesin publik. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Adem Mikullovci, nga Lëvizja Vetëvendosje.

ADEM MIKULLOVCI: Faleminderit! Unë si anëtar i komisionit dua të lidhem në këtë diskutim për transmetuesin publik. Mund të them që ky ligj që po vjen këtu sot në Kuvend për t’u miratuar në leximin e parë, për mendimin tim i ka tri pika kyçe shumë të rëndësishme dhe të diskutueshme.

E para është financimi, që nuk është zgjedhur mirë me ligj dhe duhet të ndryshohet.

E dyta është që duhet të formohet kanali për Kuvendit, një kanal i veçantë, ku do të jetë i mbushur vetëm me programet e Kuvendit, komisionet, seancat, e tjera, e tjera.

Dhe problemi i tretë është kanali i diasporës, na ka hipur në kokë diaspora, po kërkojnë ta kenë një kanal të veçantë.

Ne të Vetëvendosjes kemi pasur një takim me një grup nga diaspora dhe jemi marrë vesh për disa propozime, të cilat do t’i nxjerrim edhe këtu në Kuvend, por edhe në komision.

Si kanal i diasporës nuk ka mundësi të hapet një kanal i veçantë, por ndodh që kanali që është, tash ky në RTK në një kanal t’i shtimë edhe programet e diasporës.

Dua të them që ky ligj nuk është i plotë, është i cunguar, ka të meta të shumta, të cilat besoj që në Kuvend me amendamente, me propozime, do ta ndërtojmë.

KRYETARI: Faleminderit! Shqipe Pantina, Partia Social Demokratike.

215 SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryetar! Është më se e vërtetë se radiotelevizioni publik ka shumë problem, ka probleme me pronën, çështje e cila nuk është zgjidhur tash e gati 20 vjet pas përfundimit të luftës. Ka probleme me kushtet e vështira në të cilat punojnë punëtorët, gazetarët aty, më duhet të them se radiotelevizioni publik, ndonëse ka një rrënje tejet të madhe të shikueshmërisë, e veçanërisht të besueshmërisë, megjithatë ka gazetarët më të mirë pothuajse që i kemi në vend dhe prapë, përkundër faktit se ka një staf profesionist, nuk ka arritur të prodhojë emisione kualitative.

Ka probleme edhe me financimin, në fakt, me financimin nuk ka problem fare, sepse financohet direkt prej buxhetit të shtetit, por ka probleme me pavarësinë editoriale.

Por çështja është se asnjë nga këto probleme nuk do të zgjidhen me ndryshimin e ligjit. Problemet që sot janë në RTK zgjidhen vetëm në mënyrën qysh janë krijuar ato, e këto probleme në RTK janë krijuar për shkak të menaxhimit të dobët, nën një, dhe për shkak të ndërhyrjeve politike, nën dy, vetëm këto e zgjidhin problemin në RTK.

Kur deputetët e parti të caktuara vendosin t’i heqin duart nga ndikimi e përzierja që kanë në RTK, qoftë në punësimet që bëhen atje me konkurse e pa konkurse, me kritere e pa kritere, qoftë me ndërhyrjet në menaxhment, e kështu me radhë.

Pra, ne mund të flasim për RTK-në kur vendosim që RTK-në ta bëjmë televizion publik, aktualisht RTK-ja nuk është televizion publik.

Para 10 ditësh këtu në këtë seancë është votuar për raportin e punës, raportin vjetor të radiotelevizionit publik dhe për herë të pestë ky raport nuk është votuar nga Kuvendi. Pra, nuk është votuar në tri legjislatura radhazi raporti i RTK-së, ku përbërja e Kuvendit ka qenë e ndryshme, janë ndërruar po ashtu anëtarët e Bordit pothuajse plotësisht dhe njëjtë raporti nuk ka kaluar, asgjë nuk ka ndryshuar, vazhdon të kemi të njëjtin drejtor, të njëjtin menaxhment, e pra, për ta ndryshuar gjendjen në RTK fillimisht dikush duhet të japë përgjegjësi, dikush duhet të shkojë në shtëpi, qoftë duke dhënë dorëheqje e qoftë duke u shkarkuar. Pa ndodhur ky ndryshim në RTK, ne mund të ndryshojmë ligje, mund të ndryshojmë rregullore, por nuk do ta ndryshojmë gjendjen aty. Prandaj, Partia Socialdemokrate nuk do ta votojë ligjin dhe ne do të kërkojmë përgjegjësi nga menaxhmenti i RTK-së, për faktin që e ka sjellë RTK-në në këtë gjendje dhe po ashtu ky Kuvend, i cili siç thashë, për herë të pestë radhazi nuk ia ka votuar raportin, duhet ta kërkojë këtë përgjegjësi. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Ndërkohë, replikë ka kërkuar Adem Mikullovci.

ADEM MIKULLOVCI: Nuk është replikë, por plotësim, se nuk i thashë disa gjëra, kërkoj falje. Së pari mendoj që po ngatërrohet Rregullorja e Punës, sistematizimi i vendeve të punës, statuti i

216 punës në RTK me Ligjin për RTK-në. Ligji s’mund ta rregullojë veprimtarinë e RTK-së, si punohet, si krijohet atje. Gabim po bëjmë shumë. Dhe, këtu është esenca, s’mundesh me ligj të caktosh a i duhen RTK-së 10 kameramanë a 15 kameramanë.

Kjo bëhet me sistematizimit të vendeve të punës, në veprimtarinë e tyre dhe këtu është ngatërresa kryesore që unë nuk po pajtohem, një. Harrova të them më parë që programi satelitor mund të plotësohet me programet e diasporës që bëhen në diasporë dhe me ligj duhet të hyjë hapja e zyrës së RTK-së në diasporë, o në Gjermani, o në Zvicër, ata i dërgojnë materialet e rregullta, të punuara profesionale e RTK-ja vetëm e emiton atë program. Kjo është shumë me rëndësi, nuk ka mundësi financiarisht të hapet një kanal i ri. Po e përsëris, esenca është që po e ngatërrojnë çka është ligji e çka është Ligji i punës, sistematizimi i vendeve të punës dhe Rregullorja e punës në RTK. Këto nuk mund të vendosen me ligj.

KRYETARI: Faleminderit! Rasim Selmanaj, ju lutem!

RASIM SELMANAJ: Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, si iniciues dhe hartues i Projektligjit për transmetuesin publik, ka bërë një punë serioze në hartimin e këtij projektligji, i cili rregullon fushëveprimtarinë e transmetuesit publik si dhe i jep fund çështjes së financimit të RTK-së si aset kombëtar në fushën e informimit dhe emancipimit të shoqërisë kosovare dhe më gjerë.

Komisioni gjatë hartimit ka shfrytëzuar shumë përvoja të vendeve në rajon dhe po ashtu mendoj se gjatë një viti kemi pasur mundësi të gjithë të shterim debatin rreth këtij ligji. Ajo që unë dua të them sot është se ne kemi obligim si deputetë që ta bëjmë ligjin më të mirë të mundshëm për RTK-në. Ne të gjithë e dimë se në RTK gjendja nuk është e mirë, atje shfrytëzohet një teknologji që është jashtë çdo standardi, arkivi i RTK-së po rrezikohet dhe mendoj se nuk është mirë. Po ashtu, jemi të vetëdijshëm se është sfidë implementimi i këtij ligji, por mendoj se është i pranueshëm dhe i zbatueshëm, kuptohet me plotësim-ndryshime. Ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim mbështetje edhe idesë që në RTK të jetë edhe kanali i diasporës.

Republikës së Kosovës i duhet një medium i fuqishëm publik, prandaj miratimi i Projektligjit të transmetuesit publik do të hapte rrugën për pavarësi editoriale dhe shmangie nga ndikimet politike, duke ia kthyer kështu RTK-në publikut, pra qytetarëve të Kosovës.

Grupi Parlamentar në parim e përkrah projektligjin, kuptohet në mes të dy leximeve Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta japë kontributin e vet. Faleminderit!

217 KRYETARI: Faleminderit! Milaim Zeka, nga Nisma.

MILAIM ZEKA: Faleminderit, kryetar! Dëshiroj të them që pushkatimin e parë ndaj transmetuesit publik e ka bërë opinioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ashtu qysh e ka bërë edhe pushkatimin ndaj rolit të deputetit të Parlamentit të Kosovës.

Ne, së pari si Kuvendi i Kosovës e dimë se të gjithë këta deputetë që jemi këtu brenda në sallë, realisht nuk jemi deputetë, nuk kemi imunitet dhe mbi bazën e kësaj qysh e kemi Parlamentin, qysh është Kuvendi i Republikës së Kosovës, ashtu është edhe transmetuesi publik. Unë pajtoj shumë me bacën Adem, zotin Mikullovci, i cili tha që askund në botë në bazë të ligjit nuk përcaktohet as numri i kameramanëve, as pjesa teknike, sepse ai është problem, i cili duhet të rregullohet në bazë të Rregullores së brendshme. Megjithatë, unë mendoj që çdo shtet në botë ka nevojë për transmetuesin publik.

Edhe ne si Kuvend i Kosovës e dimë shumë mirë që vetëm mbi bazën e ligjit mund ta vëmë në kontroll pozitiv Radiotelevizionin e Kosovës. Arsyeja pse ka mangësi në Radiotelevizionin e Kosovës është shumë e thjeshtë: sepse të gjitha partitë politike janë munduar të jenë kryeredaktorë edhe të lajmeve, edhe të emisioneve, kush më shumë e kush më pak. Në qoftë se i garantojnë transmetuesit publik një pavarësi ekonomike, atëherë ky televizion ka për të funksionuar si i pavarur dhe do të jetë transmetues publik. Mbi bazën e kësaj, ne si Nismë kemi vendosur ta mbështesim ligjin dhe do t’i japim mbështetje, pavarësisht kritikave të deputetëve. Edhe ne kemi kritika shumë ndaj radiotelevizionit, por megjithatë ligjin do ta mbështesim.

KRYETARI: Duda Balje, nga Grupi 6+.

DUDA BALJE: Zahvaljujem! Parlamentarna Grupa 6+ pažljivo je razmatrala ovaj Nacrt zakona i naravno da imamo dosta toga da kažemo po pitanju prisustva manjinske zajednice unutar RTK-a i način organizovanje i menagiranja manjinskih programa na RTK-u.

Naravno, da je evidentno da postoji veoma veliki broj problema koji su generalni a opet i problema koji se tiču za nastavu odnosno za program na jezicima manjinskih zajednica. Ono što smo mogli da vidimo i što je vrlo očigledno je to da postoji manje tehničke opreme zbog koje naši ljudi i naših zaposlenici unutar RTK nemaju mogućnost da pripremnosti informacije blagovremeno, odnosno u vremenu u momentu kada se one dešavaju, postoji upražnjeno radna mesta, ljudi koji su otišli u penziju koji nisu popunjeno, nemamo dopisnike ni iz Prizrena ni iz Peći, ni iz Sarajeva, i mi generalno znači kao Bošnjaci nismo zadovoljno sa stanjem koje se nalazi u RTK-u.

218 Mi ćemo u načelu podržati ovaj zakon, daćemo svoje konkretne amandmane i ukoliko se amandmani ne budu inkorporirali u zakone, nećemo glasati za drugo čitanje. Hvala vam puno!

KRYETARI: Faleminderit! Nuk ka deputetë të paraqitur, të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratim në parim të projektligjit. Unë do të shkoj nga ky projektligj tani në votim, do të rikthehem në të gjitha pikat e rendit të ditës, të cilat janë në votim, po ashtu.

87 deputetë janë aktualisht në sallë. Jemi në votimin e Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, shqyrtimi i parë. Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash.

Faleminderit! Ky është rezultati i votimit, s’kam nevojë ta konstatoj, për vetë faktin se nuk plotëson aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, kuorumin.

Jemi në pikën e gjashtë:

6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit

Në sallë janë të pranishëm 87 deputetë, duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash!

Atëherë, 83 deputetë kanë votuar. 80 për, 3 kundër, 1 me dorë, kush është me dorë? Po, zonja Pacolli, edhe zoti Hoti, dy deputetë, Millaku, Aida, megjithatë keni parasysh, ka kaluar edhe me 80 deputetë. Për hir të protokollit, ata deputetë, të cilët dëshirojnë ta vënë edhe votën e vet, le ta bëjnë tek administrata.

Unë po konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-109 për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit me 80 vota në mënyrë elektronike, por edhe me dorë ishin minimum katër deputetë, të cilët votuan me dorë. Po le ta konstatojnë tash në administratë. Saktësisht për të bërë votimin në mënyrë elektronike janë 83 deputetë, 80 kanë votuar për në mënyrë elektronike, ka kaluar. Po, për korrektësi deputetët që duan ta kenë votën e tyre, munden, munden, ja, atje edhe mediat.

9. Votimi në parim i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash.

87 deputetë kanë votuar. 61 për, 19 kundër, 7 abstenime. Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-091 për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës

219 së Kosovës. Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin edhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

13. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash.

63 deputetë kanë votuar. 58 për, 5 kundër. Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-105 për tatimin e të ardhurave e korporatave. Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

14. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale

Regjia dhe deputetët votojmë tash.

64 deputetë kanë votuar. 64 për. Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-104 për tatimin e të ardhurave personale. Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

15. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për hetim parlamentar

Votojmë tash!

Nuk i plotëson kushtet për vendimmarrje. S’janë 61 deputetë. E kthej edhe një herë, do t’i kthej edhe një herë, ta keni parasysh.

A doni menjëherë? Po!

15. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për hetim parlamentar

Votojmë tash! Ju lutem, votojmë tash!

64 deputetë kanë votuar, 54 për, 1 kundër, 9 abstenime.

220 Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për hetim parlamentar.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik

Votojmë tash! Votoni ju lutem, se pati vonesë, po...

Edhe një herë! Të shkojmë një herë me rend, pastaj kthehem edhe një herë.

Të shkojmë një herë. Vetëm pak! Nuk ka kuorum. Nga ajo që e pamë pati një vonesë teknike. E vë edhe një herë në votim, në fund.

16. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës

Ju lutem, procedojmë me votimin e projektligjit. Votojmë projektligjin në tërësi. Votojmë tash! Faleminderit!

64 deputetë kanë votuar. 55 për, 9 abstenime.

Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-089 për Inspektoratin e Punës.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvend ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

18. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-044 për rregullimin e shërbimeve të ujit

Votojmë tash!

63 deputetë kanë votuar, 62 për, 1 abstenim.

Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-044 për rregullimin e shërbimeve të ujit.

221 Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvend ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

20. Votimi në parim i Projektligjit për pagat në sektorin publik

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

64 deputetë kanë votuar, 62 për, 2 abstenime.

Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvend ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

21. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash! Faleminderit!

65 deputetë kanë votuar. 57 për, 4 kundër, 4 abstenime.

Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura.

Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvend ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

22. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publikë

Votojmë tash!

65 deputetë, 65 kanë votuar për.

Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-114 për zyrtarët publikë.

222 Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvend ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

Votojmë tash!

51 deputetë kanë votuar. Nuk ka kuorum.

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive në ngjarjet sportive

Komisioni Funksional për Arsim e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij. E ftoj ministrin e Kulturës, zotin Kujtim Gashi, që ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Kadri Veseli! Të nderuar deputetë, I nderuar ministër, Kolegë, Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm i përgjegjësve propozues të politikës dhe legjislacionit për fushat përkatëse. Së këndejmi, për shkak se Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit, nga fillimi i vitit 2017 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligimet për institucionet respektive, që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, në të cilat dispozita aktuale të legjislacionit aktual në fuqi që parashohin kundërvajtjet dhe sanksionet e natyrës kundërvajtëse, e që nuk janë në harmoni me këtë ligj të harmonizojmë.

Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse të këtij ligji me nr. 05/L-087 për kundërvajtje.

Nga ajo që u tha më lart, ne e paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive në ngjarjet sportive. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Komisionit Funksional, Teuta Haxhiu.

223 TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar! Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018 shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive dhe vendosi, që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

R e k o m a n d i m

1. Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L- 075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Komisioni vlerësoi se projektligji në fjalë i plotëson të gjitha kushtet dhe i rekomandon Kuvendit të miratojë këtë projektligj dhe është me interes që të rregullojmë çka kemi pasur pengesa në sektorin e sportit. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

KRYESUESI: Abdyl Salihu e ka fjalën.

ABDYL SALIHU: Të nderuar deputetë, I nderuar ministër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive dhe harmonizimi i tij në Ligjin nr. 05/L-085 për kundërvajtje.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë për miratimin në parim të këtij projektligji dhe ne do ta japim kontributin tonë në mes dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Driton Çaushi e ka fjalën.

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Po! Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate e ka analizuar këtë projektligj.

224 E kuptojmë qëllimin e këtij projektligji dhe atyre në vijim, që kanë të bëjnë me një harmonizim me një ligj të ri për kundërvajtje. Megjithatë, ka çështje edhe në këtë ligj edhe në ata që do të vijojnë pas tij, të cilat na duken se janë diskutabile, nëse duhet miratuar në këtë formë.

Në ligjin në konkret bëhet fjalë për një nen që lidhet me sanksionet, ku disa çështje nuk janë të parëndësishme dhe mënyra se si ato sanksionohen besoj se ka rëndësi. Pra, po flasim për një ulje të sanksioneve, në rastin konkret, pra sipas nenit 16, nga sanksionet prej 10-50 mijë euro, në 2-20 mijë euro. Këto sanksione parashihen për raste të tilla, për zhvillime të ngjarjeve sportive, kur për shembull në një person juridik që organizon një ngjarje sportive nuk siguron, për shembull, vende të veçanta për zyrtarët kompetentë, nuk siguron, çka më duket e rëndësishme dhe e domosdoshme, nuk siguron praninë e shërbimit mjekësor gjatë një ngjarjeje sportive.

Pra, janë disa nene që unë nuk jam i bindur që ulja e sanksioneve është ide e mirë, kur kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme, siç është shërbimi mjekësor në një event sportiv ose të ngjashëm. Megjithatë, ne në parim do ta mbështesim, por këto vërejtje dhe të tjera për pikat tjera do t’i japim ndërmjet dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu, urdhëro!

TEUTA HAXHIU: Faleminderit! Edhe në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim përkrahje në parim këtij projektligji, duke ditur se gjithë puna e komisionit, anëtarëve nëpër grupe parlamentare që janë të përfaqësuar në këto komisione është pikërisht në kohën kur punohet ndërmjet dy leximeve, atëherë gjithë kontributin tonë do ta japim aty në këtë pako të ligjeve, që sot vijnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Albulena Balaj-Halimaj.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Duke parë që shumë ligje në Kosovë nuk janë të harmonizuara në mes vete iniciativa e Ministrisë së Kulturës ka qenë e mirëseardhur tek ne në komision, po besoj se edhe këtu në Kuvend, për plotësim ndryshimin dhe harmonizimin me Ligjin për kundërvajtje.

Ne si Nismë Socialdemokrate do ta mbështetim dhe kontributin tonë do ta japim në komision.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Mufera Serbica-Shinik.

MÜFERA SERBICA-ŞINIK: Spor etkinliklerinde kötü alışkanlıkların ve istenmeyen olayların olmaması için hazırlanan değişiklik ve tamamlamalarıyla bu Yasa Tasarısının birinci okunuşunu

225 6+ Parlamenter Gurubu olarak kabul etmekteyiz. Gerekli uyarı ve görüşlerimizi üyesi olduğum Eğitim Komisyonuna iki okunuş arası sunarak katkıda bulunacağız. KRYESUESI: A janë deputetët diku afër apo s’janë? Mund t’i thërritni që të votojmë, apo ta vazhdojmë pastaj... OK, kur të bëhet kuorumi vazhdojmë me votimin.

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për kinematografinë

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

E ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti Gashi, e keni fjalën.

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit, zoti Haliti, Të nderuar deputetë, Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe legjislacionet për fushat përkatës dhe harmonizimi me legjislacionin tjetër.

Së këndejmi, për shkak se Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit nga viti 2017 ka hyrë në fuqi Ligji me numër 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligime për institucione respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, me të cilat dispozitat aktuale të legjislacionit aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksione të natyrës kundërvajtëse e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen.

Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit numër 2004/22 për kinematografinë ka bërë harmonizime dhe dispozitat përkatëse të Ligjit me numër 05/L-087 për kundërvajtje.

Nga ajo që thamë më lart, ne paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit numër 2004/22 për kinematografinë e Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e kryetarit të komisionit, respektivisht përfaqësuesit të komisionit, zonja Haxhiu, e ka fjalën në emër të Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport.

TEUTA HAXHIU: Si nënkryetare e komisionit. Komisioni për Arsim, Shkencë Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018

226 e shqyrtoi në parim Projektligjin numër 06/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 2004/22 për kinematografinë dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim.

Pra të miratohet në parim projektligji në fjalë.

Komisioni vlerësoi se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 2004/22 i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit që të votojë në parim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zonja nënkryetare e Komisionit! Fjalën e ka zoti Abdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

ABDYL SALIHU: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe kemi vendosur që ne do ta miratojmë sot në parim këtë projektligj dhe do të japim kontributin tonë në të ardhmen. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Driton Çaushi e ka fjalën në emër të PSD-së.

DRITON ÇAUSHI: Grupi Parlamentar i PSD-së e ka analizuar Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kinematografinë.

Me siguri se do të kemi kohë për të dhënë propozimet tona. Ajo që është si shqetësim i ngjashëm me Projektligjin paraardhës për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport, edhe te Ligji për kinematografinë ka në nenin 55 një ulje të dukshme të dënimeve që parashihen, pra gjobave, kur pronari ose qiramarrësi i një kinemaje e ndryshon dedikimin ose qëllimin e veprimtarisë së një kinemaje. Kjo është një shqetësim që është ngritur edhe nga aktorë të fushës së artit.

Pra, aktualisht gjoba për raste të tilla është prej 20 deri 120 mijë euro, ajo që sugjerohet me këtë ndryshim është që kjo të ulet në 2 000 deri në 20 mijë euro. Shqetësimi është që shumë lehtë ata që janë pronarë ose që e kanë marrë me qira një kinema shumë lehtë mund ta ndryshojnë qëllimin e saj dhe kjo natyrisht që është shqetësim për njerëzit që merren me këtë fushë, por besoj që duhet të jetë shqetësim për të gjithë opinionin.

Sidoqoftë, unë e përmenda, për shkak se më duket se është me rëndësi dhe është ngritur si problem edhe nga thashë nga aktorët e fushës së artit dhe kinematografisë dhe shpresoj që do të kemi mbështetjen edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

227 TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar! Po edhe në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim mbështetje Projektligjin numër 06/L-119 për ndryshimin dhe plotësimit të Ligjit numër 2004/22 për kinematografinë.

Gjithë angazhimin do ta kemi në komision, në mënyrë që t’i bëjmë të gjitha këto ligje që kanë ardhur sot sa më të zbatueshme. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Për këtë projektligj janë shteruar diskutimet, presim sa të bëhet kuorumi për të filluar votimin.

26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që të paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti Gashi, e keni fjalën..

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Të nderuar deputetë, Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm i përgjegjësve propozues të politikës dhe legjislacionit për fushat përkatëse.

Për shkak se Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit, nga viti 2017 ka hyrë në fuqi Ligji me numër 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligime për institucione respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, në të cilat dispozitat aktuale të legjislacionit aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksione të natyrës kundërvajtëse, e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen.

Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit numër 04/L-065 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin numër 05/L-087 për kundërvajtje.

Nga ajo që thamë më lart ne paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit numër 04/L-065 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Teuta Haxhiu, nënkryetare e komisionit.

228 TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Gjithashtu në emër të komisionit, komisioni më 8 tetor 2018 e ka shqyrtuar në parim Projektligjin numër 06/L-120 për ndryshimin dhe plotësim e Ligjit numër 04/L-065 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim.

Të miratohet në parim projektligji në fjalë.

Komisioni gjithashtu ka vlerësuar se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit që të votojë në parim. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Avdyl Salihu, në emër të PDK-së.

AVDYL SALIHU: Faleminderit, nënkryetar! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Për qëllimin e këtij projektligji po dihet, po Grupi Parlamentar do të votojë për miratimin në parim të këtij projektligji dhe natyrisht si gjithherë në mes të dy leximeve do të japim kontributin tonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Driton Çaushi, në emër të Grupit Parlamentar të PSDK-së.

DRITON ÇAUSHI: Po, ngjashëm me grupet e deklaruara dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate e mbështet në parim këtë projektligji dhe për çfarëdo sugjerimi eventual do të bëjmë ndërmjet dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

TEUTA HAXHIU: ...që janë ngarkuar deputetët që nuk jemi shumicë për të diskutuar.

Po, edhe Aleanca i jep përkrahje në parim këtij projektligji dhe gjithçka do të bëjmë që t’i bëjmë secilin prej këtyre projektligjeve vërtet ligje të zbatueshme, në mënyrë që të shohim që të gjitha ato probleme që i kemi hasur, sidomos problemin kryesor që e kemi me mosharmonizim të ligjeve, të mundohemi t’i rregullojmë dhe kjo është një shembull që do të duhej të mendojnë edhe ministritë e tjera, sepse shumë herë në zbatim kemi probleme në mosharmonizim të ligjeve, çka edhe shumë herë e kanë ngritur këtë problem Avokati i Popullit. Faleminderit!

229 KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Zoti ministër, a dëshironi fjalën? Jo. Atëherë konstatoj që edhe për këtë projektligj janë shteruar diskutime. Në momentin që të bëhet kuorumi, do ta fusim në votim.

27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-097 për bibliotekat

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që të paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti ministër, e keni fjalën.

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Të nderuar deputetë, Hartimi, avancimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet në fokus të rëndësishëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit. Nga fillimi i vitit 2017 ka hy në fuqi Ligji numër 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligime për institucione respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, me të cilat dispozitat aktuale në legjislacionin aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksione të natyrës kundërvajtësve, e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen.

Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-097 për bibliotekat ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin numër 05/L-087 për kundërvajtje.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit paraqet para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit me numër 04/L-097 për bibliotekat. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Komisionit Funksional fjalën e ka nënkryetarja e komisionit, zonja Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018 e shqyrtoi në parim Projektligjin numër 06/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-097 për bibliotekat dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim.

230 Pra, të miratohet në parim projektligji në fjalë.

Komisioni vlerësoi se Projektligji numër 06/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 04/L-097 për bibliotekat i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim.

Gjithashtu e shfrytëzoj rastin për të mos u përsëritur shumë, edhe në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim përkrahjen në parim këtij projektligji në fjalë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Avdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

AVDYL SALIHU: Grupi Parlamentar i Partisë do të votojë në parim, pastaj në mes të dy leximeve do të japim kontributin tonë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zoti Salihu! Në emër të Grupit Parlamentar PSD, fjalën e ka zoti Driton Çaushi.

DRITON ÇAUSHI: Po ngjashëm me diskutimet që janë bërë në Komisionin për Arsim dhe Kulturë edhe në grupin tonë parlamentar ajo që prapë vjen si çështje sikurse te ligjet e tjera është shpërputhja ndoshta në gjobat që marrin nenet e ndryshme, pikat e ndryshme, kushte të ndryshme në raport me sjelljen në biblioteka ose detyrimet ndaj bibliotekave. Besoj që do të kemi mjaft kohë dhe të shohim nëse këto janë të drejta si sugjerime dhe cilat mund të jenë ndërhyrjet për t’i ndryshuar ato. Sidoqoftë, sot ne e përkrahim në parim miratimin e këtij projektligji.

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit 6+, zonja Shinik.

MÜFERA SERBICA-ŞINIK: Teşekkür ederim. Kütüphaneler Yasa Tasarısının 6+ Parlementer Gurubu incelemiştir. Toplulukların Yasal ve Anayasal haklarına saygı duyarak, değişikliklerin yapılması için iki okunuş arası ilgili komisyona katkımızı sunacağımızı bildirir ve aynı zamanda grup olarak Yasa Tasarısını desteklediğimizi de bildirmek isteriz. Teşekkür ederim.

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur, zoti ministër, dëshironi fjalën? Jo! Atëherë, po presim kuorumin.

231 28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Zoti Gashi, e keni fjalën.

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, i nderuar nënkryetar! Të nderuar deputetë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që edhe Ligji për trashëgiminë kulturore të harmonizohet me Ligjin për kundërvajtje.

Siç e dini, Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit që nga fillimi i vitit 2017, kur edhe ka hyrë në fuqi Ligji nr. 05/L-087 për kundërvajtje, i cili natyrisht paraqet obligime për të gjitha institucionet respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, me të cilat dispozitat aktuale në legjislacionin aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksione të natyrës kundërvajtëse, e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen. Në këtë mënyrë MKRS-ja përmes Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-088 për trashëgiminë kulturore ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtjet.

Nga ajo që u tha më lart, ne paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 02/L-088 për trashëgiminë kulturore. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, respektivisht nënkryetaren e komisionit, zonjën Teuta Haxhiu, që ta marrë fjalën në emër të komisionit. Zonja Haxhiu, e keni fjalën!

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Se kryetarët e opozitës janë veç për të shkuar në vizita jashtë vendit, të vijnë e të nënshkruhen, ato asnjë s’po i bojkotojnë.

Prapë, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 08 tetor 2018 shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-117 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-088 për trashëgiminë kulturore dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim:

Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-117 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L- 088 për trashëgiminë kulturore.

232 Komisioni vlerësoi se projektligji në fjalë i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit të votojë në parim.

Gjithashtu, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i jepet përkrahje këtij projektligji dhe pos rekomandimeve ose ndryshimeve që ka pru ministria, ne kemi edhe disa kërkesa tona për plotësim-ndryshim edhe të disa neneve të tjera, gjë të cilën do ta bisedojmë bashkarish në komision, por njëkohësisht edhe me ministrinë përkatëse. Pra, në parim e përkrahim projektligjin në fjalë. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Mufera Sinik.)

KRYESUESJA: Faleminderit, deputete! Fjalën e ka deputeti Abdyl Salihu. Urdhëroni!

ABDYL SALIHU: Faleminderit, nënkryetare! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-088 për trashëgiminë kulturore, qëllimi i të cilit është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 02/L-088 për trashëgiminë kulturore dhe harmonizimi i tij me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje.

Grupi ynë Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë për miratimin në parim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, deputet! Fjalën e ka deputeti Driton Çaushi, urdhëroni!

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate sot në parim do ta mbështesë këtë projektligj, pra votimin e tij, natyrisht vërejtjet janë shumë të ngjashme, për shkak se të gjitha këto ligje që po i kalojmë kanë të bëjnë me harmonizimin me Ligjin për kundërvajtje. Dhe, çfarëdo vërejtje që kemi do ta japim ndërkohë para leximit të dytë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, deputet!

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L -090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Komisioni Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Urdhëro, ministër!

233 MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare! Të nderuar deputetë të pranishëm në sallë, Fuqizimi dhe avancimi efektiv i legjislacionit përkatës është prioritet i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe përgjegjësve propozues të politikës dhe legjislacionit për fushat përkatëse.

Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit. Nga fillimi i vitit 2017 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligime për të gjitha institucionet respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, me të cilat dispozitat aktuale të legjislacionit aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksionet të natyrës kundërvajtëse, e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen.

Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit paraqet para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, ministër! Tani ftoj nënkryetaren e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi, zonja Teuta Haxhiu, për arsyetimin e raportit të komisionit. Urdhëroni!

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018 shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim:

Të miratohet në parim Projektligji nr. 06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L- 090 për sponsorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Komisioni vlerësoi se projektligji në fjalë i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim. Gjithashtu, në emër të Grupit tim Parlamentar, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i japim përkrahje në parim këtij projektligji. Po ashtu, themi që si Komision për Arsim ne kemi formuar kohë më parë edhe një grup punues për monitorimin e ligjit në fjalë, për çka jemi dakorduar që ky projektligj, në fakt, nuk është zbatuar asnjëherë dhe sipas kësaj që na ka ardhur nga ministria, urojmë që të rregullohet edhe zbatimi i tij, pra të jetë vërtet ligj që zbatohet, e jo në realitet, ne edhe pse e

234 kemi miratuar në mandatin e kaluar pak me shpejtësi këtë projektligj, mirëpo fatkeqësisht asnjëherë nuk ka gjetur zbatim. Prandaj, urojmë që ta bëjmë një ligj funksional dhe për këtë normalisht që do ta japim kontributin tonë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, deputete! Tani e ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PDK- së, zotin Abdyl Salihu. Urdhëroni!

ABDYL SALIHU: Faleminderit, nënkryetare! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Edhe këtë projektligj grupi ynë parlamentar e mbështet dhe do ta votojë në parim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Driton Çaushi. Urdhëroni!

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Po, Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate do ta mbështesë këtë ligj dhe natyrisht si në raste të tjera, në çfarëdo ndryshimi ose sugjerimi eventual, do ta japim ndërkohë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Albulena Balaj-Halimaj.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Faleminderit! Nisma Socialdemokrate do ta mbështesë plotësim-ndryshimin e këtij projektligji, pra ideja është e njëjtë, harmonizimi me Ligjin për kundërvajtje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka shefi i Grupit Parlamentar 6+, zoti Albert Kinolli.

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, e nderuar kryesuese! I nderuar ministër, Kolegë deputetë, Edhe ne si Grup Parlamentar 6+ e kemi shqyrtuar këtë projektligj në fjalë. Ne në parim e përkrahim, do ta mbështesim, ndërsa kontributin tonë do ta japim në mes të dy leximeve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk kemi kuorum për votim. Vazhdojmë me pikën:

235 30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24, Ligji i sportit, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Urdhëroni, ministër!

MINISTRI KUJTIM GASHI: Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar deputetë, Avancimi, hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet shumë i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i përgjegjësve propozues të politikës dhe legjislacionit për fushat përkatëse.

Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit. Që nga fillimi i vitit 2017 ka hyrë në fuqi Ligji me nr. 05/L-087 për kundërvajtje, i cili paraqet obligime për institucionet respektive që të iniciojnë procedura dhe nisma legjislative, me të cilat dispozitat aktuale të legjislacionit aktual në fuqi që parashohin kundërvajtje apo sanksione të natyrës kundërvajtëse e që nuk janë në harmoni me këtë ligj, të harmonizohen. Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2003/24, Ligji i sportit dhe Ligjit nr. 04/L-075 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2003/24 për sport e ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje.

Nga ajo që e thamë më lart ne paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2003/24 të Ligjit për sportin dhe Ligjit nr. 04/L-075 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 2003/24 për sport. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, ministër! Ftoj nënkryetaren e Komisionit Funksional, zonjën Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Produktive sot Ministria e Kulturës! Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion, Ndërmarrësi në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 8 tetor 2018, shqyrtoi në parim Projektligjin nr. 06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

236 R e k o m a n d i m

1. Të miratohet në parim ky projektligj.

Komisioni vlerësoi se projektligji në fjalë i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim.

Gjithashtu, shfrytëzoj rastin, që në emër të Grupit Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës t’i japim përkrahje në parim këtij projektligji dhe gjithë kontributin tonë në gjithë këto ligje, që sot konsideroj që kaluan, në fakt po diskutohen, edhe pse jo mjaftueshëm, por do të punojmë me të gjithë anëtarët e komisionit konsideroj, sepse atje e kemi prezencën e tyre, pra që të bëjmë ligje të zbatueshme dhe funksionale. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, nënkryetare e komisionit. Tani e ka fjalën Abdyl Salihu, Grupi Parlamentar i PDK-së. Urdhëroni!

ABDYL SALIHU: Faleminderit, nënkryetare! Grupi ynë parlamentar e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe kemi marrë qëndrim edhe do ta mbështesim dhe do ta votojmë këtë projektligj. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Driton Çaushi. Urdhëro!

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Grupi Parlamentar i PSD-së e ka shqyrtuar këtë projektligj. Vërejtjet tona i kemi dhënë edhe në shqyrtimin në Komision për Arsim dhe Kulturë. Mendoj që duhet të kemi kujdes te ky ligj, te disa nene. Unë po e përmend veç një, që ka të bëjë me dënimet që parashihen për persona që japin ose marrin preparate stimuluese, të cilat janë të ndaluara dhe të dëmshme për shëndetin. Pra, në kuadër të aktiviteteve, ose përgatitjeve për aktivitete sportive. Aktualisht, ky akt, ose ky veprim, parasheh një dënim prej 1 000 - 10 000 euro dhe sugjerimi që të ulet në 500 - 2 000 euro, mendoj se është e frikshme nëse mbetet në këtë formë, për shkak të rëndësisë që ka ky nen.

Unë jam munduar të shoh pak se si është e rregulluar në legjislacionet tjera. Po marr një shembull në legjislacionin gjerman për veprime të tilla parashihen dënime prej 3 - 10 vjet burg. Pra, e njohim sa e rëndësishme është që ky lloj aktiviteti të parandalohet në aktivitetet sportive, prandaj e shoh me shumë skepticizëm, sidomos këtë nen dhe disa të tjera të ngjashme. Besoj që të gjithë duam të bëjmë përpjekje të ndryshojmë diçka nga ky propozim që ka ardhur. Nëse Kodi Penal e parasheh dënimin në raste të tilla, që unë nuk e kam të qartë ende se përse duhet të bëhet ky ndryshim në Ligjin për kundërvajtje, atëherë është një situatë tjetër, po nëse jo, besoj se kjo është e papranueshme që të vijë në këtë formë, pra që dënimet për raste të tilla të jenë vetëm 500 - 2 000 euro. Faleminderit!

237 KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka shefi i Grupit Parlamentar, zoti Albert Kinolli. Urdhëroni!

ALBERT KINOLLI: Faleminderit, e nderuara nënkryetare! I nderuar ministër, Kolegë deputetë, Fillimisht, në emër të Grupit Parlamentar 6+ dëshiroj ta përgëzoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotin Kujtim Gashi për punën dhe angazhimin e tij dhe për sjelljen e këtyre ligjeve, për të cilat mendojmë se janë shumë të rëndësishme.

Ne në parim do ta përkrahim edhe këtë projektligj, për shkak se sado më shumë të bëjmë për sportin është më e shëndosh për rininë tonë, ndërsa kontributin tonë do ta japim në mes dy leximeve përmes përfaqësueses sonë në këtë komision.

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk ka kuorum për të votuar. Kalojmë në pikën e 31-të:

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione

Komisioni Funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për mosmiratim.

E ftoj zonjën Albulena Haxhiu, që në cilësinë e propozuesit ta paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Në mungesë të propozuese hiqet nga rendi i ditës kjo pikë.

Vazhdojmë me pikën:

32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 06/L-49 për inovacione shkencore dhe transferim të dijes dhe teknologjisë

Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i kanë rekomanduar miratimin e tij, me amendamentet e propozuara. Nuk kemi kuorum. Në mungesë të kuorumit kalojmë në pikën:

35. Shqyrtimi i raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017

Komisioni Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017 dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij bashkë me rekomandimet e propozuara.

238 E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës. Ministër, a doni me e marrë fjalën? Jo, nuk vjen. Tani ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Driton Selmanaj. Dhe, vazhdojmë me pikën tjetër:

36. Shqyrtimi i raportit të auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” sh. a. për vitin 2017

Komisioni Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin vjetor të auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” sh. a. për vitin 2017 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij, bashkë me rekomandimet e propozuara.

E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Driton Selmanaj. Nuk është i pranishëm.

Ka ardhur ministri i Financave, zoti Bedri Hamza, dhe e ftoj ministrin si përfaqësues i Qeverisë për paraqitjen e raportit për pikën 35. Urdhëroni!

MINISTRI BEDRI HAMZA: Faleminderit, zonja kryesuese! Të nderuar deputetë, Raporti vjetor për funksionim të sistemit të kontrollit të brendshëm të Financave Publike në sektorin publik është një përmbledhje e rezultateve të arritura gjatë vitit 2017 në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe auditimit të brendshëm në nivel qendror dhe lokal krahasuar me vitin e kaluar.

Të arriturat gjatë vitit 2017 në fushën e kontrollit të brendshëm të financave publike, konsistojnë në implementimin e strategjisë për kontrollin e brendshëm të financave publike, konkretisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe ngritjen e përgjegjësisë menaxheriale.

Mbështetur në kërkesat e strategjisë për kontroll të brendshëm të financave publike 2015/2019 është përgatitur draft-ligji për kontrollin e brendshëm të financave publike, i cili tanimë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Është bërë miratimi nga ministri i Financave i librit të proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike. Në bashkëpunim me ekspertë të SIGMA-s është zhvilluar korniza e një modeli për monitorim në fushën e kontrollit të brendshëm të financave publike. Informatat që dalin nga pyetësorët vetëvlerësues, nga monitorimi dhe analizat e bëra, vlerësojmë se gjatë vitit 2017 kemi një përmirësim të funksionit të sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike.

Organizatat buxhetore kanë treguar një përmirësim në të gjithë komponentët e kontrollit të brendshëm, në mjedisin e kontrollit, menaxhimin e rrezikut, aktiviteteve të kontrollit, informimit,

239 si dhe monitorimit. Numri i auditorëve të brendshëm të certifikuar krahasuar me vitin e kaluar është rritur për 30% apo nga 98 në 128. Njësitë e auditimit të brendshëm gjatë vitit 2017 kanë kryer 497 auditime të brendshme, që krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje të auditimeve të kryera nga 492 në 497. Çështjet për adresim në të ardhmen lidhur me menaxhimin financiar e kontrollet janë, si në vijim:

- Ka nevojë për përmirësim në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit; - Rritjen e efikasitetit të proceseve që lidhen me prokurimin publik; - Rekrutimin e stafit të nevojshëm për auditim të brendshëm; - Mirëmbajtjen e regjistrit të pasurisë; - Raportimin dhe arkëtimin e të hyrave; - Nxjerrjen e procedurave për parregullsi; - Avancimin e proceseve që lidhen me teknologjinë informative; si dhe - Nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme që standardizojnë proceset e brendshme te secila organizatë buxhetore.

E nderuara kryesuese, Të nderuar deputetë, Të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e menaxhimit financiar e kontrollit dhe auditimit të brendshëm, komentet sugjerimet dhe rekomandimet tuaja do të kontribuojnë në ngritjen e performancës së menaxhimit financiar e kontrollit dhe auditimit të brendshëm në përgjithësi, sepse një sistem i mirëfilltë i kontrollit të brendshëm të financave publike do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, ministër! Tani ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Driton Selmanaj për arsyetimin e raportit me rekomandime. A dëshiron dikush? Mërgim Lushtaku, urdhëroni!

MËRGIM LUSHTAKU: Faleminderit! Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në bazë të nenit 69, paragrafit 5 dhe shtojcës nr. 2, pika 13 e Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 10 korrik 2018, e shqyrtoi raportin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e sistemit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017 dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këto rekomandime:

1. Të miratohet raporti i Qeverisë për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017;

2. Ministria e Financave, përkatësisht njësia qendrore harmonizuese të vazhdojë me programin kombëtar të certifikimit të auditorëve të brendshëm në sektorin publik të Kosovës;

240 3. Ministria e Financave, përkatësisht NJQH-ja të mbajë trajnime të rregullta për auditorët e brendshëm, të cilët janë certifikuar, por që aktualisht nuk janë duke punuar si auditorë të brendshëm në sektorin publik;

4. Të kompletohet njësia e auditimit të brendshëm brenda Kuvendit nga një i punësuar në së paku tre të punësuar;

5. Ministria e Financave të përkrahë kërkesat e institucioneve buxhetore lidhur me rritjen e numrit të stafit për pozitat e auditorëve të brendshëm, në veçanti për ato institucione të cilat ende nuk kanë plotësuar pozitat për auditorë të brendshëm.

Ndërsa, të bashkëngjitur keni edhe arsyeshmërinë e këtyre rekomandimeve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Teuta Haxhiu. Nuk është prezente. Emilija Rexhepi, urdhëroni!

EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se, predsedavajuća! Poštovani ministre, Kolege poslanici, Parlamentarna Grupa AAK raspravljala je o godišnjem izveštaju Vlade o funkcionisanju sistema unutrašnje kontrole javnih financija u javnom sektoru Kosova za 2017 godinu i glasaće za, odnosno podržaće preporuke Parlamentarne komisije za nadzor javnih financija, a odnosi se na centralnu jedinicu za usklađivanje Ministarstva financija da nastavi sa nacionalnim programom za certikaciju unutrašnjih revizora, javnog sektora Republike Kosova uz održavanje redovne odluke za certifikovanje unutrašnjih revizora koji trenutno ne vrše ulogu i zadatak unutrašnje revizije u javnom sektoru. Zahtim, da se poveča jedinica unutrašnje revizije u Skupštini, da imamo najmanje tri zaposlene strućne osobe i da Ministarstvo financija podržava zahteve buđetskih institucija za povečanje broja osoblja za položaj unutrašnjih revizora, posebno u institucijama gde još nema unutrašnjih revizora i tako se stvara veći prostor za upotrebu javnog novca i financija. Mi ćemo kao parlamentarna grupa podržati izveštaj u radu vlade sa preporukama koje smo doneli u Parlamentarnoj komisiji za Nadgledanje javnih financija i pozivam danas sve poslanike da glasaju za ovaj Vladin izveštaj. Zahvaljujem!

KRYESUESJA: I ja sa zahvaljujem! Fjalën e ka deputeti Faton Topalli, përfaqësues i Grupit Parlamentar PSD.

FATON TOPALLI: Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar deputetë, Të nderuara deputete,

241 Ne po shqyrtojmë raportin e Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike. Ajo që unë dua të theksoj, është që përkundër përpjekjeve për të bërë përparime sa i përket auditimeve të brendshme, megjithatë kemi probleme bukur të mëdha. Në vitin 2017 janë bërë 2297 rekomandime për përmirësimin e kontrollit të brendshëm, ndërsa janë realizuar vetëm 48,59 për qind të rekomandimeve, që flet për një numër shumë të madh të rekomandimeve të cilat mjerisht nuk po zbatohen, respektivisht po zbatohen vetëm pjesërisht, ndërsa 28,71 për qind të rekomandimeve nuk janë zbatuar fare, ndërsa një pjesë është në punë e sipër.

Pra, e kemi një numër të konsiderueshëm të auditorëve të brendshëm, përkundër mungesave që kemi, kemi shumë rekomandime nga këta auditorë të cilët veç punojnë në sektorin e tyre. Megjithatë del sikur puna e tyre është e kotë, sepse 48,59 për qind e rekomandimeve nuk janë realizuar në vitin 2017.

Çështja tjetër ka të bëjë me mjedisin e kontrollit, menaxhimin e rrezikut, aktivitetet e kontrollit dhe informimin dhe komunikimin. Ajo që është interesante është që kemi një vlerësim bukur të mirë të vetvetes, sepse konsiderohet në këto organizata buxhetore që janë bërë ndryshime, që puna është duke shkuar mirë, por në fakt nëse e krahasojmë vitin 2016 me vitin 2017, ndryshimi del shumë i vogël. Kështu, mjedisi i kontrollit në vitin 2016 ka qenë 2,62 për qind, në vitin 2017 ishte 2,57. Nota maksimale është tre, që i bie se e kemi një ulje në fakt në krahasim me vitin 2016 për 0,51 për qind.

Sa i përket menaxhimit të rrezikut, gjithashtu kemi nj ulje prej 0,6 për qind në krahasim me vitin 2016, ndërsa sa i përket aktiviteteve të kontrollit, prapë kemi një ulje prej 0,3 për qind, ndërsa sa i përket informimit dhe komunikimit, gjithashtu një ulje prej 0,5 për qind të vlerësimit të kontrollit të brendshëm. Ajo që mua më shqetëson kjo përqindje janë ndryshimet nga viti 2016 në vitin 2017, jo vetëm që nuk kemi ndonjë ndryshim pozitiv, por përkundrazi me fjalë të tjera kemi mbetur aty ku jemi, respektivisht jemi më keq sado qoftë që kjo shifër është e vogël sesa në vitin 2016.

Ajo që mua më shqetëson pak më shumë është se kur e shikon raportin e vetëvlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike dhe vlerësimin e lartë që organizatat buxhetore ia bëjnë vetvetes dhe problemet e mëdha që kemi pastaj në këto organizata buxhetore, atëherë shihet që në fakt nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Ne si Parti Socialdemokrate do ta votojmë raportin sepse raporti është në rregull, por ajo që ne e kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga organizatat buxhetore, nga Ministritë dhe organizatat e tjera buxhetore është që të punojnë që kontrolli i brendshëm të jetë vërtet funksional, sepse ky është një mekanizëm jashtëzakonisht i mirë i cili do të mundësonte një qeverisje të mirë. Faleminderit!

242 KRYESUESJA: Faleminderit! Me kërkesën e kryetares së Komisionit, Besa Baftiu, kalojmë në pikën:

34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale

Komisioni parlamentar e ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij me amendamenet e propozuara. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitet dhe Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka rekomanduar që raporti me amendamente për projektligjin të mos përkrahet.

E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional, zonja Besa Baftiun, për arsyetimin e raportit me rekomandime.

BESA BAFTIU: Faleminderit, kryesuese! Sa për sqarim, kjo pikë e rendit të ditës 34 ishte para kësaj teme që e diskutuam paraprakisht. Ajo që e kërkova unë të diskutojmë dhe po bëj ftesë këtu që në një orë të caktuar pas pushimit tani të drekës t’i ftoni të gjithë deputetët që të jenë të pranishëm, të votojnë këtë projektligj sepse është i një rëndësie të veçantë, sepse të gjitha ndërmarrjet sociale të cilat i plotësojnë kriteret në bazë të këtij projektligji do të përfitojnë subvencione nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Po ashtu, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitojë grante nga BE- ja. Prandaj, ky projektligj është i një rëndësie të veçantë që të kalojë.

Tani do ta lexoj raportin nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në bazë të neneve 57, 58 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës në disa mbledhje të mbajtura ka shqyrtuar Projektligjin për ndërmarrje sociale të propozuar nga Qeveria dhe në mbledhjen e mbajtur më 24 shtator vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë raport.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në bazë të neneve 57, 58 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës në disa mbledhje të mbajtura siç e thash ka shqyrtuar këtë projektligj të propozuar nga Qeveria dhe në mbledhjen e mbajtur më 24 shtator, vendosi që Kuvendit t’i paraqes këtë raport me amendamente për Projektligjin për ndërmarrje sociale.

Raporti përmban 42 amendamente, të gjitha nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

243 Prandaj edhe një herë, duke parë rëndësinë e këtij projektligji, ju ftoj ta votoni projektligjin dhe amendamentet e propozuara. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk kemi kuorum për votim. Kalojmë në pikën:

37. Shqyrtimi i raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017

Komisioni Funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i ka shqyrtuar raportin vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017 dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës. Nuk është?

E ftoj kryetarin e Komisionit funksional, zoti Nait Hasani, për arsyetimin e raportit të Komisionit.

NAIT HASANI: Faleminderit, e nderuar! Komisioni ka mbajtur mbledhje më 19. 9. 2018, e ka shqyrtuar raportin vjetor mbi gjendjen e shërbimit civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Në bazë të nenit 6.1 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës i raporton Kuvendit të paktën një herë në vit për gjendjen e shërbimit civil.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi raportin vjetor për gjendjen e shërbimit civil të Kosovës dhe vlerësoi se raporti i punës është në pajtim me nenin 6 të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Kuvendit i rekomandon për miratimin e tij. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, kryetar i Komisionit! Fjalën e ka deputetja Xhevahire Izmaku, prej Grupit Parlamentar PDK.

XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Partia Demokratike e ka shqyrtuar raportin për gjendjen në administratën publike në shërbimin civil dhe e ka këtë vlerësim.

Gjatë vitit 2017, Ministria e Administratës Publike ka marrë hapa vendimtar në përmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim dhe në kuadër të nenit 120, përkatësisht

244 në konsolidimin e kornizës ligjore, ne sot veç i kaluam projektligjet për të cilat besoj që do të vendosin ndoshta edhe një bazë të re edhe për raportimin e gjendjes së shërbimit civil, meqenëse deri tani e kemi të vendosur në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Realizimi i synimit tonë si shoqëri për reforma të nevojshme në administratën publike kërkon sigurisht një angazhim shumë të madh edhe vullnet politik, sepse do të kemi vendime, kuptohet jo të lehta. Pra, këtë përkushtim vazhdon ta udhëheqë Ministria e Administratës Publike deri në këtë moment, mirëpo për këto reforma që ne do t’i kemi në vazhdimësi nevojitet që të kemi një shërbim civil shumë profesional, efektiv po edhe shumë llogaridhënës. Normalisht gjithmonë duke i ofruar shtetit tonë zbatimin e politikave që e dërgojnë vendin tonë drejt zhvillimit kombëtar dhe BE-së.

Të dhënat që jepen në raportin e fundit, kemi këto shifra, pra nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik kemi mbi 81 435 veta që e realizojnë pagën bazë nga buxheti i shtetit, dhe në fund të viti 2017 prej tyre 23 269 nëpunës ose 28,57% realizojnë pagën sipas modelit të sistemit me koeficient. Ndërsa për 60 mijë nëpunës ose mbi 71% prej tyre e realizojnë pagën sipas modelit të sistemit me pagë fikse.

Meqenëse ne i kemi trajtuar këto projektligje, ne e kemi tash një ligj të ri. Do të na vijnë tri ligje të reja që e përcaktojnë edhe nivelin e pagave. Po besojmë që do ta zhdukim mënyrën e pabarazisë në sistemin e pagës së njëjtë për pozitën e njëjtë. Mirëpo deri tani ky raport i paraqet këto padrejtësi.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve, pra vetëm nëpunësve civil jo të gjithë zyrtarëve, në fund të vitit 2017 në gjithë shërbimin civil në vend ka qenë mbi 18 mijë e 300 persona.

Të dhënat statistikore tregojnë që në nivelin qendror dhe lokal për vitin 2017 ka pasur punësuar nëpunës civil, mirëpo nuk janë plotësuar kërkesat ligjore për përfaqësim të barabartë gjinor në shërbimin civil. Pra, kjo është një ndër sfidat edhe pse besoj që ka edhe sfida tjera, mirëpo sigurisht që në raport janë paraqitur më racionale por megjithatë raporti tregon që në nivelin qëndron mbi 7 mijë nëpunës civil janë meshkuj, ndërsa afërsisht 5 mijë i kemi femra në Shërbimin Civil.

Nëse e marrim nivelin komunal dhe qendror së bashku, atëherë i bie që gjithsej afër 12 mijë nëpunës civil në raport me 8 mijë nëpunës civil femra apo meshkuj, domethënë kjo kategori.

Sfida të tjera paraqiten në raport përgjithësisht për shkak të mungesës së projektligjeve, por ne sot i kaluam dhe të shpresojmë që këto do t’i plotësojmë. Ne votojmë për. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

245 KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Shqipe Pantina e ka fjalën në emër të PSD-së.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Në radhë të parë më duhet të pranoj që ky raport është më i mirë sesa raportet e viteve të mëhershme. Edhe për nga mënyra sesi është hartuar raporti, por edhe për nga përmbajtja. Po duke qenë se ka përmbajtje më shumë sesa vinte viteve të mëhershme kur na e sillnin një raport tejet të dobët me dy-tri faqe, tash edhe problemet janë më evidente. Por, janë dy probleme që po e përcjellin në vazhdimësi sektorin e shërbimit civil e të cilat ende nuk janë përmirësuar.

Unë po dua të shpresoj se këto tri projektligje që i kaluam sot në lexim të parë, fillimisht do të përmirësohen dhe pas miratimit në tërësi do ta përmirësojnë gjendjen në shërbimin civil, ndonëse edhe problemet që shfaqen edhe në këtë raport nuk janë aq për shkak të mangësive në ligj, por pikërisht për shkak të moszbatimit të ligjit. Dhe dy problemet thelbësore përveç tjerave të cilat janë më lehtë të korrigjueshme është fakti se ende në shërbimin civil e sidomos pozitat menaxheriale vazhdojmë të kemi ushtrues detyre të cilët janë atje për një periudhë shumë më të gjatë sesa tremujore ashtu siç e përcakton ligji. Ka raste kur një ushtrues detyre pothuajse e përfundon në tërësi mandatin dhe kjo nuk pa qëllim.

Kështu veprohet për t’ju siguruar këtyre personave që në CV-të e tyre t’ju figurojë se kanë pasur përvojë menxheriale në mënyrë që pastaj kur këta të arrijnë kohën e kërkuar, përvojën e kërkuar në atë pozitë pastaj t’ju shpallet konkursi dhe këta njerëz të mbesin në ato pozita. Kjo njëherë e mirë duhet të përfundojë. Sesi duhet të përfundojë dhe a të rregullohet kjo vetëm me ligjin për Shërbyesit Publik nuk jam e sigurt, sepse për ketë duhet fillimisht të ketë vullnet.

Çështja e dyta që shoqëron pothuajse të gjithë shërbimin civil edhe në nivelin qendror, por edhe në nivelin lokal, janë kontratat mbi vepër. Për shumë pozita për të cilat do duhej të ishin pozita të rregullta. Për të cilat do duhej të hapeshin konkurse dhe të respektohen të gjitha procedurat e angazhimit të zyrtarëve, shumica e institucioneve edhe të nivelit qendror edhe të nivelit lokal vazhdojnë që këto pozita t’i përmbushin përmes kontratave mbi vepër. Por, edhe kjo në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me rregulloret. Sepse kontratat mbi vepër angazhohen vetëm për punë specifike për të cilat nuk mund të kryhen nga zyrtarët publik ose shërbyesit civil. Por, pothuajse shumica e rasteve të këtyre pozitave janë pozita të rregullta që do duhej të plotësoheshin përmes konkurseve, por është shumë më lehtë që të angazhohen njerëz me kontrata mbi vepër.

Pa përfundimin e këtyre dy fenomeneve po i quaj, se tashmë janë shndërrua në fenomene, ne nuk do të mund të kemi një shërbim civil profesionist edhe të qëndrueshëm, ndonëse megjithatë ka arritur një nivel, një shkallë e profesionalizmit të shumicës së institucioneve në shërbimin civil, por siç thash problem vazhdojnë të mbesin pozitat menaxheriale sepse aty bëhen ndërhyrje publike.

246 Sa i përket pagesës meritore dhe pagesës së njëjtë për punën e njëjtë e cila po ashtu ka qenë dhe vazhdon të mbetet problem në Shërbimin ivil, kjo edhe do të mund të rregullohet me Ligjin për Paga në sektorin publik nëse e rregullojmë ligjin, nëse nuk e lëmë ashtu në formën siç ka ardhur si projektligj nga Qeveria. Prandaj, ne e mbështetim raportin sepse vërtetë e paraqet gjendjen reale, por ne insistojmë që rekomandimet, sidomos atë të dala nga raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të shërbimit civil të zbatohen në përpikëri nga të gjitha institucionet, qoftë të nivelit qendror ashtu edhe të nivelit lokal në mënyrë që të arrijmë një shkallë të profesionalizmit në shërbimin civil. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Ne kemi nga pika e 39 deri në pikën 46, kemi diskutime dhe emërtime të rëndësishme të cilat kërkojnë që të kemi shumicë në Kuvend, por unë e kisha thirre edhe opozitën meqenëse janë disa emërtime, edhe shkarkim paska, për të cilat është edhe do të ishte me interes edhe për opozitën për të diskutuar që të vijnë në sallë.

Ne kemi edhe 1 pikë të rendit të ditës të cilën mund ta kalojmë në variantin që jemi duke i përfunduar diskutimet, por në qoftë se ka kuorum në sallë dhe unë në të njëjtën kohë kisha thirre kryetarët e grupeve parlamentare që t’i thërrasin deputetët në sallë për t’i votuar pjesën e projektligjeve që i kemi kaluar, dhe pas pauzë ose në qoftë se kemi kuorumin e duhur mund t’i votojmë edhe këto dhe pastaj ta mbyllim seancën.

Fjalën e ka zoti Rasim Selmanaj.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit! Raporti vjetor mbi gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, mendoj se është një raport i mirë dhe si të tillë Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahë.

KRYESUESI: Faleminderit! Përfaqësuesi i Qeverisë nuk e dëshiron fjalën! Kalojmë në pikën:

38. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017

Regjia fjalën zotit Topalli.

FATON TOPALLI: Në qoftë se është e mundur, kisha propozuar në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, që ta bëjmë pushim tani dhe të vazhdojmë me këtë pikë të rendit të ditës që ju propozuat duke filluar pas pushimit dhe gjatë kësaj kohe kanë mundësi të vijnë edhe të gjithë deputetët e tjerë që mungojnë.

KRYESUSI: Po dëshiron që të mos e diskutojmë pikën 38 fare?

247 FATON TOPALLI: Po!

KRYESUESI: Në rregull, nuk kam asgjë kundër. Atëherë, vazhdojmë seancën në orën 14, a është mirë? Edhe prapë po ku lus që t’i thërrisni kolegët që të marrin pjesë, sepse duhet të kryhet votimi ose duhet që të mblidhemi prapë nesër, në qoftë se nuk vini, kështu që më mirë është që ta përfundojmë sot e pastaj vazhdojmë me punët tjera. Atëherë, mirupafshim pas dreke!

* * *

(Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës) Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti

KRYESUESI: Po shpresoj që deputetët do të vijnë për ta bërë kuorumin për votim. Po vazhdojmë me pikën e 38-të të rendit të ditës.

Sala nuk është.

Atëherë po vazhdojmë me pikën e tridhjetenëntë, po e presim zonjën Berisha mos po vjen për t’u kthyer te pika e tridhjetetetë.

39. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar propozimin e komisionit për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim

Ftoj nënkryetaren e Komisionit për Buxhet dhe Financa, zonjën Hadërgjonaj, që ta arsyetojë dhe të raportojë.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetar! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Në bazë të nenit 4, paragrafi 6, Ligji numër 04/L-101 për Fondin Pensional të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2, paragrafi 1 të Ligjit numër 05/L-116, Komisioni për përzgjedhjen në përbërje të guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, si kryesues, auditorit

248 gjeneral dhe ministri i Financave si anëtarë, i kanë propozuar Kuvendit për emërim pesë anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, përfshirë këtu kryesuesin dhe anëtarin për përfaqësimin dhe këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre.

Këta anëtarë janë: Ruzhdi Morina, është propozuar për kryesues të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Frederik Artesani, Behxhet Haliti, Driton Qahaja dhe Ymer Ymeri, për përfaqësim dhe këshillim të punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë, të gjithë këta si anëtarë.

Kuvendi në bazë të nenit 4, paragrafi 6 dhe paragrafi 11 të Ligjit të lartpërmendur për Fondet Pensionale emëron kryesuesin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale me mandat katërvjeçar, bazuar në rekomandimet e Komisionit për përzgjedhje pas konsultimit me Qeverinë, i cili ia dorëzon opinionin Kuvendit brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës nga Kuvendi për konsultim.

Për kandidatët e propozuar Kuvendi brenda afatit ligjor nuk ka pranuar ndonjë mendim nga Qeveria, kështu që komisioni e ka shqyrtuar listën me emra, të cilët janë propozuar nga Komisioni për përzgjedhje.

Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 26 shtator 2018, pasi ka shqyrtuar propozimin e Komisionit për përzgjedhje për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka vlerësuar se kandidatë të propozuar i plotësojnë kushtet formale-juridike, të parapara me nenin 4, të Ligjit numër 04/L-101 për Fondin Pensional të Kosovës dhe i rekomandon Kuvendit emërimin e pesë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, përfshirë kryesuesin dhe një anëtar për përfaqësim dhe këshillim të punonjësve ose përfaqësuesve të tyre në mandatin katërvjeçar.

Ftoj deputetët e Kuvendit që t’i votojnë këta anëtarë, të cilët janë përzgjedhur nga Komisioni përzgjedhës dhe janë pranuar edhe na Komisioni për Buxhet dhe Financa. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Realisht nuk është paraqitur askush, askush nuk e dëshiron fjalën.

Atëherë kërkoj nga përfaqësuesi i Qeverisë që është këtu a ka diçka për të thënë lidhur me propozimet.

Konstatoj që deri në votim si debat është i përfunduar. Faleminderit! Votohet kur t’i vijë radha, kur kemi kuorum.

249 38. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017

Komisioni Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal e ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij.

Gjithashtu Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, zonjën Sala Berisha-Shala, për arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit, zoti Haliti, Përshëndetje, të nderuar kolegë dhe kolege deputetë, Ministra të pranishëm, Media, Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në bazë të nenit 72 të Rregullores së Punës së Kuvendit e shqyrtoi raportin vjetor të punës për vitin 2017 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur më 3 korrik 2018 dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë rekomandim:

Të miratohet raporti i punës për vitin 2017 i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Me arsyetim se në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bordi i AKP-së i dorëzon Kuvendit të Republikës së Kosovës një raport vjetor të agjencisë.

Komisioni vlerësoi se raporti vjetor për vitin 2017 i parashtruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është në pajtim me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Ftoj përfaqësuesen ose nënkryetarin e Komisionit për Buxhet, zonjën Hadërgjonaj, për arsyetimin e raportit me rekomandime në lidhje me raportin vjetor financiar. Zonja Hadërgjonaj, e keni fjalën.

SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetar! Të nderuar deputetë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor financiar për vitin 2017. Raporti është dorëzuar brenda afatit ligjor dhe sipas të dhënave të cilat i kërkon ligji për raportim.

250 Raporti pasqyron të dhënat për buxhetin e miratuar, ndryshimet që kanë ndodhur gjatë vitit si dhe të dhënat për shpenzimin e buxhetit sipas kategorive dhe nënkategorive ekonomike, duke bërë edhe krahasimin me vitet paraprake.

Buxheti fillestar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka qenë 7 milionë e 582 mijë e 788 euro, ndërsa me rishikim buxheti i kësaj agjencie ka qenë 7 milionë e 619 mijë e 804 euro.

Ky buxhet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit është shpenzuar 90,68%.

Buxheti i shpenzuar sipas kategorive ekonomike ka qenë: paga dhe mëditje, janë shpenzuar 99,71%, mallra dhe shërbime 80,69%, shpenzime komunale 68,57%, subvencione dhe transfere 32,76% dhe shpenzime kapitale 13,91%.

Raporti po ashtu përmban edhe të dhënat për të hyrat të cilat i ka realizuar Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2017 që janë me shumë 3 milionë e 18 mijë 473 euro, nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore përmes valëve të privatizimit dhe të hyrave të tjera nga tarifa për pjesëmarrje në tender si dhe konfiskimet e depozitave ose ofertuesve, të cilët nuk kanë përmbushur kushtet e përcaktuara.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 19.9.2018, pasi ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 në rekomandim është që ky raport të mos miratohet.

Mirëpo, në fakt, gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Financa nuk ka pasur ndonjë deputet që ka kundërshtuar këtë raport apo aspektin financiar të shpenzimeve të këtij institucioni.

Gjatë votimit tre deputetë kanë qenë për dhe tre deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Pas konsultimeve të cilat administrata i ka bërë me personat kompetentë, kanë thënë që ky raport nuk konsiderohet si i miratuar, meqenëse janë tri vota abstenim dhe tri për, edhe përkundër asaj që nuk ka votë kundër këtij raporti.

Prandaj, ka mbet ky raport të votohet në Kuvend dhe Kuvendi të marrë vendimin përfundimtar për miratim apo mosmiratim të raportit financiar të këtij institucioni. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Po vazhdojmë me diskutimet dhe qëndrimet e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së është paraqitur zonja Berisha-Shala, prapë po më duket.

251 SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit! Partia Demokratike e Kosovës e ka analizuar raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Që në fillim dëshiroj të shpreh qëndrimin e Partisë Demokratike që e mbështet raportin e punës të kësaj agjencie.

Në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bordi i AKP- së i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës raportin vjetor të agjencisë.

Në këtë raport është pasqyruar puna njëvjeçare e AKP-së, ku ndër të tjera ofrohen të dhëna që përfshijnë monitorimin, kontrollin dhe administrimin për ndërmarrjet me spinof dhe ato nën administrimin të drejtpërdrejtë, procesin e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, shitjen e administrimin e aseteve, çështjet gjyqësore, çështjet buxhetore, rekomandimet e auditorit dhe të dhëna të tjera relevante.

Ndër arritjen kryesore në raport theksohet se janë aprovimi i raporteve për shpërndarjen e mjeteve ndaj kreditorëve për 41 ndërmarrje shoqërore, shpërndarja e 20% për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, rritja e efikasitetit nën administrimin, kontrollin dhe monitorimin e ndërmarrjeve shoqërore sipas spinofeve speciale dhe privatizimeve me kushte.

Trajtimi i aseteve të uzurpuara apo të shfrytëzuara pa bazë ligjore nga palët e treta, rritja e theksuar e inkasimit të qirasë si dhe bashkëpunimi me institucionet në nivelin qendror dhe lokal.

Përveç arritjeve, në raport janë theksuar edhe sfidat kryesore të AKP-së, siç janë: vonesat për zgjidhjen e lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, vonesat në qasjen e dokumenteve kadastrale nëpër komuna, mungesa e bashkëpunimit të komunave veriore në realizimin e shitjeve të aseteve në atë pjesë, mospagesa e pronave të shpronësuara nga Qeveria, ndërtimet joligjore dhe uzurpatorët që ndërlidhen edhe me Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në këtë raport ka dhënë rekomandime që të ndërmerren veprime nga Qeveria apo Kuvendi, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e misionit sipas Ligjit mbi AKP-në, si në vijim:

1. Mënyra e financimit të aktiviteteve të AKP-së,

2. Ngritja e kapaciteteve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjykata themelore.

252 Ngritja e kapaciteteve ndikon në çështjet e shitjes, zgjidhjes së kontesteve gjyqësore të pronësisë, realizimin e shpërndarjes së tërë 20%-shit të punëtorëve, shpërndarjen e mjeteve ndaj kreditorëve.

3. Vendosjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në lokalitete të tjera. Institucionet vendore dhe ndërkombëtare aktualisht janë duke shfrytëzuar asetet me qira të ndërmarrjeve shoqërore.

4. Komunat të jenë më bashkëpunuese apo të miratohet një rezolutë nga Kuvendi, si një mekanizëm, i cili do të obligonte komunat që të jenë bashkëpunuese me të gjitha shërbimet, të cilat ndërlidhen me asetet e ndërmarrjeve shoqërore.

Konsiderojmë se institucionet përgjegjëse do të marrin në konsideratë rekomandimet e AKP-së dhe varësisht prej domosdoshmërisë dhe mundësive ligjore, do të ndërmarrin veprimet e nevojshme që do të ndikojnë në përshpejtimin e procesit të privatizimit, në veçanti duke rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me AKP-në nga gjykata si dhe lehtësimin e qasjes në dokumente kadastrale nëpër komuna, por gjithnjë duke ruajtur kualitetin dhe ligjshmërinë e procesit të privatizimit.

AKP në këtë raport nuk ka paraqitur një plan se kur mendohet se do të përfundohet procesi i privatizimit.

Pa marrë parasysh se përfundimi i procesit të privatizimit nuk varret krejtësisht nga kjo agjenci, por edhe nga faktorët e jashtëm, është se AKP-ja do të duhej të paraqiste planin e saj për përfundimin e procesit të privatizimit, duke renditur rreziqet që mund të ndikojnë në këtë plan. Mospërfundimi i procesit të privatizimit ka një kosto relativisht të lartë edhe për buxhetin. Në raport thuhet që asetet e mbetura të pashitura, me të cilat ende administron AKP-ja, janë gjithsej 2032, ndërsa asetet jashtë Kosovës janë 162.

Raporti do duhej të jepte më shumë detaje lidhur me gjendjen e aseteve jashtë Kosovës. Siç shihet, AKP ka punuar në lirimin e pronave të uzurpuara, ku nga numri prej 53 aseteve të uzurpuara në fund të vitit 2016, në fund të 2017 ky numër është 23 raste, të cilat ndodhen në Veriun e Mitrovicës. Është për t’u përshëndetur lirimi i aseteve të uzurpuara, mirëpo duhet vazhduar përpjekjet edhe për lirimin e aseteve të tjera dhe të mos merremi më me uzurpim, por me rritjen e vlerës të aseteve për privatizim. Raportit, sidoqoftë, do të duhej t’i bashkëngjitej edhe lista e uzurpatorëve. Gjithashtu, raporti do të duhej të tregonte se çfarë ka ndodhur me ata që i kanë uzurpuar këto objekte, sa padi janë ngritur ndaj tyre, pasi uzurpimet i kanë shkaktuar dëme AKP-së. Raporti po ashtu do të duhej të paraqiste procedurat e ndjekura të lëshimit me qira të aseteve nën administrim të AKP-së. Një element që po ashtu do të donim ta kishim në këtë raport vjetor lidhur me procesin e privatizimit do të ishte pasqyrimi i gjendjes së aseteve pas

253 privatizimit, në mënyrë që të shihet se procesi është apo jo i suksesshëm dhe çfarë mund të bëhet që suksesi të jetë edhe më i lartë.

AKP në raportet vijuese duhet të përfshijë çështje të ngritura nga deputetët, në mënyrë që raporti të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe përmbajtjesor, si dhe të pasqyrojë qartë gjendjen e aseteve dhe procesit të privatizimit në tërësi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e zotit Dardan Sejdiu, në emër të PSD-së.

DARDAN SEJDIU: Përshëndetje, të nderuar deputetë! I nderuar kryesues, Të nderuar përfaqësues të mediave, Dhe mysafirë të tjerë në seancë, Në fakt, raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili na vjen këtu vit për vit, është si të thuhet shpërfaqje e punës administrative dhe operative e financiare e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por gjithashtu është edhe shpërfaqje i një instrumenti ekonomik që ne e kemi shndërruar në qëllim ekonomik.

Privatizimi, të nderuar kolegë, është mjet. Në Republikën e Kosovës tash e 18 vjet është shndërruar në qëllim, për hir të qytetarëve dhe për hir të një diskutimit sa më të mirë të situatës në të cilën ndodhet ekonomia e këtij vendi, mua më duhet patjetër të lexoj një fjali nga vizioni i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe kjo fjali thotë kështu: “Agjencia është e vendosur për të trajtuar me shpejtësi ndikimet pozitive për ekonominë, si dhe nxitjen e investimeve në ndërmarrjet shoqërore”. Pra, në mënyrë të shpejtë, e kanë kaluar dy dekada pothuajse prej që është themeluar Agjencia Kosovare e Privatizimit, asgjë shpejt nuk është bërë. I vetmi element i shpejtë këtu është mbushja e Fondit të Mirëbesimit prej diku një shumë prej 700 milionë eurove të aseteve, të cilat kanë pasur potencial të shndërroheshin në industri, e janë shndërruar në hipermarkete, depo apo edhe metal për eksport.

Në fakt, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mungesë të një ideje të qartë se si bëhet zhvillimi në Republikën e Kosovës, është shndërruar në të vetmin mjet për të arsyetuar politikat neoliberale në politika pak a shumë konsumeriste në këtë republikë tash e 18 vjet dhe rezultati është fare i thjeshtë. Shkalla e papunësisë në Republikën e Kosovës është më e larta në Evropë, deindustrializimi pothuajse ka përfunduar, ajo çfarë po ndodh është që raporti tregtar në Republikën e Kosovës po qëndron i njëjtë, pra 7:1 deficit tregtar, kjo i bie që paratë tona po dalin, përveç parave që i kemi larguar prej shitjes së aseteve dhe, në fund fare, kapacitetet për të zëvendësuar importe, të stimulojnë eksporte në industri janë shitur komplet, e përveç 1, 2 apo 3-4 rasteve në gishta që mund t’i njehim, ndikimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në ekonominë e Kosovës është të mos themi 0, sepse do ishte kompliment, është shkatërrues! Dhe, në fakt, kur e lexon këtë raport numrat dhe shifrat përputhen, për shembull, thotë “të hyrat nga shitjet” 697

254 milionë euro, pra 700 milionë euro asete kemi shitur për 20 vjet, përafërsisht 20 vjet, dy dekada. Dhe, për këto 700 milionë euro asete që i kemi shitur, të nderuar deputetë, kemi marrë qira 32 milionë euro, interes 34 milionë euro dhe totali i këtij operacioni është 800 milionë euro, të cilat i lëmë në Fonde të Mirëbesimit dhe këto fonde të mirëbesimit i mbajmë nëse pahiri dikush paraqitet e thotë: “Unë kam kërkesa, borxhe, që ju nuk m’i keni paguar”.

Dhe, në krejt këtë proces të deindustrializimit, të shkatërrimit të potencialit total për të zëvendësuar importe e ndërtuar industri, diskutimi këtu është se është raporti i Agjencisë së Privatizimit korrekt. Po, është korrekt. Na ka kallëzuar që e kemi shitur krejt ekonominë për 700 milionë euro dhe asnjë gjë fare nuk e kemi bërë për t’i zëvendësuar importet, ta stimulojmë prodhimin, t’i ndihmojmë prodhuesit vendorë apo të ndihmohet kanalizimi i ekonomisë drejt zëvendësimit të importeve, pra krijimit të vendeve të reja të punës. Raporti, të nderuar kolegë, është i saktë, por është për një çështje dhe një model ekonomik totalisht të gabuar. Dhe, nëse raportojmë saktë për gabime, kjo është një hap i mirë përpara, pra kemi progres, po raportojmë saktë për gabimet ekonomike të 18 vjetëve të fundit. Dhe, mirë është kjo, sepse tashmë secili prej nesh e kemi të qartë që këtë agjenci duhet mbyllur, komplet, të ndalet. Privatizimin në Kosovë duhet të ndalet. Dhe, një qeveri e përgjegjshme të ndalet me të gjithë aktorët dhe të thotë: “Cili është modeli që e zhvillon ekonominë?” Sepse, e qartë është, kjo Agjenci e Privatizimit e ka shkatërruar ekonominë, e pra s’kemi nevojë të vazhdojmë me të. Mund të marrim vendim politik në këtë Kuvend dhe të themi: “E ndalim privatizimin, derisa të vijmë konkretisht me një model ekonomik, me një program ekonomik që e revitalizon ekonominë e kësaj Republike, që prodhimin e kthen në fokus tonin, që politikat fiskale e tregtare i orientohen karshi prodhuesit, e jo karshi tyxharëve, që politikat tona ekonomike bëhen në funksion të vendeve të punës dhe mirëqenies, e jo të profitit”.

Profiti, të nderuar kolegë, është derivat i dy numrave, kaq. Në këtë drejtim ne si Parti Socialdemokrate e kemi shprehur dhe do të vazhdojmë ta shprehim qëndrimin tonë të qartë: duhet ndërruar modelin ekonomik prej një modeli i cili është i bazuar në ofertë, në model i cili është i bazuar në kërkesë.

Pra, edhe kjo nënkupton të stimulohet zhvillimi i industrive në këtë vend në sektorë që kjo Republikë mund të jetë konkurruese. 70% e importeve tona janë ushqim, të nderuar kolegë, dhe po të ndërtohen kapacitete përpunuese për t’i zëvendësuar këto importe nuk është edhe ndonjë sfidë e jashtëzakonshme, porse kërkon vullnet politik për ndryshim të modelit. Në kuadër të kësaj mendoj që votimi i këtij raporti veçse na bënë të gjithëve me dije që i kemi hequr 700 milionë prej ekonomisë, ato 700 milionë nuk i kemi kthyer në zhvillim ekonomik, por i mbajmë jashtë vendit, ato kapacitete prodhuese i kemi shndërruar në diçka tjetër, përveç disa rasteve që kanë ecur ose janë zhvilluar tutje dhe në shumicën e mendimit ekonomik këtu në Kosovë për 18 vjetët e fundit komplet mendimi është i thjeshtë dhe i qartë: shitja e aseteve na sjell investitorë të huaj. Nuk na ka sjellë investitorë të huaj. Nëse e shihni raportin e Bankës Qendrore të

255 Republikës së Kosovës, 80% e investimeve të huaja janë banesa të blera nga diaspora dhe futet në statistikë të kësaj ekonomie si investim i huaj diaspora jonë që blen banim në Kosovë.

Përderisa, investimet në revitalizimin industrial ekonomik të kësaj Republike pothuajse janë minore ose inekzistente. Në këtë drejtim, Partia Socialdemokrate normalisht që nuk do ta votojë këtë raport, normalisht që këtë çështje do ta luftojmë e normalisht që një model ekonomik, i cili mburret me shitje të aseteve e shkatërrim të ekonomisë, do ta luftojmë me politika konkrete dhe të tillat i kemi shtyrë edhe nëpër komisione. Besoj shumë që ky Kuvend duhet t’i vendosë një herë e përgjithmonë pikë konceptit të thjeshtë, komplet të paefektivitet të privatizimit dhe të mendojmë se si e përdorin si mjet, e jo si qëllim përfundimtar ekonomik, edhe jo si mënyrë të vetme për të ecur përpara. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Bilall Sherifi e ka fjalën, ose Blerim Kuçi tash u paraqit, po urdhëro Bilall ta dhashë fjalën tash, pastaj e merr Blerimi.

BILALL SHERIFI: Përshëndetje, zoti kryesues! Përshëndetje, kolegë të nderuar, Raporti, siç u tha, është korrekt, kanë treguar krejt çka kanë shitur, qysh e kanë shitur, sa e kanë shitur, siç e tha kolegu Sejdiu dhe sot e kemi raportin në rend të ditës, nuk i kemi pasojat që ka prodhuar ky model i privatizimit.

Me shumë nga ato që u thanë edhe pajtohem, por mendoj që këtu duhet të vijë një herë një model, një qeveri tjetër, nëse siç tha kolegu Dardan Sejdiu duhet të hiqet dorë nga ky model, me qeveritë, të cilat e kanë themeluar në fakt Agjencinë. Modeli i privatizimit është vendosur nga UNMIK-u, jo nga qeveritë tona, dhe qeveritë tona vetëm i kanë shkuar pas kësaj, por unë nuk di a ka mbetur ndonjë gjë të shpëtohet nga privatizimi që, siç po thotë Dardan Sejdiu, duhet të ndërpritet që të shpëtojmë ekonominë. Unë mendoj që nuk shpëtohet më ekonomia jonë duke e ndërprerë privatizimin. Janë disa asete, të cilat ende kanë mbetur pa privatizuar, është mirë të provojmë t’i revitalizojmë, t’i fuqizojmë dhe t’i bëjmë konkurrente në treg, por kam frikën se treg nuk kemi dhe kur nuk ke treg, ke telashe pastaj të përgatitësh aktorë që dalin në treg, qofshin ato publike, qofshin ato private. Prandaj, ky është një debat tjetër, një debat që kryesisht ka të bëjë me atë se çfarë modeli të qeverisjes duam, jo vetëm çfarë modeli të zhvillimit ekonomik, çfarë modeli të privatizimit.

Prandaj, sot këtu jemi për të folur për raportin, raporti është korrekt, prandaj edhe e mbështesim, do të votojmë këtë raport, për çështje të tjera pastaj u mbeten fazave të ardhshme. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Blerim Kuçi e ka kërkuar fjalën.

256 BLERIM KUÇI: Faleminderit, kryesues! Dardani normalisht që na nxiti, por ne duhet ta kemi të qartë çka sot duhet të votojmë, cili është qëllimi i këtij raporti dhe çka kërkohet prej nesh? A të votojmë për korrektësinë apo çka do të bëhet me statusin e kësaj agjencie? Në qoftë se ka të bëjë me korrektësinë, ne duhet ta votojmë këtë raport, e të themi: “Raporti është dorëzuar edhe është korrekt”. Në qoftë se duam të japim rekomandime si deputetë, edhe ky Kuvend për Qeverinë edhe për statusin e tij në të ardhshmen, atëherë ndryshon. Dardani ka plotësisht të drejtë, por ne kemi të drejtë, sepse duhet ta votojmë korrektësinë e këtij raporti.

Pra, qëllimi është ta votojmë korrektësinë e këtij raporti, sepse ata na kanë njoftuar për gjendjen në agjenci. Çka do të bëhet me këtë agjenci, a do t’i japë një kah tjetër, është një pikëpyetje që ne duhet të merremi ndoshta me një debat të ardhshëm. Por, sot pritet votimi i korrektësisë së këtij raporti, nuk po kuptoj që duhet votuar diçka tjetër, Dardan. Në qoftë se duhet të votojmë diçka tjetër, atëherë ne bashkohemi me ty, por në qoftë se duhet votuar raportin si korrektësi, atëherë ti duhesh të bashkohesh me neve. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Milaim Zeka.

MILAIM ZEKA: Faleminderit, kryesues! Unë po e kuptoj shqetësimin e kolegut tim Blerim Kuçi, edhe parimisht ka shumë të drejtë. Por, në anën tjetër, unë e kuptoj shqetësimin edhe më të madh të Dardan Sejdiut, sepse jemi duke bërë fjalë për një kupolë të krimit të organizuar në Kosovë, piramida e krejt krimit në Kosovë ka rrjedhur, ka buruar pikërisht prej kësaj agjencie, që për fatin e keq, vetëm u ka marrë para taksapaguesve të Kosovës.

Zoti kryesues, është tepër shqetësues fenomeni kur Policia e Kosovës, hetuesit e Kosovës vetëm pse ka rrjedhur një raport, një kallëzim penal ndaj djalit të shefit të AKI-së, sot katër policë janë vënë nën hetime. Ndërsa, asnjëherë asnjë polic, asnjë prokuror nuk është marrë me hetimin e kësaj agjencie. Ne çdo ditë, qoftë përmes njerëzve mercenarë, të paguar prej shërbimeve të ndryshme që ulen në studio televizive dhe u dërgojnë mesazhe të frikës hetuesve policë të Kosovës, duke u treguar me emra se kush ka hyrë në final kompjuterin e kush ka dalë nga ky kompjuter, sot domethënë Inspektorati i Policisë hap hetime kundër policëve, të cilët s’kanë bërë absolut asnjë shkelje, ndërsa ne nga foltorja e këtij Parlamenti me dhjetëra herë kemi kërkuar hapjen e hetimeve ndaj Agjencisë së Privatizimit në Kosovë.

Ne e dimë që vendet e Lindjes, si për shembull: Polonia, Çekia, Gjermania Lindore, etj. p.sh. Polonia ka shitur një fabrikë për 100 dollarë, por kanë pasur kontratë se sa njerëz t’i punësojë X fabrika, ndërsa këtu ne nuk e dimë, krejt pasuria e Kosovës në 700 milionë euro është barazi me Fabrikën e Cigareve që është shitur në Nish. Prandaj, unë personalisht as nuk e përkrah, as nuk e votoj këtë raport të kësaj agjencie, por po të kisha fuqi magjike unë nesër këtë agjenci e kisha

257 shkrirë krejt. A sa i përket punës së privatizimit, unë e kuptoj parimisht Dardanin, por praktikisht nuk ka të drejtë, sepse çdo ndërmarrje publike, i nderuar Dardan, në Kosovë, duke marrë Valën, Postë Telekomin, çdo ndërmarrje publike është më keq se e privatizuar, çdo ndërmarrje publike udhëhiqet nga dhjetë mafiozë, njerëz privatë. Shko merri faturat, shpenzimet vetëm brenda një viti, Dardan, për darka dhe për dreka, po të them me faturë dhe me fakte, 45 mijë euro para të taksapaguesve të Kosovës i ka shpenzuar ish-drejtori i Valës, Agron Mustafa. 45 mijë euro!

Dhe, këta njerëz, të cilët e kanë udhëhequr KEK-un, Postën, Valën, çdo ndërmarrje publike, kanë bërë krimet më të mëdha. Dashtë Zoti që vjen ndonjëherë në fuqi ndonjë parti politike, ndonjë kryeministër, ndonjë prokuror që i kthehet dhe i heton këta hajdutë dhe kriminelë prej vitit 2000 e deri më sot. Dhe, le ta marrin shembull kryeministrin e Kroacisë, ish-presidentin e Francës, Zhak Shirakun, që është dënuar për hajnitë që i ka bërë në vitin 1979, le ta dijë çdo hajdut, çdo kriminel që ka përdorur paranë publike që do të vijnë fëmijët tonë një ditë, do të ulen këtu në Parlament dhe do të dalin në foltore e do të thonë: “Baba im ka qenë hajn, kriminel, ka shpenzuar kaq e kaq para të taksapaguesve të Kosovës”.

Prandaj, mbi bazën e kësaj kurrë, kurrë në jetë nuk votoj asnjë raport që vjen nga një agjenci që e ka shkatërruar Republikën e Kosovës, edhe jo vetëm që e ka shkatërruar, por edhe ka shkaktuar vrasje. Shumë vrasje në Kosovë janë bërë shkaku i kësaj agjencie. Kanë marrë edhe u kanë shitur pronat mërgimtarëve në Zvicër, Suedi, Gjermani dhe nuk ua kanë liruar pronat e tyre dhe shkaku i këtyre pronave shumë njerëz sot janë nëpër burgje, shumë njerëz janë vrarë shkaku i këtyre pronave. Kaq! Kryesues, më fal, se u bëra pak nervoz, jo me ty, po me veten!

KRYESUESI: Faleminderit! Dardan, replikë a? Mirë, replikë Dardani.

DARDAN SEJDIU: Mua s’ më duhet më shumë se një minutë e gjysmë ose dy, thjesht e kam. Faleminderit! Më gëzon fakti që tashmë po afrohemi te një pikë në të cilën pajtohemi të gjithë po pajtohemi që raporti është korrekt në aspektin procedural e kështu themi, të shpërfaqjes se çfarë bën AKP-ja, këtu po pajtohemi dhe gjithkush këtu vlerëson se a duhet me e votua një raport korrekt, një gjë jo të keqe. Ky është vendim i juaji si grupe parlamentare, por gjithashtu më pëlqeu shumë mua si deputet i Partisë Socialdemokrate dhe shpeshherë ndoshta edhe më shumë se i zëshëm, sa i përket ndërrimit të modelit ekonomik tash e dhjetë vjet në Republikën e Kosovës, ideja që mund të fillojmë një nismë për ta mbyllur AKP-në apo për të ndryshuar ligjin, ose më thjesht, me e sqarua këtë temën e AKP-së.

Rrjedhimisht, për korrektësi po dua të tregoj që AKM-ja apo Agjencia Kosovare e Mirëbesimit është themeluar nga UNMIK-u, siç u shpreh më herët, me Rregulloren 2002/12, pra rregullorja e 12-të në vitin 2002 ka qenë kjo. Më pastaj me ligj e kemi miratuar pasardhësin e AKM-së, në 2008-ën dhe rrjedhimisht me nismën ligjore e mbyllim këtë farë monstrumi ekonomik. Po, pra! Ubëjmë një vlerësim të aseteve të mbetura publike e shoqërore, këto asete i ndajmë anash,

258 ndërtojmë model ekonomik për revitalizim industrial, me këtë model për revitalizim ekonomik industrial i ndërtojmë mekanizmat të cilat bëjnë atë që e kanë bërë secili shtet që ia ka parë hairin industrive të kaluara.

Eh pra, në këtë drejtim, ne si PSD duke e marrë parasysh këtë vullnet të mirë, të shprehur sot këtu në Kuvend nga pushteti, do të nisim nismën ligjore për të kthyer asetet publike...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Gani Dreshaj.

GANI DRESHAJ: Faleminderit! Kanë shkuar goxha shumë vjet, janë bërë 18. Edhe ne sot për të mos e miratuar këtë që e kemi përpara, nuk ndreqim kurrgjë. Unë kisha menduar që ishte dashur, mos po kemi qejf edhe të themelojmë komisione hetuese. Agjencia nuk mbyllet për një ditë, por ta bëjmë një komision hetues të Parlamentit mbasi po angazhohemi të gjithë të punojmë, ato asete që janë privatizuar s’kanë hyrë kurrë në punë. Rrjedhimisht, pa të drejtë, se njerëzit kanë shkuar kah çmimi më i shtrenjtë, ai është një dështim i plotë.

Por ne s’mund ta ndërpresim këtë punë derisa ta bëjmë një zgjidhje tjetër. Kemi asete kombëtare dhe shoqërore që janë privatizuar, që nuk kanë hyrë kurrë në funksion. Unë di fabrikë që ka pasur 300 punëtorë, e tash i ka veç tre qen dhe është privatizuar shumë lirë. Ne duhet të shikojmë edhe atë çka është bërë gabim përpara, se të kthehemi 18 vjet e të qajmë çka u bë, por çka mund të shpëtojmë dhe si duam të fillojmë. Agjencia përnjëherë nuk mbyllet. Ta miratojmë këtë dhe të ulemi të bisedojmë nga duam t’ia nisim, se privatizimi me të vërtetë ka qenë gjëja më e gabueshme që ka bërë Kosova. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Muharrem Nitaj.

MUHARREM NITAJ: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Unë e mora fjalën për sqarim. Nuk e kemi temë të rendit të ditës privatizimin si proces. E kuptoj komplet debatin e kolegut Sejdiu, nuk e kuptoj Milaim Zekën, i cili thotë “edhe pajtohem me Dardanin, edhe pajtohem me Blerim Kuçin”.

Ne sot e kemi një pikë të rendit të ditës, që është raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 dhe është vlerësim i përgjithshëm, që raporti është korrekt, është i saktë dhe si i tillë duhet votuar. Prandaj, e kuptoj debatin, për shembull, se si është e mundur që një raport vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit të shndërrohet në atë rubrikën e famshme “Hajt pak”.

259 Ta votojmë raportin. Nëse kemi gatishmëri dhe arsye për ta hapur procesin e privatizimit, i cili kurrë nuk ka qenë siç duhet në këtë vend, këtë mund ta bëjmë një herë tjetër. Unë them që të nisim, ose të vazhdojmë me procedurën e votimit, ose të përmbysjes së këtij raporti, nëse nuk ka elemente të mjaftueshme për t’u votuar. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Daut Haradinaj e ka fjalën.

DAUT HARADINAJ: Jo, unë veç desha... i tha edhe Muharrem Nitaj. Domethënë, ne jemi duke folur vetëm për cilësinë e raportit, do të thotë a është raporti korrekt apo nuk është. Ai i jep detajet e sakta për vitin 2017 dhe shumica prej kolegëve të mi deputetë po pajtohen që është një raport i mirë.

Ndërsa, sa i përket a duhet të vazhdojë privatizimi apo jo, të gjithë e dimë që ky është një organ i krijuar nga Kuvendi i Kosovës. Të zgjedhurit në këtë bord janë nga Kuvendi i Kosovës, nga deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe nuk kemi nevojë tash ne t’u japim epitet atyre “kriminelë” e “çkriminelë”, sepse kjo fjala “kriminel” është bërë si “mirëmëngjesi”. Kur kemi fakte e prova duhet me u qua me dalë e me shkua, është vendi ku duhet me shkua me u adresua. Njerëzit nëse e kanë kryer raportin, e kanë pru raportin me saktësi, në kohë dhe në afat të caktuar, në bazë të Ligjit për raportim, atëherë ne duhet të deklarohemi se a do t’i japim mbështetje këtij raporti.

Ndërsa, nëse duam t’ua marrim mandatin dhe duam ta pezullojmë vazhdimin e privatizimit është prapë Kuvendi ai që merr vendim dhe jo dikush tjetër, sepse ata nuk janë duke vendosur për vetveten. Ne kemi vendosur për ta, ata implementojnë atë për çka ne u kemi dhënë mandat. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Përfaqësuesi i Qeverisë nëse e dëshiron fjalën? Jo! Prapë s’ka kuorum të duhur për t’u votuar.

Vazhdojmë me pikën:

40. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, zotit Osman Vishaj, dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, a mund të flisni në emër të Qeverisë? Jo! Atëherë, fjalën e ka zëvendëskryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, zonja Hadërgjonaj, që t’i arsyetojë rekomandimet e komisionit.

260 SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Në bazë të nenit 89, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 51 të Ligjit nr. 05/L-068, Bordi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përbëhet prej tre anëtarësh që emërohen për një mandat pesëvjeçar pa të drejtë riemërimi. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka propozuar kandidatin, zotin Osman Vishaj, për emërim si kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Komisioni në mbledhjen e mbajtur me 26 shtator 2018, pasi shqyrtoi propozim-vendimin e sjellë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik vlerësoi se kandidati i propozuar për kryetar të këtij komisioni i plotëson të gjitha kushtet formalo-juridike të parapara me nenin 89 të Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me nenin 51 të Ligjit nr. 05/L-068 dhe i rekomandon Kuvendit emërimin e zotit Osman Vishaj për kryetar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik me mandat pesëvjeçar. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! I hap diskutimet lidhur me propozimin në fjalë. Nuk është paraqitur askush. Konsideroj që diskutimet janë të mbyllura edhe për këtë pikë të rendit të ditës. Faleminderit!

41. Emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për emërimin e shtatë anëtarëve të këtij këshilli.

E ftoj kryetarin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi. Zoti Kurteshi nuk është këtu. A ka dikush që e zëvendëson nga nënkryetarët e komisionit, ose... ? Nuk ka askush. Zonja Haxhiu e ka fjalën, si nënkryetare e komisionit.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetari Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Është bërë praktikë që në Kuvend të Republikës së Kosovës të na vijnë shumë herë propozime për projektligje të ndryshme, mirëpo një praktikë e tillë ka ndodhur edhe nga Grupi Parlamentar i VV-së, që kanë propozuar një projektligj për peticione. Më falni! Mirë.

261 Është temë shumë me rëndësi dhe kjo thash, masi u ktheve, është me rëndësi me u kthye në këtë pikë, gjithqysh. Të lutem, sepse ne nuk mund të presim derisa të vijë VV-ja këtu, kur t’u teket. Ne kemi shumë me interes si komision me punua në këtë projektligj për peticione, është pika 31. Është me interes me u kthye këtu. Edhe këtë pikën... tash, në daç po shkojmë në këtë 31-shin, në daç po shkojmë te pika 41. U krye!

T’i kthehemi edhe 31-shit, mos harro, nënkryetar! Do të thotë, sot në emër të Komisionit për Arsim, pra kemi emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Të gjithë anëtarët që kanë qenë një numër mbi 32 anëtarë, janë intervistuar, është bërë në mbledhje të komisionit me vota unanime janë propozuar anëtarët, shtatë anëtarë, dy nga komunitetet, pesë janë nga shumica shqiptare dhe normalisht, në emër të komisionit i propozojmë Kuvendit që të votojë listën në përbërje prej shtatë anëtarëve.

Njëkohësisht, po e jap edhe mendimin e Aleancës. I përkrahim ngase vërtet komisioni është munduar të bëjë një transparencë, që vërtet janë takime të rregullta, të shpeshta, që kanë ndodhur të komisionit, mirëpo është bërë një poentim çka është edhe një transparencë se cilido prej tyre ka mundur të vijë e të shohë poentimin, se si ka ndodhur, prej atyre që nuk janë përzgjedhur, por me interes që të fillojë këshilli, ose përbërja e re e këtij këshilli. Uroj që të votohen sot në Kuvend, se çka mund të themi për numrin e madh të agjencive, atëherë mund të bisedojmë një ditë tjetër, pra që edhe kjo agjenci është në kuadër të shumë agjencive të tjera, që shumë herë është diskutuar, se a me qenë apo mos me qenë, por aktualisht po flasim për një përbërje e cila duhet të votohet në Kuvend. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Driton Çaushi, në emër të Grupit Parlamentar PSD.

DRITON ÇAUSHI: Faleminderit! Kolegë deputetë, Fjalën e mora vetëm për të shprehur pakënaqësinë time lidhur me mënyrën se si është sjellë një listë emrash në Kuvend, në seancë, për shkak se nuk e konsideroj se është votim kjo sot që mund të ndodhë. Po e them këtë për shkak të dy arsyeve, ka qenë insistimi im i cili nuk ka qetur mbështetje në Komisionin për Arsim dhe Kulturë, që të paktën dhjetë emra të vijnë në Kuvend që secili deputet të ketë mundësinë të zgjedhë të paktën nga dy veta në njërin opsion.

Kështu si po vijnë sot i kemi pesë emra nga komuniteti shumicë, nga komuniteti shqiptar, të cilët pa dilemë se do të kalojnë dhe kjo nuk mendoj se është detyrë e Komisionit të Arsimit, pra që ne të marrim vendime në emër të 120 deputetëve, se praktikisht kështu i bie.

Edhe tjetra, mendoj se edhe vlerësimi, kjo mund të gjykohet si qëndrim subjektiv imi, mirëpo unë jam i bindur që vlerësimi nuk është bërë i drejtë. E para, nuk mendoj se përbërja e Komisionit për Arsim ka as formimin, as dijen për të vlerësuar në një intervistë këta anëtarë të

262 ardhshëm të Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Sidoqoftë, mendoj që edhe intervista e këtyre nuk është se ka përfunduar me një vlerësim objektiv, po ka pasur prirje, ky është gjykimi im, që s’kanë të bëjnë me vlerësim profesional, por gjithçka që mund tjetër, çfarëdo interesa, ose lidhje të tjera që mund të jenë.

Dua të sqaroj që ka në këtë listë, unë konsideroj, kandidatë që janë vlerësuar dhe që meritojnë të jenë, sipas mendimit tim. Por, jam i bindur që ka kandidatë që kanë qenë shumë të mirë në intervistë dhe padrejtësisht nuk janë vlerësuar në mënyrë objektive dhe nuk janë pjesë e listës që sot e kemi në Kuvend. Kjo formë e zgjedhjes, unë nuk mendoj që duhet të lejohet më tutje si praktikë në Kuvendin e Kosovës dhe grupi ynë parlamentar nuk do të marrë pjesë në këtë zgjedhje për shkak se e sqarova pak më herët kjo nuk konsideroj se ka të bëjë me autonominë e 120 deputetëve për të marrë një vendim objektiv për shkak se është një listë e sjellë e cila nuk mund të ndryshohet pavarësisht votimit.

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Teuta Haxhiu. Besoj replikë ka kërkuar. Zonja Haxhiu e ka fjalën

TEUTA HAXHIU: Po, nënkryetar i Kuvendit. Faleminderit edhe një herë! Për hir të transparencës se e thash më herët nëse flasim për agjencinë edhe si një prej agjencive që është diskutuar shpeshherë dhe ndoshta personalisht duke qenë që tri mandate në të njëjtin komision, kam qenë shumë kritike për mospunën e agjencisë dhe ish-përbërjes së këtij Këshilli, por ne momentalisht nuk mund të themi jemi në një procedurë ku mund të flasim për diçka tjetër, por po flasim për një përbërje të Këshillit që jo vetëm është intervistuar prej komisionit, sepse është e rregulluar kjo çështje. Ne nuk mundemi sot të vendosim për këtë.

Të gjithë anëtarët e Komisionit që janë procesverbalet, që unë momentalisht nuk i kam këtu, por mund t’i gjejë në Komision, të gjithë anëtarët e komisionit kanë votuar për mënyrën që e tha Dritoni që edhe unë personalisht kam qenë që më mirë të jetë 10 për 5, në fakt më mirë është të jenë 14 për 7, mirëpo një problem që e kemi pasur nga komunitetet, dy komunitetet e tjera nuk kanë pasur kundërkandidatë dhe tani ne kemi kërkuar edhe një interpretim ligjor të Zyrës Ligjore, mirëpo e kemi ditur se nëse i sjellim në Kuvend 10 nga komuniteti shumicë shqiptare dhe dy nga komuniteti pakicë, atëherë nuk ishte lista pra, ishte me dy kritere të ndryshme, gjë e cila sipas përvojës që kam në Kuvend ishte dashur t’i kthehej prapa komisionit. Atëherë nëse po duam që ia këshill të jetë funksional, ne e kemi një listë. Unë pajtohem që në gjithë kandidatët ka pasur vërtet kandidatë shumë të mirë, mirëpo lista përfundimtare është me poentim të të gjithë anëtarëve dhe mënyra e poentimit është përzgjedhur pa...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Çaushi kundër-replikë.

263 DRITON ÇAUSHI: Për hir të transparencës unë vetëm po e sqaroj që nuk është përshtypja ime që ka qenë vlerësimi objektiv. Në fund të do të thotë në ditët e fundit të korrikut, para se të fillonte pushimi i Kuvendit, ne i kemi intervistuar dhe këtë vlerësim e kemi bërë pas fillimit të punës së Kuvendit dhe ajo që kam parë unë për shumicën mund të them të anëtarëve të Komisionit për Arsim nuk ka qenë vlerësim objektiv i këtyre, por ka qenë përzgjedhje e disa personave të caktuar që unë mendoj se qartë nuk kanë qenë një pjesë e mirë e tyre të denjë për të qenë pjesë e këtij komisioni.

Unë kam votuar kundër sjelljes së kësaj liste në seancë plenare dhe insistoj se do të ishte e vetmja mënyrë e drejtë që të vijnë të paktën dhjetë...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Albulena Balaj-Halimaj.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Desha edhe unë t’i jap mbështetjen time Dritonit, sepse edhe unë në komision kam votuar kundër kësaj liste. Fillimisht duke parë që mbi vendimet tona shpeshherë kemi marrë vendime të tjera, pra njëherë kemi vendosur ndryshe, pastaj mbi atë vendim kemi vendosur ndryshe. Kështu që prej ditës së parë që kemi filluar të merremi me këtë listë dhe që i kemi ftuar kandidatët në intervistë, ne anëtarët e komisionit nuk kemi qenë në një qëndrim.

Prandaj, edhe lista kam dyshimet e mia që nuk ka ardhur në Kuvend nga më të mirët e mundshëm, dhe Nisma Socialdemokrate fare nuk do të marrë pjesë në votimin e kësaj listës, por edhe nëse merr pjesë, është kundër.

KRYESUESI: Haxhiu prapë e ka kërkuar fjalën për replikë. Zonjës Haxhiu, fjalën ju lutem, regjia!

TEUTA HAXHIU: Po, nënkryetar! Edhe një herë faleminderit! Sinqerisht po befasohem. Po flasim për diçka që ideja pikërisht ka qenë e Albulenës që të shkohet në këtë mënyrë te poentimi. Sinqerisht, kjo është fakt, se është procesverbali i komisionit.

Dritoni ka qenë kundër i vetmi, por që në parim edhe një herë po them e ka mbështetur që të jetë 10 për 5, por ka qenë mënyrë për ta zgjidhur problemin.

Tani e kemi, po duam të votojmë anëtarët të cilët janë vlerësuar dhe janë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve, edhe i Albulenës, të gjithë anëtarëve të komisionit që kanë marrë pjesë në votim. Është raport i komisionit, është nënshkrimi i të gjithë anëtarëve të Komisionit.

264 Pra, nëse tash po flasim për diçka tjetër që unë ndoshta s’po di, po më vjen shumë keq ta them, nëse ndoshta dikujt nuk i ka ardhur dikush rastësisht që ka pretenduar, është keq ta them, mirëpo nuk po flasim për emra të caktuar. 32 prej tyre, ndoshta 20 e kanë merituar të jenë aty.

Por, po flasim për diçka a po duam ta lëmë këtë agjenci të funksionojë këtë Këshill për Trashëgimi apo jo?

Ne nuk mund ta ndalim procesin në gjysmë. Të gjitha subjektet politike e kanë përfaqësuesin e vet, të gjithë kanë nënshkruar për një raport të cilin ia kemi sjellë Kuvendit. Tani është mënyra për ta votuat për të vazhduar këshilli më tutje. Nëse jo, atëherë është zgjedhje e Kuvendit. Si të doni.

KRYESUESI: Faleminderit. Tani zonja Halimaj, kundër-replikë, a? Albulenës fjalën, ju lutem!

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Për Albulenën flet Albulena. Vlerësimi i Albulenës është i Albulenës, as i Teutës e as i askujt tjetër. Pra qëndrimi i Nismës dhe i Albulenës është ky, Nisma nuk e voton këtë listë.

KRYESUESI: Kundër-replikë edhe një herë!

TEUTA HAXHIU: Faleminderit edhe një herë! Po tash, mendimi i Nismës po, por nuk ka qenë në komision. Po flas për atje në komision, ka nënshkrim, edhe ka pajtim, edhe propozim të Albulenës. Faleminderit që ma dhe fjalën, edhe pse nuk e kërkova.

KRYSUESI: Unë nuk ta dhashë fjalën ty, po zotit Çaushi, por edhe ti e shfrytëzove. Zoti Çaushi e ka fjalën.

DRITON ÇAUSHI: Thash jam i bindur se lista më e mirë do të ishte tjetër dhe ajo që vetëm po propozoj nuk besoj që është e tepërt të kërkohet që në vend të pesë emrave që unë mendoj se nuk është e drejtë dhe nuk janë njerëzit që janë vlerësuar në mënyrën më të duhur. Unë po kërkoj që Komisioni të sjellë edhe pesë emra të tjerë pasues, të kenë të drejtë secili deputet dhe jo ne të vendosim në emër të tyre, të përzgjedhë të paktën një nga dy kandidatët.

KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Halimaj Balaj e ka kërkuar fjalën.

ALBULENA BALAJ-HALIMAJ: Teutë, në momenti kur është votuar kjo listë ti më së pari s’ke qenë hiç në mbledhje dhe ne e kemi votuar. Kanë qenë tri vota për, dy vota kundër dhe një abstenim. Abstenimi ka ndodhur me arsyen që zyrtarët ligjorë që kemi aty nuk kanë thënë që nëse votohet kundër kjo listë vjen me rekomandim që mos të votohet në Kuvend. edhe nuk e

265 kanë thënë këtë. Mandej abstenimi ka ndodhur krejt befasisht, përndryshe kishte mundur të jetë kundër dhe kjo listë të vijë në Kuvend për mosvotim, por që ti nuk e ke votuar këtë listë, nuk ke qenë.

KRYESUESI: Faleminderit! Mirë zonja Haxhiu, edhe ju e keni një minutë. Zonjës Haxhiu, një minutë!

TEUTA HAXHIU: Faleminderit! Po e thërras Administratën që të ma sjell procesverbalin dhe ta shohim të gjithë deputetët që jo vetëm që kam qenë, kam votuar, por e thërras edhe administratën, besoj se edhe ata janë duke më parë, por edhe në telefon jemi duke folur, që të ma sjellin procesverbalin dhe të shohim pra edhe votimin, edhe transparencën në komision. Kam votuar dhe i vetmi i njeri që ka qenë kundër ka qenë Dritoni i PSD-ë. Albulena ka propozuar pikërisht këtë mënyrë që na e kemi bërë zgjedhjen dhe e kemi sjellë një ekip, jo që ndoshta është më e mira, por megjithatë nuk guxojmë të ndalemi në një proces, në një vendim të komisionit. Komisioni ka vendim ju lutem. Mos harroni, po flasim për një vendim të komisionit. Nuk mundemi ne të flasim në Kuvend vendimin e Komisionit. Votojeni ose mos votoni është çështje tjetër, por ta ktheni një vendim të Komisionit me të gjitha nënshkrimet e anëtarëve, është dëshmi. Nuk e di unë se për çfarë rregulloreje po flasim këtu dhe mbi bazën e çkafit.

KRYESUESI: Faleminderit! Konsideroj që kjo çështje zgjidhet me vota tash në seancë dhe nuk kemi nevojë të debatojmë kush qysh ka votuar. Fjalën e ka zonja Mufera Serbica-Shinik.

MUFERA SHINIK: Faleminderit. Ne kemi diskutuar në komision, kemi votuar dhe e kemi përcjellë në Kuvend për miratim. Nuk di pse tash diskutojmë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit, zonja Shinik! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Qeveria nuk është këtu dhe s’e ka kërkuar fjalën.

42. Shkarkimi i z. Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare

Ju lus për një çik vëmendje dhe mundësisht të jemi të drejtuar nga seanca jo muhabeteve.

Komisioni Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal i ka rekomanduar Kuvendit shkarkimin e zotit Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

266 E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zonjën Sala-Berisha, ta paraqesë dhe arsyetojë rekomandimin e Komisionit.

SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë dhe kolege deputetë, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në bazë të nenit 62 të Rregullores së Kuvendit dhe në pajtim me nenin 80, nënparagrafin 1.6 të Ligji nr. 04/L-109 për komunikimet elektronike, në mbledhjen e mbajtur me datë 3 tetor 2018 vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë rekomandim: të shkarkohet zoti Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Arsyetim: me datë 24 shtator 2018, Komisioni ka pranuar informatën me shkrim nr. 618/2/2018 nga kryetari i Bordit të ARKEP-it, z. Krenshnik Gashi, lidhur me shkeljet ligjore të anëtarit të po këtij Bordi, z. Shqipërim Pula.

Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 3. 10. 2018, pasi i shqyrtoi shkresat e lëndës vendosi që t’i rekomandoj Kuvendit shkarkimin e zotit Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të ARKEP-it, për shkak se ka shkelur nenin 78, paragrafit 6 të Ligjit nr. 04/L-109 për komunikimet elektronike, duke pezulluar postin e tij zyrtar si shef i Departamentit ligjor dhe njëkohësisht të jetë anëtar bordi në ARKEP.

Andaj, Komisioni duke vepruar në pajtim me nenin 80, nënparagrafi 1.6 të nr. Ligjit 04/L-109 për komunikimet elektronike, i rekomandon Kuvendit për miratimin e këtij rekomandimi.

Dëshiroj të theksoj se të gjitha anëtaret e Komisionit prezent në mbledhjen kur është diskutuar lënda me kërkesë për shkarkim janë pajtuar dhe me votë unanime i kanë rekomanduar seancës që të shkarkohet z. Shqipërim Pula nga anëtar i Bordit të ARKEP-it. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e grupeve parlamentare. Fjalën e ka zoti Kuçi, në emër të AAK-së.

BLERIM KUÇI: Faleminderit, kryesues! Normalisht se ne e çmojmë punën e komisionit të fushë përkatëse dhe për procedurat që ka udhëhequr. Ne si grup parlamentar e kemi pasur këtë temë dhe personi në fjalë, z. Pula na është drejtuar edhe grupit tonë parlamentar. Por, ajo që na bren neve ka të bëjë me një çështje që ka të bëjë me bazën juridike.

Zoti Pula ka ofruar një dokument nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila është agjenci më kredibile për çështjen e këtij neni që po e potencon Komisioni dhe kur thotë nuk ka konflikt interesi. Nuk ka agjenci, nuk ka institucion më kredibil për këtë çështje.

267 Në vendimin e agjencisë thuhet se zoti Shqipërim Pula, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ, dëshmojmë se nuk ka konflikt të interesit në ushtrimin e funksionit të tij publik. D.m.th., agjencia ka dhënë një vendim që zoti Pula nuk ka konflikt interesi me këtë material. Vetëm po e theksojmë, ne kemi dilema si grup që duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin se mund ta shkelim ligjin.

Edhe zoti Pula mund të ankohet dhe ne ta kompensojmë dëmin. Pra Komisioni dhe ky Kuvend duhet ta shqyrtojnë vendimin ose të merren vesh me Agjencinë Kundër Korrupsionit, që është organ i këtij Kuvendi. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Milaim Zeka.

MILAIM ZEKA: Faleminderit kryesues! Po flas në emër timin personal. Në radhë të parë, nga arsyetimi i Komisionit, unë nuk e pata të qartë cila ka qenë arsyeja që ka ardhur deri te ky vendim, pasi që ligjet shumica e deputetëve nuk i mbajmë në mend.

Por, edhe unë po ndërlidhem te fjala e deputetit Kuçi ku edhe unë e kam pranuar një shkresë nga Agjencia Kundër Korrupsionit, ku thuhet që lënda në fjalë është mbyllur dhe Shqiprim Pula nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit në bazë të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ne e dimë fort mirë që kemi plot raste kur shumë deputetë me paratë e taksapaguesve të Kosovës, edhe janë deputetë edhe dhanë mësim në universitetet publike. Kjo do të ishte njësoj sikur unë të vazhdoja edhe të punoja gazetar në RTK. Për mendimin tim, në aspektin etik dhe njerëzor do të ishte shkelje, por këtë nuk e kanë shikuar shumë deputetë dhe kanë vazhduar në atë formë.

Në anën tjetër, kemi dilema shumë rreth disa shefave të agjencive që i kanë ngrirë postet e tyre dhe vazhdojnë të punojnë si drejtor në agjenci të ndryshme që paguhen nga paratë e taksapaguesve.

Me aq sa unë e kuptoj zoti kryesues i seancës, në vendet perëndimore, vetëm deputeti e gëzon të drejtën e ngrirjes së postit të vet. Pra vetëm deputeti. Askush tjetër. Te ne më deputetë se deputetët janë bërë drejtorët e agjencive dhe disa deputetë që punojnë në dy-tri vende të punës. Besa kemi edhe njerëz që marrin rroga në Postë-Telekomin e Kosovës që është ndërmarrje publike dhe punojnë këshilltarë të ministrave edhe nëpër ministri të ndryshme. Edhe kjo sipas mendimit tim duhet të rishikohet në të ardhmen, por çështja e Shqipërimit të kthehemi te kjo, unë personalisht nuk e mbështes shkarkimin e tij, sepse djali nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, vetëm ai drejtori a kush e ka paraqitur ankesën, me siguri e ka ndonjë konflikt familjar dhe ka thënë eja këtu, ta dërgojmë dhe ta shkarkojmë. Kjo është bindja ime absolute.

268 KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Memli Krasniqi e ka kërkuar fjalën.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, i nderuar kryesues! Në këtë legjislaturë nuk është hera e parë që e kemi një rast të ngjashëm. Është hera e dytë. Herën e kaluar në një situatë krejtësisht identike pothuajse, ne e kemi shkarkuar një anëtare të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës edhe nuk më kujtohet që ka pasur ndonjë diskutim siç pati sot.

Nuk është ky vendim i komisionit dhe po flas edhe si anëtar i këtij komisioni. Komisioni e ka kryer punën e vet në bazë të dokumentacionit i cili është mjaft voluminoz dhe të cilin besoj që të gjithë deputetët e kanë. Në këto dokumente janë vendime të ndryshme të një periudhe së paku nëse nuk gaboj dyvjeçare të këtij kontesti brenda ARKEP-it.

Agjencia Kundër Korrupsionit është institucion kredibil në Kosovë, por në këtë rast e keni vendimin e Këshilli të Pavarur për shërbyesit civil që i trajton çështjet direkt. E keni raportin e Auditorit të Përgjithshëm që e ka gjetur si shkelje dhe janë thirr në ligjet specifike të cilat i rregullojnë këto fusha. Pra, pamundësinë e ngrirjes së pozicionit për periudhë më të gjatë se gjashtë muaj nuk mund të jesh ushtrues detyre, dhe po ashtu pastaj edhe raste të tjera ku mund të jesh i emëruar politik nga Kuvendi Kosovës edhe në të njëjtën ta ruash pozicionin e shërbyesit civil.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të personalilizohen, sepse tek e fundit ky Kuvend e as ARKEP-i nuk duhet ta marrin asnjë vendim duke u bazuar në raporte ndërpersonal. Por, nëse e keni një dokumentacion që është konsideruar nga organet rregullatore të këtyre të fushave që ka shkelje të ligjit, dhe para vjen para Kuvendit dhe Kuvendi shtron pikëpyetje; a duhet të zbatohet ligji apo jo, kjo për mua është krejtësisht e pakuptimtë, por besoj do të ishte edhe papranueshme që vihen në pikëpyetje disa vendime të atyre institucioneve të janë edhe organe kushtetuese.

Në këtë kuadër edhe kryetarja e komisionit në fjalën e saj e paraqiti qëndrimin e komisionit. Po i referohen edhe njëherë rastit të Bordit të RTK-së. Edhe në grupin tim parlamentar ka pasur mendime të ndryshme në kuadër të raporteve personale, por vendimi ka qenë unanim që të zbatohet ligji ashtu siç ka ardhur edhe atëherë nga komisioni përkatës, por jo si propozim i komisionit burimor por si procedim në seancë ashtu siç e parasheh ligji. Sepse tek e fundit ky Kuvend i zgjedh këta anëtarë të bordit dhe s’mund t’i shkarkojë dikush tjetër përveç këtij Kuvendi. Andaj, ne sot sipas të gjitha gjasave (për momentin së paku) nuk kemi kuorum, por në momentin që të vjen kjo, unë besoj që deputetët do duhej, sepse në fund të fundit është absurde nëse ndodh diçka tjetër të zbatohet ligji, edhe të respektohen vendimet e autoriteteve të cilat janë më të thirrura sesa deputetët, sipas ligjit ta vlerësojnë ligjshmërinë apo jo të këtyre vendimeve që janë pjesë e këtij kontesti që ka ardhur deri këtu. Faleminderit!

269 KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zonja Shqipe Pantina.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryesues! Zotëri Krasniqi iu referua rastit të Radiotelevizionit të Kosovës, përkatësisht një anëtareje të bordit që Kuvendi e ka shkarkuar. Në fakt, mendoj se ka qenë një situatë pak më ndryshe atëherë, ndonëse Kuvendi nuk duhet të marrë vendime të ndryshme për situata të njëjta. Por, në rastin e anëtares së RTK-së, situata ka qenë se ajo nuk e kishte ngrirë fare pozitën e vet si shërbyese civile dhe ka vazhduar që në të njëjtën kohë t’i ushtrojë të dyja pozicionet.

Megjithatë, ky Kuvendi duhet t’i shqyrtojë pothuajse të gjitha bordet e institucioneve të ndryshme, sepse në të gjitha prej tyre do të gjejë shkelje ndryshme, qoftë të konfliktit të interesit apo qoftë ligjeve të tjera.

Komisioni për Administratë Publike ka marrë një iniciativë duke i kërkuar institucionit të Agjencisë Kundër Korrupsion por edhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës që ta bëjë vlerësimin e të gjitha pozitave të gjitha bordeve, sepse vetëm nëse e sheh deklarimin e pasurisë së tyre vjen lehtë në përfundim se shumë nga anëtarët e këtyre bordeve mbajnë edhe pozita të tjera. Ka raste kur këto pozita janë në konflikt interesi ose në shpërputhje me ligjet në fuqi. Por, situata në Bordin e RTK-së ka qenë se, personi që është shkarkuar nuk e kishte ngrirë fare pozitën. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Edhe njëherë zoti Krasniqi e ka kërkuar fjalën.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit i nderuar kryesues! Meqenëse kolegia pak a shumë iu referua rastit të Bordit të RTK-së që e mora. Unë po e shfrytëzoj rastin bazuar në dokumentacionin që po shpresoj do duhet ta lexonin kolegët! Vetëm një çështje edhe nuk po e zgjasë.

Neni 78, paragrafi i 6-të i Ligjit për Komunikime Elektronike që është ligji që e rregullon këtë fushë edhe që e rregullon edhe përzgjedhjen e bordit dhe funksionin e tij thotë: “Secili anëtar i bordit pas emërimit duhet të japë dorëheqje nga çdo post ose funksion zyrtar”. Nuk mund ta ngri pozitën, duhet të japësh dorëheqje. Këtu ka buruar i gjithë problemi. Unë besoj që zoti Pula është dashur që të japë dorëheqje dhe nuk do ta kishte situatën që e ka sot.

Meqenëse dy vjet nuk është bindur as ai që ky ligj është ligji që duhet të zbatohet në këtë rast, ka ardhur situata si ka ardhur. E drejta e secilit nuk mund të mohohet, duhet të ndiqen të gjitha nivelet e ankimimit, gjë që në këtë rast ndodhur, përveç ndoshta në gjykata për çka nuk e di. Por, nëse kemi shkelje ligjore konkrete të dokumentuar ‘e zeza në të bardhën’, mendoj se nuk ka se çfarë diskutohet më shumë këtu se cili do duhej të ishte vendimi i Kuvendit. Faleminderit!

270 KRYSESUESI: Faleminderit! Regjia, fjalën zotit Nitaj.

MUHARREM NITAJ: I nderuar nënkryetar, Të nderuar kolegë, Është keq që u hap debati në këtë farë lloj ‘feje’. Nuk është fjala këtu për konflikt interesi, atë që e citoi zoti Kuçi. Është konstatuar që personi për të cilin po flasim ka bërë shkelje të Ligjit për Komunikime Elektronike, neni 78, paragrafi 6 dhe realisht këtu është problemi.

Komisioni ka votuar duke i pasur të gjitha materialet për bazë, ka votuar në unitet me të gjitha votat pro, dhe unë nuk besoj tani që të përmendim shkelje të tjera të ligjit dhe të provojmë që me një shkelje ta justifikojmë një shkelje tjetër.

E kemi vlerësimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe është konstatuar katërçipërisht që zotëria e ka shkelur ligjin për të cilin po flasim, dhe prandaj nuk mund të jetë më anëtar i bordit dhe komisioni ka kërkuar shkarkimin e tij. Unë i lus kolegët deputetë që të mos e marrin me emocion këtë çështje. Nuk është çështje personale kundër askujt, por në fakt është zbatimi i një parimi i një neni të një ligji që e rregullon këtë materie. Prandaj, kur të bëhen votat i lus që të votojnë në mbështetje të ligjit. Faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, zonja Mufera Shinik.)

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka Blerim Kuçi. Urdhëroni!

BLERIM KUÇI: Vërtet Dauti tha replikë. Replika ka të bëjë me një koleg timin që është zoti Nitaj.

Muharrem, nuk ka vendim. Mund të jetë gabim, mund të korrigjohet, po Agjencia Kundër Korrupsionit është vendimi më kredibil për këtë çështje. Mund të jetë gabim, mund të kërkohen sqarime shtesë, mirëpo për këtë çështje nuk ka vendim më kredibil se Agjencia Kundër Korrupsionit. Kolegë jemi, por ajo është ashtu si është. Është institucioni të cilin ne e kemi krijuar për këtë çështje. Është i thirru për këtë çështje. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti, Zenun Pajaziti. Më falni! Kundër replikë. Muharrem Nitaj, urdhëroni!

MUHARREM NITAJ: Blerim Kuçi do të kishte shumë të drejtë sikur Agjencia Kundër Korrupsionit do të vlerësonte nëse ka konflikt interesi. Në rastin konkret nuk është fjala për konflikt interesi, është fjala për shkelje të një dispozite ligjore, të një neni të caktuar. Domethënë është fjala për shkeljen e Ligjit mbi Komunikimet Elektronike që e rregullon këtë materie. Prandaj, vlerësimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk ka të bëjë me këtë segment.

271 KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti, Zenun Pajaziti. Urdhëroni!

ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, zonja kryesuese! Mendoj që është rast i mirë ky, i dyti me radhë siç tha zoti Krasniqi, kemi pasur edhe një rast tjetër. Është rast i mirë që deputetëve u vijnë raste të iniciuara nga agjencitë e pavarura që të shqyrtohen raste të tilla.

Unë e kisha shfrytëzuar rastin që t’i inkurajojë edhe institucionet e tjera të pavarura që mund të ketë raste të tilla t’i sjellin në Kuvend edhe ne duhet përtej krejt atyre dokumenteve që na i sjellin (herë të njëanshme, herë të tjera zyrtare) të vendoset për këto raste.

Në rastin konkret, kemi një shkelje flagrante të besimit që i kemi dhënë ne deputetët një personi që të abuzojë me detyrën e tij dhe të mbajë edhe pozita të tjera ose të rezervojë pozita të tjera për një periudhë të caktuar.

Prandaj, i ftoj deputetët dhe po ashtu edhe njëherë po them, i ftoj edhe institucionet e pavarura që të adresojnë raste të tilla në Parlament, edhe ne ta kryejmë detyrën tonë siç duhet. Faleminderit shumë!

KRYESUESJA: Faleminderit, deputet! Kalojmë në pikën:

43. Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 1 anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radhët e komuniteteve joshumicë

Grupet tjera i kanë propozuar anëtarët. Kërkojmë nga grupi AAK. E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së që ta propozojë një deputet për anëtar të komisionit. Teuta Haxhiu, urdhëro!

TEUTA HAXHIU: E propozojmë deputetin Rasim Selmanaj.

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të Listës serbe, që ta propozojë një deputet për zëvendëskryetar të dytë të komisionit. Urdhëroni, Sasha!

SAŠA MILOSAVLJEVIČ: Hvala predsedavajuća! Mi za člana u komisiju predlažemo Jasminu Živković.

KRYESUESJA: Hvala vam! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar 6+ që ta propozojë një deputet për kryetar të komisionit. Fikrim Damka, urdhëro!

FIKRIM DAMKA: Teşekkür ederim. 6+ Parlamenter Gurubu yine Albert Kinoliyi önermektedir.

272 KRYESUESJA: Kalojmë në pikën tjetër:

44. Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatit për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb

Grupi Parlamentar Lista serbe? Grupi Parlamentar i LDK-së ka propozuar Arban Abrashin zëvendëskryetar i parë, Imet Rrahmani anëtar. Grupi Parlamentar i PDK-së për anëtarë të komisionit e ka propozuar Xhevahire Izmakun dhe Nait Hasanin. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka propozuar Valon Ramadanin zëvendëskryetar të dytë dhe Adem Mikullovcin anëtar. Grupi Parlamentar i PSD-së e ka propozuar për anëtar të komisionit deputeten Shqipe Pantina.

E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së që ta propozojë një deputet për anëtar të komisionit. Teuta Haxhiu, urdhëro!

TEUTA HAXHIU: Prapë propozojmë, zotin Rasim Selmanaj.

KRYESUESJA: Faleminderit! Grupi Parlamentar i Listës serbe e ka propozuar për anëtar të komisionit Jelena Bontić. Hvala vam! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës që ta propozojë një deputet për anëtar të komisionit. Enver Hoti. Deputeti Enver Hoti e ka fjalën.

ENEVR HOTI: Propozoj Albulena Balaj-Halimi.

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar 6+ që ta propozojë një deputet për anëtar të komisionit. Fikrim Damka e ka fjalën.

FIKRIM DAMKA: Teşekkür ederim. 6+ Parlamenter Gurubu Albert Kinoliyi önerir.

KRYESUESJA: Teşekkürler! Faleminderit! Me këtë i mbyllim punimet e seancës. Administrata do t’ju njoftojë për vazhdimin e seancës. Faleminderit!

* * *

273 E enjte, 2 nëntor 2018 Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 18 shtator 2018 Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

KRYESUESI: Të nderuar deputetë, Zonja dhe zotërinj, Po fillojmë me vazhdimin e seancave të papërfunduara të datave 13, 14, 20 dhe 15 tetor 2018 dhe dua t’ju njoftoj që do të fillojmë nga pika e shtatë e rendit të ditës, për shkak se, e dimë paraprakisht që deri në pikën e shtatë Grupi Parlamentar i Listës serbe nuk do t’i votojë ligjet, prandaj derisa të kemi një marrëveshje shtesë eventuale, ne s’kemi arsye t’i hedhim në votim dhe të mos votohen, veç na marrin kohë.

Edhe dje mendova që e bëmë një marrëveshje për t’i kaluar në variantin që unë mendoja, po unë kisha keqkuptuar dhe ju kërkoj falje.

Në sallë janë 64 deputetë.

Vazhdojmë me pikën e shtatë të rendit të ditës:

7. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj Bujupi, mbështetur dhe nga shtatë deputetë nënshkrues nga Grupi Parlamentar i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve

Nuk besoj që ka nevojë për debat, i kemi kryer diskutimet.

Unë e hedh në votim, nuk do ta përsërisim diskutimin fare. Në sallë janë 64 deputetë.

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Prapë ka bllokadë në votim, nuk kalon.

Unë e përsëris edhe një herë votimin, në qoftë se do, Donikë, të flasësh, mua nuk më prish punë, po thashë ta shfrytëzojmë kohën.

Në emër të grupeve nëse dëshironi, diskutoni. Faleminderit!

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, nënkryetar! Së pari faleminderit të gjithë deputetëve që votuan parimisht, po duket që Grupi Parlamentar i PDK-së ka nevojë për një sqarim shtesë ose eventualisht një koordinim.

274 Prandaj, nëse Memli ka diçka që ta harmonizojmë, unë jam gati, presim të na jepet edhe një mundësi që ta harmonizojmë tutje. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Krasniqi, urdhëro!

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit, kryesues! Më vjen mirë që edhe Donika u deklarua, realisht juve ju kujtohet se ka pasur shumë debat për këtë çështje, diskutime e propozime të ndryshme.

Ka mbetur, nëse nuk gaboj, që të takohen përfaqësuesit për ta harmonizuar, kjo ende nuk ka ndodhur, sepse ajo që s’ka nevojë të ripotencohet, ne absolutisht e mbështesim në parim idenë që t’u ndahen shtesa fëmijëve, por ka mendime të ndryshme, edhe gjatë seancës, edhe në grupin tim parlamentar që a duhet të jetë e drejtë universale që t’u jepen të gjithë fëmijëve të Kosovës nga 10 euro, apo që të ketë një kategorizim dhe vetëm të konsiderohet që ndoshta një shumë më e madhe se 10 euro, qoftë 20, t’u jepet atyre fëmijëve që kanë nevojë. Ta zëmë, buxheti që mund të jetë i përcaktuar të ndahet në një lloj kategorizimi dhe të marrin fëmijët e atyre familjeve që i kanë prindërit e papunësuar një shumë më të madhe se sa fëmijët, ta zëmë, të atyre familjeve që i kanë të dy prindërit e punësuar ose një prind të punësuar, ose siç ndodh në disa shtete, një nivel të caktuar të të hyrave familjare.

Ne e kuptojmë konceptin si të drejtë universale, por në kontekstin e Kosovës mendojmë që duhet të shqyrtohet mundësia që buxheti që mund të ndahet në rastin siç është propozuar, pra për të gjithë fëmijët, të kalkulohet dhe pastaj brenda këtij buxheti të bëhet një riorientim bazuar në kategorizimet që do t’i ndihmonte më shumë ata fëmijë që kanë nevojë se sa ta zëmë fëmijët e tjerë.

Është pak problematike në kontekstin e situatës sociale në Kosovë që fëmija e një familje që jeton me ndihmë sociale, pra në varfëri, të marrë shumë e njëjtë si fëmija e një milioneri.

Mendojmë që do të ishte e nevojshme për njëfarë balancimi në këtë drejtim. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, zonja Shqipe Pantina e ka fjalën. Mos u paraqitni nga dy vetë, nuk jua jap fjalën nga dy vetëve të grupeve parlamentare.

SHQIPE PANTINA: Faleminderit, kryetar! Në fakt, edhe unë po habitem me deklarimet e zotit Krasniqi, sepse PDK-ja është të paktën e deklaruar si parti e djathtë dhe deklarimi i tij ishte si të fliste në emër tonë, si të fliste në emër të Partisë Socialdemokrate. Nuk di a t’i shtoj diçka asaj që tha.

275 Natyrisht se edhe ne jemi për shtesa për fëmijët, por kjo duhet të jetë progresive, duhet një diskutim pak më i gjerë se si do të zbatohej në praktikë kjo. Por, në parim ne e mbështesim, se fëmijët, veçanërisht familjet të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme, të gëzojnë shtesa të ardhura shtesë në emër të fëmijëve të tyre.

Sidoqoftë, ne në parim e mbështesim edhe kështu si është, por me hapësirën të mund kontribuohet dhe të përshtatet. Faleminderit!

KRYESUESI: Replikë, ke të drejtë, zoti Krasniqi.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit! Zonja Pantina, në këtë kontest besoj që duhet ta kuptojnë të gjithë që bindjet ideologjike nuk mund të jenë asnjëherë përmbi interesat e qytetarëve. Unë konsideroj që në këtë rast sa u përket shtesave të fëmijëve, ne po flasim për ndoshta pjesën më të ndjeshme të shoqërisë dhe në këtë kuadër një qëndrim tjetër mund të ishte që të mos ketë shtesa fare, por kjo nuk ka të bëjë pastaj as me bindje konservatore, socialdemokrate, liberale, apo të tjera.

Unë thashë në fillim, brenda grupit tim ka mendime të ndara, por që dominon ideja që të ketë kategorizim ose progresion në ndarjen e shtesave për fëmijë.

Por më e rëndësishmja është që ne duhet, si shtet, të fillojmë të ndajmë shtesa për fëmijët e Kosovës, kjo është pika fundamentale që na bashkon. Pastaj konceptualisht unë besoj që mund të ulemi të harmonizojmë qëndrimin, t’i propozojmë Qeverisë që ta bëjë një gjë të tillë.

Ju e dini që Qeveria do të kishte mund ta bënte këtë edhe me një vendim të vetin, pa nevojën që ne ta bëjmë një rezolutë, por sidoqoftë ta konsiderojmë rezolutën si një inkurajim që Qeveria ta marrë një vendim të mirë. Faleminderit!

KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.

DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryesues! Plotësisht pajtohem me parafolësit, kërkesa e vetme edhe e Grupit Parlamentar të Aleancës, edhe e iniciueses, bile po shpresoj që Memli të na japë një emër nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ta kemi një emër nga PSD-ja, po ashtu dhe nga grupet e tjera parlamentare që mundësisht ta përfundojmë këtë proces, po shihet, mos ma bëj me krye, kryesues, se propozim po bëj.

Unë pres prej grupit parlamentar emrin që cili është ai përfaqësues i PDK-së, cili është i PSD-së, i Listës serbe, i Nismës dhe të tjerëve që ta harmonizojmë rezolutën dhe mendoj që sot ta përfundojmë këtë punë.

276 Brenda ditës mund ta përfundojmë këtë procedurë, pastaj ta hedhim në votim.

KRYESUESI: Zoti Bilall Sherifi, në emër të Grupit Parlamentar Nisma.

BILALL SHERIFI: Faleminderit, zoti kryesues! Kolegë të nderuar, Unë kur dëgjova duke folur krijova përshtypjen që po flitet për ndihma sociale, jo për shtesa për fëmijë, sepse kategorizimi bëhet për familjet të cilët kanë dhe nuk kanë kurrfarë të hyrash, por kjo rregullohet me skema sociale. Familjet të cilat nuk kanë të hyra, atëherë marrin ndihma sociale dhe hyjnë te skema sociale, shtesat për fëmijë, kategori e shtesave, kategoria e shtesave për fëmijë, nëse e quajmë shtesa për fëmijë, ne të gjithë kemi qenë fëmijë dhe e dimë që prindërit tanë kanë marrë shtesa për fëmijë dhe pa dallime a ka qenë i punësuar në punë të shtetit, a ka qenë i punësuar në punë të tjera private, shtesat për fëmijë kanë qenë të rregulluara me ligj dhe kështu është edhe në botën perëndimore, ku ne po duam të shkojmë. Shtesat për fëmijë nuk u drejtohen fëmijëve që kanë apo që s’kanë, por të gjithë fëmijëve.

Nëse dëshironi që kjo të kategorizohet, siç po kërkohet, atëherë nuk mund të quhet shtesë për fëmijë, po ndihmë financiare për fëmijët e Kosovës, mbështetje për të gjithë fëmijët, po jo shtesa për fëmijë, sepse shtesat për fëmijë janë kategori tjetër që një pjesë e paguan punëdhënësi, një pjesë e paguan shoqëria. Të gjithë ata që janë të punësuar në ekonominë private do të duhej të paguanin, le të më korrigjojë, këtu është edhe ministri i Financa nëse nuk është ashtu, që do të duhej të paguanin edhe punëdhënësit.

Ndërsa sa i përket asaj se njësoj si milioneri si i varfri, milioneri nuk është i punësuar askund, s’ka nevojë të marrë shtesë, se nuk është i punësuar askund, ai punëson të tjerë, ai do të duhej të ndihmonte që fëmijët e tjerë të kenë mundësi të marrin shtesa për fëmijë.

Pra, ose duhet të flasim për shtesat për fëmijë që rregullohen siç rregullohen në krejt botën, ose duhet të flasim që të ndërtojmë një skemë të re sociale për fëmijë, një skemë për mbështetjen e të gjithë fëmijëve, pa dallime, të gjendjes së tyre financiare ekonomike familjare.

KRYESUESI: Faleminderit! Tani ne i kemi kaluar nja 2-3 faza të asaj kur janë marrë shtesat e fëmijëve dhe nuk janë marrë.

Unë mendoj që nëse nuk rregullohet me ligj marrja e shtesave të fëmijëve, është problematike kjo çështje që po e diskutojmë sot për buxhetin e Kosovës.

Në të kaluarën shtesa për fëmijë me ligj kanë marrë të punësuarit dhe këto shtesa i ka paguar ndërmarrja ose dikasteri që e ka punësuar dikë.

277 Në të gjitha shtetet e Evropës. shtesat e fëmijëve u takojnë njësoj, me shumë të njëjtë, të gjithë të punësuarve, të gjithë fëmijëve të punësuar që punojnë qoftë në ndërmarrje shtetërore, qoftë në ndërmarrje private.

Ne kemi një problem që ka filluar nga debati im që e kam pasur dikur me zotin Kushner në Këshillin Tranzitor sa u përket sigurimeve shëndetësore dhe akoma nuk kemi mundur ta zgjidhim si problem që të kemi sigurime shëndetësore të garantuara me ligj.

Skema sociale e të punësuarve mund të rregullohet, edhe kjo e të papunëve, mund të rregullohet edhe kjo në një variant, nuk e di çfarë, por unë besoj që nëse ne e nxjerrim një rezolutë, qoftë me 20, qoftë me 30 euro, mund të shtyhemi këtu si grupe parlamentare, por mendoj që do të ketë vështirësi tek ekzekutimi i kësaj çështjeje që ka të bëjë me rezolutën.

Unë kisha kërkuar përfundimisht një mendim të ministrit të Financave, meqenëse është këtu dhe, në fund duhet ajo çështja e madhe, e cila i shpërndan këto, të shkoj nga Ministria e Financave e miratuar edhe këtu në Kuvend kur ta miratojmë buxhetin që të na sqarojë dhe të kërkojë ta votojmë ose të mos e votojmë, për shkak se ne po dëgjojmë çdo ditë qëndrime qoftë të Bankës Botërore, qoftë të tjerëve.

Të tjerëve nuk do t’ua jap fjalën të diskutojnë më, ka përfunduar debati, grupet parlamentare e dhanë mendimin. Tani do të flasë veç ministri dhe do ta hedh në votim variantin që propozuesi në marrëveshje edhe me propozime të tjera, në qoftë se dum të bëjmë, mund të bëjmë marrëveshje.

Zoti Hamza, e keni fjalën, nëse doni. Jo, në rregull, pra.

Atëherë, Donikë, a keni nevojë që të diskutoni mes veti, nëse më lejohet ose mendoni që është në rregull, unë e hap atë debatin vetëm për grupet parlamentare. Islam Pacolli po proteston, edhe Milaim Zeka është paraqitur, edhe ai ka protesta, në qoftë se ja u jap fjalën juve të dyve, e kërkojnë edhe 12 të tjerë.

Ju lutem, e kemi kryer debatin, Islam, zonja Kadaj-Bujupi e keni fjalën.

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, kryesues! Ashtu siç edhe e propozuan grupet parlamentare, ju lutem që të gjithë të japin nga një emër, në mënyrë që ta harmonizojmë edhe një herë dhe pas harmonizimit e hedhim në votim.

Ndërkohë vazhdojmë me pikat e tjera për të mos e vonuar seancën. Faleminderit!

278 KRYESUESI: Faleminderit! Tani grupet le të merren vesh mes vete, kush dhe si do t’i harmonizoni.

A po vazhdojmë me pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Po hyjmë në votimin e parë në parim, diskutimet në pikat e rendit të ditës 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20 dhe 21.

Është mirë që t’i votojmë këto, pastaj ta gjejmë një modus kur do të shkoni, se mbesim pa kuorum në sallë, në qoftë se dilni prej salle.

1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

Diskutimet janë kryer, votojmë tash: Në sallë janë 64 deputetë.

Nuk kanë votuar. Unë kërkoj që tani t’i qasemi pak më ndryshe kësaj çështjeje.

Propozoj që të votohet të paktën që ky ligj t’i kthehet atij që e ka propozuar dhe të mos shëtitëm me të qe dy vjet, bjer-kthe, bjer-kthe, s’po marr vesh. Në rregull.

A doni ta përsëris votimin, e dini që kjo është gjendja. E përsërisim edhe një herë votimin. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani.

Është e njëjta situatë, unë mendoj që ligji duhet t’i kthehet propozuesit. Sidoqoftë, rregullat janë pak më ndryshe, deri tash i kemi respektuar, por unë nuk e di pse duhet sjellë më kur është e njëjta situatë.

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive

Diskutimet kanë përfunduar. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash! Faleminderit!

Kanë votuar 65 deputetë. 9 kanë abstenuar, 56 vota janë për. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

279 Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për kinematografinë

Diskutimet janë kryer. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani.

Faleminderit! Kanë votuar 64 deputetë. Për kanë votuar 55 deputetë, kanë abstenuar 9. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për kinematografinë.

Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

4. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta

Votojmë projektligjin, regjia dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani.

Faleminderit! Kanë votuar 62 deputetë. Për kanë votuar 53, kanë abstenuar 9 deputetë. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat

Ftoj regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani.

Faleminderit! Kanë votuar 62 deputetë. Për kanë votuar 53 deputetë, është 1 kundër, 9 abstenime. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat.

280 Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L -090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Vazhdojmë me votimin e këtij projektligji, regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Faleminderit! Kanë votuar 63 deputetë. Për kanë votuar 54, asnjë kundër, 9 abstenime. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

8. Votimi në parim i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 Ligji i Sportit, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sport

Votojmë projektligjin, lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani. Dikush nuk ka votuar, e përsëris votimin. Votojmë tani! Lus ata që janë jashtë të kthehen në sallë. Edhe një herë e përsëris, sepse deri tash tre u paraqitën që s’kanë votuar. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani.

Faleminderit! Kanë votuar 62 deputetë. 52 janë për, 10 abstenime. Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin nr. 06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sportin, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075.

Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

281 9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë

Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i kanë rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e propozuara. E ftoj Komisionin Funksional, zonjën Teuta Haxhiu, realisht nënkryetare e komisionit që ta arsyetojë raportin me rekomandime.

TEUTA HAXHIU: Nënkryetar, krejt po më duket i kemi kryer, vetëm në votim e kemi.

KRYESUESI: Në rregull! Atëherë po fillojmë me amendamentet:

Amendamenti 1. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 2. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 3. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 4. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 5. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 6. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 7. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 8.

282 Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 9. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 10. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 11. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 12. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 13. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 14. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 15. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 16. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 17. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

283 Amendamenti 18. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 19. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 20. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 21. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 22. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 23. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 24. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 25. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Tani votojmë tekstin e projektligjit në tërësi, me amendamentet e miratuara. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tani!

Kanë votuar 64 deputetë. Për kanë votuar 55, kanë abstenuar 9. Konstatoj që Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-049 për inovacion shkencor, transfer të dijes dhe teknologjisë.

284 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës

Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia kanë rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e propozuara. Fillojmë me votimet e 13 amendamenteve:

Amendamenti 1. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 2. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 3. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 4. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 5. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka. Miratohet!

Amendamenti 6, është propozim i Listës serbe, pa përkrahjen e Komisionit Funksional, prandaj duhet të votojmë me elektronikë. Lus regjinë dhe deputetët që të përgatiten për votim. Votojmë tash!

Kanë votuar 54 deputetë. A doni ta përsëritni votimin? Në rregull, edhe një herë e përsëris votimin e amendamentit të gjashtë, propozimi i Listës serbe, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë tani! Regjia!

Atëherë po marrim një pauzë dy minuta, ta shohim si është situata te regjia, meqenëse diçka nuk po funksionon.

Ju lus që t’i ftoni kolegët që janë jashtë, dua t’ju them se bufeja deri në orën 13:00 nuk punon, kështu që nuk ka shërbime të bufesë për askënd. Vazhdojmë me punën!

285 A kemi kuorum të mjaftueshëm? Ju lus që t’i zini vendet, sepse duhet të bëhet numërimi dhe s’po kemi mundësi të bëjmë numërimin pa i zënë vendet tuaja.

Po vazhdojmë. Në sallë kemi 63 deputetë. Edhe njëherë e votojmë amendamentin e 6-të, propozim i Listës Serbe, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë tani!

E hedh në votim amendamentin e 6-të të Listës Serbe, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë tani!

Kanë votuar 62 deputetë. Për janë 14 vota, kundër 29, janë 19 abstenime. Nuk kalon.

Amendamenti i 7-të. Janë dy propozime, propozimi i Komisionit Funksional dhe propozimi i Listës Serbe, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë, sipas rregullave që i kemi, propozimin e Komisionit. Votojmë tani!

Kanë votuar 56 deputetë. Është i bllokuar. Duhet të votojnë 61 deputetë.

Amendamenti 8, i Komisionit Funksional. Votojmë tani! E lëmë nëse doni... qysh? Me e bllokua krejt, a? Duhet me u konsiderua i pa miratuar edhe u krye puna, as ashtu, as kështu.

11. Leximi i dytë i projektligjit për ndërmarrjet sociale

Vazhdojmë votimin e amendamenteve të projektligjit. Në këtë projektligj janë propozuar 42 amendamente. Janë të gjitha të komisionit. Po besoj, në qoftë se s’keni kundër, pasi që ka qenë praktikë edhe më herët, që kur s’ka amendamente që s’janë me përkrahjen e komisionit, t’i votojmë të gjitha njëherësh. A ka dikush Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Atëherë, konstatoj që Kuvendi miratoi 44 amendamentet.

E votojmë tekstit e projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara. Votojmë tani!

A ka dikush që s’i ka punuar kartela? Edhe një herë e përsërisim. Kanë votuar 58 deputetë. Kështu që, nuk e di. Ndoshta...! A është dikush jashtë? A është kuorumi i duhur? Dikush nuk ka votuar. E përsëris edhe një herë votimin. Votojmë tani! Dikush me qëllim s’po voton. Kur të ju mbushet mendja e kthejmë prapë.

286 12. Votimi i raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Konstatoj që Kuvendi me 62 vota në sallë, 52 për, 6 abstenime dhe 4 vota kundër e miratoi raportin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e sistemit të Kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017 bashkë me rekomandimet e Komisionit Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

13. Votimi i raportit të auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina sh.a. për vitin 2017

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Kanë votuar 62 deputetë, për janë 52 vota, kundër 10 vota, asnjë abstenim. Konstatoj që Kuvendi miratoi raportin vjetor të auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina SHA për vitin 2017 bashkë me rekomandimet e Komisionit Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

14. Votimi i raportit vjetor mbi gjendjen e Shërbimit Civil në Republikën e Kosovës për vitin 2017

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Kanë votuar 62 deputetë. Për janë 52 vota, kundër janë 10 vota, 1 abstenim. Konstatoj që Kuvendi miratoi raportin vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

15. Votimi i raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

E përsëris edhe një herë votimin. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

(Ndërprerje e incizimit)

Edhe një herë e përsëris votimin. Votojmë tani!

(Ndërprerje e incizimit)

287 Janë 60 vota. S’duan... dikush nuk do të votojë. Në rregull, e votojmë herën tjetër.

Kush doli përjashta?

16. Votimi për emërimin e kryesuesit të anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Procedojmë me votimin e rekomandimit të Komisionit Funksional për emërimin e kryesuesit të anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës me këtë përbërje:

1. Ruzhdi Morina, kryesues; 2. Behxhet Haliti, anëtar; 3. Driton Qehaja, anëtar; 4. Frederik Artesani, anëtar; 5. Ymer Ymeri, anëtar.

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

E përsëris edhe një herë votimin. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Kanë votuar 63 deputetë. Për janë 47, 1 është kundër, janë 15 abstenime. Konstatoj që Kuvendi i emëroi kryesuesin dhe anëtarët e Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

A dëshironi edhe një herë ta përsërisim këtë pikën e 15-të? E përsëris.

15. Votimi i raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017

Votojmë tash! A ka kundër dikush? 12 kundër, shumica janë për. Konstatoj që Kuvendi miratoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Janë 63 deputetë në sallë. Votimi...

(Ndërprerje e incizimit)

Atëherë, me kërkesën e juaj e fus edhe një herë në votim:

11. Votimi i Projektligjit për ndërmarrjet sociale

Amendamentet i kemi votuar të gjitha, votat ishin 60 dhe nuk votuat më shumë. Edhe një herë e fus në votim. Votojmë tani!

288 Kanë votuar 63 deputetë. 54 vota për, është një kundër, një abstenim. Konstatoj që Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 06/L-022 për ndërmarrjet sociale.

17. Votimi për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Procedojmë me votimin për kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, zotin Osman Vishaj.

Regjia dhe deputetët le të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Kanë votuar 61 deputetë. 50 vota janë për, 11 abstenime. Konstatoj se Kuvendi emëroi zotin Osman Vishaj kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

18. Votimi për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Procedojmë me votimin e emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore me këtë përbërje:

1. Zanita Halmi; 2. Premtim Alaj; 3. Arjeta Miftari; 4. Arsim Mehmeti, 5. Muhamet Qerimi, 6. Bego Kululleri; dhe 7. Filjko Jovanoviq.

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Ju lus që uleni për të votuar.

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani! Kanë votuar gjithsej 48 deputetë. Të tjerat s’kanë rëndësi. Një herë tjetër, ose... Me e përsërit, po e shoh se nuk kalon.

19. Votimi për shkarkimin e zotit Shqipërim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Në bazë të nenit 80, nënparagrafi 1, pika 6 e Ligjit nr. 04/L-109 për komunikimet elektronike, anëtari i Bordit shkarkohet kur vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Procedojmë me votimin e rekomandimit të Komisionit Funksional. Në sallë janë, si zakonisht, 63 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

289 Edhe ky votim shtyhet për ndonjë seancë tjetër.

20. Votimi për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur për Medie nga radhët e komuniteteve joshumicë

Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

Edhe një herë e përsëris, sepse edhe unë e kam tërhequr votën time, na e përzjeu punën. E përsërisim votimin. Votojmë tani!

(Ndërprerje e incizimit)

Prapë janë 60 vota. A ka dikush që nuk është në sallë? Me dorë, a?

(Ndërprerje e incizimit)

Atëherë, kemi 60 vota me elektronikë, 1 pa kartelë. Konstatoj që janë 61 vota. Për janë 59, një abstenim, asnjë votë kundër.

Konstatoj që Kuvendi emëroi anëtarët e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit joshumicë.

Ngarkohet Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur nga radhët e komunitetit joshumicë që të veprojë në përputhje me nenin 11 të Ligjit të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.

21. Votimi për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb

Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

60 me kartelë, një pa kartelë kanë votuar, janë 61 votë. Për janë 58 vota, kundër është një, një abstenim. Konstatoj që Kuvendi e emëroi anëtarin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Ngarkohet Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb që të veprojë në përputhje me nenin 26 të Ligjit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime.

290 22. Propozimi i grupeve parlamentare për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve parlamentare dhe për atë të hetimeve

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka propozuar zëvendësimet e deputetëve në komisionet parlamentare, si në vijim:

1. Deputeti Ismet Beqiri propozohet për anëtar të Komisionit të Integrimeve Evropiane, në vend të deputetit Ilir Deda.

2. Deputeti Lutfi Zharku propozohet për anëtar të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në vend të deputetes Mimoza Kusari-Lila, miratohet.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i LDK-së ka propozuar edhe deputeten Lirie Kajtazi anëtare të Komisionit për Hetime Parlamentare lidhur me emërimin e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, në vend të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila është kryetare e këtij komisioni. Edhe kjo miratohet.

Ndërsa Grupi Parlamentar Lista serbe ka propozuar zëvendësimet e deputetëve në komisionet parlamentare, si në vijim:

Deputetja Jelena Bontiq propozohet anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit në vend të deputetit Igor Simiq. Miratohet. S’ka nevojë, është e miratuar. Faleminderit!

23. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq në bazë të neneve 9 dhe 12 të Ligjit për hetimin parlamentar ka njoftuar Kryesinë e Kuvendit për largimin e anëtarit të këtij Komisionit, Dardan Molliqaj për shkak të mungesave të tij në mbledhjen e këtij komisioni tri herë radhazi dhe nuk ka arsye për mungesën e tij.

Kryesia e Kuvendit ka kërkuar që Grupi Parlamentar i PSD-së, që para seancës parlamentare të propozojë një deputet për anëtar të këtij komisioni në vend të z. Molliqaj.

E ftoj kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, zotin Xhelal Sveçla, ai nuk është këtu.

Atëherë Grupi Parlamentar i PSD-së eka propozuar deputetin Frashër Krasniqi për anëtar të Komisionit në vend të deputetit Dardan Molliqaj, miratohet.

291 Kuvendi e emëroi deputetin Frashër Krasniqi anëtar të Komisionit për Hetimin Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Seancën e parë e konsideroj të mbyllur. Faleminderit!

E përgatiti: Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

292